Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
qe thoni ju.. spo hi ugareve ..si thone vithkuqaret.. apo llugave.. si thon drenicaret.. por po i bie shkurt ksaj teme..
Poeti Agim Doci ka bere para ca kohesh nje Poezi e cila eshte bere Kenge..
Djali nga Vlora thot martohet me vajzen nga Peja apo Kecaniksja me Permetarin a dicka e tille..
pikerisht filozofija apo mesazhet e kesaj Poezije-Hymn.. jane .. udha e vertete e brumosjes se Kombit..
Ne kete menyre sic frymezon kjo Poezi do te vijme ne unifikimin e dallimeve e te ndasive e te ndryshhimeve ne mentalitete etjera.. probleme..
kur nje lab do bej krushqi me pejanin.. athere 100 leber do njihen do flasin do shkembejne.. me 100 pejane..
dhe bebja e kesaj foleje te re.. nuk do jet as lab qe i urren kosovaret.. as pejan qe i ka frike vlonjatet rebela..(nami 97-tes) e keshtu.. do vijme ne atdhetarine e vertete .. larg lokalizmave ..larg filozofise se.." larg bethes teme"..qe e perdorin ca si flamur te jetes se tyre..
pra kur ndodh nje e keqe ne Vlore.. do i vij keq dhe pejanit.. e anasjelltas.. e keshtu me radhe.. e krijohet shqiptari modern...qe e do shqiperine nga Podujeva ne Delvine..
Na tregonte njehere nje profesor plak.. se c'i kish ndodhur me nje mikun e tij.. e pikerisht me te jatin e gencit..
Takoj tha prof Stefanaqin tha.. sa kish ardhur nga nje vizit ne Kosove.. ne ate kohen e shkembimeve mes universiteteve.. e me thot tha.. O prof Filani.. more po Kosova tha ishte tere ajo fushe..
Po pse si e dije ti o Stafanaq.. i thashe..
Po ja tha.. e dija tere male e shkembij ..e gerxhe e gure tha..
Pra profesor i ngrati dhe nuk e kish idene.. mendo Lali myzeqese ne Cerme.. apo ne ndernenas.. apo ne llakatund.. se si i eshte dukur Kosovari emigrant i cuar nga partia te leroje e pastroje shkurret e ferrat e ugaret e sektoreve te fermo kooperativave.. stalinoiste.. per te bere stazhin e zhbirilim verifikimit nga sigurimi..
tash me kohen qe hapi Dhjetori i Azem Hajdareve.. u hapen dritat qe te njihen mire dy krahet.. e sidomos ma mrekulline qe beri Nato.. pra qe e shpetoj Kosoven nga cfarosja.. e qe e beri shtet.. pra qe te vem e te vijne pa pyetur as enver ramz- partinė.. e as sllobo-serbine..
ka ardhur pra momenti te behet.. ajo cka thote Gim Doci ne Poezine e tije..
meqe nuk e gjeta kengen.. po sjell kengetarin.. e ju tjeret gjeni kengen..
djali nga vlora merr nusen nga gjakova.. apo cupa nga tirana merr djalin nga gjillana..
kjo eshte pak a shume .. sa per kujtes .. permbajtja e kenges..
qe eshte sic thash dhe udha e unifikimit te Kombit.. e pastaj punet do ven mire.. patjater..
..
Tema te tilla jo vetem qe e kane vendin ne forum, por duhet te ishin trajtuar gjere e gjate nga gjithe inteligjenca shqiptare qe 100 vjet me pare. Mos trajtimi i tyre krijon nje sere "tabush" qe te gjithe i hasim brenda familjeve nderkrahinore, ne rruge, ne pune, ne faqet e gazetave, ne ekranet e televizioneve dhe ne faqet e forumit, por ne vend qe te pranojme te dukshmen, bejme nje sy qorr dhe nje vesh shurdh "per hir te shqiptarizmes". Kjo shpie ne krijimin e identiteteve shqiptare te ngritura nga hici, te ngjizura me fjale e jo me ndryshime e transformime direkte ne shoqerine shqiptare.Kjo teme nuk eshte teme per forum. Me keqardhje me duhet te them qe kjo teme e shtruar ne forum eshte vetem e demshme. Kjo sepse fale vete karakterit tone, dhe per faktin qe ne forum nuk ka "standarte inteligjence" per te shkruar, con ne debat tifozlliqesh, se kush eshte krahina me e famshme, me heorike dhe me vlera te paperseritshme.
Dhe tema te tilla ndihmojne ne dy aspekte: a) na ndihmojne te kuptojme qarte dhe drejt realitetin duke studiuar rrethanat dhe zhvillimet historike te se kaluares. b) i ndergjegjeson shqiptaret e krahinave te ndryshme qe te kuptojne nevojen e ngritjes se vetedijes nga niveli krahinor, ne nivelin kombetar. Bile une do te thosha, pika b) eshte me e rendesishme se sa pika a) pasi edhe sot e kesaj dite shume nga rrenjet e prapambetjes shoqerore dhe kulturore mes shqiptareve glorifikohen e nuk denoncohen si nje e keqe e madhe.
Keto tema e kane vendin ne debate publike pasi ne te tilla debate nuk kemi te bejme me mendime qe i lexojme vetem nga geget apo vetem nga tosket, por edhe nje brez i tere i shqiptareve qe nje prind e kane nga veriu dhe nje prind e kane nga jugu. Interesante per mua tek keta shqiptare eshte aftesia e tyre perzgjedhese, qe ne shume aspekte e bejne ne menyre te pandergjegjshme: si perzgjedhin virtytet me te mira te te dy prinderve. Dhe keta nuk jane "as gege e as toske", keta jane hibridet e pare shqiptare qe jane edhe gege edhe toske.Prandaj keto tema nuk jane tema per forume apo debate publike.
Ne tema te tilla, mendimi i tyre vlen me shume pasi ata jane nje deshmi e gjalle nese shqiptaret duhet te shpresojne se keto ndasi e dallime jane te njehsueshme.
Ndasi apo dallime, eshte vetem nje teknikalitet. E rendesishme eshte shqiptaret te ndergjegjesohen per nevojen e njehesimit te vetedijes kombetare, qe nuk eshte nje vetedije toske apo gege, eshte nje vetedije e perbashket, edhe e toskeve edhe e gegeve.Titulli i temes eshte dashakeqes! Flitet per ndasi, ne vend qe te flitet per dallime qe jane me se normale ne cdo komb qe ekziston sot.
Gjeni nje komb tjeter qe nuk ka dallime gjuhesore, kulturore, tradita apo zakone, njejte sic i kane dhe shqiptaret.
Po, por vetedija kombetare shqiptare nenkupton se ajo permban virtytet me te mira te korcarit, te labit, te gjirokastrit, te vlonjatit. Jo veset por virtytet. Dhe nese shkojme me mendimin se "une jam nga X krahine dhe refuzoj te ndryshoj, refuzoj te dergoj femijet e mi ne shkolle qe te mesojne gjuhen shqipe, refuzoj qe te njoh autoritetin e ligjit dhe shtetit, refuzoj te fal per hir te nje te ardhme me te mire te femijeve te mi" kjo eshte nje pengese e madhe per zhvillimin e njetrajtshem te vendit. Ky kendveshtrim eshte kendveshtrimi i prapambetjes qe na ka lene ne vend numero.Korca bie fjala ndryshon shume nga Laberia, Gjirokastra ndryshon shume nga Vlora, Tirana ndryshon shume nga Shkodra, Tropoja ndryshon shume nga Tepelena, Gjakova ndryshon shume me Prizrenin, Tetova me Shkupin e keshtu me rradhe.
Dallimet dhe traditat krahinore nuk duhen fshire por duhen ruajtur, por ato nuk duhet te behen asnjehere pengese per zhvillimin dhe emancipimin e shoqerise.
Albo
Albo bėjė mė mirė "dallime" titullin e jo ndasi. Ėshtė mė i plotė dallime se ndasi.
Life's too short to remove USB safely.
Me duket se nuk e ke kuptuar ate qe kam thane. Une nuk bej nje sy qorr e nje vesh shurdh per "hir te shqiptarizmes". Une nuk thashe "te mos flasim se eshte tabu". Sepse mungesa e komunikimit e KRIJON ndasine, nuk e eleminon ate. Per kete jam i vetedijshem. Por sic thashe, keto jane debate qe duan maturi, gjakftohtesi dhe mbi te gjitha paanshmeri. Dhe ne nje forum jo vetem une (si anetar ) po as ti (si administrator) nuk mund te perzgjedhesh qe ne kete teme te debatojne ata qe i kane ato tre kushte qe vume me lart, dhe te perjashtosh ata qe nuk i plotesojne ato kushte.
Dhe meqenese nuk perjashtojme dot "drurin e shtrember", na "prishet stiva". Dhe ne vend te veme vetullat kemi nxjerre syte. Sepse ne vend te debatojme me mendje te hapur per te njohur te perbashketat tona kemi bere te kunderten. Kemi shtuar mendjembyllurit dhe kemi perforcuar dallimet.
Prandaj keto debate nuk behen "te flase kush te flase" (qe une e thashe: "jo ne publik" ) por me njerez te zgjedhur qe kane jo vetem njohurite por edhe paanesine dhe mbi te gjitha qe e kuptojne qe Gege dhe Toske jane "dy qershia lidh i`rrfane" dhe jo "dy koka qe njera tjetren hane".
Dhe keta pastaj ndikojne qe publiku te sqarohet dhe jo te budallepset sic ndodh rendom.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 25-02-2009 mė 18:11
-
Se harrova edhe nje gje. Une mendoj qe zgjidhja nuk vjen nga martesat gege-toske. Nuk jam kunder tyre perkundrazi jane pjese e zgjidhjes, por jo zgjidhja vete. Zgjidhja vjen kur labi/myzeqari/korcari/kolonjari te njohin nga afer burrerine dhe karakterin e geges, dhe sidomos te kuptojne qe Gegeria eshte Djep i Shqiptarizmes (kurse per ate pjese qe di kete, perseritja nuk ben keq).
Dhe kur tetovari/shkodrani/prishhtinaliu etj te kuptojne qe Toskeria eshte krahu i tyre i djathte dhe jo "gogoli qe i lufton" sic llapin poshte e larte megafonet e shkjaut.
Nga ana tjeter, mua me pelqen shumellojshmeria e kultures shqiptare. Per ta thene me sakte e dashuroj kete shumellojshmeri.
Une nuk mund ta imagjinoj nje gjuhe shqipe pa dialektin shkodran (preferenca ime personale) apo pa dialektin korcar. Pa dialektin lab apo pa dialektin tropojan.
A mund te imagjinohet nje gjuhe shqipe pa embelsine e Mjedjes apo pa shkrepetimen e Fishtes, apo pa hijeshine e Migjenit?
A mund te imagjinohet gjuha shqipe pa ligjeraten naimiane apo thumbat e Cajupit, apo pa magjine e Poradecit?
Prandaj Gjuha Shqipe eshte e denje per t`u dashuruar: Per shumellojshmerine e nuancave te saj. Dhe kjo eshte edhe thesari i gjuhes shqipe. Ne duhet te degjojme jehonen qe na vjen nga shekujt:
Trashegim si na e la i pari
Trashegim t`ia lem femis.
pra ato pasuri qe kemi, ato t`i ruajme.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 25-02-2009 mė 19:02
-
Me gjithė respektin qė kam krijuar pėr ju, nisur nga postimet tuaja nė forum, mė duhet tė ju them se unė nuk jam aspak dakord me atė qė thoni ju se kjo temė nuk ėshtė temė pėr forum.
Unė mendoj se tema nuk ėshtė e papėrshtatshme, ndoshta disa postime mund tė jenė tė tillė, por kjo ėshtė kultura e debatit, di dėgjojmė edhe ata qė kanė mendime tė kundėrta me ne.
Nuk ka asgjė tė keqe nga diskutimi i temave tė tilla. Pėrkundrazi, ato shėrbejnė pėr tė hapur mėndjet e ngushta tė njerėzve me paragjykime, pėr ti ēliruar nga komplekset. Njerėzit duhet tė thonė atė qė ndjejnė, pak rėndėsi ka se sa horizont kanė, pastaj ėshtė detyra e tė gjithė tė tjerėve, pėr tua shpjeguar nė se e kanė gabim, apo kanė tė drejtė nė atė qė ata mendojnė. Na rast se ne nuk dime se cilat janė tė metat tona, atėherė ne nuk do tė dimė kurrė se si tė ndreqim vetveten.
EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!
Menyra se si e ke ndertur kete pjesez te postimit tend eshte tendencioze dhe nuk e shpjegon aspak fenomenin e dallimeve krahinore midis gegeve dhe toskeve perkundrazi ti arrin edhe ne konkluzione te njeanshme dhe te gabuara.
Tosket e kane njohur burrerine dhe besen e gegeve ashtu siē e kane njohur edhe geget burrerine dhe urtesine (zgjuarsine) e toskeve. Lidhja e Prizerenit eshte shembull tipik dhe i padiskutushem.
Te thuash qe gegeria eshte Djep i Shqiptarizmes eshte fund e krye gabim dhe e pafalshme sepse shqiptarizma more djale nuk matet me kufinj , me male apo me fusha, me shtigje apo me shpate !!
Nuk ka bir gegu qe ndihet me shqiptar se sa nje tosk dhe s'ka bir tosku qe te ndihet me krenar se sa nje geg.
Jo zoteri !!
Shqiptarizma e ka djepin tek ēdo zemer qe rreh gjak shqiptari.
Blossoms of heaven, Ashes of hell...
Gjatė cilės kohė tė historisė dhe pėr ēfarė fėrkime e ke fjalėn mes shqiptarėve nė Kosovė (katolikėve/muslimanėve)?
Thua se disa peshkopė katolik shqiptarė (shumės) qenkan vra prej shqiptarėve musliman (pėrsėri nė shumės) nė Kosovės.
Pėr cilėt peshkop ėshtė fjala dhe si/kur janė vrarė ata nė Kosovė?
Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
Krijoni Kontakt