Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 65
  1. #21
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Brari, nese ja mbyll deren Talbot ne fytyre , cfare duhet te presesh? Mos te harrojme se Mero Baze ishte nder ata njerez qe i fryne fyellit antiamerikan ne Partine Demokratike gjate viteve 97-2000.Le te hapim arkivat e shtypit te asaj kohe.
    Conquistador, ke shume te drejte. Eshte nje akt teper i rende ne te dy anet e medaljes. Nese kemi nje zjarrvenie me qellim te denohet fajtoret, por edhe nese kemi nje zjarrvenie nga vete Merua atehere edhe ai te denohet dhe te mos e trumbetoje si cenim i fjales se lire.
    Fjale e lire na duhet kur behet fjale per te miren e Kombit dhe nuk eshte placke tregu qe ta veshen pseudo analiste shtypi sa here qe u mbetet qejfi.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #22
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    nuk eshte hera e pare qe ky Gazetari Baze i djeg makinat e veta!!
    eshte top media ajo e cila i sajon keto gjera,duke shtyre bazen qe te djege makinen e vete vetem per te sajuar incidente mediatike politike,dhe pas ca ditesh do jete po Top Media ajo e cila i blen makinen e re Bazes.keto jane menyrat e shemtuara te opozites, e cila sajon gjera te tilla gjoja per te demtuar imazhin e qeverise!!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Metamorfoza e Mero Bazes, ashtu si mijra metamorfoza te tjera shqiptare, i ka rrenjet ne vitin 1945. Qe nga dita kur Enver Hoxha pushkatoi Bahri Omarin, burrin e motres qe e shkolloi, e mbajti me buke, e shpetoi disa here nga arrrestimi i italianeve, qe nga kjo dite shqiptaret paten nje shembull diabolik.
    Prinder, xhaxhallare, dajallar, vellezer, kuneter, shoke, miq etj. qe kishin hequr kafshaten nga goja per t`ja dhene dikujt, e shihnin veten para skuadres se pushkatimit, para litarit ose ne burg prej ketij bukëshkali.

    Edhe "Çorapja" (pseudonimi i Mero Bazes, ne Sigurimin e Shtetit) nuk mund te bente perjashtim nga kjo armate bukëshkalesh.

    Miliona euro qe Mero Baze nxorri nga bythlepirja ne PD (eshte qesharake te besosh se Mero Baze e bleu BMW-në e tipit te fundit me 0 kilometer nga shitja e 150 gazetave ne dite) jo vetem qe nuk e kenaqen, por perkundrazi ja hapen me shume oreksin.
    Ashtu si para 4 vjeteve nuk lejonte njeri qe ti afrohej mikut te tij Damir Fazlliç, ashtu mendoi te veproi edhe me Sali Berishen.
    Veshet e Berishes duhet te ishin te hapura vetem per peshperimat e Mero Bazes. Ministrat, keshilltaret, zedhenesit, tenderat duhet te kopsiteshin nga Berisha, vetem pas pësh-pësheve te malokut nga Këlcyra. Harroi qyqari se kishte te bente me nje malok edhe me malok se ai vet.

    Tashme Mero dhe miqte e tij ne PD, biznes dhe kudo qofshin, i kane drejtuar te gjitha baterite e artilerise kunder Sali Berishes. Te gjitha aferat qe kane bere vetë (djegia e makines se Meros, me kujton tritolin qe ju vu makines se Erion Braçes nga "njerzit e Nanos" naten kur Ed Rama do zgjidhej kryetar i PS) po ja mveshin Sales, Argites, Lulit & Co.

    Ndoshta do te kishin patur sukses dhe do te ndikonin qofte edhe minimalisht ne zgjedhjet e 2009-s, sikur ne kampin e majte te mos kishte dale homologu i Mero Bazes, BLENDI GONXHE, qe po ben te njejten gje me Ed Ramen.


    Pfuiiiiiiiiiiiii

    Specie e fëlliqur homo-butakësh



  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse cpo ben ki blendi gonxhua..

    na trego pak neve te pa informuareve nga perbrenda selive..

    po nje gje nuk marr vesh une..
    edhe per ate rakipin e albanies u fol se dhe ai kish pas kollofitur miliona na pd-ja..
    tani del se dhe merua paska kollofitur..

    del pietja..ku i gjen kjo pd keto meleona mor aman.. qe paguan andej kendej..

    brari psh ka shkruar pro pd-se me shum se tere blendat e merot e rakipet te marre se bashku.. e nuku ka futur nje qindarke ne xhep..
    pse u dashka me para te mbrohet partia qe lindi mbas 50 vitesh te qelbura stalino enveroi iste hysni kapoiste ramiz ali nexhmiste..?
    apo squhet forumi... lol.

    hmm..

    dicka nuk eshte ne rregull ketu..

    nejse..

    ..

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    si te ndodhi dicka kur jane socialistet ne pushtet si te ndodhi kur jane ne opozite fajin e kane gjithnje ata
    po pd a ben faj ndonjehere
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    p

    del pietja..ku i gjen kjo pd keto meleona mor aman.. qe paguan andej kendej..

    brari psh ka shkruar pro pd-se me shum se tere blendat e merot e rakipet te marre se bashku.. e nuku ka futur nje qindarke ne xhep..


    ..
    Eh Brar Brar spiuni, boll u hoqe sikur je shurdh e qor ne te njejten kohe. Ti me ato qe ke shkruar e ke dhene proven se te pakten shqisa e te parit nuk te mungon.
    Ku i gjen PD leket ? . Ti e di shume mire o Brar komunisti se ku i gjen PD leket, sic e dine gjithe Shqiptaret se Berisha nga njeriu qe premtoi lufte kunderr korrupsionit eshte kthyer sot ne te korruptuarin me te madh qe ka njohur ky vend ne te gjithe historine e tij.



    Nuk është beteja ime!
    Nga Mero Baze

    Po bëhen shumë ngjarje njëra pas tjetrës, të cilat po evoluojnë nga debati im publik me kryeministrin dhe familjen e tij në pushtet, te hakmarrjet e tij financiare, administrative, te përpjekjet për të bllokuar botimin e gazetës përmes vendimeve arbitrare dhe selektive dhe në fund te djegia kërcënuese e makinës para apartamentit tim. Është një spirale e tërë, e cila thellohet nga dita në ditë, nga ora në orë, me synim personalizimin e betejës sime gazetareske me kryeministrin. I pafuqishëm të përgjigjet si kryeministër, frikacak të përgjigjet si njeri, ai ka zgjedhur rrugën e thellimit të konfliktit në çdo pikëpamje, që në fund kjo të mos quhet debat publik mes një gazetari dhe kryeministri, por inat personal dhe problem personal i një gazetari me dikë në pushtet. E kam vërejtur këtë nga dhjetëra detaje të fëlliqura të luftës së tij, që nga ruspat që iu çon prindërve në shtëpinë e tyre e deri te banditët që dërgon para pallatit për të djegur makinën, që nga shantazhet financiare që bën mbi biznesin e deri te spiralet administrativo-politike që hap me njerëzit që mban nën sqetullat e tij të papastra.

    Qëllimi është një dhe i vetëm. I pafuqishëm të mbrohet nga faktet publike që dalin kundër tij dhe familjes së tij në pushtet, ai kërkon ekstremizimin e luftës ndaj meje, me shpresë se do ta kthejë këtë në një betejë personale dhe do ta ndajë nga opinioni publik. Këtë stil po përpiqet ta injektojë në mediat që ka nën kontroll dhe te gramafonat që përdor për propagandë publike.

    Në të vërtetë kjo nuk është beteja ime me Sali Berishën, me të cilin mund të isha përplasur i fundit në këtë botë për shkak të historisë sime me të djathtën dhe atë personalisht. Ky është aksidenti i madh i Sali Berishës me historinë.

    Mandati i tij i dytë qeverisës, për të cilin unë ndjehem tashmë përgjegjës që kam luftuar aq shumë, dëshmoi jo vetëm që nuk arriti të mbajë premtimin e tij të madh për qeverisje me duar të pastra, por ndërtoi një sistem të pashembullt të monopolit familjar mbi qeverisjen dhe politikën. Ajo që shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare e tha që javën e parë të pushtetit të tij, duke paralajmëruar se ka shenja të një pushteti tribal, u bë realitet shumë shpejt. Shteti tribal që ai tashmë ndërtoi dhe me të cilin po përpiqet të diktojë politikën dhe opinionin publik, është kthyer në një betejë për mua dhe kolegët e mi të lirë. Unë nuk kam ndonjë betejë personale me Sali Berishën, pasi nuk më duhet. Është shumë plak për t’u marrë me të dhe shumë e panevojshme një e shtyrë nga unë, kur ka shkuar me këmbët e veta në buzë të greminës.

    Kur unë kam denoncuar i pari lobimin prej djalit të tij dhe Fatmir Mediut të kontratës së zezë të Gërdecit, nuk kam patur inat me Sali Berishën, por dhimbje për të. Bashkë me të ka humbur ëndrra ime dhe e mijëra shqiptarëve për një kalorës kundër korrupsionit në vend. Kur unë kam parë i tmerruar se si djali i tij terrorizonte ministra dhe zyrtarë të emëronin banditë në vende kyçe në polici, të firmosin kontratat e tij për Gërdecin në emër të vëllait të tij jo-biologjik, se si kërcënonte biznesmenë ndërtimi për t’u marrë përqindje nga tokat që ndërtoheshin nga liqeni po në emër të këtij “vëllai”, kur kam parë si arrestoheshin ata që hezitonin ose tentonin ta regjistronin shantazhin e tij, kur kam parë se Delijorgji, Taçi dhe një sërë e tërë biznesmenësh të akuzuar prej vetë Sali Berishës u bënë klientë të familjes Berisha, ai që jam tronditur kam qenë unë dhe jo Sali Berisha. Ky i fundit ishte duke e bërë këtë me vetëdije. Kur kam parë e-mail-et e Shkëlzenit dhe Argitës që i rekomandonin Elvana Hanës punësimin e njerëzve të tyre duke e kthyer ISKSH në një dhomë e kuzhinë të “Familjes”, kur kam parë se si Berisha kaloi në fondet e saj gjithë fondet e mjekësisë shqiptare, të cilat qarkullojnë te banka Credins, e cila pastaj u bë garante të paguante 87 milionë euro për privatizimin e ARMO-s, isha i qartë se shteti ishte kapur dhe “Republika e Duarve të Pastra” kishte vdekur.

    Kur unë kam kërkuar që Lulzim Basha të shkojë para drejtësisë, për shkak të abuzimeve të frikshme në segmentin Rrëshen-Kalimash, nuk kam patur parasysh faktin që Lulzim Basha ka vjedhur. Ai është një “kollovar” i rëndomtë i Sali Berishës, që nuk bën dot zë, por ka detyrë vetëm të firmosë. Tronditja ime ishte se tenderi u nis për “Bechtel”-in, një kompani prestigjioze amerikane, për të cilën dhe unë vetë jam përpjekur të ofrohet që ditën e parë dhe përfundoi tek ENKA, një kompani turke, presidenti i së cilës është një mik i vjetër dhe shumë konfidencial i familjes Berisha dhe vetë Berishës personalisht. Është i vetmi mik i familjes Berisha, tek i cili Berisha ka qenë familjarisht i ftuar dhe kur ka qenë në opozitë. Rishfaqja e tij në minutat e fundit në tender dhe shkuarja e vlerës së rrugës nga 420 milionë euro në mbi 1 miliard euro, më bën të dyshoj realisht se abuzimet shkojnë te familja Berisha dhe jo te qyqari Lulzim Basha.

    Kur kam denoncuar sekserin serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, nuk kam parasysh evazionin e rëndomtë fiskal që bëjnë shumë biznesmenë në Shqipëri apo pastrimin e parave. Damir Fazlliç nuk ka bërë krime të mëdha, zbulimi i të cilave mund të sjellë çudira, por Sali Berisha ka bërë një hata të madhe, ka gjetur një serbo-boshnjak për të bërë pazaret e shtëpisë së tij. Damir Fazlliç thjesht ka blerë toka për park energjitik, dhe na ka shitur energji elektrike në emër të së bijës së Sali Berishës. Nëse nuk do ishte mik i Sali Berishës dhe nëse ky i fundit nuk do hidhej në luftë për ta mbrojtur atë, duke shantazhuar dhe jetën e Prokurores së Përgjithshme përmes zagarëve të vet, nuk do të ekzistonte ndonjë aferë me emrin Damir Fazlliç. Do të ishte një krim i zakonshëm ekonomik, kurse duke pasur në krah kryeministrin dhe vajzën e tij, jemi para një plaçkitjeje të shtetit nga familja në pushtet përmes një dordoleci serbo-boshnjak që krekoset si gjel rrugëve të Ballkanit, si një miliarder trevjeçar me paratë e shqiptarëve. Paratë nga llogaria e tij i tërheq studioja ligjore e vajzës së Sali Berishës dhe unë nuk di ndonjë mënyrë më legale për të tërhequr paratë e fituara nga lobimi i pushtetit. Ky degradim politik dhe moral i Sali Berishës është problem i tij. Beteja ime nuk është me Sali Berishën, por me kauzën e tij të humbur. Dhe kjo nuk është vetëm beteja ime. Është betejë e shoqërisë shqiptare, e kolegëve të mi gazetarë që duan të punojnë dhe të jetojnë gjatë si gazetarë në këtë vend. Kjo nuk është betejë për ata që kanë halle për të zgjidhur me kryeministrin, për ata që kanë pengje nga e kaluara, për ata që kanë personalitet të dyfishtë, apo për ata që mban nën sqetulla kryeministri. Ata s’kanë punë me këtë betejë, se nuk e përballojnë dot. Nuk është betejë as për atë pjesë të opozitës që ditën gëzohet, kur sulmohet Berisha dhe në mbrëmje qetëson klientët e tij të mos shqetësohen, se nuk i prek njeri nesër, kur të vijnë në pushtet. Kjo nuk është betejë as për atë pjesë të drejtësisë apo policisë që është e kapur nga përfshirja në korrupsion. Ata nuk sillen dot as si gjyqtarë, as si policë, por vetëm si ushtarë të Sali Berishës në rrugëtimin e tij drejt humnerës politike që e pret dhe duhet të ikin bashkë me të. Nuk është beteja ime të djeg makina si Ku Klus KLANI, apo të përleshem me policë duke hyrë në redaksi. Kjo është betejë për njerëz të lirë, për njerëz që duan profesionin e tyre, për njerëz që s’kanë pengje nga e kaluara dhe që dinë të ndjehen të lirë. Kam mijëra për të mos thënë qindra-mijëra mesazhe solidariteti dhe mbështetjeje pas perversiteteve të fundit të Sali Berishës dhe familjes së tij, që më bëjnë të besoj se kjo nuk është beteja ime. Shumica e heshtur do të dijë të flasë dhe të bëjë betejën e saj.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Mero Baze, nuk je vetem...

    ..A ka mundesi qe te respektojme ndjenjat dhe mendimet e njeri tjetrit?
    ..A ka mundesi qe ata qe nuk jane dakort te mos replikojne ketu?
    ..Une, si Dajt, ndjej nje nevoje te brendeshme morale te mbeshtes dhe te solidarizohem fuqimisht me cilindo qe kundershton kete shtet ,i cili eshte larg dhe shume larg nga "shteti i duarve te pastra"
    ..Kete radhe neper ingranazhet e ketij shteti ndodhet nje gur dhe ne jemi deshmitare qe ky gur po mundohet te bllokoje korrupsionin e ketij shteti dhe ky shtet po mundohet qe ta bluaje me ingranazhet e tij.

    Cilin do te mbeshtesje ti?

    Ne se ti , ashtu si edhe une, je kunder korparates Argita-Shkelzen-Sali BERISHA thuaje mendimin tend qarte dhe sakte.

    Jo PS ne pushtet ! Jo LSI ne pushtet ! Jo Legaliteti, Monarkia dhe Gjurulldia!!!

    Rregull-qetesi dhe PD ne qeveri ! Kjo eshte endra dhe deshira ime !

    Por, nje qeveri me duar te pastra dhe jo me "kollovare" si L. basha apo me miq si fazlliqa apo me bisnesmene delijorgja.

    ..Mero Baze nuk je vetem ne kete beteje..


    ..Nuk është beteja ime!
    Nga Mero Baze

    Po bëhen shumë ngjarje njëra pas tjetrës, të cilat po evoluojnë nga debati im publik me kryeministrin dhe familjen e tij në pushtet, te hakmarrjet e tij financiare, administrative, te përpjekjet për të bllokuar botimin e gazetës përmes vendimeve arbitrare dhe selektive dhe në fund te djegia kërcënuese e makinës para apartamentit tim. Është një spirale e tërë, e cila thellohet nga dita në ditë, nga ora në orë, me synim personalizimin e betejës sime gazetareske me kryeministrin. I pafuqishëm të përgjigjet si kryeministër, frikacak të përgjigjet si njeri, ai ka zgjedhur rrugën e thellimit të konfliktit në çdo pikëpamje, që në fund kjo të mos quhet debat publik mes një gazetari dhe kryeministri, por inat personal dhe problem personal i një gazetari me dikë në pushtet. E kam vërejtur këtë nga dhjetëra detaje të fëlliqura të luftës së tij, që nga ruspat që iu çon prindërve në shtëpinë e tyre e deri te banditët që dërgon para pallatit për të djegur makinën, që nga shantazhet financiare që bën mbi biznesin e deri te spiralet administrativo-politike që hap me njerëzit që mban nën sqetullat e tij të papastra.

    Qëllimi është një dhe i vetëm. I pafuqishëm të mbrohet nga faktet publike që dalin kundër tij dhe familjes së tij në pushtet, ai kërkon ekstremizimin e luftës ndaj meje, me shpresë se do ta kthejë këtë në një betejë personale dhe do ta ndajë nga opinioni publik. Këtë stil po përpiqet ta injektojë në mediat që ka nën kontroll dhe te gramafonat që përdor për propagandë publike.

    Në të vërtetë kjo nuk është beteja ime me Sali Berishën, me të cilin mund të isha përplasur i fundit në këtë botë për shkak të historisë sime me të djathtën dhe atë personalisht. Ky është aksidenti i madh i Sali Berishës me historinë.

    Mandati i tij i dytë qeverisës, për të cilin unë ndjehem tashmë përgjegjës që kam luftuar aq shumë, dëshmoi jo vetëm që nuk arriti të mbajë premtimin e tij të madh për qeverisje me duar të pastra, por ndërtoi një sistem të pashembullt të monopolit familjar mbi qeverisjen dhe politikën. Ajo që shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare e tha që javën e parë të pushtetit të tij, duke paralajmëruar se ka shenja të një pushteti tribal, u bë realitet shumë shpejt. Shteti tribal që ai tashmë ndërtoi dhe me të cilin po përpiqet të diktojë politikën dhe opinionin publik, është kthyer në një betejë për mua dhe kolegët e mi të lirë. Unë nuk kam ndonjë betejë personale me Sali Berishën, pasi nuk më duhet. Është shumë plak për t’u marrë me të dhe shumë e panevojshme një e shtyrë nga unë, kur ka shkuar me këmbët e veta në buzë të greminës.

    Kur unë kam denoncuar i pari lobimin prej djalit të tij dhe Fatmir Mediut të kontratës së zezë të Gërdecit, nuk kam patur inat me Sali Berishën, por dhimbje për të. Bashkë me të ka humbur ëndrra ime dhe e mijëra shqiptarëve për një kalorës kundër korrupsionit në vend. Kur unë kam parë i tmerruar se si djali i tij terrorizonte ministra dhe zyrtarë të emëronin banditë në vende kyçe në polici, të firmosin kontratat e tij për Gërdecin në emër të vëllait të tij jo-biologjik, se si kërcënonte biznesmenë ndërtimi për t’u marrë përqindje nga tokat që ndërtoheshin nga liqeni po në emër të këtij “vëllai”, kur kam parë si arrestoheshin ata që hezitonin ose tentonin ta regjistronin shantazhin e tij, kur kam parë se Delijorgji, Taçi dhe një sërë e tërë biznesmenësh të akuzuar prej vetë Sali Berishës u bënë klientë të familjes Berisha, ai që jam tronditur kam qenë unë dhe jo Sali Berisha. Ky i fundit ishte duke e bërë këtë me vetëdije. Kur kam parë e-mail-et e Shkëlzenit dhe Argitës që i rekomandonin Elvana Hanës punësimin e njerëzve të tyre duke e kthyer ISKSH në një dhomë e kuzhinë të “Familjes”, kur kam parë se si Berisha kaloi në fondet e saj gjithë fondet e mjekësisë shqiptare, të cilat qarkullojnë te banka Credins, e cila pastaj u bë garante të paguante 87 milionë euro për privatizimin e ARMO-s, isha i qartë se shteti ishte kapur dhe “Republika e Duarve të Pastra” kishte vdekur.

    Kur unë kam kërkuar që Lulzim Basha të shkojë para drejtësisë, për shkak të abuzimeve të frikshme në segmentin Rrëshen-Kalimash, nuk kam patur parasysh faktin që Lulzim Basha ka vjedhur. Ai është një “kollovar” i rëndomtë i Sali Berishës, që nuk bën dot zë, por ka detyrë vetëm të firmosë. Tronditja ime ishte se tenderi u nis për “Bechtel”-in, një kompani prestigjioze amerikane, për të cilën dhe unë vetë jam përpjekur të ofrohet që ditën e parë dhe përfundoi tek ENKA, një kompani turke, presidenti i së cilës është një mik i vjetër dhe shumë konfidencial i familjes Berisha dhe vetë Berishës personalisht. Është i vetmi mik i familjes Berisha, tek i cili Berisha ka qenë familjarisht i ftuar dhe kur ka qenë në opozitë. Rishfaqja e tij në minutat e fundit në tender dhe shkuarja e vlerës së rrugës nga 420 milionë euro në mbi 1 miliard euro, më bën të dyshoj realisht se abuzimet shkojnë te familja Berisha dhe jo te qyqari Lulzim Basha.

    Kur kam denoncuar sekserin serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, nuk kam parasysh evazionin e rëndomtë fiskal që bëjnë shumë biznesmenë në Shqipëri apo pastrimin e parave. Damir Fazlliç nuk ka bërë krime të mëdha, zbulimi i të cilave mund të sjellë çudira, por Sali Berisha ka bërë një hata të madhe, ka gjetur një serbo-boshnjak për të bërë pazaret e shtëpisë së tij. Damir Fazlliç thjesht ka blerë toka për park energjitik, dhe na ka shitur energji elektrike në emër të së bijës së Sali Berishës. Nëse nuk do ishte mik i Sali Berishës dhe nëse ky i fundit nuk do hidhej në luftë për ta mbrojtur atë, duke shantazhuar dhe jetën e Prokurores së Përgjithshme përmes zagarëve të vet, nuk do të ekzistonte ndonjë aferë me emrin Damir Fazlliç. Do të ishte një krim i zakonshëm ekonomik, kurse duke pasur në krah kryeministrin dhe vajzën e tij, jemi para një plaçkitjeje të shtetit nga familja në pushtet përmes një dordoleci serbo-boshnjak që krekoset si gjel rrugëve të Ballkanit, si një miliarder trevjeçar me paratë e shqiptarëve. Paratë nga llogaria e tij i tërheq studioja ligjore e vajzës së Sali Berishës dhe unë nuk di ndonjë mënyrë më legale për të tërhequr paratë e fituara nga lobimi i pushtetit. Ky degradim politik dhe moral i Sali Berishës është problem i tij. Beteja ime nuk është me Sali Berishën, por me kauzën e tij të humbur. Dhe kjo nuk është vetëm beteja ime. Është betejë e shoqërisë shqiptare, e kolegëve të mi gazetarë që duan të punojnë dhe të jetojnë gjatë si gazetarë në këtë vend. Kjo nuk është betejë për ata që kanë halle për të zgjidhur me kryeministrin, për ata që kanë pengje nga e kaluara, për ata që kanë personalitet të dyfishtë, apo për ata që mban nën sqetulla kryeministri. Ata s’kanë punë me këtë betejë, se nuk e përballojnë dot. Nuk është betejë as për atë pjesë të opozitës që ditën gëzohet, kur sulmohet Berisha dhe në mbrëmje qetëson klientët e tij të mos shqetësohen, se nuk i prek njeri nesër, kur të vijnë në pushtet. Kjo nuk është betejë as për atë pjesë të drejtësisë apo policisë që është e kapur nga përfshirja në korrupsion. Ata nuk sillen dot as si gjyqtarë, as si policë, por vetëm si ushtarë të Sali Berishës në rrugëtimin e tij drejt humnerës politike që e pret dhe duhet të ikin bashkë me të. Nuk është beteja ime të djeg makina si Ku Klus KLANI, apo të përleshem me policë duke hyrë në redaksi. Kjo është betejë për njerëz të lirë, për njerëz që duan profesionin e tyre, për njerëz që s’kanë pengje nga e kaluara dhe që dinë të ndjehen të lirë. Kam mijëra për të mos thënë qindra-mijëra mesazhe solidariteti dhe mbështetjeje pas perversiteteve të fundit të Sali Berishës dhe familjes së tij, që më bëjnë të besoj se kjo nuk është beteja ime. Shumica e heshtur do të dijë të flasë dhe të bëjë betejën e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 04-01-2009 më 14:18

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    [QUOTE=Maars;2116157]Eh Brar Brar spiuni, boll u hoqe sikur je shurdh e qor ne te njejten kohe. Ti me ato qe ke shkruar e ke dhene proven se te pakten shqisa e te parit nuk te mungon.
    Ku i gjen PD leket ? . Ti e di shume mire o Brar komunisti se ku i gjen PD leket, sic e dine gjithe Shqiptaret se Berisha nga njeriu qe premtoi lufte kunderr korrupsionit eshte kthyer sot ne te korruptuarin me te madh qe ka njohur ky vend ne te gjithe historine e tij.

    (sqarim: fjalet.." Eh Brar Brar spiuni,....." nuk jane fjalet dhe mendimi i im, i Dajtit, por jane te dikujt tjeter qe une e citova dhe nuk ka dale qarte. Une replikoj vetem per idene se " ku i gjen leket PD ?..." Me respekt Dajti.)


    ..vetem "Shqiponja" e PD e kishte fitimin mbi 1.000.000.000 $ qe do te thote mbi nje miljard , jo melleon, dallare..fitim i paster me duar te pastra nga tregtimi i naftes me Sllobodan Millishevicin i cili kishte nevoje ekstreme per nafte qe te leviznin zingjirat e tankeve kurse bota nuk i jepte asnje pike nafte per te bllokuar krimet e tij neper Kosove..

    ..kurse tani ,nuk behet fjale ku i gjen parate PD?
    ..kjo duket si pyetje idiotesh-naive..mund te pyesesh ku i depozitojne miliardat Argita-Shkelzen-Sali BERISHA?


    ..kurse ne bejme llogje ketu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 04-01-2009 më 15:01

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Nuk eshte beteja ime..

    ..ky artikull i Mero Bazes eshte trajtuar si artikull gazete i nje gazetari tek nje teme.. " Cpo ndodh me gazeten Tema" ..me duket.

    ..Kurse une ketu dua te ndergjegjesoj dhe te terheq vemendjen e F.SH. dhe te anetareve te tij qe mendojne si une se ky shtet , nuk eshte shtet i duarve te pastra por eshte shteti me duart me te felliqura qe ka pas ky komb, deri tani.

    Solodarizohem me cilindo, ne kete rast me Mero Bazen , qe fuqishem ashtu sic une , nuk jane dakort me duart e papastra te ketij shteti.

    Cila eshte zgjidhja?

    Zgjidhjen e kerkojme fuqishem nga PD.

    Edhe nje here me shume respekt per mendimin ndryshe, mos replikoni me batuta .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 04-01-2009 më 15:17

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe thua ti maaarsi.. i ppsh-se.. ka nja 1 milion shqiptar qe e duan pd-ne si une.. pa qene nevoja te jemi spiuna..
    mirpo ti nuk e kupton kete sepse ne sojin tuaj ku ti je prodhuar.. eshte dashur ppsh-ja jo si ideal i ndonje socializmi a komunizmi.. por si zyre nga ku varej soji yt spiun..
    pra ju nga qe jini vet sorrollop spiunesh nuk ju a merr mendja se mund te duan njerzit nje parti pa qene spiuna si rraca jote me pseudonime e me orare takimesh per raportime..
    prandaj ti or maars do ngordhesh si kelish spiuni.. nen ethet se mos ju a zbulon ruc-zyra pseudonimet e bëmat..
    brari ka principe e i mbron ato pa pjerdhur per kerkend..
    me vjen keq per ju sojin spiun.. po faj sju kam..

    dalim tek merua..

    qe thua ti dajt.. mo u benj merak se merua eshte vetem e o burra ti dalim per zot..
    merua ka rene ne duar te sigurta.. pra ne duart e mafies e cila gjendet kudo e me shumice ..pra merua nuk eshte vetem..
    ruc gjolekeria eshte me të.. enveristet sot jan me të.. topchanellistet jan me te.. zp me te e albania me te e njuz24 e gazet shqip-shqiptaria me te.. e plot e plot medie mafioze.. e qindra biznesmene an e kend vendit..
    kurre nuki ka qene merua me me shume shok se tani..

    merua aty lart flet dhe per gerdec..

    ben mir qe flet.. dhe flet se aty i djeg dicka fort..

    kemi nje mullar me kashte.. te thate..
    i veme ketij mullarit tere emailat e botes..tere fakso papiret e dokumentacionet e zyrave te botes.. ki mullar nuku merr flake..

    ki mullar do o nje ko.qe rrufe ti bjere mu ne cackë.. o nje shkrepse ne brinje..

    dhe gerdecua.. pra depua e predhave.. nuku merr flak..nuku shperthen.. nese e bömbardojme me thase me imeilla zyrash..me fakse alibejtash e dokumenta te lul bashes..
    predhat duan nje ndezes te forte te marrin.. ndryshe aty ngelin.. pirg e i ha korrezioni shekullor..

    cdua te them..
    se gerdeci nuk po hetohet..per te zbuluar ndezësat.. pra djemt e xha brahos e te njesitit gueril me tentet gurabardha ne sherbim.. por per te gerrmuar sirtaret e zyrave e bizneset qe te sherbejne si mall politik kunder berishes ne favor te edvinit te meros..

    po pse hapa muhabet gerdeci ne temen per meron..

    sepse mbas gerdecit.. u hodhen ne sulm kush e kush me u tregue me fakt-sjelles se tjetri per ceshtjen gerdec..

    cdoli nga kjo..

    dolli se.. ceshtja gerdec.. si punishte qe demonton predha e qe keto predha shkojn diku e shiten.. nuk qe e panjohur per mafien me te cilen merua eshte bere ortak me kohe..

    pra lumi i fakt-sjelljes per gerdecin.. zbuloj se.. mafia nuk e njohu kte punishte mbasi plasi gerdeci.. por se kish kohe qe e vrojtonte e qe kish kohe qe e dinte mire cbehej aty se kish kohe qe kishte cuar andej pari kamerat e veta te fshehta.. dhe ne kte muhabet ..brari nuk fantazon..por vec thote 5 % te atyre qe vet merua me shoket e tij i tha mbas gerdecit..
    pra merua me shoke e dinin shum kohe para shperthimit se cka ish gerdeci e cbenej aty..

    dajt.. ne se shoh cunin e komshiut duke luajtur ne tarrace.. te pallatit.. un i bertas..na mo ti cben aty..zbrit shpejt se ti kputa veshet..
    pse e bej kete..sepse me dhimbset ki cuni..se tarraca sjell tragjedira..
    ne se un e shoh e nuk i flas.. e pastaj kur marr vesh hatane .. vete per ngushellim.. si gjith lagja.. un jam kriminel.. jo njeri..
    kete bene me gerdecin mafiame te cilet eshte lidhur merua..
    ata i kishin pare femijet grate e fshataret qe punonin neper predha.. dhe nuk ishin ndjere as pipetire.. por vec kishin filmuar fshehurazi shum dite e jave e muaj para shperthimit..

    kete nuk e thot brari por e than padashje vete ata nga zelli i terbuar mbas shperthim-gerdecit qe me gerdec te rrezonin qeverrine..

    ky aspekt nuk u hetua nga prokuroria e PPSH-se ose PS-se.. por kjo ska rendesi..
    per mua ka rendesi qe.. ata e prisnin tragjedine.. dhe e benin sehir.. packa se aty do shkrumboheshin gra e femije e katundar per rreth..

    kjo eshte shum me kriminale se matrapazlleqet e mediut apo shkelzenit apo saliut apo alibeut..

    pse..

    sepse kemi te bejme me ate tipin qe nuk i thote kalamanit mo luaj ne tarrace.. pra sadiste te felliqur..por jo vetem kaq.. keta "pritesa" qe presin hatanë.. kush me bind se nuk jan vetem pritsa..
    atyre u duhej shperthimi qe te rrezonin qeverrine.. pra mund te jene jo vetem pritesa te hatase por dhe bërës te hatasë..pra ndezesat e depos..
    kjo e implikon thelle krejt ate kor gazetaresh investgatoresh gerdecoiste mes te cilve ben pjese dhe merua..

    prandaj kur gjykon kte qe analizova une jo pa baza.. per merot baze me shoke.. athere ska se si te mos te duken lojra e filma krejt keto cka prallis merua me topchenellsat e compani .. te vene ne sherbim te edvin ramiz nexhit..

    pra puna e bmw-s qe digjet naten ku merua fle i "ckujdesur" duket nje ko,qe ulliri para kesaj qe prezantoj une.. duke u nisur nga ato cka kan thene vet merua e sokol ballot neper emisionet e tyre telovizive..
    prandaj merua ska nevoj per perkrahje.. perkundrazi..












    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 04-01-2009 më 16:32

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 23:24
  2. Viti, shpërthen makina në qendër të qytetit, vdesin polici dhe i vellai
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 11:59
  3. Nje shqiptar, zgjidhet si gazetari me i mire grek
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 16:53
  4. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 06:01
  5. Mazher Mahmood, gazetari që fut në kurth krimin shqiptar
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 18:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •