kush na e sjell fjalimin e hydajet hysenit ne at akademine per enverin?
te shikojm cka thene..
kush na e sjell fjalimin e hydajet hysenit ne at akademine per enverin?
te shikojm cka thene..
perse kerkoni te kerkoni e te "derrmoni" enverista ne Kosove, kur enveristin me damke i keni ne krye te qeverise ne Shqiperi?
perse partia socialiste nuk ia hap saliut dosjen e sekretarit te byrose puniste?!?
ua thom une: sepse ata jane bashke-enverista me saliun, per ta mbajtur Shqiperine peng te se kaluares enveriste ...
Hydhi një sy Llapi shokut Enver dhe shokëve të tjerë jugosllavë....
Së të duket flamuri Jugosllav krahas atij shqiptar edhe brohoritjet Enver-Tito?
http://it.youtube.com/watch?v=BUmyZS...eature=related
Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.
Gott mit Uns
Nuk e dija dhe po ngel shume i habitur nga simpatia qe kosovaret ushqejne per nje diktator gjakpires.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
ENVER HOXHA PËR KOSOVËN
ENVER HOXHA PËR KOSOVËN
Shumë të dashur pjestarë të familjes së të madhit dhe të pavdekshmit Enver Hoxha!I nderuari President i Shqipërisë Ramiz Alia!I dashur Axha Osman,baba i udhëheqësit dhe heroit të kombit Afrim Zhitia!Shumë të dashura familje të heronjve dhe dëshmorëve të kombit!Të nderuar invalid,veteran dhe luftëtarë e veprimtarë të devotshëm për çlirim të Kosovës dhe viseve të saja!Të nderuar mergimtarë!Të nderuar të pranishëm!Zonja dhe zotrinjë! Jam shumë i lumtur,është e do të mbetet përgjithmonë nderë i madh për mua,që në emër të Klubit Politik “Afrim Zhitia”,të mbaj këtë fjalë rasti, në 100 vjetorin e lindjës së Komandantit të lavdishëm e udhëheqësit legjendarë të popullit shqiptarë – Enver Hoxha. 100 vjet më parë,16 tetori i vitit 1908, paralajmëronte sihariq të jashtëzakonshëm,një nënë e thjeshtë shqiptare gjirokastrite, bënte lindjen më të madhe të shekujve për kombin tonë. Këtu e 100 vjet më parë u lind Enver Hoxha,që u bë mbrojtësi më i palëkundshëm i vlerave dhe interesave të gjithanshme të popullit shqiptarë në përgjithësi,të Kosovës e të viseve të saja në veçanti. Të nderuar të pranishëm! Mburremi e do të mburremi gjithmonë, që po ia festojmë ditëlindjen e 100-të, shqiptarit të përmasave më të mëdha që ka njohur ndonjiherë historia e popullit tonë,Enver Hoxhës,i cili u bë vijë demarkacioni,kush ishte kundër Enver Hoxhës në Kosovë ishte titist,dhe titistët ishin aleatët më të mëdhenj të Serbisë në luftë kundër Republikës së Kosovës;ia festojmë ditëlindjen Enver Hoxhës, që na ka mësuar e porositur sa e sa herë: motra dhe vëllezër nga Kosova,ju duhet dhe keni të drejtë të kërkoni të drejta më shumë,sepse edhe ju duhet të jeni të barabartë, ashtu si edhe popujt tjerë në Jugosllavi,në këtë rrugë të rëndë e të mundimshme,ku u vranë dhe u gjakosën, ku u torturuan dhe u burgosën me qindra dhe me mijëra vite burg bijat dhe bijtë më të mirë të popullit tonë,në këtë rrugë liridashëse,fisnike,njerëzore dhe kombëtare, na mbështeti edhe e gjithë bota demokratike,prandaj nderimi për Enver Hoxhën,këtë figurë nga më të shquarat të kombit tonë, merr kuptim edhe më të madh,sot kur Kosova është e lirë e pavarur dhe sovrane, që është njohur e po njihet nga shtetet e ndryshme të botës. Enver Hoxha,është ky emër i cili kur e ke dëgjuar të ka qeshur fytyra,të është ngrohur zemra,të është shtuar vullneti për të ecur më me vendosmëri në rrugën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës,të ka humbur frika fare,të është shtuar edhe më shumë urrejtja për pushtuesin serb.Me Enver Hoxhën në mendje e në zemër,kemi punuar më me devocion për largimin e zgjedhës pushtuese serbe nga Kosova,sepse kështu porosiste e kërkonte Enver Hoxha.Enver Hoxha,kur ka folur për Kosovën dhe popullin shqiptarë që vuante nën pushtimin Jugosllav,pushtuesit janë tmerruar. Gatishmëria ushtarako-politike e pushtuesve tanë,ngritej në nivelet më të larta,e dinin pushtuesit se pas çdo qëndrimi të hapur,parimor e në mbrojtje të popullit shqiptar të Kosovës nga ana e Enver Hoxhës,radhët e ilegalëve në Kosovë shtoheshin,rritej e forcohej organizata ilegale politike për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia.Kurdoherë që Enver Hoxha ka vizituar vise të ndryshme të Shqipërisë në kufijtë me ish-Jugosllavinë,pushtuesit e Kosovës nxirrnin ushtrinë nga kazermat dhe ia bashkanëgjitnin kontingjentit të madh që ishte gjithmonë i përqendruar në kufirin shqiptaro-shqiptarë.Këtë kufi që na ndau padrejtësisht, e lavdishmja dhe famëmadhja Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli shqiptarë e thyen dhe e ujitën me gjakun e luftës për liri.Enver Hoxha, me qëndrimin e Tij të hapur në mbrojtje të Kosovës,ishte idoli i qindra dhe mijëra veprimtarëve patriotë e adhetarë shqiptarë,ishte ikona më e shenjtë e çlirimtarëve të kombit tonë të ndarë me dhunë,ishte shpresa e shqiptarëve të robëruar jashtë kufijve të Shqipërisë politike. Enver Hoxha, ishte mësuesi ynë më i madh në luftën e gjatë e të mundimshme që kemi zhvilluar kundër pushtuesit serb,mësimet e Tij të mëdha që ne i kishim lexuar e rilexuar në veprat e Tij, në drejtimin e aktivitetit ilegalë dhe përgatitjen e luftës së armatosur çlirimtare, ishte busulla orientuese e veprimit tonë.Ne Atij dhe vetëm Atij,ia atribuojmë suksest e korrura në ndërgjegjësimin dhe zhvillimin me sukses të veprimtarisë sonë ilegale në Kosovë e vise,deri në fillimin e luftës së armatosur çlirimtare.Ne shqiptarët e Kosovës e kemi për nderë të madh të festojmë 100 vjetorin e lindjes, të njërit prej mbrojtësve më të mëdhenj të çështjes së Kosovës, i cili ishte zëri i vetëm që na dilte në përkrahje atëherë kur ne shtypeshim dhe përgjakeshim nga pushtuesi jugosllav.Askush më shumë se Enver Hoxha,në kohën kur jetoi, nuk ka bërë më shumë në mbrojtje të Kosovës dhe popullit të saj,prandaj ne jo vetëm sot,por gjithmonë do t’i përulemi me respekt të pafund e mirënjohje të thellë. Nuk ka individ të moshës së pjekur që e ka dashur kombin dhe popullin me gjithë shpirt;nuk ka shtëpi patriote e atdhetare shqiptare të Kosovës, e cilësdo anë apo krahinë,që kur kanë dëgjuar fjalën e Enver Hoxhës në Radio Tiranë,në Radio Kukës apo në Televizionin Shqiptarë ose kur kanë lexuar fjalimet dhe artikujt e shumtë, në mbrojtje të çështjes së Kosovës,që nuk janë mobilizuar edhe më me përkushtim në luftën për çlirim nga zgjedha pushtuese serbo-jugosllave. Enver Hoxha, duke pasur respekt të madh për luftëtarët dhe patriotët dëshmorë të kombit,që ishin me prejardhje nga Kosova,për të cilët respekti meritorë në Kosovë mungonte,pasi ishte e pamundur pasi Kosova ishte nën pushtimin serbo-titist,na i nderoi në mënyrë të veçantë duke u ngritur shtatore vigane Isa Boletinit në Shkodër,Hasan Prishtinës në Kukës dhe Bajram Currit në Bajram Curr,por jo vetëm kaq, një qyteti të tërë ia vuri emrin e plakut të pamposhtur që nuk lidhej i gjallë në shpellat e Dragobisë heroike. Enver Hoxha, tregoi kujdes të veçantë nderi e rrespekti ndaj varrit ku pushonin eshtrat e heroinës së kombit Shotë Galica,kurse në Kosovë duke ndjekur rrugën e mësimeve të Enver Hoxhës,për eshtrat e Azem Galicës në mungesë institucioni,kujdeseshin mësues patriot e atdhetarë si Avdyl Krasniqi e shokë të tij. Kështu nderoheshin gjerdanët e gjakut të derdhur për liri nga Enver Hoxha,për të cilin ne jemi tubuar sot t’i bëjmë nderimin meritorë në këtë akademi politike,që mendojmë se nuk është e mjaftueshme për tërë atë që ka bërë Enver Hoxha për Kosovën. Nuk kishte ngjarje me rëndësi historike në të cilën është përfshirë dhe ka luajtur rol vendimtarë populli shqiptar i Kosovës dhe klasa politike ilegale,dhe të mos ketë mbajtur qëndrim parimorë e atdhetar,prej vëllau e udhëheqësi,mësuesi e patrioti,gjiganti me emrin Enver Hoxha. Demonstratat e vitit 1968 dhe të vitit 1981,në të cilat populli ynë doli në rrugë dhe kërkoi të drejta më të mëdha,u mbështetën në mënyrë të fuqishme nga Enver Hoxha dhe jo vetëm kaq,Enver Hoxha gjithmonë por veçanërisht pas vitit 1981 e derisa vdiq,u bë mbrojtësi më i zjarrtë i të drejtave legjitime të popullit shqiptarë të Kosovës e viseve të saj.Ai nga Tirana, e thoshte atë që nuk lejohej dhe nuk ishte e mundur ta thonin,udhëheqësit politik ilegal të Kosovës. Po ka ndonjë që nuk i kujtohet qëndrimi i Enver Hoxhës,kur ju drejtohej pushtuesve: “...Ju zotrinjë të Beogradit dërguat në Kosovë 60 mijë ushtarë serb,për të shtypur e për të vrarë kosovarët dhe për të frikësuar Shqipërinë,ne nuk frikësohemi,ne jemi gati,në këmbë,si një trup...” Kur armiqt serb afër Shtutgardit të Gjermanisë vranë drejtuesit e lëvizjes ilegale Jusuf Gërvallën,Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën,Enver Hoxha për të treguar përpara botës se shteti shqiptarë ishte lënduar thellë nga ajo vrasje që kishte dëmtuar rëndë lëvizjen politike ilegale dhe për të inkurajuar shokët e udhëheqësve të vrarë, që të vazhdonin rrugën e lënë përgjysmë të tyre,kishte pritur familjen Gërvalla në Tiranë,madje njërin fëmijëve të dëshmorit e kishte mbajtur në prehër edhe para kamerave,kjo neve ilegalëve që vepronim në Kosovën e okupuar,na inkurajonte dhe shumë madje, për të mos u ndalur për asnjë çast në rrugën e lavdishme, drejtë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Motra dhe vëllezër,të nderuar të pranishëm! Lëvizja politike ilegale atdhetare ka njohur shumë emra të shquar të udhëheqjes së saj,por më të shquarit padyshim janë heronjtë e kombit: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka,Bardhosh Gërvalla,Rexhep Mala, Nuhi Berisha,Zija Shemsiu,Afrim Zhitia,Fahri Fazliu, Fadil Vata,Bahri Fazliu e shumë e shumë të tjerë. Të gjithë këta patriotë e udhëheqës të lartë të lëvizjes politike ilegale në Kosovë,tani heronj të kombit,kanë qenë nxënës besnik të mësimeve të mëdha për Kosovën, të Enver Hoxhës. Ata kanë rënë në fushë të nderit me mall për ta parë të çliruar,të lirë e sovrane Kosovën dhe për ta takuar e përqafuar të gjallë Enver Hoxhën, një ditë në Prishtinë. Ne në Kosovë kemi shumë arsye ta festojmë 100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës,sepse ky vigan i çështjes kombëtare,jo vetëm nuk nënshkroi kartën e Helsinkit,por hapur kundërshtonte aneksimin e Kosovës dhe viseve të saja Serbisë,nuk pranonte kufijtë ku Kosova jonë e dashur dhe e shtrenjtë ishte nën Serbinë,kjo na mjaftonte neve që ta vazhdonim luftën edhe më me vendosmëri. Enver Hoxha, ka qenë shkëndija e shpresës morale që ka depërtuar në çdo skutë të errët të qelive të mykura ku kanë vuajtur dhe janë dergjur për vite të tëra,me qindra dhe mijëra të burgosur politik shqiptarë, nëpër burgjet serbo-jugosllave. Po sa herë që xhelatët dhe kriminelët serb kanë torturuar për vdekje të burgosurit politik shqiptarë,që të lidhur këmbë e duar me zingjirë, kanë lënë gjymtyrët e trupit dhe shëndetin e tyre nëpër kazamatet famëkqija jugosllave,dhe kurrë nuk janë thyer,por kanë qëndruar stoik e të pamposhtur,ata kurrë nuk e kanë pushur këngën për Kosovën,për Shqipërinë dhe Enver Hoxhën,kështu ka shkruar në kujtimet e tij nga burgu,i famshmi,çeliku i burgjeve dhe i qëndresës shqiptare, heroi i kombit tonë - Rexhep Malaj. Në stadiumet e palestrat e ndryshme sportive,sportëdashësit shqiptarë nga Kosova dhe viset e saja,në shenjë mirënjohje e falenderimi,dashurie e respekti, gjëmonin me thirrjet E - Ho,E - Ho,kjo ishte nderë e konsideratë për gjithë atë që kishte bërë Enver Hoxha për Kosovën. Po ne kosovarët kështu kemi brohoritur jo vetëm në Kosovë,por edhe në zemër të Serbisë në Beograd,dhe pastaj propaganda serbe gjëmonte me sharje dhe fyerje,tortura e burgosje,ndërkohë që nga këto ngjarje çdo herë dilnim më të fortë e më të organizuar,më të vendosur për të ecur drejt çlirimit definitiv. Gjykimet dhe burgosjet në Kosovë,faktet dëshmojnë se janë përcjellur me vëmendje të veçantë nga Enver Hoxha. Ja qfarë shkruante më 26 qershor 1969“...Të denuarit prej gjyqeve janë me dhjetra,të burgosurit që presin të dalin në gjyqe janë me qindra.Shumica e këtyre janë mësues,profesorë dhe studentë.I gjithë ky terror ka për qëllim mbylljen e shkollave shqipe,friksimin e shqiptarëve dhe synon shkombëtarizimin dhe largimin nga tokat e tyre.Ata i detyrojnë të largohen në mërgim...” Në kohën kur pushtuesit serb,përmes klubeve në përendim, bënin gjithçka që të degjeneronin, e të shkombëtarizonin mërgimtarët tanë dhe të largonin vëmendjen e tyre nga ato që ndodhnin në Kosovë,ja se si ju drejtohej Enver Hoxha mërgimtarëve kosovarë që punonin përkohësisht në botën e jashtme:”...Atdheun tuaj,Kosovën,serbomëdhenjtë e mbytën në gjak.Ata ju vranë në mënyrë barbare shtazarake motrat,gratë,vëllezërit,baballarët dhe kalamanët tuaj,sepse këta kërkonin të drejtat e tyre. Burgjet e Kosovës janë plot,njerëz të gjymtuar nga torturat ka atje plot,shtetërrethimi vazhdon i egër,por Kosova dhe gjithë shqiptarët që jetojnë në trevat e tyre u rezistojnë dhe do t’u rezistojnë edhe më me forcë terrorit dhe dhunës serbomadhe...” 2 qershor 1981. Ka pothuaj për çdo ngjarje qëndrime të qarta dhe të prera e largëpamëse të Enver Hoxhës për Kosovën. Të nderuar të pranishëm! A thua vallë e ka imagjinuar Enver Hoxha,se në Kosovë,se një ditë do t’i lindej një vëlla me emrin Adem Jashari, që do të dilte me aq madhështi në log të mejdanit, e do t’ia kthente pushkën pushtuesit serb,e do të bëhej kurban me vetëdije të plotë, me tërë familjen,dhe i tërë kombi dhe bota e lirë do t’i përulej me respekt të thellë e mirënjohje të pafund?
Shqipëria e Enver Hoxhës,me vendim të Prsedentit Ramiz Alia,e morrën dhe në akademitë e saja ushtarake,në fushat dhe malet ku kanë luftuar luftëtarët kombëtarë të Gjergjigjit të lavdishëm,dhe ku kanë zhvilluar luftime të rrepta partizanët trima gjatë Luftës së Dytë Botrore,e përgatitën Komandantin Legjendar Adem Jashari,për luftën finale për jetë a vdekje me Serbinë. Pra përgjigja është, se Enver Hoxha ka bërë gjithçka që duhej bërë dhe që ishte e mundur,që në Kosovë të rritej e të forcohej Lëvizja Ilegale Politike Patriotike, dhe të krijonte rrethanat dhe të përgatitej e të themelohej më vonë e famshmja dhe e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës,sepse me qëndrimin e tij prej projektuesi të së ardhmës kishte parashikuar,”... Do të vijë koha kur kosovarët do të luftojnë akoma më mirë,më shumë e më fort për të fituar lirinë,pavarësinë dhe sovranitetin...”,dhe kjo kohë erdhi me Ushtrinë e lavdishme Çlirimtare të Kosovës. Në ato vite sa jetoi e drejtoi Enver Hoxha, na doli zot dhe ne nuk ndjeheshim në mëshirë të fatit,por kur u nda nga jeta,Kosovës dhe popullit shqiptarë,vazhduan t’i dalin zot vazhduesit e Tij,njërin prej të cilëve sonte e kemi në mesin tonë,shokun e bashkëpunëtorin e ngushtë të Enver Hoxhës,Presidentin Ramiz Alia,të cilin e përshëndesim edhe nji herë dhe i urojmë jetë të gjatë. Populli ynë dhe Kosova jonë e dashur, nuk mbeti pa aleat e pa miq. Gjatë luftës çlirimtare të armatosur që zhvilluam,në kohën kur rrezikoheshim të shfaroseshim nga faqja e dheut,dolën në skenë mbrojtës të tjerë që i thanë botërisht jo dhunës dhe gjenocidit që kryente xhelati Milosheviq në Kosovë. Ashtu si dikur i madhi dhe i pavdekshmi Enver Hoxha që na mbronte,kur ushtria dhe policia jugosllave ushtronte dhunë e terror të paparë e të padegjuar deri më atëherë mbi Kosovën dhe shqiptarët,e që ishim bërë sy e vesh nga Ai dhe nga Shqipëria,kësaj radhe popullit tonë i doli në mbrojtje,përpos Shqipërisë së Enver Hoxhës me aq sa kishte mundësi pas traumave që kishte përjetuar, Amerika dhe Presidenti Klinton,Britania dhe Kryeministri Toni Bleri e të tjerë. Motra dhe vëllezër! Të nderuar të pranishëm! Është i njohur fakti se kur filloi bombardimi i Serbisë dhe i forcave të saj militare, paramilitare e çetnike në Kosovë,që shkatërronin çdo gjë që gjenin përpara ,në ato momente kur fluturonin dhe bombardonin bombarduesit e NATO-s,në ato momente vetëm Presidenti Klinton dhe menjëherë pas tij Kryeministri Bler,përpara opinionit botërorë mbanin konferenca shtypi live,ku i bënin thirrje popullit tonë,si dikur legjendari Enver Hoxha,që të mos dëshprohej e të mos dorëzohej,të qëndronte i fortë dhe e pranonin se Aleatja e NATO-s në tokën e okupuar Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës,se liria dhe çlirimi nuk kanë alternativë tjetër,se Serbia ka vetëm nji rrugë,atë të largimit përfundimtarë e me turp nga Kosova. Ne sot jemi të lirë dhe të pavarur,kjo ka ndodhur falë luftës heroike që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe gjakut të derdhur për liri,por edhe ndihmës së madhe që na ka ardhur nga aleatët tanë të mëdhenj Shqipëria, SHBA-të,Britania e Madhe dhe shtete të tjera.Kemi realizuar shumë nga ato që ka ëndërruar e projektuar i madhi dhe i pavdekshmi,mësuesi dhe mbrojtësi ynë i madh Enver Hoxha. Të nderuar të pranishëm! Klubi Politik”Afrim Zhitia”,do të përkujtojë e do të nderojë të gjithë ato personalitete kombëtare e ndërkombëtare, që kanë kontribuar dhe ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të gjatë e të mundimshme,por të lavdishme, drejt lirisë dhe pavarësisë. Kosova do t’i jetë mirënjëhese në shekuj Enver Hoxhës,për ndihmën e madhe që i ka dhënë. Lavdi e përjetshme mësuesit dhe mbrojtësit më të madh të Kosovës dhe popullit shqiptarë! Lavdi dëshmorëve të kombit!
Faleminderit.
Ismet Sylejmani Kryetar i Klubit Politik
“Afrim Zhitia”
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
00:15/14.10.08 - Hydajet Hyseni: Enver Hoxha ka qene nje atdhetar I madh shqiptar
Deputeti I Kuvendit te Kosoves dhe antar I Kryesise se PDK te drejtuar nga Thaci, Hydajet Hyseni ka beri sqarimin e meposhtem lidhur me pjesmarrjen e tij dhe fjalen me rastin e 100 vjetorit te Enver Hoxhes
1. Akademia është organizuar në
shenjë të 100-vjetorit të lindjes së
Enver Hoxhës dhe ishte tematike:
"Enver Hoxha për Kosovën". E
fokusuar në këtë temë ishte edhe
fjala ime; një përpjekje për ta
shpalosur një pjesë të së vërtetës,
të cilën, jo vetëm kemi të drejtë ta
themi, por e kemi edhe borxh e
obligim qytetar.
2. Pjesëmarrja dhe fjala ime në
këtë Akademi është akt personal
dhe nuk ka të bëjë aspak me
ndonjë subjekt politik, shoqëror
apo institucional dhe aq më pak
me liderët e tyre. Çdo përpjekje për
të implikuar personalitete të tjera,
që nuk kanë asnjë lidhje me këtë
aktivitet, janë absolutisht të pabaza
dhe tendencioze.
3. Ua lë lexuesve vlerësimin dhe
shpreh respekt edhe për mendimin
e kundërt. Fyerjet, sulmet, kërcënimet
dhe presionet, që ma kujtojnë
diferencimin e viteve tetëdhjetë,
ua lë ndërgjegjes së secilit,
ndërkaq pres që politika redaktuese
që nxit fushata përçarëse e
linçuese, të jetë objekt i shqyrtimit
profesional, etik e ligjor.
Ne fjalen e tij, Hyseni midis te tjerash eshte shprehur se: Enver Hoxha është nga atdhetarët
dhe revolucionarët e rrallë që
mbeten të tillë gjatë gjithë jetës
së tyre.
|||Lajme.Net|||
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Me mijëra të vrarë nga urdhërat e Enver Hoxhës, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj
Diktatori, si tradhëtoi Luftën Nacionalçlirimtare
Uran BUTKA
Sipas një relacioni të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeveria shqiptare autorizoi në fillim të vitit 1945 oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën shqiptare më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm (AQSH, Arkivi i Ministrisë së Jashtme. Dokumenti B-7-2, viti 1950).
Enver Hoxha është përgjegjës direkt për 10000 të pushkatuar pa gjyqe apo të vdekur në hetuesitë e Sigurimit të Shtetit, nëpër burgje e kampe internimi, nëpër kampet e punës apo spitale psikiatrike; për 30000 të dënuar politikë, 33000 të internuar pa vendime e pa dokumente dhe 10000 të tjerë të internuar e të dëbuar nga komisionet e paligjshme, të cilat binin ndesh me Kushtetutën.
Tentativa për dhënien e statusit të veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare, Enver Hoxhës, është një akt tjetër i turpshëm i shtetit të sotëm shqiptar, por aspak i veçuar e i papritur, pas rikthimit me armë të komunistëve në pushtet në vitin 1997, pas restaurimit gradual të enverizmit si mendësi e praktikë, pas vendosjes së portretit të Enver Hoxhës në Ministrinë e Jashtme, pas paradave enveriste dhe publikimeve të tij në mediat televizive, shtyp, tekstet shkollore, filmat me Enverin e të tjera.
Të gjitha këto dhe sidomos akti i fundit, s'janë tjetër veçse përpjekje zyrtare për të rehabilituar plotësisht Enver Hoxhën, xhelatin më të tmerrshëm të kombit shqiptar, atë që vrau, përdhosi dhe izoloi një popull të tërë për gjysmë shekulli.
Me këtë akt, shteti shqiptar e në mënyrë të veçantë Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, dhe qeveria shqiptare e në mënyrë të veçantë Pandeli Majko, një enverist i përbetuar, herë i hapur e herë i kamufluar, i cili fillimisht e përkrahu këtë proces, por në çastin e dhënies së statusit u detyrua të fshihej prapa një refuzimi, treguan se ç'mall janë dhe kujt i shërbejnë, vetëm Shqipërisë jo.
Me këtë akt, ata dëshmuan se Enver Hoxha dhe Lufta Nacionalçlirimtare janë një, se Enver Hoxha, si udhëheqës i Luftës NÇL, e tjetërsoi luftën për çlirim në luftë civile, që e shkatërroi Shqipërinë dhe tradhtoi idealet, luftën dhe gjakun e partizanëve dhe të nacionalistëve që luftuan realisht kundër pushtuesve, ndërkohë që ai, stalinisti më i tërbuar në perandorinë e së keqes, vegla e bindur e PK Jugosllave, antikombëtari më i madh në tërë historinë e popullit tonë, shqiptaro-vrasësi monstër hëngri, përveç kokave të mijëra e mijëra shqiptarëve, edhe kokat e njerëzve të vet.
Enver Hoxha është përgjegjës direkt për 10000 të pushkatuar pa gjyqe apo të vdekur në hetuesitë e Sigurimit të Shtetit, nëpër burgje e kampe internimi, nëpër kampet e punës apo spitale psikiatrike; për 30000 të dënuar politikë, 33000 të internuar pa vendime e pa dokumente dhe 10000 të tjerë të internuar e të dëbuar nga komisionet e paligjshme, të cilat binin ndesh me Kushtetutën. Janë mijëra kosovarë të vrarë matanë kufirit në bashkëpunim me komunistët jugosllavë. Sipas një relacioni të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeveria shqiptare autorizoi në fillim të vitit 1945 oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën shqiptare më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm (AQSH, Arkivi i Ministrisë së Jashtme. Dokumenti B-7-2, viti 1950).
Po le t'ia lëmë fjalën vetë Enver Hoxhës, ç'thotë ai për veten, për të tjerët, për Luftën Nacionalçlirimtare, për Kosovën:
"Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë"
"Direktivat e kominternit dhe udhëzimet e vërejtjet e shokut Tito ishin për ne fanarët që duhet të na ndritnin gjendjen e krijuar, dhe të na hapnin fushë veprimi për në të ardhmen…".
"Që të gjithë e dimë se sukseset dhe gabimët e KQ janë të lidhura me të dy shokët jugosllavë, Miladin dhe Dushan. Këta dy shokë kanë ndihmuar shumë për formimin e Partisë sonë dhe për mëkëmbjen e saj… Vetëvetiu, se ne në punën tonë me kaq përgjegjësi që kishim, do të mbështeteshim pa rreshtur tek Miladini dhe Dushani. Puna jonë ishte si puna e atij nxënësit që në çdo rast pyet ose shikon mësuesin nëse ka punuar mirë, ose si duhet të punojë… Për çdo gjë bënim, merrnim aprovimin e Miladinit. Kjo mënyrë pune vazhdoi gati tërë kohën edhe bile deri vonë. Komiteti Qendror ishte i identifikuar me Miladinë dhe praktikisht Komitet Qendror nuk kish… Në kontakt të ngushtë me këta dy shokë, vetëvetiu adoptuam prej tyre jo vetëm mënyrën e punës, por edhe mënyrën e mendimit. Influenca e tij mbi ne ishte shumë e madhe"
(Nga rrëfimi i Enver Hoxhës, i gjunjëzuar përpara V.Stoiniç, AQSH, F.14 D.2, viti 1944)
"Unë mendoj se vendimin që dhanë shokët Dushani e Miladini (për vrasjen e Y.Dishnicës dhe të M.Gjinishit) duhet ta realizojmë, por në momentin dhe kohën e duhur, se me sa di unë, Babë Myslimi e ka dhëndër Gjinishin (ndërhyn Nako Spiru). - Jo, shoku Nako, ata duhen pushkatuar, e theksoj, duhen pushkatuar!" .
(Bashkimi i Kombit, 31.8.1944)
"Interesimi i madh që keni treguar gjithmonë ndaj partisë sonë të re, këshillat tuaja të çmueshme dhe ndihma e pamasë dhe e pandërprerë, të cilën na e keni dhënë, kanë qenë për ne fanarët ndriçues dhe faktorët kryesorë të formimit, të rritjes dhe të përforcimit të partisë sonë", i shkruan Enver Hoxha marshallit Tito.
(AQSH, F.14 D.2)
"Për shembull, në Gjirokastër, ballistët hynë të parët në qytet me 600 bashibozukë. Shokët tanë hynë më vonë në qytet me 1500 vetë dhe në vend që t'i pastrojnë ato plehra që andej, kënaqen me një luftë politike… Ne duhet të ndërhyjmë që t'i godasim pa mëshirë… Në Berat ngjet gjithashtu po ky avaz. Në një anë pushteti i Ballit dhe në anën tjetër pushteti ynë, dhe ndërmjet tyre xhandarmëria e vjetër që mban qetësinë…Në qytetin tuaj ekzistojnë dy pushtete, gjë që s'duhet të ndodhë. Nuk mund të tolerojmë që Balli të ngrejë pushtetin e vet krahas me tonin, nuk duhet të lejoni dualitet në këtë gjë. Prandaj duhet ta luftoni këtë pushtet dhe të njihet vetëm pushteti ynë" .
( Letër qarkore e Enver.Hoxhës, 26.9.1943)
"Vija jonë politike jo vetëm që nuk ishte e qartë, por as edhe e fortë, dhe në princip ne nuk donim të punonim me nacionalistët…
Megjithëse në Konferencën e Pezës morën pjesë disa krerë nacionalistë, ne nuk ditëm të punonim me ta, të mbanim kontakte të ngushta dhe t'i drejtonim, përkundrazi ne i lamë në fatin e tyre dhe këta, kush e kush më parë e kish në dorë, u hodhën në kampin e Ballit e të armikut.
Në Pezë nuk flitej veç për komunizëm dhe këshillat nacionalçlirimtare ishin formale ose këto konsideroheshin si organe të Partisë.
Kjo gjë ngjau në Vlorë, që konsiderohej si djepi i nacionalizmit dhe tamam atje ku urrejtja kundër italianëve ishte e madhe, dhe tradita luftarake gjithashtu. Ishte në Vlorë e në Gjirokastër që këshillat tona u quajtën soviete nga ana jonë në fillim, më vonë u ndërrua ky destinacion, po mënyra e punës dhe konsiderimi që i jepej këshillit, ishte po ai i pari. Këshillat ishin bërë organe të drejtpërdrejta të Partisë, aty flitej në emër të Partisë. Propaganda për Partinë, për komunizmin bëhej haptas dhe nga një punë e tillë dilte vetvetiu që krahina e Vlorës u nda në dy kampe distrikte, ajo komuniste dhe ajo e nacionalistëve dhe çdo ditë ashpërsohej puna…"
(AQSH, F.14 D.2, viti 1944 )
"Ne duhet të punojmë në drejtimin që vijon, - shkruan Enver Hoxha, - me anë të një demaskimi të squet dhe një pune të palodhshme për ta diskredituar Ballin në popull, për t'ia shkëputur popullin dhe për ta lidhur me neve, me shkaktue divergjenca në radhët e Ballit, me krijue situata të papërshtatshme për të shkaktuar me shpejtësi diferencime dhe me i ra kresë, me e paraqit në popull Ballin si përçarës dhe shkaktar vëllavrasjeje, dhe kështu përgjegjësitë historike të mosbashkimit e të përpjekjes sonë me armë të bien mbi Ballin Kombëtar… Të përgatitemi, të përgatisim popullin në përpjekje me Ballin" .
(Qarkore e Enver Hoxhës, dt. 9.9.1943)
"Komiteti Qendror e kuptoi që Mukja ishte një gabim, por nuk e gjykoi me gjakftohtësi këtë gabim dhe në vend të analizimit serioz, ne na zuri paniku dhe s'dinim sesi të dilnim nga ky gabim. Kishte dy udhë:
Ose me vazhdue pjekjen me Ballin dhe në një bisedim tjetër me luftue në platformën tonë dhe t'i bënim popullit të qartë se si e kuptonim ne bashkimin, dhe se ne vetëm kërkonim një bashkim të shëndoshë. Në këtë rast, edhe sikur të mos binim dakort me Ballin, përpara popullit ne dilnim të larë.
Ose ishte rruga tjetër, me i pre krejt bisedimet. Ne zgjodhëm rrugën më të gabuar. Nga oportunizmi i parë u hodhëm në një sektarizmë të ekzagjeruar, nga një qëndrim indeciz u hodhëm në një qëndrim të ashpër, ne u hodhëm në luftë me Ballin… Në vend që të venim në mbledhjen që kishim caktuar dhe atje t'i binim kresë Ballit, dhe të rrëzonim gabimin që kishim bërë, ne bëmë mbledhjen e Labinotit. Labinoti ishte mbledhja karakteristike që tregonte panikun tonë përpara situatës së krijuar dhe njëkohësisht mospërfilljen as ndaj Ballit, as ndaj popullit, i cili ishte vënë në korrent të vendimeve që ishin marrë në Mukje dhe priste me padurim rezultatet. Labinoti nuk ishte mbledhja që duhej… As Mukja, as Labinoti nuk u bënë mësime për ne dhe, në vend që të mësonim nga ato gabime, ne vazhduam ato gjurmë…" .
(AQSH, F.14 Dosja 2)
Në Konsultën e Parë të PKSH u përjashtuan nga partia për fraksionizëm Anastas Lula e Sadik Premte, "të cilët kanë kërkue të mos varen nga PK Jugosllave" . Më pas, Enver Hoxha udhëzon Komitetin Qarkor të PK të Vlorës: "Partia duhet t'u futë tmerrin armiqve. Për këtë duhet kësisoj: Xhepi (Sadik Premte) dhe Pali Terrova duhet të pushkatohen përnjëherësh si tradhtarë e fraksionistë të betuar të Partisë e të popullit. Njëkohësisht të arrestohen Vangjua (Neki Ymeraj, komandant i çetës partizane "Plakë" të Vlorës, shën. im UB) dhe Difi (Xhemil Çakërri) dhe në qoftë se nuk mbajnë qëndrim të mirë, të pushkatohen" .
(AQSH, F. 14, D. 2)
Mehmet Shehu u ngarkua nga Enver Hoxha të vriste Anastas Lulan, por ai e zvarriti disi, ndoshta meqë e kishte pasur shok në shkollën amerikane të Fultzit. Atëherë u ngarkua një tjetër për ta ekzekutuar prapa shpine. Hysni Kapo ankohet pse ia ngarkuan Mehmet Shehut dhe jo atij në Konferencën e Labinotit vrasjen e Sadik Premtes: "Për vrasjen e Xhepit i kishin thënë përgjysmë Mehmetit dhe unë i pyeta në Labinot e s'më thanë gjë, kurse edhe pas Konferencës, Mehmetit ia thanë e mua jo.. Sikur të më kishin thënë, unë keshë mundësi të bëja më shumë se Mehmeti… Fryma terroriste ishte si në organizatat, ashtu edhe në ushtri. Mendonim se kështu neve do të zhduknim ata që ishin jashtë Frontit. Provë e terrorizmit është përveç të tjerave, ajo e shokut Xhindi. Po ta shikonim mirë çështjen, ishte vrarë për hiç gjë. Këtë shpirt e ka futur Dushani, që na fliste me simpathi për një frymë të tillë…" .
(9. AQSH, F.14 d.2, Dëshmi e Hysni Kapos)
"Vija terroriste është e fortë te Dushani. Ke Aliu (M.Popoviçi) me hënë. Dushani ishte gjoja kundër terrorit, ishte kundër asaj që bëri Mehmeti në Dumre. Por kjo s'e pengonte gjëkafshë të vriste pa gjë të keq më shumë se Mehmeti. Unë në këtë pikë isha pasqyrë e Aliut, domethënë, kur vinte ndonjë raport e thoshte se ky po bën kështu, atëherë vendosnim ta vrisnim. Sa për Mustafa Gjinishin, ajo ka qenë ndryshe. Ne mendojmë se ajo duhesh bërë…"
( AQSH, F.14 d.2, viti 1944)
"Asgjë s'e peshonim. Parrulla "Ja me ne, ja kundër nesh" ishte në rend të ditës. As Mukja, as Labinoti nuk u bënë mësime dhe në vend që të mësonim nga ato gabime, ne i vazhduam…
Në Veri, parrulla "O me ne, o kundër nesh" ishte gjithë politika e shokëve, por edhe kur shihej se kishte mundësi të punohej me njerëz që kishin qëndruar jashtë Frontit, përgatitnim terrenin jo për marrëveshje, por për t'i zhdukur këta njerëz nga prapa. Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike katundarë, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë. Po vriten në Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë, të cilët duke pasur besimin e plotë në drejtësinë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale, por është i tërë toni që i është dhënë punës organizative të Partisë edhe ushtrisë… Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s'është me ne, që s'mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit, të zhdukin edhe anëtarët e Partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë".
(AQSH, F. 14, D.2)
"Kosova duhet t'i mbetet Jugosllavisë. Kush është kundër kësaj politike, duhet luftuar!" - urdhëron Enver Hoxha.
(Enver Hoxha, Plenumi i PKSH dhjetor 1946)
"Ky bashkim (me Jugosllavinë) duhej të bëhej në kushte paqeje dhe të mbante vulën e shtetit të ligjshëm shqiptar"- pohon Enver Hoxha. ("Titistët" f.221), ndërkohë që Tito justifikohej se "ne e pranuam bashkimin, sepse kjo qe dëshirë e vetë shqiptarëve". (Po aty), ndërsa Stalini i thoshte Gjillasit: "Shqipëria duhet gëlltitur".
(E.Hoxha: "Titistët", f.221)
"S'duhet humbur kohë, por zjarr për zjarr, t'i vëmë zjarrin Ballit dhe zogistëve".
( E.Hoxha, vepra1, f.420-421)
Hoxha i dërgon Korparmatës së Parë radiogramin e mëposhtëm: "Mos kërkoni më nga Gani Kryeziu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë, se mund t'i vijnë në ndihmë kosovarët".
(AQSH, F44 D.158)
"Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë".
(AQU, d.45, janar 1945)
"Në Shkodër, Koplik, Dukagjin, Vermosh, Mirditë, Kukës, Burrel, Dibër, pushteti ynë është i pabazë dhe nuk simpathizohet nga populli i këtyre anëve. Mendoj: Me forcat e Korparmatës 3 të shkelim çdo pëllëmbë të këtyre rretheve që përmenden më sipër, ku duhet të zhdukim e ta asgjesojmë çdo forcë reaksionare të organizuar ose jo, t'i çarmatosim krejtësisht të gjithë pa përjashtim, të mobilizojmë e të organizojmë këdo që ka moshën 18-35 vjeçare. Përsa më lart, urdhëroj: Të goditen në mënyrë të menjëhershme dhe të asgjesohen tërësisht forcat e Preng Calit. Çdo rezistencë e popullit të Vermoshit dhe e zonave përreth tij i duhet përgjigjur me gjithë forcën…Fillimisht të bëhet thirrje e nëse ka ndonjë rezistencë, të ushtrohet forcë e dhunë deri në pushkatimet pa gjygj…Të organizojmë e të ngrejmë kudo pushtetin tonë, duke vënë njerëzit tanë dhe duke shkarkuar ata që janë…"
(AQU, D.91/1nr.13)
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Enver Hoxha?
11 Pridhi?
Shkruan: Edison Ypi
Inteligjent?
Nuk bëri dot asnjë shkollë të plotë, s'mori dot asnjë diplomë. Përveç gjuhës së gjarpërit, asnjë gjuhë tjetër nuk dinte.
Ca që e kishin dëgjuar të mbllaçiste dy llafe fërngjisht, të nesërmen kishin zbazur zorrët me gjith' brëndinë e stomakut të një viti.
I kulturuar, i edukuar, erudit ?
Aq sa, ata që e njihnin dhe e dinin sa i tillë ishte, i vrau të gjithë.
I ftilluar?
Sa ngatërronte babain me xhaxhain, kjo jo për faj të tij.
I njohur në Botë?
Veç ca zhabave nga amerika latine apo nga Azia, atje kryetarë partish, këtu fshehur. Zhabat, "Miq të Partisë", kapardisur nëpër vila të bregdetit jonian, me komitet qëndror, me zyra, me anëtarë, me elektorat, me simpatizantë, me të gjitha - vetëm veten. Kurrkush tjetër në Botë nuk e dinte se ekzistonte. Ose disa e dinin që ekzistonte, por vetëm si mi' që vegjetonte.
Patriot?
Ohu, shumë, por për lumë. Nga krejt trualli shqiptar, patriot, atdhetar, atdhedashës, vetëm për dherin nën vehten, vetëm për katër pllaka dyshemeje ku vinte këmbët. Kosovën, kosovarët i kishte xhan. Për Kosovën gjysëm llafi s'e tha.
Kosovarët e malluar për të që vinin më kët anë, i rrihte dhe i burgoste rregullisht. I kishte njëlloj të dashura të dyja majat e mprehta të shpatave të partive respektive; edhe Sigurimin e këtejshëm, edhe UDBA-n e përtejshme.
Kosovën e bëri sikur të ishte në Papua. Më mirë, madje shumë më mirë, kosovarët e Titos e njihnin dhe e njohin Shqipërine, se sa shqiptarët shqipërinë.
Për Maqedoninë perëndimore s'u kujtua kurrë. Ka ende sot shqiptarë të Shqipërisë që të thonë në mënyrë urdhërore se Struga ndodhet në Kosovë.
Burrë?
As vet' s'e mori dot vesh kurrë nëse ishte grua apo burrë.
Burrë shteti?!
Lere mos e nga, goxha. Krejt vendin e mbushi me pellgje gjaku, moot haleje, bunkera frike. Administratën me shushunja, tutkunja, sorollopë, koveçë, saldatorë, karrocierë.
Vllazëroi për mrekulli, shqiptarët latino-mediterranë, me sllavët e stepave të bizantinisë dhe kinezët e orizit të urisë.
Trim?
Dhjetra vite fshehur si gjarpëri nënë gur.
I besës?
I vrau të gjithë shokët pas shpine. Krejt historia e tij është me; Kujt ja futi, kujt ja qiti, kush e hëngri kush se hëngri, kujt ja hodhi kujt s'ja hodhi, kush mbeti, kush ngordhi.
Familiar, edukator?
Ptu ! Lindur për të urryer e për tu urryer, në pafundësi e në përjetësi. Diabetiku diaboliku la pas ca kërcunj, ca palluqe si paidhaqe, që po na rrëfejnë historira familiare fort të edukuarish, me ca rraqe me gjiriza me ramiza.
Gëzojuni o shqiptarë kësaj date të bekuar kur ngordhi një përbindësh i shëmtuar !
Të gjithë ! Edhe ata që kanë lindur para tre mijë vitesh, edhe Ju që jeni gjallë, edhe ata që do lindin pas një mijë vitesh.
Ti i lodhuri, i sëmuri, i plakuri i internimeve e burgjeve, Ti e Ti e Ti tjetri e shumë e shumë të tjerë që rrëke lotësh të nxehtë u a çanë faqet për dhjetra vite - Ju e dini vet' ç'bëni.
Gëzohu Ti o fshatar se një copë tokë e ke. Gëzohu edhe Ti malësor se një shtëpi e ngrite. Edhe Ti tjetri malësor që nuk e ke ngritur ende shtëpinë, gëzohu, se sigurisht do ta ngresh.
Falenderoje këtë datë edhe Ti nostalgjiku i pa kurueshëm. Në mos për tjetër, meqënëse gënjeshtra deshe, gënjeshtra kishe, gënjeshtra ke, ather nuk i dije, tani po i lexon më nge.
Faljuni kësaj date edhe Ju pensionista me pensionin e pleqërisë më të vogël se tensionin e Zemrës. Faljuni sepse gjallë jeni, do autobuza po i keni, kafe të lirë, duke u llafosur si të doni, po pini.
Lumnohu edhe Ti o komunisti i pa ndreqshëm. Një parti kishe, disa tani ke. E jo vetëm partira. Ke edhe të tjera arësyera. Po hyn e po del "Jashtë Shtetit", po bën biznes, je pasuruar. Po sytë në ballë nuk i ke ?! Nuk sheh se më tepër se "Antarë Partie", grataçiela po ka ?!
Nderoje këtë datë fatlume ti o zagar langua o lehëtar i thashethemeve të kafeneve, shpifjeve, shpikjeve të pseudonimeve. Me gjith' atë talent që ke, po të mos ishte kjo datë, sigurisht sigurimist, hetues a prokuror, hedhur më ndonjë zgëq do ishe. Tani je i dukshëm, deridiku edhe i famshëm. Ke ca kohë që hesht. Po të vjen era mish. Dije se kërrma do hash.
Gëzohu Ti i urti që me shpirt ndër dhëmbë durove prite.
Gëzohu edhe Ti budallai, se, siç duken bythët, edhe ministër mund të bëhesh.
Gëzohu o i sëmurë. Ka ilaçe plot. Edhe po s'pate para' t'i blesh, i gjen.
Celefonoi atij skiles që të shurdhoi; "Ja ku isha". T'i jep ay. Ay që paturpësisht dhe katastrofikisht mburr veten e vet. Ose gjej ndonjë të ngjajshëm me të pacipin.
Nga ata që bëjnë Art Leninian nga ay; "Arti i takon gjith' popullit" me ato këngët; "Të dy në një brigadë u njohëm". Jo këtu. Këtu nuk dinë ta çmojnë Artin. Shko ta gjesh në Shkup e Prishtinë ku paguhen më mirë. S'ngrihesh dot nga shtrati, s'ke celular ?! S'ka problem. Vjen i gjithgjindshmi katran të gjen. Ti mbi divan, ay mbi ekran.
Gëzohu o Analist pa "ist". Gëk s'të linte të bëje. Tani, e di vetë ti, veç nxi e nxi e nxi. Shih mos të shpëton ndonjë që punon.
Ti adoleshenti që më '90-ën s'kishe lindur; lexo mbi libra ! Rrënqethu duke mësuar si kafshonte një kuçedër. Mos harro kurrsesi ! Gëzohu që ngordhi, më s'është e më s'do vijë.
Mos e humb shpresën emigrant ! Sado të këqinj të duken këta tani, s'munden me qen sa ai Lubi'.
Ngushëllohu o i papunë. Ezhdërhaja të rraste në burg me nenin; "Për papunësi". Ik piq tulla a qerpiça mbi ndonjë kodër. Po s'di a s'do, ngordh edhe ti, s'ka demokraci që të bën derman ty.
T'i marrsha t'ligat Ty o ndërtimtari "Pa arsimin përkatës". S'ke pun' me Lubinë. Gëzoje dhe shfrytëzoje Lirinë ! Kusur mos i lër. Vazhdo punën. Ndërto rrugë, grataçiela, ura. Harroje arsimin po t'them ! Ke talentin, ke energjinë.
T'ishe n'at' koh' pa ta shihje vërrën e satëme sa do të vlente talenti dhe energjia. Meqë ra fjala, e di sa ?! Sa njq qeli burgu, ku, kush punonte, përfundonte. Hiç mos u habit. Dhe hiç mos i dëgjo të vjetrit akademikët sovjetikët sumllastikët. Ata janë horra që u ka mbetur ora. Merr të rinj, diva si lisa dhe divnesha si perëndesha.
11 Pridhi festë ? Jo - jo. E keni në zemrat tuaja.
J'u djegshin eshtrat j'u djegshin Lugatit që erdhi nga Ferri. Merrini hidhuani qënve ato eshtra. Po nuk i hëngrën, flakini nën akujt e Polit të veriut a të jugut. Nëse edhe atje nuk dematerializohen, bartini mbi ndonjë anije kozmike t'i flaki jashtë Rrugës së Qumështit të Jetës, a hidhini brënda ndonjë Vrime të Zezë të Universit.
Ju gërrymtë shpirti ju gërrymtë !
Gëzohu o i uruar, ngushëllohu o i dëshpëruar, lubia lindi e ngordhi mes nesh, por i yni s'ish.
Panorama
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Me deshire apo pa deshire, keshtu sic kane nisur punet brenda PDK-se, Llapin do ta nxjerrin nga partia.
Krijoni Kontakt