Close
Faqja 7 prej 30 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 298
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KOLOSIT EPOKAL SHQIPTAR, ENVER HOXHA – DINJITETSHËM IU FESTUA 100-VJETORI I LINDJES, NË PRISHTINË



    Shkruan: Tafil DURAKU

    Nën moton ENVER HOXHA PËR KOSOVËN, organizuar nga Klubi Politik AFRIM ZHITIA, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Risnisë dhe Sporteve, e cila ishte e mbushur cep më cep, në Prishtinë, më datën 10. 10. 2008, duke filluar në orën 18:00-20:15’, dinjitetshëm u shënua ditëlindja e 100 e burrështetasit më të madh shqiptar të të gjitha kohëve, Kryetarit dhe xhaxhit ENVER HOXHA. Në manifestim morën pjesë Ramiz Alia, vazhdues i përgjegjshëm dhe i denjë i politikës shqiptare dhe pasues i drejtpërdrejtë i Kryetarit Enver Hoxha, Ilir Hoxha, biri i Madh i Xhaxhi Enverit, me bashkëshorten, prindërit e Dëshmorit të Kombit, Afrim Zhitia, si dhe personalitete të shumta të jetës kulturore e politike të shqiptarëve të Kosovës.

    Në sallën e mbushur përplot, dominoi fotografia e Xhaxhi Enverit, siç e quanim gjithmonë ne shqiptarët e trojeve të pushtuara Etnike shqiptare, me lulet që Ai ia kthente rinisë studentore të shqiptarëve të Kosovës, prej nga i kishte marrë motikohë... Në një atmosferë tamam festive dhe dinjitoze, vëllezërore dhe shqiptare, të pranishmit, sipas rendit, i përshëndeti, me fjalën e tij, kryetari i Klubit Politik “Afrim Zhitia”, z. Ismet Sylejmani. Pas tij folën edhe Hydajet Hyseni, deputet i shqiptarëve të Kosovës, Ramiz Alia, Kryetar i SHQIPËRISË, si dhe Ilir Hoxha, i cili, i falënderoi dhe i përshëndeti të pranishmit, në emrin e tij personal, të familjes Hoxha dhe në emër të bashkëshortes së Enver Hoxhës, Nexhmie Hoxha, letrën përshëndetëse dhe falënderuese të së cilës e lexoi me emocione dhe frymëzim.


    Emocionet shqiptare hetoheshin kudo në sallë. Po, është e udhës dhe koha e fundit të pyesim: Cili është ai i verbër shqiptar që mund ta mendonte, a paramendonte, se pa luftën e lavdishme të UÇK-së shqiptare, themelues dhe mbështetës i të cilës ushtri liritare qe vetë Enver Hoxha, i cili e mbajti gjallë shqiptarizmën, kudo, në trojet e pushtuara Etnike shqiptare nga fqinjët dinakë, sidomos, në trojet e pushtuara Etnike shqiptare nga Jugosllavia. Ushtarakët e Xhaxhi Enverit janë ata që qëndruan dinjitetshëm në ballë të luftës dhe krah vellëzerve të tyre shqiptarë, nga Kosova, sepse, ashtu i kishte kalitur e porositur Xhaxhi ENVER HOXHA, të cilët rrokën armët për ta liruar e bashkuar Atdheun e Kombin, për çka edhe dhanë betimin ushtarët e të lavdishmes UÇK... Ja, teksti i betimit : ..."Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t'i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!" ...
    Po, ç‘po ndodhë, sot, me ketë betim të shenjtë e të shtrenjtë? Pse po nëpërkëmbet gjaku i dëshmorëve të Lirisë e të Shqipërisë, kështu e kësisoji? Kush dhe cili është ai që po i paraprin kësaj nëpërkëmbëjeje dhe këtij poshtërimi kaq të madh e kaq antishqiptar?...
    Në sallë, u pa qartë, mungonin strukturat “patriotike” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë udbasho-kosistë jugosllavë, të cilët, nuk kishin harruar t’i dërgojnë (për ta vëzhguar kremten madhore të shqiptarëve) mërcenarët e tyre “shqiptarë” dhe vazhduesit e denjë të tyre, për qëllime që dihen. Por, ja, qe, kremtimi jubilar i 100-vjetorit të lindjes së Kolosit Shqiptar të të gjitha kohëve, ENVER HOXHËS, filloi e përfundoi dinjitetshëm, siç u ka hije shqiptarëve-shqiptarë.
    Atë që nuk duhet ta harrojmë ta themi këtu, është fakti se Xhaxhit ENVER HOXHA, sot, i mveshen të pabëra dhe të paqena, sipas orekseve antishqiptare dhe antiSHQIPËRI, të shumë “miqve” tanë, prirë prej kuislingëve dhe renegatëve “shqiptaro”-titistë e udbasho-kosistë të tipave sinanhasanianë dhe shumë më të rafinuar se ai, sot. Por, atë që (rastësisht) dëgjuam nga një televizon privat i njëfarë Migjen Kelmendit, TV RROKUM, madje, me orë të tëra, ku, shihej qartë se ishte organizuar një harbutëri (hajkë) e paparë, sa antienveriste, poaqë edhe antishqiptare, një si temë dite, me pyetjen e bërë kalkërisht: A duhet Enver Hoxha me u festue?, ku, pa ujë në sy, sulmohej dhe fyhej publikisht figura më markante e popullit shqiptar të të gjitha kohëve, figura e Enver Hoxhës, si dhe pjesëmarrësit e folësit në atë manifestim kombëtar, duke filluar prej deputetit shqiptar në Kuvendin e Kosovës, Hydajet Hyseni, etj, si dhe figura e Kryekuvendarit aktual të Kosovës, Jakup Krasniqi... Themi kështu, sepse, nga folësit e shumtë që lajmëroheshin në atë emision, shihej qartë se ata (ato), në të shumtën e rasteve, ishin njerëz familjarë që, madje, e njihnin edhe udhëheqësin e emisionit “shumë të qëlluar” dhe antishqiptar të TV RROKUM-it..
    Por, është koha ta themi, po ashtu, shkoqur, se Enver Hoxha, duke qenë një nacionalist i madh dhe i përbetuar, ka qenë, po ashtu, edhe një internacionalist i madh dhe i përbetuar, Njeri me qëllim fisnik, që t’u ndihmoj popujve të vegjël dhe të shtypur, duke lidhur aleanca edhe me ata që nuk duhej lidhur, por, atë e bënte me mendjehollësi të paparë ndër shqiptarët, duke mos kursyer asgjë nga vetja që t’i ndihmoj popullit shqiptar dhe atdheut të tij të shumëcopëtuar – SHQIPËRISË. Është koha ta themi, sot, se Enver Hoxha, kurrë nuk ka qenë antiamerikanë, siç i mvishet me paskrupullsi, por, ja, qe, rrethanat i bënin të mëdhenjtë, të cilët donin ta hiqnin nga skena politike shqiptare, me grushtshtetet që i organizoheshin jo rrallë me ndihmën e “patriotëve” më të mëdhenj “shqiptarë”... Kjo dëshmon se Enver Hoxha ka dashur dhe ka çmuar shumë të gjithë popujt e botës, të vegjël e të mëdhenj, po, JO, kurrnjëherë, falangat politike dhe ushtarake në krye të tyre, sidomos, ata që ishin, janë dhe do të jenë kundër Shqipërisë-SHQIPËRI, kundër popullit shqiptar dhe interesave të tij, në veçanti. Ky qëndrim burrëror e kombëtar i Enver Hoxhës, e bën atë edhe më të madh për popullin shqiptar dhe për popujt e tjerë të shtypur, por, edhe për të gjithë popujt liridashës të botës demokratike e përparimtare, prandaj, sharjet që vinë nga kuzhinat e rafinuara të Beogradit, Moskës, Athinës etj., në Prishtinë, Tiranë, Podgoricë, Tetovë, Preshevë e gjetkë, shpejt do mbytën në humnerën e turpit që po orvaten ta bëjnë kundër Shqipërisë-SHQIPËRI, kundër popullit shqiptar dhe interesave të tij kombëtare, si dhe kundër Strumbullarit Kombëtar Shqiptar, Xhaxhit ENVER HOXHA.
    ... Por, ajo që duhet ta themi këtu dhe me rastin e festimit të përvjetorit të 100 të lindjes së kolosit dhe burrështetasit më të madh shqiptar të të gjitha kohëve, shqiptare e ndërkombëtare, është se Ai erdhi në Prishtinë si Komandant i të gjithë shqiptarëve dhe si krahu i djathtë i Komandantit Simbol Kombëtar të UÇK-së, ADEM JASHARI.
    Në përmbyllje të këtij opinioni, duhet ta themi edhe këtë: ENVER HOXHA, NË SHEKULLIN E LINDJES DHE TË RRITËS – VERTIKALISHT, ERDHI DHE QËNDRON NË PRISHTINË, edhe po plasën si kokrra e kripës “shqiptaro”-titistët udbasho-kosistë dhe mërcenarët e tyre...
    Kryetari, burrështetasi dhe Shqiptari Enver Hoxha, kryediplomati i Shqipërisë dhe i të gjithë shqiptarëve, përjetësisht, ishte dhe mbeti shqiptar, dhe, atë, Shqiptari më i madh SHQIPTAR, dhe, si i tillë u kujtua në 100-Vjetorin e lindjes, në Prishtinën shqiptare të ademjasharëve, sepse, të tillë e bën dhe e mbanë shpirti i Tij Revolucionar... Emri dhe vepra e Tij do të rrojë gjithmonë, në piedestalin e Shqipërisë –SHQIPËRI.
    BUROJË, 11. 10. 2008

    (Autori është poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    anti mafi..
    je shum gabim or djal..
    fshije kte marri lart..
    Brari

    Une ne nje forum interneti (le te themi me 1000 antare) shkruajta: "Lavdi Sllobodan Milosevicit" dhe dole ti ( mund te dalin edhe shume te tjere), qe e quani me te drejte marri.

    Po ata 1,5 milion shqiptare ne Shqiperi, qe u vrane, u burgosen, u internuan, u persekutuan dhe ata 2 milion te tjere qe u linden dhe u rriten ne "Gulakun" Shqiperi, si duhet ta ndjejne veten kur shohin deputetet e PDK-se tek festojne ne Prishtine me Ilir Hoxhen dhe Ramiz Aline 100-vjetorin e kasapit te shqiptareve.



    Shife ket katunarin e Llapit, qe ben si Llapaqen.

    O Llapiaaaaaaaaan o katnar.

    Ilir Hoxhen hala ne Prishtin e ke.
    Merre e çoje te shpija jote per darke, se ben vaki qe mas 9 mujsh, keni edhe ju ne shtepi, pak gjak te Enver Hoxhes
    .

    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 12-10-2008 më 20:04

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    antimafi..

    kur polici apo ushtari serb hyn ne nje fshat me shqiptar te kosoves ai nuk don tja dije se ai femija atje tek dridhet nga tmerri eshte i nje shqiptari enverist apo atdhetar apo iredentist apo titist.. apo rugovist.. etjetj..
    ai nxjerr bajoneten dhe e masakron.. pik..

    enverizmi ne kosove ka ca specifika qe un i kam sqaruar ne mijra shkrimet e mija ketu..
    gjith kosova u be enveriste.. ne vitet kur ne shqiperi sundonte enveri..
    nuk kemi koh sot te sqarojme pse-të..
    sigurisht kishte dhe kosovar qe nuk u bene enveriste..
    ata ishin ca kokrra te cilet per x a y arsye nuk u ndikuan nga propaganda enveriste mbi kosoven..
    psh po tregoj nje rast..
    nje miku im kosovar me tregonte..
    krejt tha qyteti (gilani) jon tha ishim enverista ne vitet 70 80 ta..
    gjyshi jon tha nuk ishte dhe e kishim marr inat tha.. askush nuk i fliste.. donim ta hanim te gjall tha..
    pse nuk ishte bere enverist gjyshi ktij mikut..
    sepse ai ne koh te Zogut kishte jetuar ne shqiperi.. dhe rasti e kish sjell qe te njihte dhe enverin dhe mehmetin e te tjere nga plejada qe me von u bene lidera te diktatures.. ai kish pa me syt e tij shtazerine e enver mehmetave mbi popull ne vitet e luftes te ashtu quajtur nacional-clirimtare .. kish pa pushkatime te njerzve te pafajshem pa gjyqe( ne zonat berat vlor e lushnje ku ai kishte punuar si hoxh e mesues.. ) nga ana e partizanve te enver mehmet dushaneve.. pastaj kishte perjetuar ca vite mbas "clirimit" e kish pa po me syt e tij reprezaljet stalinoiste enveriste ndaj tregetareve e intelektualeve e klerikve te nderuar.. te asaj krahines qe ai e njohte mire.. pastaj ishte kthyer ne kosov dhe kishte vazhduar jeten e tij si mesues e atdhetar i mire..
    mirpo ky plak asnjihere nuk cfaqi entusiazem ne sy te njerzve kur ne tv e radio shihej e cfaqej e degjohej "bahcja me lule " e enver hoxhes.. pra shqiperia.. por askush nuk donte ta degjonte..
    ai vdiq i urryer e i abandonuar nga te afermit..e vet..
    vite me von tha miku .. un vet tha me ca shoke.. bem vizit ne shqiperi.. ishte tha viti 1988 .. po realizohej tha nje enderr e imja.. qe te shihja shqiperine e dashur te enverit..
    me kerrin ton tha hyjme ne shqiperi ne piken e qaf thanes.. e mbas ca kontrolleve teper te gjata nga ana e policve te shqiperise morrem rrugen per elbasan e tiran..
    cte shikonim tha.. nje fukarallek te tmerrshem.. nje bangladesh tha.. nuk i besonim syve..
    i them shokve.. a mos kemi hyr gabim se kjo nuk eshte shqiperia e enverit.. mirpo ndonje tabel e ndryshkur ne rrug na tregonte se jemi pran librazhdit..pran elbasanit.. etj..
    pesuam nje tronditje te madhe qe nuk mund ta pershkruaj tha.. e kur u kthyem.. asnji nga ne tha nuk guxoj te cfaqe te verteten qe pame..
    vec heshtem tha.. e mu kujtuan tha fjalet qe na kish than gjyshi jon tha e ather u binda se ai kish pas te drejt..
    nje tjeter kosovar..me tregonte..
    fshati im tha eshte buz kufinit.. ne malet mes prizrenit e kukesit.. dydrinasi e njeh kte zone.. e matan tha malit eshte shistaveci etj katunde..
    ishim rrit tha me krenarine se kemi nji enver qe e ka ba shqiperine lule.. por tha kusherijt ton tha ne fshatin matan malit.. nuk i kishim taku kurre prej kufirit te ndaluar..
    nji dit tha vendosa te kaloj kufirin.. ishin vitet e fundit te regjimit enverist e kufiri nuk e kish me ate vigjilencen enveriste.. e dal tha ne tok shqiptare e shkoj ne katundin e kushrive te mij..
    u tmerrova tha nga varferia qe pash.. u ktheva ne katund ton.. pra ne kosove.. zona e dragashit..e i mbledh farefisin e i them.. krejt cka kini neper bodruma.. veshje qylyma ushqime e kpuc e xhampera e tja cojm tonve tha se ishin ne dit te hallit..
    pastaj tha erdhen vet katundaret andej tek ne e nuk lan rraqe tonat pa i marr..
    se mund te ishin tha aq fukarenj sma kish marr mendja kurr tha..
    nejse..
    po sot.. ku lundron ky katunari ideologjikisht..
    perseri ai eshte nje enverist.. dhe si ky jan krejt kosova..
    dhe vet fadil hoxha.. kishte iluzione.. dhe bakalli dhe agani dhe krejt profesorati kosovar i universiteteve.. ishin te indoktrinuar me enverizem.. pamvaresisht se vet enveri.. nuk i besonte se ata e donin.. sepse enveri e njihte mire vetvehten..e smund te besonte se mund ta doj kush..
    prandaj ai nuk i besonte jo kosovaret jo e jo po as terbaciotet e corushjotet..
    deri hysni kapo e mehmeti kontrolloheshin kur hynin ne koridoret e komitetit qendror qe te shpinin ne zyr te enverit..
    vetem nexhi nuk eshte kontrolluar..
    sot enveristet kosovare kan edvinin si pun idoli qe deri diku u a zevendeson enverin..
    asnji llaf miratimi a aprovimi a entusiazmi nuk vjen nga kosova per vepren rrugore..basha-berisha.. durres-prishtin..
    pse..
    sepse ate po e ben berisha.. sepse ate nuk e pelqen edvini..
    prandaj edhe se vijn e shkojne.. thaqet e jakupet e berishet e topallet e topat ne tiran-prishtin te njeri jatri.. rrugen asnjihere nuk ja urojne e pergezojne berishes.. politikanet e kosoves..
    a thua po e ben berish-basha kte rruge ne taxhikistan a ne venezuele..
    kaq i forte eshte enverizmi..
    kini pare llapin si gerrmon me sjell artikuj kunder rruges?
    llapi eshte valute ne forum..
    sepse ai perfaqson enveristin tipik..
    un e vleresoj ate per cka sjell ketu sepse ashtu kuptoj se sa eshte sahati ne kosove.. kuptoj mentalitetin e dredhirat e mafies kosovare enveriste.. serrvilizmin e bi.th lepirjen e kesaj mafieje enveriste ndaj selise roz te edvinit..
    pra lereni llapin te na sjelle xhavahiret nga strofullat polpotiste te kosoves..
    pra enverizmi kosovar eshte nje fenomen unik qe do studiuar me vemendje..

    pse e urrejne rugoven enveristet kosovare..
    ska te beje me ate se..a i bente mire a jo rugova kosoves..
    fare..
    e kam sqaruar me kohe arsyen.. e kur sqaron brari..nuk e luan topi..

    rugova ka bere nje gabim te madh qe enverizmi nuk ja fal..
    ai ne viziten zyrtare me cilesine e kryetarit te alternatives kosovare..ne tiranen kur sundonte ramizi.. kur u cua sic ish zakon-protokolli i asaj kohe te bente ritin e vizites ne nenen shqiperi atje ne sauk.. ku do duhej te vendoste nje kurore sikurse te gjithe..pran varrit te enverit.. rugova beri nje veprim te tmerrshem..ai rugova i urte e fjale pak.. e mori kuroren me lule dhe e la tek mermeri nen monumentin e madh nena shqiperi.. kurse kuroren qe do duhej ta conte tek enveri nuk e preku..
    kjo e terboj diktaturen..
    ky xhest i rugoves u mbajt sekret per opinionin por u mbajt vath ne vesh nga ramizi e nexhi.. dhe prej asaj dite.. rugova u be armik i eger per nomenklaturen enveriste te tiranes e cila u dha direktive krejt rrjetit sigurimso enverist ne diaspor e kosov..qe te luftohej rugova me te gjitha mjetet.. nga propaganda e felliqur deri tek tritoli..
    dhe vet uck-ja nuk ish tjetr vec njesit i armatosur i krijuar per te vrare rugoven..rugovistet e ldk-ne e rugoves..si hakmarrje per xhestin e rugoves ne sauk dhe si hakmarrje se ldk.. solli shkendijen pluraliste ne tirane e qe pas kesaj xixe.. plasi ajo cka e dime.. pra u rrezua regjimi enverist..
    jo me kot ne pergatitjen e 97 -tes.. enveristet kosovare ishin ne nje llogore me caushet e vlores.. me zabitet e petro kocasit ...
    ato dit kur plasi revolucioni enverist ne vlore.. enveristi e koordinatori i rjjeteve enveriste polpotisti milaim zeka nxirrte ne ekran te tv.. nexhmijen e cila shikonte ne tv..pamjet nga vlora ne tym e flak.. dhe thoshte para kameres se milaimit me syt qe i shkelqenin nga gezimi i cmendur.. po e ben fora vlora..
    pse albin kurti ( nje enverist i llojit te vet) eshte kunder kforit e natos..

    asnji nuk e din..
    po ju a them une..

    enveristet sjan te kenaqur me nji kosov qe te prosperoje demokratikisht nen mbrotjen e veshgimin e shteteve progresive qe dhe e shpetuan nga genocidi serb..
    ata duan nje kosove pa te huaj.. jo per atdhetarizem.. por sepse ashtu ata do ta bejne kosoven.. nje kopje te shqiperise enveriste.. pra me sigurim enverist me prokurori enveriste me shtyp enverist me gulage enveriste e me dhune enveriste ne cdo cep te saje..




    por si perfundim..

    pamvaresisht nga enverizmi me rrenj te thella ne kosove.. ne si shqiptar do punojme per nje kosov shtet te pamvarur pa arkana.. qe neser femijet e kosoves te rriten pa tmerrin se po u vjen arkani ne katund..


    -------


    ja cthot gazeta..




    gaz standart

    --

    Njerëzit që rrëzuan bustin e Hoxhës, kërkojnë ditë feste





    Kërkesa me emrat e 108 personave që morën pjesë dhe organizuan rrëzimin e bustit të Hoxhës që 20 shkurti të shpallet festë dhe të nderohet







    Personat që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës më 20 shkurt të vitit 1991, u kanë paraqitur autoriteteve më të larta shtetërore, por edhe personaliteteve botërore kërkesën për njohjen e kësaj dite si një ditë feste kombëtare, që do të shënojë edhe rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri. Në kërkesën të nënshkruar nga disa prej personaliteteve të vendit dhe të përkrahur nga 108 prej pjesëmarrësve kryesorë në atë protestë, zbulohen edhe detaje dramatike të atyre ditëve që do të shënonin rënien përfundimtare të kultit të diktatorit më të egër në Ballkan. Më poshtë gazeta boton një pjesë të deklaratës së tyre, së bashku me emrat e 108 pjesëmarrësve në protestë apo krerëve të saj, drejtuar krerëve të vendit, Papa Benediktit XVI, kreut të Komisionit Evropian dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë. Letra tenton të përjetësojë momentin e rrëzimit të bustit, si një nga momentet kulminante të historisë së vendit tonë...







    Me anë të kësaj deklarate dhe kërkese, ne, pjesëmarrësit në ngjarjen e mësipërme, po bëjmë një përmbledhje të ngjarjeve dhe momenteve më të rëndësishme të 20 shkurtit 1991 si dhe kontributeve të protagonistëve kryesorë që ndihmuan në rrëzimin e monumentit të diktatorit komunist...

    Rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist ishte momenti më kulmor historik i shekullit të kaluar për popullin shqiptar. Një shprehje e famëshme italiane thotë: “ Un popolo, che non ricorda il suo passato, è destinato di morire” (Një popull, që nuk kujton të kaluarën e tij, është i destinuar të shuhet). Prandaj, për ne është një detyrim moral e shpirtëror, që ta pasqyrojmë më së miri këtë ngjarje në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njohin të vërtetën e asaj dite, që ndau dy sisteme, përmbysjen e diktaturës komuniste, vendosjen e demokracisë dhe të fesë në Shqipëri.

    Ai monument gjigant prej bronxi që qëndronte qysh prej 16 muajsh në qendër të Tiranës, simbolizonte diktaturën, krimet e komunizmit si edhe izolimin e Shqipërisë nga bota perëndimore. Shqipëria konsiderohesh si vendi me diktaturën komuniste më të egër në Europë sepse atje shkeleshin rëndë dhe haptazi të drejtat e njeriut. Populli shqiptar u indinjua edhe më tepër kur në vitin 1967 ky regjim komunist me militantët e tij iu sul shkatërrimit të të gjithë objekteve fetare të Shqipërisë. Atëhere shumë kisha dhe xhamia u prishën apo u kthyen në magazina dhe në objekte lojrash sportive. Shumë klerikë të respektuar u pushkatuan apo u burgosën pa asnjë shkak. Shqipëria u rrethua me tela me gjemba prej qindra kilometrash.

    Populli shqiptar kërkonte me çdo kusht vendosjen e pluralizmit demokratik, zbatimin e Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut, rivendosjen e besimeve fetare si dhe të rindërtoheshin objektet fetare. Gjithashtu ai kërkonte lëvizjen e lirë dhe marëdhënje sa më të zgjeruara me vendet perëndimore të Komunitetit Europian etj. Sistemi komunist i vendeve të Europës lindore dhe i Shqipërisë, në fund të viteve 80 po tronditej në themel. Urrejtja e popullit shqiptar ndaj regjimit komunist kishte arritur kulmin. Populli shqiptar ka respekt mjaft të madh për Shenjtërinë e Tij Papa Gjon Pali i II i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe në vendet ish komuniste të Lindjes. Stacionet e radiove si Zëri i Amerikës, BBC-i, të Vatikanit dhe Radiotelevizioni Italian dhanë një ndihmesë të jashtëzakonshme duke nxitur dhe pasqyruar me vërtetësi lëvizjet demokratike të popullit tonë kundër regjimit komunist. Këto ishin urat që lidhnin fshehurazi popullin shqiptar me Perëndimin. Urrejtja e popullit tonë ndaj regjimit komunist ishte shumë e madhe sidomos tek shtresa e ish të persekutuarve politikë. Për momentin ideali i tyre ishte rrëzimi sa më parë i monumentit të diktatorit komunist.

    Historia e të Hënës së 20 shkurtit 1991, ora 10:00 Qyteti Studenti.

    Dhe dita e shënuar erdhi. Dolën jashtë parashikimeve përmasat që mori kjo grevë e përgjithëshme e punonjësve të Tiranës si për vetë Sindikatat e Pavarura të Punonjësve ashtu edhe për Partinë Demokratike. Falë organizimit të mirë të sindikatave sidomos e atyre të minatorëve u arrit që të mblidheshin afro 100 mijë veta midis tyre punëtorë , studentë, pedagogë, qytetarë të tjerë të Tiranës që protestuan në Qytetin Studenti, në përkrahje të grevës së urisë së studentëve. Të parët që erdhën ishin minatorët e Valiasit të cilët duke brohoritur nga Rruga e Durrësit e deri tek Qyteti Studenti arritën të mblidhnin rreth vehtes një turmë prej afro 10 mijë qytetarësh. Në krye të tyre printe Z. Fiqiri Xibri, Sami Karriqi, Gëzim Kalaja, Ilir Myftari etj. Rreth orës 10:00 në Qytetin Studenti ndodheshin rreth 100 mijë protestues. Ata të gjithë së bashku brohorisnin për fitore dhe shprehnin urrejtjen e tyre ndaj rregjimit komunist me promovimin e parullave si: “ O Ramiz o zagar, do të varim në litar; Poshtë Diktatura; Liri Demokraci; etj.” Në mbarim të fjalimeve të disa oratorëve demostrues, aktorja e talentuar Znj. Rajmonda Bulku duke e mbyllur mitingun solidarizues u bëri thirrje protestuesve të shkojnë tek sheshi Skënderbej. Një grup protestuesish, i përbërë kryesisht nga familjarë dhe nëna të studentëve të grevës së urisë nisen në drejtim të Presidencës për të takuar Ramiz Alinë. Ndërsa turma kryesore e protestuesve niset në drejtim të Liceut Artistik në krye të protestuesve, ne vumë gratë dhe fëmijët e vegjël në mënyrë që policia të moskeqtrajtonte turmën e protestuesve.

    Ora 11:30. Liceu Artistik dhe Godina e Radiotelevizionit Shqiptar.

    Forca të shumta speciale, të ruajtjes së rendit dhe të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisura me skafandra kauçuku, shkopinj gome, gaz lotësjellës dhe qen kufiri kishin bllokuar rrugën që të çonte nga Liceu Artistik tek godina e Radiotelevizionit. Gjithashtu për këtë qëllim ato kishin bllokuar rrugën automobilistike edhe me dy makina IFA të ushtrisë. Një zjarrëfikëse e madhe lëshoi me presion ujë me ngjyrë të kuqe në një rreze të madhe hedhëse prej 20-30 metrash duke lagur të gjithë protestuesit. Kjo gjë irritoi pa masë popullin demostrues dhe ai filloi të drejtohej tek gardhi i madh i policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Nga presioni i madh i ujit të zjarrëfikses, shumë gra dhe fëmijë u rrëzuan për tokë. Disa gra protestuese si zonjat Liliana Llapaj, Hyget Borova, Lida Bezhani, Emanuela Kolonja, Elvira Kambo, Vera Rada, etj. u dëmtuan fizikisht. Mjaft gra sidomos fëmijët e vegjël ndër ta edhe Zonja Liri Berisha me djalin e saj të vogël Shkëlzenin u lagën nga uji i ngjyrosur me të kuqe dhe u dëmtuan edhe nga sytë si pasojë e presionit të madh të ujit të hedhur nga pompat e fuqishme të zjarrëfikëses. Duke parë këtë moment të rrezikshëm, protestuesit filluan të bërtisnin që gratë me fëmijët e vegjël të kthehen prapa. Policia arriti të zmbrapsë një pjesë të protestuesve deri tek ish Shkolla Kosova ku edhe aty u bënë përleshje fyt më fyt deri në goditje me tulla e tjegulla. Ndërsa turma kryesore e protestuesve prej mijëra vetësh duke valvitur disa flamuj kombëtarë, ju sul me një vrull dhe kurajo të paparë gardhit të madh të ushtrisë dhe policisë. Pas përleshjeve dhe përpjekjeve të pandalëshme të protestuesve, policia u detyrua të tërhiqej tek godina e Radiotelevizionit. Këtu policia filloi të shtënat në ajër, të hedhi gazlotësjellës dhe të vërë në veprim edhe qentë e kufirit ndaj protestuesve. Në këtë moment duhet të falenderojmë punonjësit e Radiotelevizionit Shqiptar dhe të Institutit të Informatikës, që në numër të shumtë kishin dalë jashtë godinës së tyre dhe ndërkaq bërtitën me të madhe: “Mos qëlloni, mos qëlloni”. Këtu u bë një përleshje e madhe e dytë midis turmës tonë të protestuesve dhe policisë edhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Këto të fundit, të ndodhura përballë presionit dhe qëndresës heroike të protestuesve u tërhoqën pranë godinës së Kryeministrisë duke krijuar një gardh mjaft të fuqishëm mbrojtës në mënyrë që të mos lejonin turmën e protestuesve prej afro 5 mijë vetësh që i ndiqte ata, të drejtoheshin drejt Bllokut Qeveritar. Afro 10 – 15 ushtarë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë ishin të rrethuar nga protestuesit pranë murit të ish Drejtorisë së Pritjes. Protestuesit i rrëmbyen atyre mburojat prej kauçuku dhe shkopinjtë e gomës. Ndërkaq disa prej ushtarëve filluan edhe të qanin. Saimir Maloku duke nxitur një grup të madh protestuesish bëri që ata të fillonin thirrjet: “Ushtria është me ne. Ushtarët janë vëllezërit tanë”. Ata i lirojnë ushtarët, i japin edhe pajimet përkatëse me vehte si dhe nuk lejuan që të dhunoheshin fizikisht nga njerëzit e irrituar. Tek Liceu Artistik, një turmë tjetër e madhe forcash të ndërhyrjes së shpejtë dhe të rendit, e shoqëruar edhe me qen kufiri kishte përçarë dhe ndaluar turmën e madhe të protestuesve që vinte mbas nesh nga Qyteti Studenti. Këtu policia tentoi të bënte një akt barbar. Një oficer policie ekstremist, duke dalluar Zonjën Liri Berisha që mbante për dore djalin e saj 10 vjeçar dhe një vajzë të vogël të quajtur Xhoi (e cila kishte humbur nga sytë e prindërve) e ndodhur mes protestueve, urdhëron një grup ushtarësh që së bashku me qentë e tyre të kufirit, të sulen drejt saj. Në këtë situatë tepër të ndezur, një grup grash duke vënë edhe fëmijët e tyre të vegjël para këtyre ushtarëve me qen kufiri, i pengojnë ata që të kryenin këtë akt barbar ndaj Zonjës Berisha. Fatmirësisht Zonja Berisha me dy fëmijët e vegjël arriti të largohesh duke u strehuar pranë një familje që ndodhesh në katin e pestë të një pallati afër Liceut Artistik. Megjithatë, ushtarët me qentë e kufirit, sëbashku me oficerin e tyre, hypën deri në katin e tretë të asaj shkalle pallati për të kontrolluar, duke i rënë dyerve e duke bërtitur. Zonja Lindita Hamiti duke mashtruar forcat e ndërhyrjes së shpejtë tek Liceu Artistik, gjoja si punonjëse e RTSH-së bashkohet me grupin tonë të protestuesve dhe na tregon për këtë akt barbar. Kjo gjë na indinjoi thellë. Një grup i madh protestuesish, ish të burgosur e të persekutuar politik, të udhëhequr nga Z. Saimir Maloku nuk lejoi një grup të rinjsh të cilët donin të digjnin dy makinat IFA të policisë. Një grup punonjësish të RTSH-së, që kishin dalë për të parë protestuesit dhe për t’i përkrahur ata, duke qënë edhe si shokë të ngushtë me Saimir Malokun, i thonë atij: “Saimir, mos shkoni nga Blloku, sepse atje ka tanke dhe mitroloza dhe mund t’ju vrasin të gjithëve”. Në këto momente kaq delikate dhe të rrezikshme, për të shmangur një masakër të pabesueshme dhe të mundëshme që mund të ndodhte tek Blloku Qeveritar, Saimir Maloku merr një vendim mjaft të guximshëm dhe nisi të thërrasë: “Hajde të shkojmë tek sheshi për të rrëzuar monumentin”. Gjithashtu, Saimiri dërgoi një grup burrash dhe grash që t’i bënin thirrje turmës së protestuesve të mbledhur pranë Kryeministrisë që të ktheheshin mbrapsh dhe të niseshin në drejtim të Sheshit Skënderbej nga drejtimi i rrugës mbrapa Piramidës. Thirrjeve të këtyre burrave dhe grave ju bashkuan me qindra protestues...

    Ora 13:00. Sheshi Skënderbej.

    Kjo turmë protestuesish që qe dhe më energjike ishte e para që arriti Sheshin Skënderbej për tu vendosur afër monumentit të diktatorit komunist. Për arësye se numri i forcave të policisë dhe i forcave të ndërhyrjes së shpejtë që ndodheshin pranë Sheshit Skënderbej dhe Muzeut Historik Kombëtar, ishte tepër i madh, u vendos që protestuesit të prisnin valën tjetër të protestuesve që vinin nga Qyteti Studenti. Në sheshin Skënderbej kaloi një veturë e bardhë dhe me sa morëm vesh brënda saj ndodhesh Zoti Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike. Kjo gjë i entusiazmoi protestuesit. Një grup protestuesish që ishin tek Liceu Artistik pasi u përleshën me policinë, u futën tek lulishtja pranë Parlamentit nëpërmjet Rrugës së Elbasanit. Pastaj pasi kaluan pranë godinës së Bashkisë u vendosën rreth monumentit të Skënderbeut. Policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të shoqëruara me qen kufiri, të cilët i kishin fshehur prapa Muzeut Historik Kombëtar, filloi t’u bëjë presion protestuesve të shumtë për t’u tërhequr dhe për t’u shpërndarë larg monumentit të Skënderbeut. Policia përdori edhe zjarrfiksen e cila hidhte me presion ujë me ngjyrë të kuqe që njolloste rrobat e protestuesve. Turma tjetër e protestuesve që ishin të bllokuar tek godina e Kryeministrisë e frikësuar nga breshëritë në ajër të armëve të policisë u tërhoq nga tentativa për të hyrë në Bllokun Qeveritar. Ata kaluan në lulishten mbrapa Kryeministrisë dhe mbritën tek sheshi Skënderbej për t’u vendosur tek kollonat e Pallatit të Kulturës. Ndërkohë ky grup protestuesish tentoi të sulmojë për nga shatervani, por u zbrapsën nga policia. Disa makina të vogla të policisë qarkullonin nëpër sheshin Skënderbej duke i rënë sirenave për t’u bërë protestuesve presion psikologjik. Një djalë i ri, i quajtur Durim Hoxha, shkëputet nga grupi kryesor i protestuesve që ndodhesh pranë Bankës së Shtetit, për t’u kapur pas kabinës së zjarrfikëses. Por, pas pak ai rrëzohet i dëmtuar nëpër trup dhe me fraktura të brinjëve. Grupi i katërt i protestuesve vjen nga Qyteti Studenti dhe vendoset përreth sheshit Skënderbej...

    Ora 14:00. Sheshi Skënderbej.

    Populli brohoriste dhe hidhte parulla triumfuese. Një grup i madh qytetarësh ishin të vendosur pranë vëndit ku qëndronte akoma monumenti i diktatorit komunist. Ishte problemi i rrëzimit të monumentit. Nga rruga e Durrësit vijnë dy djem të rinj me një rrotull litari prej liri. Po në këtë kohë mbërrin tek sheshi Skënderbe, makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta. Ai e drejton makinën drejt e tek vendi ku ndodhesh monumenti i diktatorit. Pastaj një grup njerëzish ndihmojnë Astrit Hatellarin që të vendosë litarin tek monumenti i diktatorit. Përpjekja e parë dështon sepse litari shkëputet. Nga makina sjellin një kavo çeliku jo shumë të gjatë të cilin e lidhin me litarin. Në përpjekjen e dytë, Astrit Hatellari i ndihmuar edhe nga një qytetar tjetër e vendos litarin pranë gishtave të dorës së majtë e ulur poshtë, të monumentit të diktatorit. Pastaj ne i larguam të gjithë njerëzit, që të mos dëmtoheshin nga rreziku i shembjes së monumentit gjigant. Makina e tërheq 3-4 herë monumentin e derdhur në bronx të diktatorit komunist, i cili bie anash në drejtim të Muzeut Historik Kombëtar. Gjithë ai popull prej afro 100 mijë vetësh, që ndodhesh tek sheshi Skënderbej, duke u përqafuar me njëritjetrin nga gëzimi i madh i kësaj ngjarje të papërsëritshme, filloi të brohorasë i entusiazmuar tej mase.

    Ra simboli i komunizmit, i cili lavdinë e tij e vuri mbi vuajtjet e dhjetra mijra vetëve në burgje, internime dhe dëbime. Gjatë diktaturës komuniste u pushkatuan me mijra veta sepse patën për ideal demokracinë e sotme...

    Pas gjithë këtyre, makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta vazhdon itinerarin në drejtim të Rrugës së Elbasanit. Pesëdhjetë metra larg nga godina e ish të përndjekurve politik (sot), shkëputet busti nga pjesa tjetër e monumentit gjigant të diktatorit. Gjithashtu makina IFA pëson difekt ( i digjet freksioni) për arësye të peshës së madhe të demostruesve të hypur mbi makinë dhe mbi monumentin e diktatorit. Turma e demonstruesve shkëpusin kavon nga makina dhe fillojnë të tërheqin vetë bustin e diktatorit deri pranë parkut të lodrave në Rrugën e Elbasanit. Gjithashtu tek pjesa e mbetur e monumentit të diktatorit ( nga këmbët deri tek gjoksi) afrohet një skodë e parkut të mallrave me shofer Sulo Jaupaj. Shumë demonstrues e lidhin këtë pjesë të mbetur të monumentit me skodën. Shoferi Sulo Jaupaj me makinën e tij lëviz afro dy kilometra nëpër rrugëtë e Tiranës i përshëndetur nga mijra qytetarë. Në pjesën malore të Rrugës së Elbasanit për t’u ardhur në ndihmë demostruesve të lodhur vjen një autobuz me ngjyrë të kuqe që ishte i punëtorve të minierës së Krrabës. Kjo makinë drejtohesh nga një shofer zeshkan 50 vjeçar, që quhesh Hysen Alla. Autobuzi ishte i mbushur me minatorë. Minatorët dhe protestuesit e lidhën shpejt e shpejt bustin e diktatorit pas autobuzit. Pastaj, Hysen Alla e drejton makinën e tij për tek godina e studentëve grevistë. Kur autobuzi mbërriti atje shpërtheu një gëzim i jashtëzakonshëm midis studentëve grevistë të urisë të ngujuar dhe protestuesve. Busti i diktatorit u la i varur lart tek godina e studentëve grevistë.

    Kërkesat

    Ndonëse kanë kaluar kaq shumë vite, i takon Z. Bamir Topi, President i Republikës, i cili rrjedh nga familjet më të vjetra, më të nderuara dhe më demokrate të Tiranës, që në shenjë respekti ndaj popullit demokrat të qytetit ku ai ka lindur dhe është rritur, të dekorojë ata ish protestues protagonistë, të cilët sakrifikuan më shumë për këtë ditë më të shënuar historike, në bazë të ligjeve në fuqi për dhënien e dekoratave në Republikën e Shqipërisë. I lutemi Z. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë dhe Znj. Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit, që në nderim të datës 20 shkurt 1991, kjo ditë, me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me miratim nga Parlamenti, të shpallet: “ Dita e Rrëzimit të Simboleve Komuniste”. Gjithashtu ata të urdhërojnë dikasteret shtetërore të poshtëshënuara të plotësojnë kërkesat tona. I lutemi Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve si edhe Drejtorisë së Radiotelevizionit Shqiptar dhe Institutit të Mediave, të mundësojnë realizimin e një filmi dokumentar me metrazh të gjatë me konsulent Saimir Malokun dhe me regjisor edhe skenarist Z. Saimir Kumbaro. Është dëshira e madhe e popullit shqiptar që nëpërmjet të këtij dokumentari të rizgjohet brez pas brezi, kujtimi i ngjarjeve të paharruara të asaj dite që ktheu një faqe të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Kjo ngjarje kaq e rëndësishme është anashkaluar nga disa analistë politikë të mediave të ndryshme. Shtojmë gjithashtu se në dispozicion të këtij dokumentari, operatori Agim Buxheli do të japë të gjithë arkivën e tij filmike. Gjithashtu edhe arkivi filmik i Televizionit Publik Shqiptar dhe i Ministrisë së Brendëshme duhet të japin ndihmën përkatëse për këtë qëllim. I lutemi po kësaj ministrie që të mundësojë botimin e kësaj deklarate në formën e një broshure në gjuhët shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe greqisht. Kjo i jep mundësi qytetarëve të Shqipërisë si dhe opinionit ndërkombëtar që të njihet me ngjarjen kaq të rëndësishme të 20 shkurtit 1991.

    Gjithashtu i lutemi edhe Ministrisë së Arësimit dhe Shkencave, Muzeut Historik Kombëtar, Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Historisë që të marrin masat që kjo ngjarje kaq e rëndësishme të pasqyrohet në librat e historisë dhe në pavionin e demokracisë të Muzeut Historik Kombëtar.

    Gjithashtu jemi mirënjohës edhe ndaj Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Viktimave të Traumës dhe të Torturës që drejtohet nga Zoti Adrian Kati (ish i internuar familjarisht dhe me babanë ish i burgosur politik). Kjo qendër që ndodhet në Rrugën e Kavajës ka mbi 10 vjet që ka dhënë dhe u jep një ndihmesë të madhe për rehabilitimin moral dhe mjekësor të shtresës së shumëvuajtur të ish të përnjdjekurvet politikë, protestuesve të asaj dite të shënuar si dhe dhjetra mijrave refugjatëve kosovarë.



    *Materiali i mësipërm është pregatitur nga dëshmitarë okulare dhe organizues të protestës





    Lista e ish pjesëmarrësve e ngjarjeve të 20 shkurtit 1991 që kanë firmosur deklaratën: “ Si u rrëzua monumenti i diktatorit komunist”.



    1. Saimir Maloku 2. Ardian Heta 3. Xhovalin Çokani

    4. Albert Risilia 5. Arben Ramaj 6. Astrit Hatellari

    7. Hyget Borova 8. Lida Bezhani 9. Sanije Vojka

    10.Liliana Llapaj 11.Lindita Hamiti 12. Vera Rada

    13.Agron Spaho 14.Xhemal Zhuri 15.Skënder Topi

    16.Gëzim Vojka 17.Dorant Vojka 18.Arben Beli

    19.Igli Hasko 20.Përparim Rama 21.Hysen Hamiti

    22.Agron Hoxha 23.Fatmira Maloku 24.Meliha Topi

    25.Edmond Vrapi 26.Ismete Rushiti 27. Zyhra Izeti

    28.Naim Liçi 29.Leonard Plaka 30.Beniamin Gega

    31.Rudina Cara 32.Eduart Jegeni 33.Emine Aga

    34.Hamide Mëniku 35.Agim Mëniku 36.Izedin Çela

    37.Besnik Heta 38.Dallëndyshe Dashi 39.Xheladin Çaushi

    40.Agron Balla 41.Mereme Balla 42.Rasim Çiku

    43.Fatmir Dashi 44.Hajrie Dashi 45.Gazmend Ruseti

    46.Loreta Qirjaqi 47.Hajredin Fratari 48.Haxhi Ruka

    49.Agim Elbasani 50. Liri Ruka 51.Emilio Ruka

    52.Hafsa Hoxha 53.Beqir Turtulli 54.Edmond Kastrioti

    55.Luljeta Kastrioti 56.Manola Kelmendi 57.Kadri Cara

    58.Lumturi Cara 59.Elgert Cara 60.Metaldo Cara

    61.Gazmend Shehi 62.Stavri Çoka 63.Fatmir Topi

    64.Naxhije Bodinaku 65.Adrian Bodinaku 66.Alma Bica

    67.Luan Bica 68.Diana Lulegjuraj 69. Mukades Vorpsi

    70.Seit Vorpsi 71.Tedi Vekshi 72.Lumturie Pilkati

    73.Vilma Hyka 74.Ilir Bushi 75.Ruzhdi Ibrahimi

    76.Loreta Shkurti 77.Avni Dani 78.Arjan Hazizaj

    79.Betina Duri 80.Alfred Loka 81.Napolon Hasanaj

    82.Frederik Berisha 83.Artur Shemaj 84.Skënder Luari

    85.Fatmira Kosta 86.Zyhdi Morava 87.Edmond Vrapi

    88. Hamide Çaushi 89.Suzana Kadilli 90.Fatmira Kosta

    91.Vjollca Mancaku 92.Gëzim Dema 93.Kleanthi Kekezi

    94.Adnan Baholli 95.Natasha Gërdeci 96.Ajet Lamaj

    97.Agim Preza 98.Florika Preza 99.Sami Pashaj

    100.Behare Pashaj 101.Drita Dyrmishi 102.Bajram Dyrmishi

    103.Aldo Guga 104.Mehmet Kumi 105.Shpresa Kumi

    106.Bujar Veliaj 107.Spartak Veliaj 108.Tefik Dashi










    12/10/2008
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-10-2008 më 04:16

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ISMAIL KADARE



    Kadare dhe Hoxha



    Një pasdite me shokun Enver Hoxha

    Tani që udhëheqësi ynë nuk është midis nesh, kujtimet për të marrin një përmasë e vlerë të veçantë. Ato janë pjesë e veprës së tij monumentale, por një pjesë sui generis, që nuk përfshihet në librat, fjalimet, ditaret, porositë e letrat e tij, por është e shpërndarë në qindra, në mijëra njerëz. E megjithëse e tillë, kjo pjesë e veprës, këto kujtime që ai ka lënë, biseda, fjalë, gjeste, pamje, gjendje shpirtërore, janë një pasuri e tërë që ndihmojnë për të plotësuar e ndriçuar anë të tëra të personalitetit të tij si udhëheqës, burrë shteti, mendimtar marksist, filozof, shkrimtar dhe njeri.
    Kujtimet për të nuk kanë nevojë për zbukurime, ato kanë nevojë vetëm për saktësi, sepse duke qenë të sakta ato e kanë vetvetiu brenda edhe bukurinë dhe thellësinë dhe peshën e vërtetë. Prandaj ata që kanë pasur fatin të kenë kujtime me të, janë të ndërgjegjshëm se ç'thesare të çmuara mbajnë në duar, thesare, pasurinë e të cilave duhet t'ua zbulojnë të gjithëve.


    Në verë të vitit 1961 klima letrare në vendin tonë ishte sa e gjallë, edhe e komplikuar. Të angazhuar në luftën e madhe që bënte populli e Partia për përballimin e bllokadës së re revizioniste, që porsa kishte filluar, forcat krijuese ishin në një aktivitet të plotë. Ishte e natyrshme që në këto kushte, kur kërkoheshin rrugë të reja zhvillimi për ta bërë letërsinë tonë edhe më shumë të lidhur me problemet e kohës, të kishte mjaft debate e polemika, disa herë të mprehta.
    Klima letrare u komplikua nga disa keqkuptime që lindën gjatë debateve lidhur me traditën dhe novatorizmin në letërsinë shqipe të realizmit socialist. Polemika, e cila shpërtheu edhe në shtypin letrar, kishte rrezik të çonte drejt ndarjes artificiale të shkrimtarëve në të rinj e në të vjetër, gjë tepër e dëmshme, sidomos në kushtet ku po ndodhej vendi ynë, kur më tepër se kurrë kërkohej forcimi i unitetit.
    Në një atmosferë të tillë, në korrik të vitit 1961 në Tiranë u organizua një mbledhje e madhe e gjithë forcave krijuese. Mbledhja do të ishte vendimtare për t'i dhënë zgjidhje apo një zhvillim të mbarë debatit që po vlonte prej kohësh. Por mbledhja merrte një rëndësi edhe më të madhe, sepse në të asistonte shoku Enver Hoxha.
    Mbledhia u bë në një nga sallat e Universitetit të Tiranës. Në një pjesë të materialeve të saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime që ishin shfaqur gjatë polemikës së deriatëhershme. Duhet thënë se për ne, shkrimtarët e rinj, gjendja ishte jo pak e vështirë. Nga disa autoritete të kritikës e të letërsisë u bënë shkrime disa herë të pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik të thellohej ndarja artificiale në «të rinj» e «të vjetër» dhe zhvillimi i letërsisë sonë të ngadalësohej prej koncepteve konservatore.

    Shoku Enver, i cili asistoi në të gjitha seancat, dëgjonte vëmendje diskutimin e secilit.
    Në një nga pushimet, një shok, që ishte në presidium më tha:
    - Përse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unë nga biseda e tij në pushim, shoku Enver dëshiron t'ju dëgjojë edhe ju të rinjve.
    Këto fjalë sikur më hoqën në çast një farë mpirje që më kishte zënë gjatë kësaj mbledhjeje. Nxora një letër dhe fillova të përgatitem me shpejtësi.
    Në seancën e pasdites kërkova fjalën. Isha i pari që po flisja nga «të rinjtë dhe merret me mend që auditori priste me interes se si do t'u përgjigjeshim ne shumë kritikave që u bënë.
    Në kohën që zura vend për të folur përpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtërore të shkrimtarëve të rinj në këtë mbledhje, tha:
    - Ja, tani t'ju dëgjojmë edhe juve. Jeni të rinj, por jeni të pjekur.
    Fjalët e tij ma dhjetëfishuan guximin dhe unë jo vetëm e Iexova diskutimin me zë të vendosur, por aty për aty, i nxitur nga inkurajimi i tij, shtova mjaft fraza që nuk i kisha të shkruara.

    Pas meje folën edhe të tjerë. Shoku Enver vazhdonte të dëgjonte me vëmendje çdo diskutim. Tani ai dhe gjithë mbledhja kishin dëgjuar të dy palët polemizuese. Duhet thënë se teprime e keqkuptime kishte nga të dy anët, edhe nga ne «të rinjtë», por, megjithatë, nuk mund të thuhej se të dy palët kishin të drejtë ose të dy palët kishin gabim. Dikush kishte në thelb të drejtë e dikush jo.
    Ishte pikërisht ky thelb që kapi në mënyrë të shkëlqyer shokuEnver në fjalimin e tij që pritej me padurim. Ai i bëri. një zbërthim të thellë marksist-leninist problemit, foli për
    raportin dialektik midis traditës dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarët e rinj s'ka si të kenë interesa të tjera nga ato të popullit e të Partisë, se ata janë të lindhur me vendin e me kohën, dhe se ndarja në «të rinj» e «të vjetër» nuk i shërben askujt.
    Fjala e shokut Enver pati një efekt të jashtëzakonshëm në gjithë jetën letraro-artistike. U shpërndanë menjëherë keqkuptimet që kishin lindur gjatë debatit, u lanë mënjanë etiketat e kota që i kishin vënë njëri-tjetrit, u kuptuan se shumë probleme të ngritura në valën e polemikës ishin fiktive dhe se gjithë shkrimtarët, të rinj e të vjetër në moshë, punonin për një qëllim.
    E çliruar kështu, në sajë të ndërhyrjes së Udhëheqësit prej një tensioni të kotë e të dëmshëm, letërsia jonë njohu menjëherë një zhvillim të ri e të vrullshëm, në kundërshtim me profecitë e zymta të hrushovianëve që prisnin shkatërrimin e saj. Takimi dhe fjalimi i shokut Enver me shkrimtarët e artistët në korrik të vitit 1961, hyri kështu në historinë e letërsisë shqipe. Mund të thuhet me bindje se gjithë brezi i shkrimtarëve të viteve '60 ia detyron lancimin e këtij fjalimi.

    Kam pasur fatin ta takoj disa herë shokun Enver, në raste të ndryshme, në ditëlindje, në pushime mbledhjesh solemne apo midis dy seancash të Kuvendit Popullor. Megjithëse të shkurtra, ato më kanë mbetur të pashlyera në kujtesë, por veçanërisht i tillë më ka mbetur takimi i gjatë me të në vitin 1971, në shtëpinë e tij.
    Në një ditë marsi, bashkë me time shoqe dhe vajzën e vogël, u ndodhëm atje për vizitë. Na priti shoqja Nexhmije me vajzën. Shoku Enver nuk ndodhej në shtëpi dhe ne nuk e dinim në do të kishim fat ta takonim apo jo.
    Ishim duke biseduar gjallërisht, kur u hap një nga dyert e sallonit dhe në të, i gjatë dhe i qeshur, u duk shoku Enver. Meqenëse unë isha përballë derës, e pashë i pari kur hyri dhe u ngrita menjëherë në këmbë, duke i hobitur për një grimë bashkëbiseduesit, të cilët me siguri kanë thënë më vëte: «ç'pati ky? »
    Pastaj të gjithë kthyen kokat andej nga kishte hyrë shoku Enver.
    - Të vij dhe unë? - tha ai duke qeshur. - S'besoj se ju prish muhabetin.
    Megjithëse disa herë gjatë kohës që po bisedonim dhe sa herë që më dukej se dëgjoja zhurmën e ndonjë makine, përfytyroja se si mund të vinte, asnjëherë nuk mund të përfytyroja një ardhje më të natyrshme, të gëzueshme e njerëzore.
    Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty për aty një atmosferë zakonisht të përzemërt. Na pyeti me radhë për shëndetin, e mori në prehër vajzën tonë 6 vjeçe dhe i tha, duke përdorur një fjalë të vjetër gjirokastrite:
    - Ngalasëm ti, të të ngalas edhe unë (përqafomë ti, të përqafoj edhe unë).
    Shoku Enver më pyeti se ç'kisha në dorë kohët e fundit dhe unë i thashë se kisha në shtyp një roman për Gjirokastrën me titull «Kronikë në gur».
    - Do ta lexoj me kënaqësi; - tha ai. - Gjirokastra është pasionante dhe këtë e themi jo se jemi andej, - shtoi, duke vështruar më një buzëgeshje, ngacmuese të tjerët, - por se kështu është vërtet. Apo jo? Por në mos gaboj, ti ke botuar një tregim me këtë subjekt.
    - Po - iu përgjigja. - «Qyteti i Jugut», por mendova ta zgjeroj e ta: shndërroj në një roman.
    - Mirë ke bërë. - Ai heshti një grimë, pastaj vazhdoi: - Kam edhe unë nja njëqind e ca faqe shënime për Gjirokastrën. Ta dija që po bëje një roman, mund të t'i jepja t'i shfrytëzoje, sepse unë s'besoj se do të kem kohë ta shkruaj atë libër (Ishte fjala me sa duket për librin «Vitet e vegjëlisë», që e mbaroi dhe e botoi disa vite më vonë).
    S'dija me ç'fjalë ta falenderoja për besimin si dhe për fisnikërinë e këtyre fjalëve, sepse duhej të ishin tepër të rralla rastet në botë kur një autor të dhuronte aq bujarisht librin e tij të pabotuar për ta shfrytëzuar dikush tjetër.
    Kur shoku Enver më pyeti me se po merresha aktualisht, iu përgjigja se «po shkruaja diçka për prishjen me sovjetikët».
    Në të vërtetë kisha filluar punën për romanin «Dimri i madh», por në përgjigjen time, në vend të fjalës «roman» thashë «diçka» dhe këtë e bëra pa menduar, si një mbrojtje instiktive nga që ende s'isha i sigurt se do ta përballoja temën e madhe, së cilës i kisha hyrë.
    Për fat, apo ndoshta nga që unë i thashë fjalët nëpër dhembë, shokut Enver nuk i tërhoqi vemendjen ky detaj.
    - Hm, sovjetikët, - tha ai. E ke lexuar në azhanse se ç'ka thënë ditët e fundit Radio-Moska për ty? - dhe qeshi me të madhe.

    Unë e kisha lexuar dhe ishte vërtet për të qeshur. Midis marrëzive të tjera, Radio-Moska në një nga emisionet e saj kishte thënë se gjithë shkrimtarët seriozë shqiptarë e kishin bojkotuar letërsinë dhe nuk shkruanin më në shenjë mallëngjimi dhe proteste për prishjen me sovjetikët. Për të mbushur boshllëkun e krijuar, vazhdonte Radio-Moska shteti shqiptar kishte nxitur ca pseudoshkrimtarë të rinj si një farë I. Kadare me shokë, që të shkruanin e të botonin veprat e tyre, që ishin aq skematike e pa kurrfarë vlere artistike, sa që u ngjanin kryeartikujve të gazetave.

    Nuk më kishte shkuar mendja se kjo mendjelehtësi e Radio-Moskës do të më bënte një shërbim të madh e të pritur: hapjen prej shokut Enver të bisedës se çfarë kishte ndodhur në Moskë dhjetë vjet më parë.
    Pas të qeshurës, ai u mvrenjt dhe tundi kokën ngadalë, si të thërriste një kujtim jo të këndshëm.
    Pastaj ndërsa pinte kafenë, filloi të fliste me një ton të ndryshëm nga ai që kishte folur gjer atëherë, të rëndë e të menduar. Ai foli për udhëtimin e tij në Moskë atë dimër të paharruar dhe për disa nga takimet e tij me «hrushovianët», duke bërë krahasimin e tyre me takimin e parë me Stalinin. Pastaj tregoi një episod me Kosiginin në darkën e Kremlinit në prag të mbledhjes dhe kalimthi diçka për vilën ku ishte rezidenca e delegacionit tonë, për «vizitat» e mysafirëve të natës, Mikojanit, Torezit e të tjerë.

    Do të dëshiroja që ai të fliste me orë të tëra për këtë, po për fat të keq ëndrra ime për të dëgjuar sa më tepër hollësi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i së cilës ishte ai vetë, qe e shkurtër. Shoku Enver hapi një bisedë tjetër, dhe unë s'pata guxim ta pyesja për Moskën.

    Më vonë, gjatë procesit të punës për romanin unë shfrytëzova gjallërisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisë, me procesverbalet e Mbledhjes së Moskës, si dhe me dëshmitë e ndryshme të personelit, sidomos të fjalimit të shokut Enver, të porosive, shënimeve të tij në marxhinalet e faqeve, të kurbuara lart ose poshtë për arsye të ngushticës së vendit, të cilat u ngjanin degëve të lisave që i lëkund stuhia. Dhe vërtet në të gjitha ato fjalë, replika, rreshta e shënime ndihej fuqishëm stuhia e kohës.

    E megjithatë duhet ta them se biseda e rastësishme e shokut Enver më dha mua si shkrimtar diçka të pazëvendësueshme nga asgjë tjetër për romanin që po shkruaja. Krejt atmosfera e pjesës se dytë të veprës me nëntitullin «Mysafirë në kështjellë», vizioni i përgjithshëm i saj, ngjyrat, simfonizmi, tragjizmi dhe pesha e saj, e kanë zanafillën e tyre te ajo bisedë e udhëheqësit. Në bisedën e tij kishte një kolorit të jashtëzakonshëm: me një frazë apo një nënvizim ai jepte rrëzëllimin e llampadarëve të festës mbi darkën e Kremlinit, apo hijet tinzare mbi fytyrën e Mikojanit, qetësinë monumentale të darkës me Stalinin apo komicitetin e figurës së Hrushovit. Dhe mbi të gjitha biseda e tij, sado e rastit të ishte, ngërthente fuqishëm gjithë dimensionet e dramës.

    Më vonë, kur puna për romanin po avanconte, disa shokë të mi shkrimtarë më sugjeruan të kërkoja mundësinë për një takim me shokun Enver, por unë nuk guxova ta bëj këtë; kisha gjithmonë druajtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin për të realizuar një vepër që të ishte e denjë për ngjarjen e madhe, por kisha një arsye tjetër, edhe më të rëndësishme. Unë kisha punuar në shtypin letrar dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar në mënyrë të prerë të shkruhej për figurën e tij. Në qoftë se unë do të arrija të realizoja një takim me të për veprën që po shkruaja, ç'do të ndodhte sikur ai, gjatë bisedës, të merrte vesh se unë e kisha atë personazh qendror historik në romanin tim? Ai do ta ndalonte një gjë të tillë, dhe kjo do të ishte një katastrofë për romanin tim.

    Po le të kthehem te takimi me shokun Enver.
    Pas bisedës për Moskën, ra fjala për fuqinë shpirtërore të popullit tonë dhe për lashtësinë e tij. Më pyeti nëse e kisha lexuar një libër të francezit Zaharia Majani për etruskët dhe gjuhën shqipe, dhe kur unë i thashë se e kisha dëgjuar, por nuk e kisha lexuar më tha se do të ma jepte. Dërgoi dikë ta merrte, duke i thënë:
    - E kam lënë sipër oxhakut.
    Biseda u bë prapë e lirë dhe e gëzueshme dhe në një çast u kthye përsëri te Gjirokastra, te Sokaku i të marrëve, që ishte ndoshta rruga e vetme në botë me këtë emër dhe që ne e njihnim aq mirë, si edhe te plakat e mençura, në kundërshtim me emrin e sokakut, të shtëpive gjirokastrite.
    - Vetëm nga tregimet e tyre për mënyrën e ndriçimit të shtëpive, për futjen e vajgurit apo evoluimin e llampave mund të nxjerrësh përfundime interesante të karakterit social-ekonomik, - tha shoku Enver.
    I habitur dëgjova të fliste për to, në një mënyrë që nuk e kisha lexuar asgjëkundi.
    (Pasi u ktheva në shtëpi dhe shënova në një fletore gjithçka që dëgjova prej tij për ngjarjen e Moskës, në një fletë të veçantë shënova «Projekt për një novelë. Në formë kronike. Vajguri, kripa, jetët, vdekjet, gjyqet, ekonomia. breznitë». Ishte bërthama e novelës që shkrova më vonë «Breznia e Hankonatëve», e cila ishte veçanërisht e dashur për mua, veç tjerash, edhe për historinë e gjenezës së saj).
    Kishim ardhur për një vizitë të shkurtër pasdite dhe ora po shkonte 8.30. Megjithëse kishim dëshirë të madhe të rrinim ende, ne morëm leje të largoheshim. Para se të iknim shoku Enver na dhuroi gjithashtu librin e Zaharia Majanit «La fin du mistère etrusque».

    Ishim në këmbë në çastin që do të ndaheshim kur ai i tha shoqes Nexhmije:
    - Shko në bibliotekë dhe zgjidh diçka tjetër.
    Shoqja Nexhmije u kthye pas pak me veprat komplete të Balzakut në frëngjisht.
    - O, e mbushe me Balzak! - bëri shaka shoku Enver. Ishte shakaja e hollë e njeriut të informuar në mënyrën më të plotë për diskutimet që bëheshin kudo në botë lidhur me raportin midis letërsisë realiste të shekullit XIX dhe asaj bashkëkohore, diskutime në të cilat Balzaku ishte në qendër të kundërvënieve dhe që nuk kishte kaluar pa një farë jehone edhe te ne.

    Duke e falënderuar për librat e dhuruar, unë i thashë shokut Enver se pavarësisht se isha shkrimtar bashkëkohor, e pëlqeja shumë Balzakun.
    - Po si do t'i ngrini gjithë këto libra? - tha shoku Enverr kur po ndaheshim. Ai iu drejtua shoqes Nexhmije: - Shiko për një makinë për t'i çuar mysafirët gjer në shtëpi.

    Këto ishin çastet e fundit nga ky kujtim i paharruar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 13-10-2008 më 05:03
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Brari

    Une ne nje forum interneti (le te themi me 1000 antare) shkruajta: "Lavdi Sllobodan Milosevicit" dhe dole ti ( mund te dalin edhe shume te tjere), qe e quani me te drejte marri.

    Po ata 1,5 milion shqiptare ne Shqiperi, qe u vrane, u burgosen, u internuan, u persekutuan dhe ata 2 milion te tjere qe u linden dhe u rriten ne "Gulakun" Shqiperi, si duhet ta ndjejne veten kur shohin deputetet e PDK-se tek festojne ne Prishtine me Ilir Hoxhen dhe Ramiz Aline 100-vjetorin e kasapit te shqiptareve.



    Shife ket katunarin e Llapit, qe ben si Llapaqen.

    O Llapiaaaaaaaaan o katnar.

    Ilir Hoxhen hala ne Prishtin e ke.
    Merre e çoje te shpija jote per darke, se ben vaki qe mas 9 mujsh, keni edhe ju ne shtepi, pak gjak te Enver Hoxhes
    .

    Tëmën e sëmës çi paske bere.

  6. #66
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    qka ka te keqe qe ne biblioteken e ti mban foto te figurave te shquara te kombit
    nder te shumtat edhe te Skenderbeut Adem Jasharit Ismail Kadarese e shum foto te tiera
    Së pari Jakup Krasniqi është historian, dhe si i tillë do të duhej të ishte më mirë i informuar për të bëmat e Enver Hoxhës dhe rolin që ai e ka luajtur në botën shqiptare dhe për pasojat të cilat është ende duke ie vuajtur Shqipëria dhe gjithë shqiptarët edhe tash. Një diktator i till nuk e meriton të përkujtohet përpos kur të dojmë të marrim shembull për tirani apo keqqeverisje.

    Dhe pastaj më e keqja është se ai afër Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Adem Jasharit vendos foton e Enverit.

    POr në anën tjetër e shohim mirë se cilat ideologji e udhëheqin Kosovën tani.

  7. #67
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Sa shume plehra paska Kosova.S'e paskam ditur ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #68
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Ca merreni me LLapin, klysh Serbi do jete si puna idhullit te vet ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shqiptaret e Kosoves ne kohen e komunizmit
    i kan pas dy rrug ose te jen Titistit ose Enverist
    dhe ata per fat te mir shumica dermuese
    kan qen Enverist e pakica sllavo-komunist Titist

    por kjo pakica te perkrahur nga pushteti Jugosllav
    e te ndihmuar nga UDB-eja jugosllave i vran burgosen torturuan keta Everistet e Kosoves qe sot ju vllezerit nga shqiperia i shani e nuk leni te zez pa u then
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Rugova jone i madh pati nje fjali per keto grupe cetnikesh enveriste (nipat e Milladin Popovicit), "keta tha jane dore e zgjatur e Shkinise."
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 7 prej 30 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •