
Postuar mė parė nga
Brari
panorama
------
Dosja Kleanthi Koēi, policia ngre grup special
Policia ngre grup hetimor special pėr tė zbuluar vrasėsin e Kleanthi Koēit.
Nė njė takim tė bėrė mes krerėve tė Ministrisė sė Rendit dhe tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme ėshtė vendosur qė tė ngrihet njė grup i posaēėm hetimor pėr atentatin e 21 shkurtit tė vitit 1999 ndaj kryetarit tė Dhomės sė Avokatisė.
Burime nga organi qendror i akuzės thanė se policisė i janė lėnė detyra tė detajuara pėr tė bėrė jo vetėm punė operative, por edhe pėr tė siguruar prova tė mjaftueshme pėr tė ēuar nė identifikimin dhe arrestimin e autorit. Qė nga ky moment, policia e ka tė cilėsuar dosjen nė fjalė si ēėshtje parėsore, duke vlerėsuar ēdo detaj tė vjetėr dhe tė ri.
Misteret e njė dosjeje
Grup i ri i hetimit tė kėsaj ēėshtjeje ėshtė duke u mbajtur fort nė disa elementė, qė mund tė ēojnė nė zbardhjen e ngjarjes. Njė prej tyre ėshtė fakti qė Kleanthi Koēi e kishte njohur atentatorin. Kjo u bė nė momentin kur policėt i kishin treguar atij disa fotografi, por pėrgjigjja e avokatit ka qenė: do t“ua tregoj kur tė dal nga spitali. Kjo ka ēuar nė idenė e ripyetjes tė tė gjithė njerėzve tė afėrm tė tij, sidmos kolegėve qė duhet tė kishin dijeni pėr ndonjė problem nė detyrėn si avokat. Njė tjetėr element jo pak i rėndėsishėm ėshtė edhe ēėshtjet gjyqėsore qė kishte nė shqyrtim Kleanthi Koēi. Sipas tė dhėnave qė nga momenti qė ai doli si avokat, kishte marrė vetėm dy ēėshtje penale. Njė si avokat i Ramiz Alisė dhe tjetra si avokat i Leka Zogut pėr ngjarjen e 3 korrikut tė vitit 1997, nė Tiranė. Dy ēėshtje qė asnjėherė nuk i sollėn ndonjė problem. Ajo qė ėshtė hedhur si pistė hetimit mbetet fakti i ēėshtjeve civile, qė kishte marrė nė mbrojtje Koēi. Bėhet fjalė pėr shumė ēėshtje qė nė mes tė tyre kanė patur si problem konfliktin mes palėve pėr prona. Sipas burimeve, tė gjitha kėto do tė kalojnė nė sitė pėr tė gjetur ndonjė element, prej tė cilit mund tė shkohet tek autorėsia. Nė fakt, pas ngjarjes, nė media u hodh njė version, sipas tė cilit Koēi mund tė ishte vrarė pėr njė ēėshtje pronėsie. Por ajo asnjėherė nuk u vėrtetua.
-------------
Krijoni Kontakt