Close
Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 272
  1. #101
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    . . .

    Ia preva gjelbërimit, kokën,
    .............me një të rënë të kosës.
    Përulur gjer në amëshim…
    E, nëse nesër,
    ......mbarsur me klorofil,
    .............nuk gdhihem degë
    ……………............…në qiellin tënd.
    Do pjell errësirash
    Yllin e mëngjesit…
    Pikuar,
    mbi gurët
    e varrit
    tim…

    Vargjet që bulojnë dhe shpërndajnë krizantema, janë pranverë e blertë e nivelit poetik! Sado të shkurtëra horizontalisht, janë të thella vertikalisht. Vlojnë dhe ndezin mendjen medituese të atyre që e kuptojnë arkitekturën moderne të ngritjes! Sukses Suzana Zisi!
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  2. #102
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    M u Z a

    Ju lexova me endje. Me befason mendimi juaj poetik. Une desha te te vij pas per keto ndjesi qe keni ju ne poezine e brishte.

    Dashurija nuk e di a kalon nëper stinë
    sepse shpirti asht si mendja e budallajt
    herë vjeshtë, herë dimer e herë suferinë
    madje ngjan me foshnjet qe lagin shpergajt...

    por dashurija tek vargu yt Suzanë
    merr tjeter forcë, madje dhe brishtesi
    ajo asht e madhe...sa nje oqean
    dhe mban brenda saj nje Golfstrim te ri...
    Te falenderoj per vleresimin Agim!
    Te falenderoj gjithashtu edhe per poezine...!
    Ndihem "e bukur" ne vargjet e tua...


    SUZAN! I lexova poezit e tua dhe po hedh edhe unë firmën time, si vizitor në librine përshtypjeve.Frymëzimin që ke gdhënde me kujdes,si ai skulptori statujën e mermertë që të shkëlqejë.Ke shum poezi me ndienja,shlodhëse,për ne që jemi mësuar të "ushqehemi me to",por mos ju largo rimës në disa raste.Nuk dyshoj se më kupton.Po të përshëndes me një poezi:
    Ali Baba, te falenderoj per vleresimin!
    Flm edhe per keshillen! Une shkruaj pergjithesisht varg te lire dhe i qendroj besnike aktit te krijimit...


    Vargjet që bulojnë dhe shpërndajnë krizantema, janë pranverë e blertë e nivelit poetik! Sado të shkurtëra horizontalisht, janë të thella vertikalisht. Vlojnë dhe ndezin mendjen medituese të atyre që e kuptojnë arkitekturën moderne të ngritjes! Sukses Suzana Zisi!
    Te falenderoj per vleresimin Fener!
    Ndihem mire qe e ke kapur thelbin e poezise qe ke cituar!
    Edhe pse ne pamje te pare tingellon si "renie".
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 06-06-2008 më 05:18
    E bardha eshte pak...

  3. #103
    Agim, Ali Baba, Feneri, ju pershendes me kete poezi:


    KATARSIS



    U ktheva në foshnjërinë e botës sonë.
    Femrat e pyllit, ua blatuan foshnjat perëndive.
    U shenjtëruam ne.
    Gjyshet, u qëndisën rrobat nipërve me kuaj ere,
    mbetën pa atdhe…
    Meshkujt, u vunë zgjedhën grave dhe i dërguan në arë.
    Zoti,
    shkruajti në librin e shenjtë se duhej vënë pak drejtësi…
    Djalli,
    i shtrirë mbi re, dërgoi shi.
    Ne,
    si gaforret,
    të larë nga mëkatet,

    Rendim në Ardhmëri…!

    E bardha eshte pak...

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    M u Z a

    Tjetër fill mbas kesaj tuajes.

    U mbylla në kater muret e vetmisë
    madje edhe perdet e trishtimit
    i rrëxova
    në dritaret xhamethyer.
    Asgjë nuk mendoja...
    përveç miqve
    që dergjeshin në banesën e fundit
    dhe ASAJ që e deshta
    po, po e deshta ndrysh
    nga të gjithë njerzit
    dhe sot aq shumë më mungon
    ASAJ që rrinte aq hijshëm
    pranë meje
    dhe sot në varreza
    përjetsisht e vetme
    më nuk ankon...
    Shpirti i SAJ ka vajtur atje lart
    dhe ndofta kuvendon
    me Perëndinë!
    Unë rri në odën e heshtjes
    rrëzuar mbi vetminë...

  5. #105
    Shume e bukur poezia.
    Te falenderoj qe e solle ketu Agim!


    http://www.youtube.com/watch?v=jn8XfKnDPlg





    Eh...



    Eh,
    ato ditë-net në ferr.
    Kërkuam njëri-tjetrin mes pyllit të pafund të epsheve.
    U përgjakëm, në ferrat e thonjve të kalbur,
    në majat e kamave që hijet kishin nxjerrë.
    Më zgjate dorën-cung të prerë.
    Të zgjata buzët-gjak.
    Puthja, iku fluturoi si erë.
    Rende ti,
    e kape diku.
    Më le pa buzë, pa gjinj.
    Veshje princeshe, thure me linjat e mia.
    Gjakun, ua servire gjarpërinjve.
    Hormonet, i rrëmbeu stuhia.
    Krahët ia fale një pulëbardhe,
    Këmbët,
    një prostitute të lodhur nga jeta.
    Orgazmat, jehona që ulërijnë shekujve.
    Unë,
    e shpërndarë si fara e djallit,
    Prehje në krahët e tua gjeta.
    U struka aty e dehur nga era jote.
    Lëngu yt, etje më dha...
    Ti, je Zoti që më mban në jetë.
    Unë, Sirena që, për dashurinë, fal gjithçka...

    .

    .

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 07-06-2008 më 16:51
    E bardha eshte pak...

  6. #106
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Mund te na risjellesh poezine e babait ketu? Eshte super e preferuara ime.
    Te pershendes e perqafoj Su!

  7. #107
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pergezimet e mia M u Z a vertet poezit teper te bukura.


    Vetem vazhdoni....
    Sui generis

  8. #108
    Citim Postuar më parë nga eldushka Lexo Postimin
    Mund te na risjellesh poezine e babait ketu? Eshte super e preferuara ime.
    Te pershendes e perqafoj Su!

    Rapsoul, Eldushe, ju falenderoj qe humbisni kohe ketu!
    Sinqerisht pa ju dhe te gjithe ata qe lexojne ketu, nuk do kish vlere asnje varg imi.


    Ju pershendes te dyve me poezine per babain:


    NDJEMË…FALMË…PËRQAFOMË…



    Unë,
    nuk të nderova me timin emër.
    Është mbytur në lotin e fjalës,
    “poetja jote brilante”, e fëmijërisë sime të vogël.
    Thinjat t’i shtova baba,
    gabime bëra sa desha.
    Me rrudhat e tua shtrirë dashurisë,
    .....................................qava e qesha…


    Ndjemë baba!
    Nuk dita të jem “pasqyra jote e madhe”,
    ....................shkëputur prej qiellit “sa një gogël”.
    Falje, nuk kërkova kur “gënjeshtrat”,
    si qilim,
    mbi besimin tënd i shtrova.
    Kur vuajtjen dhe lodhjen tënde,
    gotave të konjakut i harrova.


    Sot,
    kur netët e mia,
    gdhihen mbi fytyrën e bijës sime të njomë,
    kujtoj dridhjet e tëndes zemër.
    E di mirë baba,
    ti, kurrë nuk më ke mohuar,
    e asnjëherë turpëruar prej timit emër…


    Edhe pse rinisë tënde, pleqëri “çmenduria” ime i dha,
    Ndjemë!
    ........Falmë!
    .............Përqafomë…!

    Unë të dua baba…



    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 07-06-2008 më 18:52
    E bardha eshte pak...

  9. #109
    Ndjese qe poezine "Eh..." e kam sjelle dy here!
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 07-06-2008 më 18:51
    E bardha eshte pak...

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    shiko vidio
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 08-06-2008 më 05:30

Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •