Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Adem Demaēi do tė krijojė njė parti tė re politike

    A do i bashkangjitet Qosja athue... ???


    Adem Demaēi do tė krijojė njė parti tė re politike


    PRISHTINE ( 24 Janar) - Veprimtari i njohur kosovar dhe ish i burgosur politik Adem Demaēi, i cili pak kohė mė parė dha dorėheqjen nga Bordi i Drejtortėve tė RTK-sė, ka vendosur qė tė formojė njė parti tė re politike. Bėhet e ditur se deri nė fillim tė muajit shkurt, pritet tė bėhet promovimi i kėtij subjekti, nė krye tė tė cilit do tė jetė Demaēi. "Kam dėshirė tė angazhohem nė punė mė kreative dhe mė tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe pėr veten time", thuhej nė letrėn e dorėheqjes sė tij nga posti i drejtorėve tė Bordit tė RTK-sė. ro/ro (Balkanweb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Adem Demaēi Lėvizė Spektrin Politik Tė Kosovės

    ADEM DEMAĒI LĖVIZĖ SPEKTRIN POLITIK TĖ KOSOVĖS



    Krijimi i njė partie tė re politikee cila do tė jetė gjithpėrfshirėse dhe do tė plotėsojė spektrin politik nė Kosovė



    "Kemi filluar me njė grup shokėsh qė tė marrim masat konkrete pėr krijimin e njė partie tė re nė Kosovė"

    Adem Demaēi



    BBC: Ēfarė nėnkupton institucioni i dorėheqjes nga tė gjitha funksionet e tij jopolitike, pėrfshirė edhe atė nė Bordin e RTK-sė dhe nė KMDLNJ ?

    Adem Demaēi: Unė mendoj se duhet qė shqiptarėt tė mėsohen qė tė dijnė edhe kur tė largohen nga institucioni dhe qė tė dijnė tė marrin edhe detyra pak mė tė vėshtira dhe jo tė 'rutinohen'. Dy vjet e ca, sa i kalova si drejtor i Bordit tė RTK-sė, ishin interesante, por vazhdimi u bė jointeresant...

    BBC: ...pra pėr ju interesante ėshtė diēka tjetėr zoti Demaēi?

    Adem Demaēi: Ėshtė fjala kėtu qė kėtė kohė, energji dhe jetė qė e kemi, unė mendoj se ėshtė e menēur qė tė pėrdoret mė mirė dhe tė investohet aty ku ka rezultate sa mė shumė...

    BBC: ..dhe ky vend ėshtė...

    Adem Demaēi: Kemi filluar me njė grup shokėsh qė tė marrim masat konkrete pėr krijimin e njė partie tė re nė Kosovė, pėr tė cilėn tani pėr tani nuk mund tė flas mė shumė. Nė platformėn politike jemi duke punuar intensivisht dhe ajo po pėrsoset e kompletohet pėr ēdo ditė. Ne po bisedojmė me njerėz qė eventualisht do ta pranonin kėtė platformė politike dhe qė do ta pranonin organizimin tonė. Por ne ende jemi nė hulumtime, pėrgatitje, punė dhe parapėrgatitje. Sa i pėrket kėtij problemi unė nuk mund tė flas mė shumė.

    BBC: Zoti Demaēi a do tė thotė kjo se ju po pėrgatiteni qė tė rekrutoni njerėz nga partitė e tjera politike nė Kosovė pėr tė formuar partinė tuaj?

    Adem Demaēi: Shikoni, unė po pėrgatitem qė popullit tė Kosovės, duke pėrfshirė kėtu edhe tė gjitha etnitetet e tjera, t'u ofrojė njė rrugė tjetėr dhe variant tjetėr e rrugėdalje tjetėr. Sepse, mė duket se kemi rėnė nė njė pellg ose mė mirė nė njė kėnetė politike e ekonomike, sė cilės po i vie era ēdo ditė e mė shumė dhe e cila nuk po sjell rezultate pėr tė dalė nga kjo situatė. Pra, dėshira dhe qėllimi im do tė varet shumė nga fakti se a do tė na pranojė ne populli i Kosovės.

    Ka parti tė vogla qė na janė ofruar duke shprehur gatishmėrinė pėr tė bashkėpunuar me ne. Ky ėshtė qėllimi im qė edhe njėherė dua t'i jap njė shans dhe ta ndez njė dritė nė kėtė errėsirė politike dhe tė jap njė shenjė se ka rrugėdalje nga kjo situatė e tė shpėtojmė nga kjo letargji e madhe, indiferencė e madhe dhe dėshpėrim i madh i cili ka pushtuar shtresa tė gjėra.

    Tė dalim nga kjo krizė e madhe politike e ekonomike, nga korrupsioni dhe tė zezat qė na kanė pllakosur, me fjalė tjera ėshtė njė pėrpjekje qė tė hapet njė rrugė tjetėrfare, me njerėz qė fjalėn do ta mbajnė dhe me njerėz qė Kosovėn e kanė mbi tė gjitha dhe jo interesat e veta grupore e partiake.

    BBC: Zoti Demaēi por ju keni udhėhequr mė heret me njė parti politike, keni qenė madje edhe pėrfaqėsues politik i UĒK-sė, jeni shprehur nė njė periudhė tė caktuar kohore se jeni tė dėshpėruar me politikėn. Ēka e shtynė Adem Demaēin qė sėrish tė hyjė nė politikė, nė kohėn kur ne kemi aq shumė parti politike. Pse edhe njė?

    Adem Demaēi: Ashtu ėshtė. Por unė e kam tezėn ndoshta pak tė tepruar. Kėto parti pėr kuptimin tim nuk janė parti. Sepse njė parti, ose njė udhėheqės a mė shumė syresh, qė i humbin zgjedhjet ose nuk kanė sukses apo pėsojnė fiasko nė politikė, sikur tė ishte parti ajo nuk do t'i duronte ata njerėz nė krye. Ne po pėrballemi me njė lloj bajraktarizmi. Kėsaj nuk i vie era parti dhe pėr hesapin tim nuk ėshtė nė rregull.

    Unė mendoj se duhet tė formohet njė parti e vėrtetė e stilit evropian dhe botėror, nė tė cilėn do tė krijohej sistemi i cili do tė pranonte individė, do tė varej nga individėt dhe jo nga njė ose dy persona. Kjo parti do tė shkonte tutje duke marrė cilėsinė mė tė lartė tė njerėzve. Pra tė formohet njė parti ashtu si i ka hije.

    Duhet tė mėsohen shqiptarėt, edhe pse nuk duan tė mėsohen, qė udhėheqėsit e dėshtuar, ata qė kanė dhėnė njėqind mijė prova se nuk janė pėr kėtė punė, t'u thonė lamtumirė. Unė kam pėrshtypjen se udhėheqėsit e deritashėm kanė vepruar nė atė mėnyrė qė njerėzit e zot i kanė larguar nga partia dhe i kanė hedhur poshtė me qėllimin e vetėm qė ata tė mbesin bajraktarė.

    BBC: Zoti Demaēi, a do tė merrni pjesė ju nė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė kėtė vjeshtė?

    Adem Demaēi: Ne ende nuk i kemi definuar gjėrat prandaj mė tutje nuk mund tė shkojmė. Kjo qė ju thashė besoj se ėshtė mjaft tani pėr tani.


    Besiana-Info
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Le te urojme kte parti te re..


    Ne se punon mire hallall..
    Ne ktu jemi..e do shikojme e degjojme..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Demaci gjithmone marron kudo qe gjindet. Ai eshte nje figure e piste e Kosoves. Mjere Kosova qe ka nje qelbesire si Demaci.

    Ja veq si shprehet qeni plak, "Duhet tė mėsohen shqiptarėt, edhe pse nuk duan tė mėsohen, qė udhėheqėsit e dėshtuar, ata qė kanė dhėnė njėqind mijė prova se nuk janė pėr kėtė punė, t'u thonė lamtumirė."

    Kush na qenka ky pleh qe na tregojka se cfare duhet mesuar e cfare duhet bere?

    Formimi i partise se eshte vazhdim i rruges se tij kunder-kombetare. Demacit "nuk i ka pre asnjehere sopata ne nje vend." Gjenden 10-15 personalitete brenda tij.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

    Adem Demaēi ,njeri i pa pėrgjegjshėm !!!!

    Adem Demaēi ,sikur duket vetė ( se jo njerzit siē pėrllasėn ai ) nuk e ka kuptuar ,se ai duhet tė jetė i pari qė tė mos i rasėn hundėt mė nė politik ,se ku ka hyrė m-ut e fare ka bėrė .


    Pėr ēak i nevoitet partia e re tani Ademit ??!!!!
    E pati formuar njėherė partinė e tij personale poltike PPK- ė ( partinė parlamentare tė Kosovės ) .
    Nuk bėri asgjė , se ka pasur lektorat edhe mė pak se LBD-ja e Qoses ( nėn 0.1% ) .

    Mirė e ka Arb-i ,ai ka 15 karaktere mrenda vetės .
    As ėshtė njeri i fjalės ,as ėshtė njeri i vendosur ,por syē fryn era e kthen gzofin .
    Sa qė mė nga inati ndaj Rugėvės ,e propzoi rada trajkoviē-kėn pėr kryetare tė Kosovės .
    Ashtu tru anomale ,ka ky Baca i burgjeve .
    Kėti duhet ti thuhet shkurt e shqip ,ēėrohu o tru p-jerdhur .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mos ofendo anetaret, shkruaj per temen. Anetari u paralajmeruar.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Vėshtrim: Me ē’njerėz do ta formojė partinė Adem Demaēi ?
    --------------------------------------------------------------------------------

    14 shkurt 2004 / TN

    Duke e formuar kėtė parti, ky vetes do t’ia shtojė edhe njė minus nė veprimin e tij politik tė pasviteve tė 90-ta. Tash, mė mirė do tė ishte qė tė heshtte fare nė politikė, pėr shkak se ka bėrė shumė gafe nė tė. Po tė heshtte pėrfundimisht, dhe t’i kalonte kėto vitet e fundit tė jetės nė qetėsi, edhe do tė mund tė shpėtonte diēka nga autoriteti qė ka pasur nga 28-vjetėshi nė burgjet e Serbisė. Mbase, kėshtu, edhe do ta rikthente paksa atė. Pėr njė hap tė tillė, ai duhet tė mendojė seriozisht, nėse njė vepėr tė mirė e ka ndėrmend t’ia lėrė vetes.

    Shkruan: Nazmi LUKAJ

    Kėta dy-tre muajt e fundit ėshtė pėrfolur kuleareve tė kryeqendrės se Adem Demaēi, pas dėshtimit tė tij nė tė gjitha postet qė ka pasur, po pėrgatitet tė dalė me njė parti tė re. Kėtė, nė njė intervistė qė e ka dhėnė kėto ditė pėr njė medium elektronik, e ka pohuar edhe vetė ky. Si thonė kėto kuleare, Demaēi ka vėnė kontaktet edhe me disa politikanė tė lartė tė LDK-sė dhe mė pak tė lartė, pėr t’i bindur se duhet t’i bashkėngjiten partisė sė tij.

    Nė kėtė pėrfolje, ka diēka tė vėrtetė e diēka jo, sepse veē disa emrave qė shpeshherė janė treguar tė luhatshėm nė deklaratat dhe intervistat e tyre prej pasluftės e kėndej, po pėrmenden edhe emra qė gjithmonė janė dėshmuar tė devotshėm ndaj programit tė LDK-sė.

    Edhe tė parėt, edhe tė dytėt qė pėrfliten, pėrbėjnė njė numėrim nė gishtėrinj, por janė emra tė rėndėsishėm tė kėsaj partie. Po ashtu, pėrfliten edhe emra nga PDK-ja dhe AAK-ja, qė do tė kalojnė nė partinė e Demaēit. Nga kėto parti, si “pėrforcim” nė partinė e tij, pėrflitet se do tė kalojnė njė pjesė politikanėsh, qė tashmė veē janė mėsuar t’i ndėrrojnė partitė shpesh.

    Nė bazė tė emrave qė janė pėrfolur si kandidatė tė mundshėm tė kėsaj partie tė re, Demaēi do t’i tubojė rreth vetes njė pjesė politikanėsh, qė i ndėrrojnė konceptet nga frika, nga tė menduarit se pėrfaqėsojnė njė elitė tė mendimit politik, nga karrieristėt qė nuk gjejnė vend nė asnjė parti dhe nga disa emra qė asnjėherė nuk janė pėrfshirė askund, mirėpo qė kurrė nuk janė shquar pėr ndonjė mendim tė aftė politik. Njė parti e kėtij lloj konglomerati, qė nė start ėshtė e dėnuar tė dėshtojė, pėr shumė arsye.

    Por, tri janė mė tė rėndėsishmet:

    E para: politikanėt e pėrmendur nga LDK-ja, vetėm deri sa tė jenė brenda saj, do tė pėrfaqėsojnė ndonjė autoritet nė masė. Jashtė saj, do tė veniten mė shpejt seē e ndėrrrojnė partinė. Pra, thjesht, do tė jetė i papeshė veprimi i tyre nė partinė qė e ka pohuar Demaēi, se ėshtė duke bėrė pėrpjekje pėr ta formuar. Shembull i kemi politikanėt e mėparshėm tė kėsaj partie. Sapo e ndėrruan partinė, brenda natės u shndėrruan nė njerėz tė parėndėsishėm edhe nė partitė ku kaluan, po edhe nė opinion.

    E dyta: politikanėt qė pėrmenden nga radhėt e AAK-sė dhe PDK-sė, me lėvizjet e tyre tė shpeshta tė koncepteve dhe tė partive, nuk kanė peshė jo vetėm nė masė, por as brenda partive tė veta.

    Dhe, e treta: Adem Demaēi ka vite qė ka humbur autoritetin politik.

    Emėrimi i tij nė krye tė kėsaj partie, nuk do tė shėnonte asnjė rėndėsi pėr opinionin. Madje, do tė ishte sinjifikim i njė partie dėshtakėsh. Njė parti e tillė, ėshtė fare e pavlerė tė formohet nė Kosovė, sepse, si e tillė, qė nė start nuk pritet se ajo do tė mund tė krijonte ndonjė ndikim pėr ndryshimin e rrjedhave politike, me tė cilat nuk u pajtuakan Demaēi dhe demaēianėt!!!

    Nga krejt kjo, do tė dilte vetėm se ėshtė rritur pėr njė parti mė shumė spektri politik yni. Asgjė mė shumė. Do tė mbetej, si shumė parti tė tjera tė parėndėsishme- vetėm e shėnuar se ėshtė formuar dhe qė posedon njė zyrė pėr konferenca shtypi dhe pėr komunikata. Prandaj, kjo pėrpjekje e Demaēit do tė dilte shterpe. Duke e formuar kėtė parti, ky vetes do t’ia shtojė edhe njė minus nė veprimin e tij politik tė pasviteve tė 90-ta.

    Tash, mė mirė do tė ishte qė tė heshtte fare nė politikė, pėr shkak se ka bėrė shumė gafe. Po tė heshtte pėrfundimisht, dhe t’i kalonte kėto vitet e fundit tė jetės nė qetėsi, edhe do tė mund tė shpėtonte diēka nga autoriteti qė ka pasur nga 28-vjetėshi nė burgjet e Serbisė. Mbase, kėshtu, edhe do ta rikthehente paksa atė. Pėr njė hap tė tillė, ai duhet tė mendojė seriozisht, nėse njė vepėr tė mirė e ka ndėrmend t’ia lėrė vetes.

    Se krijimi i kėsaj partie do ta nxjerrte pėrfundimisht qesharak nė politikė. E, duke u tėrhequr prej saj, ka mundėsi qė tė mbetet, sė paku, nė kujtesėn e popullit, si atdhetar. Nė fushėn e politikės, populli e di mirė se nuk e ka dhėnė asnjė provim me notė pozitive. Qė tė ruajė diēka nga rejtingu i tij i dikurshėm, ia preferoj heshtjen. Adem Demaēi i politikės, dhe baca Adem i kombėtarizmit tė para viteve tė 90-ta, ėshtė mirė ta mendojė shumė sinqerisht kėtė. Tashmė i kanė mbetur vetėm dy rrugė:

    rruga edhe e njė dėshtimi nė politikė, e cila pėrfundimisht do t’ia rrėnonte edhe atė pak respekt qė i ka mbetur nė popull, dhe rruga e tėrheqjes nga politika, pėr tė rikthyer diēka nga rejtingu i tij i dikurshėm. Adem Demaēi ėshtė nė atė lojėn “Zgjidh e merr”. Ai ka dy mundėsi: tė mundohet tė mbetet baca Adem ose Adem dėshtaku.

    Tė gjithė ata qė e kanė identifikuar pėrpjekjen kombėtare me emrin e tij para viteve tė 90-ta, dėshirojnė tė mbetet baca Adem. Se politika dhe ky tashmė janė diametralisht tė kundėrt. Edhe vetė dinamika e saj, e ka nxjerrė jashtė rrjedhave. Sot ėshtė vetėm njė Don Kishot nė politikė. Gjatė shėtive nėpėr ambientet e bukura tė Prizrenit, ka edhe pak kohė ta mendojė kėtė. Ndoshta klima e kėtij qyteti tė lashtė, mė nė fund, do ta kthjellojė, po e vuri gishtin nė kokė pėr ta analizuar thellėsisht lojėn “Zgjidh e merr…”.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Demaēi: Stop rrėshqitjes sė Kosovės drejt Serbisė


    Prishtinė, 17 shkurt (Kosovapress) Time: 17 : 39

    Qėllimi ėshtė qė ta shpėtojmė njėherė e pėrgjithmonė kėtė popull tonin nga indiferenca, nga letargjia, nga vetkėnaqėsia, nga vetmashtrimi, tė cilat na kanė pllakosur tė gjithėve, pėr tė cilat po intersohen kėta qė nuk janė brengosur njėherė pėr Kosovėn, edhe forcat e huaja tjera qė janė duke u munduar qė nė kėtė mėnyrė, me kėto mjete, tė na hipnotizojnė edhe tė na grahin e tė na fusin nėn Serbi edhe njėherė, e pastaj kur t’iu del gjumi njerėzve, atėherė pyesin ēka u bė e si u bė, i ka thėnė Adem Demaēi tė martėn Kosovapressit, i pyetur pėrkitazi me nismėn e tij tė bėrė pak a shumė publike pėr formimin e njė partie politike.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

    Dreka paralajmėruese dhe fushatat parazgjedhore

    Qosja kishte dy autobusė elektorat, Demaēi do ti mbledhė padyshim sė paku dy minibusė, Surroi ėndėrron tė bėhet President !


    --------------------------------------------------------------------------------

    17 shkurt 2004 / TN

    Shkruan: Jahir DEMAJ

    Duhėt tė jemi tė sinqertė se nė kuptimin kohorė, zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale tė kėtij viti, (tė dytat nė Kosovėn e pasluftės) janė ende larg. Mirėpo, kryesisht tė vegjlit dhe humbėsit e tė gjitha zgjedhjeve nė Kosovė, i kanė shaluar atėllartė e tyre tė zi dhe i kanė mbrehur shpatat pėr situatat duke ēarė frontet nė tė gjitha anėt. Kush nė mėnyrė spektakulare e kush pak sa mė tinėzisht. Ca duke sharė e duke mallkuar, ca duke fyer e duke kėrcnuar. Ka njė kryetar Partie, Hashimi i PDK-sė, i cili jo qė nuk priton ti vizitojė Komunat ku partia e tij qeverisė, por ai viziton edhe ato komuna nė Kosovė ku tė pakėt janė ata qė sė paku e njofin si person, si nė Gjilan p.sh. Larg asaj qė t’ia ndalojė kush Hashimit vizitat e tilla, ruana Zot, por ka shumė qė mendojnė se do tė lodhet shumė deri sa tė vijnė zgjedhjet.



    Dhe kjo nuk i mjafton Hashimit, por e thėrret edhe Kryeministrin e Kosovės Dr.B. Rexhepin qė tė drekojnė sė bashku, aty ku nuk mungojnė edhe kamerat e RTK-sė, tė cilat sė paku harruan tė paraqesin nė ekran dy politikanėt tanė, (tė sė njejtės parti siq na e bėri tė ditur vet Hashimi) duke pastruar dhėmbėt pas drekės sė majme. Kjo do tė ishte shumė mė spektakulare. Pėrndryshe, Hashimi po tė donte mund ta thėrriste Kryeministrin kur tė dojė qė ti raportoi edhe nė selinė e partisė. Dorėn nė zemėr mė erdhi pak keq qė nė kėtė takim dreke nuk ishte ftuar edhe Qosja, ( i ashtuqujturi Akademik) kolumnisti i Epokės sė Re, zėdhėndėses sė PDK-sė. I cili nė mos mė shumė, sėpaku do ti kishte sjellė tė pėrmbledhura tė gjitha kolumnet e tij, tė botuara nė kėtė ( tė ashtuquajtur gazetė), tė titulluara “Tė rivdekurit e penduar”.
    Sa pėr sqarim, i kam pėrdorur kllapat nė kėto dy raste duke e imituar vetė Qosjen. Kur ky, si Akademik qė i thot vedit ka tė frejtė tė thotė i ashtuquajturi president, pse tė mos ta kem unė tė drejtėn time qė njė gazetė tė njė formati tė kėtillė ta quaj tė ashtuquajtur, sė bashku me kolumnistin e saj. Pėr Qosjen ėshtė thėnė dhe ėshtė shkruar shumė. Edhe padyshim se ka pėr tu thėnė e pėr pėr tu shkraur akoma. Mirėpo, ai nuk po i lė kujt rend, pra po i thot vetė, pa e pyetur kush. Nuk ka lėnė gjė pa pėrfolur e pa fyer. Nuk ka lėnė kė pa e sharė e pa pėrlyer. Qė nga Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova e deri te Akademik Nexhat Daci. Edhe derėn e Akademisė sė Shkencave, anėtar i sė cilės ishte nuk e la pa pėshtyrė dhe jargisur. Marrja nuk hahėt me bukė o “Akademiku ynė”.



    I mjeri ti pėr vedi ku ke rėnė. Nga “baba i kombit” tė pėrfundosh nė njė kolumnist tė tė ashtuquajturės gazetė “Epoka e Re”, mozomakeq. Unė nuk do tė merrem sot me analizėn e shkrimeve tė Qosjes, sepse nuk ėshtė kjo temė e kėtij shkrimi.


    Do tė mjaftonte vetėm sa pėr kujtesė tė cekėn vetėm disa nga titujt dhe nėntitujt e kolumnave tė tij, si: “Komprementimi i idesė sė shtetit” me disa nga nėntitujt “Korrupsioni dhe nepotizmi”, “Krimi i organizuar”, “Uzurpimi i simboleve tė shtetit”, “Daci dje ka degraduar Akademinė...sot Kuvendin” , “Lėreni aman Akademinė tė bėjė gjumin” e tė tjera marifete si kėto, pa e lėnė anash Kryeveprėn e tij “I ringjalluri i penduar”.


    Demaēi pėr njė politikė tjetėrfare

    Nuk dua t’a pėrdorė krejt pa qėllim titullin e intervistės sė “Bacės” dhėnė BBC-sė nė shqip e cila doli nė faqet e internetit. Prandaj ma thot mendja se Adem Demaēi i magjepsur nga njė lėvizje studentore e para pak kohėsh nė Univerzitetin e Kosovės e cila doli me emrin “Pėr njė Univerzitet tjetėrqysh”, u frymėzua kaq shumė sa qė i polli ideja qė t’a lė rehatinė e Bordit tė RTK-sė, ku edhe zbathė mund tė kontribonte ( i kishte lėnė opangat te dera, si nėpėr odat Llapiane), dhe thirri me kumbim; e gjeta formulėn. Nga njė Univerzitet tjetėrqysh, njė “Politikė tjetėrfare”.

    Vėrtetė nuk do tė kishte kuptim qė “Baca” ( kėshtu jemi mėsuar ta thrrasim qė kur ishte me pushime nė burgjet e Serbisė , ishalla nuk na i zė pėr tė keq ), t’a kopjonte pikė pėr pikė kėtė inisiativė dhe t’a pėrvetsonte si emėr pėr Parinė tij tė dytė. Partinė e parė nuk po ia pėrmandi sepsemund qė i hidhėrohet Bajram Kosumi i AAK-sė. Siē edhe mund ta marrin me mend lexesit, “Baca” nuk ka ēka thotė tjetėr pėrpos asaj qė e ka pėrsėritė e stėrpėrsėritė tashmė vend e paven, poshtė e lartė, andej e kėndej , etjerė etjerė. (Edhe kėto janė pikė pėrpikė fjalėt e “Bacės”). Pėr hirė tė sė vėrtetes unė jam pėrpjekur qė t’a nxjerr thelbin e asaj qė “Baca” ka thėnė nė kėtė intervistė, por nuk po ia dal dot. Jo pse edhe ėshtė krejt bosh, por vėrtetė nuk ia vlenė. Pėrgjegjet e tij mund tė vlerėsohen kryekėput “shukarije-mapirundi-parllamande”.

    Ja pėr shembull se si pėrgjigjet “Baca” nė pyetjen e Arbėr Vllahiut (BBC) se ēfarė nėnkupton institucioni i dorėheqjes qė ai po e vendos: Unė mendoj, thotė “Baca”, se duhėt qė shqiparėt tė mėsohen qė tė dijnė edhe kur largohen nga institucioni dhe qė tė dijnė tė marrin edhe detyra pak mė tė vėshtira dhe jo tė ‘rutinohėn’.Dhe vazhdon: “Ėshtė fjala kėtu qė kėtė kohė, energji dhe jetė qė e kemi, unė mendoj se ėshtė e menēur qė tė pėrdoret mė mirė dhe tė investohet aty ku ka rezultate sa mė shumė....” . Hajt dreq e mere vesh se ku po na e qet Falltori “Baca Adem”.

    Pra, se u largua Adem Demaēi nga RTK-ja qė ai e quan institucion, e muarėm vesh edhe pse jo krejt tė vėrtetėn e largimit. Por kjo nuk ka edhe aq rėndėsi, sepse ai nuk na e ka zbuluar ende pėrmes kėsaj inerviste se cilat detyra pak mė tė vėshtira do tė dijė ai ti marrė, dhe nga kush ka pėr ti marrė..., nė mėnyrė qė tė mos ‘rutinohet’ siq thotė “Baca”. Se ēka ka dashtė me thėnė ai me fjalėn ‘rutinohėt’, unė nuk e gjejė dot. Pyeteni Falltorin.

    Ndėrsa sa i pėrket vazhdimit tė pėrgjigjjes sė tij se ku do ta investoj “Baca” atė kohė, energji dhe jetė qė i ka mbetur atij (edhe pse ai ėshtė shprehur nė shumės:...kur thotė: kohė, energji dhe jetė qė e kemi), duhėt tė kemi edhe ne pakėz durim dhe tė presim e tė shohim. Unė dua shkurtimisht tė ndalem vetėm edhe nė njė pyetje qė gazetari i BBC-sė ia shtron “Bacės”:...se ju ishit mė herėt udhėheqės i njė partije politike, bile-bile edhe pėrfaqėsues politik i UĒK-sė, se jeni shprehur nė njė periudhė tė caktuar kohore se jeni tė dėshpruar me politikėn. Ēka e shtynė Adem Demaēin qė sėrishė tė hyjė nė politikė, nė kohėn kur ne kemi aq shumė parti politike. Pse edhe njė? Vėni re; para se “Baca”Adem tė pėrgjigjet, unė do tė ju kėshilloja, kush nuk e ka lexuar ta bėjė kėtė.

    Nėse jo pėr tjetėr gjė sė paku pėr ta mbajtė barkun sė qeshuri. Kam pėrshtypjen qė baca Adem duke qenė se ishte kohė tė gjatė nė Brodin ( mė falni nė Bordin e RTK-sė) do ti ketė frymėzuar me ide dhe materiale tė shumta edhe Shtupcat, edhe Quzat edhe Meseleshat, padyshim, se ka ide njeriu. Ja se si pėrgjigjet ai: Ashtu ėshtė. Por unė e kam tezėn ndoshta pak tė tepruar. Kėto parti pėr kuptimin tim nuk janė parti. Sepse njė parti, ose njė udhėheqės a mė shumė syresh, qė i humbin zgjedhjet ose nuk kanė sukses apo pėsojnė fiasko nė politikė, sikur tė ishte parti ajo nuk do t’i duronte ata njerėz nė krye. Kėsaj nuk i vije era parti dhe pėr hesapin tim nuk ėshtė nė rregull. Ja kėshtu pėrgjigjet “Baca Adem”

    Pėr tė mos vazhduar mė shumė t’a komentoj atė qė thotė “Baca” unė mund tė them sinqerisht se jo vetėm qė gjėrat tė tilla tė shkaktojnė tė qeshura dhe dhimbje barku, por ato edhe t’a turbullojnė barkun aq keq sa qė......! Prandaj, mua mė mbetėt qė sė paku tė uroj sinqerisht qė Partia e “Bacės” sido qė ta quaj ai, tė jetė parti e vėrtetė, me taza (apo teze ) tė tepruara, qė i vie era (sepse ai thotė qė kėtyre partive qė i kemi nuk po u vie era parti), dhe qė tė mos pėsojė fiasko, sikur partia e Qosjes nė zgjedhjet e para. Por ky ėshtė vetėm njė urim dhe hiq mė shumė se kaq. Bindja ime ma thot se Partia alla Shukarie e “Bacės” ka pėsuar fiasko mė shpejt se edhe e Qosjes, pa lindur akoma.


    Prijesit i shtrohen qilimat e kuq, kurse Surroit i mbetėt vetėm lėkura e murroit

    Koha Ditore, Surronjane dhe botuesi i saj poashtu Sorroist, jo rrallė na sjell sihariqe, sikur shkrimin “Kthimi i prijesit nė qilim tė kuq”. Mirėpo, unė nuk dua me kėtė rast qė tė bėjė komente tė shumėta rreth shkrimit nė fjalė, sepse pėrgjigje tė merituar edhe ka marrė ai nė lidhje mė kėtė shkrim. Dhe sa bukur ia thanė, si Luan me lėkurė tė Gomarit. Mua personalisht nuk ma ka bėrė as mė tė voglen pėrshtypje kjo shkarravinė e tillė, pėrpos faktit qė unė kėtė shkrim e gjeta te “Korrieri” nė internet, sepse Gazetėn e Surroit nuk e pėlqej dhe nuk e blej shpesh.

    Aq shumė artikuj tė pėrkėthyer nga Serbishtja, dhe jo rrallė ėshtė e “zbukuruar” me fotgarfi kriminelėsh kjo gazetė, saqė nuk e meriton, sado indiferent qė tė provish tė jesh. Por edhe diē tė vėrtetė ka nė kėtė shkrim. Qė ju shtrua qilimi i kuq Presidentit tė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova nė aeroportin e Prishtinės, vėrtetė ju shtrua. Sikur pėr inatė tė disave. Dhe se ēka thot, se si e thot dhe pėr ēfar interesash e thot Surroi kjo ėshtė krejt njė gjė tjetėr. E kam bindjen se ka bėrė shumė mirė Surroi qė ka shkruar bash kėsisoi.

    Pse e them kėtė? Krejt e natyrėshme ėshtė pėrgjegjja. Po sikur tė mos e kishte thėnė ashtu siq e tha, si do ta kishim kuptuar na tė tjerėt qė nuk na ka penguar, pėrkundrazi na ka gėzuar fakti qė elita mė prestigjioze e politikės, shkencės, kulturės etj. qė e pamė nė aeroprt e cila po organizaonte njė pritje kaq madhėshtore dhe shumė tė merituar pėr tė zotin e shtėpisė sė vet. Atėherė , ndoshta do tė mendonim se edhe Surroi dhe Surratet e tjerė si ai do tė jenė lumturuar pėr pritjen madhėshtore qė iu bė Presidentit. Prandaj pra mendoj unė, qė ėshtė shumė gjest i mirė kur ai tjetri ta thotė vet se sa poshtė mund tė bien dhe sa thellė mund tė zhytėn nė urrejtjet e tyre tipat e tillė si ky. Bėjnė shumė mirė qė na e thonė vetė.

    Veton Surroi, si dhe disa tipa si ky, mendimtar dhe ideator tė njė kallėpi tė njetė, tejet dinak dhe shumė dredharak, dhe jo tė padijtur dhe tė pashėtitur, mjerisht, nuk kanė lėnė gurė pa luajtur dhe pa e provuar imponimin dhe imponencėn deri edhe nė politikė, qoftė nė atė kombėtare si dhe nė atė ndėrkombėtare, por fatmirėsisht pa ndonjė sukses qė ia vlenė tė cekėt me kėtė rast. Mua mė ka rėnė rasti tė dėgjoi me veshėt e mijė se Vetoni do ishte mirė qė tė kandidonte edhe pėr postin e Presidentit. Dhe pse jo. Le ta matė guximin burri i dheut dhe tė dalė nė mejdan. Atėherė, nėse fiton kuptohėt, edhe kėtij do ia shtrojmė qilimat e kuq (tė cilėt siq dukėt nuk rreshtė sė ėndėrruari), por deri atėherė Surroit vetėm lėkurėn e murroit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rruga me therra e Marathonomakut

    Shkruan: Xhafer SHATRI

    Ditė mė parė, nė njė nga ditarėt e tij, RTK lajmėroi shikuesit se Adem Demaēi paskesh dhėnė dorėheqje nga kryesimi i bordit tė telelevizionit publik tė vendit. As RTK e as Demaēi nuk dhanė sqarime pėr shkaqet e dorėheqjes, dhe, si duket, edhe nuk i kėrkoi kush, sepse, sipas njė rregulli, nė Prishtinė asnjė lajm nuk bėhet 'publik' pa u pėrtypur disa ditė nėpėr fėlēitė e ēarshisė.

    Dhe, sipas ēarshisė, Demaēi sė shpejti po formoka njė parti politike.

    Ē’e paska shtyrė, athua, Demaēin tė hiqet nga OJQ-tė, pėr t'u futur nė xhunglėn e pafund tė partive politike?

    Shkaqet duhet tė jenė tė shumta, por mendja ma thotė se ndėr kryesoret duhet tė jenė: ngecja e proceseve nė Kosovė pėr pasojė tė njė lidershipi tė pa ide, tė pėrēarė, tė korruptuar dhe pėr mė keq tė shantazhuar; pėr mungesė tė njė elite qė imponohet me ide e kredibilitet moral, dhe, nė fund, pėr shkak tė pėrballjes sė paevitueshme e tė shpejtė me shtetin serb lidhur me statusin e ardhshėm tė Kosovės.

    Demaēi mė i zhgėnjyeri duhet tė jetė me partitė qė vetėquhen "krah i luftės", sepse ato edhe mė parė por edhe si koalicion qeveritar morėn pjesė nė shfaktorizimin e Kosovės, nė gllabėrimin e 5 viteve tė vlefshme tė pasluftės, kur pyrgu i pavarėsisė duket gjithnjė e mė larg nga velatorja e leckosur shqiptare.

    Shtrohet pyetja se ku gjinden sot anėtarėt e partisė sė ardhshme tė Demaēit? Mendoj se udhėheqja e partisė sė tij duhet tė dalė nga shoqata "Dardania", e cila kishte emra tė nderuar nė fushėn e shkencės, por nė njė moshė tė thyer pėr tė pėrballuar kėrkesat gjithnjė e mė tė mėdha qė ka njė parti politike.

    Ndėrkaq struktura organizative pse jo dhe njė pjesė e anėtarėsisė do tė pėrbehet nga njė sėrė idealistėsh qė panė nga afėr me sa pa cipė harxhuan karaxhozėt 'e luftės' kredibilitetin e madh moral tė Lėvizjes politike ilegale tė Kosovės. Por kėta janė tė paktė dhe larg mediave qė krijojnė opinionin nė Kosovė e akoma mė larg nga kapitali aq i nevojshėm pėr tė financuar njė parti politike qė formohet, tė thuash, nė prag tė zgjedhjeve.

    Veē tyre do tė ketė aktivistė tė PDK-sė dhe AAK-sė, por dhe aktivistė tė subjekteve te tjera tė lodhur nga praktikat e lėkundjes sė derės, qė doemos do tė shkojnė "te Baci"; por edhe politikanė apo 'veprimtarėt' endacakė qė kanė kėrkuar ēorbėn e gati tė gjitha partive politike…

    Krejt nė fund, baza e partisė sė Demaēit do tė pėrbėhet nga njė vistėr njerėzish tė paktė, por kudo nėpėr Kosovė, te tė cilėt emri Adem Demaēi pėr njė gjysmėshekulli ka ushqyer, me sakrifica qė nuk merren me mend, ėndėrrėn e tyre pėr njė Kosovė tė lirė.

    Kėta tė fundit do tė jenė detashmenti kryesor i partisė sė ardhshme tė Demaēit, sepse kėta i kanė mbetur besnikė kėtij emri edhe kur e kanė arrestuar serbėt dhe e kanė dėnuar bastardėt shqiptarė, edhe kur kriminelėt ia kanė shkėrmoqur familjen, edhe kur pas burgimeve e pėrpjekjeve tė gjata e kanė pėrbuzur nė format mė tė neveritshme liderxhuxhėt e shumtė qė kishim e qė kemi…

    Nuk duhet harruar gjithashtu edhe njė shtresė tė inteligjencies sė re, e mbetur krejtėsisht anash, e cila po sheh se klasa aktuale politike po ha pamėshirė jo vetėm tė sotmen, por edhe tė ardhmen e Kosovės, dhe kjo shtresė mund tė shohė te Demaēi personin qė meriton tė mbėshtetet nė pėrpjekje pėr t'i kthyer Kosovės shpresėn dhe dinjitetin.

    Por a mjaftojnė kėto kategori kandidatėsh tė mundshėm pėr tė formuar njė parti, nė njė inflacion pėrmbytės partish? Droj se jo. Sepse tė formosh sot njė parti nė Kosovė domosdo duhet tė kesh mbėshtetje tė fuqishme financiare, e ne e dijmė se pronarėt kryesorė tė kapitalit nė Kosovė jo vetėm kanė gjenezėn te shteti serb, por edhe nuk do tė mbėshtesin ndryshime rrėnjėsore nė vend, sepse ato ndryshime nėnkuptojnė gjithsesi edhe hulumtimin e prejardhjes sė pasurisė sė tyre.

    Pashmangshėm shtrohet edhe pyetja se kush janė kundėrshtarėt kryesor tė Demaēit nė rendjen e tij tė fundit pėr tė bėrė realitet ėndėrrėn e tij tė kahershme pėr njė Kosovė tė lirė e tė mosvarme, sepse ai tash ka 68 vjet, dhe pėrkundėr vullnetit tė hekurt, megjithatė jeta ka ligjet e saj…?

    Kundėr pėrpjekjeve tė Demaēit do tė jetė Serbia dhe i gjithė rrjeti i saj i shpeshtė nė Kosovė, sepse ajo nuk do kurrsesi ta ketė pėrballė nė vėnien e kufirit mes shqiptarėve dhe serbėve njė personalitet tė guximshėm, tė pathyeshėm dhe tė papėrlyer nė pisllėqe, siē ėshtė rasti me Demaēin. Serbia ėshtė nė gjendje tė rrotullojė edhe malet, vetėm qė nė ditėn vendimtare tė pėrballjes tė mos ketė pėrpara saj shqiptarė qė kanė guximin dhe biografinė me prova qė i shkon pas pėr ta shikuar shtetin serb drejt nė sy.

    Kundėr Demaēit do tė jenė tė gjithė ata qė me vite kanė ngrėnė nė ēanakun e shtetit serb, sidomos peshkaqenėt e UDB-sė, tė cilėve emri i tij ua kujton gabimet dhe fajet e panumėrta qė kanė bėrė e pėr tė cilat askush nuk u ka kėrkuar llogari deri sot. Pėrkundrazi, ata janė bėrė veprimtarė dhe kėshilltarė tė ēmuar tė partive kryesore politike tė vendit.

    Demaēi do ta ketė kundėr mentalitetin provincial, dominues nė Kosovė, i cili nuk duron tallazitje tė mėdha, nuk mbėshtet veprimet energjike, nuk bėn dallimin mes ēashtėrisė nė politikė qė pranon se i kemi punėt llugė dhe demagogjisė qė edhe nėnshtrimin e dukshėm e quan pavarėsi…

    Kundėr Demaēit do tė jetė edhe UNMIK-u sepse kjo administratė politikanėve tanė aktualė ua di dhėmbė e dhėmballė: i ka pėcjellė nė ēdop hap, e di se sa dhe si janė tė korruptuar, se ku, kur dhe si kanė shkelur aty ku njeriu qė merret me punėt e njė populli nuk guxon tė shkelė kurrė, prandaj me shumė prej tyre nuk e ka vėshtirė tė merret vesh pėr t'u vėnė kapakun shumė punėve (edhe tė pista) nė Kosovė. Me Demaēin kėto punė nuk bėhen.

    Si gjithnjė, kundėr Demaēit do tė jetė LDK dhe satelitėt e saj, sepse aktualisht nė skenėn politike tė Kosovės vetėm ai mund ta sfidojė realisht Ibrahim Rugovėn, figurėn politike dominuese nė vend.

    Kundėr Demaēit do tė jetė PDK dhe AAK, sepse askush sa Demaēi nuk mund t'i kėrkojė llogari Thaēit, Sylės, Krasniqit, Hysenit, Haradinajt, Kosumit e sa e sa tė tjerėve, tė cilėt me mosbėrjet dhe keqbėrjet e tyre i kanė shkaktuar dėme tė pafalshme imazhit dhe sakrificave tė panumėrta tė njė lėvizjeje tė fuqishme me njė traditė mė shumė se njė shekull.

    Kundėr Demaēit do tė jenė edhe bosėt e mediave nė Kosovė, sepse nė kėto pesė vjet tė pasluftės ato nuk janė dėshmuar pėr profesionalizėm e vendosmėri nė denoncimin e shumė tė kėqijave nė vend, por tė shumtėn janė bėrė pjesė e provincializmit mbytės nė Kosovė.

    Kundėr Demaēit shpeshherė do tė jetė edhe ai vetė. Ai ka pėr tė vazhduar tė kritikojė Rambujenė, edhe pse e di fort mirė se mosshkuarja e shqiptarėve aty do tė ishte vetėvrasje. Ai shpeshherė do t'i grahė siē ia merr mendja, pa pyetur askėnd si atėherė, nė verėn e vitit 1998, kur amerikanėt pėrpiqeshin qė tė bėjnė shqiptarėt me institucione tė mirėfillta e ai tė jetė kryetar qeverie, por Demaēi nuk donte, sepse thoshte se do ta bėj kėtė me njė kush tė vetėm: qė tė largohet Rugova pėrgjithmone nga skena politike, gjė qė ishte e vazhdon tė jetė edhe sot krejt e pamundur… Demaēi mund tė vazhdojė t'i dėgjojė edhe tash ata qė e nxitėn t'ia mbyllė telefonin Madelein Olbrajt-it, asaj Zonje tė Madhe tė cilės shqiptarėt i detyrohen brez pas brezi.

    Pėrkundėr tė gjithave, rifutja e Demaēit nė politikė ėshtė ngjarje me rėndėsi tė dorės sė parė. Ai, natyrisht do tė humbė shumė energji pėr krijimin e rrjetit tė partisė sė tij, nė ngutje e sipėr nė kėtė strukturė do tė ketė edhe njerėz qė futen aty veēse pėr tė pėrfituar diēka, apo edhe pėr tė torpeduar Demaēin 'nga brenda'.

    Por Demaēi do tė sjellė freski nė jetėn politike tė Kosovės; ai politikės sė vendit do tė pėrpiqet t'ia kthejė atė qė nuk e ka fare: njė ēik njerėzillėk, njė komunikim normal, larg arrogancės, imoralitetit dhe hipokrizisė qė dominon gjerė e thellė skenėn tonė politike.

    A do tė fitojė Demaēi?

    Nė kėtė rast ēdo parashikim rrezikon tė jetė i paqėndrueshėm. Nga kjo perspektivė mund tė pėrvijohet njė ide nėse jo pėrpara, pas zgjedhjeve do tė ketė njė aleancė mes grupeve tė ndryshme parlamentare, i cili zor se do ta marrė vota tė mjaftueshme pėr tė formuar qeverinė, pėr tė zgjedhur presidentin etj., por sidoqoftė do ta rrudhė sadopak spektrin qė dominon LDK-ja. Nė kėtė rast bashkėqeverisja do tė jetė krejt e pamundur. Dhe ndoshta ky do tė jetė njė kontributi tjetėr i madh qė Demaēi i bėn vendit: tė krijohet njė opozitė serioze, pa tė cilėn nuk mund tė mendohet demokracia; tė kontribuojė nė konsolodimin e institucioneve, nė futjen e moralit dhe pėrgjegjėsisė si kategori tė domosdoshme edhe nė prakrikat politike nė Kosovė.

    Po ndonjė rezultat tjetėr? Vėshtirė tė identifikohen qė tash, por do tė jetė njė pėrpjekje e sinēertė e serioze nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės, siē ėshtė maratonė pas maratone e gjithė jeta e Demaēit... dhe janė kėto rendje e pėrpjekje qė atė e bėjnė tė jetė i respektuar jo vetėm nga ithtarėt po edhe nga kundėrshtarėt e armiqtė e tij.

    Nė qėrshor tė vitit tė kaluar, njėri prej kryetarėve mė tė mėdhenj qė ka pasur SHBA, Bill Klinton, nė njė ceremoni tė organizuar pėr nder tė tij nga Kėshilli Shqiptaro-Amerikan, u tha tė pranishmėve: shqiptarėve ju mungon Mendela, personi qė do tė komunikonte me minoritetet e Kosovės…

    Kosova e ka pasur dhe vazhdon ta ketė edhe sot Mandelen e vet, tė cilin nė moshė tė thyer, lahperėt e Kosovės e detyruan tė formojė njė parti politike… Sepse Demaēi ėshtė i vetmi qė ka komunikuar me komunitetet nė gjuhėn e tyre, ai u ka ndejtur atyre pranė nė orėt mė tė liga dhe nė gėzimet e tyre… Me kėtė qėndrim ai e ka nderuar Kosovėn nė botė, por nga populli i vet ka marrė si shpėrblim pėrqeshjen dhe pėrbuzjen, ‘dhuratat’ mė tė shpeshta qė popujt e vonuar kanė pėr vlerat e tyre mė tė mėdha.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vetėvendosja proteston dhunshėm kundėr planit tė Ahtisarit
    Nga Alienated nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 769
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 08:50
  2. Kryehajduti i Shqiperise, Qytetar Nderi ne USA
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 07:18
  3. Demaēi jep dorėheqjen nga bordi i RTK-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •