Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Thjesht e shkurt: ekzistojnė ndarje Veri-Jug. Me pėrjashtime, po ėshtė e kot ta fshehim, pavarsisht qė dikush prej patriotizmit mundohet ta mbulojė kėtė fakt.

    Sė pari kjo ndarje vjen nė rradhė tė parė nga dialekti, veriu flet gegnisht e jugu flet toskėrisht. Pas vendosjes sė standartit gjuhėsor i bazuar nė toskėrishte u rrit edhe mė tej ky dallim, kush fliste letrarshe (aka toskėrisht) ishte i 'hollė' ndėrsa kush fliste veriorshe (geg) ishte i trash, malok. Qė tė flasim drejt Jugu ka qenė gjithmonė mė i shkolluar se Veriu, kanė qenė mė tė shėtitur, kanė patur mė shumė mundėsi shkollimi. Po tė bėj ndonjė listė mund tė rezultojė se shumica e rilindasve ose tė themi e figurave tė spikatura nė kulturė nė shekullin e 19 e kėtej kanė qenė pėrgjithėsisht toskė (apo nga Jugu) . Ndėrsa Veriu (pėrfshirė edhe Kosovėn) megjithėse pėrbėn shumicėn e popullatės ka pasur vetėm njė qendėr qė ka nxjerr apo kultivuar vazhdimisht figura, Shkodrėn. Toskėt (Ortodoksėt po them kėsaj rradhe) mė shumė janė njohur pėr ushtrimin e zanateve ose profesioneve, ndėrsa Veriorėt janė njohur kryesisht pėr karakterin luftarak (pjesa dėrrmuese e kryengritjeve janė zhvilluar nė Veri, psh kryengritjet e Lidhjes sė Prizrenit, kryengritjet e 1910-11-12 etj..). Nga pikėpamja fetare nė Veri, katolikėve (pėrveēse luftėtar) u takon edhe pjesa mė e madhe e intelektualėve, njerėzve eminentė nė kulturė ndėrsa myslimanėt nuk janė njohur si prodhimtarė intelektualėsh, janė marrė kryesisht me blegtori e bujqėsi si dhe me luftė.Tashi duke qenė se Jugu ka qenė mė i shkolluar se Veriu lind njė 'rracizėm' e shprehur kryesisht me termin "malok". Rracizėm nė thonjėza, jo nė kuptimin thelbėsor, sepse dihet qė gegėt janė mė gjatosha se toskėt.

    Faktor tjetėr ėshtė edhe regjimi i Enver Hoxhės. Duke qenė se anti komunistėt kanė qenė masivisht nga Veriu, nga katolikėt kryesisht, komunistėt qė ishin masivisht nga jugu shprehnin antipati ndaj veriorėve. Sa e sa intelektualė nga Veriu e klerikė katolikė u masakruan vetėm e vetėm se ishin anti komunistė... Sa pėr kureshtje 90% e personazhe negativ/disidentėve/armiqve tė Partisė nė filmat e epokės komuniste flisnin gegėrisht.

    Tjetėr gjė, pjesa mė e madhe e atyre qė nuk i duan kosovarėt ose qė shprehin antipati ndaj tyre janė nga Jugu/tosk, sepse nė veri kosovarėt janė tė padėshiruar saē janė shqiptarėt e Shqipėrisė tė padėshiruar nė Kosovė.

    Po tė marrim 'hollė' edhe partitė politike kryesore janė tė ndarė nė bazė tė veri-jug. Mė parė Ahmet Zogu mund tė jetė parė si sundim i gegėve, Enver Hoxha si sundim i toskėve, ndėrsa sot PD shihet si parti e Veriut dhe PS parti e Jugut (pasardhėse e PPSH-sė). Veriu psh voton nė shumicė PD, ndėrsa jugu nė shumicė PS-nė, aty nė mes vendoset fati i zgjedhjeve .

    Gjithsesi, besoj se me kalimin e kohės, lėvizjes sė popullsisė, rritjen e arsimimit, zgjerimin e medias do tė ulen dallimet veri-jug.
    Ke shkruar mire ne pergjithesi ne kete teme vetem desha te te kujtoj nje gje. Se ndoshta neper filma ata disidentet flisnin gegerisht,por kishte mjfat nga jugu dergjeshin ne burgun e Spacit, te internuar ne Fier e Lushnje ku ishte mushkonja sa nje "mize kali" dhe as ne filme nuk i permendnin.
    Ka mjaft gjera qe i bejne te vecante Shqiptaret e seciles krahine por jo politika. Enveri nuk desh fare tja dije nese ishe nga Jugu apo Veriu nese ishe me i zgjuar, me i pasur se te tjeret ai te vriste.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  2. #22
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Shumė e vėrtetė EdiR
    Ai ishte sistem diktatorial dhe nuk ja vlen ti referohesh pėr asgjė. Enver Hoxha ekzekutoi burrin e motrės sė tij qė e kishte mbajtur me bukė. Ai ekzekutoi gjithė shokėt e tij tė luftės, etj etj...
    Nuk ja vlen ta zgjas me shėmbuj por mendoj se ndasitė ekzistojnė, por ato po vijnė drejt zhdukjes.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  3. #23
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga EdiR Lexo Postimin
    Ke shkruar mire ne pergjithesi ne kete teme vetem desha te te kujtoj nje gje. Se ndoshta neper filma ata disidentet flisnin gegerisht,por kishte mjfat nga jugu dergjeshin ne burgun e Spacit, te internuar ne Fier e Lushnje ku ishte mushkonja sa nje "mize kali" dhe as ne filme nuk i permendnin.
    Nuk po thotė njeri qė s'ka pasė tė burgosur nga Jugu, vetėm shpreha konstatimin tim qė 90% e armiqve tė popullit nėpėr filma flisni gegnisht. S'po e shpik po ėshtė e vėrtetė.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #24
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Dua te shtoj dicka lidhur me ate ēka ka bere sistemi diktatorial enverist persa i perket perceptimit te ndarjes Veri-Jug.

    Ai sistem me te gjithe te keqiat qe kishte (dhe kjo nuk diskutohet) arriti qe te ndertonte realisht, me nje qellim te caktuar kuptohet, komunitete qytetaresh midis gegeve dhe toskeve. Po ju kujtoj ketu shembullin tipik te krijimit te qytezave si Laēi dhe Memaliajt.

    Nuk me duket e drejte te etiketohet ky sistem si nje klike toskesh apo ne sherbim te tyre dhe aq me teper te shpjegohet si nje sistem anti-gegesh. dhe pro-toskesh..Kjo eshte shume e gabuar.

    Ai sistem ka qene dhe ngelet nje fatkeqesi kombetare per te gjithe pa perjashtim.

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #25
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Harruat qe pas studimeve, sistemi komunist te dergonte ne veri po te ishe nga jugu dhe ne jug po te ishe nga veriu. Keshtu u krijuan dhe shume familje "mixe". Eshte dhe kjo qe thote Shkelqesia E Tij.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #26
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    E vėrtetė Korēar-L1
    Me tė gjitha tė zezat qė kishte ai sistem kjo ishte e vetmja gjė e mirė qė pati ose njė nga tė paktat gjėra tė mira. Unifikimi i popullsisė. Ata i bėnin jehonė familjeve qė kirjoheshin nga bashkimi i njė Gegu me njė Tosk.
    Nė ushtri dėrgoheshin nė tė gjitha cepat e Shqipėrisė, domethėnė, Gjirokastriti e Sarandjoti shėrbenin nė Tropojė e nė Shkodėr, dhe Dibrani e Mirditori shėrbenin nė Vlorė e nė Korēė, pastaj ishin aksionet e tė rinjėve ku tė rinj nga gjithė republika shkonin sė bashku nė aksione sa nė Brezaret e Sarandės e sa nė hekurudhėn Milot - Rrėshen - Klos
    Ajo qė pėrmėnde ti pak mė sipėr, studentėt kur mbaronin shkollėn dėrgoheshin sa nė Veri e nė Jug.
    Tė rrimė shtrėmbėr e tė flasim drejtė, kjo ishte njė nga metodat qė ata pėrdorėn pėr tė bėrė unifikimin e popullsisė dhe rezultatet ishin tė jashtzakonshme.
    Me ardhjen e ndryshimeve politike nė vėnd qė politikanėt e sotėm tė punonin nė tė njėjtėn linjė krijuan ndarje tė mėdha duke u bazuar nė bastione politike dhe duke i pėrdorur qytetarė tė njė krahine tė caktuar pėr qėllime politike.
    Ndėrsa pėrsa i pėrket Shqiptarėve jasht kufijėve tė Republikės sė Shqipėrisė kuptohet qė ndasitė janė pak mė tė thella sepse bėhet fjalė pėr njė hendek tė madh tė trashėguar nga historia, por qė nė vitet e Komunizmit u thellua akoma mė shumė. E vetmja gjė e mirė qė u bė nė atė kohė pėr unifikimin Kombėtar ishte vendosja e gjuhės sė Standartizuar pėr tė gjithė Shqiptarėt sepse nė rast tė kundėrt pasojat do tė ishin katastrofike.
    E imagjinoni dot Kosovėn sot sikur nė vitin 1972 tė mos kishte pranuar tė aplikonte Shqipen e Standartizuar qė pėrdorim ne sot? Ndoshta do tė kishin adaptuar dialektin e tyre, dhe hendeku do tė thellohej akoma mė tepėr duke marė parasysh qė Shqiptarėt e Shqipėrisė nuk do tė kishin asnjė kontakt me kėtė dialekt dhe nga shumė njerėz tė thjeshtė dhe pa njohuritė e duhura do tė shihej si njė gjuhė tjetėr. Do tė konsideroheshin si dy gjuhė tė ngjashme por tė ndryshme nga njėra tjetra, (pak a shumė si Bullgarishtja me Maqedonishten) dhe me kėtė do tė pėrfitonin direkt Sllavėt.
    Prandaj ajo plejadė protagonistėsh nga tė gjitha viset Shqiptare qė sakrifikuan kush mė shumė e kush mė pak nga dialekti i tyre, sot meriton respekt dhe mirnjohje nga tė gjithė Shqiptarėt.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  7. #27
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Kjo teme nuk eshte teme per forum. Me keqardhje me duhet te them qe kjo teme e shtruar ne forum eshte vetem e demshme. Kjo sepse fale vete karakterit tone, dhe per faktin qe ne forum nuk ka "standarte inteligjence" per te shkruar, con ne debat tifozlliqesh, se kush eshte krahina me e famshme, me heorike dhe me vlera te paperseritshme.
    Dhe te shohesh pjeset, pa patur parasysh qe jane pjese e se teres (pra qe cdo e mire apo e keqe e nje krahine nuk eshte krahinore por mbarekombetare) sjell vetem budallepsje. Dhe budallepsja e shprehur ne publik ka aftesi te shumohet dhe te kthehet ne budallepsje kolektive.
    Prandaj keto tema nuk jane tema per forume apo debate publike.
    -

  8. #28
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga antikonformisti Lexo Postimin
    Pyetjet mbi Kombin Shqiptar mė kanė ngjallur gjithmonė kuriozitet. Un vet jam nga veriu i Shqipėrisė, mė saktėsisht nga veri-lindja. Njerėzit nga ana ime pjesa tjetėr e
    Shqipėrisė i quan verior, geg ose malok. Nė shumė biseda kur dėshirohet tė cilėsohet njė njeri me veset e tija tė kėqija cilėsohet si malok, pra shqiptar i veriut. Shpesh here kjo urejtje qė ekziston ndaj veriut shtrihet ndaj ēdo personi geg qė punon nė administratėn publike tė bėhet tabelė qitjeje nga pjesa tjetėr. Faktor tjetėr diferencimi ėshtė gjuha e folur, gegėt flasin gegnisht ndėrsa toskėrishtja ėshtė bėrė gjuha zyrtare. Pėr ta kuptuar sa ndryshon gegnishtja nga gjuha zyrtare (toskėrishtja) mjafton me pėrmendur faktin se Gjergj Fishta ėshtė pėrkthyer nga gegnishtja nė gjuhėn zyrtare (toskėrisht), pėr tu kuptuar.

    Nė diferencė nga grekėt, serbėt, bullgarėt apo kroatėt tė cilėt njė nga mjetet e identifikimit kombėtar kanė fenė e njejtė qė i bashkon dhe ka ndikuar nė bashkimin e kombit klerikėt e tyre, mungesa e njė feje tė njejtė mes shqiptarėve ka luajtur rolin e saj nė unifikimin e kombit. Shqiptarėt ndahen nė myslyman dhe nėndarjen e tyre bektashi, katolik dhe ortodoksė. Katolikėt janė geg ndėrsa ortodoksėt janė tosk.

    Pjesa toske ka pasur gjithmonė probleme me identitetin shqiptar pasi ėshtė mahnitur gjithmonė nga grekėt, mahnitje qė vazhdon edhe sot me politikėn e pensioneve dhe kartave tė homogjenit. Toskėt janė shoqėruar gjithashtu me njė bindje komuniste tė verbėr si bashk ortodoksit e tyre sllav, ato shoqėrohen gjithashtu me njė urejtje tė verbėr pėr gegėt.

    Urejtje tė tilla nuk ekzistojnė nė Kosovė, krahinė gege, ku flitetet gegnisht dhe midis shqiptarėve katolik dhe myslyman nuk ka probleme. Kėto pyetje rotullohen gjithmonė mbi kokėn time. Edhe kur unė dua tė jem largpamės, ia pa influencuar nga krahinat, vjen dikush qė pėrmend fjalėn malok dhe vizioni t’kuret nga larg-pamėsija.
    Njeriu duhet te mos kete turp te pohoje ate qe eshte edhe nese te tjeret e fyejne per kete. Psh une jam orthodhoks dhe jam krenar per kete, pavaresisht nga epitetet si kaurr, grek, shkja, vorio-epirot, etj.
    Keshtu mendoj per te gjitha krahinat , kudo qe jane. Por kjo s`do te thote te mos korrigjojme gabimet tona te krahines nga vime se te gjithe kemi dhe jo vetem maloket (jo per fyerje por mqns u permend ne teme).
    Veriu , mendoj une ka me shume per te korrigjuar: se pari hakmarrjen, pastaj sjelljen ndaj gruas, zbutjen e karakterit te eger, etj.
    Keto faje nuk i bejme ne nga jugu.
    Por une nuk jam dakord se ne orthodhokset dhe jugoret urrekemi verioret! Kjo nuk qendron. Te mos pelqesh (psh te lidhesh krushqi me verioret) nuk do te thote t`i urresh ata pasi ne kemi kulture tjeter nga verioret.
    Besimi Orthodhoks eshte e vertete qe ka ndikuar shume ne formimin tone kulturor dhe Greqia e Kisha Greke ka qene para 100 vjetesh burim i kesaj kulture, e kjo nuk do te thote se ne "u mahnitkemi nga greket" dhe kartat e identitetit.
    Keto karta i kane marre me shume verioret ne Greqi.
    E verteta eshte qe nese nuk do te ishin konvertuar shumica e shqiptareve sot Shqiperia do te ishte ndryshe.

  9. #29
    Titulli i temes eshte dashakeqes! Flitet per ndasi, ne vend qe te flitet per dallime qe jane me se normale ne cdo komb qe ekziston sot.
    Gjeni nje komb tjeter qe nuk ka dallime gjuhesore, kulturore, tradita apo zakone, njejte sic i kane dhe shqiptaret.


    Korca bie fjala ndryshon shume nga Laberia, Gjirokastra ndryshon shume nga Vlora, Tirana ndryshon shume nga Shkodra, Tropoja ndryshon shume nga Tepelena, Gjakova ndryshon shume me Prizrenin, Tetova me Shkupin e keshtu me rradhe.
    Kjo eshte nje dukuri me se normale.
    Dallimet kane lindur per shkaqe nga me te ndryshme, mirepo ato qe kane luajtur nje rol te madh ne krijimin e ketij dallimi jane: gjeografia dhe besimi fetar.

    A do te zhduken ndonjehere dallimet? Asnjehere!
    A do te ngushtohen ato? Absolutisht po!
    Dallimet i ngushton levizja e lire, ekonomia e tregut dhe shkollimi.

  10. #30
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Gjithnje me ka mahnitur Kanuni.
    Nuk e di, e permbante Kanuni, varjen per gjuhe per percaresit dhe shpifesit?
    Mesa di une kete soj, Kanuni e denonte me nje denim te rende moral, me vargun shkemb:
    Je i lir me mbajte burrnin t`ande; je i lire me u shburrnue.

    Po ky varg eshte shkemb (sa i rende aq edhe i forte) per ata qe nuk jane shburreruar, se per "ato" qe kane kaluar "matane" nuk ka ndonje vlere.
    Prandaj Kanuni ka mangesi. Duhej ta parashikonte edhe varjen per gjuhe.
    -

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •