I shpova rripit një vrimë më tej,
Një vakt më pak,
Të kursej ca para...
T'i stolis varrin Nënës
(Burim tjetër s'gjëj)
Urinë e duroj,
Por malli për të po më ha..
I shpova rripit një vrimë më tej,
Një vakt më pak,
Të kursej ca para...
T'i stolis varrin Nënës
(Burim tjetër s'gjëj)
Urinë e duroj,
Por malli për të po më ha..
Më duket si kur s’jetojmë të dy bashkë,
Por të ndarë përjetësisht në largësi.
Unë në një qytet me histori të lashtë,
Ti diku larg e larg në harrati.
Çuditem pse kështu më duket shpesh,
Kur ndodhem vetëm në punë e kudo tjetër!
Dhe në ditët e lagështa,kur xhaketën vesh,
Më duket jeta, si një botë e vjetër.
Ngjason me jetën përtej në shkretëtirë
Dhe dashuria s’dihet se ku shkon…
S’e di nga vjen kjo jetë,jo zemërmirë,
Veç shoh se rruga helm të zi pikon.
Kjo jetë më duket do helmohet krejtë,
Nga llapaqënët që nxjerrin vetëm vrer.
Pastaj nuk dihet ç’do ndodh në qytet
Dhe Zoti vetë nuk di ç’do pres në derë.
S’e di se kur, të dy bashkë do jetojmë.
Dhe kur rreth nesh ka mijëra njerës.
Kjo na ngacmon sa veten torturojmë
Dhe rrimë të heshtur në pritje prapa derës.
Qivurët e bardhë
Roje e shtrave dhe emrave të shtrenjtë.
Shtëpitë e braktisura...
Ku ta kaloj këtë natë të zezë?.....
Këmbët s'lëvizin,
Sytë konkurojnë përrenjtë..
Malet pëshpërisin:
"Më mirë në Vorrezë!..."
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Pershendetje Riza!
Po c`i keni keto varreza qe ne mengjes ju lutem shume......po niseni o diten mire...ehehehehe
Te pershendes dhe te uroj nje dite te bukur!
Pershendetje Beso! Ishallah dita e sotme te kalofte duke i rene kitares dhe kendofsh serenate,ose çfar te te doi zemra jote.
Ç'do ditë vjen edhe marroset,
Ngricë,acar gjëj nëpër rrugë.
Nata mbi hënën rrudhoset
Dhe shelgjishtat puth në buzë.
Më vjen turp të qaj i heshtur
Dhe pa lot mbi sy e faqe.
Dua të gjymoj pa rreshtur
Ky gjymim të sjelli paqe.
Për rreth kokës shpesëria,
Ju lutem të mos galoinë.
Brënda zgavrave të mia,
Si shqiponjë të vigjiloinë.
Sipër akujve mbi male,
Do të nisem buzëqeshur.
Dhe në ndodhtë çudi e madhe,
S'jam i pari halleveshur.
Në u dashtë të përvëlohem,
Le të ndodhë në majë të malit,
Po s'do qaj e s'do zvarritem,
Si bretkoska bri moçalit.
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 18-02-2009 më 17:41
As gjë s’besoj këtej e tutje.
Veç zhgënjim po ndjej në shpirtë.
.Dhe gëzimet edhe lutjet,
S’janë për mua as një ditë.
Kam qënë i ëmbël si të gjithë,
Gëzimin tim e neveritën.
E rrafën gjoksin ,mizoritë
Dhe të gjakosur më plaçkitën.
S’do dal nga hiri i harresës
Dhe sytë do shohin mjegullirë.
Qielli që m’a bekoi shpresën
Mbi tokë do sjelli errësirë.
E braktisa veten time nga shokët
Dhe qytetin e lash' në harresë.
Ika andej,ku kanë jetë mortët,
I rrebeluar dhe as pak me pendesë.
Mëkataria jetë,mistrecia ime,
S'më mësoi as si të falem.
Ma mbushi shpirtin me trillime,
Më dha një vrull ,që zor se ndalem.
E thithi trurin tim nga koka,
E bëri zgavrë,e la statujë.
Më thaeto ëndrra të kota,
Dhe jetën ktheje në rrëmujë.
Më la pak mënd,vetëm për luftë,
Lufto,lufto me pushkë e zjarr.
Ç'të duhen pyejt,ç'të duhen drunjtë
Dhe as livadhet mbirë me bar.
A i vihet zjarri botës....?
Eshtë mëkat e s'lahet më.
Aman o Zot,viri rreth kokës,
E, unë pa ty ,s'bëkam dot gjë.
Ma fal o Zot ,ma fal gabimin,
Ma fal mundimin tim të kotë.
Kjo botë s'e njef as pak pendimin,
Eshtë mëkataria më e plotë.
Më ngjite tek retë
Pse ma hoqe shkallën?
Më fute në detë,
Pse tërbove valën?
Më hape shtatë kroje,
Më vdiqe për ujë.
Mes lulesh më hodhe,
Bletët ku s'më zunë.
Krijoni Kontakt