ZBULOHET LETRA E AMERIKANEVE E VITIT 1975
--------------------------------------------------------------------------------
Dashnor Kaloēi
Ky dokument i rrallė qė po publikohet sot nė faqet e gazetės sonė pėr ish-kryeministrin shqiptar Mehmet Shehu, i cili ndodhet nė dosjen qė iu hap atij nga Sigurimi i Shtetit pas 18 dhjetorit tė vitit 1981 kur ai u gjend i vetėvrarė nga njė plumb pistolete nė dhomėn e tij tė gjumit nė vilėn e Bllokut, ėshtė njė nga materialet krejtėsisht tė panjohura dhe nuk ėshtė publikuar asnjėherė. Dokumenti tepėr sekret i shėrbimeve tė fshehta tė SHBA i cili i pėrket vitit 1975, ka rėnė nė duart e njerėzve tė zbulimit shqiptar qė vepronin tė kamufluar nėn petkun e diplomatėve, dhe mė pas tė Ramiz Alisė, vetėm nė vitin 1986 dhe kėsisoj ai nuk bėn pjesė morinė e akuzave tė ndryshme qė ishin bėrė pėr Mehmet Shehun qė kur ishte gjallė Enver Hoxha. Pra qė nga ajo kohė, ky material ka qėndruar nė skedarėt e arkivave tė shtetit shqiptar dhe pėr ekzistencėn e tij kanė pasur dijeni vetėm njė numėr shumė i kufizuar njerzish. Nisur nga ky fakt, "Gazeta" vendosi qė ta botojė atė tė plotė dhe pa marrė pėrsipėr tė bėjė asnjė lloj komenti lidhur me pėrmbajtjen, origjinėn apo autencitetin e tij, duke ia lėnė atė gjė nė dorė tė lexuesit tė saj.
Letra e plotė e shėrbimeve sekrete tė SHBA
Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Ameri-kės.
Buenos Aires - Argjentinė.
Pėrkthim i teleteksit nr. 321-40-60 Nėntor 1975.
Objekti: Pėr t'u vendosur nė bibliotekėn e Ambasadės. Top secret- Shumė sekret. Vetėm pėr njohje tė zotit Ambasador. Ēėshtja: Shqipėria. Nė shtatorin qė porsa kaloi, u zhvillua nė Nju Jork njė mbledhje me njė mik, tė cilin po e quajmė M-008, udhėheqės i qeverisė shqiptare. Me atė u arritėn njė sėrė pėrfundimesh: M-008 u zotua tė marrė pushtetin, tė zėvendėsojė plotėsisht Enver Hoxhėn dhe pasuesit e tij. Agjenti ynė ka vetėm njė pjesė tė pushtetit.
Propozon tė veprojė kėshtu:
Tė ftojė pėr drekė Hoxhėn dhe t'i hedhė nė pije njė helm me veprim tė vonuar pėr tė shkaktuar vdekjen e tij. Agjenti ynė na tha se kjo ėshtė e vetmja rrugė. Pėr mė tepėr ėshtė e domosdoshme tė bėhet sepse Hoxha jeton duke pasur njė dashuri tė madhe nga masat tė njėjtė si ajo e Gandit. Miku ynė, e konsideron plotėsisht tė mundshme, se do tė zgjidhet pėr tė vazhduar Hoxhėn dhe me kohė, afėrsisht njė vit, do tė fillojė tė zėvendėsojė vazhduesit e Hoxhės, duke vendosur nė vend tė tyre njerėzit e tij tė besuar.
Nė rast se do tė fitojė lėvizja, kemi diskutuar njė program minimum, i cili vazhdon mė poshtė:
1) Vendosjen e marrėdhėnieve zyrtare me tė gjitha vendet e Perėndimit mė tė rėndėsishme: Shtetet e Bashkuara dhe Anglinė. Konflikti i arit shqiptar do tė zgjidhet nga gjyqi ndėrkombėtar i Hagės.
2) Shqipėria do tė bėhet anėtare e organizatave ndėrkombėtare tė ekonomisė: Fondit Ndėrkombėtar dhe organeve tė tjera tė krijuara me kėtė qėllim.
3) tė bėjė paqe me fqinjėt e tij (Jugosllavinė dhe Greqinė) pėr tė zhdukur me tė parėn tė gjitha kundėrshtimet e ardhura nga lufta personale dhe ideologjike e Enver Hoxhės dhe e grupit tė tij dhe duke firmosur me tė dytėn njė traktat tė paqes, miqėsisė e kooperimit qė hap nė pėr tė rastet kufijtė e vendit.
4) Qeveria do tė jetė socialiste, nuk do tė kthehet nė regjimin e mėparshėm. Nuk do tė njihen dėmshpėrblimet e pronarėve tė mėparshėm tė tokave, por Shqipėria do tė braktisė politikėn e saj tė izolimit ndėrkombėtar.
5) Qeveria e re do tė zgjedhjet brenda njė kohe prej 3 / 5 vjetėsh duke pranuar rilindjen e tė gjitha partive politike, nė formė tė gjerė. Nė qoftė se do tė dėshtojė nė tentativėn e tij e do tė zbulohet, agjenti ka kėrkuar dhe pėr kėtė ėshtė siguruar se do ti jepet strehim politik nė SHBA, nė mungesė tė kėtij nė ndonjė tjetėr vend mik. Pėr kėtė ai ka kėrkuar dhe ėshtė siguruar se do ti jepen 3.000.000 dollarė amerikanė.
Me kėtė rast ėshtė zotuar tė denoncojė tė gjithė llojet e krimeve qė ai parashikon se do tė zhvillohen nė Shqipėri nga ana e Hoxhės e vazhduesve tė tij.
Po japim njė shpjegim mbi agjentin pėr ta patur nė kujtesė nė tė ardhmen:
Bėhet fjalė pėr njė njeri shumė ambicioz. I tillė ėshtė edhe plani i tij. Nuk ka ndryshuar nė ideologjinė e tij. Ai vetėm na bashkohet me ēėshtjen e bashkėekzistencqės me perėndimin dhe me fqinjėt e tij. I kemi sugjeruar, qė deri sa tė kryhen veprimet tė jetė i bindur ndaj Hoxhės dhe vazhduesve tė tij. Nė rast tė kundėrt mund tė zbulohet. Kjo do tė ishte fatale pėr suksesin e planit. Tė gjitha kėto duhet tė mbahen parasysh, nė funksion tė suksesit tė planit. Duhet tė pėrgatitemi tė kemi marrėdhėnie diplomatike tė plota. Tema ėshtė e njė karakteri shumė sekret. Nuk do ti jepet ambasadave tė tjera. Ambasadori i Buenos Airesit (pėr kėtė njoftoheni nėpėrmjet kėtij) do tė jetė i caktuar ambasador nė Tiranė nė rast suksesi.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt