Close
Faqja 31 prej 37 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 362
  1. #301
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Mundesia e te ekzistuarit te nje Ishulli" - film francez nga Michel Houellebecq

    Ky eshte Michel Houellebecq (Mishel Uelbek), shkrimtari aktual francez më në modë (por dhe i talentuar - personalisht mua me pelqejne ato qe shkruan)





    Ky eshte libri i tij i fundit: "Mundesia e te ekzistuarit te nje Ishulli"




    Ky eshte filmi i bere nga ai vete (i pari qe ai realizon, por me sa duket, edhe i fundit...), qe mban te njejtin titull.




    Kritika s'ka lene llaf pa e share filmin.

    Qe eshte vertet i dobët.

    Me nje merite te vetme: TMERRESISHT I SINQERTE !

  2. #302
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Dernier maquis" ("çeta e fundit")- film francez nga Rabah Ameur-Zaimeche

    Lënë mënjanë kryevepren e ketyre viteve te fundit "Perpara Rini!" ( http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=204 ), "Dernier maquis" ("çeta e fundit") eshte filmi me i mire qe me eshte dhene te shikoj ne kinema kete vit !

    Ky djali i ri regjizor, Rabah Ameur-Zaimeche, ka pas berer parvjet nje film te mire shume: Bled Number One.

    Me kete film, pra "Ceta e fundit" (Dernier maquis) regjizori ka shkuar aq larg, sa padyshim ka mbetur partizani i fundit (le dernier maquisard !) i kinematografise franceze.

    Respekt.

    (Historia e filmit me dy fjale: nje pronar (me origjine arabe) i nje ndermarrjeje te vogel ne France (rol i luajtur nga vete regjizori !), u krijon mundesine punetoreve te tij po ashtu muslimanë te kene nje salle te vogel qe sherben si xhamì per tu falur; por nga ana tjeter, eshte i detyruar per arsye ekonomike te nxjerre nga puna disa prej punetoreve te tij....).


  3. #303
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Jar City - film islandez nga Baltasar Kormakur

    Rralle me eshte dhene te shikoj ndonje film islandez.

    "Jar city" eshte nje film i dobet policesk (thriller) qe me mire mos ta kisha pare...


  4. #304
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "W" - film amerikan nga Oliver Stone

    "W" eshte film qe rrefen nje pjese te jetes se "te ndjerit" president amerikan qe po na lë shëndenë, George W. Bush.

    Filmi nuk eshte as pro, as kunder Bush-it. Nuk eshte kjo qe i intereson regjizorit. Filmi eshte bere nen pikeshikimin e raportit baba-bir ( George Bush vs. George W. Bush).

    Mua me pelqeu ! Nuk them se eshte nje film i madh, por pa dyshim me i miri i Oliver Stone qe prej shuuuuuume vitesh.


  5. #305
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Snijeg" ("Snow"- Bora e pare) - film bosnjak nga Aida Begic



    Nje regjizore e re bosnjake realizon filmin e saj te pare duke trajtuar nje fragment nga jeta e pas luftes ne Bosnje, eviton folklorizmat alla-Kusturica dhe ... ja arrin jo keq qellimit te saj !


  6. #306
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Tropic Thunder" - komedi amerikane nga Ben Stiller

    30 minutat e para te parodise "Tropic Thunder" (qe tallet keqas me sistemin filmik hollywood-jan, dmth me block-buster-at !) jane te hatashme ! Pastaj filmi bie ne gracken e asaj qe vë ne loje dhe kthehet vete ne ... block-buster



  7. #307
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    The Man from London - film hungarez nga Béla Tarr

    Eshte kenaqesi te shikosh filmin e fundit te nje nga te rralleve te shquar regjizore autorialë aktualë : hungarezit Béla Tarr.

    "The Man from London" eshte film i mire, edhe pse ndofta jo më i miri i regjizorit ne fjale.



  8. #308
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Afterschool - film amerikan nga Antonio Camos

    Edhe nje film më shume me temen e rolit negativ qe luan interneti dhe video-game ne jeten e adoleshenteve amerikane (kujtoni filmat e Michael Haneke, Larry Clark...).

    Tipik film indipendent amerikan, me karakteristikat me tipike te shumices se ketyre filmave... As shume mire, as fort keq...


  9. #309
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Changeling" (KEMBIMI) - film amerikan nga Clint Eastwood

    U bë deti kos - tha...

    E dini si eshte puna e filmit te fundit te plakushit Eastwood ? Eshte si puna e filmit te Roberto Benigni-t "La vita é bella" : te shesesh filma (te besh parà) me fatkeqesine e tjetrit !

    2 ore e 20 minuta te humbura kot !

    Deklaroj publikisht qe NUK do shkoj më ne kinema per te pare filmat e Eastwood-it


  10. #310
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kush ja mori cunin kesaj Autor , ma shuaj kureshtjen dhe mua qe mos harxhoj kohen kot dhe une

    p.s. long time no see ... kur vjen ti pastaj e hap "thesin me filma " mire ama . lool

    salut .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 31 prej 37 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •