Close
Faqja 35 prej 37 FillimFillim ... 253334353637 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 362
  1. #341
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    ps: te them nje sekret : mos u influenco shume nga Frodon, tek CdC. Shih më se shumti se ç'mendojne ne kesi rastesh Burdeau, Neyrat, Renzi, Delorme. Ne rastin me te mire, e thone troç : "ky film te hedh hi syve" ("Ce film est un leurre" : leurre = Chose artificieusement présentée pour attirer et tromper). Ne rastin me te keq (kur nuk duan konflikt me shefin e tyre), e qepin squpin dhe bejne sikur nuk e kane pare filmin (rasti ne fjale) !
    Faleminderit për mirëkuptimin dhe këshillat. Unë e mbroj shkrimin tim për dokumentarin e Depardon, jo se jam influencuar nga J-M F apo nga një tjetër (as që nuk më japin atë që dua nganjëherë C D C, ti e di mirë, sidomos në këtë krizë që po kalojnë me Lemonde), por sepse ashtu e ndjeva unë, një copë e hollë thjeshtësie në këtë botë plot përralla dhe efekte speciale, plot endërrime, plot kurthe dhe trashje qafe, nuk bën keq.
    Edhe një herë, ky dokumentar qëndron fare mirë dhe i afrohet publikut pa shumë pretendime. Sa për kritikën që na e paska pëlqyer, atë punë ti e di që produksioni bën të veten dhe shkëmbimet monetare japin gjithandej probleme. Në radion france inter, një producent i ri thoshte se filmi e ka fituar publikun që në fondin që ne i japim për të financuar pankartat, radiot, revistat, kritikët (këtu ndërhyri me forcë drejtuesja e emisionit që donte ta korrigjonte të ziun producent që sapo kishte dalë nga bankat e shkollës mesa dukej); por ajo që u tha u tha, dhe nuk zhbëhej më. Prandaj, disa kritikë edhe mund të paguhen për të paraqitur një vepër, siç bëhet ne artin viziv ku kritiku që shkruan paguhet mjaft mirë, por s'besoj se disa kritikë të sinqertë me zgjedhjet e tyre përdorin metoda të tilla, meqë shumë kritikë na e paskërkan mbështetur Depardon-in për dokumentarin e fundit të tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 08-12-2008 më 12:21

  2. #342
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    pa shumë pretendime.
    perkundrazi, çdo film qe respekton veten, duhet te kete pretendime ! Mua me duket se i ke rene kokes, ky eshte dhe difekti kryesor i filmit: eshte pa pretendime.

    Jo me jo, se s'ka asgje te keqe te "influencohesh" nga kritika, sepse nese shkruhemi ketu mes veti, nuk shkruhemi per "kush ben poza me te bukura", por thjesht me kuptu diçka me shume...


    Te nderrojme temë (kam kohe sot, e kam ditën timen), te shtunen kam pare nje komedi TE MREKULLUESHME !!! Ta keshilloj !!

  3. #343
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Pineapple Express - Komedi amerikane nga David Gordon Green.



    Ne USA, "Pineapple Express" ka dale ne gusht, ka korrur nje sukses te hatashem ne sallë (aq me mire !!), por ne Europe, te pakten ne France, ka ardhur vetem tani, ne fund viti, dhe ... me pikatore (vetem 50 kopje film) !

    Keshtu qe u detyrova te shkoj ne kinemane e stermadhe ku hahen kokoshka, u detyrova ta shikoj te dubluar ne frengjisht - mezi pres daljen e filmit ne DVD, per ta pare ne anglisht!), dhe me e bukura... salla ishte bosh ! Ishim veçse 3 veta ne salle !! (ka nje perçmim gati te pashpjegueshem per komedite e mrekullueshme te bandes se Apatow-t ketu ne France. Nuk arrij ta gjej shpjegimin, perveç keqkuptimit qe i merr keto filma si filma per adoleshente (a thua se per adoleshentêt, detyrimisht filmat duhet te jene debilë !! ...)

    Ky i fundit, PINEAPPLE EXPRESS, eshte kryeveper fare ! Dhe, nese tek "Knocked Up" http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=233 aktori Seth Rogen eshte nje zbulim, ne kete film ai kthehet ne konfirmim si aktori me i mire humorist amerikan, sot per sot !


    Jam shpjeguar dikur se kush eshte Judd Apatow : http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=212 dhe http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=214
    Dhe qe ne kete film eshte producent i filmit. Ndersa Seth Rogen, jo vetem luan rolin kryesor, por ka bere dhe skenarin e filmit !

    Tani filmi:
    tema eshte ndalimi me ligj (komplet i padrejte !) qe i behet ne USA (por dhe kudo ne bote) pirjes se marijuanës. Mesazhi filmit eshte i thjeshte : të rrezikosh burgun pse pi marijuana, ne shek. e XXI, eshte gomarlleku më i madh ! Keshtu qe, hajde behemi miq, e mbrojme njeri-tjetrin nga Policia (edhe ne kete film, sikunder dhe ne para-rendesit e tjere, tema qendrore e filmit mbetet miqesia, shoqeria midis dy qeniesh njerezore).

    Kishte shkrujt para disa ditesh korçari:
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Sapo del nga ç-faqja ndihesh sikur nuk ke pare asgje, hiç. Te gjitha, gati, harrohen! Nuk te ngelet asgje. Gjithçka firon. Dhe nuk e di mire a eshte fenomen i pergjithshem i komedise apo fenomen i filmave te Woody-t?... Pak keshtu pak ashtu them une.
    Edhe mua ashtu me duket : ky eshte fenomen i pergjithshem i komedise. Ndofta pikerisht dhe per kete arsye kane te drejte ata qe thone se zhanri më i veshtire ne kinematografi, eshte komedia !

    "PINEAPPLE EXPRESS" eshte nga ato te pakta komedi qe me kane lene nje kujtese te mrekullueshme edhe 2-3 dite pasi i kam pare. Dhe qe me ndjekin pas, "si ai bishti i qenit" (do thosh korçari).
    Po perpiqem prej 2 a 3 vjetesh per te kuptuar ku "fshihet" magjia e filmave te Apatow & co. Me duket se kam filluar te kuptoj diçka : Judd Apatow dhe banda qe ai drejton (ne kete rast, merite ka dhe regjizori David Gordon Green, filmat e te cilit i kam pelqyer gjithmone, sidmos "Undertow" (L'autre rive"), pra ekipi i filmit, perpara se ti vene vetes detyre te realizojne nje komedi, pra perpara se te mendojne se kane per qellim te bejne publikun me qesh, pra perpara se te fillojne te mendojne per batutat apo skenat "me te qeshme", se pari mendojne per filmin, dmth per filmin si dramë, si rrjedhë imazhesh ku zhvillohet intriga. Pra, si te thuash, filmat e tyre, por akoma me teper "PINEAPPLE EXPRESS", perpara se te jene komedi te mira, se pari jane thjesht filma te mire ! Eshte pak e veshtire te shpjegohet, nuk di sa jam i qarte...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga autori : 08-12-2008 më 16:37

  4. #344
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Delir ananasi e pashë të shtunen, para se të shihja Je veux voir. Një komedi e mrekullueshme edhe unë do të thoja. SHpejt, gjithçka shkon shpejt siç edhe personazhi kryesor i filmit ngatërrohet me ngjarjet, me njerëzit, me ligjet. Por, ashtu si paraqitet ky film, zor që të gjej publik të gjërë në Francë apo gjetiu në Evropë.

    M'u kujtua Steak, që ti aq shume e pëlqeve.

  5. #345
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Delir ananasi (PINEAPPLE EXPRESS) e pashë të shtunen, para se të shihja Je veux voir.
    Per ta konkretizuar ate qe thoja me lart, mund te marr nje shembull : Me shume se gjysma e pare e filmit "PINEAPPLE EXPRESS" , eshte "du pure cinéma", kinematografi e mirefillte ! Biles do thosha, eshte homazh i perkryer i filmave te Jean Eustache.
    C'fare shihet pergjate gati nje ore ? (para se te filloje aksioni, qe dhe ai, nuk eshte aq "aksion", te pakten nuk eshte vulgar).
    Shihen dy djem qe i ikin policise. Dhe bejne lloqe. Lloqe pafund (ndaj perkujtova Eustache - la maman et la putain). Ose, po me kujtohet "death proof" i Tarantinos (gjysma e pare e filmit). Kjo e gjitha e shtrire pergjate nje pasditeje+nate. Diç me shume, diç me pak se 12 ore. Thene ndryshe, jeta e regjistruar direkt, pa elipse koti (se mos na merzitet spektatori, me demek !).

    Ka shume gjera per te thene...

    E meqe rikujtove "Dua te shoh" (JE VEUX VOIR): edhe per te mund te thuhen jo pak gjera. Eshte e hatashme se si kete vit, forma e dokumentuar eshte martuar me fiksionin , shembuj ka plot : Redacted, Diary of the Dead, Cloverfield, Waltz with Bashir. Njeri më i arrire se tjetri !!
    Por ajo qe eshte edhe me intresante, eshte trajtimi i te parit, i te shikuarit, ç'faqja (shfaqja = dmth Bejruti, fshati i lindjes se Rabihut (shoferit), ceremonia e fundit ...etj etj) dhe shikimi i kesaj shfaqjeje. Nga shume pale sy. Nga ato te Deneuve, nga ato te Rabih-ut, nga syte e fshatareve rreth vetures, nga syte e dy regjizoreve te filmit (tejet te permbajtur - quelle pudeur !!). Me nje mbyllje tejet impresionuese: Deneuve, e bezdisur nga pritja e ambasadorit, kerkon nje tjeter shikim : ate te mikut te saj Rabih.

  6. #346
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    “Two Lovers", nga James Gray

    C'eshte nje histori dashurie? Apo dy? Nuk ka model tip. Por kur te ze sheqerosja e zoreve, dhe frika e shkrirjes nga brenda, eshte po kaq e qarte dhe e thjeshte, dhe e ndersjellta, sa ç'mund te jete gjesti romantik i shkrimit te fjales "te dua" me gisht ne trupin e dashuruar. Lajka siperfaqesore, adoleshente, perfytyrime e ç'perfytyrime, shaka te paqena, trupa te elektrizuar, vetmi romantike, pergjime te stisura, ndjeshmeri te çala dhe shenja venash te prera, takime te fshehta ne pritje sms-esh e telefonatash te harruara apo gjoja te harruara, floke e duar per ti prekur..., jashte stine dimri, jane disa nga imazhet e filmit. Personazhi kryesor, tmerresisht i dashuruar, guxon e ç'faq ndjenjat... dhe disa nga skenat e filmit jane therrese, sepse te thjeshta, por edhe sepse ç’do kush prej nesh i ka perjetuar te pakten njehere ne jeten e vet, te perjetuara per se gjalli apo te perjetuara ne imagjinate. As me pak as me shume ka te beje me instinktin “kafshe e dashuruar dhe e ndergjegjshme” qe eshte njeriu.

    James Gray, regjizori, eshte tejet i zgjuar paçka se ve ne skene gjithmone histori "adoleshentesh". Imazhet e ketij filmit te fundit nuk jane larg "prototipit telefilm", por te perqendruara ne nje hark kohor e hapesinor (nuk bej shaka) kinematografik, qe zhdervillen pa vonesen e zakonshme te telefilmave qe zgjasin skenat per te permbushur kohen, kot. Ne fakt filmi shtiret telefilm, shtir thjeshtesine dhe mendjelehtesine per te ç’vendosur epiqendren e imazheve. Nuk di ne Gray e ben ndergjegjshmerisht a jo...

    Tek e tuk lexon se Gray shfaq, ve ne skene, filma tragjike. Per vete besoj se eshte ndryshe, Gray shfaq pamundesine e te qenit romantik, e cila eshte e ndryshme nga tragjikja e vertete, paçka se pasojat dhe ndjenjat rrjedhin e shfaqen thua njelloj. "A egziston tragjikja - idiome teatrore - ne kinema?", eshte pyetje me vete te ciles nuk i eshte dhene pergjigje akoma, dhe nuk e di a qendron si pyetje per sa i perket kinemase. Por mbase flitet per ndjenje tragjike. Sidoqofte diçka i pengon personazhet, te filmat e Gray, t'u pergjigjen thirrjes se romantizmit.

    ...filmi "fillon" me nje skene te thjeshte, nje bjonde kerkon t'u fshihet, t’u largohet, per pak kohe, thirrjeve te te atit qe i urdheron te kthehet, te pakten keshtu thote bjondja "Im ate eshte i inatosur." Veçse zeri burror qe therret nuk eshte fare i ati, por i dashuri. Ne fund te filmit, pas shume peripecish (shkoni shikoni filmin), personazhi kryesor, i ç'mendur pas bjondes, befasohet ne arratisje e siper nga e ema, i thote lamtumire dhe shkon te prese bjonden, i tmerruar ne reze te pallatit bile gjuan me gure ne dritaren e saj - si ç'kemi bere njehere e nje kohe -, pra pret bjonden, qe te kapercejne oqeanin, duke braktisur gjithçka, “rob e gja”, dhe bjondja vjen e i thote se do nuk do shkoje me te, por do te kthehet tek i "ati", gje qe pason me kthimin e djalit te dashuruar pas bjondjes, pasi qan ne buze te oqeanit ku i bie dhe dorashka e dhuruar nga e dashuruara tjeter (pra kemi buze deti dhe dorashke te zeze...), tek e "ema" e vet. Psikologji bazike, te ciles Gray nuk i shpeton dot, e qe shfaqet tek gjithe filmat e tij : "pamundesia e te qenit romantik" (te pakten keshtu me duket mua). Gray mbron idene, me te drejte mbase, se dashuria e çiftit nuk ka se si te jete me e rendesishme se dashuria familjare, per nen e bab e robt.

    Aktualisht kinemane e shoh se po i perafrohet te qenit “teater boteror”. Jo pak gjera e mbeshtesin kete ide, pra se bota po behet skene e njetrajtshme : mondializimi, triumfi boteror i kapitalizmit, televizioni lajmetar, Interneti etj. etj.


    U fola per bjonden, gjynah harrova zeshkanen...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #347
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    “Two Lovers", nga James Gray

    ...Ne fakt filmi shtiret telefilm, shtir thjeshtesine dhe mendjelehtesine per te ç’vendosur epiqendren e imazheve. Nuk di ne Gray e ben ndergjegjshmerisht a jo...
    U be nja nje muaj qe e kam pare "Two Lovers", ndofta pershtypjet nuk i kam aq te fresketa. Por nganjehere, ndofta eshte me mire te shkruash pas disa kohesh per filmat... Mund te qullosesh diçka më te sakte...

    "Two Lovers" nuk e lexova si "shtirje si telefilm", por si klasicizem. Me sa me duket mua, sot per sot, ne USA, tre jane regjizoret e gjenerates se re qe mendojne se neser mund te krijojne nje berthame per nje "hollywood te ri" (sipas "modelit" te atij te viteve '70): James Gray, Paul Thomas Anderson, David Fyncher. Ajo qe i bashkon filmat e fundit të te treve, eshte luhatja midis modernitetit dhe klasicizmit. A thua se nuk jua mban te jene teresisht modernë. A thua se ende u nevoitet nje doze kasicizmi. Mua keshtu mu duk....




    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    ... Gray mbron idene, me te drejte mbase, se dashuria e çiftit nuk ka se si te jete me e rendesishme se dashuria familjare, per nen e bab e robt.
    Ndofta... ; personalisht, mu duk se behet thjesht fjale per te famshmin trekendesh dashuria (nje djal, dy vajza; ose, nje vajze, dy djem). Qe e preferoj me se tepermi tek Kaurismaki ("Light in the dusk" - les lumières du faubourg). Njera nga dashurite, eshte dashuria pasionante, "adoleshente", pasionante (gjithmone bjondet !). Tjetra, eshte dashuria e arsyeshme, adulte.

    Ndofta "ngaterresen" me dashurine familjare ta cyt me se tepermi fakti i kontekstit te nje familjeje emigrantesh (regjizori Gray vete eshte produkt prinderish emigrante, ti e di, ndaj dhe i vendos filmat e tij ne sfonde te tilla (dhe mire ben, ate njeh, per ate dhe flet!).

    E ke pare nje film izraelit te titulluar "Martese e vonuar" (mariage tardif - Late marriage) ? Film i mrekullueshem. Luan po i njejti baba, Moni Moshonov (ne foto) po ne te njejtin "pozicion" (historia eshte pothuaj e njejte). S'po shkoj gjer aty sa te them se Gray ka bere plagiarism...



  8. #348
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Une desha te flas per filmin, si nje tek pulle, dhe jo per kinemane... megjithese ceka pak dhe Kinematografine.

    Ok per klasiçizmin (sa pak fjale abstrakte ka gjuha shqipe mer jahu, ja merr shembullin e fjales klasiçizem, tingellon si teneqe, boshe fare, ne shqip... dhe duhen marre, studiuar, seriozisht keto mangesite e gjuhes shqipe). Nejse. Film me pulle klasik a jo? Po, pse jo? I tille duket ne fakt. Modernitet versus klasiçizem? Ok megjithese nuk i marr vesh gje ketij debati. Kur fola per "prototip telepamor, telefilm" nuk desha te thoja se Gray ben vertet telefilma, po diç ka tek filmat e tij qe nuk arrij ta percaktoj dot mire, mbase njefare estetike te thjeshte, gjysem çale, kashte e njome, nuk e di mire ne fakt. Dhe Gray nuk me duket si regjizor shume estet (sado t'i pelqeje perendimi i diellit). Ne postin e meparshem harrova te flisja per montazhin... i cili ne te gjithe filmat e tij duket si "pa-bindje", pa formula, se ç'ka nje menyre intuitive te montuari, intuitive apo sensuale (nuk gjej dot fjale me te mire se kjo). Me mire te them "estetike hiç intelektuale", pa principe formaliste, ne mos qofshin thjesht principe ndjeshmerie. Dhe te gjitha keto me bejne te mendoj per "telefilmat", ku levrojne, e ç'te levruar se, te njejtat gjera. Gray ose ben sikur nuk e njeh historine e kinemase, sidomos anen evropiane te saj, ose e njeh mire, ose nuk i intereson fare ose... s'di gja. Dhe kjo eshte forca e filmave te tij. Qe te mos e zgjas por duhet folur dhe per aspektin "shkrese filmi", skenarin, dhe s'po e zgjas : nderlidhja, filli, "skenar - film i perfunduar" eshte nga me klasiket, kjo po.

    Kur flet per te famshin "trekendesh" nuk flet per tjeter gje perveç se skenarin... Sidoqofte une e them me bindje se nuk behet fjale vetem per trekendeshin (korniza trekendore eshte pothuaj ne ç'do telefilm - Autor-o sa i njeh telefilmat ti? Ti dhe kritiket e filmave? Une i njoh se ato sheh plaka gjithmone, s'kam ç'bej nganjehere...), mbi te gjitha behet fjale per ate ç'perfaqeson rrethi familjar. Tamam si ne telefilma.

    Po mire ky ishte filmi i fundit i 2008? Hajt gezuar ore ju kendofte zemra...
    Ndryshuar për herë të fundit nga korçar : 28-12-2008 më 01:18
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #349
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Nuk shoh telefima ne fakt, as seri televizive. Mungese kohe. Thone qe ka telefilma qe jane shume here me te mire se disa filma. Duhet te jete ashtu.

    Tani per Two Lovers: Jam dakort me ato qe shkruan, sidomos per montazhin. Por, ke pas thene me te drejte dikur qe, regjizorët amerikane (flasim per ata qe e meritojne nje emer te tille), e kane fiksim t'ja arrijne edhe cilesise, edhe prekjes se publikut te gjere, dmth suksesin komercial ( e ke pas thene thjesht si konstatim, pa e paragjykuar, kur kemi pas fol per Tarantinon). Une gezohem shume qe Gray ben nje film kaq te mire. E di ti qe "Two Lovers" nuk ka dale akoma ne USA ? Ka dale neper Europe (goxha sukses komercial dhe kritika s'ka lene lavd pa thurur); ne States del ne shkurt...
    Tani, "frika" ime eshte se edhe Gray do ti bashkohet heret a vone shokeve te tij, ne demarshin e famshem cilesi/rentabilitet (pa dyshim qe "fiksimi" per te bere filma sa me rentabël nga ana komerciale lidhet me harxhet e filmit, qe ne USA duhet te jene edhe më te kripura se ne Europe...). Thuhet se filmi i tij i ardhshem do te jete me ... Brad Pitt superstar ! Ne teori, s'ka asgje per t'u paragjykuar. Ne praktike...




    Meqe jam si me pushime, po rrefej ç'kam pare ne kinema kete fund viti. Edhe pse, gjeja me e hatashme qe kam "zbuluar" (rrofte sebepi i festave te fundvitit, qe na ofron ndonje dhurate) ka qene permes dvd, ka qene coffret (box)-i i DVD te 5 filmave te ... Jacques Rozier ! S'kisha pare kurre ndonjehere ndonje film te tij. E fillova me "Maine Oscéan". (me duket se ti i ke pare filmat e tij).
    Tani e kam kollaj : po te me pyesin ndonjehere se ç'kuptoj une me te qënit humanist, do te pergjigjem: "shiko Maine Océan se e ke aty pergjigjen " !

  10. #350
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    FROWNLAND - film amerikan nga Ronald Bronstein

    Jemi qe jemi tek filmat amerikane (per me teper qe dhe ky film vjen nga East-Coast, sikurse dhe "Two Lovers", biles nga i njejti qytet - nga New Yorku), po flas per Frownland, qe ne shqip do te thote : "Vendi i njerezve vetull-ngrysur".

    Kaq kane te perbashket keta dy filma, pra vetem gjeografine, New-Yorkun. Perndryshe, Frownland eshte film i realizuar nga nje grup i vogel shokesh, dhe filmi duhet te kete kushtuar jo me teper se nja ... 5 mije $ ! Pra s'ka ku te shkoje më "indipendent movie". Por qe habitshmerisht, nuk vuan nga asnje nga simptomat e famshme te filmave alla-Sundance.

    Film krejt i lire, bruto, pasionues. Per nga stili, te kujton disi filmat e Cassavetes. Ndersa per nga menyra se si eshte bere filmi (ana financiare), te kujton filmat e pare te Jim Jarmusch. Une them se ketij te fundit, po te shikonte kete film, do ti vinte zor nga vetja, po te kemi parasysh natyren "soft sentimental" te filmave te tij te fundit... FROWNLAND eshte krejt e kunderta, dhe aq me mire !!

    web-site i FROWNLAND eshte interesant :
    http://www.frownlandinc.com/index.html



Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •