Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 173
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Eshte qesharake kur i ndegjon udhehqist e politikes dhe institucioneve te kosoves, konkretisht njerzve qe jan ne pushtet, kur thon se nuk pranojme asnje konpromis dhe nuk lejojme me u shkel kushtetuta e kosoves. Kosova defakto eshte e ndar dhe kjo po i sjell jashzakonisht deme te medha kosoves, si ne aspektin ekonomik po ashtu edhe ne aspektin politike. Keta "heroj" nuk kan asnje qasje ne pjesen veriore te kosoves, atje zhvillohet nje kontraband e tmerrshme dhe askush nuk guxon te merr asnje hap qe e stopon kete fenomen. Serbet jan te perkedhelur nga bashkesia nderkombetare dhe fatkeqsisht dhe mjerisht per ne edhe nga udheheqsit ton. Vaj halli per ne se kush po na udheheqen, qe po pranojne gjithqka ne dem te popullit e ne favor te tyre personalisht. Kemi pas shum premtimi nga kyryeministri, qe do te ik unmiku pas fazes se tranzicionit, na ka premtuar per shum data paraprake qe do te jen data te vendosjes se eulex ne gjith teritorin e kosoves nuk ka ndodh, keto mashtrime do jen te perkoshme dhe do ju vij fundi, keta definitivisht jan ka e mashtrojne popullin. Hashim Thaqi dikur i cilesuar nga shum kush si nje patriot dhe hero i kombit, sot eshte ber njeriu me servil dhe me i degjueshmi i bashkesise nderkombetare duke pranu shum marrveshje ne dem te popullit, keta kan pergjegjsi te madhe histrike para kombit dhe popullit, do ti denoj histriame kete qe jan duke bere.
    keshtu e ngrisin zerin tani ne liri keta "trimat"si ti qe gjat luftes iket nepermes dimijave e fustanave te grave e hopa ne metropolet e perendimit
    e tani patriota ha ha ha jo u nda mitrovica jo shqiperia etnike jo qameria oh ku ini bilbila bre
    po qysh nuk kujtoheni se vet dikush per ju se qka bat ju per kosoven.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Partitë politike mbështesin deklaratën e Sejdiut dhe Thaçit

    Prishtinë, 11 nëntor 2008 (Kosovapress) Koha 17:36

    Krerët e institucioneve më të larta shtetërore, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e legjislativit, nga të cilët morën mbështetjen e plotë për qëndrimin e shprehur dje nga presidenti dhe kryeministri në lidhje me ecurinë e bisedimeve të deritanishme lidhur me

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Loriku11 Lexo Postimin
    Partitë politike mbështesin deklaratën e Sejdiut dhe Thaçit

    Prishtinë, 11 nëntor 2008 (Kosovapress) Koha 17:36

    Krerët e institucioneve më të larta shtetërore, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e legjislativit, nga të cilët morën mbështetjen e plotë për qëndrimin e shprehur dje nga presidenti dhe kryeministri në lidhje me ecurinë e bisedimeve të deritanishme lidhur me
    Ministri i jashtëm srb Vuk Jeremiq,më shumë punon dhe mban kontakte diplomatike jashtë Srbisë se sa në Srbi,duke kërkuar mbështetje/përkrahje nga shtetet të cilat konsiderohen si pro-shqiptare (Britania e Madhe,Gjermania,Franca...),derisa k'ta tre musketarët e Kosovës takohen me partitë politike të Kosovës në Kosovë...

    Për dallim prej shteteve të tjera të QUINT-it,vetëm SHBA-ja kishte treguar rezerva për këtë plan të Ban Ki Moon-it,por...
    Sapo filloi një intervistë e ambasadores amerikane (T.K.) në Kosovë në RTK-ë dhe fjalët e para të saja ishin se Kosova duhet pranuar planin gjashtëpikësh të OKB-së e të propozuar nga Srbia (qytetarët e Kosovës as që kanë iden se çfarë përmbajtje ka ky plan),e ndërrova programin,sepse që nesër me mëmgjes k'ta tre musketarët e Kosvës (Sejdiu,Thaçi,Krasniqi) do t'a pranojnë të njëjtin plan duke u arsyetuar se në bashkëpunim me miqët tanë SHBA-t e të tjerët u bindëm se ky plan është në të mirë të Kosovës!!!!

    Deri sot tre musketarët refuzuan planin aktual të Ban Ki Moon-it (përkatësisht plan i ish-ministrit të Srbisë për Kosove,Samargjiq-it),por nuk ofruan plan alternativ në emër të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.
    Qeveri (dhe qeverit paraprake) pa plane,për të ardhmen e Kosovës.
    Në Kosovë vazhdon kaosi juridik-politik.Edhe më tutje janë në fuqi.
    -UNMIK-rezoluta 1244
    -Qeveria-Kushtetuta
    -EULEX-Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO)
    -Veriu i Kosovës-Anarki
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 11-11-2008 më 17:35
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  4. #24
    Leader Maska e Ribery
    Anëtarësuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    830
    Eh çfare pavarsie morri Kosova!
    Tani kinse shtet e prap vendos Beogradi!
    E ne mendojme se kemi sovranitet shteteror, po mire qe te pakten qeveria e Kosoves nuk e pranoj nje propozim te tille.

    Be the change you want to see in the world!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Harudi Lexo Postimin
    Sapo filloi një intervistë e ambasadores amerikane (T.K.) në Kosovë në RTK-ë dhe fjalët e para të saja ishin se Kosova duhet pranuar planin gjashtëpikësh të OKB-së e të propozuar nga Srbia (qytetarët e Kosovës as që kanë iden se çfarë përmbajtje ka ky plan),e ndërrova programin,sepse që nesër me mëmgjes k'ta tre musketarët e Kosvës (Sejdiu,Thaçi,Krasniqi) do t'a pranojnë të njëjtin plan duke u arsyetuar se në bashkëpunim me miqët tanë SHBA-t e të tjerët u bindëm se ky plan është në të mirë të Kosovës!!!!

    Deri sot tre musketarët refuzuan planin aktual të Ban Ki Moon-it (përkatësisht plan i ish-ministrit të Srbisë për Kosove,Samargjiq-it),por nuk ofruan plan alternativ në emër të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.
    Qeveri (dhe qeverit paraprake) pa plane,për të ardhmen e Kosovës.
    Po ti ku jeton more dai ne han a mars
    Po shume mire dje deklaruan para gazetarve edhe Sejdiu edhe Thaçi
    qe te dyt treguan se plani prej 6 pikesh keshtu si eshte nuk e pranoim
    dhe treguan se ata i kan dhan vrejtjet e tyre
    edhe ambasadorja e SHBA-ve shume mire e ceku sonte se do te mirren parasysh edhe kerkesat e instuticioneve te Kosoves
    e normal qe ne kordinim me miqet tan e sidomos Ameriken do ti kordinoim punet
    me te ndegjue ty po u deshka qe Amerikes me i shpall luft lum ti daie a qysh po mendon ti.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Karamanlis: Misioni EULEX, në interes të Serbisë

    Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis ka deklaruar se vendosja e misionit EULEX në Kosovë, është në interes të Serbisë, dhe ka shtuar se ky mision në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë në zgjidhjen e statusit final të Kosovës.

    Pas një takimi që ka zhvilluar të martën me kryeministrin serb, Mirko Cvetkoviq, në Athinë, Karamanlis ka thënë se misioni i Bashkimit Evropian vetëm mund të ndihmojë, para se gjithash, kur bëhet fjalë për stabilizim dhe siguri në rajon, e veçanërisht në mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë.

    Ai po ashtu ka thënë se Serbia ka mbështetjen e plotë të Greqisë në rrugën e saj drejt BE-së dhe ka shtuar se beson se, “Serbia shumë shpejt do ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ky plan do pranohet shum shpejt , kete e them qe nga ai minut kur kam ndegju se edhe Amerika tha se eshte ne te mire te Kosoves , kjo do te thot se ky plan eshte i pranuar.. shum shpejt por per te mos ra ne sy shum do shtyhet edhe do dite.. mjer neve cka na ka gjet..

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #28
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Një' gjë e di që diçka që përmendin ndërkombëtarët, herët a vonë bëhet. Zakonisht nuk bëhet shumë bujë në fillim, më pas e përmendin disa herë, dhe në fund e zbatojnë.

    Kështu ka qenë puna edhe me Pakon e Ahtisarit.

  9. #29
    Me asnje kusht nuk duhet pranohet ky plan. Nese pronohet ky plan ateher do humbasim edhe kete pavarsie te brishte qe e kemi. Dhe nese Fatmir Sejdiu e Hashim Thaci e pranojne kete plan atehere ata do jene tradhetaret me te medhenj te kombit shqiptar.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ban Ki-moon kërkon PO-në e Prishtinës

    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës të tregojë fleksibilitet dhe të pranojë një mision të ripërtërirë të OKB-së në Kosovë.

    “Shpresoj që Prishtina do të kuptojë dhe do të veprojë me pragmatizëm dhe fleksibilitet”, ka thënë Ban Ki-Moon pas shtyrjes së seancës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – që ishte planifikuar të mbahej të martën – raporton agjencia DPA.

    Plani gjashtë-pikësh i sekretarit Ban është pranuar nga Beogradi, mirëpo është refuzuar nga Prishtina, sepse nuk respekton projektin e Ahtisaarit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •