Close
Faqja 29 prej 37 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 362
  1. #281
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autor-o po ti qenke ai universitari per te cilin po flisja me lart, ç'ne ti me fjongo-flutur perreth qafes?

    (P.S. Megjithese me siguri vellezerve Dardenne do u kishte pelqyer te kishin bere nje "Ungjilli sipas vellezerve Dardenne". Them une...)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #282
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Lorna

    Sot e pashe edhe une filmin e fundit te vellezerve Dardenne.
    Duke lexuar neper shtyp, majtas e djathtas, krijova nje fare ideje se per çfare behej fjale, por edhe fakti qe filmat e fundit te tyre i kam pare ne kinema.
    "Premtimi", "Rosetta", "Djali", "Femija", "Heshtja e nje femre (Lorna). Vetem duke lexuar titujt, te ngacmon pak kuriozitetin se si veprojne keto regjizore. Ndoshta mund te themi nje kinema te çelikte, pa meshire dhe shpirt, por ja qe morali eshte ne duart e tyre, edhe pse mundohen ta anashkalojne dhe te jene sa me te thjeshte.
    Tek filmi i fundit, ku nje hapesire shqiptare eshte e perfaqesuar nga nje vajze e re dhe e bukur, qe ne mediat ketu nenvizohet thjesht si dikush, pjese e evropes lindore, forca e shprehjes sikur humb çdo lloj kontakti me realitetin. Ndoshta filmin e fundit do ta pershkruaja me nota me negative, ashtu siç mund te bejme me nje gazete scoop qe kerkon te binde nje shoqeri per rrezikun, ne menyre qe ajo te mbrohet.
    Lindje-Perendim. Binomi akoma flet. Sot ne Bruksel u fol shume per Gjeorgjine. Evropa e civilizuar mundohet te mbroje te drejtat e njeriut, mundohet t'i mesoje se si te sillemi. Edhe ne film, edhe pse nga skenari skandaloz, i pabesueshem, i paarritur nga ana humane (gje qe vellezerit dardenne jane mjeshtra). Ne kete film ka nje trekendesh te rendesishem: italian, shqiptare, ruse. Ndoshta eshte nje lajthitje kjo qe po bej; perballe ketij trekendeshi qendron perendimi me shpresen qe ai mbart per nje pjese te Evropes e lene ne hije me qellim. Ketu eshte i mpleksur keq nje lloj nostalgjie dhe morali te krimbur (nuk e di a mund ta quaj kristian).
    Kamera e vellezerve nuk leviz si tek filmat e tjere, edhe ajo hesht, nuk shkruan shume, por ndodhet ne pritje. Mjeti qe perdoret shpesh ne film elipse, e ben filmin me te dobet. Regjizoret i fokusojne zgjidhjet, mbarimet vetem tek nje femer dhe nuk i lene hapesire spektatorit te nderhyje, dhe kjo per te shtremberuar diçka qe mund te dukej me e ndryshkur.
    Nuk po i futem interpretimit te dy aktoreve kosovare qe trafikohen si shtetas shqiptare ne film, por do te ndalesha tek disa hemoragji te Artes ne menyren se si ajo luan diçka te tmerrshme, te dhimbshme, te paimagjinueshme. Nuk me bindi me lojen, levizjen e trupit, shqiptimin e nervozitetit, dashurise. Ne fund, ajo i flet femijes ne frengjisht, pse? Ndoshta nje konfuzion. Ne keto raste me duket se aktori drejton veten e vet dhe nuk le nderhyrje nga jashte. E them kete sepse ne ate moment kur ajo po mundohej te ndizte nje zjarr per tu ngrohur, ka nje depresion te tmerrshem, dhe shqiptimi eshte mese normal.
    Nuk dua te shprehem keq per nje film qe eshte deri diku i bere mire, por sikur me inatos fakti qe Dardennet lexojne gazeta, llafosen me asistente sociale per te gjetur nje shkak...qe ai te kthehet ne qellim per t'i programuar shoqerise disa tabllo irreale te nje shoqerie qe ato nuk e njohin.

  3. #283
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Autor-o po ti qenke ai universitari per te cilin po flisja me lart, ç'ne ti me fjongo-flutur perreth qafes?
    Po pra, une jam! Et... j'assume ! ("J'accuse !")

    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    (P.S. Megjithese me siguri vellezerve Dardenne do u kishte pelqyer te kishin bere nje "Ungjilli sipas vellezerve Dardenne". Them une...)
    E ka bere Dumont tashmë ("La vie de Jesus"). E kam ripare para ca ditesh: eshte filmi i tij më i mirë ! (per mua, oeuf corse ! )

  4. #284
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    ... Mjeti qe perdoret shpesh ne film elipse, e ben filmin me te dobet.
    Per kete, jam i sigurt qe nuk jam dakort ! Elipsi i vdekjes se Claudy-t eshte nje nga dy elipset mê te bukur qe kam pare ne sinema kete vit, tjetri eshte ai i dy vellezerve te tjere, dmth i Cohen's bothers tek "No country..." : vrasja e njerit nga dy personazheve kryesore. Qe e forcon po aq filmin sa edhe ky i vellezerve belgë.

  5. #285
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Peoples... shpetove mire se shkrojta 2 a 3 here me shume se ti por kesaj radhe e kisha une inatin (dhe s'kisha as uthull), jo aq kundra teje, sa kundra disa reagimeve si ai i yti... por do ti qe se ç'pati kompjuteri dhe u shojt ne shkrim e siper... dhe sikur nuk ma ka enda t'ja filloj qe nga fillimi... po e marr shkrimin tend si te mirrefillte... po them nje gje qe me kujtohet nga ato qe pata shkrojtur : "Qe Lorna eshte Shqiptare s'eshte veçse maja e ajzbergut (shume e shpifur si shprehje kjo). Dhe pjesa e ajzbergut qe nuk duket s'ka te beje fare me te qenit e Lornës shqiptare apo moldave apo russe apo etiopiane. Dhe mua me duket se reagimi yt eshte i tille vetem se e shikon Lornën si shqiptare. Eshte si pune e pemës qe fsheh pyllin." Kjo me kujton dhe nje film tjeter, "Tickets" ku tek pjesa Ken-Loach-iane portretizohet nder te tjera nje djalosh shqiptar qe kushtet e detyrojne te vjedhe. Gje e cila indinjoi mbare shqiptaret (megjithese portretizimi i familjes shqiptare ne kete film s'eshte veçse "kurverim", diçka qe u sherben regjizorve vetem per te joshur meshiren e spektatoreve). Po pse valle? Mua me duket se duhet dale nga mendje-gardhi, nga shtet-rethimi, apo nga ku di une se çfare. Lorna s'ben keshtu e s'ben ashtu... Dale dale me ngadale! C'eshte nje "shqiptar apo shqiptare", dhe aq me shume, si vepron? Mos eshte diçka e ngurte? Per me teper Lorna u perket pikeveshtrimit te dy regjizoreve, pra qe prej aty ku jane, dhe nga pikeveshtrimi i tyre personazhi i Lornës eshte shume koherent, dhe i "sinqerte" do thosha une. Mos valle regjizoret shqiptare dijne te portretizojne me mire "shqiptaret"? Me plot gojen : ASPAK, hiç fare. Per nje arsye te thjeshte : sepse behet fjale per personazhe, te krijuar, te perallizuar, te hamendsuar, pra per ide. Dhe si te tilla dhe duhen relativizuar. Qe Lorna nuk perkon me idene tende te shqiptares, apo me timen, nuk ka shume rendesi. Ajo qe ka rendesi eshte dhe ideja e tjetrit. Por edhe njehere, tek e rendesishmja nuk behet fjale per te qenit e Lornes shqiptare...

    Sa per "elipset" jam shume dakort me Autorin. Madje elipsi ne fjale (vdekja e Claudy-t) eshte nje nga me te bukurit qe mund te kem pare ndonjehere.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #286
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Ne kete film ka nje trekendesh te rendesishem: italianë, shqiptarë, rusë. Ndoshta eshte nje lajthitje kjo qe po bej; perballe ketij trekendeshi qendron Perendimi me shpresen qe ai mbart per nje pjese te Evropes e lene ne hije me qellim.


    Hipoteze e pamundur : Italia vetë eshte Perendim !!!

  7. #287
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Glory to the film-maker" ("Rrofte regjizori!") - film japonez nga Takeshi Kitano

    Ky eshte kapitulli i dyte i nje trilogjie kinematografike qe Takeshi Kitano e filloi me "Takeshi's" ne 2006-en ( http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=150 ). Filmi vazhdon te kete ne qender, sikurse dhe filmi para-rendës, refleksionin e Kitano-s mbi krijimin artistik.

    Kesaj rradhe, Takeshi Kitano, qe luan vete ne film rolin kryesor, eshte i shoqeruar nga nje kukull qe eshte sozi e vetë regjizor/aktorit Kitano, qe kesaj rradhe merr persiper te realizoje filmin e fundit. Te fundit fare fare ! Dhe i vijne ne mendje gjithe ç'ka realizuar deri tani. Dhe vendos te shpetoje njerezimin, permes filmit te tij !

    "Glory to the film-maker" eshte nje komedi burleske, ku shfaqet nje Kitano "gallataxhi" i hidhur, nje fare Monty Python-i japonez no-sens & no-future. Vazhdon kriza e krijimtarise se regjizorit, i betuar qe nuk do beje më filma me yakuzas, por qe me sa duket, do te mbyllet me "kapitullin" e trete te trilogjise, qe eshte prezantuar dje ne Festivalin e filmit ne Venezia.

    Kitano "tallet" me veten, "tallet" me ne. Autoderizion (self-derision) qe te kujton melankoline e filmave te fundit te Godar-it.

    Bukur !



  8. #288
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "INJU" - thriller franco-japonez nga Barbet Schroeder



    Nga Barbet Schroeder, regjizor i respektuar francez, nuk kam parë shume filma, me perjashtim te nje dokumentari te mire para dy vjetesh "Avokati i terrorit" (http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=165 ).

    "INJU" (Inzhu) eshte thriller. Qe ne me te shumten e kohes eshte "trompe l'œil" (trick the eye), dmth iluzion, dmth nje forme artistike (representation!) aq realist, sa te krijon iluzionin qe eshte e vertete.

    Ne pikture, nje shembull do ishte ky i meposhtmi :



    I tille eshte pothuaj dhe i gjithe filmi, por qe ne fund... (meqe eshte thriller, dmth suspens, nuk ben me zbulu fundin...)

    Jo keq !

    web-site i filmit : http://www.inju-lefilm.com/


    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #289
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autor-o kam nje pyetje, sapo pashe 30 minuta (kusurin e pashe me fast forward) nga filmi "Boarding Gate"... Pytja eshte : si pate guxim (them me gjithe mend guxim) te me thuash se eshte film qe ja vlen ta shohesh, ç'beri vaki mer jahu?

    P.S. (Un type comme le réalisateur de ce film, c'est le plus con, dans tous les sens de la mesure, de tous les "cinéastes" - lui c'est plutôt de la cinémerde - qu'il m'ait été donné de voir. Le souci c'est qu'il existe de beaux cons, mais ça n'a rien à voir avec ce con là... - J'arrive pas à me retenir, c'est un film et un "type" sur lequel je cracherais volontier.)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #290
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kam pa , Burn after Reading - Me George Clooney, Brad Pitt, Frances McDormand, Tilda Swinton, and John Malkovich.

    Pershtypjet ?
    Funny . lool

    Nje film tjeter del soon (October) . Qe mezi pres ta shoh . Body Of Lies - me Russell Crowe dhe Leo DiCaprio .

Faqja 29 prej 37 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •