Pershendetje Muza!
E zgjidha,
magjine
e egzistences.
Jam gjethe,
e flakur
mes rruges.....
Kalojne
mbi mua,
pushtete,
kepucesh.....!
Shume domethenese kjo. Ju uroj muze &vazhdimesi pa fund.
Me respekt per Ju.
Pershendetje Muza!
E zgjidha,
magjine
e egzistences.
Jam gjethe,
e flakur
mes rruges.....
Kalojne
mbi mua,
pushtete,
kepucesh.....!
Shume domethenese kjo. Ju uroj muze &vazhdimesi pa fund.
Me respekt per Ju.
Mëngjes i çmendur me(pa) ty…
[SIZE="3"][FONT="Palatino Linotype"]Si një tymnajë hipnotike,
Ti tret shikimin mëngjesor mbi botë,
Në shtratin e reve të dashurisë sime/tënde
Derdhen rënkimesh dhe ca pika lotë…
Të sotmet,
Do ia nis me krahë ëndrrash Hënës,
Netëve të gjata të pritjes përvëluese…
Shuaje etjen në burimet e mia të buzëve,
Që dhembin nga uria jote e mëndafshtë gjarpëruese.
Ma jep gjuhën e nxehtë ta gëlltis brenda vetes
E shpirtin të ta thith gjer në pafundësi.
Flokët që mu lagën buzëve nga puthjet
Do ia thur pelena “bebes dashuri”,
“Foshnjës” që po çmend e dhemb tek unë
E dhemb e klith pashmangshmërisht tek ti…
Dorën e bardhë , të brishtë mos e zgjat,
se shemben konturet e rinj të padurimit,
Lermë të largohem udhës së pasosur,
T’i rrembej vdekjes, agun e zgjimit.
Sytë mos i çel pasi shpinën mua,
ma kthen me një: “Dua” të pa thenë,
Rrugës ku gjëmojnë, e mbyten dashuritë,
trete atë lot ende të parënë…
Se, lagu pa dashur puthjen e brishtë
Që të lashë mbi faqe kur thamë: “Paçim shpirt…”
Te gjitha jane shume te bukura, por te lutem me lejo te te pergezoj per Mengjesi i cmendur me ty ose pa ty, sepse me te vertet me pelqeu shume shume.
urime urime nga zemra ime
Te gjitha shkrimet e tua kan ne brendesin e tyre per mendimin tim nje realitet te kendshem, nuk e di as vet pse u ngulita ktu .
Te pershendes
Eduardi
Takohemi në Ditën e Gjykimit
Ju falenderoj me shpirt Xheladin, Riza, Kujtim!
Eshte e vogel kjo "ju falenderoj", nuk arrin ta permbledhe gjithe mirenjohjen time per faktin qe me lexoni...
Ju pershendes:
Shtëpia me themele eshtrash…
Shtëpia ime,
në kufi me legjendat.
Ngritur
........mbi themele
........................eshtrash.
Rrobat,
endur me flokë njomëzakesh.
Kurora,
........me petale
....................gënjeshtrash…!
Me heshtën e lashtë e të ndryshkur,
çarçafin e harresës gris.
Duke i thurur pelena jetës,
Përtyp vdekjen time,
Por...dot...s’e gëlltis…!
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 11-12-2008 më 15:22
E bardha eshte pak...
Eduard, ndihem mire kur ajo qe kam krijuar, behet "pjese" (qofte edhe per nje cast), e nje lexuesi te kualifikuar si ti!
Mbetem serish tek ajo qe thashe ne postimin me siper qe fjala "te falenderoj", i rri teper e vogel mirenjohjes sime te madhe...
Te pershendes me nje poezi te hershme:
Më fal...!
Më fal!
Më fal!
Në lakuriq nate të kam shndërruar.
Ditën,
Tulatesh në kafazin e kraharorit tim.
Natën,
lëshohesh e harbuar.
Më fal!
Për ditët që kaluan.
Më fal!
Për shekujt që do të vijnë.
Më fal!
.......Më fal!
...............Më fal!
.........................Më fal...!
Të vrava lirinë...!
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 11-12-2008 më 15:22
E bardha eshte pak...
Eshte kenaqesi e vecante prania jote ketu maryp!
Te pershendes:
Një hap larg vdekjes
Sa melankolike mbi atë breg…
Ta prek,
a mos ta prek?
Syri i saj, të shkrin.
Puthja, të djeg...
Fatkeqe,
e zbehtë,
e brishtë,
e lehtë...
O Zot!
Po ndërron jetë...
Një hap larg bregut vdekja e pret.
Ajo...
Melankolike, mbi atë breg.
Ta prek?
Jo!
S’mund ta prek!
Është hija ime.
Unë,
jam ajo.
Qëndron një hap larg vdekjes...
Kam vdekur me kohë...!
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 11-12-2008 më 15:23
E bardha eshte pak...
M u Z a
Vargje te mrekullueshme na ke dhuruar. Urime dhe njiherit gjithe te mirat me rastin e festave te fundvitit.
Ndihem mire qe te pelqejne poezite Agim!
Ti ke vite qe me fal kenaqesi me vargjet e tua...
Nuk di ne e kam postuar me pare poezine "Peshperime", por, po e sjell serish per te pershendetur ty. Eshte e shkeputur nga libri im i dyte(te cilin me kenaqesi do doja te ta dhuroja realisht).
Respekt per ty
Suzana
PËSHPËRIMË…
Pëshpërimë
e liqeneve
ku flutura dëshirash,
..................përmbytshëm,
............................dashurohen.
Pëshpërimë
e maleve të heshtur,
...............ku dele pasionesh,
.............................shpellës së ujkut
.............................................i ofrohen.
Pëshpërimë
e kraharorit,
........ku gjinjtë e bardhë,
.........................gojës tënde
...................................copëtohen.
Pëshpërimë
e vibrimeve
........që ëmbëlsisht
.................shtretërish naivë
..................................lëshohen.
Pëshpërimë
e syve blu,
........ku kaltërsish
..................pasqyrohem.
Unë
e pacipa pëshpërimë.
Mos je ti shenjtor, Narcisi im?
E bardha eshte pak...
Nata…
Që dashuria ndonjëherë pjell urrejtjen,
Unë këtë e dija.
Nata - Jo…
Ndërkohë që hapësirash bënte fole,
e përpiu “të zezën” tënde, nën petkun e errësirës së saj,
I buzëqeshi mëngjesit me një: “Po”
Belbezimet e tua të fundit si dëgjoi, se…
Veshët i puthiti me pëllëmbë dhe u tret nëper re…
E bardha eshte pak...
Përtyp…jetën…
Kam dhjetra vjet që frymëroj këtu.
Vdes çdo mbrëmje, rilind në mëngjes.
Diellit,
përditë i tregoj njërën
………………nga qindra fytyrat e mia…
Asnjëherë, atë, të vërtetën.
Pasqyrimet,
hije të vdekura të përditshmërisë.
Unë statuja e përjetshme e pritjes,
Duke sfiduar vdekjen,
Përtyp…jetën…
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 24-12-2008 më 14:08
E bardha eshte pak...
Krijoni Kontakt