Kosova refuzon marrëveshjen e imponuar nga Beogradi

Përfaqësuesit kryesorë të Rebulikës së Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kanë bërë të ditur se kanë refuzuar planin e vendosjes së misionit të Eulex-it në Kosovë jashtë përmbajtjes së Pakos së Ahtisarit, sipas kushteve të diktuara nga Beogradi dhe pas negociatave ku Prishtina zyrtare nuk ka qenë e perfshirë.
Propozimi shkel substancën e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës- ishte ky argumentimi themelor i presidenti Sejdiut dhe kryeministrit Thaçi.
Ndryshe, plani parashikonte që , në thelb, të suprimoheshin provizionet themelore të Pakos së Ahtisarit dhe të rifuqiziohej rezuluta 1244 , si bazë e organizimit dhe funksionimit politik, territorial dhe adminstratv të Kosovës sw para 17 shkurtit, duke krijuar kështu parakushte evidente për cipëtimit etnik- territorial të pushtetit në Kosovë.
rtk 10 nëntor 2008 - 18:30:29
-----------------------------------------
Prishtina refuzon gjashtë pikat e Ban Ki-Munit
Prishtina refuzon gjashtë pikat e Ban Ki-MunitPrishtina refuzon gjashtë pikat e Ban Ki-Munit
Prishtinë, 10 nëntor 2008 (Kosovapress) Koha 18:28
Institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it për marrëveshjen 6-pikëshe të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i KB-ve, Ban Ki Mun, pasi që elementet substanciale të dokumentit të prezantuar nuk janë të pranueshme për Kosovën në formën e tanishme të tyre.
Krijoni Kontakt