Më duket se më lodhi koha
Dhe për të sotmen qënkam pa vlerë.
E nesërmia me shi,dëbora e lloha,
S’do ti trëmbem,nuk i mbyll derë..
S’e di,shpirti në të nesërmen,diçka pretë.
Tek e sotmia shikon amulli….,
Por e nesërmia nuk ardhkërka lehtë,
E sotmia dhe e nesërmia,si shtëpi pa çati.
Sikur këndoj , sikur vajtoj,
Dhe honi zërin ma kthen pas,
Sikur lexoj, sikur pozoj,
S’di çfarë kërkoj? Maraz e gaz.
Sikur jetoj, sikur kam humbur,
Me brengë në shpirt dhe i dyshimtë,
Sikur kam vdekur, sikur kam lindur,
Ndoshta u dashka kjo jetë e brishtë.
Më zuri nata në udhë,
Në udhën time të gjatë.
Udha pa udhë,
e nata me natë....
Bëj të marr prapë udhë,
në udhën e errët,
në natën e zezë,
në tokën e djerrët...
Në tokën e djerrët,
udhës pa fund.
Dua të bëj tutje,
S'mund.
me e bukura asht jeta me prind
ku qdo gje duket e lehet e gezim
si fillon ....pamvarsia
fillon me te edhe veshtiresia
ah sa her kerkojm perkledhjen prindore
nendija e kerkon edhe e kerkojm prore
duke mbajt menden aty ku kemi dhen
dashurin te dashurit te na kthejn
nuk te kthe askush as paret tua !!
le me dashurin e miresit qe jan "hua"
gjith kan then dy armiq jan miq
nese kemi dasht verber nuk kuptojm hiq
ne dashuri si ne miqsi
u dashka me fjetur
vetem me nji sy
se po fjete me dy
ooo tragjedi ooo tradheti
qe te dyja te lendojn
te vrasin te shkatrrojn
por vje dita e mrekullis
kur shef njeriu ma shum
me mend... se me sy
jeta e veshtir por e ka nji tmir
nga gjith shoqrija dikush rrin i mir
sa kenaqsi asht me u kthy
ne rini ....ne rini me harru ket jet ...me shum ironi
Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 01-03-2009 më 14:40
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Trishtimin,....e shpreh në fytyrë.
Zverdhem dhe i ul qepallat.
Nervat çorap,shpirti mynxyrë,
Në gojë,fije shkrepse bluajnë dhëmallat.
Trishtimi më çfaqet çdo ditë,
Në shtëpi,në rrugë dhe në kafene.
Rrathët e kripur mi mbuluan sytë,
Vala e detit më duket rrëke.
Trishtim ndjej dhe në autobus,
Kur rrotat lëvizin si breshkë,
Për të dashurën,që s'më puth më në buzë
Dhe më thotë:S'je i zoti të nxjerrësh një dylekshë.
Trishtohem,trishtohem dhe prap e mbledh mendjen,
Si mua ka plot,por ka dhe më keq.
Ja kthej me raki sa pihem e dendem,
Kur gdhihet mëngjesi,thyhem si një qelq.
Përshëndetje Riza!
Edhe pse mungoj me shkrimet e mia,të jesh i bindur që shëtis me kënaqësi ne faqen tënde.
Me respekt
Beso!Kuptohemi per çdo gje.Jam teper i bindur per çfar shkruan.Ka dhe menyra te tjera per te kujtuar njeri tjetrin dhe nuk eshte e domosdoshme qe ne te japim pershtypjet tone per çdo poezi qe hedhim sepse perseritim vetveten(Ky eshte mendimi im sejcili vepron sipas deshires).Une e ndjek me kenaqesi faqen e poezise per te gjithe krijuesit,panvaresisht se nuk shkruaj per te gjithe.Tani ne kemi krijuar te tjera lidhje me njeri-tjetrin dhe kuptohemi akoma me mire.Te uroj nje mbasdite te lezeçme dhe argetuese.Me respekt Rizai.
Krijoni Kontakt