SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP
Jo une s'martohem me shqiptare martohem me Shqiptar. lol Per fe s'pyes fare vallaj. Edhe kushti numer nje eshte qe as ai mos te jete fanatik feje. Te tjerat vijne vete pastaj.![]()
Homo sum; humani nil a me alienum puto.
“Super Darko” dhe Vera duken të kënaqur me jetën e re
Shkodranet, nuse në Serbi
Për shkak të mungesës së nuseve, meshkujt nga rrethi i Visegradit të Serbisë udhëtojnë bashkë me përkthyes dhe familjarë për të kërkuar nuse në Shqipëri. E japin pastaj besën dhe pason fejesa. Puthja e parë vjen tek pas martesës.
Nga Express më 10.01.2009 në ora 8:37
Nuset e reja nga Shqipëria kanë nisur të vijnë në rrethin e lumit Drina. E para erdhi në fund të vitit 2008, në fshatin Paocici, rreth pesëmbëdhjetë kilometra larg Visegradit.
Është Vera Çardaku (31), nga rrethi i Shkodrës, ajo që ishte martuar me Darko Stjepanovic (30).
Pa dasmës sipas zakoneve tradicionale shqiptare, e pastaj edhe sipas atyre ortodokse, dy të sapomartuarit jetojnë në një pronë familjare në fshatin Paocici, bashkë me prindërit e Darko’s. Banorët e pakët, dhe kryesisht të moshuar, të fshatit pajtohen në një gjë – se Vera për një kohë të shkurtët arriti që ta rilindte shtëpinë e Stjepanovicëve. Në shtëpi dhe përreth saj gjithçka është në vend. Fqinjët thonë se nusja e Darko’s është adaptuar shumë mirë në Paocici, si të ishte lindur atje.
“Një nuse e tillë mund vetëm të dëshirohet”, e lavdërojnë të gjithë, ndonëse as dhëndëri darko nuk e fshehë kënaqësinë. Siç thotë, për shkak të dashurisë që ishte kismet dhe të një jete më të mirë, Vera vendosi që të shkonte larg vendlindjes, ndërsa në rrethin e Visegradit, gjegjësisht në fshatin Paocici, ku edhe ndodhet prona e Stjepanovicëve, ajo është pritur shumë bukur. Aq më tepër dihet se ka kohë që vajzat pa shumë dëshirë marrohen me meshkujt nga këto fshatra.
“Ka ardhur një kohë e çuditshme. Vajzat sapo ta ndjejnë asfaltin nën këmbë nuk donë të kthehen më në fshat, ku ka prona, mjaft kafshë shtëpiake, dhe gjithçka që na duhet për një jetë të mirë. Prandaj edhe vendosa që të merrja rrugë drejt Shqipërisë, të gjej një nuse për vete, për një jetë të lumtur në fshatin tim Paocici”, tregon Darko.
Thotë se një shok i tij nga Ivanjica, i cili po ashtu është martuar me një shqiptare, e këshilloi që ta bënte këtë gjë, por edhe ku ta kalonte kufirin dhe në cilën pjesë të Shqipërisë të shkonte për nuse. Pasi gjeti një përkthyes, Darko, bashkë me edhe dy kushërinj nga Visegradi, u nis me veturë për Shkodër përmes Malit të Zi, në fillim të vitit 2008.
“Kur arritëm në rrethin e Shkodrës, i vizituam 15 shtëpi, të cilat kishin vajza për martesë. Mund të zgjidhja, filluar nga ato të moshës 16 e deri te ato të moshës 40-vjeçare, por ja që unë e zgjodha vera Çardakun, vajzën e Nocit dhe Zhelinës, të cilët i kanë edhe tetë fëmijë”, tregon Darko.
“Sipas zakoneve të atjeshme, për fejesë më është dashur që me vete të merrja një zinxhirë ari, me një varëse me shkronjën e parë të emrit tim ose me një kryq, një unazë, një byzylyk dhe një palë vathë. Po të kishte munguar cilado nga këto, unë s’do të kisha mundur ta kërkoja. Dhe, edhe diçka, Verës s’do të mund t’i propozoja martesë i vetëm, kështu që bashkë me mua duheshin të ishin së paku edhe shtatë familjarë”. Herën e parë vetëm e kishte parë, derisa ajo po parakalonte para tij, si në ndonjë pasarelë mode.
“Herën e dytë e dhashë besën, e herën e tretë e fejova. Vetëm pas kësaj guxoja ta përqafoja. Herën e katër shkova për t’u marrë vesh rreth dasmës me prindërit e saj, kurse tek herën e pestë munda që ta nxirrja jashtë shtëpisë”, vazhdon Darko rrëfimin e ti interesant.
Tregon edhe për atë se si krushqit është dashur që të shkonin para orës 12, sepse po të vonoheshin nga dasma s’do të kishte gjë. “Tek pas përfundimit të martesës në shtëpinë e saj, për herë të parë e përqafova dhe putha në veturë, pasi e kaluam kufirin me Malin e Zi. Në Paocici na priti i gjithë fshati dhe familja, që kishte ardhur enkas për këtë rast. Të gjithë donin ta shihnin nusen nga Shqipëria. Vera ua puthi të gjithëve duart, duke u përkulur para secilit prej tyre, posaçërisht para nënës dhe babës tim. Ishte ky momenti kur isha njeriu më i lumtur në botë” tregon Darko.
Vera Çardaku tash tre muaj jeton në Paocici, me burrin dhe prindërit e tij. Gjuhën serbe e flet dobët por, siç thotë, kupton mjaft fjalë. Prandaj çifti dhe familjarët e shfrytëzojnë fjalorin e madh ‘Serbisht-Shqip’. Në pyetjet e shumta Vera zakonisht përgjigjet me: “super”. “Super Darko, super nëna dhe super baba, super fshati”, janë përgjigjet dhe komentet e saj më të shpeshtë në pyetjet e kureshtarëve.
Darko thotë se kalojnë shumë mirë mes vete dhe se i pëlqen sesi Vera i ka pranuar prindërit e tij dhe obligimet e shumta në shtëpi dhe në fushë. “Duhet të pranoj se nuk isha mësuar me këtë ritëm të punës. Por, për një kohë të shkurtër sa jemi të martuar, Vera ka ndikuar shumë në mua. Ajo insiston në kryerjen e përditshme të të gjitha punëve, që në fshat ka sa të duash” sqaron Darko.
Për shkak të migrimeve nëpër fshatrat e rrethit të Visegradit, përreth lumit Drina dhe drejt Bajina Basta, një numër i madh meshkujsh mbesin të pamartuar. Por, edhe ata tani po mendohen që të shkojnë gjurmëve të Darko’s dhe të krijojnë familjet e tyre me kohë. (Politika)
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
po rrethinat e shkodres kane nje emer
nuk quhen te gjithe shkodrane
JO SEKS PARA MARTESE
[QUOTE=Llapi;2121056]
“Super Darko” dhe Vera duken të kënaqur me jetën e re
Shkodranet, nuse në Serbi
QUOTE]
qeshtu po martohen shqiptarkat me serb , tani po krijojn familje , mandej femijt e tyre si po i bejn ka 15 vite po ti gjuhen internetit po futen neper forume duke i perkrahin , Izraelin , grekun , Serbin . etj etj etj ..![]()
me vjen keq per shkodran, por jan ni pakic shum e vogel te kqi, ne gjith banimet shqiptare dhe mos u brengosni se ne shqiptaret shumica prej te mirve jem.
Vetem poligamia i shpetoka ca zona nga mbeturinat serbe si ai Zhikica qe duket si ufo.
Por poligamine e ndalon ligji dhe morali, keshtu qe ky eshte problem pa zgjidhje.
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Nuk eshte kollaj te gjykohen ato vajza se as per to nuk eshte e lehte te martohen me serb.Nuk kane rruge tjeter dhe duhet te pranojne dicka qe nuk do ja uronin askujte.Ca rruge tjeter kane? Te gjitha jane mbi 30 vj dhe e dine qe fati sdo ju trokase me. Noshta per te mos i mbetur si barre prinderit apo vellait detyrohen te zgjedhin ate rruge.Noshta per te provuar te qenit nene dhe per te pasur nje familje te cilen e kane enderruar dhe s'mund ta kene mund te jete nje ngushellim per to.
Njoh shume vajza qe jane martuar me maqedonas te gjitha mbi 30 vj, kur e kane pare qe s'kane rruge tjeter. Sot ndoshta shohin femijet si ngushellim.
Mua me duket gje absurde dhe sdo ja deshiroja askujt nje gje te till.Eshte skandal te shkosh per t'iu shtuar rracen sllaveve.
Ehhh nga halli e kane e jo nga qejfi.
Ndryshuar për herë të fundit nga -Alda- : 10-01-2009 më 21:39
м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.
Krijoni Kontakt