Pergjigjen e ketij mesazhi ta jap ne privat.
Por dy gjera te jene te qarta:
1. Shprehja "Gegeria eshte Djep i Shqiptarizmes" nuk ishte per te perjashtuar Jugun. Asnjehere. Ndoshta mesazhi duhej formuluar qe te mos tingellonte keshtu.
2. Qe geget jane burrerore dhe me bese, apo qe tosket jane burrerore dhe te urte, kjo nuk vihet ne dyshim. Por a kane njohur tamam njeri-tjetrin? Nqs pergjigja do ishte Po! atehere nuk do hapej kjo teme apo jo?
Fakti qe ekzistojne Paragjykime, midis tyre, eshte vete hapja e kesaj teme.
Jemi dakort?
-
Unė tė kuptoj fare mirė, edhe kėta persona qė bėjnė kėto komente janė bėrė si "Kau Balash" edhe i njohin tė gjithė, mendimet e tyre nuk krijojnė fare ndikim tek tė tjerėt se ne e dimė qė ata janė tė paguar tė futen nė forum me lloj lloj accountesh dhe tė vjellin vrer dhe pėrēarje.
Por ėshtė dhe njė kategori tjetėr qė bėjnė komente tendencioze, por e bėjnė padashje sepse aq horizont kanė.
EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!
Ndasi dhe dallim nuk eshte nje teknikalitet thua ti, por ne te vertete ka nje ndryshim shume te madh ne ate qe shpreh secila fjale ne vetvete.
Ndasi dhe dallim nuk jane fjale te ngjashme, por jane fjale krejtesisht te kunderta.
Nese thua ndasi atehere ke pohuar nje fakt qe nenkupton se dy gjera jane krejtesisht te ndara nga njera-tjetra dhe nese thua dallim atehere ke pohuar nje fakt qe nenkupton se brenda se teres ka dhe specifika.
Per mua jugu dhe veriu jane nocione gjeografike dhe nuk perfaqesojne ndonje linje sic mundohen disa nga padija por dhe nga keqdashja ta shpjegojne.
Dallimi i pare eshte ai gjuhesor, qe eshte fakt se ekzistojne dy dialekte te se njejtes gjuhe, ndoshta qe nga koha qe s'mbahet mend.
Ky dallim nuk perben asnje shkak per te perdorur fjalen ndasi!
Ka dhe nje dallim tjeter qe duhet vene ne pah dhe ky eshte besimi fetar.
Dy kishat jane ndare sipas vijes se Teodosit, pikerisht brenda trojeve tona kombetare dhe kjo ka lene gjurmet e veta.
Kjo po meriton nje veshtrim shume me te gjere dhe shume me te kualifikuar dhe nga kjo do te arrinim te kuptonim se pse ne jemi aq afer Europes dhe nga ana tjeter jemi shume larg.
Nese analizohet ndikimi i Kishes katolike, Bizantit dhe me vone te islamit mbi shqiptaret, atehere do te kuptohen me mire dhe dallimet e sotme, qe disa pelqejne ti quajne ndasi.
Cdo dallim tjeter eshte vecse nje imagjinate e krijuar nga njohja e pakte e njeri-tjetrit, si rrjedhoje e paragjykimeve te krijuara ne kohera dhe vecmas gjate kohes se sundimit komunist, si rrjedhoje e mungeses se infrastruktures baze te komunikimit dhe lakimi metejshem i fjales ndasi nuk eshte asgje me teper se keqdashje.
Nuk janė pėr t'u bėrė kaq e madhe. Nuk ėshtė nevoja pėr alarm.
Ajo qė ėshtė, ėshtė largėsia, njėfarė mungese e kontaktit, etj, por nuk ka armiqėsi siē pretendohet.
Po flas per historine e shekujve 18-19. Dhe fjalen e kam per Kishen Orthodhokse Greke e jo shtetin grek. Kjo kishe ka luajtur nje rol te madh ne formimin kulturor te jugut te Shqiperise dhe nje pjese te Shqiperise se mesme. Kjo sepse besimi orthodhoks predikon dashurine, tolerancen, paqen, etj., veti qe jane te domosdoshme per formimin kulturor te nje populli.
Nje rol te madh ka luajtur ketu Shen Kozma Etoliani i Kolkondasit, nje murg grek i cili filloi te ungjillezonte edhe ne pjesen e jugut te Shqiperise e sidomos ne zonat e Beratit, Fierit e Lushnjes. Ai hodhi idene e mrekullueshme qe prane cdo Kishe te ndertohet nje shkolle per arsimimin e popullsise, e cila ishte pothuajse analfabete.
Me nxitjen e ketij Shenjti pati zhvillim te madh kultura dhe aresimi ne keto zona. Jo me kot orthodhokset sot jane elita kulturore e kombit. Rrenjet e ketij besimi, kulture e tolerance jane ne keta shekuj.
Pershendetje!
Sa per kishen ortodokse ka luajtur aq rol te madh sa u deshen shume mund e perpjekje nga atdhetaret shqiptare qe te hapej e para shkolle shqipe; nese vertete mendon se kulturen e fituam nga kisha ortodokse greke e ke gabim. Edhe perpjekjet per kishen autoqefale shqiptare ishin te medha por me ne fund u be, prandaj nuk ke pse i jep kaq rol te madh kishes ortodokse greke. Sa per ate qe besimi ortodoks predikon dashurine, tolerancen, paqen etj etj, me aq sa kam lexuar une edhe besimet e tjera e predikojne kete por gjithsecili ne menyren e vet.
Vertete qe arsimi ndikon ne formimin kulturor te nje populli e prandaj edhe atdhetaret luftuan per gjuhen shqipe e shkollat ne gjuhen e nenes, nuk po zgjatem me ketu se historia flet vete ne kete drejtim.
Gjithashtu per shendetje
Te padiskutushme vlerrat e besimit Orthodhoks ne teresi si dhe fryma e vertete ne te cilen eshte ndertuar dhe shperndan ky besim..
Por mos jeni nxituar ndopak kur keni pershkruar rrolin e kishes greke jo vem shekujve qe keni permendur por gjate gjith historise se saj qe nga formimi e deri ne ditet e sotme....duke u bazuar ne faktet fistorike dhe pervoja personale mendoj qe eshte e kunderta me ato qe thoni Ju........
MENDOJ QE DISA PJESTERE TE KESAJ KISHE KANE SHTUAR PERCARJEN NDERMJET SHQIPTAREVE dhe per kete ka shembuj te shumte qofte edhe ne kete forum....
Sa per Kozma Etolianin... PA DYSHIM SI NJE VEGEL E PERSOSUR E KESAJ KISHE DHE I QELLIMEVE TE SAJ, MORRI PjESE NE KETE SHTIM TE PERCARJES ...SEPSE DONTE QE KULTUREN TUA JEPTE VETEM NE GREQISHT DHE TU MESONTE NJEREZVE GREQISHTEN DUKE MALLKUAR SHQIPEN DHE ME IDETE E TIJA TE NDRITSHME nuk punoi ne bazE te frymes PREDIKUESE te kishes ne te cilen ai sherbente......
Gjithashtu me thenien tuaj se " orthodhokset jane elita e kombit " mendoj se nuk doni se do te gjeni perkrahje sepse po percani EDHE NJEHERE.......
ELITA KOMBETARE SHQIPETARE KA NXJERRE NJEREZ QE KANE FORCUAR BASHKIMIN NDERSHQIPETAR PREJ TE GJITHA BESIMEVE FETARE DHE PREJ TYRE DUHET TE MARRIM TE GJITH SHEMBUJ ........
Krijoni Kontakt