Close
Faqja 5 prej 31 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 308
  1. #41
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Çaushi Lexo Postimin
    Eh i dashur poet Riza!
    shume shume e bukur kjo poezi e jotja ....
    te gjitha poezite Tuja jane te bukura,kjo seq me preku n'shpirt......
    eh poet, poet paq jete te gjate...e mendja te prift gjithmone ....!
    Pershendetje Çaushi!Ka poezi qe ta lendojne shpirtin,por dhe ne poetet nuk i shmangemi dot dhimbjes.Ua di per nder pjesmarrjen tuaj ne poezite e mia se bashku me mendimet qe jepni.Me respekt Rizai.

  2. #42
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Me qyrkun e jetës e vesha ndërgjegjen.
    Tek një lule dele,po kërkoja fat.
    Këpusia petalet,s'dia ç'far do ngelesh,
    Lutesha për fatin,tjetra më zë mat.

    S'i besoja vetes,fajsova petalet,
    Përse janë të rralla dhe me numur tek?!
    Vrapova me vrap,sa grisa sandalet,
    Fatin prap kërkoja tutje tek një shteg.

    E zura pusinë-thoshja do të vijë,
    S'ka nga të kalojë veç në fluturon.
    Tek burimi i tejmë ujë do të pijë,
    Do kujtojë rininë që po i mungon.

    Kanë kaluar vite,burimi qe tharë,
    As kush s'ma tregoi këtë histori.
    Unë ngela tek shtegu si një i përdalë.
    Dhe flisja me veteh,o fat i zi.

    Po shikoja Vjosën se si nusëronte,
    Përplasur me dallgët dalloj një njeri,
    Ashtu kacafytur,dhimbjen po duronte,
    Ngushëllova veten:Shok jemi të dy.

  3. #43
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Rinia ime

    --------------------------------------------------------------------------------

    Rinia ime s'di ku është degdisur,
    nën' ca rrapishte që s'jetoin më.
    I vetëm mendohem dhe i vetëm ngrysur
    Si moj mu largove pa zhurmë e pa zë?!

    Pse njeri s'kujtohet, për djalërinë time,
    Ta kujtojë një herë,vetëm një natë dimri.
    Moj po ti e dashur,spaske hiç kujtime?
    Qoftë vetëm njëherë të jepje sqarime!

    Më e keqja është se dhe un' lajthita,
    Për asgjë s'kujtohem,si kurrë ndonjëherë.
    Rend në për tallaze,pa ujë e pa drita
    Dhe për ty rini ësht' mbyllur çdo derë.

    Po do ta kërkoj, pa e zgjatur shumë,
    Që nuk është e lehtë,jam menduar mirë.
    Do gërmoj në mal,do skalit mbi gurë,
    Një portret njeriu,me shikim të ngrirë.

    Të të them rini,je kujtesa ime,
    Ndërthurur me endërra që shpirtin tundon.
    Po të më vish prap,më ngjall shum kujtime,
    Sot mendohem kot as gjë nuk ndryshon.

  4. #44
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Koka më mbetet mbrapa

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nisem rrugës i menduar,
    Për të qarë,për të vajtuar.
    Rrugë e gjatë më lodh shumë,
    Rrugë halli,s'flë dot gjumë.

    Kam ca ditë që jam vonuar,
    Syri liqen i lotuar,
    Se mos varri ka ndryshuar,
    Vij vërdall për ta takuar.

    Rrugës mëndja ku s'më vete,
    Kujtoj hallin qaj me derte.
    Prap gënjehet mëndje shkretë:
    Nuk ke vdekur,jo Zh.....ë!

    Zbres në Durrës si i trëmbur,
    I mërzitur,zemërdhembshur.
    Po tani ku do shkoj unë?
    Në varreza kam një punë.

    Duart i mbush me karafila,
    T'ia jap motrës t'u mbajë erë.
    Unë erën i marr dheut,
    Ta mbaj mend,të vij përherë.

    Sa hedh këmbët në varreza,
    Sytë shkrepin retë e zeza,
    Ikën mëndja ,turbullohet...
    Ku është varri,mos gabohem?

    Varri dallon nga të gjithë,
    Një lëndinë plot me lule.
    Flutura në ballë të varrit
    Ndrin si dielli i beharit.

    Buzëqeshur,krahëhapur,
    Ngjitur te pllakë e mermerit,
    Bëj të flas,por nuk flas dot,
    Sytë e zez rrëke me lot.

    Varrit i vij rreth e rrotull...
    T'ia dëgjoja paksa zënë.
    Mos çudi,vërtet ka ndodhur
    E më çohet shpejt në këmbë!

    E vë dorën përmbi varr
    Mos i ndjej rrahjet e zemrës;
    Shpresoj që ta gjëj të gjallë,
    Siç e pashë mbrëmë në ëndërr.

    I them motrës dy-tri fjalë;
    Jemi zhur për të të parë,
    I ndes një qiri tek koka,
    Të ketë dritë si gjithë bota.

    Largohem me mall nga varri
    Sy e zemër pikëlluar.
    Koka prap më mbetet mbrapa,
    Mos harroj pllakën e shkruar.

  5. #45
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ejani po ju pres....

    Pranvera erdhi,unë e mallkoj majin...
    Jo,nuk e dua,le të më mbajnë mëri!
    Le të më talli,kush s'ma di hallin,
    Si shpirtin tim e dogji maj'i zi.

    Kam shumë kohë,q'e mbaj derën hapur...
    Më gënjen mëndja:"Do kthehen përsëri".
    Përse u vonuat? Ç'demon u ka kapur?!
    A e dini ju që unë jam në Zi!

    Në mos më besoni,pyetni Perëndinë,
    Tek ajo rrëfehem herët çdo mëngjes.
    As gjë në shtëpi,nuk po ma ngop synë,
    Aman Nënë dhe Babë,....Ejani....po ju pres...?!

  6. #46
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Herë-herë
    S’nxjerr as pëshpëritje.
    Herë flë gjumë
    Pa i mbyllur syt.
    Herë më duket
    Si kur jeta më ka zënë
    Në fyt.

  7. #47
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Vëndlindjes...

    Kur të jem harruar,
    Mos më kërko!
    Kur të jem larguar,
    Pritëm, se do të vi!
    Kur të kem vdekur,
    U gëzo...!
    Do të më kesh pranë
    Si molla në gji....

  8. #48
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Gjumi...

    Malkim a nder për mua,
    S'e di se ç'mund të jetë?!
    Kur nuk shikoj ç'far dua,
    Si ta mbyll synë e shkretë?!...

    Kur njerzit vuajnë,vriten..
    Dhe kënga ndihet rrallë,
    Për hiç zemrat zhuriten,
    Ç'të çlodh o moj qepallë?!

    Mallkim a nder për mua,
    Që ditë e natë rri zgjuar.
    Qerpiku m'u farkua
    Porsi shigjetë e pluar...

    Jam bërë kalë i sertë,
    Që s'më vë dot në fre,
    O mik,s'e kam të lehtë
    Si të tjerët dhe unë të flë!...

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anëtarësuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Psherëtimë

    U rrëzuan shpresat ,
    Ranë një nga një.
    Ikën porsi vesat
    E s’u kthyen më.

    Mbeti psherëtima
    Si një erë e marrë;
    Herë më fryn në vesh,
    Herë më puth në ballë

    Herë futet në gjoks
    E bëhet furtune,
    Herë më flet në ëndërr
    E më lë pa gjumë.

    Ikëm dhe u ndamë,
    S’dimë për njëri-tjetrin.
    Vetëm psherëtima,
    Në zemër na mbeti.


    vargje shume te bukura dhe prekese ...

  10. #50
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga jul-linda Lexo Postimin
    vargje shume te bukura dhe prekese ...
    Pershendetje jul-linda!Faleminderit.

Faqja 5 prej 31 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •