Close
Faqja 42 prej 43 FillimFillim ... 3240414243 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 425
  1. #411
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Postime
    325

    Exclamation

    Citim Postuar mė parė nga Akili-A Lexo Postimin
    qe te kesh emrin myftaraj apo abaz mund te jesh edhe ortodoks?????????

    me duket se po genjen veten, e jo te tjeret...........

    ....
    ne Tirane mu perballe shtepise se gjyshes sime eshte nje familie ortodokse me mbiemrin Haxhiaj. ( eshte nje mbiemer qe marrin ata qe shkojne ne haxh)

    pse po te duket e ēuditshme ?!

    ka shume raste jo vetem ne Tirane por edhe ne Shengjin dhe Peshkopi dhe vende tjera ( une fola vetem per ato qe njof une pa shtuar ato qe kam degjuar nga te tjeret)

  2. #412
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Nikolla Marku nuk eshte prift

    Po, keshtu eshte. Nikolla Marku eshte nje i ashtuquajtur prift. Ai nuk eshte kanonizuar sipas rregullave te Kishes Orthodhokse. Ai thjesht ka veshur nje rrobe te zeze me te cilen kurrsesi nuk mund te perfaqesosh Kishen. Pervec kesaj ai ka uzurpuar Kishen e Elbasanit ne kundershtim me ligjin, pasi kjo Kishe eshte prone e Kishes Orthodhokse.
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise ka rregullat e veta, Kryepiskopin e zgjedhur nga Patriarkana e Stambollit, episkopet, prifterinjte e dhjakonet dhe eshte Komuniteti me i respektuar ne Shqiperi. Ajo eshte e pavaruar, nuk merr urdhra nga askush dhe eshte mire qe askush te mos ngaterrohet ne ceshtjet e saj.
    Fortlumturia e Tij, +Anastasi, ka besimin dhe perkrahjen e madhe te orthodhokseve shqiptare, te cilet nuk e ngaterrojne kombesime me besimin, sepse kane kulture 2000 vjecare dhe jane shume tolerante.
    Jete te gjate Kryepiskopit tone +Anastas!
    Pershendetje te gjitheve!

  3. #413
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Po, keshtu eshte. Nikolla Marku eshte nje i ashtuquajtur prift. Ai nuk eshte kanonizuar sipas rregullave te Kishes Orthodhokse. Ai thjesht ka veshur nje rrobe te zeze me te cilen kurrsesi nuk mund te perfaqesosh Kishen. Pervec kesaj ai ka uzurpuar Kishen e Elbasanit ne kundershtim me ligjin, pasi kjo Kishe eshte prone e Kishes Orthodhokse.
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise ka rregullat e veta, Kryepiskopin e zgjedhur nga Patriarkana e Stambollit, episkopet, prifterinjte e dhjakonet dhe eshte Komuniteti me i respektuar ne Shqiperi. Ajo eshte e pavaruar, nuk merr urdhra nga askush dhe eshte mire qe askush te mos ngaterrohet ne ceshtjet e saj.

    Ti Ilias Spiros me qėnė se qėnke besimtar kak i devotshėm me pa tjetėr qė e di dhe historinė e Peshkopit mė tė famshėm qė ka nxjerrė kjo tokė!
    E kam fjalėn pėr Fan S Nolin dhe themelimin e kishės Autoqefale Shqiptare e ndarė nga kisha Greke!
    Kush e zgjodhi Fan Nolin si prift tė Shqiptarėve?
    Kush e bekoi hapjen e Kishės Autoqefale Shqiptare, Patriarkana e Stambollit apo ajo e Moskės?
    Sa dashamirėse ishin kėto Patriarkana me themelimin e Kishės Autoqefale Shqiptare?
    Kėto janė pyetje qė kėrkojnė pėrgjigje nga tė gjithė ju skėrrb*ythjet e Anastas Janullatosit, kur luftoni AT Nikollė Markun, vetėm e vetėm se kėrkon njė Kishė Shqiptare pėr Shqiptarėt tė pa ndikuar nga agjenturat e huja si rasti i Anastas Janullatosit.
    Ku qėndron ndryshimi i Nikollė Markut nga Fan S Noli?
    Pėrgjigjen do ta gjesh nė fjalimin e Fan S Nolit ditėn e hapjes sė Kishės sė parė Shqiptare nė Amerikė...
    Fortlumturia e Tij, +Anastasi, ka besimin dhe perkrahjen e madhe te orthodhokseve shqiptare, te cilet nuk e ngaterrojne kombesime me besimin, sepse kane kulture 2000 vjecare dhe jane shume tolerante.
    Jete te gjate Kryepiskopit tone +Anastas!
    Pershendetje te gjitheve
    Anastas Janullatosi ka vetėm besimin dhe pėrkrahjen e disa gjakprishurve dhe kėta nuk janė Ortodoksėt e vėrtetė Shqiptar.
    Ne Ortodoksėt Shqiptarė e duam Kishėn tonė Autoqefale pa gjarprinj tė zinj si Anastas Janullatos, dhe pėr ne Nikollė Marku nuk ėshtė thjesht njė prift, por ėshtė njė udhėheqės, ėshtė njė bari qė kujdeset pėr delet e Perėndisė. Kujdeset qė ato tė mos bjenė pre e hienave tė ardhura nga Jugu.
    Ne Ortodoksėt Shqiptarė jo vetėm qė nuk e pėrkrahim Anastas Janullatosin por as e duam nė krye tė kishės sonė.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  4. #414
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    Njė meshė pėr masakrėn e Ēamėrisė, Hirėsia Juaj

    Shpėtim Idrizi

    Data 27 qershor ėshtė njė datė mjaft e rėndėsishme pėr komunitetin ēam. Kjo ditė ėshtė e njohur zyrtarisht nga Kuvendi i Shqipėrisė si Dita e Gjenocidit ndaj Popullsisė Ēame. Nė respekt tė kėsaj dite dhe tė gjithė atyre qė u vranė e u masakruan padrejtėsisht, komuniteti ēam organizon ditėn e shtunė njė pelegrinazh tashmė tė bėrė traditė, drejt Qafė-Botės, portės nga hynė ēamėt nė Shqipėri. Gjithashtu, nė kujtim tė viktimave tė pafajshme do tė bėhen homazhe nė varrezėn masive tė Klloqes. Do tė ftoja tė gjithė kolegėt deputetė dhe shqiptarėt t‘i bashkohen kėtij pelegrinazhi pėrkujtimor nė respekt tė 4250 viktimave tė pafajshme.

    Komuniteti ēam, pėr nderimin e viktimave, u ėshtė drejtuar komuniteteve myslimane, katolike dhe ortodokse, me kėrkesėn qė tė organizohet njė ceremoni fetare e pėrbashkėt pėrkujtimore, nė pėrshpirtje tė tyre. Deri mė sot, kėsaj kėrkese i janė pėrgjigjur pozitivisht vetėm Komuniteti Mysliman dhe ai Katolik. Nė emėr tė komunitetit ēam dua tė falėnderoj publikisht pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė kėtyre dy komuniteteve fetare pėr mirėkuptimin dhe mbėshtetjen qė i dhanė kėsaj nisme. Kjo ėshtė arsyeja qė po i drejtohem me njė thirrje dhe njė letėr tė hapur drejtuesit tė komunitetit ortodoks, Hirėsisė sė tij, z.Janullatos, letėr qė do tė jetė e botuar edhe nė media.


    Hirėsisė sė tij, Kryepeshkopit Janullatos

    Tiranė


    I nderuar Hirėsi!

    Po ju drejtohem ju me kėtė letėr tė hapur, jo vetėm si njė deputet i Parlamentit tė Shqipėrisė, jo vetėm si pėrfaqėsues i njė force tė rėndėsishme politike nė vend, por dhe si anėtar i njė komuniteti, qė prej pothuajse 63 vjetėsh, po vuan njė nga kalvaret mė tė tmerrshme qė njerėzimi ka njohur gjatė historisė sė tij, atė tė mohimit forcėrisht tė vendlindjes sė tyre.

    Po ju drejtohem Ju, me bindjen, se si njeri i zotit dhe si njohės i mirė i raporteve shqiptaro - greke, ju do tė bėni ē‘ėshtė e mundur qė njė padrejtėsi e vjetėr tė shndėrrohet nė njė urė tė mundshme bashkėpunimi, integrimi dhe pse jo miqėsie mes dy vendeve tona.

    I nderuar Hirėsi,

    Unė i takoj njė familjeje, qė plot 63 vjet mė parė, si nė skenat biblike, ėshtė detyruar tė ecė ditė e natė nė kėmbė, pėr thuajse njė javė, nga vendlindja e saj, Margelliē tė Ēamėrisė, shtėpia ku kishin lindur tė parėt e mi e ku jetonim prej shekujsh, drejt kufirit shqiptar.

    Pėr shumė vite mė radhė, madje po aq fort ende sot, ai rrugėtim i trishtuar, nė mes tė shekullit XX, ka shėnjuar jetėn e gjithė pjesėtarėve tė familjes sime. Ajo nuk ishte njė ecje e vetmuar e njė familjeje, ajo ishte ecja e mbi 28 mijė ēamėve, nė njė kolonė kilometrash tė gjatė. Ata iknin me trishtim, dhimbje e dhunė drejt Shqipėrisė, duke lėnė pas trojet e tyre tė djegura, shtėpitė e shkatėrruara, tė afėrmit e vrarė dhe varret e tė parėve tė dhunuara nga bandat e Napoleon Zervės, e tė tjerėve.

    I nderuar Hirėsi,

    Nė atė rrugėtim ecte edhe im atė, fėmijė njėvjeēar, qė nuk kuptonte dhe nuk e dinte se ajo javė do tė ishte momenti qė do tė shndėrronte jetėn e njė komuniteti tė tėrė, do t‘i linte ata pa atdhe, pa simbolet e sė shkuarės dhe peng tė njė politike kriminale tė spastrimit etnik.

    I nderuar Hirėsi,

    Pėr ta kuptuar mė mirė tragjedinė, po ju pėrmend disa shifra qė janė zyrtarizuar nė Kongresin Ēam, tė vitit 1945, qė njihen dhe sot si shifra zyrtare. Mė 27 qershor 1944, nė Paramithi, bandat e Gjeneral Zervės, vranė 800 burra dhe 230 gra. Nė Pargė, po atė ditė, vranė e masakruan 130 vetė, burra e gra. Nė gusht 1944, nė Filat, po kėto banda vranė 196 burra dhe 61 gra. Nė mars 1945 po nė Filat, u vranė 142 burra dhe 154 gra. Nė total, vetėm gjatė 8 muajve u vranė pa asnjė shkak, nė shtėpitė e tyre, 1270 burra dhe 350 gra, ose 1620 vetė gjithsej.

    Po ju kujtoj edhe diēka tjetėr. Nė rrugėtimin e gjatė, nė kolonėn e sė cilit ecte edhe im gjysh e im atė 1-vjeēar, kanė vdekur nga lodhja, etja dhe uria, plot 2400 vetė dhe kanė humbur 230 tė tjerė. Nė fund, nė bilancin e atyre 9 muajve, nė Ēamėri qenė vrarė, kishin vdekur nga dhuna ose qenė zhdukur, plot 4250 vetė.

    Nuk dua t‘i hyj bilancit ekonomik tė kėsaj masakre, sepse pėrpara jetėve tė njerėzve dhe mbetjes pa atdhe, ai ka pak rėndėsi. Por, po ju kujtoj se nė atė kohė, janė shkatėrruar plot 5800 shtėpi me gjithė pasuritė qė ato kishin. Sipas tė dhėnave tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, pasuria e ēamėve nė Greqi nė atė kohė, kapte shifrėn 300 milionė dollarė amerikanė, ose e pėrkthyer nė shifrat e sotme, plot 2.3 miliardė dollarė.

    Po ju kujtoj hirėsi, se pasuria jonė atje, pėrfshi edhe atė tė familjes sime, e bllokuar padrejtėsisht dhe forcėrisht nga shteti grek, ėshtė sot, mė e madhe se gjithė ndihma ekonomike qė Shqipėria ka marrė nga bota qė nga viti 1990 e deri sot!

    I nderuar Hirėsi,

    Jua rendita tė gjitha kėto fakte, pėr tė kuptuar edhe ju pėrmasat e kėsaj drame, pėrmasat e dramės sė atyre njerėzve si im gjysh, qė u larguan dhe nuk u kthyen mė kurrė nė atdheun e tyre. Jua pėrmenda, pėr tė kuptuar edhe ju, se ajo qė unė kėrkoj nga ju si njeri i Zotit ėshtė fare e vogėl pėrballė kėsaj tragjedie.

    Unė nuk po ju kėrkoj ndėrmjetėsimin me shtetin grek, as tė drejtat e popullsisė ēame, sepse ne jemi tė bindur ta bėjmė kėtė, sipas tė gjitha rregullave dhe ligjeve ndėrkombėtare, duke ju drejtuar tė gjitha instancave kombėtare dhe ndėrkombėtare.

    Por, ajo qė ju kėrkoj unė ėshtė fare e thjeshtė. Ėshtė njė kėrkesė e pėrsėritur, qė jua kanė bėrė Ju, Arqipeshkvit Katolik, Rrok Mirdita, dhe Myftiut tė Shqipėrisė, anėtarėt e shoqatės sonė e qė ata e pranuan me kėnaqėsi.

    Ajo qė ata dhe unė kėrkojmė dhe qė s‘kemi marrė ende njė pėrgjigje prej jush, ėshtė fare e thjeshtė dhe njerėzore nė thelb. Midis atyre 4250 tė vdekurve, ka pasur shumė ēamė ortodoksė. Ata ishin pjesėtarė tė njė komuniteti, qė nuk po pėrzihej nga trojet e tij pėr hir tė fesė, por pėr hir tė etnisė sė tyre. Por duke qenė se pėrpara Zotit, ortodoksė, myslimanė apo katolikė jemi njėsoj dhe meqė bėhet fjalė pėr jetė njerėzore,

    Ju lutem Hirėsi, mė 27 qershor, nė ditėn e gjenocidit tė madh ndaj ēamėve, ose thjesht nė ditėn e tragjedisė sė tyre, tė mbani njė meshė pėrshpirtje pėr ta. Ju lutem Hirėsi, mbani njė meshė pėrkujtimore, bėjini thirrje Zotit, qė ashtu siē dhe unė shpresoj, tė tregohet me ta nė atė botė, shumė mė dashamirės sesa u treguam nė kėtė jetė…

    I nderuar Hirėsi!

    Duke shpresuar nė mirėkuptimin tuaj, uroj qė heshtja tė mos pasojė kėtė letėr publike dhe qė ju, si autoriteti mė i lartė i Kishės Ortodokse Shqiptare, tė merrni parasysh kėrkesėn time. Kjo ėshtė kėrkesa e njė anėtari tė komunitetit ēam, qė pėrkujtimin e tė parėve tė tij, shpreson ta gjejė edhe te njė meshė pėrshpirtjeje e juaja.

    Ju lutem Hirėsi, pranoni komplimentet e mia mė tė mira.

    a eshte mbajtur kjo mesh di gje te me tregoj ndo kush?
    We are all Aliens

  5. #415
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Mos humbni kohe kot

    Ore vellezer! Po c`ju duhen juve punet e brendshme te KOASH-it,aq me teper qe ky nuk eshte nenforumi i duhur. Po a e dini ju se +Anastasin e do dhe e nderon gjithe populli shqiptar padallim feje.
    Propaganda qe beni nuk eshte me e kohes.Gjeni menyre te tjera....por hiē.
    Ne s`kemi frike nga keto.
    Sugjerim: Mos humbni kohen kot

    Pershendetje!

  6. #416
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anėtarėsuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Dicka vetem doja te thoja:
    Per gjith shqiptaret pa dallim besimi,.
    Si mendoni se Nikolla Marku do ju respektoi ju dhe fene tuaj, kur ai nuk respekton fene e vet.
    KLM

  7. #417
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Ore vellezer! Po c`ju duhen juve punet e brendshme te KOASH-it,aq me teper qe ky nuk eshte nenforumi i duhur. Po a e dini ju se +Anastasin e do dhe e nderon gjithe populli shqiptar padallim feje.Propaganda qe beni nuk eshte me e kohes.Gjeni menyre te tjera....por hiē.
    Kush ėshtė Populli Shqiptar kėtu se spo e marim vesh, nė emėr tė cilit Popull Shqiptar flet zotrote, se 95% e Popullit Shqiptar e URREN kėtė peshkopin Grek.


    Ne s`kemi frike nga keto.
    Sugjerim: Mos humbni kohen kot
    Kėtė do tė bėnit mirė tė shpjegoni ju, se kush jeni ju qė flisni nė emėr tė Popullit Shqiptar.
    Kush jeni ju? Cili grupim jeni ju qė pėrfaqėsoheni nga agjentė tė Asfalias si Anastas Janullatos
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  8. #418
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga flory80 Lexo Postimin
    Kush ėshtė Populli Shqiptar kėtu se spo e marim vesh, nė emėr tė cilit Popull Shqiptar flet zotrote, se 95% e Popullit Shqiptar e URREN kėtė peshkopin Grek.




    Kėtė do tė bėnit mirė tė shpjegoni ju, se kush jeni ju qė flisni nė emėr tė Popullit Shqiptar.
    Kush jeni ju? Cili grupim jeni ju qė pėrfaqėsoheni nga agjentė tė Asfalias si Anastas Janullatos
    I nderuar flori 80!
    Me shume dashamiresi po hyj ne nje debat miqesor me juve duke dhene mendimin tim. Me pas nuk do ta vazhdoj me debatin sepse behet i pafrytshem dhe ...fjala nxerr fjalen...
    Tani po paraqes opsionet e mia per postimin:
    Une nuk e fsheh identitetin tim. Jam i Krishtere Orthodhoks! Une nuk flas ne emer te popullit shqiptar por ne rastin konkret, dashuria dhe respekti i popullit eshte kaq i dukshem per Kryepiskopin tone, sa jane te rralle ata qe kane mendimin tuaj per +Anastasin.
    Juve duhet te sqaroheni per kete problem, pasi ju nuk e njihni gjendjen brenda Kishes Orthodhokse (KOASH) dhe flisni te shtyre nga mendime dashakeqe qe prishin tolerancen fetare midis shqiptareve.
    Kryepiskopi +Anastas nuk eshte as agjent dhe as antishqiptar. Ju qe flisni ketu nuk paraqisni asnje fakt.
    Duehet te permend ketu se me nderhyrjen e +Anastasit gjate kohes qe ai ka udhehequr Kishen tone jane ngritur shume streha per te varferit ku ushqehen te varfer pa dallim besimi. Ai ka hapur shkolla, kopshte per femije, ku mesojne femije te te gjitha besimeve dhe racave.
    Ne kohen e vales se refugjateve kosovare ne vitin 1999, +Anastasi terhoqi ndihma prej 13 milion dollaresh dhe strehoi ne pak kohe rreth 35000 refugjate.
    Pervec kesaj, kushedi se sa vepra te tjera bamiresi ka kryer ky dashamires i Shqiptareve, por qe jane te fshehta dhe nuk dalin ne drite.
    Mendoj se ne duhet t`i jemi mirenjohes Kryepiskopit +Anastas. Shqiptari nuk e ka zakon qe mikun ta fyeje, aq me teper bamiresin e tij.

    Pershendetje!

  9. #419
    Eshte ironike sesi mund te sugjestionohet nje person i perdellyer dhe te konsideroje besimin ose te besuaren e tij ne dicka qe i perket shumices. Ti ke te drejten tende te respektosh e te vleresosh nje individ por kjo nuk perben as mendimin e shumices ortodokse shqiptare dhe as te shqiptareve te tjere. Une vete i perkas fese ortodokse (ndonese nuk jam praktikant) dhe jam nje prej tyre qe se duroj dot Janullatosin. Dhe si mua ka shume te tjere. Ai mund te kete bere shume te mira te dukshme dhe mbase shume te keqija te padukshme. Fakti qe eshte nje i huaj ne krye te kishes shqiptare mua me mjafton qe te shpreh refuzimin tim. Fakti qe i perket nj kombi i cili vetem vrer vjell ndaj nesh, mua me mjafton. Fakti qe eshte pjelle e te njejtes kishe, Kisha Ortodokse Greke qe historikisht ka dashur dhe ka helmuar perpjekjet tona si popull per te ecur perpara (sbesoj se duhet te kujtoj ketu Negovanin, Todrin etj) mua me mjafton te mos e dua. Do jem shume i lumtur kur te vije dita qe ne krye te ortodoksise shqiptare te vihet nje shqiptar.

    Shqiptari me te vertete nuk e ka zakon qe te fyeje mikun por nuk e ka as zakon te jete sylesh me nje mik qe shpesh ka dale dhe armik.

  10. #420
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    ilia spiro
    Unė jam njė gjysėm i Krishterė Ortodoks, dhe frekuentoj Kishėn si shumė Shqiptarė tė tjerė Ortodoks.
    Tė jesh Ortodoks Shqiptar do tė thotė qė brenda afreskėve tė pikturuar nėpėr kishat tona tė shohėsh gjakun e tė gjithė atyre patriotėve qė luftuan me mish e me shpirt pėr ta bėrė Kishėn tonė Autoqefale dhe tė pavarur nga kishat simotra fqinje nė Ballkan. Pas sorrollatjes sė Shqiptarėve nėpėr shekuj, sa nė kisha Serbe, Greke, Maqedone, e Malazeze ata kuptuan se tė pasurit e njė kishe Autoqefale Shqiptare, mbron identitetin tonė Kombėtar nga shkrirja dhe asimilimi me kombėsitė e tjera tė lartpėrmendura.
    Kėta themelues tė Kishės Shqiptare ishtn ata qė i dhanė njė shtysė tė rėndėsishme lėvizjes kombėtare nė vitet 1900 qė pasoi me Pavarsinė e Vendit. Ta shohėsh Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare si njė objekt kulti ėshtė njė pėrdhosje qė u bėhet kėtyre figurave tė ndritura qė dhanė gjithė ē'farė kishin shpirtėrisht dhe materjalisht pėr ngritjen e Kishės si njė Udhėheqės i ēėshtjes Kombėtare. Tani pas afro njė shekulli na vjen njė prift nga Greqia dhe duke pėrfituar nga vakumi i edukimit fetar nė vitet 1990, vendoset nė krye tė Kishės dhe si me magji shuhet kandili i Patriotizmit nė Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare...
    Ti pėrmende akte bamirėsie qė zoti Anastas Janullatos ka bėrė nė Shqipėri, hapjen e disa qėndrave pėr tė varfėrit. Nuk e di se sa ėshtė numri i tyre (jo shumė i madh) por kėto qėndra nuk kanė ndonjė ndryshim nga qėndrat e hapura nga misionerė Katolik e Protestant tė ardhur nga e gjithė bota. Biles po tė mundohemi tė vendosim njė paralelizėm, qėndrat e hapura nga kėta tė fundit janė shumė shumė herė mė tė mėdhaja nė numėr.
    Por ndryshimi ndėrmjet tyre ėshtė se hapja e kėtyre qėndrave nuk i atribohet ndonjė personi tė caktuar por komuniteteve tė tyre fetare, ndėrsa nė rastin e Anastas Janullatosit ato i atribohen kėtij personi, dhe jo Kishės Otodokse Autoqefale Shqiptare gjė qė ėshtė mė se normale pėr kėtė institucion tė bėje vepra bamirėsie si kėto.
    Ti pėrmende njė shumė rreth 13 milion Dollarė tė mbledhura nga zoti Anastas Janullatos nė ndihmė tė tė shpėrngulurve nga trojet e tyre nė Kosovė, apo dhe strehimin e 35 000 personave, gjė qė unė jam shumė i sigurt se tė gjithė ata Shqiptarė nga Kosova qė pėrfituan nga kjo ndihmė janė shumė mirnjohės ndaj Kishės Ortodokse Autoqefale, por unė edhe pėr kėtė kam njė pyetje, pėr tė cilėn ti ndoshta nuk mund tė pėrgjigjesh:
    Si nuk u bėri njė thirrje zoti Anastas Janullatos kolegėve tė tij, nė vendin e tijė tė origjinės qė nė vend tė bekimit tė ushtarėve tė shenjtė qė dėrgoheshin nė Kosovė nė ndihmė tė vėllezėrve tė tyre Ortodoks Serbė, tė mbanin mesha dhe tė luteshin pėr shpirtin e tė pafajshmėve Shqiptarė tė vrarė nga makina kriminale e Beogradit. Nuk e pamė asnjė herė tė dilte dhe tė fliste hapur, duke dėnuar bandat ēetnike tė udhėhequr nga priftėrinj Ortodoks Serbė
    Hapja e shkollave pėr fėmijė.......................
    Unė do tė kisha shumė dėshirė dhe do tė isha shumė mirnjohės nė rast se ti do tė na i shpjegoje pak mė shumė kėtė fenomenin e hapjes sė shkollave pėr fėmijėt Shqiptarė.
    Kush po i hap kėto shkolla?
    Ēfarė shkollash janė?
    Cili ėshtė programi i kėtyre shkollave?
    Ēfarė lėndėsh mėsohen nė kėto shkolla?
    Pėr ēfarė u shėrben gjuha Greke fėmijėve Shqiptare qė mėsojnė nė kėto shkolla?
    Pėrse ka flamuj Grekė nėpėr kėto shkolla tė hapura pėr fėmijėt Shqiptarė?
    Pėrse fėmijėt Shqiptarė qė mėsojnė nė kėto shkolla kėndojnė himnin Grek dhe nuk e dinė fare himnin Shqiptar?
    Nga i siguron gjithė kėto fonde zoti Anastas Janullatos pėr hapjen e gjithė kėtyre institucioneve tė bamirėsisė dhe hapjen dhe furnizimin e vazhdueshėm me bazė materjale tė kėtyre shkollave?
    Njė tjetėr aspekt qė shpesh mė bėn tė mendohem ėshtė dhe pjesmarrja e tij pothuajse nė tė gjitha aktivitetet e Organizatave apo Partive Politike qė kanė lidhje me Minoritetin Grek nė Shqipėri...
    Pėrse??????
    Gjithashtu e kemi parė zotin Anastas Janullatos tė jetė shumė aktiv nė meshat pėrshpirtėse tė ushtarėve Grekė tė vrarė nė Luftėn e Dytė Botėrore ndėrkohė qė si Kryepeshkop i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, edhe pse kėrkesa ėshtė pėrsėritur shumė herė, kurrė nuk mbajti njė meshė pėrshpirtje pėr tė masakruarit Ēamė nė Greqinė Veri-Perėndimore
    Pėrse nuk i dėnon zoti Anastas Janullatos kėto krime dhe masakra tė kryera nga bandat shoviniste Greke kundėr popullsisė Shqiptare nė Veri-Perėndim tė Greqisė?

    Ja pra kėto dhe shumė e shumė pyetje tė tjera tė ngritura nė kėto 18 vjetė, kanė ngelur pa pėrgjigjen e zotit Anastas Janullatos dhe ndjekėsve tė tijė.
    Prandaj shumica e Ortodoksėve Shqiptarė kėrkon largimin e tij nga kreu i Kishės sonė Autoqefare dhe vendosjen e njė peshkopi Shqiptar.
    Shumė dritė-hije nė veprimtarinė e zotit Anastas Janullatos e bėjnė atė tė kompromentueshme dhe tė dyshimtė pėr shumė nga besimtarėt Ortodoks Shqiptarė.

    Para se ta mbyll kėtė postim desha tė pėrmend se ne Shqiptarėt e kemi zakon tė nderojmė mikun, dhe siē thotė dhe shprehja popullore me dorėn nė zemėr ne tė hapim derėn dhe tė themi "Shtėpia ėshtė e Zotit dhe e mikut" por nė qoftė se miku e shpėrdoron besimin dhe nderin qė ne i bėjmė, atėherė ky mik duhet tė ruhet, se sipas zakonit kėrcet dyfeku!!!!!!!
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

Faqja 42 prej 43 FillimFillim ... 3240414243 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •