Pershendetje Zotni i nderuar A.Doçi.E kam thene dhe e perseris prap: E quaj per nder leximin dhe vleresimin e poezive te mia.Une karjeren e poezise e kam filluar shum von,panvarsisht deshirave te hershme per tu marre me te.Jeta juaj eshte komplet poezi ,kaq do te mjaftonte per te bere dallimin e nivelit poetik te njerit apo te tjetrit.Deshira ime eshte qe te shkruaj me aq sa mundem dhe ndjehem i lumtur( te mos e fsheh) qe dikush e lexon dhe ndjen diçka,ndersa kur i lexono ju kjo i kalon permasat sepse marr mendim nga nje njeri profesionist dhe teper i sukseshem ne ke te fushe.Ju falenderoj nga zemra per gjithçka shkruani per mua.Me respekt Riza Çato.
Valë e jetës më shtyn e më mundon,
Të gjithë në rrjedhë dhe lumenjtë njerëz,
Nga mbytja secili përpiqet të shpëtojë
E rritet i padukshëm oqeani i djersës.
Kudo që shkoj në shëtitje a punë,
Mendoj edhe në heshtje mendoj.
Problemi jetë kërkon zgjidhje nga unë,
Ndaj vetë mendimit krahun i shkoj.
Larg u qëndroj klubeve të vona,kafeneve
Ku villen sërisht të ligat mendime,
Vështrimin hedh në mijra mëngjese,
T'i hap një dritare më tepër jetës sime.
Përshëndetje Riza!
Natyrisht që nuk i heq asnjë presje mendimit tuaj por.......e kjo por na ka prishur shumë punë.Sepse realiteti është ashtu siç e shkruani ju,unë,të tjerët,atyre që ju dhëmb diçka në shpirt e natyrisht që hera herë edhe i trëmb.
Po mundohem edhe unë të hedh dy vargje.
Por dritaret na i mbyllin
Edhe mëndjen po e lemë
Nga ata që djegin pyllin
Ndaj nuk mbillet asnjë pemë
Eh!
U mundova të bëj diçka!
Pershendetje Beso!Faleminderit per impenjimin tuaj ne poezi.Vargjet e dhimbjes jane prekes per kedo,por jo friksues.Njerzit jane ndeshur e do te ndeshen me dhimbjen vazhdimisht.Dhimbja si motiv apo si ndjene eshte bashkeshoqeruese e jetes ajo gjithashtu eshte dhe edukuse, qortuse per moshat e ndryshme.Beso je i kudo ndodhur ne forum.Me behet qejfi qe aktivizohesh tek tema e Z.A.Metballa ne zgjidhjen e gjeagjezave dhe per titullin shef qe ta kan vene plus humorin e lezeçem qe sjell ne to.Respekte mik i nderuar Beso.
shum nga ne kemi perjetu kete
por mbas disa kohe harrohen krejt
duhet pak vujtje per te jetu mirê
per te pa gabimet si ktu kemi mbrri
mirêsia te ben me shum dem ty
duke lan veten keq epim tjerve lumturi
nuk shkon dem, keto jan pare ne konto
dita e mir vjen asgje nuk shkon kot
gabim bejm nese perkledhin viktimen
sa te jem viktim tjert na kthejn shpinden
kur ngiritem te fort sejcili asht kyrioz
si arriti viktima te jetoj ne luksooz...
nuk dua te qaj per veten ska kuptim
te tjert nuk te qajn kjo asht shemtim
ka ardh kohê e indiferences
materialit,luftes dhe shkences
invividual ne demokraci
vall diqka logjike ska ne ket fillozofi
demokraci asht vullnet i popullit
ku asht ai popull kur ndihesh vetun me Zotin
ah sa te fort jan trimat e reskapuar
kur kan pa vdekjen me trup e me duar
sa mir e shijojn jeten mbas tragjedis
me tjer sy i shofin edhe antaret e shtepis...
Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 27-01-2009 më 15:48
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Jeta është e gjatë
Për ata që presin shkurt.
Eshtë e shkurtër ajo e ngratë,
Për ata që ngutjen kanë kut.
Veçse, krejt bosh,
Po s'dite ta jetosh!
jeta asht e shkurt
kur dita shkon pa punê
krijimi ap jetê
penda asht mbret
emocioni i fort
nxejerr fjalê nga zemra
zemra flet lirshem
kur flet nga dhembja
qka asht e mirê
asht e bukur
qka adhurohet shum
asht rrezik per te humbur
asnjiher s'jem mjaft te kujdes'shem
me von kuptojm sa ishim te vlershem
pervoja asht diplmoma
mjerisht nuk i jetojmê dy jeta....
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Krijoni Kontakt