Close
Faqja 20 prej 76 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 754
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Falemderit Z. Doēi pėr uratėn!

    Pas demokratizimit tė Shqipėrisė, nė njė emision tė RTSH, i vėllai i poetit tė repektuar Havzi Nela, rrėmihu thellė pas njė molle duke i nxjerrur dorėshkrimet e fshehura. Ishte njė moment shumė prekės, iritues... qė nė mua nxiti ndjenjat e quditshme - smirėn e skajshme, dhembjen e tmerrshme, herė-herė edhe urrejtjen e fuqishme, (lotėt e bėrėn tė vetėn, u rrokullisėn bujshėm duke u lėshuar pingul rrudhave tė faqeve tė mia) dhe nė anėn tjetėr, njė kėnaqėsi e kėndshme, ma pėrshkroi ballin e relieft (lotėt ikėn nė saraji e vet) dhe ndjeva se u rimishėrua poeti i qiltėrtė - HAVZI NELA - NDJEST PASTĖ - AI S'DO TĖ VDES KURRĖ, KURRĖ, KURRĖ...

    HARTAT E KOHĖS

    (Akrstik kushtuar Havzi Nelės)

    Hartat e kohės tė fshehur nėn rrėnjėt e mollės rilindėn
    Aureola u ngritė fuqishėm nė horizontin tonė
    Vlerat Tua, s'mundėn t'i varrėn nė litar
    Zeusi e perėnditė tė tjerė i ruajtėn me xhelozi
    Inxhi tė ēmuar, medalonet e kohės...

    Nder pėr ne, tuzrp i njė kohe largėqoftė
    Eshtrat Tua, shtyllat e ardhmėrisė
    Litari i turpit tė pakuptimėsisė, do tė varret mbi ta
    Autogram i pashlyer nė kujtesėn e (pa)ndėrgjegjes...

    13.08.08
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 14-08-2008 mė 09:55

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Sheh Myhedini, ėshtė pasardhės i Baba Sheh Sylejmanit i tarikatit Evleti i qytetit tė Rahovecit.

    Sheh Myhedini, ishte njė figurė qendrore nė Rrafshin e Anadrinisė e mė gjėrė.

    Pėr shkak tė ideve progresive e atdhetare, disa herė ėshtė burgosur dhe dėnuar nga gjykatat e atėhershme sllavo–komuniste (pėr shumė shqiptaret, nė tė gjitha trojet shqiptare, ėshtė i njohur procesi i Prizrenit - procesi gjyqėsor politik).

    Sheh Myhedini, do tė mbetet nė analet e historisė Kosovare edhe nė aktivitetin e tij madhor, nė aksionin Pajtimin e gjaqeve, qė pati jehonė edhe pėrtej kufijve tė Kosovės, si njė fenomen shoqėror qė duhet studjuar seriozisht.

    Sheh Myhedini, kur erdhė momenti i Kushtrimit, i dha betim Luftėtarėve tė UĒK-sė, nė luftėn e fundit pėr Ēlirimin e Kosovės.

    Sigurisht, njė personalitet aq i fuqishėm, me ndikim tė jashtėzakonshėm nė popull, ishte vazhdimisht nė shenjestėr tė politikės shoveniste tė sllavėve, tė ardhur nga Karpatet, dhe nė shenjė hakmarrje tė betejės qė ndėrmorri UĒK-ja ndaj qytetit tė Rahovecit, e pushkatuan pranė pragut tė teqes, ku tani qendron fotografia e tij nė pllakėn e mermert

    Nė shenjė respekti e falenderimi, ia kushtova kėtė poezi:

    VERTIKALISHT QĖNDROVE PARA STUHIVE
    /Sheh Myhedinit/

    Sa i pashėm qė ishe
    Ylber mbi ylbera
    Edhe Zoti i do tė pashmit!

    Vertikalisht qėndrove para stuhive
    Kur tė tjerėt theheshin para prekjes
    Dhe kot t’i vėnė prangat
    Shpirti yt u rebelua edhe mė shumė!

    Predikimet tua
    Shėronin zemrat e thyer
    Forconin shpirtėrat e frikėsuar
    Venin drejtpeshim tė luhatshmėve
    E sot me gjelozi ruhen
    Nė sirtarėt e zemrave...

    Dhe kur kushtrimi jehoi
    Grykave tė maleve nė vegim
    Nė dy gjunj ua urove bekimin
    Dhe nė ballin tėnd mbiu lulėbozhuri
    Dhe kjo lule rritet vetėm nė Kosovė
    Kjo lule ėshtė metaforė e gjakut!

    Te porta e teqes
    E cila nuk u mbyll as fortunave tė egra
    Ti prapė i gjallė ashtu sikurse ishe
    I pret mysafirėt krenar

    Krenaria ishte e tėrė jeta jote!

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Ishim apo s'ishim...

    Isha nji dit sot prap jam dikush
    ishte baba im sot asht me gjum
    ishte gjyshi im sot shfrytzojme mallin e tij
    ishin te paret po kush ishin ne te vertet se dij

    ata punun, shkrum, lexun, luftun...
    ata ishin te eger ligj nuk depertum...
    ishin te fort po koka nuk don fuqi
    ku ju mbeti dija mendoj shum por nuk di...

    kam pershtypjen ishin megalloman
    dikush thot shqiptari asht mendjemadh
    disa i qujn shah ne veti
    pse jan aq individal sejcili per veti

    disa popuj jan autodidakt
    disa jan pa komunikat
    disa kercnojn pa mekat
    disa shkrujn dhe qojn krahet...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Dorontina Lexo Postimin
    Ishim apo s'ishim...

    Isha nji dit sot prap jam dikush
    ishte baba im sot asht me gjum
    ishte gjyshi im sot shfrytzojme mallin e tij
    ishin te paret po kush ishin ne te vertet se dij

    ata punun, shkrum, lexun, luftun...
    ata ishin te eger ligj nuk depertum...
    ishin te fort po koka nuk don fuqi
    ku ju mbeti dija mendoj shum por nuk di...

    kam pershtypjen ishin megalloman
    dikush thot shqiptari asht mendjemadh
    disa i qujn shah ne veti
    pse jan aq individal sejcili per veti

    disa popuj jan autodidakt
    disa jan pa komunikat
    disa kercnojn pa mekat
    disa shkrujn dhe qojn krahet...
    Dorontina, Ju falenderoj pėr postiminin e poezisė nė temėn time, ėshtė nder pėr mua!

    Ju pėrshėndesė, duke Ju dėshiruar frymėzime tė reja.

    Agim METBALA

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Sheh Danjoll Shehu, pasardhėsi i sheh Musasė, vėllau i Sheh Ademit, shėrbeu nė teqen e Rufaive nė Gjakovė.
    Ishte njė personalitet i fuqishėm me ndikime tė mėdha pozitive nė tė gjitha shtresat shoqėrore.
    Pos se ishte predikues dhe klerik i pranuar skajshmėrisht, meritat e tija tė mėdha qė sot japin frytet, ėshtė dashuria e tij ndaj arsimit dhe ndikimi i drejtėpėrdrejt tek familjet e dervishėve - myhybėve, qė sa mė shumė t'i shkollojnė fėmijėt, pėrkundėr kushteve tė vėshtira ekonomike.
    Nga familja e ngusht e sheh Danjollit, janė arsimuar tė gjithė brezat, kanė dalė intelektualė tė nivelit tė lartė - Hadi Shehu, aktor i njohur nė tė gjitha trojet shqiptare, Jahja Shehu i vėllai i Hadiut, poashtu aktor i madhė, Dr. Pajazit Nushi, nip i sheh Danjollit (biri i motrės), punėtor i njohur shkencor dhe shumė e shmė emra tė tjerė.
    Fal ndikimit tė tij tė drejtėpėrdrejtė, edhe unė jam shkolluar duke i pėrfunduar studimet nė fushėn e drejtėsisė.

    Nė shenjė respekti, ia kam kushtuar kėtė poezi e cila ėshtė vendosur nė kornizė dhe rri nė teqe si njė suvenir.




    MBI VETULLAT TUA YLBERI PASQYROHEJ
    (Sheh Danjollit)

    Mbi vetullat tua, ylberi pasqyrohej
    Nė veten e parė pesha e sigurisė
    Nė ballin tėnd tė relieftė
    Kujdesi bėnte hapa milimetrike
    Mbi kapakėt e syve tu
    Bėnin roje terezitė miligramike
    Nga gjuha jote komponoheshin
    Simfonitė nė retrospektivė...

    Kur i kthej akrepat e kohės
    Pėshpėris ndėr dhėmbė
    Edhe me prototipin tėnd
    Do t’ishim pėrpjekur grykave tė malit me trimėri
    Rrugėve tė asfaltuara kishim shtrirė
    Kėmbėn nė drejtpeshim
    Pėr qendrim vertikal dhe pėr njė shkrim...

    Sa i fuqishėm qė ishe gjatė jetės
    E shoh kur pėrmendet emri yt
    Si reflektohet nė sy tė njerėzve
    Harresa nuk e evulon dot
    Ti je i gjallė nė shpirtrat e tyre
    Energjia jote fuqishėm ndjehet edhe sot...


    Rahovec, 30.09.2003

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    IKJA
    Monstrumi IKJE
    Me eskavatorė
    Shemb kalatė e guximit
    Dhe nė ēdo zemėr mbjell
    Fidanėt e frikės
    Qė lindin frutet e dhembjes
    Dhe krijojnė lumenjtė e vdekjes
    Pastaj nė mėnyrė tė paartikuluar
    Katandisen nė detet e panjohura...

    Ikja lind nga droja
    E frikės dhe forcės
    Tė ikurit
    Me gravitacion tė humbur
    Sillen si pa kokė
    Me shpresė tė mbėshtjellė
    Nė shaminė tetėpalėshe
    Duke ngrehur kėmbėt zhag
    Metropoleve tė botės...

    Ikjet ēdoherė mė trembin
    I trembin edhe fėmijėt nė djep.


    16.02.2003

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    TE SHKĖMBI I KAVAJĖS

    Marrė frymė ngadalė pėr tė mos e trazuar imagjinatėn
    Historia shpalos kujtimet nga libri faqe pėr faqe
    Tė ruajtura ndėr shekuj me xhelozi
    Refreni pėrsėritet: “Ke Shkėmbi i Kavajės”...
    E mbi Shkėmbin e Kavajės
    E shtrinė nė shuplakė Durrėsin me gjithė horizont
    Puhia t’i krehė flokėt...

    Papritmas diafragma ērregullohet
    Syri pa dashje kap bunkerėt
    Tė renditura nė mėnyrė gjeometrike
    Dhe arsyeja humb drejtpeshimin...

    Rrezja e shpresės mund ankthin pėr vdekje -
    Rrokaqiej dhe pallatet buzė plazhit
    Prekin qiellin e ardhmėrisė
    Rėrės sė plazhit dėgjohen dialektet
    Nga tė gjitha viset
    Pėshpėris zėshėm: ani pse u zbardha
    Nė Durrės i pashė tė gjitha ėndėrrat e mia nėpėr vite..

    02.08.2003

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    CEREMONI MORTORE

    Pėrditė lidhen nyjet mbrapsht,
    Kush t'i zgjidh ato pastaj?
    Poeti me penėn?
    Piktori me ngjyra e brushat?
    Apo anagramisti t'i anagramoj?

    Pėr natė sajohen krime enigmatike
    Tė pėrshpejtuar me katalizatorė
    Kush t'i zbulojė ato?
    Skulptori me daltėn e ēekanin?
    Atleti me vrapim sprint?
    Balerina me kėrcim elegant?

    Nė mesditė na vidhet shpresa
    Syhapur shikojmė katandisjen
    Kush do ta kėrkoj pastaj?
    Peshėngritėsi me 150 kg. nė duar?
    Boksieri i tronditur nga grushtimet?
    Apo mos vall i moshuari nė azil?

    Tė gjithė ne duhet zgjuar zgabimthi
    Nga kjo ėndrra e keqe shekullore
    Me vota nė ceremoninė mortore
    Ta varrosim lėndinės sė harresės...

  9. #199
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Poezi tė shkėputura nga pėrmbledhja "Kohė Qirinjsh"-Agim METBALA


    KOHĖ QIRINJSH

    Nė Kosovė
    Motet ndėrrohen
    Nėn ritmikė gjeneratorėsh
    Ftohtė,akull,akullnajė
    Nė shpirt tė secilit
    Mbin nga njė ajsberg ...

    Nė Kosovė
    Nata edhe dita
    Ndėrrohen nė vėrtitje krismash
    Duke bartur stafetėn stereotipe
    Me porosi tė stėrpėrsėritura ...

    Nė Kosovė
    Ēdo gjė e brishtė
    E ftohtė,akull,akullnajė
    Derisa tė lindė shpirti
    Ai do t'i shkrijė tė gjithė ajsbergėt
    Nė bebėzat e syve do ta mbjellė dashurinė
    Aq tė kėrkuar nė kėto mote ..

    18.03.2003




    KOHĖ E KRISUR

    Nė kėto kohėra tė rėnda si plumbi
    Trurin e kam konservuar mirė
    Pakkujt i duhet truri
    Veshin e kam mbushur me pambuk
    Pėr ta shpėtuar timpanin
    Ndėrsa sytė i kam mbyllur
    Dhe i kam futu nė kuti
    Pėr tė mos parė fėlliqėsirat...

    Do tė pres ditė mė tė mira
    pėr tė jetuar dhe pėr tė vdekur ...




    FJALA MĖ MBETI NĖ FYT

    Desha tė flas
    Fjala mė mbeti nė fyt
    Janė ngopur me fjalėt tona ...

    Desha tė shkruaj
    Pėr ēfarė tė shkruaj
    Para meje kishin shkruar pėr ēdo gjė
    Era i morri shkrimet e tyre ...

    Desha tė protestoj
    Pėr shumėēka
    Para meje kishin protestuar pėr ēdo gjė
    Ato i varrosėn nė sarkofag ...

    Desha tė ēmendem
    Nuk mė lanė
    Mė thanėa mjaftė tė ēmendur ...

    Dhe shtuan :
    -Sė pari kuptohet vetja
    Atėherė i mirret erė
    Flladit tė pranverės ...



    BIJĖS SIME
    Fitores

    Nuk tė dua aq shumė
    vetėm pėr faktin se pjesė e imja je
    Tė dua mbase edhe pėr diēka krejtėsisht tjetėr
    Se nė syrin tėnd ngjyrė gėshtenje
    Pėrherė rri zgjuar syēeltėsia
    Se nė ballin tėnd bėn rojė guximi
    Fytyrėn tėnde buzėqeshja e stolis
    Tė dua se ecėn aq sigurt
    Shtigjeve tė jetės bija ime...



    ALBANIAN PEOPLE NEVER DIE



    SERBIA ,RUSIA,GRECCES /F/U/C/K/ YOU ALL (YOU ARE ALL /G/A/Y/ MFFFFFF ALL :@)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arben-30 : 30-08-2008 mė 18:44

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    CEREMONI MORTORE

    Pėrditė lidhen nyjet mbrapsht,
    Kush t'i zgjidh ato pastaj?
    Poeti me penėn?
    Piktori me ngjyra e brushat?
    Apo anagramisti t'i anagramoj?

    Pėr natė sajohen krime enigmatike
    Tė pėrshpejtuar me katalizatorė
    Kush t'i zbulojė ato?
    Skulptori me daltėn e ēekanin?
    Atleti me vrapim sprint?
    Balerina me kėrcim elegant?

    Nė mesditė na vidhet shpresa
    Syhapur shikojmė katandisjen
    Kush do ta kėrkoj pastaj?
    Peshėngritėsi me 150 kg. nė duar?
    Boksieri i tronditur nga grushtimet?
    Apo mos vall i moshuari nė azil?

    Tė gjithė ne duhet zgjuar zgabimthi
    Nga kjo ėndrra e keqe shekullore
    Me vota nė ceremoninė mortore
    Ta varrosim lėndinės sė harresės...
    Kafene e piva, mbaroi, por ushqimi shpirteror i ketij mengjesi sajuar me mjeshteri nga ju z.Agim s'ka si te mbaroje kollaj. Me shume se domethenese kjo poezi, nepermjet nje gjuhe qe tashme ka emrin e vet, Agim Metbala. Uroj nje kalim dhe mbyllje te shendetshme, frymezuese dhe te gezueshme te funddites se gushtit.

Faqja 20 prej 76 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •