Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,216
    Postimet nė Bllog
    22

    Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar

    Kush ishte Onufri

    E Premte, 01 Korrik 2005

    Onufri eshte i njohur si piktori me i madh ikonograf i Shqiperise. Megjithate, ai eshte zbuluar vetem ne vitet '40- nga nje shkencetare bjelloruse, Viktori Puzanova, fati i te ciles e beri qe te qendronte ne Shqiperi, pas nje kalvari qe e ka lidhjen qe me Revolucionin socialist me 1917 ne Rusi. Piktori Maks Velo ka meriten se ngjalli kujtimin e saj pak vite me pare dhe ka bere nje pikture ne te gjalle te saj bashke me bashkeshortin e saj.

    Onufri ka lindur ne shekullin e XVI ne Shqiperine e Mesme. Ka hamendesira per ne Berat, sipas asaj qe ai ka thene, por edhe ne Shpat, ku ne kishen e vogel te Valshit, qe ai e ka pikturuar vete- eshte ende nje varr i paidentifikuar. Mendohet se ka lindur me 12 Qershor sepse eshte Dita e Shen Onufrit. Ky i fundit ka qene nje shenjt asket ne fillimet e Kristianizmit. Ne fakt ka lindur ne nje periudhe shume aktive. Skenderbeu, heroi yne kombetar, kishte vdekur para nje gjysme shekulli, ndersa Osmanet kishin pushtuar te gjithe Shqiperine. Duhet thene se bashke me te -tashme edhe rezistenca e famshme shqiptare kishte rene dhe turqit filluan te mendonin per organizimin e brendshem te ketij vendi krejt te rrenuar. Ata ndertuan keshtjella, rregulluan administraten dhe u munduan te konvertonin shqiptaret. Ne Shpat, shqiptaret shpetuan nga Islamizmi duke mbajtur dy identitete. Ndersa Kristianizmi, nje shenje te rezistences se saj- kishte edhe motivet kristiane, qe ishin nje shenje e afirmimit shpirteror dhe mospajtimit me pushtimin turk, ndaj kuptohet lehte vlera e punes se Onufrit.

    Per te qene te sinqerte dihet fare pak nga jeta e Onufrit. Deri ne vitin 1547, ai pikturoi ne Berat. Me 1547 ne Berat dhe Kostur dhe me 1555 ne Shelcan. Ne fakt, pak me pare dora e tij ka pikturuar edhe ne fshatin e vogel te Valshit me 1554. Dr.Zeqo ka pare dhe kishen ku ai mendohet se ka punuar me 1527 ne Maqedoni. Ai i nenshkronte punet e tij te artit me titullin "Protopapa", qe tregonte se kishte nje rang te konsiderushem ne hierarkine ekleziastike te Bizantit. Ai formoi dhe shkollen e tij te pikturimit, qe u vazhdua nga i biri i tij Nikolla, nga Onufer Qiprioti dhe nga Konstandin Shpataraku.

    Ne kohen e Onufrit, piktural sakrale bizantine ndiqnin kanonet e Paleologeve. Kur, ai pikturonte motivet bizantine duhet thene se Onufri e lironte veten nga ngushtimet qe i imponoheshin ne artin e tij. Ai ka pikturuar peisazhe, qytete, fshatare, barinj shqiptare dhe vecanerisht skalores. Shen Gjergji, qe ka bere ai, mendohet si nje nga kaloresit qe ka luftuar ne autoritetin e Skenderbeut dhe eshte shenjti yne kryesor kombetar. Nga stili i tij mund te hamendesojme qe ka elemente, qe mund ta afrosh ate me Rilindjen Evropiane. Ai ka qene nje mjeshter i portretit, duke u futur me aq sa mundi ne boten e brendshme te karaktereve te tij. Ne punen e tij, ai nuk ndoqi ligjet e perspektives negative, qe do te thoshin- objektet e largeta- ti bente me te aferta se ato- qe ishin ne planin e pare. Tek, Ai shihet dhe fillesa e piktures realiste te peisazhit.

    Por, tipari me karakteristik i tij eshte e kuqja, qe ai e aplikoi jo vetem ne ikona por edhe ne afreske, qe sot eshte e njohur me "E kuqja" e Onufrit. Sot, nuk njihet menyra sesi ai e pergatiste te kuqen dhe keshtu ai e ka arkivuar kete teknologji bashke me historine e vetesse tij ne boten mistike, ne ate bote qe u mundua te gjithe jeten vete te pikturonte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-11-2007 mė 04:11

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,216
    Postimet nė Bllog
    22
    Nga frika e vjedhjes, tek çertifikimi i ikonave. Ikonostasi gjigant, në gjendje kritike. 15 vjet pa u vënë dorë

    “Onufri” pasuri që i mungon botës

    S.Gozhina

    BERAT- Muzeu “Onufri” është një nga pasuritë më të mëdha kulturore, jo vetëm kombëtare të trashëgimisë sonë. Ky muze që mban emrin e piktorit ikonograf shqiptar Onufrit të madh, është i vendosur në Kalanë Mesjetare të qytetit të Beratit. I konceptuar e i organizuar në mjediset e Katedrales së Shën Mërisë, i ndërtuar në vitin 1797, pra mbi themelet e një kishe më të vjetër, por me të njëjtin emër. Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qëndrore e kishës, altari dhe një sërë mjedisesh ndihmëse. Në anën jugore të befason një portik i hapur me sistem harqesh dhe kolona të gurta. Hapësirat me pamje nga qielli kanë për ombrellë dy kupola të mëdha. “Mbreti” i ikonave, i cili qëndron me përmasa gjigante në pjesën ballore, është Ikonostasi që daton më 1806. Mrekullia e mrekullive mbeten 170 ikona, shumica të shkollës së Onufrit, Shpatarakut dhe piktorëve të tjerë.

    Vlerat
    Vlerat qëndrojnë jo vetëm në konstruksionin e godinës, vlerësuar si një variant i rëndësishëm i arkitekturës së kultit në fazën e kalimit nga shek. XVIII në atë të shek. XIX, por mbi të gjitha, ato pasuri ikonografike që ruhen dhe ekspozohen brenda muzeut. Sipas drejtorit të këtij muzeu, Kastriot Dervishi, brenda kësaj godine ndodhen 170 ikona nga të cilat 106 i përkasin shkollës së Onufrit. Dervishi thotë se vendosja e muzeut mbi një kishë të vjetër është një rast unikal në historinë ikonografike. Vetëm kjo ndërlidhje vlerash ua qindfishon vlerat ikonave. “Ikonat janë në shtëpinë e tyre”, thotë drejtori Dervishi. Tjetër vlerë që duhet llogaritur, është edhe fakti që ky muze ndodhet në “metropolin” e muzeve, siç është Kalaja Mesjetare e Beratit. Nuk ka vizitor vendas apo i huaj që të vijë në Berat e të mos ngjitet në Kala, qoftë edhe për të bërë një fotografi. Kaq mjafton që në hyrje të Portës së Kalasë të përballesh me Muzeun “Onufri”, ku numri i vizitorëve të huaj ende është minimal, rreth 200 të tillë në muaj. Vlerat e kësaj pasurie, gjithmonë sipas drejtorit Kastriot Dervishi duhet të shfrytëzohen dhe të bëhen burim financimi. Edhe pse dy vitet e fundit numri vizitorëve të huaj dhe të ardhurat janë dyfishuar, përsëri duhet më shumë menaxhim e informacion. “Kohët e fundit është hapur edhe një faqe në internet. Tani po bëhen përpjekje për vendosjen e lidhjeve me Angjenci Turistike, brenda dhe jashtë vendit. Gjithsesi i rëndësishëm mbetet krijimi i mjedisit informativ brenda muzeut”,- shton Dervishi

    Përvoja
    Meraku i drejtuesit dhe punonjësve të muzeut vazhdon të jetë ruajtja e vlerave ikonografike, në kuptimin që ato të trajtohen e restaurohen. Përvoja kombëtare e hidhur gjatë vitit ‘97, tashmë nuk ka asnjë gjurmë. Nëse atëherë shtrohej problemi për të ruajtur ikonat nga grabitësit, sot çdo ikonë ka kartelën dhe çertifikatën e saj, me foto dhe të dhëna. Puna nisi me rikonstruksionin e plotë të godinës, me qëllim evitimin e lagështisë e cila konsiderohet armiku kryesor i këtyre vlerave. Më pas u bënë restaurime në mjediset e brendshme dhe sot muzeu merr frymë lirisht, pasi ka arritur parametrat bashkëkohorë. “Shumica e ikonave,- thotë Dervishi,- pas viteve 2000 ishin të dëmtuara. Kjo situatë i detyroi drejtuesit aktualë që të gjenin burime financimi për ndërhyrjet restauruese. Konkretisht, brenda një periudhe 3-vjeçare u zbatua projekti i restaurimit të 50 ikonave dhe pjesëve të veçanta të ndërtesës. Financimi u bë nga Regjioni i Lombardisë dhe ikonat e restauruara janë pjesë e ekspozitës së Muzeut “Onufri”.

    Ikonostasi
    Drejtori i Muzeut “Onufri” shpjegon se jo të gjitha problemet janë zgjidhur. Kanë mbetur pa u restauruar 30 ikona. Por më problematiku është ikonostasi me përmasa 11.6 m X 5 m. Është i vitit 1806. Kjo pasuri e krijuar nga druri i arrës dhe e larë në ar, ka 15 vjet që nuk njeh asnjë ndërhyrje apo trajtim, çka do të thotë se çdo ditë që kalon ndikon negativisht në vlerat e kësaj vepre mahnitëse, një nga bukuritë më të rralla të muzeut. Kjo është një çështje që nuk mund të zgjidhet vetëm nga drejtoria e muzeut. Dervishi thotë se në mirëkuptim me Insitutin e Monumenteve është gati një projekt, madje preventivat kanë përfunduar, dhe pritet që të restaurohet Ikonostasi dhe 30 ikonat. Një problem tjetër, që sipas drejtorit Dervishi mbetet për t’u diskutuar janë një mori ikonash të cilat me një vendim ministror në epokën e para viteve ’90 i kanë kaluar Muzeut Mesjetar të Artit në Korçë, duke i pasqyruar si të tijat.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Ky muze eshten je nga me te bukurit dhe historikisht, me me vlere ne Shqiperi ku nderthuret historia dhe estetika ne menyren e vete me te mire.

    Megjitehse i vogel, eshte shume terheqes. Me vjen keq qe nuk bejne fushata reklamimi te mira per te-- shqiptaret kane shume per te mesuar e realizuar planet e PR dhe reklames-- po lexoja tek ekonomisti qe vendet balltike te ish-rusise jane hsume agresive ne reklamimin e kishave ortodokse dhe muze te tilla.

    Nejse, me behet qejfi qe kujdesen per te-- une do ta vizitoj prape kur te kthehem ne atdhe.
    TBD

  4. #4
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    une, jo per mendjemadhesi, mbase mund te kem koleksionin me te madh te fotove me ikonat e Onufrit, Onufer Qipriotit dhe Nikolla Onufrit.. bile me duket se kam dhe Konstantin Shpatarakun.. fotot i kam bere vete, gjate viteve 1999-2000.. duhet t'i vendos ketu si skedare apo te forumi i artit? Gjithashtu, sa eshte mundesia per cdo anetar ne madhesine e skedareve qe mund te hedhe ketu, (sepse deri tani i kam rreth 500 kb - skedare, me duket)?
    Prektora

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Onufri

    Nje nga pikturat me te bukura, te mjeshtrit me i madh shqipetar te ikonografise, Onufri, eshte kjo qe eshte bashkengjitur. "Konstandini dhe Elena"

    Karakteristike eshte perdorimi i nje te kuqeje te vecante, qe nuk vihet re ne shkollat e tjera te ikonografise bizantine.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 18-11-2005 mė 00:47
    Prektora

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Sh. bukur! A ka mundesi te sillni ketu disa nga veprat me te njohura te Onufrit?
    Flm.

  7. #7
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Deisis

    Nje nga kryeveprat e Onufrit, "Deisis". Paraqitet vetem pjesa qendrore e saj sepse eshte e pamundur te bashkengjitet e gjithe ikona, duke qene se ka nga 6 apostuj ne te dy anet qe e rrethojne, dhe eshte shume e gjate horizontalisht. Per te patur nje ide me te mire rreth punimit artistik qe eshte kryer nga Onufri, ky piktor i mrekullueshem shqiptar, bashkengjitur si detaj eshte edhe koka e Krishtit e cila gjendet ne pjesen qendrore te kesaj pjese te ikones.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 17-11-2005 mė 23:34 Arsyeja: +
    Prektora

  8. #8
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Krishti Pantokrator

    Kjo lloj ikone eshte pikturuar ne disa variante nga mjeshtri i madh, por edhe nga Onufer Qiprioti dhe Nikolla Onufri, djali i Onufrit. Pantokrator vjen nga greqishtja dhe do te thote "Sundues i gjithckaje". Imazhi i kesaj lloj ikone shpreh realitetin qendror te besimit te krishtere, madheshtine hyjnore te zotit dhe misherimin e tij ne personin e Krishtit (flasim per ate qe mundohet te shprehe piktura).

    Krishti paraqitet gjithmone duke veshtruar drejt shikuesit dhe eshte veshur ne tunike te kuqe dhe mantel blu, pra pak a shume ne menyre simbolike manteli blu tregon misterin e jetes se tij hyjnore, dhe tunika e kuqe gjakun njerezor qe ai derdh per shpetimin e njerezve. Ne doren e majte ai mban Fjalen e Shenjte dhe doren e djathte e ka te ngritur, duke bekuar.

    me poshte, nje nga variantet e "Krishti Pantokrator" te Onufrit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Prektora

  9. #9
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    (vijon - K. P.)

    Nje tjeter ikone me subjekt "Krishti Pantokrator".

    Per mendimin tim, nga ato qe kam arritur te shoh, kjo eshte ikona me e bukur/(mbase qe me pelqen personalisht me shume) e pikturuar nga Onufri. Sidomos syve iu ka dhene jete si te asnje ikone tjeter.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,216
    Postimet nė Bllog
    22
    Debat shkencor për Onufrin

    NIKOLLA, BIR I ONUFRIT DHE JO I ONUFËR QIPRIOTIT

    Nga Mustafa Arapi
    piktor, restaurator


    Artikulli merr shkas nga shkrimi i z. Hasan Nallbani: “Pikturat mesjetare dhe piktorët në kishat e kalasë së qytetit të Beratit”, e kumtuar në simpoziumin “2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri”, organizuar në Tiranë nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”, në vitin 2000. Ai ka për qëllim: Nëpërmjet të dhënave të reja të kundërshtojë argumentet se Nikolla Onufri është bir i Onufër Qipriotit dhe jo i Onufrit, mjeshtrit të madh. Krahas argumenteve që do të paraqes, sigurisht që do të sjell të dhëna të reja për ikonografin Onufër Qiprioti.

    Siç dihet, kur flasim për shekullin XVI, kemi parasysh elitën e piktorëve të asaj kohe, e përbërë prej Onufrit, Nikolla Onufrit dhe Onufër Qipriotit. Që të tre kontribuan në themelimin e Shkollës së Beratit. Autori në fjalë bën pyetjen: “Nga vjen Qiprioti dhe çfarë tradite përfaqëson?” dhe në vazhdim nuk jep asnjë të dhënë për prejardhjen e tij, si dhe vendin ku u formua si ikonograf, duke arritur në konkluzionin, se Nikolla është bir i Onufër Qipriotit.
    “Jam bir i Onufrit” - Nikolla e shkruan në dy mbishkrime të lëna në afresket e kishës “Shën Mari Vllaherna” në Berat dhe tjetrën mbrapa një ikone… Për këtë studiuesi Theofan Popa shkruan:
    “Në verën e vitit 1956, ekspedita e Institutit të Shkencave, zbuloi në Berat (në kishën shumë të moçme të Shën Marisë Vllaherna) një mbishkrim që na bën të njohim Nikollën si bir të Onufrit me këto fjalë, “… dhe piktori Nikolla, bir i Onufrit, viti 1578”. Me këtë rast piktori Nikolla për herë të parë identifikohet si bir i Onufrit” (Th. Popa, “Piktorët mesjetarë shqiptarë”).
    Për mbishkrimin e dytë: “Në verën e vitit 1960, na u dha rasti të deshifrojmë në Berat, në kishën e Vllahernës, mbrapa një ikone të Shën Marisë, një mbishkrim autograf të Nikollës me nënshkrimin e tij: … Nikolla i Onufrit. Pranë nënshkrimit, Nikolla kishte vizatuar edhe një skicë shenjtori”. (Th. Popa, “Onufri, ikonograf i shquar shqiptar”).
    Në lidhje me këtë çështje, në artikullin tim të botuar më parë në revistën “Monumentet” viti 2004, kam deklaruar se sipas një shkrimi të botuar në guidën “Byzantine Museum Holy See of Paphos) 1987 Kochlias Publications Nikosia, se:
    “Më 1571, kur Qiproja pushtohet nga turqit, shumë prej ikonografëve vendas si, Joan Qiprioti ose Onufër Qiprioti, largohen nga vendi dhe vendosen në Venedik apo në vende të tjera, ku shtypja ishte më e pakët”. Në këtë vit, mundet të ketë qenë një piktor i ri rreth të njëzetave, i paformuar dhe i panjohur në Qipro. Sipas një korrespondence me shkrim që kam pasur me Departamentin e Antikitetit të Nikosias, si dhe me studiues të kësaj fushe, thuhet, se vepra të këtij autori nuk gjenden në Qipro. Pas largimit, Qiprioti mundet të jetë vendosur në Venecia apo në ndonjë qytet si Firence ose Siena. Pas njëzet vjetësh qëndrimi në Itali, e pikërisht në vitin 1591, ai shfaqet në kalanë e Beratit me mbishkrimin e lënë në afreskun e mureve të kishës “Shën Kolli”, të kalasë së Beratit dhe ky mundet të ketë qenë viti kur Qiprioti të jetë takuar dhe me Nikolla Onufrin dhe ky i fundit kishte pikturuar më 1578 afresket e kishës “Shën Mari Vllaherna” në kalanë e Beratit e pikërisht 13 vjet më parë se Qiprioti të pikturonte kishën që përmendëm më sipër.
    Duke përfituar nga këto datime, si dhe ajo e vitit 1554 (mbishkrim i fundit të lënë prej mjeshtrit të madh Onufri, në kishën “Shën e Premte) të fshatit Valsh të rrethit të Elbasanit), del qartë se Nikolla ka qenë duke studiuar e punuar pranë Onufrit, të atit, ndërsa Qiprioti i ardhur në vitin 1591 në Berat, mundet të mos ta ketë arritur mjeshtrin e madh Onufri. Kështu që Qiprioti, nuk ka punuar nën drejtimin e tij, por është influencuar prej tij.
    Në artikullin e tij, z. Hasan Nallbani, ka gabuar në leximin e dy datimeve, në atë të “Dyerve të Bukura”, të ikonostasit të kishës “Shën Mari Vllaherna”, në kalanë e Beratit e shkruajtur (A F g A), d.m.th. vitin 1591 e lexon 1569, si dhe mbishkrimin e kishës “Shën Kolli” pranë Vllahernës të shkruajtur po prej Qipriotit (A F g A), d.m.th 1591 e lexon po gabim 1609. Që të dy datimet 1569 dhe 1609 të pretenduara prej tij, sipas referimit të alfabetit të greqishtes së vjetër, duhet të ishin shkruar, e para (A F e q), ndërsa e dyta (A, X, q ).
    Datimin e parë e ka çuar 22 vjet më përpara dhe të dytën 18 vjet më vonë, kur ato janë realizuar që të dyja në vitin 1591. Ky mbishkrim i tij e ka çuar atë në konsiderata dhe mendime të gabuara mbi ngjashmërinë stilistike ndërmjet tri ikonografëve.
    Në kapitullin e parafundit autori shkruan: “Në pikturën murale të kishave të Shelcanit, të Valshit dhe në atë të Shën Todrit, në kalanë e Beratit, nuk gjejmë elemente ikonografike dhe dekorative që të na kujtojnë pikturën e Nikollës te “Konstandini dhe Helena” të pikturuar nga Qiprioti”.
    Meqë jemi pranë këtyre konkluzioneve, do të mundohem të paraqes argumente që i kundërshtojnë ato. Është e njëjta figurë e arkangjelit që ndodhet në krahun e majtë të Shën Marisë Platitera. Po të vëmë re me kujdes, kemi të njëjtën paraqitje të figurës. Konstatojmë të njëjtën lëvizje apo plastikë të përkuljes së trupit. Koka e arkangjelit, e siluetuar brenda aureolës, është e njëjta, po kështu lëvizjet e krahëve të tyre si dhe të vendosjeve të flatrave njëra poshtë dhe tjetra e ngritur lart, e duke krijuar pranë aureolës një hapësirë të njëjtë, gjithashtu dhe dekori me pika që gjendet në veshjet e tyre.
    Tani le të marrim rastin e dytë, Baldakinin, e realizuar nga Qiprioti për kishën “Konstandini dhe Helena” dhe atë të Nikollës, që realizoi për kishën “Shën Mari Vllaherna”. Që në pamje të parë kemi të bëjmë me një ndryshim në një paraqitje të një numri të madh shenjtorësh. Te ai i Qipriotit, dhjetë në një krah dhe dhjetë në krahun tjetër, dhe secili krah që fillon nga skena “Deissis”, ndodhet figura e arkangjelit, ndërsa tek Nikolla janë dhjetë gjithsej, pesë e nga pesë për çdo krah, gjë të cilën e shohim te baldakini i Onufrit, të realizuar për kishën e Evangjelizmoit në kalanë e Beratit.
    Tek Onufri dhe te Nikolla, shenjtorët janë të radhitur njësoj, tipat afrohen më shumë me njëri-tjetrin, bile mbajtja e librave të shenjtë dhe pergamenëve është pothuajse e njëjtë, ndërsa tek Qiprioti është tjetër gjë. Për ta ilustruar mund të paraqesim ndërtimin arkitekturor në mënyrë skematike, ku janë paraqitur dhe dekori lulëzor. Një ndryshim të madh me Qipriotin dhe ngjasim me Onufrin, për Nikollën e shohim në trajtimin apo zbukurimin e aureolave të shenjtorëve. Ikonat e Nikollës dhe të Onufrit kanë ngjashmëri të theksuar, ku loja e zbukurimit bëhet nëpërmjet pikave të realizuara me majën e një bulinoje metalike mbi shtresën e arit, ndërsa tek Qiprioti, aureolat janë të trajtuara me pika shumë të imëta e të cekëta.
    Ndërsa te figurat kryesore, si Krishti dhe te Shën Maria, Joan Pagëzori, Shën Theologu etj., Qiprioti aplikon teknikën e stukotelievit, duke realizuar motive bimësh e degësh. Përsa i takon kaligrafisë së shkrimit te tre ikonografët, shohim përsëri elementë të ngjashëm që afrojnë Nikollën me Onufrin. Këtu kemi marrë në analizë gërmat E, O, F d, B. Duke filluar nga gërma E, shohim që Qiprioti ndryshon nga ajo e Onufrit dhe e Nikollës. Fundi i gërmave “E” është i harkuar, ndërsa tek Onufri dhe Nikolla përfundon me majë.
    Kjo ndodh gjithashtu te rasti i gërmave O, P, F, d dhe B, tek shkrimet e librave të shenjtë që mban në dorë Krishti, si dhe tek gërma e parë e fillimit të tekstit në këtë libër. Nikolla së bashku me Onufrin vendosin rreth e qark siluetit të gërmës “E” gjethe të vogla, ndërsa Qiprioti siluetin e lë të lirë. Po kështu, raste të ngjashme midis Nikollës dhe Onufrit, shohim edhe te mënyra e mbajtjes së librit të shenjtë nga Krishti, ku Qiprioti i ka vendosur në drejtim të kundërt me atë të Nikollës dhe të Onufrit. Një nga shembujt e fundit që do të paraqes, është modelimi dhe plastika në realizimin e portreteve te Krishti Pantokrator. Ato të Nikollës e aq më tepër tek ato të Onufrit, i përkasin modeleve dramatike ku, nëpërmjet vizatimit të theksuar të tipareve dhe aksentimeve me dritën e fortë pranë bebëzave të syve provokojnë tension. Ndërsa te Qiprioti, karakterizohen nga tonet e ngrohta të okrave. Vizatimi linear i tipareve dhe i formave është më plastik te portretet e pikturuara prej tij. Ai fillon nga pikturimi mbi ngjyrën kafe të ngrohtë ndryshe nga Nikolla dhe Onufri, të cilët procedojnë në mënyrë të rregullt sipas kanuneve të stilit bizantin, ku vendet e dritave maksimale që burojnë nga poshtë syve në drejtim të mollëzave, duke e bërë në mënyrë tepër kaligrafike me anë të përdorimit të vijave të bardha e tepër të holla, dy e nga dy të barazlarguara nga njëra-tjetra. Qiprioti nuk e bën një gjë të tillë. Vendosja e dritave, si dhe modelimi me anë të toneve të së bardhës, është shumë i lirshëm në dhënien e volumeve dhe të formave, e cila afron apo ngjason me portretet e realizuara nga piktorët e Rilindjes italiane.
    Këto argumente që paraqitëm këtu, nëpërmjet shembujve, tregojnë se Nikolla ka qenë pranë Onufrit, babait të tij dhe jo më kot ai shkruan në mbishkrimin e kishës së Vllahernës: “... unë Nikolla, bir i Onufrit,...” jo i Onufër Qipriotit, por i mjeshtrit të madh Onufri.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •