Close
Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 298 prej 298
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    sinqerisht ndihem keq kur lexoj qe nje shqiptar shprehet ne nje menyre te tille banale ndaj nje bashkekombseje!!

    dua te them se Enveri ishte nje diktator i eger per shqiptaret,megjithate shqiptaret e duartrokiten qe te gjithe per 50 vjet,madje te gjithe kan qajtur kur Enveri vdiq!!
    kurse per kosoven dhe kosovaret,ne kohen e ishjogusllavise Enveri ka qene nje hero,e perse..???sepse kosovaret ishin nen terror dhe nuk mund duartrokisnin titon apo sllobon me vone,ata bene ate qe beri e gjithe shqipria duartrokisnin brohorisnin Enver hoxhen,fundi fundit me mire qe mbajne foton e Enverit se sa te mbajne fotot e Titos apo te sllobos!!
    edhe une po te isha do zgjillja me te miren ne mes dy te keqijave!!pra do mbaja me pare foton e Enverit ,se sa Sllobon!!
    O Djale Shkodran!

    Kjo eshte gjuha e vetme me te cilen bisedohet me rodin e Shkaut si Llahperi me shoke...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #292
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Kush fillon e shan edhe grate e femrat ne kete forum...e tepron sa mua me vjen zorr te ndaj me Te, te njejtin mendim kunder diktatures.................(edhe se diktatura i ka vrare e degjeneruar gra e femra te familjes ndonjerit ketu ne forum- gjyshja ima s'ka pare te vellain per 45-se vjet rresht-...vellain them jo komshiun....e kushedi ç'ka hequr e s'mi ka treguar)...........

    Pra te lavderosh Enver Hoxhen mund te jesh injorant (sepse nuk njeh faktet ...ose injoron evicencen ...ka edhe ndonje qe injorant s'eshte por eshte thjesht ZAGAR-jo me kuptimin qen, qen besnik- po thjesht zagar=plere...)...por edhe mund te biesh ne fraza qe Ne na dhembin per ti dhene me force mendimit qe do te shprehesh...e s'kemi pse i shajme me robt..............edhe kjo ndarje tip...:- Ne te Shqiperise jemi me te mire se ata te Kosoves e anasjelltas eshte bisede idjote....


    PS. jo per gje po na çoni ne pozicionin e gabuar Ne qe tek Enveri s'gjejme dot te mira..........

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po vazhdojme me bëmat e sigurimit..

    lojrat dodanoiste..

    ku eshte armiku..
    ta gjejme.. ne mos nuk e gjejme ta krijojme.. per interesat tona..
    kjo ishte filozofija.. e lojrave te sigurimit shqiptar te sajuara bukur e me mjeshteri ne zyrat e ministrise se brendeshme te kadriut hazbi me sugjerimet e mjeshtrave te kexhibise ruse qe punonin ne kete ministri ne baze te mareveshjeve enver-stalin..

    pra shtrengohen disa tipa nga radhet "borgjeze-reaksionaro-zogiste-balliste" me mjetet staliniste te llojit.. po nuk bashkpunove.. ta cpojme me hekur te skuqur bo.len apo barkun apo femijen apo gruan..
    me keta te shtrenguar e sakatuar krijohen organizata simbolike fallco-ike.. kinse anti-qeverritare..
    ne cdo hap e minut keta te shtrenguar sikurse nje fare frasheri etj.. jane te kontrolluar nga oficeret e sigurimit te llojit dodan apo hekuran.. te cilet kan veshur guna te cobenjve apo sipas rastit kostume borgjeze.. ose kan lene mustak e mjekrra si komite malesh..
    te shtrenguarit marrin udhezime se ke do marrin ne organizim.. e keta do jene njerez nga radhet "armike" pra borgjeze tregetare e ballisto zogisto-ish xhandare..
    atyre u thuhet.. zoti bexhet.. ne jemi nje organizat shum e fuqishme..mos kini frike se komunistet nuk e kan te gjate..se njesitet tona ne terren po bejne namin.. e se perendimoret gati jan te nderhyjne sapo te bnden se ne jemi shume e te forte.. prandaj luaj kembet o bexhet e shko fute ne loje dhe behlulin e mazllemin.. e beju te fala nga.. vet naltmadhnija apo nga vet andon vasili apo hamit matjani apo mehdi frasheri.. apo lef nosi a alush leshanaku.. etjetj..
    me kerrat e deges brendeshme pra te sigurimit udhetojne kreret e kesaj organizate "anti qeverritare" me seli de facto ne komitet qendror a ministri te sigurimit e de jure ne ndonje kulle bajraktari apo ish beu vlore.. sa ne elbasan sa ne gramsh sa ne delvine.. sa ne shkoder e kudo.. po kuptohet me sekretes te madhe..
    aksione te shumta bejne komitet e kesaj organizate.. kuptohet krejt te organizuara nga sigurimi..
    mark dodanet e hekuranet paraqiten kudo si luftare te sprovuar anti komuniste.. qe bindin katundare e "reaksionaret" se organizata fronti rezistences apo komuiteti clirimit.. kan forca e kan mjete e njerez prandaj mos kini frike te organizoheni..
    pra aftesia per tu shtire si anti qeveritar tek nje fshatar e qytetar qe nuk e simpatizon komunizmin.. e terheqja e ketyre ne kinse aktivitete kunder shtetit.. e pastaj ne kohen e duhur ..arrestimi e shkaterrimi i ketyre ishte merita e mark dodanove e hekuranove qe nen udhezimet kadrio hazbiste e sovietike.. e te miratuara nga enveri e hysni kapua.. bene kerdine mbi naivet e pa stervitur me djallezine kexhibiste sigurimse..
    po me porosi te sigurimit.. u krijuan lidhjet me emigracionin.. e ata u mashtruan qe te hedhin diversanta se gjoja oganizata brena ka nevoj per mjete flori e arme..
    krejt bandat e diversanteve hidheshin ne ato zona qe i percaktonte kadri hazbiu me keshilltaret sovietike e me miratim te mehmet shehut e enver kapo hoxhes..
    diversantet binin aty ku desh plani i kadriut hazbi me shoke.. e kuptohet pritesat ishin te shtrenguarit ne prani te komitave (oficere sigurimi te llojit dodan hekuran..) e keta qyqare kujtonin se po vinin me bo atdhetari me rrezue regjimin e qelbur komunist.. e ne fakt ishin peshq te kapur me kohe ne rrjeta te sakta..
    keshtu e hengren per vite me radhe qindra e mijra njerez qe ran ne gracken e mjeshterise sigurimse kexhi -bi iste..
    nje loje makabre... qe u jepte kenaqsi ketyre kanibaleve.. e i bente krenare "heronjt e heshtur te partise" mark dodanet e hekuranet te cilet merrnin shpesh nga nje rondele bronxi te quajtur dokurate trimerie..

    ti trokasesh ne dere tjetrit duke u hequr si mik.. me qellimin per ta futur ne nje loje djallezore e pastaj ta shuash me far e fis duke i thene armik.. megjithse kte armik-llyk e ke pergatitur vete.. kjo ka qene ne vija te trasha vepra heroike e mark dodaneve e hekuraneve..

    nje monstruozitet nje felliqesi qe ska te beje as me idealin komunist te qemal stafo skender luaraso migjeno koco tashko emin durakve.. as me idealin kombetar te rilindasve.. as me principet njerzore e tradicionale shqiptare..

    keshtu do mbeten ne histori kodoshi mark dodan ekompani.. keta kelyshe te krijuar ne laboratorin enveristo stalinist te kohes se athershme..
    ata e dine se sa te pacipe kan qene..prandaj nuk flejne e shkruajn e djallezojne e mashtrojne nat e dite..
    por e verteta ne vija te trasha eshte kjo qe thashe..

    pacin faqen e zeze keta vampire ..


    ku eshte shkoder 13-ta te na sqaroje ngjarjen me futjen e armeve prej sigurimit dodano-everist.. ne kuvendin franceskan ne shkoder ne vitet 50 ta.. e pastaj genocidimin e qindra prelatve te shquar te klerit katolik.. te cilet vetem vite shkolle e akademira i kishin sa ckish qime mustaqesh e mjekrrash "diversanti mark dodan e hekuran"..

    cdesha te them ne fund..
    qe keta monstra jan te forte e prodhojne cdo dite te keqe per kte vend e popull..

    ti demaskojme gjirizet enveriste..

  4. #294
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Postime
    61
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk te frymezon me xhaxhi enver,ke filluar te vjedhesh idet e armikut.
    Iden e varrit e ke marr nga TRILLER te michael xhekson.

    Sa per kulturen shqiptare,qe eshte nje kultur perendimore,(e jo sepse perendimi perdor semafor),eshte se :
    Letersia,muzika e arti,jane o mundohen ti perkasin PERENDIMIT.

    Keshtu te pakten e mendojn shqiptaret,per katunaret nuk jam i sigurte,si dhe per ju,gjithmon pa ofenduar katunarin.

    Shthurja e nje kombi o shteti,nuk eshte kur femera del ne semafor,por kur i ndalohet asaj femere te dali ne semafor.
    Po arite ta kuptosh,mund te kesh edhe shpresa,per pashaportizim.
    Për çka e ke fjalën Enveri, Enveri!!! je bërë si papagall. A ke tru të kuptosh se çfar kam shkruar unë për Enver Hoxhën, apo të konvenon vetëm të mbushësh radhë rreshtat në këtë forum sa për tu dokt emri i një mjerani të vërtet. Kthehu e lexo, nëse di të lexosh, e të kuptosh, se për Enver Hoxhën unë flas për kohën që ai jetoi, dhe nuk po ta ndërlidhi asgjë me të ardhmen.
    Unë ore papagall i mjerë e urrej komunizmin, sepse ky komunizëm i ka kushtuar shumë popullit në Kosovë, që nga masakra e Tivarit, drenicës e deri tek mbyllja e të gjitha vendeve të punës, dhe shkollat shqipe në Kosovë, janë me mijra e mijra ngjarje që i kanë kushtuar popullit në Kosovë, vetëm se kemi kërkuar të jetojm të lirë.
    Tash na vjenë një papagall Shqipërie si dikur policët serb natën, ti në këtë temë dhe më tregon barcoleta rrugësh e kafeneve, më flet për frymzim nga Enver Hoxha.

    Kontrast i madh tybe, flet dhe arsyton semaforët e kuq, dhe i urren enveristët !!! Mirë tybe shumë i meqëm, ka filluar të të rritet kokrra e grunit(trunit) mashallah !!!
    Kokrra e grurit në kokën sa kungulli.

    Kokrra e grunit ! "Demokracia Autentike" është Besa, çiftelia, muzika labe, Oda, Kulla, traditat shqiptare të cilat e mahnitën Bajronin kur e priti Ali Pasha në Janinë.

    Po ku i afrohet Perëndimi Shqipërisë, kur dihet se e gjithë kultura e lashtë Pellazge-shqiptare është transformuar përmes Vatikanit dhe shpërndar nëpër Perëndim si e Krishtere.

    Po ik se nuk merr vesh ti për shqiptarët se përndryshe nuk do të bëshe këso krahasimesh të marra.

    Për temën:

    Si e shkatërroi Sali Berisha Shqipërinë



    Afër 20 vite Enver Hoxha u njollos dhe u kritikue për tri qëllime:

    1. Vetëm pse ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare.
    2. Vetëm pse Shqipëria ka qenë shteti më i pavarur dhe më i zhvilluari në botë dhe
    3. Enver Hoxha u kritikua për t’iu hyrë në hatër të huajve.


    Gati këto 20 vite është gënjyer nga disa antikombëtarë kinse Enver Hozha ka qenë pro serbosllav, ka vrarë mijëra shqiptarë etj. Këta autorë në mesë rreshtave në librat e tyre shkruanin-flisnin: ‘’Shumë u vranë apo shumë prej tyre u mbytën në tortura’’, kurse shifra e të vrarëve-të pushkatuarve nuk arrinë as në qindra, si psh: libri, Një zë nga errësira (Kujtime) aut. Avdul Banushi, shtypshkronja Gjirokastra (mungon viti i botimit) të pushkatuar 100. -
    Në këtë shkrim po I referohem vetëm këtij libri objektiv, pa përmendur libra të tjerë objektiv.
    - Libri: Nikë Bunjaj, Shqipëria në mes jetës a vdekjes, maj 2000. Fq.5, Bota vendosë embargon për Milosheviqin, Berisha e ndihmon me kontrabandën e naftës. U shkatërruan fabrika e uzina, bile edhe tanke, shiteshin nga kontrabandistët në Mal të Zipër hekur... Fq.8, Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë me bilanc aktiv në energjetikë, që plotësonte nevojat e veta dhe eksportonte... Minerali dikur grabitej e merrte rrugët e përtej detit. Nëntoka jonë e pasur e bujare, kromi dhe nafta, bakri dhe qymyrguri, krejt thesari i saj çeliku i markës shqiptare dhe nikel-kobalti në trajtë gjysëm-produktesh, të prodhuara në kombinatin metalirgjikt të Elbasanit... Industria mekanike plotësonte 95% të pjesëve të ndërrimit... Faktikisht ekonomia e Shqipërisë në ato vite, nuk kishte më pasiguri dhe kriza... Kudo të kapte syri fusha të bonifikuara e të sistemuara, kodra e male të kthyera në tokë buke, plantacione të mëdha me pemë frutore. Sistemimi kompleks I kullimit dhe I ujitjes, ngritja e parqeve të gjëra të makinerive bujqësore, mbjellja me farëra të zgjedhura dhe trajtimi me plehëra kimike të pridhuara në kombinatin madhështor të Lacit, ku punonin rreth 4500 punëtorë dhe në Fier, zhvillimi I blegtorisë etj. Mbi 55% e sipërfaqes së tokës qe futur nën ujë dhe kjo sipërfaqe e punushme ishte rritur 2.4 herë. Prodhimi bujqësorë qe rritur së tepërmi. U arrit të merrëshin mesatarisht 80 kv misër për ha, diku edhe 110… Janë për tu përmendur brezoret e Lukovës, një mrekulli e rrallë amfiteatri I ri 3000 ha. Me agrume e ullinj etj, etj. U arrit kështu që Shqipria për herë të parë në historinë e sajë të prodhonte vetë bukën. Fq.12, Është e vërtetë se sot kemi qindra mijëra refugjatë matanë kufinjve të Shqiperisë … I detyruan të shkonin gjithsesi ose të vdisnin nga uria këtu në Shqiperi gjatë këtij 10 vjeqari. Shqiptarët u ndodhën në udhëkryq midis jetës e vdekjës. Shumë u vranë, shumë u mbytën në det, vetëm rastin e kanalit të Otrantos të përmendim dhe është e mjaftueshme të kuptosh se si u kthye Shqipëria në zi. Kushedi se sa skafe janë mbytur më parë e më pas… Fq. 17, …Një president Republikës së Shqipërise që në vitin 1992 lëshontë ultimatumin: ‘’O burra ta qojmë Shqipërinë drejtë zeros pastaj kemi gati ceqet e bardha të firmosura e të vulosura, për ti mbushur sa të duam neve për ta bërë Shqipërinë lule. Nuk duam të trashëgojmë asgjë nga regjimi I Enver Hoxhës?’’ Fq 23-24, A mundë të harrojë Vlora dhe gjithë Shqipëria të Premten e Zezë të 28 Marsit 1997 ku u mbytën në detin adriatik 120 djem e vajza shqiptare. Kjo ishte tragjedia më e madhe që ka parë populli shqiptar. Por, nuk mbaroi me kaq tragjedia. Ajo vazhdoi edhe më pas. Janë mbytur edhe më shumë se kaq duke kaluar detin me gomone. Shqiptarët e mbytur ishin pjesë e 20 mijë bashkëkombasve të tjerë, të cilët u larguan në Itali përmes Adriatikut, në fillim të vitit të mbrapsht 1997. Ikën sepse panë me sytë e tyre se si shteti u shpërbë I tëri dhe kur Shqipëria u përfshi në kaos… U hapën e u grabitën depot ë armatimit e monicioneve dhe popullsia u armatos me 670 mijë armë dhe me rrëth 2 miliardë municione luftarake dhe u vranë mbi 2500 vetë. Ikën shqiptarët se I tradhëtoi shteti I tyre. Ku janë ata që vranë ata që dhanë urdhër për të hapur depot e armatimit të ushtrisë, ata që lejuan një rrjetë I gjërë spiunazhi droga, krimi i organizuar, SIDA-sëmundja e shekullit, prostitucioni e korrupcioni? Ku janë faturat e prera në emer të tyre? Ku ishte dhe ku është shteti I ‘’popullit’’? Sa do të presi më ai të bëhet shteti shtet? Kush do të përgjigjet për rrëth 10 mijë vetë të vrarë e të plagosur… Fq.38, Sali Berisha ka urdhëruar mobilizimin e njerëzve në Veri të vendit, për të asgjësuar bashkëqytetarët në Jug të vendit. I pabesë në kulmin e dëshpërimit, me një këmbë në shkallën e helikopterit për ta hequr nga ky vend, Berisha dëgjoi në vesh telefonin e s’dihet se kujtë serbi që I ngarkoi detyrën e radhës për të qëndruar e nisur luftën civile në këtë vendë… …Ja pse Saliu është kriminel, sepse është I tillë ai dhe gjithë oborri I tijë duhen ndëshkuar. Jo politikisht. Asnjëherë politikisht. Por si një kriminel ordiner, që synoi eliminimin e këtij populli me anë të luftës civile… Fq.57, Kriminelët që u liruan nga burgjet vetëm në vitin 1997 ishin 1542 njerëz, kurse gjatë dhjetë viteve demokraci u vranë dhe u plagosen dhjetra mijra shqiptarë. Gjat këtyrë dhjetë vjetëve ‘’demokraci’’ u vranë e u plagosën dhe u mbytën në det me dhjetëra mijëra shqiptarë. Vetëm gjatë vitit famkeq 1997 u vranë nga kriminelët e liruar nga burgjet me dhjetëra mijëra shqiptarë. Këta u vranë nga kriminelët që u liruan nga gjykatat me nga 15, 20, 25 e më burgim të përjetshëm. Pas amnistisë së Presidentit të Republikës së asaj kohe Sali Berisha u thyen burgjet në të gjithë Shqipërinë dhe dolën të gjithë të burgosurit. Sa nëna shqiptare u veshën në zi! Sa nuse e gra u kthyen ne gjini! Sa lot u derdhën…sa… sa u vranë u plagosën apo u mbyten në det dhe u benë ushqim për peshqit. Ky numër shkoi afersisht sa njerëzit që u vranë në luftë me okupatorin italo-gjerman… Lideri i ‘’demokratëve’’ Sali Berisha. ‘’O burra drejtë zeros!’’ Dhe këtë e realizoj më së miri. Cdo gjë në Shqipëri shkoi drejtë zeros.
    Fq.65, Zoti Berisha që në shtator 1999, ka deklaruar publikisht se ai me Godon e me Mediun, do ti kthejë të gjitha pronat Zogut dhe fashizmit Italian pa asnjë mëdyshje. Në këtë kontekst ai ka deklaruar se do të njohë edhe koncesionet e dhëna nga Zogu , ku përfshihen zona naftëmbajtëse e Kucovës, Rinasi, Sukthi dhe Rashbulli… Fq.70, …35 mijë prostitute shqiptare nëpër rrugët e Evropës! 20 mijë në Itali 15 mijë në Greqi. Ka edhe në vende të tjera… Fq.73-74, Në ndihmë të kalimit të periudhës tranzitore, patëm edhe ndihmën e Këshillit të Evropës dhe SHBA, të cilët sigurisht u gjendën pran si asnjëherë tjetër. Thëmi si asnjëher tjetër, sepse dihet historikisht që Evropa, në të kaluarën asnje herë nuk e ndihmoi Shqipërinë , përkundrazi e luftoi e e përcmoi, e copëtoi dhe deri sa e quajtën Shqipërin ‘’vetëm një shprehje gjeografike dhe asgje më shumë!...’’
    Me projektin e kushtetutës që e hartoi Sali Berisha në vitin1994 ai kishte 25 kompetenca direkte dhe rreth 20 indirekt, të cilat sipas Berishës do të qonin në një të ardhme jo të largët në shpalljen e Shqipërisë Mbretëri dhe të vetëshpallej mbret, siq bëri dikur Ahmet Zogu… Fq.76-77, Gjatë këtyre 10 viteve të fundit në shqipëri krahas të këqijave të tjera u zhvillua edhe një luftë e ashpër kundër simboleve të LNC-së. Do ti japim vetëm disa shembuj: 500 mijë lekë të reja u dhanë vetëm për të hedhur ne erë monumentin e Heronjëve te Vigut në rrethin e Shkodrës… Po në gusht 1999, pas pak orësh u hodh në erë me tritol edhe lapidari I ngritur në përkujtim të Brigadës së 18 Sulmuese në Sllovë të rrethit të Dibrës…Në Vermosh u shkatërrua lapidari I Heroit të popullit Nik Ndreka, I deshmorit Nikoll Pepaj, në qafën e Predelecit, fshati Leporosh hidhet në erë lapidary I deshmorit Ded Dragu, në Vukël po kështu lapidari I dëshmorit Llesh Gjelaj. Kurse në Tamarë në vendin e quajtur qafa e Pellgut hidhet në erë me tritol lapidari i Heroit të Popullit Fejzi Micoli…
    Ish deputeti Uran Butka biri i kryeballistit, bashkë me një grup gjirimi të TVSH në vitin 1996, në vendë që të bënin ndonjë skenar për trimat që dhanë jetën për liri e demokraci, bënë një skenar për kriminelët që vranë partizanët duke e qliruar zonen e Kelmendit, apo për njerëzit e UDB-së jugosllave…

    Shkrimi vazhdon


    Me nderime nga R.Megjani, Prishtine 4 janar 2009
    Ndryshuar për herë të fundit nga Etërit : 08-01-2009 më 11:59
    Nje udhetim prej njemije miljesh fillon me nje hap te vetem...!!

  5. #295
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ej meqe Shqiperia ishte Shteti me i pavarur dhe me i zhvilluari ne bote pse BYROJA POLITIKE deri ne ne '90 ikte gjoja per "mjekim" jashte shtetit e slenin numer pa bere qe te shkoni bashke me familjaret e tyre, kurse shqiptari thjeshte s'shkonte dot te shikonte kusherinjte ose te bente nje vizite mjeksore me parate e veta (PASTAJ PO KETA PALLAT E BYROSE KU I GJENIN PARATE-DOLLARET -meqe ishin gju me gju me popullin)

    Po njerezit qe vdiqen e u zhduken kur donin te hynin ne ambasade ne qershor korrik te 1990-ten KUR NE FUQI ISHTE RAMIZ ALIA, kush i foli per çek te bardhe.......

    E mos me tregoni perralla si "propagannda imperialiste" "jemi te rrethuar"


    Do shohesh ç'do bejne kubanet kur te vdese Fidel Kastro....e do shohesh qe djali i tij (si sot shetit si bos me limuzine) prap bos i KUBES DO JETE.......e aty s'ka per te pasur asnjehere Sali Berisha........(Saliu ka bere shume çmenduri, por pa ate çmenduri nuk mund ti dilje perballe egersise komuniste-KUSHEDI ISHIN TE TE NJEJTES RRACE)

    Te mohosh tmerret e 1990-te-s (vit per te cilin ka akoma filmime e dokumente) e te kalosh direkt te 1997.....s'do te thote qe per 45-se vjet varferim te tejskajshem s'paska fajtor ....eshte e njejta gjeme qe kaloi ne te gjithe lindjen DHE PER CILIN DO SHTET KA SIMBOLIKENE E VET -tek ne ne Shqiperi ishte Enver Hoxha ME NJEREZIT E TIJ QE E NDOQEN (arriti ti vriste apo jo ky eshte nje tjeter problem)

  6. #296
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ne shtepine time, flitej kunder sistemit me penxheret e mbyllura me batanije....Fliste me shume Babai me shoket sepse gjyshit as ja mbante fare.............TI HEQESH TE TJETRIT "TE DREJTEN E FJALES" E TE PRETENDOSH SE PO SJELL ZHVILLIM E FRYME PATRIOTIZMI ....hhhmmmmm


    Njehere i shpetoi gjyshit diçka neper dhembe, isha 16-te vjeç, dhe ju luta te me thoshte ç'fare pershperiti (po shikonim nje trazmesion per luftene II-te boterore ku thuhej se si Armata e Kuqe bashke me partizanet Tane thyhen nazizmin)
    Gjyshi me tha:- Do na marresh ne qafe, por me gjithate duhet te dish, se, pa Anglo - Amerikanet s'behej kjo pune.......(asnje fjale s'tha trazmesioni...po rrisnin brezin e Ri me RRENA)

    dy fjale per gjyshin...Ne moshen 20-te vjeç (ma kishin meshyher gjithe jeten)mora vesh qe kishte studiuar ne ne nje Akademi te Aeronautikes ne jug te Italise kur ishte i Ri------me e bukura eshte se ma tha zoti Ali Ohri ne Milano, sepse edhe ne 1990-ten Gjyshit tim s'ja mbante akoma...........kishte sherbyer ne administrate deri ne 1944-en , desh e varen menjehere pas luftes, shpetoi sepse i kishte shpetuar jeten 2 partizaneve, u munduan ta reklutonin si spiun e qe te bente karriere si njeri i shkolluar qe kishte ndihmuar levizjen- NUK PRANOI:- S'e bej dot, i kishte thene, i kam te gjithe bejlere e agallare ne fis - 2 here ne burg me akuza idjote (pse shiti dy napolona te tij ne kohen e tmerrshme te pas luftes per te ushqyer femijet).......gjithe jeten punoi si preres letrash (asnjehere s'na e tregoi te gjithe historine e jetes se tij).............

    ps, S'me ka folur kurre per jugosllavi e greqi sepse i injoronte totalisht qe eksiztonin (per dreq e kishin reklutuar ne ate batalionin shqiptar ne luften italo-greke)...ato pak here qe me ka folur vetem per Perendim fliste (pas '90-tes deri sa vdiq lezonte poezi frengjisht e italisht)

    TMERRI ISHTE KUR NJE DITE TE BUKUR PO SHKRUAJA NE INTERNET, ME PA BABAI E ME THA:- RRI URTE SE DO TE HANE ATA.........(po ky ç'pati thashe me vete ne 2000-shin) ...ne darke folem dhe me shpjegoi se si e kishin dashur ta reklutonin edhe Ate e se si e kishin kercenuar, ju mbushen syte me lot TMERR...GJITHE JETEN KISHA MENDUAR QE BABAI IM ISHTE BURRI ME I FORTE E DINJITOZ I BOTES, ok s'kishte pranuar edhe sepse ishte '87-te '88-ta...(me vone nje shok qe e kishte mamin anetare te frontit demokratik te lagjes me tregoi se si tek shtepia e tij bisedohej ndermjet mamit te tij dhe operativit te lagjes per ta futur ne burg babain tim, ma konfermoi kete edhe nje shok tjeter qe tani eshte gazetar e atehere e kishte babain ne rrang zevend-ministri)

    Ps. Babai im (gjyshi ka vdekur)...eshte i lumtur qe do te hapen dosjet....le te hapen te kete ngelur ç'te kete ngelur thote, diçka mbetet gjithmone....
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 08-01-2009 më 17:08

  7. #297
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    egzistojne ende njerez qe adhurojne deri ne kete pike nje lider diktator????se dijsha por gjithsesi kjo mund te merret edhe si shenje adhurimi dhe kryetari i kuvendit per shum gjera ndoshta do donte ti ngjante Xhaxhi Enverit....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  8. #298
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    Citim Postuar më parë nga artur Lexo Postimin


    (Saliu ka bere shume çmenduri, por pa ate çmenduri nuk mund ti dilje perballe egersise komuniste-KUSHEDI ISHIN TE TE NJEJTES RRACE)
    E lexova me kujdes cka ke shkruar dhe ke shum te drejte por po citoj vetem keto fjale sepse me bejne pak pershtypje....Un jam e vogel ndoshta per politike se fundja kjo politika jone eshte aq e erret per shum nga brezi i ri saqe ndoshta sdo kuptohet dot po mos jesh ne brendesi po un them se deri diku di te te them dicka....

    Saliu beri ate cmenduri qe i erdhi ne te mire ketij vendi sepse sollo demokracine po a mund te me thuash sa e paster ishte kjo cmenduri???? dhe pastaj vetem se arriti te na ndihmonte per te lene pas diktatruren ne duhet a adhurojme???? me fal po pas gjithe ketyre "Miresive" qe ka bere kohet e fundit vetem nje i verber nuk do arrinte te reflektonte....e harrojme fare '97 dhe mendojme vetem keto vitet e pushtetit dhe le ti analizojme pak gjerat.....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •