Ja shkepte milloshi nonen te gjithe ktyne lapangjozave te enverit me rradhe.
Ja shkepte milloshi nonen te gjithe ktyne lapangjozave te enverit me rradhe.
MEHMET BISLIMI: ENVER HOXHA ISHTE UDHËHEQËS I MADH I POPULLIT SHQIPTAR
Personalitetet e shquara të kombit tonë si Enver Hoxha, përsëriten rrallë në historinë e një populli. Misioni i tij i madh për çlirimin e atdheut dhe zhvillimin e tij, pas luftës që i priu vendit të shqipeve për më se dyzetë vite me radhë, dha pa dyshim edhe rezultatet e tija në zhvillimin dhe përparimin e shqiptarëve në shumë fusha të jetës, në shkollimin dhe ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare, në krijimin dhe favorizimin e botës femërore në të gjitha frontet e jetës, në bërjen dhe forcimin e ushtrisë dhe policisë shqiptare, në zhvillimin e industrisë dhe prodhimtarisë bujqësore, në elektrifikimin e gjithë vendit, madje edhe të zonave më të thella malore, në krijimin e ligjit dhe të stabilitetit në vend, në bërjen e Shqipërisë shtet i çliruar me forcat e veta, shtet i cili për aq vite luajti rolin e politikës së fuqishme në rajon, shtet i cili ishte digë e pa kalueshme për të gjitha shtetet grabitqare në rajon.
Enver Hoxha, biri i thjeshtë i popullit, vizionar i kohës dhe i vendosur, ushtar, komandant e strateg, popullit shqiptar i priu në çastet më të rënda të historisë, kur vendoseshin fatet e kombeve, kur vendin dhe më gjerë i synoi dhe i mbuloi egërsia dhe errësira fashiste. Ai, qysh në rini e ndjeu peshën e tragjedisë së bashku me popullin tonë. Prandaj, tërë qenien ia përkushtoi çështjes kombëtare. Enver Hoxha e kishte të qartë se mbrojtja e trojeve shqiptare dhe mbrojtja e kombit, kërkonin rrugën e vetme, luftën çlirimtare.
Askush nuk mund ta harrojë faktin historik, që ai udhëhoqi popullin shqiptar në epopenë e madhe të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Populli shqiptar, partizanët legjendarë, të udhëhequr nga idealet e lirisë, në krye me Komandantin Legjendar, Enver Hoxha, luftuan kundër dy ushtrive më të fuqishme, Italisë së atëhershme fashiste dhe të asaj naziste gjermane.
Në betejat e mëdha të luftës së armatosur, komisari dhe komandanti legjendar i UNÇSH-së, Enver Hoxha konceptoi dhe zgjodhi me sukses të gjitha detyrat e mëdha e të ndërlikuara të strategjisë dhe të taktikës së luftës partizane.
Në kohën kur Shqipëria ndodhej në udhëkryq të historisë, kur nuk ishte e lehtë që të gjendej rruga drejt fitores, kur Shqipëria ishte e varfër dhe e pushtuar, vetëm udhëheqësit e vendosur si ai, me bindje të patundshme në fitoren përfundimtare, mund të merrnin mbi vete një përgjegjësi të madhe historike, për të udhëhequr masat popullore në luftë për lirinë e atdheut. Me mijëra shqiptarë atdhetarë nga mbarë viset shqiptare, të gatshëm të bënin çdo lloj flijimi për çështjen kombëtare, iu përgjigjen thirrjes së tij dhe zërit të atdheut.
Ideatori dhe organizatori i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Enver Hoxha, i vendosur me idealet e pastra të lirisë për pavarësi, përparim e bashkim kombëtar, ai vazhdoi këtë rrugë pa kompromis deri sa një ditë u shua edhe jeta e tij po me këto ideale në shpirt e zemër. Ai në njërën nga festivalet kombëtare, kishte përqafuar Dervish Shaqen, këngëtarin e madh nga Kosova, duke i thënë atij:”Dervish, kur të përqafoj yt, më duket se po përqafoj tërë Kosovën!”...
Qysh në aksionet e para, Enver Hoxha, dëshmoi se vetëm një ushtri nacionalçlirimtare e fortë mund të arrinte të realizonte detyra strategjike, të çlironte gjithë vendin me forcat e veta dhe mandej të mbronte fitoret e arritura, lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë së re demokratike popullore, me synim që të bënte edhe bashkimin e popullit shqiptar të gllabëruar nga shteti Jugosllav, që ishte edhe në marrëveshje, por që Jugosllavia e Titos si gjithmonë, tradhtoi interesat e popujve tjerë që pas fitores mbi fashizmin popujt të jetojnë të lirë në shtetin e tyre.
Në rastet e luftës, Enver Hoxha nënvizonte: "Vetëm me forcën, vullnetin, trimërinë tonë, vetëm me bashkimin e çeliktë, që karakterizon popullin tonë përpara do të përballojmë çdo rrezik, dhe vetëm me luftën e ashpër e të pandërprerë do ta fitojmë lirinë, do ta çlirojmë dhe ndërtojmë atdheun tonë të shtrenjtë".
Enver Hoxha, me cilësinë e komisarit politik të UNÇSH-së dhe më pas si Komandant i përgjithshëm i saj, asnjëherë nuk lejoi që Ushtria Shqiptare Nacionalçlirimtare të vihej në vartësi të të tjerëve. "Ne, - theksonte Enver Hoxha, - nuk pranojmë dhe nuk marrim urdhra nga kurrkush për të çliruar atdheun nga pushtuesit dhe tradhtarët. Shqipëria është atdheu ynë dhe populli është dalzotësi i saj".
Atë e çmuan dhe vlerësuan lartë edhe kundërshtarët e tij. Trimërinë dhe mençurinë ia patën zili dhe e treguan disa herë brenda dhe jashtë Shqipërisë para luftëtarëve e strategëve të kohës. Ai dinte të luftonte, të frymëzonte, të shkruante. Gjatë dhe pas luftës qe njëri nga më të përgatiturit, prandaj edhe e fitoi luftën, edhe e mbrojti fitoren dhe e la atdheun të pavarur dhe popullin me një krenari të panjohur më parë. Mendja dhe pena e Enver Hoxhës na kanë dhënë këtë mesazh: "Një popull të bashkuar e të vendosur për luftë, asgjë nuk mund ta tremb dhe ta shkatërrojë". Ky është një vlerësim politik me cilësi të jashtëzakonshme historike dhe aktuale.
Enver Hoxha dha porosinë edhe për çështjen e pazgjidhur të Kosovës dhe mbarë viseve të pushtuar nga sllavët e jugut. "Vëllezërit tanë në Kosovë, thotë Enver Hoxha, duhet ta kenë parasysh se lufta nuk bëhet vetëm. Ata duhet të përpiqen të grumbullojnë rreth vetes të gjithë botën demokratike e liridashëse, pa dyshim edhe elementët, që urrejnë titizmin, pavarësisht nga bindjet e tyre ideologjike që kanë". Gjatë luftës Antifashiste u bëhej thirrje të gjithë popujve që të luftonin dhe pas çlirimit të jetonin të lirë në trojet e tyre. Kësaj thirrje dhe lufte iu përgjigj populli i pushtuar shqiptar me sinqeritet duke dhënë ndihmë të çmueshme në fitoren kundër fashizmit.
Pas përfundimit të luftës, sllavët e jugut jo vetëm që nuk ua mundësuan këtë të drejtë shqiptarëve, por u bënë plane për të rrezikuar edhe pavarësinë e shtetit shqiptar. Historitë e popujve liridashës shënuan trimërinë dhe besnikërinë shqiptare, në njërën anë, dhe tradhtinë sllave, në anën tjetër. Të vërtetën nuk mund ta shlyejë as historia e këtyre pushtuesve. Vetë kjo histori pohon se nënshtrimi i Kosovës në dimrin e vitit 1944-45 u krye me një egërsi të paparë. Në nëntor të vitit 1944 cinizmi dhe tërbimi sllav mori hov edhe kundër shqiptarëve nën "Maqedoni". Me urdhër të Rankoviqit dhe Vukmanoviq Tempos u masakruan, pushkatuan, burgosën e u zhdukën me mijëra shqiptarë.
Enver Hoxha projektoi dhe ndërtoi Shqipërinë e re, Shqipërinë e popullit. Ai u vu në ballë të luftës e të përpjekjeve të popullit për të bërë realitet aspiratat më të guximshme të të gjithë brezave shqiptarë. Për më së 40 vjet, Ai e çoi përpara Atdheun, Shqipërinë, në industrializimin e vendit, në modernizimin e industrisë, zhvillimin e arsimit dhe të kulturës, artit e shkencës shqiptare. Mbrojtja e atdheut, gjithashtu ishte vepër e Tij. Figura e Enver Hoxhës përfaqëson besnikërinë dhe bukurinë e virtyteve njerëzore. Ai gëzohej si për vënien në përdorim të një kombinati gjigant, ashtu edhe për lindjen e një fëmije në truallin shqiptar, si për prodhimin e elektrikut, ashtu edhe të prodhimit në fushat e ndryshme, ashtu edhe për daljen e një libri të ri, ose të një kënge të re.
Është edhe një veti e veçantë e Enver Hoxhës: Sa herë që shfaqej rreziku, ishte vetë ai që largonte retë e zeza dhe ngrinte popullin në këmbë. E mbushte atë plot besim e optimizëm. Ai nuk lindi burrë shteti, por dashuria për popullin dhe atdheun e bëri të tillë. Ai nuk bëri shkollë diplomatike, por detyrat ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar e bënë të tillë. Shkollën e organizimit dhe të drejtimit të shtetit e kreu në aksionet e luftës partizane për lirinë e atdheut dhe në betejat e mëdha për ndërtimin e Shqipërisë. Edhe ne sot duhet të mos trembemi nga vështirësitë, siç nuk trembej Enver Hoxha, të marrim guximin si ai, të orientohemi e të bëjmë përpjekje të pandërprera që ta çlirojmë pjesën e robëruar të atdheut, ta ribashkojmë Shqipërinë...
Enver Hoxha ishte udhëheqës i Shqipërisë për më së 45 vite, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje e tij më 11 prill të vitit 1985, në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës së Shqipërisë. Ka mbajtur postin e Ministrit të mbrojtjes në vitet 1944-1953, të Ministrit të punëve të jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1946 – 1954.
Enver Hoxha u lind më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër, në një familje bujare të një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër, pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la atë drejtim. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933, la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.
Enver Hoxha më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Më pas hyri në Grupin Komunist të Korçës, dhe filloi të punojë si profesor në Liceun Francez të Korçës. Më 7 Prill 1939, me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste u pushua nga puna si profesor në Liceun Francez për shkak se nuk pranoi të regjistrohej në partinë fashiste shqiptare. Nga Korça shkoi në Tiranë ku filloi të punoje si profesor në Gjimnazin Shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtër prapë u pushua nga puna. Me ndihmën e disa shokëve gjeti punë në një dyqan cigaresh ku u ndihmua nga bashkëmendimtarët e tij dhe krijuan Partinë Komuniste të Shqipërisë.
Me themelimin e PKSH më 8 Nëntor 1941, Enver Hoxha u zgjodh si anëtar i Komitetit Qendror Provizor. Pas përpjekjeve për formimin e Frontit Nacional-çlirimtar u dënua me vdekje, në mungesë nga gjykata fashiste. Në Mars 1943, në konferencën e parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë u zgjodh Sekretar i përgjithshëm i Partisë. Këtë funksion e mbajti deri në vdekje.
Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqendrua në një politikë të edukimit të popullatës dhe të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë në të gjitha drejtimet për aq sa kishte arritur, dhe për aq sa e kishin lejuar rrethanat politike në kohë dhe hapësirë.
Veprat kryesore:
- Kosova është Shqipëri
- Kur lindi Partia
- Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re
- Me Stalinin
- Hrushqovianët
- Titistët
- Për shokët e mi pionierë
- Vite të rinisë.
- Vite të vegjëlisë dhe shumë vepra të tjera etj.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Adhurimi për Enver Hoxhën, Thaçi përjashton dy deputetë nga partia
Shpeshherë media ka shkruar që Kosova dhe kosovarët, për shkaqe të ndryshme historike dhe izolimi, kanë një adhurim gati paradoksal për diktatorin më të egër të Evropës, Enver Hoxhën. Në Prishtinë është mbajtur një simpozium për 100-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës nga ku në shtetin më të ri të Evropës janë shfaqur polemika të mëdha në media. Ajo që bëri diferencën kësaj here, ishte fakti që dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, drejtuar nga Kryeministri Hashim Thaçi, të pranishëm në simpoziumin, shfaqën hapur adhurimin e tyre për liderin gjakatar shqiptar. Dy deputetët në fjalë janë Hydajet Hyseni dhe Berat Luzha, ndërsa pritet që ky veprim mund t’i kushtojë shtrenjtë politikisht të dyve. Sipas mediave kosovare, Kryeministri Thaçi mund të marrë vendim deri në përjashtim nga partia për dy deputetët për atë që ata shfaqën publikisht. Ndërkohë, studiuesi Daut Islimi deklaron se adhurimi i kësaj figure nga kosovarët është e pakuptimtë, pasi Hoxha nuk ka bërë asgjë pozitive për Kosovën. “Po të dija vetëm një kontribut që Hoxha ka bërë për Kosovën do ta thosha, por nuk ka. Ndërsa antikontributet kanë qenë shumë. Ishte çështja e Shqipërisë etnike, kur gjatë luftës u diskutua për heshtjen e Kosovës. Hoxha u shpreh i influencuar nga serbët që e mbështesnin”, - ka pohuar Islimi për “Top-Channel”. Në simpoziumin në Prishtinë për 100-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, ishte i pranishëm edhe Ramiz Aliaj, pasardhësi. Ndërkohe, në mediat kosovare është përmendur edhe një tjetër skandal, po me figurën e ish-diktatorit, mbajtja e një fotografie të tij në shtëpinë e kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=11708
Interesant me disa nga Kosova. Njerezit qe e kane perjetuar regjimin enverian shume mire po deshmojne se sa shume kane vuajtur gjate atij regjimi, e ju prape se prape ne ate tuajen duke injoruar vuajtjet e tyre dhe duke mos shfaqur as me te voglin respekt. Phaa na mbyten nostalgjiket komunist qe kurre as nuk ja kane pa ftyren enverit ndonjehere, ndoshta vetem zerin ia kane degjuar permes radios. Po edhe nuk keni faj se nuk dini me mire!
Dhe cudi qe ne Kosove mbahen per ate njeri pervjetore, perderisa populli ne Shqiperi e sheh si nje njeri mizor dhe gjakatar te barabarate me Millosheviqin. Turp!
nuk lexoa te gjitha shkrimet me larte ( ndoshta kam gabuar )
desha te tregoj nje analize time qe kam pas ne mendje gjate kesaj vere kur isha ne Shqiperi
babi ime dhe nje qytetar i Durresit kishin hy ne konflik ( ne bised) lidhur me pikpamjet e tyre per Enver Hoxhen.... une per vete them te drejten ndij urrejte ndaj sepse shoh qe ende jane pasojat relevante... dhe ai qytetari i Durresit tregonte hallet e tij dhe vuajtjet e tij gjate asaj kohe dhe i shihej fytyra e trishruar por babi im... i cili kishe vuajtur per gjuhen e tij gjate gjithe kohes se tij ( tash eshte 59 vjeqar) shkollen e mesme dhe shkollen e larte e ka kryer ne gjuhen Serbe... me pas ne pune gjithe ka pasur vuajtje per shkak te regjimit dhe shtypjeve qe ju bene shqiptareve dhe nuk ka pas mundesine ta shijoj gjuhen e tij siduhet..... atij po edhe sot po ti flasesh keq per Shqiperi eshte ne gjendje te te rrah.... dhe konflikt kishte rene me ate Zotrine sepse i thoshte po ti ke fol lirshem shqip, ke studiur shqip po cka deshe tjeter.. ai i thoshte por ti ke pas mjaft me ngrene e une edhe ate e kam pas te kufizuar.... dua te them qe per gjeneratat e vjetra te i folesh keq per Enver Hoxhen nuk e perjetojne leht sepse e kane ndier gjithere Shqiperine si pjese e trupit te tyre se ska pas aspak rendesi tjerat rrethana
( kerkoj falje per zgjatjen dhe filozofin por desha te jap pikpmajen time lidhur me kete adhurim)
I don't regret what I said, I only regret what I didn't say.
Dy deputete te PDK ne 100 vjetorin e Enver Hoxhes, Thaci e konsideron normale
Kryeministri Hashim Thaçi ka heshtur për pjesëmarrjen e dy deputetëve të PDK-së dhe disa antareve te Kryesise se partise në shënimin e përvjetorit të diktatorit Enver Hoxha në Prishtinë, që nxiti reagimet të ashpra të opozitës dhe shoqërisë civile.
Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e Këshillit Drejtues, megjithëse pritej, nuk e kanë thënë asnjë fjalë për pjesëmarrjen e dy deputetëve të tyre në shënimin e përvjetorit të diktatorit Enver Hoxha, e që është përcjell me reagimet tejet të ashpra të opozitës dhe shoqërisë civile.
Kryeministri Hashim Thaçi që është edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, në fjalimin e tij, nuk e ka prekur fare pjesëmarrjen e deputetëve të partisë së tij në këtë përvjetor, ndërsa ka folur vetëm për ato që ai i ka cilësuar si suksese të qeverisjes së tij.
"Ne si PDK gjithmonë kemi funksionuar në mënyrë transparente, e kemi kultivuar demokracinë e brendshme, kemi funksionuar si një ekip I ngritjes së ideve të ndryshme por me një ëndërr të përbashkët – ndërtimin she zhvillimin e shtetit të Kosovës", tha kryeministri Hashim Thaçi.
|||Lajme.Net||
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ty tu ka trash hallka apo si? Akoma flisni ju per vuajtjet e ketij populli nga Enver Hoxha? Ja pse ne shqiptaret nuk bejme hajer se nuk dime te mesojme nga pesimi gjate historise. Pse mer Llap pak eshte shkruajtur per ato qe kane hequr shqiptaret nga ai kriminel? Me do ti te shkruhet apo ca?
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Llapi, cfare kontributi ka dhene Enver Hoxha per Kosoven, qe keta komunistat e vjeter nostalgjike (qe mshifen nen petkun e Partise Demokratike te Kosoves) ta festojne ditelindjen e tij dhe te mbajne fotografite e tij ne shpi? Enveri mjafton qe ka qene komunist, i cili ka luftu se bashku me jugosllavet dhe ka ndihmuar aneksimin e Kosoves nga Serbia.
Keshtu qe, se cilat jane te mirat dhe te keqijat e enverit me mire e dine keta qe jetojne ne Shqiperi sesa ne ne Kosove, andaj ne me mire eshte ta marrim rolin e vezhguesit e jo te flasim per gjera qe nuk i dime. Ti vetem per ta mbrojte Jakup Krasniqin u mbyte tu postu palidhje. Hajt tung tash
Krijoni Kontakt