Close
Faqja 3 prej 31 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 308
  1. #21
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    "Kthyer në grehinë"

    M'u thanë lotët,m'u zu zëri,
    Vetëm dhimbje ndjej në shpirt.
    Jam përvëluar i tëri,
    Kthyer në grehinë-meit.

    Ikin ditët si të marra,
    Dikush qesh e dikush qan.
    I vetmuar si më para
    Dhe putanat s'më kanë xhan.

    Në rrëmujë i hallakatur,
    humbas veten,diçka ndjej.
    S'di ç'far paska ndodh'-jam plakur,
    kthyer në poet rrebel.

    Arratisem brënda vetes,
    Por dhe vetia s'më pranon,
    Vdekur,ngjallur me rrëmete,
    Të hutuar më shikon.

    Ditën kaloj mbi tastjera,
    gërmat, fjalët ngatërroj,
    Nga lëviz ndeshem me plehra
    Dhe të mirën s'e dalloj.

    Lutem Zotit,Perëndisë,
    S'ka i laç që më shëron.
    Vetëm shpirti i poezisë,
    Shpetimtare e natës von.

  2. #22
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ankth...

    S'di sa fjeta ,shpejt u zgjova,
    Pashë një ëndërr u trishtova,
    Mëndja shumë e turbulluar,
    Zemra prush e përvëluar.

    Syri lotin bëri gati,
    Qielli shpejt e shtoji inatin
    Retë u nxinë,malet nuk duken,
    Qielli ulet,dielli zhduket.

    Shkrepëtin, gjëmon rrufeja,
    Ecia rrugës,s'di nga veja.
    Zbrisja nga majë e një mali,
    Ndrin zallishtja ditë behari.

    Sikur deti më afrohej,
    Hëna natën më largohej,
    Sikur lahesha në lumë,
    Mbi një gur,sikur flë gjumë.

    Zog u bëra fluturova,
    Mbi një breg shkova qëndrova,
    S'di ç'far bëja,s'di ç'shikoja,
    Nuk mbaj mënd kë po kujtoja.

    Zgjohem shumë i dallëndisur,
    Ujë në djersë,fytyrëprishur.
    Rri mendohem,nuk kujtohem,
    Shtrihem prapë të rehatohem.

    Sa mbyll sytë,sikur notoja,
    Mbi një lumë natën kaloja,
    Sikur zhytesha shumë thellë,
    Deti si fuçi me verë.

    Ç'far s'shikoja jam habitur,
    S'lashë njeri pa e mërzitur,
    S'gjëja kush fajin ma kishte,
    Pse s'ma thoshin shqipërishte.

    Endrrat që po më mundojnë,
    T'i largoj se më ngacmojnë,
    Ta shoh jetën me sy tjetër,
    Jo errësirë gjithë jetën.

  3. #23
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Qiparisi

    Me lot kam mbjellë një qiparis,
    Tek varri i nënës në pranverë
    S’besoj kjo pemë të të bezdisë,
    Veç hije e fresk të sjell në verë.


    Në maj kur vitin do të mbushë,
    Do lagen degët me pika loti,
    Ti qiparis do jesh dikush
    Një avokat i madh tek zoti.


    Si dëshmimtar i gjithësisë,
    Do t’më tregosh ti për çdo stinë,
    C’far halle dalin aty poshtë
    Sa njerëz shkojnë, sa njerëz vijnë.


    Kështu të dy do miqësohemi
    Në jetë të jetëve s’do të harroj,
    Ti qiparis jet e poetëve ,
    Për gjethin tënd vargu lotoj.

  4. #24
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Njerëzit lodhen....

    Njerzit lodhen, lodhen dëshirat
    dhe pllakat majolike në mur.
    lodhen akullnajat,shtigjet dhe shirat,
    foshnjat që s'u lindën kurrë.

    Lodhen shpirtrat dhe ikjet,
    thinjen fjalët dhe zogjtë
    dhe në karrigen elektrike,
    pritja e gjatë ka ftohtë....

    Lodhet durimi dhe nderi,
    lodhet fara nënë tokë,
    lodhet në statuja mermeri,
    lodhen dhe lodhen kot.

    Lodhet harresa dhe koha,
    lodhet dhe lodhja vetë
    Unë trupin tim poshtë e hodha,
    siç flakim në vapë një xhaketë.

  5. #25
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Më pyesin shokët:Pse rri i vetmuar?!
    Ti ke qënë çapkën,i hedhur dhe i ditur!
    Pse nuk të shikojmë njëherë të gëzuar?
    Vallë ç'far ka ndodhur,që të ka tronditur!

    Unë s'u kthej përgjigje,kthehem i pa ditur,
    Dhe shkak nuk u lë që të më kuptojnë.
    Veç në zemër ndjej një yll që është fikur
    Dhe udhën e jetës më s'do ma ndriçojë.

  6. #26
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Përse të qesh,
    mund të ma thuash!
    A mund te qesh,
    një i helmuar.

    Jo s mund të eci
    Me hap gazmor,
    Më ngecet fryma
    në kraharor.

    Më lodh një brengë
    sa s mund ta shpreh
    Ma përplas shpirtin
    nëpër rrëke.

  7. #27
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Psherëtimë

    U rrëzuan shpresat ,
    Ranë një nga një.
    Ikën porsi vesat
    E s’u kthyen më.

    Mbeti psherëtima
    Si një erë e marrë;
    Herë më fryn në vesh,
    Herë më puth në ballë

    Herë futet në gjoks
    E bëhet furtune,
    Herë më flet në ëndërr
    E më lë pa gjumë.

    Ikëm dhe u ndamë,
    S’dimë për njëri-tjetrin.
    Vetëm psherëtima,
    Në zemër na mbeti.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Psherëtimë

    U rrëzuan shpresat ,
    Ranë një nga një.
    Ikën porsi vesat
    E s’u kthyen më.

    Mbeti psherëtima
    Si një erë e marrë;
    Herë më fryn në vesh,
    Herë më puth në ballë

    Herë futet në gjoks
    E bëhet furtune,
    Herë më flet në ëndërr
    E më lë pa gjumë.

    Ikëm dhe u ndamë,
    S’dimë për njëri-tjetrin.
    Vetëm psherëtima,
    Në zemër na mbeti.
    Bukur, bukur, bukur! Me shume se kaq, do genjeja!
    -----------------------------------------------
    Të krijosh domethënë....të krijosh.

  9. #29
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Bukur, bukur, bukur! Me shume se kaq, do genjeja!
    -----------------------------------------------
    Të krijosh domethënë....të krijosh.

    Pershendetje Mondi!Faleminderit qe merrni pjese ne leximin e poezive te mia si dhe per vleresimin qe ju beni.Ju uroj gjith te mirat ne çdo fush te jetes.Me respekt Rizai.

  10. #30
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Po kjo ç'pati?!...

    Ç'mu kujtove sonte mbas kaq vitesh!
    Baluket përmbi ballë e vetullën gajtan.
    Sikur lot,e me vargjet e mia zbavitesh,
    Unë të ndjek nga pase nuk gjej derman.

    Virem në mendime.......Po kjo ç'pati?!
    Filloi të tallet me mua përsëri?
    Edi, jam thinjur-më ka rënë takati.
    Në shpirt ndizem flakë,si çunak,si ty.

    Vitet kishin bërë punën e tyre.
    Harresa kishte zënë myk.
    Ç'mu kujtove,ç'më dole para syve?
    Më mirë do të ishte, një litar në fyt.

Faqja 3 prej 31 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •