crazy_diamond, sa e perkedhelur ndihem, por...nuk e gjej veten atje... Ngre veshtrimin lart por se shoh gjekund majen...Te te pershendes me ca vargje?
KËNGA E PESHKUT
Jam mes një deti të qetë shprese
dhe një oqeani të egërsuar amullie.
Ku peshkaqenët,
me elegance, tërheqin rrjetat
Dhe unë,
peshku i vogël,
përpëlitem, hapësirave të ngushta.
Vetëvritem, hepohem...se…
…është edhe një rrejtë tjeter aty pranë.
Ajo qe ke hedhur ti, “bashkëvuajtësi” im,
Udhës që dot si mënjanohem.
Mes një deti të qetë shprese,
Që po e përpin i madhi oqean,
Unë, peshku i vockël,
Gjalloj ende.
Jam…
MBI RENË E BARDHË…
Në ëndrrat e njëri - tjetrit,
Koha ngrin dhe hapësira ndihet e zënë në faj…
Çarçafësh të butë lëkure,
Pleksur përqafimesh…
Shkrirë dëshirash ekstreme,
Zemrat i morën në duar
për t’u qetësuar regëtimat…
Në ëndrrat e njëri-tjetrit,
Në shtretër degësh të blerta, kapluar,
Ajo ia vodhi paqen,
Kraharorit të tij rrënjëzoi.
Ai, rrëmbeu çmendurinë e saj
Dhe…e mbolli në tokën e premtuar – zemër
Qiellit,
Mbi renë e bardhë në ëndërr,
Ku dashuritë krihen në pasqyra yjesh,
E dhimbjet s’kanë emër…
Krijoni Kontakt