Close
Faqja 23 prej 28 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 272
  1. #221
    NЁ "MITRЁN E PRITJEVE"...



    Atë “qyrkun e fajit”,
    braktisur mes acarit,
    Po e vesh unë…
    Jam këtu,
    Në mitrën e pritjeve,
    Bebe në muajin e nëntë.
    Eja,
    Oreksesh mazokiste më përtyp vetmia.
    Hija jote, shpërndan farën e ngjizjes.
    Përpëlitet epshesh, pafajësia…
    E bardha eshte pak...

  2. #222
    JAM PO AJO BEBE…



    U linda të martën.
    Ora 02.

    Përballë teje
    dhe një planeti të panjohur.
    Unë-satelit-dhimbjesh,
    ndiej gërricje dhe therje
    të ngarkuara me shekuj,
    ............................minuta,
    ....................................sekonda,
    Gdhendur prej teje në testamentin gri,
    Në trupin e lebrosur nga vitet,
    bardhë-kuq-verdhë e zi.
    Ende s’më ke njohur?
    Kam ndërruar pelenat, jo fytyrën.
    Prekmë përsëri
    si dikur,
    Kur Muzat m’i lëshove të kafshonin të uritura.
    Skicoje përsëri buzëqeshjen,
    ...............................tashmë mes rrudhave të lehta,
    që përpijnë sa mundin
    milimetrat - kilometra të lëkurës sime.
    Planetin që fle brenda trupit të irnosur, me kafshime.
    Ti,
    mos luaj në skenën e asgjësë, rolin e të habiturës.
    Jam po ajo bebe…
    Tashmë, më e mençur me çmendurira,
    Më e varfër me rini.
    Luaj më mirë tragjedinë e radhës
    dhe lërmë të vdes në rolin tim të martires,
    Zgjedhur në akropolin e perëndive te mëshirës,
    me të vetëshpallurën verbëri të mosqenies,
    mes ëndrrave dhe pamundësisë
    që m’i servire ti në pjatën e mungesës.
    Po gdhin e mërkurë.
    Qeshu!!!
    Jam unë ajo e pafajshmja e orës 02.
    Ishte e martë si sot, të kujtohet?
    Dhe ylberi - shtrati im, ndrinte nën kurorën tënde,
    si tani - kjo foshnjë e fantazisë sime
    që do vdesë pas disa sekondash.
    5…Mos m’i ndaj sytë
    4…………....Më puth përsëri
    3……………………Bekoje Muzën
    2…………………..……………Ma fal ylberin
    1………………………………………….Oiiiiiiiiiiiiiiii…

    Dje ish e martë.
    Ora 02



    E bardha eshte pak...

  3. #223
    SOT…



    Shtrëngoj duarsh “fillimin”,
    e perceptoj gishtërinjsh.
    Pluskon venash forca e rëndesës…
    Fatkeqësisht, “fundin” e njoh mirë,
    qysh prej “fillesës”…






    SHKRUAJ…



    Shkruaj e shkruaj mbi lëkurë.
    Mbijnë trishtueshëm pemë e lule.
    Ndonjëherë,
    mbijnë
    gurë.
    E bardha eshte pak...

  4. #224
    Pershendetja Muze e dashur

    sorry qe kam humbur, si gjithmon me agkizeis (nuk ka fjale taman ne shqip )

  5. #225
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Shkruaj e shkruaj mbi lëkurë.
    Mbijnë trishtueshëm pemë e lule.
    Ndonjëherë,
    mbijnë
    gurë.

    ...
    ky cikli i fundit, me pelqeu shume.
    sidomos poezia e fundit e tij.
    urime

    ...
    Muza, ku mund t'i gjej librat e tu???
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #226
    Citim Postuar më parë nga ooooo Lexo Postimin
    Pershendetja Muze e dashur

    sorry qe kam humbur, si gjithmon me agkizeis (nuk ka fjale taman ne shqip )


    Fluturon shpesh kendej nga qielli yne, me kane thene... Nuk shlodhesh fare rruges ti, nuk i shpupuris flatrat???
    Ne pritje qe te me shfaqesh tek dera si dikur, te pershendes serish me poezine qe kam shkruar per ty:


    “E QESHUR”…
    Mikes sime A.H.



    Për një çast,
    ti,
    u shndërrove në pasqyrë.
    Tek unë,
    vargjet, pranverojnë skutave të dimrit.
    Zemra, klith udhën e vështirë.
    Engjëjt,
    hedhin valle mëkatesh para Krishtit.
    Djajtë luten,
    agjërojnë pa fytyrë.
    “E qeshur”.
    Tani jam unë pasqyra.
    Sytë e tu - poezi buzëqeshjesh.
    Flokët - vargje të dlirë...









    E bardha eshte pak...

  7. #227
    Citim Postuar më parë nga macia_blu Lexo Postimin
    Shkruaj e shkruaj mbi lëkurë.
    Mbijnë trishtueshëm pemë e lule.
    Ndonjëherë,
    mbijnë
    gurë.

    ...
    ky cikli i fundit, me pelqeu shume.
    sidomos poezia e fundit e tij.
    urime

    ...
    Muza, ku mund t'i gjej librat e tu???

    Te falenderoj qe vazhdon te lexosh ketu macia_blu!
    Njeri liber "E bardha eshte pak", nuk gjendet neper librari sepse eshte botuar qe ne 2004 dhe eshte shitur(besoj se do e ribotoj se afermi).
    "Imazhet kane ftohte", gjendet neper librarite e Tiranes(psh, tek libraria "E pershtatshme" qe ndodhet tek "Rruga e Elbasanit".
    Jane ne proces botimi nje permbledhje prozash dhe nje vellim poetik. Besoj se dalin nga prilli ose maji.

    Te falenderoj serish dhe te pershendes:


    VJESHTË…MËNGJES…



    Vjeshtë…
    Mëngjes…
    Pi të trishtën mjegull, në vend të kafesë…

    Matem me pëllëmbët e tua.
    Vetja,
    më duket e vogël.
    Rrudhave të kohës vdes.
    Dhe zgjohem sërish të pi një kupë shpresë.
    Jo!!!
    Ti mos u hidh shkëmbinjve të qumësht.
    Foshnja është rritur,
    Ti - Legjendash tretur.
    Nuk ka Perëndi që të të besojë.
    Flake pikëllimin shekujve të mbetur.
    Ja, një kupë vjeshte do pimë “Argjiro”,
    dehur kalldrëmesh si dy pijanece.
    Ti – “Zonja e rëndë me tualet myshqesh”- ndrin,
    unë – hija jote e vockël memece.

    Mos duhet të pi edhe një kupë “Zgjim”?
    Apo të dehem me ca kupa “Shpresë”?

    Vjeshtë…
    Mëngjes…
    Pi të trishtën mjegull, në vend të kafesë…






    E bardha eshte pak...

  8. #228
    Ekstazë…


    Në kupën time të qiellit,
    Lindën epoka dinosaurësh.
    Agimet e qytetërimit
    u shuan nën gjurmë eshtash.
    Zoti,
    vulës se Gralit,
    i gdhend një ulërimë,
    Thërrmuar eshtrash…
    Filloj një biznes ndjesish.
    Dy metra varr, mitra e dashurive.
    Një metër ferr, ky katalog mërish.
    Mallkim!
    Mallkim!!!
    Në kupën time të qiellit,
    U bëra xhelati im…

    Përvëluar turrave me dru,
    Vrapoj kuturu, lagem ndyrësish.

    Ne,
    mëkatarët,
    digjemi përjetësisht këtu…

    Gjenitë,
    I shkruajnë kryeveprat,
    …………….në pergamenë gjinjsh…




    E bardha eshte pak...

  9. #229




    Unë,
    nota e burgosur
    ………….në pentagramin e ndjenjës,
    herë – herë,
    dua të flirtoj me yjet,
    por…
    shpejt kuptoj
    që ty të përkas
    Shkund flokësh
    të nxehtin pluhur meteorësh.
    Qiejve të shikimit tënd humbas…
    Rrëmbej
    të shushaturat tentativat tona të heshtuara
    ………………………………………….për tu harruar,
    bodrumeve të errëta të lotit,
    dhe i shndërroj në fije bari…
    Ti,
    i urituri qengji im motak,
    mes dëshirës dhe padurimit për t’i kafshuar,
    shkund qerpikësh frikën
    dhe,
    starton buzët “lëndinave”,
    për të më zotëruar…



    E bardha eshte pak...

  10. #230
    Aty mbi guriçka…


    Aty
    mbi guricka,
    shtrirë vend e pa vend,
    Melodi e pyllit trupat tanë i çmend…

    Do jetë një kasolle thurur me blerim,
    Një natë e butë pa hënë e pa dritë.
    Do jetë një rrekëzë që rrjedh aty pranë,
    Kandile që ndrijnë, shpirt, ne kemi sytë.

    Do jenë dy duar që do më afrohen,
    Zemër - përpëlitur dëshirash, ndjesish.
    Do jenë dy gjinj që do t’u mëkojnë,
    Buzëve të tua qumësht të fildishtë…

    Harkuar si bima e etur për ujë,
    Ëngjëll – djalli im, ti do jesh mbi mua.
    Do jenë dhe ca brinjë vrarë nëpër guricka,
    Ndërsa përpëlitem dridhjeve të tua.

    Melodia e pyllit, trupat tanë i cmend…
    Aty
    në kasolle,
    shtrirë vend e pa vend…





    E bardha eshte pak...

Faqja 23 prej 28 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •