Close
Faqja 64 prej 90 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 631 deri 640 prej 891
  1. #631
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Shkodranet, nuse në Serbi

    E hapa këtu, pasi unë e quaj problem, se kohet e fundit shume raste te tilla po ka.

    “Super Darko” dhe Vera duken të kënaqur me jetën e re




    Për shkak të mungesës së nuseve, meshkujt nga rrethi i Visegradit të Serbisë udhëtojnë bashkë me përkthyes dhe familjarë për të kërkuar nuse në Shqipëri. E japin pastaj besën dhe pason fejesa. Puthja e parë vjen tek pas martesës.

    Nga Express më 10.01.2009 në ora 8:37

    Nuset e reja nga Shqipëria kanë nisur të vijnë në rrethin e lumit Drina. E para erdhi në fund të vitit 2008, në fshatin Paocici, rreth pesëmbëdhjetë kilometra larg Visegradit.
    Është Vera Çardaku (31), nga rrethi i Shkodrës, ajo që ishte martuar me Darko Stjepanovic (30).

    Pa dasmës sipas zakoneve tradicionale shqiptare, e pastaj edhe sipas atyre ortodokse, dy të sapomartuarit jetojnë në një pronë familjare në fshatin Paocici, bashkë me prindërit e Darko’s. Banorët e pakët, dhe kryesisht të moshuar, të fshatit pajtohen në një gjë – se Vera për një kohë të shkurtët arriti që ta rilindte shtëpinë e Stjepanovicëve. Në shtëpi dhe përreth saj gjithçka është në vend. Fqinjët thonë se nusja e Darko’s është adaptuar shumë mirë në Paocici, si të ishte lindur atje.

    “Një nuse e tillë mund vetëm të dëshirohet”, e lavdërojnë të gjithë, ndonëse as dhëndëri darko nuk e fshehë kënaqësinë. Siç thotë, për shkak të dashurisë që ishte kismet dhe të një jete më të mirë, Vera vendosi që të shkonte larg vendlindjes, ndërsa në rrethin e Visegradit, gjegjësisht në fshatin Paocici, ku edhe ndodhet prona e Stjepanovicëve, ajo është pritur shumë bukur. Aq më tepër dihet se ka kohë që vajzat pa shumë dëshirë marrohen me meshkujt nga këto fshatra.

    “Ka ardhur një kohë e çuditshme. Vajzat sapo ta ndjejnë asfaltin nën këmbë nuk donë të kthehen më në fshat, ku ka prona, mjaft kafshë shtëpiake, dhe gjithçka që na duhet për një jetë të mirë. Prandaj edhe vendosa që të merrja rrugë drejt Shqipërisë, të gjej një nuse për vete, për një jetë të lumtur në fshatin tim Paocici”, tregon Darko.

    Thotë se një shok i tij nga Ivanjica, i cili po ashtu është martuar me një shqiptare, e këshilloi që ta bënte këtë gjë, por edhe ku ta kalonte kufirin dhe në cilën pjesë të Shqipërisë të shkonte për nuse. Pasi gjeti një përkthyes, Darko, bashkë me edhe dy kushërinj nga Visegradi, u nis me veturë për Shkodër përmes Malit të Zi, në fillim të vitit 2008.

    “Kur arritëm në rrethin e Shkodrës, i vizituam 15 shtëpi, të cilat kishin vajza për martesë. Mund të zgjidhja, filluar nga ato të moshës 16 e deri te ato të moshës 40-vjeçare, por ja që unë e zgjodha vera Çardakun, vajzën e Nocit dhe Zhelinës, të cilët i kanë edhe tetë fëmijë”, tregon Darko.

    “Sipas zakoneve të atjeshme, për fejesë më është dashur që me vete të merrja një zinxhirë ari, me një varëse me shkronjën e parë të emrit tim ose me një kryq, një unazë, një byzylyk dhe një palë vathë. Po të kishte munguar cilado nga këto, unë s’do të kisha mundur ta kërkoja. Dhe, edhe diçka, Verës s’do të mund t’i propozoja martesë i vetëm, kështu që bashkë me mua duheshin të ishin së paku edhe shtatë familjarë”. Herën e parë vetëm e kishte parë, derisa ajo po parakalonte para tij, si në ndonjë pasarelë mode.

    “Herën e dytë e dhashë besën, e herën e tretë e fejova. Vetëm pas kësaj guxoja ta përqafoja. Herën e katër shkova për t’u marrë vesh rreth dasmës me prindërit e saj, kurse tek herën e pestë munda që ta nxirrja jashtë shtëpisë”, vazhdon Darko rrëfimin e ti interesant.

    Tregon edhe për atë se si krushqit është dashur që të shkonin para orës 12, sepse po të vonoheshin nga dasma s’do të kishte gjë. “Tek pas përfundimit të martesës në shtëpinë e saj, për herë të parë e përqafova dhe putha në veturë, pasi e kaluam kufirin me Malin e Zi. Në Paocici na priti i gjithë fshati dhe familja, që kishte ardhur enkas për këtë rast. Të gjithë donin ta shihnin nusen nga Shqipëria. Vera ua puthi të gjithëve duart, duke u përkulur para secilit prej tyre, posaçërisht para nënës dhe babës tim. Ishte ky momenti kur isha njeriu më i lumtur në botë” tregon Darko.

    Vera Çardaku tash tre muaj jeton në Paocici, me burrin dhe prindërit e tij. Gjuhën serbe e flet dobët por, siç thotë, kupton mjaft fjalë. Prandaj çifti dhe familjarët e shfrytëzojnë fjalorin e madh ‘Serbisht-Shqip’. Në pyetjet e shumta Vera zakonisht përgjigjet me: “super”. “Super Darko, super nëna dhe super baba, super fshati”, janë përgjigjet dhe komentet e saj më të shpeshtë në pyetjet e kureshtarëve.

    Darko thotë se kalojnë shumë mirë mes vete dhe se i pëlqen sesi Vera i ka pranuar prindërit e tij dhe obligimet e shumta në shtëpi dhe në fushë. “Duhet të pranoj se nuk isha mësuar me këtë ritëm të punës. Por, për një kohë të shkurtër sa jemi të martuar, Vera ka ndikuar shumë në mua. Ajo insiston në kryerjen e përditshme të të gjitha punëve, që në fshat ka sa të duash” sqaron Darko.

    Për shkak të migrimeve nëpër fshatrat e rrethit të Visegradit, përreth lumit Drina dhe drejt Bajina Basta, një numër i madh meshkujsh mbesin të pamartuar. Por, edhe ata tani po mendohen që të shkojnë gjurmëve të Darko’s dhe të krijojnë familjet e tyre me kohë. (Politika)



    Burimi: /Gazeta Express/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #632
    Derisa burrat shqiptare ikin ne emigracion dikush duhet ti marri per nuse beqaret e Shqiperise. Apo ti lejme me mire te kalben aty femrat shqiptare ne vetmi, ose me burre shqiptar ose hic?!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #633
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Serbet ankohen se shqiptaret po cojne koloni lol

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=89635

  4. #634
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Zhikica i shkrete qemka me syze saldatoresh ,por dhe nusja jone si handikapate me duket! Te tilla nuse qe aplaudon edhe ky tipi ja kemi fale qe te shtoje rracen e bukur srbe! Sikur po shof filmat e Kusturices ...Tashti NJE TJETER TALEBAN (OSE SRP) KA HAPUR TE NJEJTEN TEME !Organizimi po calon te dashur minj...

  5. #635
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ..pfff ..seshte asgje kjo ...po nese gjen me mir ne te martohen kujt po i plas ....

    keshtu ishte edhe ne Kosov para luftes , vajzat kosovare - shqiptare - u martojshin me serb , kam ndegju shum raste qe u martojshin , disa vajza prej tyre nuk u martojshin , n'fakt u martojshin pak per shembull , nji nate apo dy net , kjo asgje seshte , shkojshin bujshin neper banesa-shtepia- te serbeve mas dy dite u ktheheshin ne shtepi , dhe asgje askujt prind e pytshin ku ishe mbreme parmbrem , vajza ju pergjigjke te nji shoqe edhe hajt asgje ...
    po flas per para luftes , qe ikam njoft disa vajza te gjenerates sime prej 1978'79'80'81'82'83'84 - 1985...te kjo gjenerat ndodshin keto gjera ...tani e tutje qe pas perfundimit te luftes nuk kam ndegju ndonji rast qe eshte martuat ndonji vajz nga kosova me ndonji serb...., kurse prej qytetev te shqiperis kam ndegjuar-lexuar neper ,forume, gazeta qe jan martuar vajzat shqipetare me serb.
    mirpo eshte kaluse kjo periudh .

  6. #636
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ..u trashigofshin...

  7. #637
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Le te bejne qfare te duan eshte nje gje personale per gjithkend nuk mund ta ndalim nese dojne vet

  8. #638
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Hajde mor Zhikica hajde!
    Djal azgan qënka! Sytë xixa i lëshojn.
    Unë kisha një pyetje në lidhje me atë fotografinë e parë, kush janë ata njerëzit në krah të çiftit?
    Duket sikur këta janë prindërit e nuses!
    Ky i jati duket burrë i urtë dhe i mënçur, por mamaja si shtriga tek filmi "Borbardha" qënka.
    Hjde jetë të lumtur çiftit dhe emrin djalit jam i sigurt që do tja vënë Sllobodan.
    U shofshin të tërë këta rraca e pjerdhur, që i thokan vetes Shqiptar.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #639
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Me pak fjale, vajzat kerkojne dem, pardon, djem se ska ne fshat? Oburra cuna nje vizite fshatrave te Shkodres ti kthejme gjallerine !! ! ! !
    Pse mor burr po na mundon deri në malsi të Shkodrës, ato po janë ndezur për dem, le të bëjnë një rrugë deri posht në Shkodër.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  10. #640
    Besimtar Musliman
    Anëtarësuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    60
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Serbet ankohen se shqiptaret po cojne koloni lol

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=89635
    Kjo nuk do te thot asgje, ne kemi hallin me arabin ata i kemi "armik", sepse keta greket shqipfoles vllazrohen dhe martohen me dashuri me serbet. Ato lindin kriminel qe pastaj masakrojne shqiptaret e kosoves, po kjo ua ben qefin shumve ketu edhe vetem per nje arsye, pse jan musliman.

Faqja 64 prej 90 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •