
Postuar mė parė nga
BARAT
Njė meshė pėr masakrėn e Ēamėrisė, Hirėsia Juaj
Shpėtim Idrizi
Data 27 qershor ėshtė njė datė mjaft e rėndėsishme pėr komunitetin ēam. Kjo ditė ėshtė e njohur zyrtarisht nga Kuvendi i Shqipėrisė si Dita e Gjenocidit ndaj Popullsisė Ēame. Nė respekt tė kėsaj dite dhe tė gjithė atyre qė u vranė e u masakruan padrejtėsisht, komuniteti ēam organizon ditėn e shtunė njė pelegrinazh tashmė tė bėrė traditė, drejt Qafė-Botės, portės nga hynė ēamėt nė Shqipėri. Gjithashtu, nė kujtim tė viktimave tė pafajshme do tė bėhen homazhe nė varrezėn masive tė Klloqes. Do tė ftoja tė gjithė kolegėt deputetė dhe shqiptarėt ti bashkohen kėtij pelegrinazhi pėrkujtimor nė respekt tė 4250 viktimave tė pafajshme.
Komuniteti ēam, pėr nderimin e viktimave, u ėshtė drejtuar komuniteteve myslimane, katolike dhe ortodokse, me kėrkesėn qė tė organizohet njė ceremoni fetare e pėrbashkėt pėrkujtimore, nė pėrshpirtje tė tyre. Deri mė sot, kėsaj kėrkese i janė pėrgjigjur pozitivisht vetėm Komuniteti Mysliman dhe ai Katolik. Nė emėr tė komunitetit ēam dua tė falėnderoj publikisht pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė kėtyre dy komuniteteve fetare pėr mirėkuptimin dhe mbėshtetjen qė i dhanė kėsaj nisme. Kjo ėshtė arsyeja qė po i drejtohem me njė thirrje dhe njė letėr tė hapur drejtuesit tė komunitetit ortodoks, Hirėsisė sė tij, z.Janullatos, letėr qė do tė jetė e botuar edhe nė media.
Hirėsisė sė tij, Kryepeshkopit Janullatos
Tiranė
I nderuar Hirėsi!
Po ju drejtohem ju me kėtė letėr tė hapur, jo vetėm si njė deputet i Parlamentit tė Shqipėrisė, jo vetėm si pėrfaqėsues i njė force tė rėndėsishme politike nė vend, por dhe si anėtar i njė komuniteti, qė prej pothuajse 63 vjetėsh, po vuan njė nga kalvaret mė tė tmerrshme qė njerėzimi ka njohur gjatė historisė sė tij, atė tė mohimit forcėrisht tė vendlindjes sė tyre.
Po ju drejtohem Ju, me bindjen, se si njeri i zotit dhe si njohės i mirė i raporteve shqiptaro - greke, ju do tė bėni ēėshtė e mundur qė njė padrejtėsi e vjetėr tė shndėrrohet nė njė urė tė mundshme bashkėpunimi, integrimi dhe pse jo miqėsie mes dy vendeve tona.
I nderuar Hirėsi,
Unė i takoj njė familjeje, qė plot 63 vjet mė parė, si nė skenat biblike, ėshtė detyruar tė ecė ditė e natė nė kėmbė, pėr thuajse njė javė, nga vendlindja e saj, Margelliē tė Ēamėrisė, shtėpia ku kishin lindur tė parėt e mi e ku jetonim prej shekujsh, drejt kufirit shqiptar.
Pėr shumė vite mė radhė, madje po aq fort ende sot, ai rrugėtim i trishtuar, nė mes tė shekullit XX, ka shėnjuar jetėn e gjithė pjesėtarėve tė familjes sime. Ajo nuk ishte njė ecje e vetmuar e njė familjeje, ajo ishte ecja e mbi 28 mijė ēamėve, nė njė kolonė kilometrash tė gjatė. Ata iknin me trishtim, dhimbje e dhunė drejt Shqipėrisė, duke lėnė pas trojet e tyre tė djegura, shtėpitė e shkatėrruara, tė afėrmit e vrarė dhe varret e tė parėve tė dhunuara nga bandat e Napoleon Zervės, e tė tjerėve.
I nderuar Hirėsi,
Nė atė rrugėtim ecte edhe im atė, fėmijė njėvjeēar, qė nuk kuptonte dhe nuk e dinte se ajo javė do tė ishte momenti qė do tė shndėrronte jetėn e njė komuniteti tė tėrė, do ti linte ata pa atdhe, pa simbolet e sė shkuarės dhe peng tė njė politike kriminale tė spastrimit etnik.
I nderuar Hirėsi,
Pėr ta kuptuar mė mirė tragjedinė, po ju pėrmend disa shifra qė janė zyrtarizuar nė Kongresin Ēam, tė vitit 1945, qė njihen dhe sot si shifra zyrtare. Mė 27 qershor 1944, nė Paramithi, bandat e Gjeneral Zervės, vranė 800 burra dhe 230 gra. Nė Pargė, po atė ditė, vranė e masakruan 130 vetė, burra e gra. Nė gusht 1944, nė Filat, po kėto banda vranė 196 burra dhe 61 gra. Nė mars 1945 po nė Filat, u vranė 142 burra dhe 154 gra. Nė total, vetėm gjatė 8 muajve u vranė pa asnjė shkak, nė shtėpitė e tyre, 1270 burra dhe 350 gra, ose 1620 vetė gjithsej.
Po ju kujtoj edhe diēka tjetėr. Nė rrugėtimin e gjatė, nė kolonėn e sė cilit ecte edhe im gjysh e im atė 1-vjeēar, kanė vdekur nga lodhja, etja dhe uria, plot 2400 vetė dhe kanė humbur 230 tė tjerė. Nė fund, nė bilancin e atyre 9 muajve, nė Ēamėri qenė vrarė, kishin vdekur nga dhuna ose qenė zhdukur, plot 4250 vetė.
Nuk dua ti hyj bilancit ekonomik tė kėsaj masakre, sepse pėrpara jetėve tė njerėzve dhe mbetjes pa atdhe, ai ka pak rėndėsi. Por, po ju kujtoj se nė atė kohė, janė shkatėrruar plot 5800 shtėpi me gjithė pasuritė qė ato kishin. Sipas tė dhėnave tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, pasuria e ēamėve nė Greqi nė atė kohė, kapte shifrėn 300 milionė dollarė amerikanė, ose e pėrkthyer nė shifrat e sotme, plot 2.3 miliardė dollarė.
Po ju kujtoj hirėsi, se pasuria jonė atje, pėrfshi edhe atė tė familjes sime, e bllokuar padrejtėsisht dhe forcėrisht nga shteti grek, ėshtė sot, mė e madhe se gjithė ndihma ekonomike qė Shqipėria ka marrė nga bota qė nga viti 1990 e deri sot!
I nderuar Hirėsi,
Jua rendita tė gjitha kėto fakte, pėr tė kuptuar edhe ju pėrmasat e kėsaj drame, pėrmasat e dramės sė atyre njerėzve si im gjysh, qė u larguan dhe nuk u kthyen mė kurrė nė atdheun e tyre. Jua pėrmenda, pėr tė kuptuar edhe ju, se ajo qė unė kėrkoj nga ju si njeri i Zotit ėshtė fare e vogėl pėrballė kėsaj tragjedie.
Unė nuk po ju kėrkoj ndėrmjetėsimin me shtetin grek, as tė drejtat e popullsisė ēame, sepse ne jemi tė bindur ta bėjmė kėtė, sipas tė gjitha rregullave dhe ligjeve ndėrkombėtare, duke ju drejtuar tė gjitha instancave kombėtare dhe ndėrkombėtare.
Por, ajo qė ju kėrkoj unė ėshtė fare e thjeshtė. Ėshtė njė kėrkesė e pėrsėritur, qė jua kanė bėrė Ju, Arqipeshkvit Katolik, Rrok Mirdita, dhe Myftiut tė Shqipėrisė, anėtarėt e shoqatės sonė e qė ata e pranuan me kėnaqėsi.
Ajo qė ata dhe unė kėrkojmė dhe qė skemi marrė ende njė pėrgjigje prej jush, ėshtė fare e thjeshtė dhe njerėzore nė thelb. Midis atyre 4250 tė vdekurve, ka pasur shumė ēamė ortodoksė. Ata ishin pjesėtarė tė njė komuniteti, qė nuk po pėrzihej nga trojet e tij pėr hir tė fesė, por pėr hir tė etnisė sė tyre. Por duke qenė se pėrpara Zotit, ortodoksė, myslimanė apo katolikė jemi njėsoj dhe meqė bėhet fjalė pėr jetė njerėzore,
Ju lutem Hirėsi, mė 27 qershor, nė ditėn e gjenocidit tė madh ndaj ēamėve, ose thjesht nė ditėn e tragjedisė sė tyre, tė mbani njė meshė pėrshpirtje pėr ta. Ju lutem Hirėsi, mbani njė meshė pėrkujtimore, bėjini thirrje Zotit, qė ashtu siē dhe unė shpresoj, tė tregohet me ta nė atė botė, shumė mė dashamirės sesa u treguam nė kėtė jetėā¦
I nderuar Hirėsi!
Duke shpresuar nė mirėkuptimin tuaj, uroj qė heshtja tė mos pasojė kėtė letėr publike dhe qė ju, si autoriteti mė i lartė i Kishės Ortodokse Shqiptare, tė merrni parasysh kėrkesėn time. Kjo ėshtė kėrkesa e njė anėtari tė komunitetit ēam, qė pėrkujtimin e tė parėve tė tij, shpreson ta gjejė edhe te njė meshė pėrshpirtjeje e juaja.
Ju lutem Hirėsi, pranoni komplimentet e mia mė tė mira.
Krijoni Kontakt