Close
Faqja 105 prej 148 FillimFillim ... 55595103104105106107115 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,041 deri 1,050 prej 1475
  1. #1041
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Lashtesia e Dodones dhe e Tomorrit ka lidhje me vendin ku doli arka e Deukalionit.Me pas u ndertuan tempujt e tjere orakullore, por nje pyetje tjeter lind perseri, a u ndertuan ashtu si ishin para permbytjes, pra u imitua sistemi i Atlantasve?
    Edhe sekretet e arkes te cilat nuk besoj se jane gjetur nga ndonje njeri deri me sot.
    Pyetjet qe ne kerkojme te marrim pergjigje jane pyetjet mbi egzistencen tone pasi pyetje pas pyetje aty dilet.
    Per lumenjte besoj se kane rendesi pasi uji eshte element primar e ndoshta edhe tranzitor, per kete arsye dilte ne enen me uje fytyra e te vdekurit ne dodone.
    Besoj se ne qender eshte Tomorri i cili eshte edhe selia e zoterve jo thjesht vetem ajo e Zeusit. Tempujt e tjere jane ndertuar per perendite e tjera dhe ngjajne me elementet e nje strukture. Pastaj jo vetem Apollo por eshte edhe Poseidoni ne loje i cili ne mos gaboj eshte shume i hershem
    Persa i perket pavdekshmerise ai eshte nje konkluzion njerezor. Nese nje qenie nuk shkaterrohet me ato menyra qe ne i quajme fatale atehere detyrimisht arrijme ne perfundimin qe eshte i pashkaterrueshem i pavdekshem (ku kohezgjatja e tyre mund te jete jashte nocionit tone per jetegjatesine).
    Nese nuk ka vdekje ka edhe me keq, ka transformim, pasi energjite transformohen ne univers, nuk zhduken.
    Atlantida ka lidhje me orakujt pasi aty ka qene edhe thelbi i ceshtjes njerezore, epoka e arte e njerezimit ku dija ishte ne maksimum.
    Gjithsesi elementet qe kane njerezit ne duar jane te pakte dhe e verteta rrjedhimisht del e cunguar dhe me nje mal pyetjesh.
    Jam i mendimit se shqiptaret kane pasur ate qe duhet te kete detaj kryesor nje roje apo edhe nje aleat....besnikerine, ate qe ka edhe si simbol grifoni (eshte i gjetur ne Dodonen qe njihet boterisht, por mendoj qe ajo ka lidhje me kryesoren)
    Se cfare fshehen , se cfare ruajten te paret, kjo eshte gje s besoj se do e gjejme dot....
    Sekretet me te medha dalin vetem kur u vjen koha.
    Ja dhe nje shkrim tjeter,qe lidh DHODHONEN me permbytjen.Dhe nje fakt tjeter, per tezen qe kam hedhur ne treg.

    Barat je i madh.flm per keto te dhena

  2. #1042
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Në një artikull studimr të "New York Times në qershor të vitit 2000, mbi fillimin e inteligjencës njerëzore nëpërmjet Homo-Sapiensit, civilizimi i sotëm konsiderohet të ketë filluar 50 000 vjet më parë!... Nga Afrika e jugut qënkan shpërndarë 18-të, (Adamë dhe Eva sëbashku) ! Mund të kuptohet lehtë, se autori i shkrimit ka përdorur emrat biblikë nga libri i parë i Moisiut, në mënyrë simbolike! Pra ata llogjikisht duhej të ishin dhjetë vajza e tetë djem të cilët populluan planetin duke u shpërndarë në të gjitha kontinentet!

    Interesant eshte fakti i fillimit të jetës në Europë.
    "Aty thuhej saktësisht se jeta ka filluar atje, sipër kufirit të sotëm Grek, 45.000 vjet më parë"! Ky studim interesant, dhe pa as më voglin dyshim, serioz, konkludonte me praktikimin e kërkimeve shkencore me metoda gjenetike !...

    ...dhe logjikisht siper kufirit te sotem grek i bie te jete nje toke humbetire qe si dihet emri...ose qe s ua nxe goja ta thone qe eshte Shqiperia, sepse aq zullume jane bere ne kurriz te shqipetareve, sa u duken pak dhe hajt te mohojme dhe ca gjera te tjera thone...
    Po mua me duket me interesant fakti i ranimit te fillmit te jetes si pozite gjegrafike, persepari ne Shqiperi edhe pse mendihet nga Afrika (Ketu le te shkojne e te flasin me dongo boy ..se u thone ata se nga jane)..
    Ky detaj nuk eshte pak nese mendon se Dodona eshte vendi i Arkes...
    DHE HISTORIA VAZHDON................

  3. #1043
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    "Dodona" Howard Fremont Straton

    "Isha i interesuar ne Dodones si nje hallke ne zinxhirin Shqiptar...mendoj se mund te ndjekesh disa karakteristika te tilla si format e kultit, te korrespondojne me ato qe shoh tek Shqiptaret sot."

    "Nje nga nxitjet me madhore per te shkruajtur rreth subjektit te tempullit, ka ardhur paralel me gjera qe kisha qelluar te dija, te cilat eshte kenaqesi t'i eksplorosh... Mendoj se duhet ta bej kete neqoftese gjej materiale ne burim.Dujet te kene mbetur histori ne popullin qe jeton perreth, qe mund t'e ngjallin interesim edhe sot." Stratton 1928

    Straton nuk arriti t ebente viziten ne Dodone. Pergatitjen e kishte bere dhe nga ky studim kishte dale nje histori.

    Ne nje grup studentesh, duke sjelle te paprekur punen e tij, po perpiqemi te shpalosim bukurine e saj tek miqte e tij.

    --------------

    Citimet qe do vijojne do jene nga ky liber, nje botim me tirazh shume te kufizuar.

    Shqiptaret kane alfabet me 36 shkronja. Gjuha e tyre eshte " the Divine Pelasgian Mother Tongue" (Gjuha e NENES Pelazge Hyjnore")- Stratton

    "Greket mesuan nga PELASGET (jo nga Egjiptianet) te ndertonin statujen e Merkurit (Hermesit) ne kembe (erect)....metode e cila u perdor me pare nga Athinasit ndermjet heleneve, dhe pastaj ju komunikua te tjereve. Ne ate kohe Athinasit mbasheshin si komb ne Greqi dhe kishin pellazget fqinj, qe per kete koincidence e vleresua qe te njihen si Greke.

    Kur Hellenet u vecuan nga Pellazget, keta nuk qene as te fuqishme e as te shumte. Por ata vazhduan te rriten progersivisht ne numur duke pershire shume popuj si edhe barabaret me te tyrin. PELLAZGET E KANE EVITUAR GJITHMONE KETE MENYRE PER RRITJEN E RENDESISE SE TYRE, QE MBASE PERBEN EDHE ARSYEN PSE NUK DOLEN NGA TRADITA E TYRE BARBARE ORIGJINALE" Straton nga Herodoti

    "Thone se gjate sundimit te Pelazgut, Arkadia quhej Pellasgia".

    Lykaoni, djali Pellazgut shpiku gjera edhe me te mencura se i jati., sepse ky themeloi qytetin Lykosura me malin Lykos dhe e quajti Zeusin "Lykeos" dhe themeloi nje festival te quajtuar Lykeos...Mendoj se Cecropi (materiale mbi kete jane sjelle ne forum me pare-javan), Mbreti Athines dhe Lykaoni qene bashkekohes, por nuk u treguan njelloj te matur n etrajtimin e hyjnive, sepse Cekropi ishe i pari ta quaje Zeusin "Suprem" dhe nuk e quajti me vend te ofonte ne altar gjera qe kishin jete, dhe keshtu solli embelsira kombetare....ndersa Lukaoni solli nje bebe qe tha se ishte femije e tij dhe derdhi gjakun ne altar.Dhe thone qe direkt pa kesaj sakrifice ai u shnderrua nga njeri ne ujk" - Herodot

    Athiniotet ishin Pelage te quajtuar Krenaj (Cranai), ne kohen qe ate zone qe sot e qujne Greqi zoterohej nga pelazget. Ne kohen e Cecropit u riemertun Cecropide . Emrin Athine ja vuri Erekthey, ndersa emri Jonianerodhi nga Jon-i- nje gejenral i forcave te Athines.

    Luciani thote se Egjiptianet nuk ksihin statuja ne tempujt e tyre. Eusebius thote qe "greket" nuk adhuronin imazhe para se te vinte ne pushte Cekropi i cili nderon nje statuje te Minerves. Plutarku thote qe Numa (Pompilus) i ndaloi romaket qe te paraqisnin nje perendi ne forme njerezore ose si kafshe dhe per 70 vjet njerezit e tij nuk kishin asnje statuje ose pikture te hyjnive ne tempujt e tyre.

    Eshte studjuar se nje e treta e fjalorit te sotem Shqip jane fjale me origjine Pelasgjike, dhe shume nga te ashtuqujturit emra Greke derivojne nga fjale qe e kane rrenjen ne kete gjuhe (lexo dhe qaj Bizantin). Pjesa me e madhe e besimeve Pelazgjike jeton ne kete popull. Betimi me solemn i marre si nga te krishteret edhe nga muhamedanet eshte "PER KETE GUR", ndersa ne jug te Shqiperise thuhet "Per Peshen e ketij Guri". Ata po ashtu konfirmohen "per qiell e per toke", "per kete zjarr dhe uje", "per kete mal dhe fushe", "per kete Diell dhe Hene".

    Pra ata betohen per qiejte, token, dhe elementet qe personifikojne Esencen HYJNORE.

    Lunaar eshte shqip per Korrikun gjate se cilit fshataret e lashte festonin festat e HENES.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 23-02-2009 më 23:02

  4. #1044
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    http://home.online.no/~bmatos/artima...FGKALcbGTc.jpg

    Javan shikoja pak simbolet, e meqe je njohes i mire, ka ndonje nga simbolet qe eshte tipike e Dodones ?

    Skulpturat e para ne Europe(gati 30 mije vjet me pare) jane paraqitje femrash, te quajtura padrejtesisht 'venere'- javani citon e thote:
    Eusebius thote qe "greket" nuk adhuronin imazhe para se te vinte ne pushte Cekropi i cili nderon nje statuje te Minerves.

    Perseri per mendimin tim eshte ngaterruar Gea/Dione/Demetra me nje perendeshe tjeter, kesaj radhe Athinen.
    Me duket e veshtire qe Athina te jete e para perendeshe e Kekropit pellazg.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #1045
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin

    Kam pershtypjen se nje tjeter postim me lart thote:

    "Greket mesuan nga PELASGET (jo nga Egjiptianet) te ndertonin statujen e Merkurit (Hermesit) ne kembe (erect)....metode e cila u perdor me pare nga Athinasit ndermjet heleneve, dhe pastaj ju komunikua te tjereve
    Keshtu qe une nuk shikoj Athinen si te paren por Hermesin, jo?

    PS. Nje gje kam te sigurte qe Ahmet Zogu nuk eshte Venera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 24-02-2009 më 07:11

  6. #1046
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    '''''Interesant eshte fakti i fillimit të jetës në Europë.
    "Aty thuhej saktësisht se jeta ka filluar atje, sipër kufirit të sotëm Grek, 45.000 vjet më parë"! Ky studim interesant, dhe pa as më voglin dyshim, serioz, konkludonte me praktikimin e kërkimeve shkencore me metoda gjenetike !...

    ...dhe logjikisht siper kufirit te sotem grek i bie te jete nje toke humbetire qe si dihet emri...ose qe s ua nxe goja ta thone qe eshte Shqiperia, sepse aq zullume jane bere ne kurriz te shqipetareve, sa u duken pak dhe hajt te mohojme dhe ca gjera te tjera thone...
    Po mua me duket me interesant fakti i ranimit te fillmit te jetes si pozite gjegrafike, persepari ne Shqiperi edhe pse mendihet nga Afrika (Ketu le te shkojne e te flasin me dongo boy ..se u thone ata se nga jane)..
    Ky detaj nuk eshte pak nese mendon se Dodona eshte vendi i Arkes...'''''

    Jam dakort me perhapjen e kromanjoneve ne europe, biles i kam dhene edhe emrin Haplogrupi I(vijuesi europian i IJ), por eshte e veshtire ketu me u shkeput nga Egjeu dhe Joni .

    Problemi qe shoh une, eshte se nuk jepen datime per vjetersine e fese pellazge, datime qe mund te na lejojne te perdorim edhe shkenca te tjera per zbulimin e se vertetes.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #1047
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Problemi qe shoh une, eshte se nuk jepen datime per vjetersine e fese pellazge, datime qe mund te na lejojne te perdorim edhe shkenca te tjera per zbulimin e se vertetes.
    Cfare feje pellasge? Nuk lexon Ilian ketu ti qe eshte pasardhes ne vije te shtrember te pellasgeve? Ai ka gjetur eshtrat i mitropoliteve ne Shqiperi dhe i do ne greqi me gjithe artifaktet.
    ______________

    PHI - eshte germe a alfabetit grek qe zevendesoi...e gjeni ke?

    "Pretendimi se Pellazget vine te paret ne traditen e lashte shkon vetem deri tek Permbytja, e perbashket sipas shume tregimeve si fillim i puneve boterore te njerzimit, dhe fillon me Deukalionin, nje mbret i Epirit dhe mbretereshen e tij Pyrra, e cilas pas lundrimi ne varke gjate permbytjes, ndaloi ne nje mal, jo tjeter mal po ai i Tomarus ne Epirit, nga e cila ata hodhen gure qe u bene burra e gra, ne fakt vete Pelasget qe ne duam te identifikojme."

    Heret

    "Ne Stymphallusin e vjeter thonin qe jetonte Temenus, bir i Pellasgut i cili rriti Heren, dhe ndertoi 3 tempuj per Perendeshen dhe quajti me tre tituj: kur ishte vajze Femije Mbretereshe, pasi u martua me Zeusin, e rritur/plote (full grown), dhe pasi u nda me Zeusin per nje arsye ose tjeter e quajti e Veja (widow).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 24-02-2009 më 09:11

  8. #1048
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    "Pretendimi se Pellazget vine te paret ne traditen e lashte shkon vetem deri tek Permbytja, e perbashket sipas shume tregimeve si fillim i puneve boterore te njerzimit, dhe fillon me Deukalionin, nje mbret i Epirit dhe mbretereshen e tij Pyrra, e cilas pas lundrimi ne varke gjate permbytjes, ndaloi ne nje mal, jo tjeter mal po ai i Tomarus ne Epirit, nga e cila ata hodhen gure qe u bene burra e gra, ne fakt vete Pelasget qe ne duam te identifikojme."
    Hedhja e gurëve ndoshta kishte të bënte me përpjekjen e rigjenerimit të njeriut, si tip klonimi i një specieje të veçantë.

  9. #1049
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Hedhja e gurëve ndoshta kishte të bënte me përpjekjen e rigjenerimit të njeriut, si tip klonimi i një specieje të veçantë.
    Hedhja e gureve ka te beje me betimin "Per ate Gur!".

  10. #1050
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Cfare feje pellasge? Nuk lexon Ilian ketu ti qe eshte pasardhes ne vije te shtrember te pellasgeve? Ai ka gjetur eshtrat i mitropoliteve ne Shqiperi dhe i do ne greqi me gjithe artifaktet.
    ______________

    PHI - eshte germe a alfabetit grek qe zevendesoi...e gjeni ke?
    Ideja ime per fene pellazge, lidhet me origjinen e fese ne Europe, dmth kultet e simbolet e saj (feja qe ne fillimet e saj ka perdorur simbole) ka shume mundesi te jene ato cfare quajne simbole indoeuropiane.

    Tek fotoja e Zogut, mu duk si pellumb figura qe gjendet tek kurora me gjethe lisi(apo ulliri) qe rrethon kapelen.
    Nderkaq shiko yllin me 5 cepa mbi shqiponjen e vareses, eshte shume kurioze.
    Ka ne gjoks yje me 5 cepa, 6 cepa e 8 cepa.
    Simbolika me te cilen eshte 'tejmbushur' Zogu do te thote shume e rendom quhet indoeuropiane.
    Toka e Dodones mund(sepse nuk eshte shume e qarte) te kete qene ne territorin e kultures se Vinces
    Kjo eshte zonja e Vinces.
    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...y_of_Vinca.jpg
    Skulpturat femerore jane te vazhdueshme ne europen parahistorike ndryshe nga ato mashkullore. Pse ? Ti thua se ne fakt kemi Hermesin e jo Minerven/Athinen.
    Ne fakt Minerva/Athina eshte femer e mashkulluar, qe paraqitet ndryshe nga femra ne traditen e skulptures le te themi europiane.
    Ce ben femren te armatoset ? Invazioni i huaj apo mbajtja e pushtetit ?
    Te jete armatosja e femres (Athina si burrneshe) shenje se shoqeria kaloi nga ligji i me te fortit tek organizimi social i tipit etnik ?

    Phi-ja zevendesoi 'ph' qe ne shqip dha 'B' e 'P'.

    ''''Hedhja e gurëve ndoshta kishte të bënte me përpjekjen e rigjenerimit të njeriut, si tip klonimi i një specieje të veçantë.'''''

    Ose me thjesht se njeriu veten e quante te dale nga guri, ashtu sic perdoret rendom tek ne shprehja:
    Jam gur i mbire e jo i hedhur- metafore per te thene se jam vendali e jo i ardhur.
    Hedhja e gureve nga mali prej Deukalionit , metafore per te thene se pas permbytjes, njerezit qe u strehuan ne mal, filluan te zbrisnin drejt fushes.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •