Close
Faqja 19 prej 76 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 754
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    JU S’KENI PSE T’I TREMBENI AS ZOTIT
    (Tė gjithė atyre me aftėsi tė kufizuar)

    Ju s’keni pse t’i trembeni jetės
    Me sy nuk i keni parė tmerret e njeriut
    Nė fantazi kėrkoni dritėn e bardhė...

    Ju s’keni pse t’i trembeni as tokės
    Se kurrė s’keni shkelur rrėmbyeshėm
    Imagjinoni ecjen e mėndafshtė...

    Ju mos u trembeni as nga Zoti
    Ai ua di dhembjen
    Prandaj ua fali shpirtin e fortė
    Dhe durimin deri nė amshim...

    25.11.2003

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    METAMORFOZA

    Ndėr fshatra mėtanė
    Kanė filluar tė gjarpėrojnė
    Me bitomen rrugėt e pėrbaltur
    Pleqėt nuk e zgjedhin rrugėn mė me kėrrutė
    Se kroni ec nė dhomė
    Ėshtė dėshirė kahmot e harruar
    Ndėrsa prralla ėshtė vjerė si suvenir
    Mbi pentium katėrshin...

    Ylberi shtrinė shokėn
    Duke e puthur lindjen nė ballė...


    27.09.2004

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    DO TĖ BĖRTAS, DO TĖ PLAS



    Do tė bėrtas derisa tė plas
    Nuk dua tė lejoj qė nė ēastin e lindjes
    Shpresa tė na gjejė fjetur...

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    PENTAGRAM I GRAVUAR

    Ēuditėrisht
    Sorrat shpejt harruan gjenezėn
    Pėrsėri krrokasin
    Duke shpurdhur me kėmbė tė zhlyera
    Qė u vjen era CO2
    Dhe marramendshėm
    Nė maratonėn me korba
    Me qyqet
    Dhe me dreqin e mallkuar
    Nė pritje
    Tė ballit tė ri tė lugetėrve....

    Mashtrimin e kanė
    Si borėn e vitit tė kaluar
    Feniksi kosovar
    E shporri terrin
    Pėrtej shtatė bjeshkėve
    Me gjakun nga damarėt
    Vizatoi hartėn e re
    Pentagram i gravuar
    Nė ballin e secilit...

    04.11.2003



  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    (PA)KUPTIMĖSI

    Me afsh tėrhjeki diagonalet
    Krahėt m'i kėpusin
    Me dashuri tėrhjeki transverzalet
    Grushtimet hundės m'i fusin...

    Qėndroj nė qendėr vertikalisht
    Mė shkelin pa pardon
    Tėrhiqem nė vetmi intimisht
    Quditėrisht, intimiteti i shqetėson...

    I rraskapitur forcėn mbledhi
    Shkėndia shkepi qiellit
    Matrapazėt i kap tmerri
    E verbohen me rrezet e diellit...

    27.06.08

  6. #186
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    (PA)KUPTIMĖSI

    Me afsh tėrhjeki diagonalet
    Krahėt m'i kėpusin
    Me dashuri tėrhjeki transverzalet
    Grushtimet hundės m'i fusin...

    Qėndroj nė qendėr vertikalisht
    Mė shkelin pa pardon
    Tėrhiqem nė vetmi intimisht
    Quditėrisht, intimiteti i shqetėson...

    I rraskapitur forcėn mbledhi
    Shkėndia shkepi qiellit
    Matrapazėt i kap tmerri
    E verbohen me rrezet e diellit...

    27.06.08
    Pergezime z.Agim si gjithmone ne lartesine e duhur.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga riza2008 Lexo Postimin
    Pergezime z.Agim si gjithmone ne lartesine e duhur.
    Z. Riza, Ju falenderoj pėr lexim e vlerėsim, jeni Ju ata qė mė "lidhni" kaq gjatė nė Letėrsinė shqiptare nė njė valle tė kėndshme.

    Respekt!

    Agim METBALA

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    S’E PREFEROJ ECJEN E BRESHKĖS
    Breshkėn e adhuroj se ka mburojė
    E fare s’e preferoj ecjen e saj
    Pse po modelohet lėvizja e saj nėpėr mote?
    Nė ecjen tonė duhet modeluar maratonėn
    Pėr tė zėnė njė karrige nė Strasbur
    Atėherė do tė prehen tė gjithė eshtrat
    Do tė pushojnė tė gjithė shpirtėrat
    Qė si mbyllin sytė gropė
    E me dashuri ia falėn jetėn kėsaj toke...

    20.02.2003

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Babaim im i ndjerė, ka qenė myhyb, dervish nė teqen e sheh Musasė nė Gjakovė, tarikati i Rufaive, ku ka shėrbyer mbi 40 vjet me pėrkushtim mė tė madh dhe me besim tė thellė.

    Pasardhėsi i Sheh Musasė, ishte sheh Ademi, njė sheh shumė progresiv, bashkėkohor pėr kohėn e vet, atdhetar i devotshėm, besimtar nė Zot deri nė asht, i respektuar skajshmėrisht nė Gjakovė, Rahovec e mė gjėrė.

    Pėr pėrhapjen e ideve fetare, ngriti dhe hapi teqen nė fshatin Gri tė Bajram Currit.

    Dihen rrethanat, (nuk kam dėshirė as forcė t’i pėrmendi), pas ēlirimit tė Shqipėrisė nga fashizmi, kufiri mes Shqipėrisė dhe Kosovės, hermetikisht u mbyllė, fatkeqėsisht u mbyll edhe teqja e Sheh Ademit.

    Me demokratizimin e Shqipėrisė dhe me fitimin e Pavarėsisė sė Kosovės, mu dha rasti pas shumė andrrimeve dha halucinacioneve tė pėrditshme e pėrnetshme, pas pritjes shekullore, e vizitova mekamin e sheh Ademit, e pėr hirė tė respektit pėr veprimin e tij shumėdimensional, i kushtova kėtė poezi e cila doli nga thellėsia e shpirtit dhe pa zbukurime artistike:

    RIMISHĖRIMI
    (Sheh Ademit)

    Nė imagjinatėn time tė bujshme
    Silleshin insertet e pakufizuara:
    Kufiri i Bjeshkėve tė Nemura
    Me njėmijė e njė shtazė tė njohur e tė panjohur
    Dėshira ime mburrojė plumbash
    E kalimi i kufirit Trekėndėshi i Bermudeve
    Mbeteshim prap Ti andej e unė kėndej
    Imagjinata ime vazhdimisht nė pikėnisje
    E dėshira pėr tė tė parė
    Natėn m’i rėndonte qepalla...
    .................................................. ..................
    Vitet silleshin si nė ringeshpill
    Mortajės pa kusht iu gjetė ilaēi
    Njė mijė e njė shtazė tė njohur e tė panjohur
    U tėrhoqėn nė pelegrinazhin mortor
    Nė Bajram Curr, pasaporta u shpallė nongrata
    E imagjinata ime u shkepė Bjeshkėve tė nemura...
    .................................................. ......................
    Me ujė tė kthjellėt tė Valbonės
    Pastroj sytė e ajur nga pagjumėsia shekullore
    Nė ėndėrr – zhxhėndėr, vozis makinėn mbi urėn
    Mbi tė cilėn hapėroi sheh Ademi
    Pėr t’u sfinguar nė Gri pėrjetėsisht
    E unė kliha ēmendurisht Eureka...
    .................................................. ...............
    Me gishtėrinj butas preka
    E me buzėt njomaz putha
    Qylafin e koburit tė Sheh Ademit
    Ēuditėrisht, imagjinata ime iku
    Grykave tė malit me njė pjesė
    Pjesėn tjetėr e morėn valėt e Valbonės
    E sytė e mijė panė panoramat e gjalla...

    Sėrish butas putha qylafin e Sheh Ademit
    Dhe pashė rimishėrimin e tij!

    19.10.2006

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I dashtun Agim.

    Tė ruejt Tyrbja e Dervishit tė Luzhės! Ndaj je kaq njerzor dhe kaq i mirė se je nip i Sheh Ademit tė shenjtė.
    Te perqafoj

Faqja 19 prej 76 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •