Close
Faqja 10 prej 76 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 754
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    TI MĖ ERDHE PA FTESĖ

    Ti mė erdhe rastėsisht e pa ftesė
    U fute nė poret e lėkurės sime
    Nga djersa shijoj aromėn tėnde
    Dehem e ridehem deri nė ekstazė
    Me krenari lartėsoj flamurin e bardhė
    Kėrkoj shpėtim nga ti Kryqi i Kuq i imi...

    Ti erdhe lehtas si lulėborė
    Me bardhėsinė m'i verbove sytė
    Unė i lodhur nga dimri i gjatė
    Tė kyēa thellė nė bebėzat
    E kataraktin i dhurove vetes...

    Ti lehtas zbrite me freskinė e mbrėmjes
    Yjeve duke ua vjedhur shkėlqimin
    Hėnės ia huazove buzėqeshjen
    Unė i mpirė nga magjitė joshėse
    Magjepsem e magjepsem deri nė ēmendje
    Duke m'i pushtuar tė gjitha ėndrrat...

    Ti mė erdhe rastėsisht e pa ftesė
    Ēuditėrisht ēfarė bashkėdyzimi
    Formulėn s'do ta zbulojė kurrė asnjė kimist...

    12.05.2008

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Forumistė tė nderuar,

    Poetėt e Forumit shqiptar, bashkė me lexues, kanė formuar njė galaktikė fenomenale – me shumė yje, planete, trupat qiellor e kometa... tė cilėt nė mėnyrė tė harmonizuar bashkėjetojnė, qė do t’ua kishin zili shumė Forume tė tjera.

    Pėrkundėr kėsaj, aty kėtu, me qėllim apo pa qėllim, me dashje apo pa dashje... kanė lindur disa fėrkime tė panevojshme, qė kanė sjellur e i sjellin dėm si poetėve, ashtu edhe lexuesve, dhe nė fund tė fundit edhe vet Forumit.

    Kurrsesi nuk dua tė marrė rolin e arbitrit, nga se paraprakisht e di se do tė jem i sulmuar mu si arbitri nė njė ndeshje sportive – nga tė dyja ekipet, nga taborret e simpatizantėve tė tė dyja ekipeve, nga protokoli zyrtar... por, edhe pėrkundėr kėtij fakti, unė mblodha forcė qė t’i pranoj tė gjitha sulmet, kritikat si ato tė arsyeshme ashtu edhe ato tė pa arsyeshme, pėr tė mirėn e letėrsisė, edhe pse pėr kėtė personalisht mė sė paku kam nevojė.

    Nuk ka dilema se tė gjithė poetė, ēofshin fillestarė apo tė afirmuar, defilojnė me punimet e veta nė Forumin shqiptar, me njė tė vetmin qėllim – qė punimet e veta (poezi, prozė...), falas t’u dhurojnė lexuesve pėr kėnaqėsi, e nė anėn tjetėr, sa herė jamė kyēur nė Letėrsinė shqiptare, kam parė numrin e lexuesve nga njėzet e mė shumė..

    E nėse kėto janė fakte notore, tė pamohueshme, me sinēeritet tė plot, pa fije djallėzie, nuk e kuptoj dot, e nė anėn tjetėr, lukthi mė rrotullohet, kur i lexoj vlerėsimet dhe reagimet si tė disa poetėve, ashtu edhe tė disa lexuesve, ndaj shkrimeve dhe poetėve tė tjerė, tė cilat sipas meje, janė fare tė panevojshme e nė ekstremin e skajshėm, edhe tė dėmshme, sė pari pėr letėrsinė, e nė fund tė fundit, edhe pėr tė gjithė.

    Lexuesit dhe poetėt, apo poetėt dhe lexuesit, janė si Binjakė Siamez, tė ngjitur njeri pėr tjetrin, e nėse ėshtė kėshtu, atėherė duhet ta pranojmė tė gjithė me dinjitet faktin e tillė.

    Pra, po e thjeshtėzoj kėtė filozofi – sintagmė: - Tė gjithė ne qė defilojmė nė Letėrsinė shqiptare tė Formumit (ēoftė si poetė apo lexues), duhet tė pėrpiqemi tė jemi sa mė koshient, tė durueshėm, tė tregojmė njė kulturė, sė pari familiare e pastaj atė kolektive (e sidomos ata qė paraqiten me pseudonim), ta mishėrojmė tolerancėn, mirėkuptimin, t’u dhurojmė njeri tjetrit respekt (sigurisht aq sa meriton secili, ky ėshtė parim prej kur ekziston njerėzimi), t’i pranojmė vlerat, nga se ato do tė depėrtojnė edhe nėse ne me mėri i injorojmė... edhe shumė ēka tjetėr edhe nėse aty kėtu diēka nuk na pėlqen, diēka nuk na konvenon.

    Fundja fundit, Forumi ėshtė i hapur pėr tė gjithė, le ta provoj vehten secili, por nė fund (pa reagime tė ashpra, pa emocione tė tepruara), do tė shoshiten tė gjithė si nė sitė dhe do tė zėjnė vendin aty ku secili e meriton, dhe nga ai pozicion vlerash, s’ka kush qė mund ta lėviz.

    Adaj, edhe njė herė Ju ftojė tė gjithė forumistėt, jo nė cilėsi tė arbitrit (unė mė sė miri di sa rėndė ėshtė tė ndahet drejtėsia – nga pėrvoja e pėrditėshme), por si njė mik i madh i fjalės sė shkruar, tė jemi mė tė kuptueshėm, mė tolerantė e tė matur, mė serizoz e mė tė sinēertė... nė paraqitje, vlerėsime e sidomos nė rasėn e parė dhe njejės – tė mos prekim nė identitet dhe sedėr, e tė gjitha kėto kanė qenė dhe duhet tė jenė vlerat e shqipėtarėve, tė cilat i kemi kultivuar me shekuj.

    Besoj se do tė mė mirėkuptoni (disa mė kanė mirėkuptuar dhe kanė lėvizur pozitivisht), e nuk do tė mė zini pėr tė madhe, nuk do tė mė keqinterpretoni e nė kėtė drejtim, nuk kėrkoj pėrgjegje e as debat, por njė pėrkrahje tė heshtur, e cila do tė vėrehet nė vijim.

    Qėllimi im, ėshtė i pastėr si gurra – tė ngritet niveli i vetėdijes, pėrgjegjėsisė, kultura e leximit, mėnyra e komunikimit tė shėndoshė, vlerėsimi dhe cilėsimi, si nga poetė, ashtu edhe nga lexues, ndėrsa pėr shije (kėtė kam thėnė edhe nė njė paraqitje), nė kėtė drjetim kurrė nuk kam dashur tė diskutoj e lėre mė tė polemizoj, meqenėse secili njeri, ėshtė botė e veēantė, me shije shumė tė veēantė, e nė Letėrsinė shqiptare, ka mundėsi tė bėjė pėrzgjedhje sipas shijes sė vet.

    Ju dua tė gjithėve pa dadhim.

    14.05.08

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    ME GISHTIN TREGUES
    DUHET NXJERRĖ PAPĖRDHOKUN

    Janė rreshtuar nė maratonė
    Nė njė shteg thuase tė gjithė
    Absurd i lakuriquar
    Merr e vjedh, vjedh e merr
    Refren si nė diskun e prishur
    Merr e vjedh, vjedh e merr...
    Tė tjerėt janė tė paktė
    Hutimi u rri mbi ballė pikėpyetje
    Frika i ka lėshuar zogjtė
    Rrugėt nė ecje ēdokund
    I kanė tė mbyllur si shishe me tapė...

    Duarkryq nuk pritet vdekja e sė keqes
    Me gishtin tregues duhet
    Nxjerė papėrdhokun pėrjetėsisht...

    09.01.2004

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    KOHĖ NĖ IKJE

    Mos m’i vritni ėndrrat
    Nė pritje flokėt mė janė zbardhur
    Pėr t’i ėndėrruar sot...

    Mos ma ndrydhni vrullin
    Me barrikadat sterotipe tė njohura
    Do t’i sakatosni brezat qė do tė lindin...

    Mos ma merrni prapė lapsin
    Qė deshi tė shkruaj vargje tė bardha
    Se ėshtė ngopur me vrer helm...

    Koha nė ikje na fton
    Pėr falje e lidhje gishtash...

    22.04.2004

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    MOS I MBYLLNI SHTIGJET

    Mos e mbyllni, hapeni shtegun
    Do tė shihni se sa shtegtarė ka
    Qė do t’i krijojnė shtigjet e reja
    Pėr t’i lėnė n’harresė labirintet e trishtimit

    Mos e mbyllni, hapeni portėn
    Do tė hapen pastaj tė gjitha dyert
    Frikėn do ta mund guximi
    Guximi do t’i mbushė sheshet me gėzime
    Dhe frikėn t’ia lėmė peng historisė

    Mos e mbyllni, hapeni zemrėn
    Pastaj do tė hapen tė gjitha zemrat
    Zemra ka shumė sirtarė
    Dhe nė ballė tė fėmijės
    Do tė lind ardhmėria

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    ATYRE U TAKON E ARDHMJA

    Kjo kohė e zymtė
    Kjo dritė ėshtė farsė
    Thjerrėza duhet vėnė nėnkėmbėzėn...

    Kjo kohė ėshtė e brishtė
    E ftohtė, akullnaja dhe ajsbergėt
    Instiktet sundojnė..

    Kjo kohė ėshtė nė udhėkryq
    Para kohe lindin monstrumėt...


    Atyre qė mbijetojnė kėtė kohė
    Nė mėnyrė vertikale
    Atyre u takon e ardhmja...

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Po vendos nje poezi timen ketu pasi mesa duket i pershtatet shume temes tende "Kohe qirinjsh".

    Triptik

    Mbreme me erdh frymezimi mik,
    pas tij ia behu dhe fati i keq
    dhe drita u fik.
    “Oh ē’dreq!”

    Mbreme me erdh frymezimi mik,
    mikpritja ime s’kish te pare,
    por drita u fik.
    “Oh qyqar!”

    Mbreme me erdh frymezimi mik
    dhe ne terr iku pa u dalluar,
    kur drita u fik.
    “Oh i uruar!”

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    Po vendos nje poezi timen ketu pasi mesa duket i pershtatet shume temes tende "Kohe qirinjsh".

    Triptik

    Mbreme me erdh frymezimi mik,
    pas tij ia behu dhe fati i keq
    dhe drita u fik.
    “Oh ē’dreq!”

    Mbreme me erdh frymezimi mik,
    mikpritja ime s’kish te pare,
    por drita u fik.
    “Oh qyqar!”

    Mbreme me erdh frymezimi mik
    dhe ne terr iku pa u dalluar,
    kur drita u fik.
    “Oh i uruar!”
    Tė pėrshėndesė vėllazėrisht Pėllumb, tė falenderoj pėr poezinė e postuar.
    Nė tė gjitha trojet ku jetojnė shqiptarėt, sinqerisht tė them se na lodhi e na i topiti pothuajse tė gjitha nervat kjo "Kohė qirinjsh".
    Por, mbi tė gjitha, shqiptarėt kanė mekanizmat tė formuar mbrojtės e do ta pėshtyjnė nė fytyrė edhe kėtė kohė e do tė marrin pa kushtė tatėpjetėn.
    Nė kėtė drejtim jam i sigurt pa kurfarė luhatje.

    Tė pėrshėndes edhe njė herė.

    Agim METBALA

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    NJĖTRAJTSHMĖRIA

    Pėrditė nė vend tė kafesė tė mėngjesit
    Na servohen tituj bombastik tė gazetave
    Me "sensacione" bombardojnė trurin e secilit
    Nė ēdo ditar pas drekeje
    Nė vend tė supės, na servojnė nga njė politikan
    Qė sulmon si nga katapulka me fyshekė shkollor
    E nė mbrėmje nė vend tė darkės
    Na servojnė tryezė dyluftimesh
    Me analistė e tema tė porositur...

    Njėtrajtėshmėria ma shpėrlanė trurin
    Marrė fletoren e shėnimeve
    E pėshtyjė nė fytyrė edhe kohėn e tashme

    21.04.2008

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pershendetje, z.Agim dhe Syku!

    Sa dua!

    Oh, sa dua t'i ngjaj Prometheut
    Natės selanikase t'i rrėmbej pak ndriēim
    I marrosur ta shpėrndaj rrugėve tė Atdheut
    Unė Marathonomaku nė mėrgim!

    Se s'duroj dot tė tmerrshmen errėsirė
    Tė netėve e tė shpirtrave tė munduar
    Se s'duroj dot ta shoh Shqipėrinė
    Tė endet si Diogjeni me kandil nė duar!

Faqja 10 prej 76 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •