Close
Faqja 1 prej 29 12311 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 573
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

    Identiteti evropian i shqiptarėve

    Njė esse mbi identitetin shqiptar nga Ismail Kadare

    Sprovė

    1

    Nė shkurt tė vitit 2006, kryekomisioneri i Kėshillit tė Evropės, Baroso, fluturoi me avion pėr nė Tiranė, pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Shqipėrisė sė vogėl me kontinentin e madh evropian.
    Disa vite mė parė fjala “marrėveshje” e pėrdorur pėr Evropėn, do tė ishte fatale nė Shqipėri, madje aq fort, saqė do tė ēonte nė burg ose nė pushkatim cilindo. Pėr Evropėn ishte e pėrshtatshme vetėm njė fjalė, ajo e kundėrta me marrėveshjen, pra “mosmarrėveshja”. Mosmarrėveshje e plotė, e palodhshme, e pėrjetshme.
    Ky ishte urdhri numėr njė i kohės. Programi i pandryshueshėm komunist. Thėnė ndryshe: verdikti kundėr Shqipėrisė.
    Nė dhjetor tė vitit 1990, ky verdikt u shkel me kėmbė e u thye. Fjalėt “e duam Shqipėrinė si Evropa”, ishin tė parat qė gjėmuan nė trajtėn e njė himni, e njė programi tė ri. E bashkė me to, disa javė mė pas, shtatorja e njeriut mė antievropian qė kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu.
    Qė nga ajo kohė Evropa, mė saktė Evropa atlantike nuk pushoi sė qeni xanxa kryesore pėr shqiptarėt.
    Mė 1997, kur pėr turpin tonė, shteti shqiptar ra, ishte Evropa qė na u gjend nė fatkeqėsi. S’na erdhi ashtu siē e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di ēfarė, por me armė dhe topa, pėr tė na pajtuar me njėri-tjetrin. Pėrpara se Evropa me NATO-n tė merrnin kėtė vendim tė madh, disa herė u ngrit dyshimi se mos shqiptarėt e ndėrkryer, ashtu tė armatosur siē ishin, tė qėllonin trupat ndėrhyrėse.
    Pėr fat tė mirė, kjo nuk ndodhi. Midis marrėzisė, populli shqiptar e bėri sė paku njė gjė tė menēur. Nė vendin ku mosprekja e kufirit prej ēizmes sė ushtarit tė huaj, ishte kthyer nė mit, asnjė armė, qoftė edhe pėr zakon, nuk u shkreh kundėr ushtrisė euroatlantike. Ishte hera e parė qė nė historinė shqiptare ndodhte njė gjė e tillė. Ajo ishte njė dėshmi e madhe: dėshmi prekėse, se atė ushtri qė po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarėt e quajtėn si tė tyren.
    Vetvetishėm midis kaosit, pa retorikė integruese, pa u shtyrė prej askujt, shqiptarėt treguan qartė se ndiheshin evropianė. Ata nėnshkruan kėshtu njė akt monumental: rigjetjen e Evropės sė humbur.
    Dy vite mė pas, si njė pėrgjigje e mirėkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njėjta ushtri euroatlantike, me avionė, raketa e bombardime, ndėrhyri pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė jashtme, Kosovės.
    U duk sikur kontinenti mėmė, i penduar pėr harresėn e gjatė, po kujtohej mė nė fund pėr popullin e braktisur.


    2

    Nėse marrėdhėniet e Evropės me mė trillanin e tre gadishujve tė saj jugorė, Ballkanin, mund tė thuhej se ishin kundėrthėnėse, ato me shtetin e vogėl shqiptar, e kapėrcenin ēdo pėrfytyrim.
    Pėrpara se tė kujtojmė tepėr shkurt kronikėn historike, le tė sjellim ndėr mend vitet e tranzicionit, ato qė i mbajnė mend tė gjithė.
    Fill pas dehjes sė parė pėr Evropėn, madje mu midis dalldisjes pėr tė, nuk u bė e qartė asnjėherė se ēfarė e shtyu qeverinė e parė demokratike tė bėnte njė lėvizje kundėrthėnėse. Krejt si njė shpend i verbėr, njė dėrgatė shqiptare fluturoi me avion pėr nė Xhedal, fluturim pas tė cilit Shqipėria u gdhi nė Ligėn Islamike.
    Opozita e majtė bėri njėfarė zhurme, kundėrshtuese, qė u quajt me tė drejtė e pasinqertė, ngaqė kur ajo vetė erdhi nė pushtet, nuk bėri asgjė pėr ta rishqyrtuar anėtarėsimin ende tė paratifikuar nė Parlament. Kjo u shpjegua dymėnyrash. E para, se opozitės, sė akuzuar, pėr shkak tė liderėve tė saj, si grekofile, i interesonte njė ngjyrim i tejshquar islamik pėr t’u mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta tė Dubait, tė shoqėruar, ndoshta, nga dhurata tė shtrenjta, ishin mjaft joshėse gjithashtu pėr tė majtėn.
    Kur u duk se, pas kėsaj turbullire, njėfarė konsensusi u arrit midis dy krahėve kryesorė politikė, tė djathtės dhe tė majtės, lidhur me Evropėn, kur u duk se u kapėrcye disi edhe xhelozia e secilės palė, qė futjen nė Evropė ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetėr; shkurt, kur u duk mė nė fund se dritėza e shumėpritur nė anėn tjetėr tė tunelit po shfaqej, nė vend tė kthjellimit tė strategjisė politike shqiptare, ca re tė zeza e mbuluan horizontin.
    Ishin ca hamendje pėrherė e mė shqetėsuese, ca si mėdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropianė. Tė jemi a tė mos jemi tė tillė. Ėshtė Shqipėria Evropė, a s’ėshtė Evropė. Ėshtė Lindje a Perėndim. Ėshtė mė shumė Perėndim se Lindje. Ėshtė mė shumė myslimane se e krishtere. Ėshtė edhe ashtu edhe kėshtu. S’ėshtė as ashtu, as kėshtu etj., etj.
    U dukėn si pėrēartje komike nė fillim. Ndėrkaq, hamendjet e hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi mė mirė haptas atė qė kemi fshehur. Pėrse tė hiqemi ata qė s’jemi? Pėrse, hiqemi si evropianė, kur dihet qė s’jemi tė tillė? Shkurt, pėrse tė na vijė turp nga identiteti ynė joevropian?
    Sa mė shumė qė nėnshkrimi i marrėveshjes sė Shqipėrisė shtetėrore me Evropėn afrohej, aq mė fort ndiheshin murmurimat. Sa mė shumė qė afrohej caktimi i statusit tė Kosovės, me fjalė tė tjera, besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova mund tė hynte si shtet i pavarur nė familjen kontinentale, aq mė kėmbėngulėse bėhej krrokama se shqiptarėt ishin si mish i huaj, pra i padashur, pėr Evropėn.
    S’ishte mbushur as java e fillimit tė bisedimeve tė Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s’kishin kaluar veē disa orė qė avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur nė aeroportin e Tiranės, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqėn madje edhe atje ku priteshin mė pak, si pėr shembull, nė ndonjė deklarim tė akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. Thelbi i shkrimit tė tij “Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare”, ėshtė pėrpjekje pėr tė treguar se shqiptarėt vetėm pėrgjysmė i pėrkasin qytetėrimit evropian. Sipas Qosjes shqiptarėt s’kanė pse tė shtiren si evropianė, ngaqė ata “i takojnė qytetėrimit islamik hiē mė pak se qytetėrimit tė krishterė”.
    I turbullt, i cekėt dhe i pasaktė, akademiku bie nė kundėrshtim me veten dhe shkrimet e tij tė mėparshme ku ai me tė drejtė, ka qenė ithtar i vendosur i tezės se atdheu ėshtė njė, e fetė janė tri, pra, nuk janė fetė ato qė kushtėzojnė identitetin por tjetėr gjė. E megjithatė, kur vjen puna pėr tė vėrtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja pėrdor pikėrisht fjalėt “islamik” dhe “i krishterė” thua se njė shqiptar i krishterė mund tė jetė evropian, por njė shqiptar mysliman, kurrsesi!
    Por keqkuptimet nė shkrimin e Qosjes nuk janė vetėm kėto. Pėrveē nervozizmit tė papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar, nervozizėm qė nuk lė pa prekur mbajtjen e portretit tė Nėnė Terezės nė institucionet e Kosovės, nė kėto shkrime spikat diēka e errėt dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar.
    Muzika ngjan si e njohur.
    Askush nuk mund tė jetė aq naiv sa tė mos e kuptojė se njė identitet i ndarė ėshtė njė komb i ndarė. Askush s’mund tė jetė aq i ngathėt nga mendja qė tė mos e kuptojė se pėrjashtimi i gjysmės ose shumicės sė kombit shqiptar nga identiteti evropian, do tė thotė pėrjashtim nga Evropa. Dhe pėrjashtimi nga Evropa nuk ėshtė larg dėbimit nga Evropa.
    Ky nuk ėshtė as pėrfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, pėrpara se ta lexojė nė libra e ka ndier nė mishin e tij kėtė lemeri. Shpėrnguljet me dhunė kanė hyrė nė vetėdijen e traumatizuar tė disa brezave shqiptarė.
    Kėto shpėrngulje nuk ranė si rrufe nė qiell tė pastėr. Ato ishin pėrgatitur pėr njė kohė tė gjatė nga zyra kriminelėsh, nga ushtarakė sadistė, nga akademikė tė zinj si Vasa Ēubrulloviēi, nga mendėsia e njė popullsie tė tėrė tė dehur prej etheve shoviniste.
    Nė kėtė pėrgatitje, po ta hulumtosh tani do tė gjesh paradigmat e vjetra: Njėra prej tyre ėshtė identiteti joevropian i shqiptarėve. Shqiptarėt, turq tė ardhur nga Anadolli. Shqiptarėt, myslimanė, mish i huaj pėr Evropėn e krishtere. Shqiptarėt, rrezik pėr qytetėrimin evropian. Shqiptarėt duhen mbajtur tė tkurrur, tė thyer nė mes. Na lini ne ta bėjmė kėtė punė.
    Gjithė strategjia e Millosheviēit pėr tė marrė dritėn jeshile nga Evropa pėr zhbėrjen e sė paku gjysmės sė kombit shqiptar, atij “qė s’kishte identitet evropian”, domethėnė tė shqiptarėve mė besim mysliman, bazohej nė besimin e tij tė verbėr se Evropa do tė binte nė kėtė kurth gjenocidar.
    Ne e dimė ē’ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranė nė kurth dhe kjo ėshtė njė nga aktet mė tė ndritshme tė qytetėrimit perėndimor.

    3

    Pėrpara se t’i kthehemi tezave pėr identitetin e pėrgjysmuar shqiptar, le tė hamendėsojmė njė ēast se ndoshta mbrojtėsit e tyre kanė tė drejtė. Me fjalė tė tjera tė shtrojmė pyetjen se mos vallė gjithė kėto vite, madje disa shekuj me radhė nuk e paskėshim ditur ē’kemi qenė? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanė gėnjyer poetėt, nga De Rada te Naim Frashėri, qė tė kujtojmė se jemi ata qė s’jemi? Dhe prapė mund tė vazhdonim. Mos vallė mė 1990, kemi lėshuar britmėn e gabuar “E duam Shqipėrinė si Evropa?” Mos vallė ajo duhej tė ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiē mė pak se Azia?” Shkurt mos jemi ata qė s’jemi?
    E gjithė kjo nuk ėshtė aspak pėr tė qeshur. Pėrēartje tė tilla, nė prag tė afrimit tė portave tė Evropės, pėrpara se tė ishin komike, janė thellėsisht tragjike. Si tė tilla, ato kėrkojnė njė pėrgjigje tė qartė, serioze dhe pse jo, tė prerė. Nė raste tė tilla parimi kryesor ėshtė se njė popull ėshtė ai qė ėshtė dhe s’ka nevojė as pėr pudėr zbukurimi e as pėr blozė pėrēmuese.
    Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta.
    Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij ėshtė gjithashtu i qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė, e dikujt nuk i intereson ta shohė.
    Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qė me ēdo kusht duan ta zbehin disi edhe kėtė fakt kokėfortė, arrin disa herė tė krijojė pėrshtypjen se Shqipėria ėshtė nė skaj tė Evropės dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndėrkaq, kur hedh sytė nė hartė vėren se gjer nė atė kufi shtrihen sė paku tri shtete tė tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Pėr tė mos pėrmendur atė qė quhet “Turqia evropiane”.
    Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė. Ashtu si gjuha, ajo quhet, nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve. Historia e Shqipėrisė, ashtu si e gjithė gadishullit, gjer nė pushtimin otoman, ėshtė pjesė e kronikės mesdhetare evropiane. Sė paku tri qytete kryesore tė saj, me jetė tė pandėrprerė, Durrėsi, Shkodra dhe Berati, kanė afėrsisht njė moshė me Romėn. Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, tė rrugėve e porteve detarė janė tė njė natyre me ato tė kontinentit. Gjurmėt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjetės shqiptare sipas veprės monumentale tė Milan Shuflait, jepet nė njė tablo tė plotė me principatat, kryezotėt, aleancat, krushqitė e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e tė cilave ka mbėrritur e pazbehur aspak gjer nė ditėt tona.
    Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, heroi kombėtar shqiptar, pėrmendja e tė cilit ishte e ndaluar nė Shqipėri pėr pesė shekuj, pėr shkak tė sundimit otoman, u bė sė pari njė mit evropian, (mbi njė mijė vepra historike e artistike, tė shkruara pėr tė), pėrpara se Evropa t’ia rikthente Shqipėrisė nė shekullin XX.
    Letėrsia e hershme shqipe, letėrsi dygjuhėshe, shqip e latinisht, si nė shumicėn e vendeve evropiane, u zhvillua nė tė njėjtin nivel pėr gati tre shekuj. Emra tė mėdhenj tė saj si Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhėshe nė kryeqendrat kulturore evropiane, pėr t’i sjellė fshehtazi nė Shqipėri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin tė ndaluara.
    Nė kushtet dramatike tė ndalimit, mė 1908, njė komision i kryesuar nga Gjergj Fishta dhe Mithat Frashėri, me shpalljen e alfabetit latin si alfabet zyrtar tė shqiptarėve, dhanė njė kumt tė qartė tė evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte nė prag tė agut, pas njė nate tė gjatė pesėshekullore, kur mendjet ishin ende tė turbullta, dhe alfabeti latin nė Ballkan ishte tepėr i rrallė.
    Me kėtė mall tragjik pėr Evropėn e humbur, Shqipėria mbėrriti nė vitin 1912, vit i lirisė sė saj. Mė 28 nėntor u shpall pavarėsia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i moēėm mbretėror me shkabė dykrenore, njė nga emblemat e mėdha, e cila, prej botės romako-bizantine i kishte kaluar Evropės e kishte zėnė vend nė qendėr tė heraldikės sė saj. Kontinenti nėnė, nė njė vrull fisnikėrie ua njohu atė shenjė shqiptarėve. Por gjestet e Evropės do tė ishin mė pas tepėr tė kursyera pėr ta.


    4

    Ishte e natyrshme qė krahas kėsaj historie filoevropiane, e kundėrta e saj do tė rrugėtonte paralelisht me tė: kundėrevropianizmi. Ai ishte i pashmangshėm sidomos gjatė pushtimit pesėshekullor osman. Programi kryesor i perandorisė, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatėrrimi i Evropės mbarė. Merrej me mend se sa e egėr do tė ishte kjo perandori me trojet e porsapushtuara tė kontinentit armik.
    Dhe egėrsia nuk vonoi. Pas nėnshtrimit fizik nisi ai shpirtėror. U lanė nė kėmbė kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa duket qysh atėherė u kuptua se kishat, duke qenė dyllojėshe, katolike dhe ortodokse, ishin mė pak tė rrezikshme se gjuha, e cila ishte njė. Shumė shpejt njė besim i ri, do t’u shtohej tė parėve, feja myslimane me xhamitė e saj. Por gjuha do tė ishte prapė njė, ashtu siē ishte identiteti i popullit.
    Ky i fundit, qysh atėherė, natyrshėm e zuri vendin e vet mbi tre besimet kryesore tė shqiptarėve. Qėllonte qė brenda njė familjeje tė gjėllinin pėrbri besimi katolik dhe mysliman, tė ndarė midis vėllezėrve. Nisur nga kjo, s’duhej ndonjė filozofi pėr tė kuptuar se fetė mund tė ishin tė ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonė njė. Kishim pasur njė atdhe pėr tė tre besimet dhe kjo s’do tė ndryshonte, dhe kjo s’mund tė ndryshonte kurrė.
    Nostalgjikėt e sotėm tė perandorisė otomane duket se e kanė harruar ē’ka ndodhur nė atė kohė. Edhe sikur shtypje e plojė tė tmerrshme tė mos kishte pasur, do tė mjaftonte tragjedia e ndalimit tė shkollave pėr disa shekuj rresht, pėr tė kapur pėrmasat e sė keqes.
    Shqipėria, ashtu si gjithė vendet e gadishullit, u dėmtua rėndė. U dėmtua e u tret trupi i saj, por po aq i lemerishėm ishte gjymtimi i trurit nga terri i gjatė i padijes. E veē kėsaj ndėrprerjeje ogurzezė do tė mjaftonte tė kujtonim nxėnėsit dhe mėsuesit e masakruar, kur kapeshin duke mėsuar shkrim e kėndim, nė bodrumet e fshehta, pėr tė kuptuar se pėrse gjuha shqipe u ngrit mė pas nė statusin e martirit dhe pėrse zuri vendin e njė tempulli.
    Lufta pėr zbehjen e identitetit shqiptar dhe zėvendėsimi me atė otoman, ishte e lodhshme dhe e pėrditshme. Perandoria, ashtu si kudo nė Ballkan, u pėrpoq tė krijonte tė tjera zakone, stil, vese, arkitekturė, veshje, muzikė dhe letėrsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letėrsia e bejtexhinjve, pėr shembull, njėfarė brumi i pėrzier shqiptaro-turk, u thye pėrfundimisht, si njė sajesė prej qerpiēi prej murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė, tė traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine.
    Gjatė kohės sė komunizmit u bėnė shumė pėrpjekje pėr ta rehabilituar kėtė letėrsi, me qėllimin meskin pėr t’ia kundėrvėnė letėrsisė tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, qė regjimit nuk i pėlqente kurrsesi. Mirėpo kur studiuesit e morėn nėpėr duar, e panė se pėrveē qė ishte qesharake pėr nga niveli, ajo ishte thellėsisht e pamoralshme.
    E paraqitur kinse si letėrsi me probleme shoqėrore-klasore e erotike (me gjasme tepėr e guximshme pėr kohėn), u pa se si ana shoqėrore, si ajo erotike, ishin tepėr tė dyshimta. Kjo e fundit, pėr shembull, s’ishte aspak erotizėm normal, por i mbushur me motive ashikėsh e dylberėsh. Gjer kėtu edhe mund tė pranohej, madje mund tė quhej tepėr e pėrparuar, pėr tė mos thėnė qė Shqipėria mund ta paraqiste sot si dėshmi tė habitshme tė vizionit tė saj tė emancipuar pėr homoseksualizmin, dy shekuj pėrpara Evropės sė sotme!
    Por kjo punė ishte mė e ndėrlikuar. E ashtuquajtura letėrsi erotike, nė njė pjesė tė madhe tė saj s’ishte gjė tjetėr veēse bejte dhe lavde pėr pedofilinė. Ne i dėgjojmė kėto kėngė ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ē’thonė. Ato gjėmojnė disa herė nėpėr lokalet e natės, madje, nė programet televizive, e ne prapė shtiremi se nuk i kuptojmė.
    Mjafton njėfarė pėrqendrimi nė kėto tekste e kėto melodi, mjaftojnė dėshmitė e shkruara tė kohės, pėr tė kuptuar se cili ėshtė thelbi i kėsaj nėnkulture, tė futur kontrabandė, nėn pasaportėn e artit popullor. “Ēunat e vegjėl”, adoleshentėt, dylberė me shallvare mėndafshi e vetulla tė hequra, nga njėra anė dhe ashikėt e moshuar, “lalėt” me mustaqe, qė psherėtinin tė dergjur pėr ta, nga ana tjetėr, ishin personazhet kryesore tė kėtyre idileve tė neveritshme.
    Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundėrkulturė, qė jo vetėm me shqiptarėt, por me asnjė popull ballkanas s’kishte lidhje. Nė thelb ajo bartte brenda saj njė program tė fshehur zhburrėrimi e zvetėnimi moral tė pashembullt. Nuk duheshin veē disa breza “ēunash” e “lalėsh” tė tillė qė jo liria, por vetė ideja e lirisė tė perėndonte pėrgjithmonė.
    Kundėr kėsaj lyre qė s’dije ē’emėr t’i vije, u ngrit Rilindja Kombėtare Shqiptare. Me programin e saj tė qartė evropianist, me kthjelltėsinė e mendimit, strategjinė burrėrore dhe idetė iluministe, ajo e mėnjanoi si njė rreckė atė kinse kulturė qė po rrihte t’i zinte frymėn Shqipėrisė.
    Pas tėrheqjes sė shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit tė lodhur shqiptar dhe kėtij kinse identiteti lėngaraq, u duk se do tė pėrfundonte shpejt. Ky i fundit s’e kishte mė pėrkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si njė luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund tė fshinte ēdo pengesė qė do t’i dilte pėrpara.
    Por nuk ndodhi ashtu.
    Fill pas ardhjes sė mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dėrguari protestant i Evropės, nė vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte njė ogur i keq. I nisur si mllef kundėrevropian ai pėrfundoi nė tėrbim antishqiptar. Nėn daullet dhe klithmat “Dum Babėn!”, qė do tė thoshte, as mė pak as mė shumė: “Duam robėrinė!” hordhitė e haxhiqamilistėve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxėnės e mėsues, si dikur.
    Ky rebelim egėrshan u shfaq kėshtu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje tė pėrgjumur shallvaresh e psherėtimash, qė shqiptarėt nuk e kishin marrė seriozisht.


    5

    Nga burrat e shtetit, mbreti Zog ishte njė ndėr ata qė mė sė shumti u shqetėsua nga njė pėrsėritje e mundshme e haxhiqamilizimit. Pėrpjekjet e tij, shpeshherė tė dėshpėruara, pėr njė shtet shqiptar evropian, binin ndesh me fytyrėn reale tė Shqipėrisė. Shqipėria ishte e vonuar. E pėrveē vonesės, ajo kishte njė pengesė tjetėr. Ndėrsa nė vendet e tjera feja zotėruese e krishtere ndihmonte pėr ndarjen nga tradita otomane, nė Shqipėri, ajo traditė mund tė strehohej pikėrisht pas fesė zotėruese, myslimanizmit. (Parazitė tė shumtė do t’i ngjiteshin kėsaj feje, sidomos nė shekullin e njėzetė, duke pėrfshirė edhe tė fundit, atė mė tė rrezikshmin, terrorizmin.) Por jemi ende nė fillim tė shekullit.
    Faik Konica, qysh pa u pėrmbysur perandoria, u drejtoi njė thirrje “muhamedanėve shqiptarė”. Thirrja ishte profetike: otomanėt po rrėzoheshin, ē’do tė bėnin myslimanėt shqiptarė?
    Konica dhe gjithė mendjet e ndritura tė kohės e kuptonin se ēėshtja e myslimanizmit shqiptar, ishte nė tė vėrtetė ēėshtja e ekzistencės sė Shqipėrisė. Vetėm me tė krishterėt Shqipėria nuk mund tė bėhej. Ndaj programi i njė Shqipėrie evropiane, ishte i pandarė nga ai i njė myslimanizmi kombėtar e njėherėsh evropian.
    Shqiptarėt ishin familjarizuar ndėrkaq me idenė se identiteti shqiptar, duke qenė njė, qėndronte vetvetiu mbi tė tre besimet e tyre. Tė tre ata ishin njėlloj tė ligjshėm dhe ēdo fryrje e njėrit nė dėmtim tė tjetrit, do ta prishte drejtpeshimin historik. Pra do tė kishte tre pėrbėrės tė njė identiteti dhe jo njė identitet i ndarė mė tresh.
    Natyrisht qė kjo ēėshtje e zgjidhur parimisht e filozofikisht, gjatė kohės kur ende Shqipėria nuk ekzistonte si shtet mė vete, paraqitej mė e ndėrlikuar nė kushtet e pavarėsisė. Mbreti Zog, i cili u ndesh me tė, do ta kuptonte se njė shtet shqiptar nė Evropė nuk mund tė mbahej nė kėmbė jashtė zakoneve tė kontinentit: aleancave, traktateve e gjeostrategjisė, me fjalė tė tjera, jashtė kushtėzimit evropian. Pėr ta pėrshtatur vendin me kėto zakone tė reja, ai e quajti tė ngutshme nxjerrjen e ligjeve dhe dekreteve qė rregullonin marrėdhėniet e tė tre besimeve me shtetin. Merrej me mend qė njė vend tė rėndėsishėm do tė zinin ēėshtjet e besimit mysliman. Ndėr to, kryesorja ishte ndarja e tij me ēmėrsin e shtetit tė perėnduar osman. Kėshtu ai nxori dekrete qė disa herė u dukėn tejet tė guximshme e tė parakohshme, si ai pėr ndalimin e qylafit turk pėr burrat, ose tė ferexhesė pėr gratė. Dekreti i tij mė befasues ishte ai i ndryshimit tė lutjes nė gjunjė. Duke u nisur nga njė nyje e Kanunit tė moēėm, qė ndalonte rreptėsisht rėnien nė gjunjė tė burrave, e qė njė burrė tė gjunjėzuar e quante tė vdekur moralisht, mbreti, nėpėrmjet Bashkėsisė Islame, urdhėroi myslimanėt shqiptarė tė faleshin kėndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethėnė nė kėmbė!
    Dhe ashtu u bė. Mund tė dukej se mbreti Zog, nė pėrpjekje pėr krijimin e “myslimanit evropian”, po kryente ca bėma qė mund tė dukeshin donkishoteske. Por s’ishte fare ashtu. Nė tė njėjtėn kohė afėrsisht, sado e habitshme tė dukej, nė Turqi, nė bėrthamėn e ish-perandorisė sė rroposur, po pėrparonte ideja e njė “Turqie evropiane”.
    Po vėrtetohej ideja e rilindėsve se myslimanizmi shqiptar nuk do tė ishte pengesė pėr rrugėtimin e Shqipėrisė drejt Evropės.
    Ndėrkaq, nė hapėsirėn shqiptare, qė kishte mbetur jashtė kufijve shtetėrorė, po ndodhte njė zhdrivillim i kundėrt. Rrethet shoviniste nė vendet fqinje, kryesisht nė Jugosllavi, e kuptuan shumė shpejt se mund ta shfrytėzonin myslimanizmin kundėr identitetit shqiptar. Si vende tė krishtera qė ishin, do tė ngjante e logjikshme qė ato tė pėrpiqeshin tė dobėsonin myslimanizmin te shqiptarėt. Por, pėr njė paradoks tė madh, ato bėnė tė kundėrtėn. Dukej qartė se ajo qė i shqetėsonte ata nuk ishte myslimanizmi, por identiteti shqiptar. Ndaj nė mėnyrė tė ethshme shpresonin qė me anė tė fesė t’i merrnin frymėn identitetit.
    Strategjia e tyre ishte afatgjatė. Sa mė shumė qė shqiptarėt tė ngjanin jo si shqiptarė me besime tė ndryshme, por thjesht si myslimanė pa komb, aq mė tė huaj do tė dukeshin nė sytė e Evropės. Dhe kėshtu, Evropa, e mėsuar me zakonin e mbrapshtė qė popujt myslimanė t’i pėrftonte mė lehtė si koloni, se sa si popuj sovranė, tė tillė do t’i pėrftonte dhe shqiptarėt, gjersa t’i harronte.
    Shqipėria zyrtare ndėrkaq ishte pengesė pėr kėtė harrim. Mbreti Zog sikur ta ndiente tė keqen, vazhdonte me dėshpėrim evropianizmin e ngutshėm tė vendit. Por njė ngjarje e beftė do tė ndėrlikonte gjithēka: pushtimi italian.
    Nga dėshpėrimi dhe zia si njė ngushėllim i papritur do tė ishte bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė. Por hareja pėr kėtė s’do tė vazhdonte gjatė. Pushtimin fashist do ta zėvendėsonte diktatura komuniste, mė saktė njė diktaturė dyfishe; shqiptare dhe serbe, e para mbi vendin amė, e dyta mbi Kosovėn.
    Procesi i evropianizimit jo vetėm u ndėrpre, por urrejtja kundėr Evropės, u bė baza e strategjisė komuniste. Kjo urrejtje ishte dhurata mė e ēmuar qė komunizmi shqiptar u bėri jugosllavėve. Shqipėria u nda pėrsėri nga Evropa, kėtė herė edhe mė tragjikisht.
    Mė 1947-ėn, Enver Hoxha, tė vetmen “sprovė historike” qė shkroi ia kushtoi himnizimit tė Haxhi Qamilit. Urrejtja kundėrevropiane u shkri me atė kundėrshqiptare si trupi me hijen e vet.
    Ėndrra jugosllave po njėmendėsohej nėpėrmjet Enver Hoxhės. Dhe ndodhi ajo qė pritej, Evropa e harroi Shqipėrinė.
    Me duar tė lira tashmė, jugosllavėt iu turrėn identitetit shqiptar.


    6

    Rretheve shoviniste nė Jugosllavi dukej se iu erdhi dita. Armiqėsimi i Shqipėrisė komuniste me Evropėn ishte argumenti mė i mirė pėr ta, pėr t’i paraqitur edhe shqiptarėt e Jugosllavisė si kundėrevropianė.
    Thelbi i strategjisė jugosllave mbetej i pandryshuar: tė tkurrej, tė shkonte drejt tretjes shtati i kėtij populli, qė edhe pa kėtė, ishte mpakur pa pushim. Ai nuk po e kapėrcente dot shifrėn fatale, njė milion, nė kohėn qė popujt e tjerė ishin katėrfishuar e disa herė tetėfishuar.
    Pra, thelbi mbetej statusi i gjymtuar i Shqipėrisė. Njėfarė gjenocidi i ftohtė, i vazhdueshėm. Pyetja, a ka shqiptarė normalė, thėnė ndryshe shqiptarė qė ishin vėrtet shqiptarė, kishte pėrgjigje mohuese. Nga jugu, nga rrethet shoviniste greke vinte ideja e mbrapshtė se ortodoksėt nė Ballkan, pėrveē sllavėve, ishin tė gjithė grekė, pra rrjedhimisht nuk kishte, madje nuk mund tė kishte shqiptarė ortodoksė. Ata qė hiqeshin tė tillė, nuk ishin veē grekė, qė rastėsisht kishin mbetur brenda kufijve tė Shqipėrisė dhe qė flisnin gjuhėn shqipe, natyrisht pėrkohėsisht!
    Tė dehur nga kjo ide, jugosllavėt po josheshin nga njė neps edhe mė i madh: t’i shkėputnin kombit tė vjetėr, njė copė mė tė madhe: myslimanėt. Ndryshe nga mėnyra greke, qė kujtonin se marrėzinė e tyre mund ta arrinin me ca shpallje e ca mallkime shkronjash, si dikur, sllavėt e kuptonin se procesi do tė ishte i gjatė dhe i mundimshėm. Meqenėse s’dukej asnjė shpresė se shqiptarėt do ta zėvendėsonin identitetin e tyre me atė sllav, e vetmja mėnyrė mbetej ajo e tėrthorta, pėrdorimi i njė identiteti tė tretė.
    Pas heqjes sė ortodoksėve dhe myslimanėve, trupit skeletik tė kombit, nuk do t’i mbetej veēse pakica katolike, e vetmja pėr tė cilėn ndonjė fqinj tjetėr, ta zėmė Italia, nuk po tregonte ndonjė padurim gllabėrimi. Por pakicės, sado rrėnjėse tė ishte do t’i gjendej zgjidhja. E bashkė me tė do tė pėrfundonte kėshtu problemi shqiptar.
    Pėr tė njėmendėsuar ėndrrėn e tyre makabre, jugosllavėt kishin nevojė pėr pėrvojėn otomane. Kėshtu qysh nė vitet ’50, ata filluan programin e shpėrnguljes me dhunė tė shqiptarėve drejt Turqisė. E bėnė kėtė si njė test nė sytė e Evropės dhe tė kampit socialist, pa u shqetėsuar prej askujt, madje as prej atij qė hiqej si miku i shqiptarėve e qė nė tė vėrtetė ishte armiku i tyre mė i madh, Stalinit.
    Zėvendėsimi i gjuhės shqipe prej turqishtes po nxitej edhe mė fort, e bashkė me tė, pakėsimi i shkollave pėr shqiptarėt. Politika e vjetėr osmane: mjaft i keni xhamitė, s’ju duhen shkollat, po pėrparonte si nė ethe. Krahas gjuhės, i gjithė ngjyrimi kombėtar po zbehej me shpejtėsi. Muzika po orientalizohej mė fort se mė parė, veshjet e famshme tradicionale, ato qė edhe gjatė periudhės sė gjatė otomane ishin ruajtur, po zėvendėsoheshin, jo prej veshjeve tė kohės si kudo, por me petka arabe qė nuk ishin njohur kurrė nė kėtė vend.
    Jugosllavia, kjo primadonė e “botės sė tretė”, po i ofronte kėsaj bote popullsinė mė tė padėshiruar tė saj, shqiptarėt. Ajo pėrpiqej qė kėta tė ngjanin sa mė pak evropianė e aq mė shumė afrikano-veriorė e aziatikė. Kėshtu, kur tė vinte ēasti fatal, qė ajo e pėrgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Evropės, se ajo nuk po zhbėnte njė popull normal tė kėtij kontinenti, por njė nėnpopull.
    E gjithė kjo ethe shkombėtarizimi shoqėrohej nga propaganda pėr rrezikun e krijimit tė njė pyke tė myslimanizmit nė brinjėt e Evropės. Parashikoheshin skenarė ogurzinj me trekėndėsha islamikė, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj.
    E gjithė kjo nė pritje tė ēastit fatal, kur rebelimi shqiptar do tė shpėrthente. Ai rebelim do tė paraqitej si luftė pėr islamin, e jo si luftė pėr liri. Si luftė kundėr krishterimit serb e jo kundėr krimit serb. Shkurt, si luftė kundėr qytetėrimit evropian, nė emėr tė njė tjetėr qytetėrimi.
    Nuk ishte e lehtė pėr shqiptarėt e Kosovės t’u shmangeshin kėtyre kurtheve. Por ata ia dolėn dhe kjo ishte njė meritė e tyre e jashtėzakonshme. Ata i treguan gjithė botės se luftonin nė radhė tė parė pėr liri. Dhe prapė pėr liri. Ata i treguan Evropės se s’kishin asgjė kundėr krishterimit serb, e aq mė pak atij evropian, ngaqė krishterimi ishte gjithashtu besim i tyre, vėllam i vjetėr i myslimanizmit, madje krishterimi shqiptar ishte mė i moēėm se ai sllav.
    Nė ēaste tė vėshtira, popujve u ndriēohet mendja nė mėnyrė tė ethshme. Njė shekull mė parė, nė ag tė shkėputjes nga osmanėt, Rilindja Shqiptare e flakėroi mendimin shqiptar, duke hedhur idenė e harmonisė fetare nė interes tė lirisė e tė kombit. Njė shekull mė pas, kundėr propagandės serbe qė kėmbėngulte t’i jepte shqiptarėt si turq apo aziatikė tė ardhur vonė nė Ballkan, dhjetėra-mijėra tė rinj myslimanė shqiptarė mė 1981-shin e 1991-shin, kėrkuan rrėnjėt e krishterimit tė hershėm shqiptar, aspak pėr arsye fetare, por thjesht pėr tė treguar se populli i tyre kishte qenė ngulitur nė Kosovė shumė shekuj pėrpara sllavėve.
    Gjėmimi i bombave sipėr Jugosllavisė ishte njėkohėsisht njė lajm i madh. Njė lajm nga ata qė i vinin Shqipėrisė njė herė nė njė mijė vite, e Evropės vetė, njė herė nė shekull. Ishte lufta e parė e Aleancės Atlantike, e njėkohėsisht e para luftė pėr shkaqe morale, nė kontinent. Dhe s’ishte vetėm kaq. Ishte hera e parė qė koalicioni i madh euroatlantik, qė identifikohej sė shumti si krahu i armatosur i qytetėrimit tė krishterė perėndimor, kishte hyrė nė luftė pėr mbrojtjen e njė populli me shumicė myslimane, kundėr njė tjetri qė kėrkonte tė pėrligjte krimin pas kryqit. Evropa dhe SHBA-ja nuk i kėrkuan popullit shqiptar as ndėrrim feje dhe asgjė tjetėr tė kėsaj natyre. E mbrojtėn ashtu siē ishte, shqiptar nė radhė tė parė, trefetarėsh pastaj. Me kėtė luftė, qė ndiqej ditė pas dite e orė pas ore nga mbarė planeti tokėsor, Evropa atlantike po emanciponte, veē tė tjerash, vetveten.
    Tė gjendur befas nė qendėr tė historisė evropiane, a mund tė thuhet se shqiptarėt i kapėn pėrmasat e asaj qė po ndodhte?
    Vėshtirė tė thuash “jo”, por po aq vėshtirė tė thuash “po”.


    7

    Nė kohėn e tanishme, viti 2006, ēėshtja e raporteve tė shqiptarėve me kontinentin nėnė, ėshtė ende nė zhvillim e sipėr. Tė ndėrgjegjshėm pėr njė pjesė tė gjėrave, shqiptarėt paraqiten po aq tė pandėrgjegjshėm pėr tė tjerat.
    S’ėshtė fjala vetėm pėr mosmirėnjohjen qė shfaqet aty-kėtu. Pėr qirinjtė e shuar fill pas kapėrcimit tė tmerrit dhe pėr nervozizmin kundėr katedrales, qė askush nuk ua kėrkoi si shpėrblim pėr asgjė. E bashkė me katedralen, murmurima e panjerėzishme kundėr Rugovės tė porsaikur, qė me funeralin e tij i bėri njė shėrbim tė fundit Kosovės. (Ka gjasė qė prania e fuqishme evropiane nė kėtė mort tė ketė rizgjuar ca demonė tė vjetėr.)
    Ėshtė folur shpesh pėr atė pjesė tė Shqipėrisė qė, ndonėse s’guxon tė dalė haptas, ėshtė kundėr Evropės. Ėshtė folur pėr mafien dhe krimin e organizuar, qė duke mos njohur komb e atdhe, s’kanė si tė ēajnė kryet pėr to. Ėshtė folur pėr politikanė tė korruptuar, qė ashtu si mafia tmerrohen nga ligjet e demokracisė e nga standardet e Ballkanit evropian. Ėshtė folur pėr fjalimet antiamerikane nė parlamentin shqiptar mė 1997-ėn, qė kanė shkaktuar, me siguri, lot nostalgjikė, nė sytė e stalinistėve shqiptarė. Janė tė njohura udhėtimet gjysmė tė fshehta tė politikanėve shqiptarė tė tė dy krahėve, nė vende, disa herė tė cilėsuara si terroriste, me qeveri tė dyshimta, qė s’i duan as popujt e vet, e me tė cilat s’na lidh asgjė.
    Tė gjitha kėto dihen. E keqja ėshtė se kujtesa e politikės shqiptare ėshtė e shkurtėr dhe, veē kėsaj, disa nga politikanėt tanė, dinakėrinė e tyre e kujtojnė pėr zgjuarsi.
    Ėshtė e kuptueshme qė dhe haxhiqamilizmi dhe komunizmi shqiptar do tė linin pas vetes njė frymė tė sėmurė kundėrevropiane. Ėshtė e kuptueshme qė shumė njerėz do tė ndihen keq nė familjen e sotme tė popujve.
    Problemi i mirėkuptimit ose moskuptimit shqiptar me kontinentin, ėshtė nė thelb mirėkuptimi ose moskuptimi me vetveten.
    Raportet me Evropėn s’mund tė jenė veēse tė qarta e pa dyfytyrėsi. Mesazhi i Evropės mė 1997-ėn dhe 1999-ėn, ishte i qartė. Ajo na quante tė vetėt ashtu siē ishim, me atė identitet qė kishim. E vetmja kėrkesė e saj ishte ajo qė iu bė gjithė popujve tė tjerė tė ish-Lindjes komuniste: emancipimi, demokracia.
    Trillet, nazet dhe dyshimet nuk janė pa njė burim. Njė pjesė vijnė nga keqkuptimet tona tė vjetra, njė pjesė nga dredhitė e sotme. Ende disa vite mė parė ishin tė kuptueshme. Por nė pranverė tė kėtij viti, ato janė tė tepėrta.
    Pengesat qė s’na lėnė, ose na duket se s’na lėnė, t’i afrohemi Evropės, pėrpara se t’i kėrkojmė jashtė, duhet t’i kėrkojmė brenda nesh. Nuk ėshtė pengesė asnjėra nga fetė, e sidomos nuk ėshtė myslimanizmi ndaj tė cilit dyshimi ngjan mė i lehtė.
    Ėshtė thėnė me tė drejtė se tė tri besimet janė tė barasligjshėm nė Shqipėri. Duke mos qenė pengesė asnjėri, po aq mund tė thuhet se asnjėri s’ėshtė lokomotivė qė na tėrheq drejt Evropės. Nė pengojnė, ata pengojnė tė tre bashkė, e, nė tėrheqin, kėtė e bėjnė tė tre njėlloj.
    Njė shqiptar mysliman, ėshtė po aq i natyrshėm si shqiptar dhe si evropian, sa njė katolik, e po aq sa njė ortodoks.
    Nė acarimet e shpesh nė pėrpjekjet me turqit osmanė, shqiptarėt myslimanė ishin nė vijėn e parė. Feja e njėjtė me pushtuesin, nuk ua mjegulloi idenė e lirisė. Bilbilenjtė, ata qė nė mėnyrė aq tė padenjė u pėrgojuan nė Kuvendin shqiptar mė 2006-ėn, ishin njė nga familjet martire, 13 djem oficerė tė sė cilės u varėn brenda ditės nga pushtuesi me tė njėjtėn fé.
    E njėjta gjė ka ndodhur me shqiptarėt ortodoksė. Martirėt e vijės sė parė kundėr trysnisė mizore tė shovinizmit fqinj, ishin pikėrisht ata. Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Petro Nini Luarasi, janė vetėm disa nga emrat e mėdhenj qė feja e njėjtė me kundėrshtarin nuk ua zbehu pėr asnjė ēast idenė e lirisė.
    Rexhep Qosja ka tė drejtė kur thotė se nėse shqiptarėt do tė kishin ruajtur besimin fillestar, rikthimi i tyre nė Evropė do tė kishte qenė mė i lehtė. Por kjo keqardhje e tij, nėse mund ta quanim kėshtu, bie ndesh me kėmbėnguljen se gjysma jonė i pėrket ndėrkaq qytetėrimit lindor. Me kėtė pranohet ngadhėnjimi i vonuar i shtetit osman. Me kėtė pranohet se nė gjithė gadishullin ballkanik i vetmi popull qė u thye, qoftė edhe pėrgjysmė, ishim ne.
    Nė qoftė se kjo do tė ishte e vėrtetė, ne do tė ishim tė detyruar ta pranonim. Por kjo, pėr fat, nuk ėshtė kurrsesi ashtu.
    Siē u tha mė lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet.
    Nostalgjia e tėrthortė qė po shfaqet sot tek ne pėr otomanizmin nuk ėshtė vetėm e habitshme. Ajo ėshtė nė radhė tė parė poshtėruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, qė pėrherė e mė shpesh shfaqet nė trojet shqiptare. Shtatorja qė iu ngrit nė qendėr tė Tiranės, mė 2001, njė shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenė fyerja mė e madhe pėr kryeqytetin e shtetit, pėr historinė dhe ndėrgjegjen shqiptare. Vetėm njė popull qė nuk e meriton lirinė mund t’i ngrejė shtatore pushtuesit tė vet.
    Bashkia e Tiranės, e drejtuar nė atė kohė “nga haxhi qamilėt”, siē i cilėsoi me tė drejtė arkitekti Maks Velo, e ngriti atė shtatore natėn dhe pa lajmėruar askėnd, si keqbėrėsit. Banorėt e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnė mend njeriun qė printe vallen rrotull shtatores atė natė. Ky njeri mban njė nga postet mė tė rėndėsishme nė qeverinė e sotme.
    Kjo shtatore ėshtė mishėrimi i korrupsionit politik dhe moral tė shkallės mė tė errėt. Historianėt e kanė shpallur tė rremė kėtė kinse themelues. Emri i Tiranės si vend vendbanimi, ėshtė shumė mė i vjetėr se koha e kėtij pashai.
    Klisheja krejtėsisht e gabuar e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu, thėnė ndryshe njė “vend i as-as-it”, s’na bėn kurrfarė nderi. Sė pari, sepse nuk ėshtė e vėrtetė, sė dyti, sepse tė lakmosh njė cilėsim tė tillė, ėshtė njėlloj si tė vetėshpallesh “gjysmak”, qė nė shqip midis tė tjerash do tė thotė “tarrallak”.
    Ideja e pėrhapur andej-kėndej, dhe fatkeqėsisht e pėrkrahur nga Qosja, se “fati ynė historik ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes dhe Perėndimit”, tė kujton njė nga njollat historisė shqiptare, kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit.
    Ide tė tilla delirante, ato me tė cilat, Shqipėria, pėr njė kohė tė gjatė, u bė gazi i botės, u kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve. Por jo politikanėve tanė. Me sa duket, reflekset e vjetra tė zyrave tė Enver dhe Nexhmije Hoxhės, iu vijnė nė mendjet e tyre prej mitomanėsh.
    Janė kėto, me sa duket, qė shkaktojnė ēoroditjen kryesore nė politikėn shqiptare. Njė pjesė e madhe e politikanėve flasin gjithė ditėn pėr Evropėn dhe Perėndimin, por mendjen, me sa duket, e kanė nga Lindja. Nga Lindja nė tė gjithė gamėn qė ajo ngėrthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po tė mos mjaftojė kjo, edhe ajo kineze maoiste. Janė kėto reflekse, qė i shtyjnė kėta politikanė, qė, nė vend qė tė pėrqendrohen nė ēėshtjet e ngutshme madhore pėrpara tė cilave ndodhet kombi shqiptar: mirėqenia, hyrja nė Evropė dhe statusi i Kosovės, fillojnė e joshen nga fantazira pa kuptim, pėr tė cilat nuk kanė as mundėsi, as shtat e as tagėr moral nga populli i vet. Tė brengosesh se si do tė pajtohet Perėndimi me Lindjen, tė kinse ndėrhysh, pėr shembull, nė kinse rolin e ndėrmjetėsit, nė mosmarrėveshjet SHBA - Iran, pėr energjinė bėrthamore, kjo, nė rastin mė tė thjeshtė quhet ėndėrr nė diell, kurse nė rastin mė tė keq, e ka emrin korrupsion politik.
    Misioni i shqiptarėve nė kėtė planet, fati apo e thėnia e tyre, ėshtė njė dhe i pandryshueshėm: mbrojtja e interesave tė vendit tė tyre, qė quhet Shqipėri dhe i popullit tė tyre qė mban emrin shqiptar.
    Programi i ēdo populli tė qytetėruar ėshtė ky dhe vetėm ky. Miqėsitė, aleancat, strategjitė, kanė lidhje me tė dhe vetėm me tė. Ky nuk ėshtė etnoegoizėm. Kur ēdo popull nė mėnyrė tė natyrshme, njerėzore e demokratike e kryen kėtė mision ndaj vetes, ai e ka kryer atė ndaj gjithė njerėzimit.
    Ky ėshtė thelbi i idesė evropiane, fundaja mbi tė cilėn ngrihet Bashkimi Evropian, ai qė ndryshe quhet Evropa e Kombeve.
    Ne nuk e kemi shpikur Shqipėrinė, ashtu siē kanė dashur tė na mbushin mendjen disa. Ne nuk e kemi shpikur as ngulitjen e saj nė Evropė, siē kanė dashur tė na mbushin mendjen ca tė tjerė. Humbja dhe rigjetja e kontinentit nėnė, nuk tė bėn mė pak evropian se tė tjerėt. Pėrkundrazi, ajo tė bėn mė shumė.
    Nė mbyllje tė kėsaj sprove, le tė pėrpiqemi ta shohim atė qė ka ndodhur, nga njė kamera e largėt, nga ato qė tė japin mundėsi t’i skajosh gjėrat nė njė tablo sa mė tė pėrgjithshme.
    Ėshtė njė kontinent qė shekuj mė parė ėshtė quajtur Evropė. Ėshtė njė gadishull jugor i saj, ai mė i ndritshmi dikur, dhe mė i errėti pastaj, me emrin Ballkan. Ishte njė perandori qė u shfaq pėrbri, perandoria osmane, me njė program e njė ėndėrr tė mbrapshtė: tė zhdukė nga faqja e dheut Evropėn. Ndodh kacafytja e madhe midis tė dyve. Gjatė saj, perandoria e re i shkul sė vjetrės gadishullin ballkanik, djepin e qytetėrimit tė saj. Pesė shekuj mė pas, gadishulli nė fjalė, nė mes tė tė cilit ndodhet Shqipėria, shpėton nga kthetrat e osmanėve. Perandoria e tyre bie. Kthimi i Ballkanit te kontinenti nėnė ėshtė i gjatė, i mundimshėm.
    Dhe ja epilogu: popujt e Ballkanit, janė vėnė nė radhė pėrpara Portave tė Evropės. Pėrbri, ėshtė Turqia, bėrthama e dikurshme e perandorisė sė tmerrshme. Pėr pesė shekuj ka kujtuar se popujt ballkanas, pasi ia ka zhvatur Evropės, po i ēon si trofe, drejt kontinentit tė vet. Por ē’po na shohin sytė? Njė gjė tejet tė pabesueshme. Ka vėrtet njė trofe, por jo ashtu siē ėshtė kujtuar. S’janė popujt ballkanas qė Turqia po i ēon si robėr drejt Azisė, por pėrkundrazi, janė ata, qė po sjellin si trofe njė hanėme tė vjetėr: Turqinė.
    Natyrisht qė Turqia nuk ėshtė robinė, nė kuptimin e mirėfilltė. Natyrisht qė ajo po e kėrkon vetė, madje me kėmbėngulje tė pranohet nė Evropė. Natyrisht qė ajo, ndėrsa lėshonte kėrcėnime e mallkime kundėr Evropės, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qenė ngadhėnjimi i madh i Evropės.
    Ana e fshehtė e historisė, shfaqet kėtu nė formėn mė tronditėse. Pyetja: kush u thye prej kujt, ngrihet me gjithė peshėn e saj.
    Dy rrjedha tė historisė kanė ecur paralelisht. Nė atė tė jashtmen, perandoria osmane, godiste, fitonte, robėronte. Por nė njė rrjedhė tė brendshme, tė fshehtė, ajo goditej, humbte, robėrohej.
    Popujt e Ballkanit bashkėrisht ishin aktorėt e kėsaj lufte. Ishin ata qė, vit pas viti e shekull pas shekulli, bashkė me energjinė e tyre, bashkė me zyrtarėt e lartė, gjeneralėt, guvernatorėt dhe aventurierėt, qė ia dhanė pa kursim, i ngjitėn perandorisė joshjen evropiane. Historia e pushtuesit tė pushtuar, si nė rastin e Romės me Greqinė, nė njėfarė mėnyre u pėrsėrit.
    Rrjedhimisht, asnjė nga popujt e Ballkanit nuk u thye. E aq mė pak shqiptarėt. Nėse ka pasur pėr ta njė fat historik tė paracaktuar, ai ėshtė i ndryshėm nga ai i ndėrmjetėsit.
    Popujve ballkanas, e midis tyre shqiptarėve, pa e ditur as ata vetė, madje pa e ditur as Evropa, fati u caktoi tė jenė komando tė Evropės, mu nė qendėr tė botės osmane. Si tė tillė ata kanė qenė pėrherė, ndonėse me dhembje, nė rrėnjėt e Evropės. E qenia me dhembje nuk ėshtė kurrė njė mungesė, pėrkundrazi.

    FUND

    Botohet me shkurtime. Teksti i plotė do tė vihet nė qarkullim sė shpejti nga shtėpia botuese “Onufri”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-03-2006 mė 12:13
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,121
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ne kete teme shihen e dihen edhe njihen shqiptaret e shqipfolesit!

    Shqiptari i shkrete neper shekuj, pranoi copa e arrna te huaja te largeta, te kulturave e besimeve te imponuara indirekt-fshehtazi (edhe te vetkenaqej direkt-haptazi) - vetem sa te ekzistoje, te vetkenaqej me shume ndoshta me arrna te huaja kulturash, si pjelle pushtimesh - sa qe: po te doje sot triumfalisht, te pastrohej ne ndergjegjen e tij - si ndergjegje shqiptare (po te duhej praktikisht te prehen ato copa e arrna kulture sikur me nje teh besimi ne vetveten shqiptare - si pak do te mbetej mish e gjak i gjalle shqiptari, ne trupin e tij te ndergjegjes se paster! Gjerat elementare, te shqiptarizmes se shendetshme, duhet te shtrohen haptazi, realisht, se vetem E Verteta, eshte ajo fuqia qe te mbane gjalle!

    Gjithe ky operacion permes tehut te ndergjegjes se paster, i takon secilit ballkanasit - por secili ben punen e tij (dikush i futur e mbetur, dikush i lau duart edhe nga vet shpresat per tu treguar origjinal, sipas identitetit te tij), por ketu eshte ne pyetje 'operacioni shqiptar', si dhe sa eshte i afte, i vetguximshem vetvetiu - shqiptari ta operoj MENDJEN vetveten e trupit te tij IDENTITETIAL laraman copash e arrnash kulturave te huaja! TA KUPTOJ BINDSHEM se gjuha e gershetuar, me kulture, doke e zakone origjinale shqiptare (se kemi kombe ku gjuha i lidhe si njerez te ndryshem historikisht, kulturalisht e etnogjenetikisht) - shqiptari - sa nuk eshte bere vone, te vetoperohet e te drejtohet ne origjinen e tij!

    Duhet ta vetkuptojme se: u tehuajsuam - pak nga zori, pak nga interesi, pak nga qejfi, pak nga andja e egoizmi, pak nga tradhetia, pak nga naiviteti... sa qe keto 'te pakta', u bene aq shume e teper, sa qe sot mund ta pyeti vetveten secili shqiptar - sa jam une shqiptar, per te mos pyetur - kush jam une ne te vertete!?

    Anipse, shpresa vdes e fundmja, ka gjasa, qe shqiptari i sotem, ta kete guximin
    ta tregoj vetveten origjinale te identitetit - shqiptar evropian!

    Ne kete teme njihen shqiptaret e paster guximtare me vetii shqiponjash!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 27-03-2006 mė 16:07

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,284
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Pėr z.Kadarenė & co

    Antimuslimani.

    Po pija nji kafe me nji mik timin e bisedė mbas bisede ra
    fjala tek karikaturat pėr profetin Muhamed a.s.
    E drejta e shprehjes apo respektimi i tė drejtave tė tė
    tjerėve?
    Cila ka ma randėsi? Pyeti miku im. Nė tė drejtėn e fjalės e
    tė shprehjes nė perendim, hyn edhe e drejta e botimit tė
    revistave pornografike, vazhdoi ai , por nuk besoj se
    perendimorėt do tė mirprisnin nė kėto botime tė zinte vend
    imazhi lakuriq i p.sh Nėnė Terezės apo i shėn Marisė. Unė
    personalisht do tė isha krejt kundėr kėsaj ultėsije. Un do
    i ndryja nė burg keso gazetarėsh langaraqė qė nė kėtė rast
    do tė fyenin shum rėndė besimtarėt katolikė vazhdoi i
    irituar miku im.
    Mori edhe njė kafe tjetėr mbasi tė parėn e kapėrdiu me dy
    hurfa. Hajt… kėta perendimorėt se u paska perendu truni, e
    nė fund tė fundit nuk dashkan tė pyeskan pėr ndjenjat e
    muslimanėve, po kėta anal-istat tonė nė Shqipėri cfar kan
    qė jan cuar nė bisht kundėr muslimanizmit?
    Ishte shum i nxehur dhe po e ngrinte zėrin miku im sa
    njerėzit pėrreth filluan tė kthejnė kokėn.
    Lėre i thashė se bisedojmė nji her tjetėr. Tė pijme kafetė
    e le tė ikim. A e din se cfarė shkruante Lesi te “Koha
    Jonė” kundėr muslimanėve? Po tek “Shekulli” a e din se
    ēfarė…? Po tek…
    E mi numėroi njė mori gazetash e anal-istash qė kan kohė
    qė vec se fyejnė Islamin e besimtarėt muslimanė. Ishte shum
    i revoltuar por kishte tė drejtė.
    E pėrcolla deri tek stacioni i trenit aty afėr, e kundėr
    dėshires sė tij u ndamė. Them kundėr dėshires sė tij, pasi
    e pashė qė kishte nevojė tė fliste, tė shfrynte. Dhe kishte
    tė drejtė.
    Kur i dhashė dorėn mė tha se do tė mė shkruante njė e-mail
    pėr te plotsue ēka la pa thanė. Tė nesmen kur hapa
    kompiuterin, pashė se me tė vėrtetė mė kish shkruar.
    Mė kishte shkruar tekstualisht kėshtu:

    I dashtun mik!
    Meqė nuk mė le tė vazhdoja bisedėn po tė shkruaj diēka qė
    un mendoj rreth antimuslimanėve nė vendin tonė.
    Shih si e mendoj un nji antimusliman:
    Antimusliman mund tė jetė vetėm nji ateist i ndyrė.
    Antimuslimani asht edhe antikristian, antibudist,
    antiēifut, antihinduist e gjithēka tjetėr. Antimuslimani
    mund tė ketė qenė dje spiju i sigurimit. Mund tė jetė sot
    asfalist, udėbėist, kėgėbėist etj.
    Antimuslimani asht qenie e pėrēudnuar, me turi prej derri,
    tru prej gomari e zemer qeni. Ai mund tė jetė i biri i
    ndonjė putaneje brigadjere nė kooperativė. Mund tė jetė i
    biri i ndonjė spijuni lagje a fshati, servil i operativit
    tė zonės. Mund tė jetė janullatist. Mundet me qenė omonist
    a pėbėdėnjėist. Mund tė jetė minoritar grek a vllah. Mund
    tė kapardiset nepėr studio televizive duke pirė duhan me
    llullė thua se asht anglez e jo veē skraparli me mbiemėr tė
    ndyrė. Antimuslimani mund tė ketė pėr mbiemėr emrin e
    ndonjė kryeqyteti, psh atij tė Maqedonise. Mund tė jetė
    piktor, ish i burgosur, i rrahur nė rrugė por prap
    antimusliman. Antimuslimani mund tė quhet ēfardo, psh mund
    tė quhet Kiēo, Frrok, Nikollė, Preē, Broz, Moisi, Fatos por
    edhe Ismail, Skėnder, Sadik a diēka tjetėr.
    Mund tė ketė e tė mos ketė fis e farė. Mund tė jetė kopil.
    Mund tė ketė vetėm motra e vėllazėn prej nane, etj-etj.
    Antimuslimani mund tė jetė homoseksual apo i tėrhequr nga
    incesti. Mund tė jetė marksist, komunist, nihilist-
    masturbist, paneuropianist, ballkanist etj.
    Antimuslimani asht askushi. Zero. Shkarpė. Ballgam-gėlbazė.
    Ai asht pleh, horr,derr…

    Tė fala T .H.


    Mė erdh keq me tė vėrtetė pėr te. Ma shum u mėrzita kur
    mendova se kėshtu mund tė ndjehen shum muslimanė tė
    devotshėm nė Shqipėri, burra e gra, djem e vajza tė
    ndershėm, shqiptarė tė vlerė. Askush, mendova nuk duhet
    lejuar tė fyej e nėpėrkambė besimtarėt muslimanė.
    Ata(muslimanėt) kah ana tjetėr duhet tė mėsojnė me i dalė
    zot vedit. Ata nuk duhet me harrue se i pėrkasin njė feje
    tė ndritshme, tė zbritur nė tokė nga vet Allahu i
    madhnueshėm pėrmes tė zgjedurit tė Tij profetit Muhamed
    a.s. paqa e Zotit mbi te.

    Adnan Ramadani

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Nuk e kam te qarte pse keqinterpretohem shkrimet e Kadarese.. Une e percjelle cdo fjale te shkruar nga Kadare, dhe ne asnje nga shkrimet e tija nuk ka shkele mbi identitetin kombtar.

    Kadare po bene perpjekje t'i ngris shqiptaret deri ne vendin ku e kane, ne Evropen e bashkuar. Ne shkrimin e siperm Kadare me te drejte pak faj ia hedhe Evropes qe na la anash, pak faj na ve neve, ne fund te dyja i arsyeton me zgjatje dore per "pajtim" e ndihme ne ngjarjet e dekades se fundit te shekullit XX ne trojet shqiptare.

    Shqiperia dhe shqiptaret nuk kan kohe t'i ndegjojne qirrjet e Rexhep Qosjes perderisa qytetrimin e nje shoqrie e percepton nga bindjet fetare, duke lene anash ato kombtare, kulturen e nje kombi, duke harru historine dhe duke dale edhe nga shtrirja gjeografike e tokave shqiptare. Qosja me shkrimet e tij jo qe bene perpjekje ta ruaj ndonje identitet tek shqiptaret, por ne nje menyre ai po bene perpjekje te na le pa kurrfar identiteti.

    Mysliman, katolik, ortodoks, bektashian, te gjithe kane nje identitet kombetar, shqiptar.

    Perderisa Evropa ne ditet e sotme po na njeh historine, identitetin dhe ne nje menyre po na pranon si evropian, eshte e pa llogjikshme qe njerz sikur Qosja te ngriten ne bisht e te qojne pluhur per qytetrime te ndryshme, identitete te shpikura e cka jo.

    Ketu eshte llogjika, keta jane shqiptaret evropian:


    Ismail Kadare
    Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė. Ashtu si gjuha, ajo quhet, nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve. Historia e Shqipėrisė, ashtu si e gjithė gadishullit, gjer nė pushtimin otoman, ėshtė pjesė e kronikės mesdhetare evropiane. Sė paku tri qytete kryesore tė saj, me jetė tė pandėrprerė, Durrėsi, Shkodra dhe Berati, kanė afėrsisht njė moshė me Romėn. Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, tė rrugėve e porteve detarė janė tė njė natyre me ato tė kontinentit. Gjurmėt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjetės shqiptare sipas veprės monumentale tė Milan Shuflait, jepet nė njė tablo tė plotė me principatat, kryezotėt, aleancat, krushqitė e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e tė cilave ka mbėrritur e pazbehur aspak gjer nė ditėt tona.
    Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, heroi kombėtar shqiptar, pėrmendja e tė cilit ishte e ndaluar nė Shqipėri pėr pesė shekuj, pėr shkak tė sundimit otoman, u bė sė pari njė mit evropian, (mbi njė mijė vepra historike e artistike, tė shkruara pėr tė), pėrpara se Evropa t’ia rikthente Shqipėrisė nė shekullin XX.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ideus : 28-03-2006 mė 08:40

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,284
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    MYSLIMANIZMI DHE ANTIMYSLIMANIZMI


    Me thene se jemi fetare te medhenj , ate ne
    shqiptaret nuk e kemi dhe nuk do ta kemi
    kurre . Po me thėne te drejten nje fare
    respekti e kemi per gjakun , traditen , fene
    qe na kane lane te paret tane brez pas brezi .
    Kurre nuk kemi pase ndasi fetare te ekstremeve
    , kurre nuk na ka penguar ndarja ne te
    krishtere dhe myslimane per te ecur perpara ,
    kurre feja nuk eshte bere pengese qe ne te
    bashkohemi dhe te mbrojme familjen , te
    ardhmen dhe atdheun .
    Ne Shqiperi fete nuk kane patur kurre synime
    vellavrasese , ato kane bashkepunuar dhe
    bashkejetuar ne paqe dhe miresi , ato jane
    ulur ne kuvend sebashku sa here fatet e
    kombit jane vene ne rrezik . Ato njerez ose ato
    grupime njerezish qe sot bejne propaganda per
    nderrime masive te fese dhe bejne provokacione
    nga me te kamufluarat per sherre dhe
    luftra kunder myslimanizmit s,jane gje tjeter
    vecse mund ti quajme me nje emer qe do
    te thote antimyslimane .
    Antimyslimanet jane ne brendesi te tyre ne
    rradhe te pare antishqiptare dhe per sa vijon
    jane truthare , bastarde , sahanlepires , te
    felliqur , bij qe e shite shume lire , puthadore
    te antishqiptarizmit me te terbuar qe ekziston
    ne rruzullin tokesor . Ato nuk ngjallin aspak
    presion apo frike tek ne qe nuk I biem ne
    qafe zotit apo robit kudo qe jane , ato duhet
    te bejne hesape me haxhinj se ndryshe nuk do
    te kete Greqi apo pocaqi ne bote qe do t,ju
    beje derman .
    Askush nga ne qe kemi respekt per islamin
    dhe edukaten e tij nuk jemi mesuar qe te
    shajme apo te ofendojme fete e tjera , ne
    familje na kane porositur me pase respekt per
    fene e tjetrit , ne shoqeri kemi ulur koken
    kur ndonje shok I ndonje feje tjeter ka bere
    ndonje gabim qofte me dashje , qofte pa dashje ,
    duke patur si perkrenare te perbashket
    shqiptarizmin . Jeta vete po na meson se
    toleranca e tepert mund te merret dhe si
    shenje dobesie dhe si shenje paburrerie dhe si
    shenje nenshtrimi . GABOHENI RENDE ZOTERINJ
    ANTIMYSLIMANE ! Nqs ju , qe deri dje ishit
    qente e komunizmit dhe sot jeni borizanet e
    antimyslimanizmit edhe ne dime si t’u pėrgjigjemi.
    Por ju e dini se shpirti I myslimanit te
    vertete nuk eshte shpirt egersire, por shpirt I
    gjere sa fushat ku ai lindi dhe u zhvillua
    ne shekuj . Shpirti I myslimanit nuk eshte
    shpirti i inkuzitorit katolik te mesjetes , nuk
    eshte shpirti ortodoks ruso –grek , nuk eshte
    shpirti hitlerian I luftes se dyte boterore ,
    nuk eshte shpirti I droges , prostitucionit , krimit
    familjar , degjenerimit shoqeror .
    Ai eshte shpirti I butesise qe predikon paqen
    dhe dashurine midis njerezve, por kur butesia
    nuk ndjehet rehat ajo duron deri aty ku nuk
    mban me dhe pastaj kthehet ne nje reagim qė
    ndoshta s’ka ndalim deri kur te arrihet triumfi
    perfundimtar .
    ANTIMYSLIMANE ju dhe profesoret tuaj qofshin te
    cdo lloj matrikulle nuk na ndalni dot as diten
    e bukur te Bajramit , as muajn e madhnueshem te
    Ramazanit , as festat e tjera te cilat ne
    mundohemi me I respektuar aq sa kemi mundesi
    dhe energji . Ju nuk do te mundni dot te
    ndryshoni me urdher peshku apo greku , pape apo
    zape fene e mbi 80% te popullsise . Populli
    vete ndoshta nje dite te perendise , ndoshta
    ndoshta ndoshta …… do te dije te perzgjedhe
    dhe te vendose per fatet e tij ne raport
    me fene .
    Myslimanizmi do te predikoje gjer diten e
    betejes paqe dhe dashuri midis njerezve kudo ku
    jane dhe te cdo besimi qe ndodhen , diten e
    shenueme te triumfit te jeni te sigurte se ai
    do te fitoje dhe do te jetoje njerezimi ne paqe
    te plote .
    Antimyslimane ! Kurre mos ushqeni deshiren per
    diten e betejes se jeni te humbur dhe te
    turperuar . Ky eshte edhe mesazhi I zotit ne
    qiell, ALLAHUT me te madh vet .



    DYLEJMAN MILA
    MEXHID YVEJSI ;GJAKOVĖ

  6. #6
    dr
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Per te dhene vlesime dhe opinjone per Kadarene eshte nje pune e madhe dhe me pergjegjesi.Ne nje emisoin televiziv TV Besa ne Prizeren nje imam te cilin une e rrespektoi shume tha:Ismail Kadare dhe Alfred Mojsiu jane me te keqinje se vete Slobodan Millosheviqi per shqipetaret.Ne aresyetimin e kesaj thenje imami e vleresoi se Kadare po i avansueka katoliket ndersa Mojsiu paska thene ne Angli para studenteve se pak me grrethe lekuren e shqiptari qet gjak te ktishteri.Une i rrespektoi Mojsiun dhe Kadarene shum.Kadare ne nje interviste ne gazeten Koha e jone pat thene:Katoliket,pavaresisht se jane me te paket ne numer,perfaqesojne fene e pare te shqiptareve.Si te tille ata kane nje zbritje vertikale ne historine dhe kulturen shqiptare te pashembullt.Si te tille ata i kane shene kombit shqiptar simbole dhe shenja themelore nga Gjergj Kastrioti te Nene Tereza.Shkurt ate jane ura me e vjeter asnje here e shembur qe lidhe Shqiperine me Evropen.Kush eshte ai burre apo burrneshe shqipetare qe mund ta mohon kete Kadare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-03-2006 mė 12:13

  7. #7
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Citim Postuar mė parė nga Mihill Shala
    Kush eshte ai burre apo burrneshe shqipetare qe mund ta mohon kete Kadare.
    Kadareja diku ka shkruar - Emri im eshte mysliman, por un s'kam asgje te perbashket me myslimanizmin. Ne si shqiptar e kuptojme shume mire Ismail Kadaren, por a e kuptojn te huajt. Si t'ia mbushim mendjen ne Evropes qe jemi katolike kur ne s'kemi kulture katolike. Le te shprehen si te duan intelektuale te ndryshem shqiptare, por bota e di qe ne e bejme thjesht per sevilizem.
    Llogjikisht asnjeri s'duhet ti imponoje fene dikujt tjeter. Kjo eshte baza e lirise ne nje shtet.
    Ne fakt Shqiperia eshte Shqiperi; ajo nuk eshte as Greqi, as Turqi, as Gjermani(Ne Evrope 20% e popullsise eshte afrikane, ndersa ne shqiptaret nuk jemi perzier akoma me rraca te ngjyrave te tjera).Dalngadale njerzit do e gjejne vete rrugen nga do shkojne. Ne fund te fundit te treja keto shtete ne te njejten rruge jane, jane territor Evropian. Ne duhet te kapemi pas atij qe na perkrah dhe qe kemi interesa.Nqs Evropa na konsideron toke te sajen ajo duhet te na ndihmoje, jo te na burgose.

  8. #8
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 20 postime
    Citim Postuar mė parė nga Ismail Kadare
    Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė. Ashtu si gjuha, ajo quhet, nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve.
    Kjo dhe vetem kjo e ben Shqiptarin, Shqiptar. Sa per Europian ne kuptimin e sotem te fjales (bashkesi post-Katolike Kelto-Gjermanike-Vikinge-Latine) nuk i pershtatemi dot per shkak se nuk jemi asnje nga keto gjera. Ndoshta eshte me mire keshtu. Le ti mbetemi besnik vizionit te Jeronim De Rades: Rrace pellazgjike nen nje cati. Jo me kot shkruan Kadareja. E njeh mire De Raden the sojin e tij.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Mjaft u morret me sabriun e gjore se ai duket qe eshte trurrjedhur i ziu. Tipa si ai i gjen vetem pas kompjuterit e kurre nuk i has neper rruget e Tiranes.

    Ceshtja eshte se si ta forcojme identitetin shqiptaro/evropian qe ndajme ne te gjithe shqiptaret e paster, si ta bejme me relevant ne jeten e perditshme dhe si tju a transmetojme femijve tane ne menyre sa me te paster qe ata neser mos ti quajne femijte e tyre me emra si Muharrem apo Klaudia, por Enkelejd dhe Teuta. Kemi nevoje per nje rishfaqje te forte te identitetit dhe tradites sone qe nga Iliret e deri tek Rilindja Kombetare. Kemi nevoje te rimesojme rreth madheshtise se Budit, Bogdanit, Buzukut, Barletit, Gj, Kastriotit, De RAdes,I. Qemalit, N. Frasherit, Zogut, Nolit , H. Prishtines, Fishtes, Konices, Koliqit, G.Bojaxhiut dhe Kadarese. Keta jane mishi, gjaku dhe indi i asaj qe quhet SHQIPTARI. Keta jane ata qe e bejne gjakun tone te kuq, ata qe na bejne te na dridhet mishi dhe te ne fergelloje zemra kur shohim flamurin tone dhe fjalen Shqiperi ne harte. Nuk dua qe te behemi superpatriote dhe nacionaliste pafund, dua thjesht te dime nga vijme, dhe ku shkojme. Dua thjesht te dime qe jemi qysh 2 vjet banore te kesaj pjese jugore qe quhet Evrope dhe ketij trualli evropian do ti perkasim perjetesisht.

  10. #10
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    mire eshte qe ketu te vendoset dhe Shkrimi i Qoses me kte teme.. pra temen e Identitetit..

    Le ta bej dikush kte e ti degjojme dy kumonat..kur thot populli liridashes hasian..
    Identiteti kombetar dhe vetedija fetare

    Nga Rexhep QOSJA

    Nuk ka dyshim se perkatesia trifetare e shqiptareve e ben me te pasur, me te perbere identitetin e tyre kombetar. Kete e deshmojne te dhena te panumerta te kultures materiale dhe shpirterore te popullit shqiptar. Por, nuk ka dyshim se perkatesia trifetare, perpos se e ben me te pasur dhe me te perbere, mund ta beje edhe me te plagosshem identitetin kombetar shqiptar, natyrisht, ne qofte se ndonjera prej ketyre feve do te favorizohej vecan prej institucioneve politike e shteterore, sic behet kohe pas kohe sot.

    Ne jeten tone politike shume shpesh mund te degjohen shprehje, c'eshte e verteta edhe gjate historise me shpesh te deshmuara sesa te mohuara, per bashkejetesen e harmonishme te pjesetareve te te tri feve. Dhe, kjo, kryesisht, eshte e vertete. Por, kjo e vertete shume e deshiruar nuk do te duhej te behej pengese per te verejtur se ne jeten fetare shqiptare sot po shfaqen disa dukuri, po zhvillohen disa veprimtari dhe po krijohet vetedije e tejtheksuar fetare me ndikim me pak e me shume cintegrues ne jeten shoqerore, prandaj edhe me ndikim te mundshem me pak a me shume shperberes ndaj identitetit kombetar.

    Jam i vetedijshem se cfare kundershtimesh te pezmatueshme mund te shkaktoje pohimi i ketille, por jam i vetedijshem se kundershtimet e tilla, sado te pezmatueshme qofshin, nuk do te duhej te behen arsye qe te heshtet e verteta.

    Nuk thuhet kot se te vertetat, sado te hidhura qofshin, jane me te dobishme sesa genjeshtrat e kendshme.

    Kur flitet per bashkejetesen e harmonishme te te tri feve ne jeten e popullit shqiptar, kjo nuk do te thote se fete ne jeten e tij vetvetiu ishin faktor i njesise se tij shpirterore, prandaj as faktor i konsolidimit kombetar sic ishte feja ne jeten e, ta themi, polakeve, ruseve, italianeve, spanjolleve, turqve. Duke qene pjesetare te nje feje apo, kryesisht, te nje feje, popujt e lartpermendur do te arrijne me lehte e me shpejte te ngrihen ne shkalle kombi dhe te funksionojne si kombe me njesi shpirterore. Nuk eshte perkatesia trifetare arsyeja e vetme, as, madje, arsyeja kryesore, pse shqiptaret me vone se shume popuj evropiane do te krijojne vetedije kombetare dhe do te ngrihen ne shkalle kombi. Por, perkatesia trifetare, qe percaktonte jo vetem vetedijen e shqiptareve ndaj vetes, por edhe qendrimet e te huajve, evropianeve, ndaj tyre, ishte nje prej arsyeve te nje vonese te tille. Perpjekjet e themeluesve dhe drejtuesve te Rilindjes Kombetare per t'i zbutur sa me shume perkushtimet fetare te bashkekombasve, pa dyshim, kishin arsye te forta ne ate kohe.

    Njera prej dukurive me te verejtshme ne jeten shoqerore te shqiptareve sot, pa dyshim, eshte shprehja e lire e vetedijes fetare aq e penguar ne kohen e komunizmit dhe kjo shprehje e lire e vetedijes fetare eshte fryt i cmuar i zhvillimit te demokracise ne jeten tone. Por, nuk eshte aspak e veshtire qe te verehet se shprehja e vetedijes fetare, kur e kur, po sendertohet permes tejshquarjes, tejtheksimit te saj. Shprehja dhe tejshquarja, tejtheksimi ndryshojne shume mes vete sepse nenkuptojne permbajtje dhe shkalle te ndryshme te ndjenjes. Ne qofte se, prandaj, shprehja e vetedijes fetare eshte nje e drejte themelore qe gezon mirekuptimin e pergjithshem, tejshquarja e saj e tejkalon te drejten themelore njerezore, behet menyre e propagandes dhe shpesh nuk mund ta gezoje ate mirekuptim te pergjithshem. Popujt e medhenj evropiane, qe kane krijuar aq te mira, por qe kane prodhuar edhe disa te keqija ne kontinent, i kane provuar heret pasojat e tejshquarjes se vetedijes fetare. Lufterat fetare ishin te keqijat me te medha qe kishte sjelle ajo tejshquarje e vetedijes fetare. Per kete arsye, popujt e medhenj evropiane do t'i ndajne heret fene dhe shtetin, fene dhe politiken dhe do t'i ndajne jo vetem per shkak te synimeve te prijesve fetare qe ta kene fjalen kryesore, vendimtare, edhe ne punet shteterore e politike, por edhe per shkak te tejshquarjes se vetedijes fetare e cila, si e tille, ushtronte ndikim cintegrues ne shoqeri.

    Pasojat e tejshquarjes se vetedijes fetare, natyrisht kurre sa ne Evrope, jane hetuar edhe ne historine e popullit shqiptar, madje, edhe ne kohen e Rilindjes Kombetare. Per kete arsye rilindesit me te shquar do te bejne beteje intelektuale per uljen e vetedijes se tejshquar ne shkallen e vetedijes se natyrshme fetare apo, madje, edhe kunder saj. Kunderklerikalizmi i rilindesve nuk permban qendrim kunderfetar apo, madje, afetar, sepse numri me i madh i tyre ishin besimtare me pak a me shume te perkushtuar ndaj fese; kunderklerikalizmi i tyre i njohur, ne te vertete, ishte veprimtari kunder vetedijes se tejshquar fetare, qe e pengonte zhvillimin dhe konsolidimin e vetedijes kombetare, qe ushtronte ndikim cintegrues ne procesin e integrimit kombetar dhe te njesise shpirterore te popullit shqiptar. As mendimi i njohur, fuqidhenes, tashme historik, i Vaso Pashes: fe e shqiptareve eshte shqiptaria, nuk do te duhej te kuptohej si shprehje e fare bindjeje te tij kunderfetare apo afetare. Ky eshte nje mendim teper i rendesishem, me ndikim kombetar mobilizues ne kohen e Rilindjes, por jo i parendesishem edhe ne kohen tone. Me te thuhet kjo: me e rendesishme se vetedija fetare e shqiptareve, eshte vetedija e tyre kombetare. Jo fe e atdhe, po atdhe e fe. Fete jane shume, kurse Atdheu eshte nje. Mendimi programatik fe e shqiptareve eshte shqiptaria i detyrohet bindjes se Vaso Pashes dhe rilindesve te tjere se vetedija e tejshquar fetare ne kohen e perpjekjeve per krijimin e konsolidimin e vetedijes kombetare dhe krijimin e shtetit kombetar mund te behet faktor shperberes ndaj identitetit kombetar, prandaj edhe ndaj njesise shpirterore te popullit shqiptar. Deshmi jo te pakta per kete u sillte jeta e tyre nen pushtimin e Perandorise Otomane. Varferia e skajshme ishte arsyeja pse numri me i madh i bashkekombasve te tyre largoheshin pergjithnje prej Atdheut, por perkushtimet e skajshme fetare ishin arsyeja kryesore pse disa prej tyre ckombezoheshin duke u quajtur greke, turq apo, madje, latine!

    Koha e ckombezimeve te tilla per arsye fetare ne historine e popullit shqiptar ndoshta ka marre fund, por, tani, si duket, po rifillon koha e tejshquarjeve te vetedijes fetare, e shfrytezimit te fese per nevoja politike dhe e favorizimit te njeres fe nga institucione politike e shteterore! Shembujt nuk jane te pakte dhe shembujt nuk jane te njellojte. Dhe, kjo tejshquarje e vetedijes fetare ka filluar nder shqiptaret e besimit mysliman ne Maqedoni dhe ne Kosove dhe ngadale-ngadale ka kaluar edhe ne Shqiperi, ka filluar nder shqiptaret myslimane dhe po vazhdohet nder shqiptaret e krishtere, sidomos katolike.

    Tejshquarja e vetedijes fetare myslimane dhe katolike ne jeten e popullit shqiptar po behet sot ne menyra te ndryshme, por vetem tejshquarja e vetedijes fetare katolike po favorizohet edhe prej disa vetjeve dhe disa institucioneve politike dhe shteterore vendore ne Kosove e ne Shqiperi natyrisht nen ndikimin e disa institucioneve fetare e shteterore te huaja e, sidomos, te disa mediave te huaja te cilat per Ballkanin vazhdojne te shkruajne si per nje "paradhome te Orientit barbar" dhe si "kategori me e ulet e qyteterimit". Ne kete tejshquarje te vetedijes fetare myslimane e katolike marrin pjese edhe krijues te fushave te ndryshme artistike e shkencore, ne menyre te vecante shkrimtare, duke luajtur rol perkrahes ndaj nje feje si ne Kosove, ashtu edhe ne Shqiperi. Shkruhen vepra letrare dhe publicistike te pershkuara prej vetedijes se tejshquar fetare, kurse ripunohen vepra te djeshme, kryesisht romane, duke iu shtuar pjese ose kapituj me permbajtje fetare. Vepra te tilla letrare te pershkuara prej vetedijes se tejshquar fetare, zakonisht, nuk shkruajne, dhe ripunime te tilla te veprave te djeshme, zakonisht, nuk bejne kundershtaret po sejmenet e komunizmit ne Shqiperi dhe ne Kosove.

    Nje shkrimtari, keto dite, po i merret per merite shqiptimi i fjalise, natyrisht pas permbysjes se komunizmit, se shqiptaret i takojne qyteterimit perendimor dhe, vetem, perendimor! Pohime te tilla jane shqiptuar ne Kosove shume here pas demonstratave te rinise studentore dhe shkollore te vitit 1981, ne te cilat kerkohej qe Kosova te njihej Republike; dhe, pohime te tilla jane shqiptuar, para se gjithash, per te kundershtuar propaganden e mediave serbe, ne te cilat thuhej se nder shqiptaret zhvillohet fundamentalizmi islamik! E verteta se nder shqiptaret nuk kishte fundamentalizem islamik, nderkaq, ne asnje rast nuk e permbante edhe pohimin se shqiptaret i takojne vetem qyteterimit perendimor. Jo. Pohimi propagandistik, gjithnje e me i perseritur si pohim konjuktural prej disa intelektualesh dhe prej disa perfaqesuesish te institucioneve politike, se shqiptaret i takojne qyteterimit te Perendimit, dhe vetem te Perendimit, as nuk e thote te verteten shkencore, as nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme te feve ne jeten tone. Nuk e thote te verteten as pohimi tjeter, po ashtu, se pari i shqiptuar prej disa intelektualeve, se feja myslimane e numrit me te madh te shqiptareve eshte pengese per integrimin e Shqiperise (e tani, edhe te Kosoves) ne Bashkimin Evropian. Eshte e vertete, nderkaq, se sikur t'i kishin takuar qyteterimit perendimor, dhe vetem qyteterimit perendimor, mund te besohet se shqiptaret nuk do te pesonin cka kane pesuar prej vitit 1878 e deri ne vitin 1999 dhe ceshtja e tyre kombetare do te ishte zgjidhur atehere kur jane zgjidhur ceshtje te tjera kombetare ne Ballkan: ceshtja greke, ceshtja rumune, ceshtja bullgare, ceshtja serbe. Sikur t'i takonin qyteterimit perendimor, dhe vetem perendimor, shqiptaret nuk do te perjetonin ndarjen ne kater shtete po do t'iu njihej e drejta e jetes ne nje shtet.

    Shqiptaret, ne te vertete, u takojne dy qyteterimeve: qyteterimit perendimor dhe qyteterimit lindor. Dhe, kjo eshte plotesisht e kuptueshme. Duke jetuar ne udhekryqin mes Lindjes e Perendimit, duke qene te pushtuar kur prej fuqive perendimore e kur prej fuqive lindore, duke qene te ndikuar prej qyteterimit te krishtere dhe prej qyteterimit islamik shqiptaret kane marre cka kane dashur dhe cka nuk kane dashur, kane marre me deshire dhe kane marre me dhune. Kultura e tyre, qyteterimi i tyre eshte bere keshtu bashkim i te dy kulturave, i te dy qyteterimeve.

    Te dhenat qe deshmojne se shqiptaret i takojne qyteterimit islamik hic me pak se qyteterimit te krishtere jane te shumta dhe jane te ndryshme. Dhe, keshtu mund te thuhet jo pse mbi dy te tretat e popullit shqiptar i takojne fese myslimane, por pse permbajtja e qyteterimit shqiptar ne mase te madhe eshte permbajtje e qyteterimit islamik. Dhe, kete e deshmojne te dhena historike, etnografike, kulturore, gjuhesore e te tjera. Menyra e jetes e pjeses me te madhe te popullit shqiptar, arkitektura e qyteteve dhe e fshatrave, objektet e kultit, veshjet popullore, kenget dhe vallet popullore, kuzhina, ceremonite rreth lindjes dhe rreth marteses, ritualet e varrimit, adetet dhe zakonet, deshmojne, per me teper, se qyteterimi islamik eshte me i shtrire ne jeten e shqiptareve sesa qyteterimi i krishtere. Pavaresisht sa gezohet a sa deshperohet kush per kete qe thuhet, te verteten nuk mund ta ndryshojme. Te thuash tani se shqiptaret jane popull qe i takon qyteterimit perendimor e te mos thuash se i takon edhe qyteterimit lindor eshte e sigurt se do te thuash nje te pavertete, prej se ciles shqiptuesi i saj mund te kete, ndoshta, ndonje leverdi sot, por prej se ciles as shkenca shqiptare, as vete shqiptaret kurrfare dobie nuk mund te kene. Te thuash tani se portreti shpirteror i shqiptareve eshte portret shpirteror i krishtere do te thote te behesh nje propagandist fetar a politik fetar, qe nuk e thote te verteten dhe nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme te te tri feve ne jeten e shqiptareve.

    Dhe, te thuash, se feja myslimane, si fe e shumices se shqiptareve, eshte pengese per integrimin e Shqiperise (e, tani, edhe te Kosoves) ne Bashkimin Evropian, do te thote te behesh propagandist fetar a politik fetar, qe nuk e thote te verteten dhe nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme fetare te shqiptareve. Gatishmeria e Bashkimit Evropian per te njohur Maqedonine kandidate per pranim, kurse per te bere marreveshjet e ashtuquajtura te stabilizim-asocimit me Turqine dhe me Bosnjen e Hercegovinen, vetem sa deshmon se pohimi i sipertheksuar i disa intelektualeve dhe politikaneve tane, kryesisht i frymezuar nga leverdi vetjake, nuk eshte i vertete, as qellimmire, sepse eshte vetem propagandistik. Pengesat ne te cilat ka hasur Shqiperia ne procesin e integrimit evropian, ne te vertete nuk jane pengesa qe asaj ia ka vene Bashkimi Evropian, po pengesa qe asaj ia ka vene klasa e vete politike me sjelljet e asaj politike! Kush i percjell sadopak shkrimet e shtypit evropian per Shqiperine dhe kush i degjon sadopak deklaratat e politikaneve e shtetareve evropiane per politiken shqiptare do ta kete plotesisht te qarte se jo perberja fetare e shqiptareve, po prapangelja e trasheguar ne zhvillimin ekonomik, niveli i pakenaqshem ne konsolidimin e institucioneve demokratike, krimi i organizuar, korrupsioni i pershtrire dhe, ne lidhje me te gjitha keto e mbi te gjitha keto, konflikti teper i vrazhde mes dy aneve te klases politike, qe prodhon konflikte dhe ushtron ndikim cintegrues ne shoqerine pergjithesisht jane arsyet pse Shqiperia, njerisht, mbetet pas vendeve te tjera te rajonit ne procesin aq te deshiruar te integrimit ne Bashkimin Evropian.

    Rrenjet e kulturave dhe te qyteterimeve te popujve jane te thella: ato shtrihen thelle ne kohe dhe jane materiale e shpirterore. Ne kohen e globalizmit eshte e vertete se ato rrenje po dobesohen: njerezit ne krejt planetin jetojne gjithnje e me njesoj, argetohen gjithnje e me njesoj, mendojne e flasin per gjera gjithnje e me te perbashketa, por eshte gjithaq e vertete se ajo jete gjithnje e me e njejte, ajo veshje gjithnje e me e njejte, ai argetim gjithnje e me i njejte, ai mendim dhe ajo shprehje per gjera gjithnje e me te perbashketa nuk jane fetare, nuk jane as te krishtera, as islamike, as induse, as hebraike, sepse jane planetare. A do te jete me mire a me keq per njerezimin pse procesi i globalizimit ben keso rrafshimesh do ta tregoje ardhmeria. Ajo qe mund te thuhet sigurt qe tani eshte: procesi i globalizimit do t'i rregjoje identitetet kulturore kombetare - kete pasuri te madhe e te pazevendesueshme te planetit.

    Per te gjitha arsyet e siperthena mund te thuhet se tejshquarjet, tejtheksimet e vetedijes fetare, si myslimane ashtu edhe te krishtere, e, sidomos favorizimi i ndonjeres prej tyre nga ana e institucioneve politike a shteterore, jane veprime dhe gjykime te anshme me ndikim te mundshem shperberes ndaj identitetit kombetar te shqiptareve dhe ndaj proceseve integruese shqiptare.

    Pikerisht per arsye se qyteterimi shqiptar eshte qyteterim, njekohesisht, i krishtere dhe islamik, dhe pikerisht pse shqiptaret u takojne tri feve, intelektualit, politikanit dhe shtetarit shqiptar me pare se shkrimtarit meksikan, Karlos Fuentes, i takon te thote cka thote Karlos Fuentes. E ai, mbasi permend gjuhen spanishte ne te cilen shkruan dhe qyteterimet sic jane qyteterimi i Mesdheut, qyteterimi i indianeve, qyteterimi i zezakeve, qyteterimi i krishtere, qyteterimi islamik dhe qyteterime te tjera, thote se ne asnje menyre nuk mund te pajtohet me tezen e Samuell Hantingtonit mbi konfliktin e qyteterimeve: "nuk mund ta pranoj tezen mbi konfliktin e qyteterimeve, sepse te gjitha ato qe permenda jane qyteterime te miat dhe ato nuk mund te jene ne konflikt ne shpirtin tim. Ato i flasin njera-tjetres dhe ato jane ne marreveshje njera me tjetren".

    Ne qofte se, megjithate, mund te jete dikush qe nuk mund t'i shqiptoje mendimet e humanistit Karlos Fuentes mbi dialoget dhe marreveshjet e vetekuptueshme te qyteterimeve, atehere ai do te duhej te mos harronte se, si e thone antropologet dhe etnologet moderne, "nuk ka kultura te larta e te uleta; ka vetem kultura te ndryshme qe, secila ne menyren e vet, i plotesojne nevojat dhe deshirat e pjesetareve te tyre".

    E shpjeguar dhe e vleresuar nga aspekti i konkluzioneve te ketyre antropologeve dhe etnologeve ligjerata e paradokohshme e Presidentit Alfred Moisiu, ne Universitetin e Oksfordit del e papranueshme: ne nentekst ajo e permban favorizimin e krishterimit si fe superiore ne krahasim me fene myslimane! Nuk jam i gatshem te besoj se perdallimi i tille mes ketyre dy feve eshte mendesi e tij. Paraqitjet e tij, sjelljet e tij te kujdesshme ndaj bashkesive fetare ne Shqiperi, gjykimet e tij te matura sikur e perjashtojne kete mundesi. Por, ja, ligjerata eshte mbajtur dhe, si e tille, inkuadrohet apo, te shprehem me qarte dikush mund ta inkuadroje ne ballafaqimet e sotme kunderhistorike intelektuale mes dy feve te medha: mes krishterimit dhe myslimanizmit.

    Dhe, c'mund te thuhet me tej per marredheniet e politikes e te feve ne jeten shqiptare sot? C'mund te thuhet per perpjekjet e disa intelektualeve dhe te disa politikaneve, ne Shqiperi e ne Kosove, qe populli shqiptar te distancohet nga gjeografia e vet, duke shquar elementet e tij gjoja joballkanike dhe duke iu pataqitur Evropes cka ne thelb nuk eshte? Mund te thuhet edhe shume cka, pa dyshim. Prandaj po them edhe dicka.

    Gjithe ato qe po ndodhin e po thuhen ne fushe te feve; dhe gjithe ato qe po thuhen e po behen ne fushe te politikes ndaj feve; dhe gjithe ato qe po behen e po thuhen ne fushe te politikes kombetare ne pergjithesi viteve te fundit sikur nxisin pyetje: e kemi pranuar idene e modernitetit si ide shoqerore dhe politike? E kemi te qarte vendin e feve ne jeten tone kombetare? E kemi percaktuar mire strategjine e politikes kombetare? Nje pergjigje, per dike, ndoshta, shume e diskutueshme, qe mund t'iu jepet ketyre tri pyetjeve, eshte e mbajtur ne pyetjen e katert: mos po harrojme se pozita gjeostrategjike e tokave ne te cilat kemi jetuar e do te jetojme dhe perberja trifetare e popullit duhet te na bejne te mendojme se fati i yne historik eshte i paracaktuar per te sendertuar zbutjen e kundershtimeve mes Lindjes e Perendimit dhe per te bere sintezen e qyteterimeve te tyre?

    Korrieri, 10 Shkurt 2006
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  11. #11
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    534
    Faleminderit
    10
    35 falenderime nė 29 postime
    Kadare eshte i madh,s'ka fjale.

    Qosja ka thene se ky eshte shkrimtari me i madh Shqipetar.

    Vec se...kur kemi te bejme me c'eshtje si kjo,Kadare eshte teper i vogel perballe Qosjes.

    p.s:

    Traboini,

    kur te flasish per Qosjen,te lutem,mos fol i mveshur me kemishen katolike.As ate partiake.

    lunesta!

    Listes tuaj te rilindasve do t'i shtoj edhe emrin e rilindasit Qosja.Kur ne shqiptarve qe jetonim jashte kufirit te shtetit ame na ishin fikur te gjitha dritat,ishte vepra dhe fjala e Qosjes qe na bente drite.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,284
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Mė duket se njė ditė ju pro Kadare me ca tė tjerė do ta mbroni edhe tezėn e dikurshme tė z.Kadaresė,kur shkruajti se: shqiptarėt nė ballkan po shtohen si minjėt.

    Shkrimi z.Kadaresė ėshtė njė shkrim mjaft sharllatan,i nivelit tė ulėt dhe i qėllimshėm pėr tė keq. Shkurt ky shkrim dėmton identitetin kombėtar shqiptar.Nuk e kam ditur deri mė tani se paska identitet europian pa gjuhė bile tė unifikuar europiane, apo ndoshta z.Kadare po e pėrgaditka njė gjuhė tė tillė pėr shqiptarėt.

    z.Kadare qdohere nė shkrimet e veta ka sulmuar muslimanizmin dhe nacionalizmin shqiptar, ca haptazi ,ca nė mėnyrėn e vet tė stilit dhe tė tuipit dinak.Kadareja nė tė shumtėn e rasteve kalon nė ideologjinė enveriste sepse sikur Enveri ashtu dhe "i madhi"Kadare ka shkruar se Shqipėria ka armiē ,duke i pėrmend nė disa raste edhe emrat e nacionalistėve tė shquar shqiptar.Kėte e shprehu dhe e bėri duke iu drejtuar me njė letėr tė veqant EKREM BARDHĖS.

    Kadare e ka sinqerisht apo pėrsėri me hipokrizi?

    Teza e dikurshme e Kadares se"po nuk u bėnė shqiptarėt tė krishterė nuk i do Europa ėshtė tezė e shqiptarėve qė duan konvertim tė muslimanėve nė tė krishterė".Nė njė mėnyrė kėtė e pohon edhe tani i cili me spjegimin e tanishėm pohon se paska qenė NĖ POZITAT SERBE.Por me heshtjen ndaj Greqisė tregon se mbetet nė pozitat GREKOF

    Historia e njerėzimit ,pėrfshirė edhe fenė ,nuk mund tė bėhet e ribėhet sa her u teket hartuesve tė skemave konjukturale.

    Ua ruajt perėndia "tė madhi"z.Kadarenė sė bashku me pėrkrahsit e tij tė tipit :
    greko- bizantin e sllavo-ortodoks.

    Sabri Selmani

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,121
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ore secili ka mendimin e qellimin e vet

    o sabri, po flas me ty e te marrin vesh tjeret...

    ata dy burra siper teje, Kadare e Qosja nuk besoj te jene profetet
    secilin njeri e mbron VEPRA E VET, poashtu edhe e fundose negativja e secilit person te kesaj bote
    secili njeri i gjalle ne kete bote ka gabime, bile edhe vet profetet me te medhenj!

    Vetem Zoti eshte i pagabueshem!

    Edhe gabimet e Kadarese e Qosjes i dijme, as nuk jane Dy Majat e Kombit dhe as nuk jane dy yje te kombit krejt krejt krejt te paster - engjuj nuk ka - POR, qellimi i tyre
    ndaj kombit, eshte largpames e nuk mund te vleresohet I KEQ, (cfaredo qe te thone te dyte) as nga armiqet me te egjer!

    Njeriu qe pretendon se eshte i vertete - duhet ta thot TE VERTETEN: s'je ti i vetmi qe shprehesh ashtu, e kuptojme pezmin tend e te fese, por ai me shume eshte pezmi i fese, se sa yti, qe hiqesh si katakomb fetar e ēon pluhur panevoje, se krejt ate qe din ti, e dijme shume shqiptare edhe me mire se ti!

    Keto dy shkrime te Kadarese e Qosjes, jane provime kombetare, ku te dyte e japin PROVIMIN PARA KOMBIT MESUES. Dallimi ne mes tyre eshte: Kadare anon krejtesisht kah feja e vjeter jona, po as nuk e kruan bash bute, e Qosja jep diagonale dyanesore, me ndikim, qe eshte krejt e vertete. Ndjeje kulturen, kengen, vallen, theksin aziatik - e Kadare t'i kepute penjt me shkurt, e Qosja t'i len pejte me te gjate te manevrosh me logjiken e shendoshe - gjeje vetveten.
    Me realist eshte Qosja, anipse me i rralle, brum me i shtrire, jo aq i dendur ne mendime te forta, e me diplomat fjale eshte Kadare, qe ta jep diagnozen e kjarte e serte: do te vdesesh, o do te shpetosh! N'daē grrithu, e vraje veten - o qesh e prite vdekjen burrerisht! Ai shqiptar qe i ka studjuar te dyte, i njeh me mire!

    Po nje dije ti e te gjithe shqiptaret: 1966 - 2006, kater dekada, e shih sa potencial kadrovik kemi sot edhe te shtypur ne te dy anet e kufirit vllazeror (secila politike ne menyren e vet, e te dyjat gati si nje brumi) - PO sikur t'i kishim pase keto mundesi zhvillimi intelektual, gjate mbi pese shekuj roberie nen turqit, e mbi pese shekuj roberie nen romaket (para tyre), e mbi tete shekuj (870 vjet) nen bizantin e sllavet - ku do te ishim na sot? Mesiguri do te ishim nder kombet me te forta europiane e aziatike (duke aluduar ne genin e menēurise e guximit shqiptar, ne inteligjencen e shqiptarit e guximin e tij luftarak).

    Nuk jane pa qellim tre fete me te forta te botes, brenda popullit shqiptar. Na dogjen e poqen pushtuesit per afro tremije vjet (qe i dijme pakez, lere lashtesine deri ne antikuitet), gjithcka te mire, na moren deri tek shpirti - athua nuk kishin mundesi pushtuesit, te mos na i jepnin edhe keto tre fete tona? Po kishin, por deshten te na lene ne pese shtete e tre fe, te coptuar, arrna gjeografike, secili pushtues sipas interesave te veta! Pyetja eshte: sa e kuptojne shqiptaret kete histeri? Shume sish, por tu ka mbeltuar ne shpirt e mendje me shekuj e periudha historike edhe po te tentosh ta nxierresh jasht shpirti - krishtin e allahun, e t'i adhurosh shqip, si me emra, si me besime - duhet ta nxierresh edhe lukthin jasht!
    Jane pjeke e nuk hiqen, vetem mund te krasiten degesh me ndonje diktature te forte (si ajo enveriste), po perseri fara e besimeve nuk zhduket. Secili besim ka menyren e vet te predikimit e aplikimit fetar, e secili mundohet te jete me afer Zotit, Krijuesit o po edhe secili ka te metat e veta, sepse perderisa Librat e Shenjte, paskan zbritur nga Qielli, athua nuk ka fuqi Ai Krijuesi edhe t'i aplikoj e t'i mbroje tok me fete, po ka mbetur sabriu e gjoni e anastasi - qe t'i mbroje?!

    Krejt qellimi yne eshte tek identiteti shqiptar: a eshte europian apo aziatiko-afrikan, ku eshte Toka e Shqipes ne harte? A ben si ajo: vithet tek burri e kryet ne gjini? Jo, vetemsa e mashtron vetveten, se nje dite del duēi sa kapuēi! A do te kishte ndodhur masakra e Srebernice 10-12 mije boshnjake per tre dite te zhduken ne gazera, ne sy te botes moderne - po te mos ishin musliman? Kurre, nuk do te ndodhte ashtu. Ceshtja eshte: o ngat fese e pa atdhe, o ne atdhe e lere fene rahat, beso si gjithe bota, se e dijme sa na ndihmon ne keto momente historike! E kur te behesh fuqi e superfuqi, edhe fese ia ben me sy! Po as ajo nuk to te thot se - ti je me afer ne preher te Zotit!!!

    Identitet shqiptar - europian!

    ''o kohera o kulla te vjetra
    ka kund shpirt pa te meta?''

    Kerkoj falje se nuk thashe gati asgje...hm as gabimet orthografike s'i paskam ndreqe...nejse mendime te lira e te rreshketa...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 29-03-2006 mė 06:38

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ismail Kadare ėshtė mė i madhi i letrave shqipe. Kjo nuk diskutohet!.Gjithmonė mund tė mėsojmė prej tij prandaj ,kjo tėmė edhe po tė jetė gjithmonė nė forum ėshtė e nevojshme. Duke e lexuar Kadarenė e duke u marrė me tė ,e njohim Historinė tonė ,Kulturėn tonė,Krenarinė tonė shumė mė mirė.
    Pra , duke studjuar Kadarenė , studjojmė vetėn tonė qenien shqiptare nė pėrgjithėsi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga faiksmajli : 29-03-2006 mė 11:48

  15. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    43
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Debat shume i mire ky midis Kadarese dhe Qosjes, dy prej intelektualeve me te medhenje te gjalle shqiptare.

    Une mendoj se qe te dy pjeserisht kane te drejte. Mendoj qe Qosja ka te drejte kur thote qe qyteterimi yne kombetar ka ngjashmeri me ate te Lindjes se Afert dhe te Mesme, edhe per vet afersine gjeografike qe kemi, mirepo qyteterimi yne nuk eshte qyteterim islam, sepse ka qene keshtu edhe para se te ekzistonte islami, e edhe para se nje pjese e kombit te islamizohej, bashke me faktin tjeter qe e njejta ngjashmeri ekziston ne gjithe Ballkanin, jo vetem tek shqiptaret por edhe tek greket, bullgaret, serbet, italianet jugore, e deri te kroatet, dhe ketu Kadare ka te drejte, se qyteterimi yne eshte prape me shume europiane e nuk eshte islam. Ngjashmerite duken fare qarte si ne mentalitet e menyren e jeteses, ashtu edhe ne art, muzike, kuzhine etj..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 29-03-2006 mė 22:57
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    E Enjte, 30 Mars 2006


    PAPA NE SHTEPINE E SHQIPTAREVE .

    Papa Gjon Pali i dyte, njeriu qe besonte ne mrekullite, ishte dhe mbetet vete mrekullia e koheve tona. Kurre me pare ndonje lider nuk ia ka dale qe te flase para turmave gjigante si ai, kurre me pare ndonje lider nuk ka ditur te projektoje me kaq force imazhet e tij ne zemrat dhe mendjet e njerezve. Papati i Gjon Palit te Dyte pati si fill perbashkues paqen dhe bashkejetesen. Ne nje kulture si kjo e jona, e mesuar qe te djege me nxitim cdo argument si mode kalimtare, pesoi metamorfoze perballe karizmes se njeriut qe vinte nga Lindja e Ftohte. Fjalet e tij kane eksploruar boten bashkekohore duke medituar mbi te kaluaren dhe duke ofruar nje shprese per te ardhmen.

    Ati i shenjte diti si pakkush te gjeje nje vije te komunikimit direkt, te hapur e te thjeshte me besimtaret e ne pergjithesi me njerezit moderne. Nga ftesa e tij per te mos patur frike kur ai ju shfaq botes nga sheshi i Shen Pjetrit ne vitin 1978 deri ne momentet e fundit ku dhimbja dhe vuajtja u kthyen ne vlere universale duke sfiduar ligjet e konsumizmit e te aparences, njerezimi mbare njohu nje ekzistence e cila kthehet ne liber jete e nga i cili marrin pergjigje pyetjet tona me te thella e me te fshehta. Me shpirt profetik, i vemendshem ndaj shenjave te kohes, Gjon Pali i Dyte, njeri europian, revokon me force rrenjet e thella kristiane te kontinentit te vjeter duke e konsideruar ate atdheun e perbashket te te gjithe europianeve, shpetimin e tyre.

    Ne nje bisede te ndezur me nje gazetare te njohur, ai pati thene: “Vendi im, Polonia, eshte denuar me vdekje shpeshhere, por ka mbijetuar duke u mbledhur rreth vetvetes e duke u mbeshtetur fort ne rrenjet e perbashketa kulturore. Europa eshte nje”, pati ngritur zerin ne fund te bisedes. Kjo vlen edhe per Shqiperine, te ciles ne prill te vitit 1980, ai do t’i drejtohej nga Otrantoja per t’i dhene shprese, per t’i bere te njohur komunitetit nderkomtar martirizimin e saj, e mbi te gjitha komunisteve shqiptare qe izolimi qe ata ndertuan nuk e kishte ndare Shqiperine nga Vatikani, nga Perendimi.

    Nga filozofia e tij filluan te tendosen telat me gjemba derisa u keputen, te shemben muret e ndarjes, te triumfojne te drejtat e njeriut, te bien paragjykimet per te ndryshmin. Nga mendimi i tij na shfaqet nje Europe ne ndryshim, ne kerkim te nje identiteti te ri, nje Europe qe do te jete edhe sfida e mijevjecarit te trete.
    Gjon Pali ka nje vit qe u mungon syve te mbare njerezimit, por zemrat dine t’i jene besnike. E kemi pare duke brohoritur nder nje milion te rinj ne Torvergata, duke ecur mendueshem perballe murit te loteve ne Izrael, duke medituar me qetesi ne xhamine e Damaskut, duke perkedhelur varrin e Indira Gandit, duke fermentuar lirine e vendit te tij ne Varshave, duke sfiduar ne emer te dinjitetit njerezor diktatoret, duke puthur token shqiptare pas nje zhuritjeje shekullore.

    Papa ne Shqiperi eshte nje kapitull i ndritur i historise sone.
    Pese shekuj me pare, Papa Pikolomini do te nisej drejt Shqiperise per t’u takuar me mbrojtesin e cilivizimit perendimor, Gjergj Kastriotin, por fati nuk deshi ndersa ne prill te vitit 1993 pasaardhesi i Tij erdhi per ta rifutur Shqiperine ne Perendim, per te bekuar demokracine e re qe sapo kishte lindur. Me gjuhen e dashurise, ai na le mesazhe te vyera tolerance e ndertimi te shtetit te se drejtes, kujtojme fjalet e tij: “Njeriu dhe Zoti nuk jane nje alternative dhe nuk konkurrojne njeri tjetrin.

    Perkundrazi, njeriu ka nje dinjitet te larte,tamam sic i ka hije nje krijese te bere sipas imazhit te Zotit. Njohja e kesaj vlere te cdo njeriu, do te beje qe edhe ekonomia te gjeje ekuilibrin e drejte ndermjet arsyeve te aftesive dhe spikatjes se solidaritetit dhe do ta coje keshtu impenjimin politik me nje kerkese pergjegjesie ndaj se mires se perbashket, duke ndjekur gjithmone kerkesat e respektimit ndaj etikes dhe moralit”. Ai e pasuroi kujtesen tone me imazhet e paharrueshme te takimeve me shpirtin e kombit tone, Nene Terezen, venerimi ndaj se ciles u duk me lumturimin e saj ne vitin 2003.

    Pikerisht perballe fondamentalizmit fetar dhe intolerances, Karol Voitila ka insistuar me forcen e shpirtit dhe te fjales qe besimi i vertete eshte kunder cdo lloj radikalizimi dhe abuzimi ne emer te Zotit. Nuk mund te kete vdekje ne emer te Zotit. Kete mesazh, ai e ka perseritur pa u lodhur e me te eshte fuqizuar per te rrezuar barrierat shekullore te urrejtjes e konkurrencen ndermjet besimeve me lutjen qe tek adhurimi i perbashket ndaj Hyut, njerezit e besimeve te gjejne motive bashkepunimi per paqen, drejtesine, lirine e progresin.
    Kudo qe Voitila eshte shfaqur, ka tingelluar fort Apeli ne mbrojtje te dinjitetit te njeriut apo shtytja qe te kemi ne zemer fatet e te pambrojturve mbi te cilet rendon logjika e perfitimit.

    Papa Karol, pra, ia doli qe te behej zedhenes i te drejtave pertej cdo kufiri kulturor, social ekonomik e fetar. Ne kete kontekst, ish presidenti Berisha, sot kryeminister i vendit, nga sheshi “Skenderbej”, ne vitin 1993, pa asnje ekuivok, tha: “Kisha polake i dha Selise se Shenjte papen sllav, misionarin e madh, qe me forcen e mbipushtetshme te ideve dhe parimeve dha kontribut paresor ne rrezimin e perdes se hekurt, dhe sot po me kete arme ai lufton dhe perpiqet te rrafshoje murin e parave qe rrezikon ta zevendesoje kete perde. Prandaj dhe Papa Voitila eshte Papa i shpreses dhe ringjalljes”.

    Njeriu qe vinte nga VADOVICE, i quajtur Karol Voitila, peshkatari i njerezve, i kerrusur nga dhimbjet hyri drejt e ne histori me madheshti, ndonese ishte i pervunjte, duke na pasuruar te gjithve. Ne shqiptareve vecanerisht na la porosi: “Mesoni artin e dialogut dhe te degjuarit, qofte edhe kur ky art eshte i lodhshem. Ky eshte cmimi i lirise. Ky eshte sekreti i progresit te vertete moral dhe civil”. Per udhekryqet tona na la kumtin: MOS KINI FRIKE!.

    Ju faleminderit!

    Nga Bujar Leskaj *

    *Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Fjala e mbajtur dje ne hotel “Sheraton” ne konferencen me teme “Papa Gjon Pali ne shtepine e shqiptareve”.

    KJ

  17. #17
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 20 postime
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu

    z.Kadare qdohere nė shkrimet e veta ka sulmuar muslimanizmin dhe nacionalizmin shqiptar, ca haptazi ,ca nė mėnyrėn e vet tė stilit dhe tė tuipit dinak.
    Problemi eshte se myslimani i mire eshte Shqiptar i vaket. Pse? Sepse e ka besnikerine e vet te dyzuar nga popullit Mysliman (ymetit) dhe popullit Shqiptar.
    Prandaj islami eshte pengese per krijimin dhe zhvillimin e kombit mbi baza jo-fetare, sic e para-shikuan Eterit tane te shek te 19te. Keshtu qe Kadareja ve ne dukje kete konflikt. Nuk eshte sulm ndaj Myslimaneve, eshte thjesht konstatim.

  18. #18
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    870
    Faleminderit
    33
    12 falenderime nė 10 postime
    Rexhep Q.

    "Kur flitet per bashkejetesen e harmonishme te te tri feve ne jeten e popullit shqiptar, kjo nuk do te thote se fete ne jeten e tij vetvetiu ishin faktor i njesise se tij shpirterore, prandaj as faktor i konsolidimit kombetar sic ishte feja ne jeten e, ta themi, polakeve, ruseve, italianeve, spanjolleve, turqve"


    he-he.

    Kur Shqiptaret e lidhjes sė Prizrenit kėrkonin nga Berlini, nga Bizmarku, ky iu thotė: Kombi Shqiptar, nuk ka komb Shqiptar, ju jeni Turq. Ne duam ta largojme nga Europa, ju e keni perqafuar. Kam frigė se aspiratat e Qosjes tejkalojnė mundėsit\aftėsit e tijė.

    Dikur ishim mbrojtes tė Europes, sot jemi vrima e zeze e saj. Degradim se jo mahi. Shqiptari nuk ka identitet Europian, nuk e ka as E-nė e Europes, pervec gjeografikisht. Shiqoni vetem temen "Cfare do tė thotė tė jesh Shqiptar" ku qarte shihet njė krenari e pa-fre nė kufi me veteledhatim. Me vjen tė printoj ketė teme dhe tė masturboj dikund ne bunkeret e rivieres Shqiptare me shkrimet e Shqiptarve. Aq me ndezin.

    Europianizmi nuk do tė thotė antena satelitore e dy orė pornografi pas ores 23 duke thenė "Shiqo Qafirat". Europianzimi ėshtė standard qė cdo Europian e trashegon nga gjyshėrit e tij filozofe, jo nga gjysherit fisnik qoban me shpirt tė pasur bujar dhe me kanun tė madhit Lekė nė njėrėn dorė e nė tjeren duke krruar testiset. Fundja, pėr Europen mund tė flasin vėtėm nipat tonė dhe atė nese...
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,284
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Kiniku manipulon deklaraten e Bizmarkut,

    Ky rezon , kiniketj si duket qenkan ndonje misionar argat i i evropės se MYKUR krishtere e cila dit e natė ka punuar punon dhe do tė punoj pėr farosjen e popullit tonė,ti rezon & co,pa dyshim se nuk jeni shqiptar,ti o je ndonjė vlleh i fėlliqur apo ndonjė grek i pistė,tė cilėt tentojnė tė nxisin pėrēarje fetare mes shqiptarėve,ku populli shqiptar ka njė traditė shekullore me tolerancė fetare fal shumicės muslimane!!Sa i pėrket asaj evropes tėnde "qytetruese" ajo evropė e jotja mesjetare ,barbare ajo mohonte tė ekzistonte njė komb shqiptar ,nuk harrjmė deklaratat e Europianit mesjetar Bizmarkut i cili thonte se kombi shqiptar nuk egziston ,dhe ajo evrop e "civilizuar " i ndante tokat e shqiptarėve kristosllave greke dhe serbo -malazias.

    Abdi Baleta kur potencon se prania e faktorit musliman nė Shqipöri ka qenė faktor shpėtimtar ,pėrmend edhe Arsa Millatovicin,armikun e madh tė shqiptarėve,i cili thot :"shqiptarėt me pėrqafimin e fesė Islame i shpėtuan sllavizimit"

    Pra Islami ishte ai qė e shpėtoj kėtė popull nga shkombtarizimi dhe asimilimi.
    Pėrveq kėsaj edhe shumė autorė tė huaj e kanė mbėshtetur kėtė tezė kėshtu sipas I.Irwwin,R .Falaschi, W:Sawis,Roberto Maroko della Rocca etj:"Islamizmi i shqiptarėve ka
    qenė njė pritė kundėr presijonit sllav , ashtu sikundėr mė parė pranimi i katolocizmit ka qenė e ngjashme kundėr Greqizimit tė sjellė nga Ortodoksoia Bizantine.
    Tė njejtėt historianė pohojnė se:"Shumė katolok nė vete pėrqafuan fen e re .Dukej qė arėsyeja e tyre ishte frika dhe urrejtja qė ushqenin pėr sllavėt .Me kthimin nė fenė Islame ata u bėnė aleate tė barabartė me Turqit dhe pėr kėtė fituan sigurinė kundėr fuqive sllave,tė krishtere."

    rrezon,kinik etj,, qenkeni me tė vėrtetė TURPI I KRISHTIT.

  20. #20
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 20 postime
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu

    Abdi Baleta kur potencon se prania e faktorit musliman nė Shqipöri ka qenė faktor shpėtimtar ,pėrmend edhe Arsa Millatovicin,armikun e madh tė shqiptarėve,i cili thot :"shqiptarėt me pėrqafimin e fesė Islame i shpėtuan sllavizimit".
    Ai Sllavi nuk ka si ta thote ate pasi, nqs eshte sllav nacionalist, atehere mendon qe Shqipot ne fakt jane Sllave. Pra s'kishte c'te sllavizohej. Fatkeqsisht, Sllavet e Greket e Ruset ende mendojne si Turqit. Ti je c'fe ke! Eshte nje konceptim idiot, shume me i prapambetur sesa konceptimi i vetes te bariut te thjeshte shqipfoles (e me vone ShqiptAR) nder shekuj.

    Asimilimi ndodh vetem ne zonat kufitare. Nqs je dakort me Bajge-lehtin atehere ti potencon qe Kosova eshte zone kufitare, historikisht Serbe, e me pakice popullate Shqiptare.

Faqja 1 prej 29 12311 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 19:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 16:47
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 21:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 12:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •