Close
Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 308
  1. #141
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    S'rroj dot pa ty....

    Të kujtoj ç'do ditë,
    Të kam në shpirt.
    S'rroj dot pa ty,
    O yll,o dritë.

    S'ka harrim
    Për zemrën tënde.
    Jam në trishtim,
    Jetoj me dhembje.

    Nga do që shkoj,
    Ti nuk më ndahesh.
    Zaptove mendjen,
    Me lot po lahesh.

    O hënë e bukur,
    O shpirt i dhëmbur,
    Po rënkon dheu,
    Dielli është trembur.

    Po qan lëndina,
    Se nuk ka lule.
    Ankohet qielli,
    Yjet pse çkulen?

    O shpirt i tretur,
    I përvëluar,
    Si duron dhimbjen
    Në kraharuar?

    S'rroj dot pa ty,
    Je pjesë e jetës.
    Mos më largo,
    Se humbas shpresën.

  2. #142
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Të kujtoj ç'do ditë,
    Të kam në shpirt.
    S'rroj dot pa ty,
    O yll,o dritë.

    S'ka harrim
    Për zemrën tënde.
    Jam në trishtim,
    Jetoj me dhembje.

    Nga do që shkoj,
    Ti nuk më ndahesh.
    Zaptove mendjen,
    Me lot po lahesh.

    O hënë e bukur,
    O shpirt i dhëmbur,
    Po rënkon dheu,
    Dielli është trembur.

    Po qan lëndina,
    Se nuk ka lule.
    Ankohet qielli,
    Yjet pse çkulen?

    O shpirt i tretur,
    I përvëluar,
    Si duron dhimbjen
    Në kraharuar?

    S'rroj dot pa ty,
    Je pjesë e jetës.
    Mos më largo,
    Se humbas shpresën.
    Ah i nderuar,po u jetohka,po si??
    Poezi shum shum e qelluar!Ju Lumt!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  3. #143
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Ah i nderuar,po u jetohka,po si??
    Poezi shum shum e qelluar!Ju Lumt!
    Pershendetje e panjohura.Te uroj nje fundjave te mire shendet e gjith te mirat.Respekte

  4. #144
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Po ku je?!......

    Në gjirin e kësaj nate,
    Sy e qerpikë rrinë zgjuar.
    Ti moj flutur,ç'dreqin pate,
    Që mi fërkon buzë e duar?!

    Po ku je,pse nuk më shfaqesh?
    Si fantazmë luan me mua.
    Unë e di që ti kënaqesh,
    Ti s'e di sa shumë të dua.

    I zgjat duart nga tavani,
    Në boshllëk gishtat më prekin.
    Rrekem,tretem...,vuan xhani,
    Nëpër ëndrra shpresat vdesin.

    Mos më thuaj që s'jam gjallë,
    Mos lexo lotin e derdhur.
    Duku,duku edhe rrallë,
    Ta tres mallin që kam mbledhur.

  5. #145
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    I Helmuar..

    Kur tokës ju zhurit balta,
    U ça , u coptua.
    Dhimbja nisi me shtërngata,
    U derdh për mbi mua.

    Lojën që bëjnë rrufetë,
    Në qiellin e rrudhur,
    E di shpirti im vetë
    Në kafaz i ndrydhur.

    Dimri vjen i babëzitur,
    Borë e akullnaja.
    Dhimbje,sa më ke mërzitur,
    Je veç nga dyniaja.

    Ftohtësirë e kësaj mbrëmje,
    Honet nëpër shpirtëra.
    Rrugës eci veç me dhembje,
    Pas më ndjek e liga.

    Dhe lumenjtë të turbulluar,
    Godasin shkëmbinjtë,
    Ngela jetës i hutuar,
    Me thonj çjerr turinjtë.

    Nëpër baltra llokoçitur,
    Zverdhur,limonuar,
    Dhimbje zemrën ke zhuritur,
    Më le të helmuar....

  6. #146
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Dhimbje!


    Pse me ndjek hap pas hapi
    Ti dhembje e shemtuar
    Asgje borgj nuk te pata
    Qe ne shpirt m'ke pervluar!

    Pse nuk ndalon hapin
    Pse nuk me len te qete
    Me lesho nga ato kthetra
    Te jetoj kete qe me ka mbet!

    Pse nuk e ndal rrugetimin
    Pse udhton bashk me mua
    Me lere vetem nje moment
    Dua nje qast me te harrua!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #147
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    S'e di...

    Ke parë si qajnë degët nga era,
    Si rënkojnë fletët e rëna për tokë?!
    I habitur,përgjysëm mbeta tek dera,
    Ku të shkoj!....Ku ti gjëj të mirët shokë?

    Ku të mbështetem nga stuhitë e marra,
    Nga dallgët tërmet,mbi ç'male të rri?!
    Po ëndrrat e liga,të përdala,
    Si ti heq,kur s'kam njeri?!

    Me ty mbeti shpirti im,
    I plasur tek pragu i derës.
    S'e di,kur do ta marrësh atë vendim
    Të mos qaj si dega e erës?!......

  8. #148
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nëse lotët......

    Mua më njohin më shumë,
    lumenjtë se njerzit,
    që fëmijë u dashurova me pagjumësinë e tyre,
    kur plot vrull vërshonin.....
    Nëse lotët,
    i kam derdhur si vesa e mëngjesit,
    kam dashur që ata
    kurrë të mos shteronin...

  9. #149
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Qëndrova....

    U ropita posht'e lart së koti,
    Në horizont kërkova lumturi.
    U fala, u luta tek Zoti,
    E gjith ç'far gjeta ishte vetmi....

    E shikoja jetën si nusëronte,
    Llambushkat e zemrës si mbanin zi.
    Kërkova pak dritë të më ndriçonte
    Dhe vetë kjo dritë qe zbehtësi.

    Në fund qëndrova tek strehëz e vjetër
    Dhe tek e para dashuri.
    Atje ku malli bëhej vepër
    Dhe vet njeriu quhej njeri....

    Në vënd të huaj,me fyerje vetëm,
    Din ta shpërblejnë ç'do miqësi.
    Shtëpia ime ku natën fjetëm,
    Eshtë e tërë bota,Je Perëndi.....

  10. #150
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Lutje shpirti....

    Sa ndjehem ngushtë nga dhimbja jote,
    Sa të pa aftë veten e ndjej.
    Ti rri e heshtur brënda porte,
    Lufton me djaj e me çakenj.

    Ti rri e shtrirë e shtrati lodhur,
    Rënkimet, dhimbjet muret çanë.
    Kjo dhimbje thellë e kudondodhur,
    Në largësi na solli pranë.

    Un' trim'i jetës, s'di pse u trëmba,
    Të vetmin çast zë e mallkoj,
    Një bubullimë doli nga zemra
    Dhe pik e lotit gurin shpoi.

    Me psherëtimë fola dhe unë,
    Me lutje shpirti rrjeshtat shkrova.
    O Zot,o Zot mjaft prishe punë,
    Largoje dhimbjen nga strehët tona.

Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •