GJILAN (5 Shtator) -
Dy viktima jane shkaktuar si pasoje e shperthimit te nje makine ne qender te qytetit te Vitise. Zedhenesi per shtyp i SHPK ne Gjilan, Naser Ibrahimi ben te ditur se nje makine ka shperthyer rreth mesnates ne qender te qytetit te Vitise, ne jug te Kosoves. Policia e cila ka shkuar menjehere ne vengjarje ka konfirmuar se ne makine kane gjetur trupin e djegur te nje personi dhe nje person tjeter qe ishte plagosur rende, por qe vdiq me pas ne spitalin e Gjilanit. Sipas raportimeve nga mediat prishtinase mesohet se viktimat ishin vellezer, njeri prej tyre, polic. Dy personat Naser Rama 27 vjec polic i SHPK-se ne Viti dhe vellai i tij Jeton Rama 34 vjec gjeten vdekjen si pasoje e shperthimit te makines se tyre arsyet e se ciles ende jane te panjohura. db/db(B92/Balkanweb)
Krijoni Kontakt