AJO ËSHTË FRYMË…
Ajo është Ai…
Shpërthen çdo mëngjes prej buzëqeshjes,
E mbrëmjeve mbështillet – lëkurë, sarkës së tij të ngrohtë…
Ajo është hija,
që e përshkon të tërin dhe e përfshin…
Ajo është frymë…
AJO ËSHTË FRYMË…
Ajo është Ai…
Shpërthen çdo mëngjes prej buzëqeshjes,
E mbrëmjeve mbështillet – lëkurë, sarkës së tij të ngrohtë…
Ajo është hija,
që e përshkon të tërin dhe e përfshin…
Ajo është frymë…
E bardha eshte pak...
Poezia fjala , e kursyer deri në ekstremin e absurdit për të dalur si energji nukleare. Ajo , "Fjala" që rrëshqet si njala në frymëzimet e poetes, ka bërë shenjëzimin e pasioneve. Sa janë e ku janë ato ? Sa e shkurter e sa e thellë në domethenie. " Fjala , e nderur në mall", po ku i ka nismat malli e ku perfundimin ?
Bota e krijimtarisë, vërtet nëpër shtërngatën e kuvendimeve kaloj. Çdomethenie ka mesjeta këtu. Me një varg poetik " therur parlamentesh " përgjigjet Suzana !
Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !
Sot kafen e mëngjesit e shoqërova me poezitë tuaja dhe më shijoi jashtë mase.Ju falenderoj për kënaqësinë që më dhatë.
Respekte Suzana.
Fener, Kujtim, ju falenderoj dhe ju pershendes...
Ne, të vdekurit e gjallë...
Të vdekurit e gjallë,
vërtiten
………skutave
………………të territ.
Të gjallët e vdekur,
lypin
dashuri.
Hija e Hamletit,
hareshëm,
………….nxin
……………….qiellin.
Kafka e Ofelisë,
thërmon
me ëmblësi,
Eshtrat,
e atyre,
që,
ende
s’kanë lindur...!
NGJYRAT MBETËN TEK NE…
Syve të tu, u struk e kaltra,
e qyteti mbeti pa det.
E kuqja, u nder buzëve të puthjeve.
E bardha, shpirtrave tanë u tret.
Për të mbërritur tek unë,
grice gjithësinë, e thërrmove një re.
Ngjyrat,
e pagëzuan planetin me “errësirë”
dhe mbetën te ne.
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 10-01-2009 më 06:09
E bardha eshte pak...
Te falenderoj Roi!
Te pershendes me kete poezi:
Don Zhuani...
Endesh
si hije,
Mes ecejakesh të pasosura…
Dashnor i përjetshëm.
Tragjiki shekujve.
Ti.
Donzhuani
..............shqiptar
.........................’i legjendave.
Ti.
Fantazma
..............ironike
........................e netëve…!
Kostandin!
“Vëlla”i përbaltur.
Pse frikë patën?
Pse s’thanë të vërtetën?
Doruntainat,
ti,
i ndërrroje përditë.
Pse
e përçudnuan kështu legjendën?
Pse mbyllën sytë?
Shkatërron dhe rilind.
Shuan dhe ndez,
Ëndërrat e vajzave,
...........................të prera
......................................në mes...!
Herë – copa balte
..........................tragjike,
......................................lëshon.
Herë – ar – eliksir dashurie.
Herë Doruntinën – princeshë, përqafon.
Herë i frikshëm shfaqesh si hije.
Qëndron - statujë,
mes jetës dhe varrit.
Dhe,
stepesh!
Të hysh atë dalësh?
Të rendësh mes territ
...............................skandalit,
A hapin, gjëkundi,ta ndalësh?
Kostandin!
Don Zhuani im, shqiptar.
Oqeane lotësh mblodhe në altarët e pritjes.
Pasione pa fund
........................ndeze.
Shuajte zjarre tragjikë.
Me alibinë- satirë të Ngritjes,
Nga i yti varr alegorik…!
Endesh
fantazmë,
Mes ecejakesh të panumërta...
Dashnor i përjetshëm.
“Vëlla”!!!
Ah, sikur...!
Doruntinat e dhimbjes nuk vdesin.
Rilindin nga brinjët e tua…
Si Eva,
nga Adami,
Dikur …!!!
E bardha eshte pak...
Për ty
I tera lotët.
S’i kreh më flokët
Pa ty,
bota,
duket e mjerë...
Për të të parë edhe një herë,
Zogun
e fundit,
të shpresës,
E ther...!
E bardha eshte pak...
Në dukje e thjeshtë…
U përplasën një ditë…në vjeshtë,
Ai dhe Ajo - puhizë….në dukje e thjeshtë,
Por, thellë - thellë, uragan…
Ai fluturoi.
Ajo u çmend.
Ai frymëron.
Ajo shpesh qan…
Por gjembat, ah gjembat…
Në zemër i mban.
Ashtu, në dukje, e thjeshtë…
Ishte,
Është,
Dhe ka për të mbetur, vjeshtë…
.
.
.
E bardha eshte pak...
NGJYRAT MBETËN TEK NE…
Syve të tu, u struk e kaltra,
e qyteti mbeti pa det.
E kuqja, u nder buzëve të puthjeve.
E bardha, shpirtrave tanë u tret.
Për të mbërritur tek unë,
grice gjithësinë, e thërrmove një re.
Ngjyrat,
e pagëzuan planetin me “errësirë”
dhe mbetën te ne.
E dashur Sui!
Duke lexuar me kujdes disa nga shkrimet e tua e vecova "NGJYRAT MBETËN TEK NE" .
Te gjitha shkrimet e tua jan per tu lexuar me endje dhe per tu vleresuar pa mase, me pelqen cdo shkrim i joti, dhe me vjen keq qe skam me kohe si me pare per tu fut ne internet, por do vija dite shume shpejt qe te kem ne dore librin tend, dhe te premtoj qe do e lexoj me kenaqesi cdo flete te atij libri.
Urime e dashur Sui .
Miqesisht Edi
Takohemi në Ditën e Gjykimit
Ed, te falenderoj!
Sigurisht qe do e kesh librin ne dore shume shpejt.
Koha ka nisur te numeroje mbrapsht...3...2...1
Te pershendes:
JAM NË MES TЁ PYLLIT…
Jam në mes të pyllit, zgjatma dorën…
Lakuriqi i natës, flatron lyrshëm.
Merimanga?
Ah, merimanga,
Makth që lëviz pareshtur këmbët.
Gjethet,
duar që vyshken e rrudhen pa lindur,
Koha,
ka vdekur në prag të së ardhmes.
E shkuara e uritur, lëmon dhëmbët.
Qielli,
e mbylli në varr ngjyrën blu.
Nata e gjatë, mbretëron gjithësinë.
Akrepat,
po shkallmojnë së mbrapshti orën…
Jam në mes të pyllit, zgjatma dorën,
Mos më ler këtu…
E bardha eshte pak...
Krijoni Kontakt