Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 55 prej 55
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    ///
    Si gjithmone ne kto tema e nxjerr koken dhe e tregon se kush je.

    Geget paskan nje vetdije te ulet kombetare?! Para se te thuash marrezira te tilla shko hidhi edhe nje here nje sy historise dhe pastaj flasim. Due filluar nga koha e Skenderbeut duke kalu te Lidhja e Prizrenit, Kondresi i Manastirit etj. (Natyrisht bashke me tosket) Ti i di mire po nuk te pelqen ti kujtosh.

    Vazhdon te thuash, qe geget u izoluan. Ne nje teme tjeter perdore termin "minikulture" Problemi jot eshte se kur flet per gegnine, ke nder mend Bjeshket e Namuna dhe majat e maleve. Ti e di mire se Gegnia fillon nga Shkumbini, Tirane, Durres e siper, pra pjesa me e madhe e Shqipnise.

    Pastaj flet per prapambetje.
    Si mundesh me fole per prapambetje kur dihet qe Shkodra(gegni) ka qene qyteti me i zhvilluar shqiptar? Shumica e gjerave te reja ne vendin tone kane fillu nga Shkodra. Libri i pare shqip i Buzukut, fotografia dhe filmi per here te pare ne Bllkan ne 1850 , opera e pare shqiptare ne 1914 nga Lec Kurti, kompleksi i pare muzikor ne vitet 1870, vite kur ne ket qytet kishte ma shum se 20 piano, qe shumica e qyteteve nuk i kan as sot. Banka e pare shiptare, gazeta e pare, shtypshkronja e pare, filimi i pare shqiptar, futbolli dhe gati te gjithe sportet e tjera per here te pare. Ku filluan kryengritjet antikomuniste per here te pare, ku dhane jeten ne 2 prill per te rrezu diktaturen, ne te njejten kohe kur ne ndonji qytet tjeter beheshin mitingje per Enverin. Qyteti qe ka nxjerr shum me teper letrar, kompozitor, aktore, sportiste etj etj se ē'do qytet tjeter ben pjese ne Gegni. Qyteti qe quhet nga te gjthe (pervē rracistave antigege) Djepi i kultures dhe i civilizimit shqiptar ben pjese ne Gegni. Me gjithe perjekjet e 50 vjeēare te diktakorit per t'ia ule vlerat.

    Pastaj, per ty Geget jane pak shqiptar, korēaret i ke inat, lebrit i quan te pabese dhe tradhtar. A eshte kush persembarit ne Shqipri apo vetem lagja jote?

    Jack Watson thot se ne Gegni eshte vetem Shkodra. Ne rradhe te pare nuk do ishte pak, ne rradhe te dyte, nuk e di a eshte e vetete. Nuk mendoj se Mirdita ka dhene me pak per Shqiprin se Berati, Lushnja, Fieri, Saranda.

    Citim Postuar mė parė nga sulioti Lexo Postimin
    Kure Suliotet luftonin per Shqiperi, gegt mysliman te ardhur nga veriu, luftonin per bes te turqis,kure Suliotet luftonin per nder e per atdhe, gegt mysliman erdhen nga veiru si mysliman te devotshem per te debuar keta SHQIPTARE TE VERTET,duke i quajtur KAURRE GREK.
    Po kur luftonte Mahmut Pashe Bushati me turqit, a nuk erdhn jugoret per te luftuar kunder tij? Po kjo nuk do te thote se tosket nuk kane dhene nje kontribut te madh per levizjet kombetare heret e tjera.

    Citim Postuar mė parė nga sulioti Lexo Postimin
    Fajin per kete qe po ndodh sot ne jugun e Shqiperis, e ka e kaluara e erret qe ka len gjurm ne shpirtrat e ketyre SHQIPTAREVE TE VERTET,qe disa i akuzojn sot per tradheti, se nuk kan sy te shohin se keta(ortodokset)u tradhetuan per 500 vjet rresht nga vellezrit e tyre myslima)sidomos keta te veriut.
    Sidomos ata te veriut e? Ata te jugut ishin ndryshe....
    Gjithmone thoni qe otodokset e katoliket ishin me atdhetare. Po katoliket shqiptar a nuk jane verior?

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    ....Por kjo s`do te thote te mos korrigjojme gabimet tona te krahines nga vime se te gjithe kemi dhe jo vetem maloket (jo per fyerje por mqns u permend ne teme).
    Te kjo teme po flitet per dallimet veri-jug. Malok duhet te jesh ti. Malok grek.
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Veriu , mendoj une ka me shume per te korrigjuar: se pari hakmarrjen, pastaj sjelljen ndaj gruas, zbutjen e karakterit te eger, etj.
    Keto faje nuk i bejme ne nga jugu.
    haahhahah Nuk dua te te pergjigjem se ti nuk je nga jugu. Ti vetem jeton apo ke jetuar ne jug. Dhe do doje te quhej veri. Veriu i Greqise.....
    Ket e kemi kuptu qe nga postimet e tua te para ne ket forum.

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    ....Te mos pelqesh (psh te lidhesh krushqi me verioret) nuk do te thote t`i urresh ata pasi ne kemi kulture tjeter nga verioret.
    Kush te tha ty qe jugoret nuk lidhin krushqi me veioret o grek. Ik mor se le nam. Po marr shembull qyteti tim, ku ka me shum korēare te martuara aty se lezhjane, mirditore a tiranase. Un vet e kam nenen nga Tepelena.
    Ti nuk ditke as te futesh perēarje mor i shkrete.

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Besimi Orthodhoks eshte e vertete qe ka ndikuar shume ne formimin tone kulturor dhe Greqia e Kisha Greke ka qene para 100 vjetesh burim i kesaj kulture...
    E thash un qe ti do doje qe jugu te quhej veri....i Greqise
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 27-02-2009 mė 14:00

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,990
    Postimet nė Bllog
    22
    Ndasi dhe dallim nuk eshte nje teknikalitet thua ti, por ne te vertete ka nje ndryshim shume te madh ne ate qe shpreh secila fjale ne vetvete.
    Ndasi dhe dallim nuk jane fjale te ngjashme, por jane fjale krejtesisht te kunderta.
    Dallim dhe ndasi nuk jane fjale te kunderta por jane fjale qe vetem theksojne mprehtesine dhe thellesine e dallimeve midis grupeve shoqerore. Dallimi midis asaj qe une kam shprehur me lart dhe teje eshte qe une nuk shoh "dallime te thjeshta kulturore" midis shqiptareve e krahinave te ndryshme, une shoh ate qe sheh cdo i huaj qe viziton Shqiperine, dallime shume te mprehta jo vetem dialektore, por edhe shoqerore, edhe morale, edhe ne tradite, edhe ne folklor. Shteti shqiptar qe ne fillimet e veta i eshte dashur te normalizoje dy realitete krejt te ndryshme qe i has ne shoqerine shqiptare.

    Fenomene si gjakmarrja, fenomene si rregullimi i jetes edhe sot e kesaj dite me kanune mesjetare, hierarkia patriarkale e familjes, refuzimi me cdo mjet i integrimit shteteror me pjesen tjeter te shoqerise shqiptare, jane fenomene qe i hasim vetem ne Veri te vendit. Dhe keto nuk jane dallime kulturore te krahasueshme me dallime dialektore, keto jane dallime qe bejne gati te pamundur jo vetem bashkejetesen e moraleve e kulturorave, por mbi te gjitha bejne te pamundur shtrirjen e autoritetit te ligjit dhe shtetit ne cdo qelize te jetes se vendit.

    Arrijme deri atje sa hasmeria shkaterron fise te tera, kur nje nga liderat e levizjes per demokraci vritet nga bashkefshataret e vete ne mes te Tiranes, kur kryeministri i vendit Berisha ka 10 vjet qe nuk denjon te vizitoje vendlindjen pasi shteti nuk eshte ne gjendje te siguroje jeten e tij nga njerez te pagdhendur qe nuk kane as respekt e as friken e ligjit.

    Dallime qe ti ze ne goje, si dallimet dialketore jane dallimet e fundit ne liste dhe problemi me i zgjidhshem pasi dialektet vihen nen kontroll me anen e mesimit te gjuhes shqipe ne bankat e shkollave me nje abetar. Por ajo qe shteti dhe ligji nuk kane fuqi dhe nuk e bejne dot edhe sikur te duan eshte te shuajne fenomenin e gjakmarrjes, ti bejne keta njerez te kuptojne se duke vrare e ngujuar familje te tera, nuk jane duke "mbrojtur nderin" jane duke u lene si trashegimi femijeve te tyre vjekjen e sigurt, duke i privuar nga mundesia per tu shkolluar, per tu kthyer ne njerez produktive ne shoqeri, per te krijuar familjet e tyre, per tu shumuar dhe bere nje jete ne paqe e me te gjitha te mirat.

    Per mua jugu dhe veriu jane nocione gjeografike dhe nuk perfaqesojne ndonje linje sic mundohen disa nga padija por dhe nga keqdashja ta shpjegojne.
    Ai malesori nuk mendon se vendlindja e tij, Malesia, eshte nje "nocion gjeografik" as ai Labi nuk beson se Laberia eshte nje "nocion gjeografik". Ne te dy rastet, ato jane vendlindja konkrete e tyre. Nocionet i ndertojne ne mendjet e tyre njerez si ti, qe ne ato mendjet tuaja te vogla mendoni se "duke i minimizuar ekzistencen e problemeve, ato do te zgjidhen vetvetiu" dhene kete menyre "ruajme unitetin kombetar". Ne fakt, kjo vetem sa ushqen nje "politiko-korrektesi" boshe qe nuk krijon asgje pervec iluzioneve.

    Pranimi i realitetit eshte hapi i pare drejt zgjidhjes se tyre. Asnje problem nuk zgjidhet vetvetiu dhe unitetit kombetar shqiptar nuk duhet te jete nje unitet i ndertuar me fjale, por duhet te jete nje unitet i ndertuar me vepra. Pare nga ky aspekt, gjithe burrat e shtetit shqiptar ne keto 100 vjetet e fundit, qe nga Ismail Bej Vlora e deri tek Berisha sot, jane perballur me sfiden qe shteti shqiptar perben: shteti shqiptar ishte eksperimenti i pare shqiptar ku si Tosket edhe Geget zgjedhin te ngrihen mbi identitetet krahinore per te krijuar nje identitet te perbashket shteteror e kombetar. Sfida eshte e jashtezakonshme kur ke te besh me dallime kaq te forta kulturore.

    Dhe qe te ndertosh shtet qe perfaqeson si geget e tosket do te thote te besh kompromise, por mbi te gjitha te hasesh ne vullnetin e mire te shqiptareve te te gjitha krahinave, gadishmerine e tyre per tu integruar ne jeten e re te vendit, ne jeten e perbashket te shtetit shqiptar. Dhe te jesh shtetas e pjese e shtetit shqiptar, do te thote te jesh i gatshem jo vetem te ofrosh energjite dhe virtytet e tua me te mira si krahine, por do te thote te pranosh edhe kontributet dhe virtytet me te mira te gjitha krahinave te tjera. Ashtu si te jesh pjesetar i ketij shteti, te jesh shtetas, nuk do te thote qe te besh nje sy qorr e nje vesh shurdh kur has ne mentalitet dhe fenomene qe prishin kete mareveshje, prishin kete bashkejetese, por te ngresh zerin e ti denoncosh keto vese.

    Te gjitha krahinat shqiptare kane virtytet dhe veset e veta, por ne si popull nuk kemi bere dot hapa perpara per aq kohe sa nuk mesojme te dallojme virtytet nga veset. Dhe nuk duhet te kete asnje iluzion askush, qe te jesh shtetas shqiptar do te thote mbi te gjitha NDRYSHIM. Nese refuzojme te perqafojme zhvillimin, te bukuren, te rene, perparimtaren, kemi per te ngelur nje popull i prapambetur krahasimisht si me fqinjet, si me boten e qyteteruar.

    Albo

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Jam dakord me Albon, per fat te keq ky eshte realiteti.

  4. #54
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Unė nuk jam dakord. Sepse ne jemi njė rracė, njė gjen, njė gjak, njė prejardhje.

    Dallimet kulturore, edukative, dialektore, fetare nuk kanė kurrėfarė rėndėsie, poqese populli ka njė homogjenitet biologjik.

  5. #55
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Fenomene si gjakmarrja, fenomene si rregullimi i jetes edhe sot e kesaj dite me kanune mesjetare, hierarkia patriarkale e familjes, refuzimi me cdo mjet i integrimit shteteror me pjesen tjeter te shoqerise shqiptare, jane fenomene qe i hasim vetem ne Veri te vendit. Dhe keto nuk jane dallime kulturore te krahasueshme me dallime dialektore, keto jane dallime qe bejne gati te pamundur jo vetem bashkejetesen e moraleve e kulturorave, por mbi te gjitha bejne te pamundur shtrirjen e autoritetit te ligjit dhe shtetit ne cdo qelize te jetes se vendit.
    Nė pėrgjithėsi jam dakord me ato qė ke shkruajtur tek ky postim por e veēova kėtė pjesė sepse mu duk jo e saktė.
    Fenomeni i gjakmarrjes nuk ka ekzistuar vetėm nė Veri, por ka vepruar njėsoj edhe nė Jug. Dhe pėr tė qėnė realist, vazhdon tė funksionoj akoma dhe sot e kėsaj dite nė krahina tė caktuara tė Jugut tė Shqipėrisė. Ndoshta jo aq i mprehtė sa nė Veri por ekziston si fenomen.
    Tani me qėnė se po flasim pėr fenomenin e gjakmarrjes qė ėshtė dhe pjesė e Kanunit, unė do tė shtoja kėtu se edhe kėtu kemi njė ndryshim ndėrmjet Toskėve dhe Gegėve. Gegėt i qėndruan besnik Kanunit dhe e kthyen atė nė ligj, nė Kushtetutėn e jetės sė tyre tė pėrditshme, duke ju bindur atij me pėrpikmėri, ashtu si edhe Toskėt, tė cilėt e praktikuan po me aq pėrpikmėri. Tani kemi njė dallim midis dy krahinave pėrsa i pėrket Kanunit, ku Gegėt janė mė afėr origjinalit, ndėrsa Toskėt devijuan dhe e kanė kthyer nė njė mish mash, po e mar si shėmbull, nė qoftė se ndodh njė vrasje ndėrmjet Toskėve, ata nuk shohin se a ka fėmijė apo ka gra nė familje, ata tė shuajn pragun, ndėrsa Gegėt vrasin vetėm njė mashkull tė familjes.
    U ngacmova nga kjo pjesė e komentit tuaj dhe desha ta them si detaj, me qėnė se po flasim pėr dallimet dhe pėr emancipimin e dy krahinave Shqiptare.
    Fenomenit tė familjeve patriarkale nuk dua ti futem fare, sepse ėshtė totalisht njėsoj, si nė veri dhe nė Jug. Kur them Jug, nuk kam ndėrmėnd vetėm Sheshin e Flamurit nė Vlorė apo Qafėn e Pazarit nė Gjirokastėr, por gjithė popullsinė e zonės, zonat periferike dhe fshatrat.
    Po ashtu njė tjetėr fenomen, pjesė e Kanunit ėshtė dhe Besa, tė cilėn Toskėt e kanė patur nga cilėsitė e tyre dalluese, ndėrsa sot fatkeqėsisht njihen pėr tė kundėrtėn.
    Edhe kjo njė tjetėr pikė dalluese ndėrmjet dy krahinave Shqiptare.

    Ne jemi tė ndryshėm, por ne jemi shumė herė mė shumė tė njėjtė. Dikush ka bėrė mė shumė, e dikush ka bėrė mė pak, tė gjithė jemi Shqiptarė dhe tė gjithė kemi derdhur gjak pikėrisht pėr tu ēliruar nga pushtuesit, pėr tu civilizuar dhe pėr ti zhdukur ndasitė dhe dallimet ndėrmjet njėri tjetrit.
    Unė pajtohem totalisht me thirrjen qė bėni ju se tė gjitha dallimet do tė zhduken me arsimimin e popullsisė.
    Njėra dorė lan tjetrėn, dhe tė dyja bashk lajnė fytyrėn
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga flory80 : 27-02-2009 mė 16:09
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •