Close
Faqja 30 prej 76 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 754
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga gjakushi Lexo Postimin

    I nderuari Agim, duke lexuar krijimet e nje miku qe bashkevepruam ne Revista te ndryshme te kohes qe nga 1977 , siē ishte Gezimi, dhe Pionieri, dhe Gazetat e kohes, dhe tani neper faqet e internetit, bera nje lexim te heshtur duke medituar per kohen e Qirinjve, qe u shnderruan Diej te krijojne driten ne Atdheun e zaptuar nga Roberia!

    Ne spikatjet e tilla, mbeta gjithmon i kenaqur nga perdorimi i drejte i stilit qe rrezaton individualitet. Mbase, me poezine qe e shenjezoj per sfidim ne keto ēaste pas kesaj jetegjatesie ne lexim te vargjeve te juaja, ashtu si ka qene kontinuiteti i perhershem neper zgripet dhe katandite e jetes, bera nje veēim se JU:

    E perkufizuat te djeshmen qe e patem ne transhene e goditjes dhe ajo: Eci i rraskapitur me britmėn e dhembjes. Ndersa e sotmja vertet, eshte e goditur nga krra krra e lalashe qe nuk do te na mposhtin. Se e ardhmja sado te :
    Thonė se bėra humor
    Unė qaj pėr tė nesėrmen... dote ngritet e Pavarur dhe e Bashkuar.

    Sukses
    Shumė i respektuar mik i vjetėr Gjakush,
    Ėshtė fakt i pamohueshėm (pėr mua shumė i ēmuar), se bashkė u rritėm, u poqėm dhe u plakėm nėpėr faqet e revistave e gazetave tė kohės, tash edhe nė Internet, jemi pėrpjek vazhdimisht tė mos biejmė pre e kohėrave tė liga, i qėndruam ball kataklizmave tė kohės, ma merr mendja se nuk u korritėm nė sanjė moment... andaj edhe dashuria e jonė, ėshtė e madhe dhe reciproke...
    Unė para dy ditėsh, tentova tė tė dėrgoj njė mesazh nė emajlin privat, nuk e pranonte dot, tentimi mė shkoi huq...

    Sa i pėrket shkrimeve tė mija modeste, vėrtetė keni dhėnė njė vlerėsim, rekapitulim pėrmbydhės, me njė profesionalizėm tė lartė, (nuk di a meritojnė shkrimet e mija), por qė ja kėshtu eca nėpėr kohė, eca kėshtu nė kohė kur jeta e njė njeriu nuk kishte vlerėn as tė njė ēamēakėzi... thjesht nuk u frikėsova nga kthetrat e kulēedrės, nuk e kurseva veten, normalisht me takatin tim...

    Pėrqafime Gjakush, frymėzime edhe mė tė thella!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 25-04-2009 mė 08:16

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dhe une si lexues, sa i Agimit dhe Gjakushit, ndjehem i privilegjuar, qe mes vargjeve te tyre perjetoj jete njerezore te verteta, qe kthejne koken prapa pa ju skuqur faqja dhe shikojne perpara, pa ju bere ter syri nga ligesite e kohes. Uroj me shpirt shendet dhe po aq shendet ne krijimtari, per miqte e mi Agim dhe Gjakush. Perqafime nga Mondi.


    Nje pershendetje me vargje...

    Fatkeqėsisht

    S'ka shpirt tė zbrazur
    Ka zbrazėtirė shpirti
    Si llumi i ardhur
    Nga tharrje burimi.

    S'ka shikim tė keq
    Ka keqėsi shikimi
    Si reja nė qiell
    Qė sjell vrenjtėsimin.

    S'ka shpirt tė lig
    Ka ligėsi shpirti
    Sepse ka njeri
    Qė fatkeqėsisht, lindi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 25-04-2009 mė 09:05

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Dhe une si lexues, sa i Agimit dhe Gjakushit, ndjehem i privilegjuar, qe mes vargjeve te tyre perjetoj jete njerezore te verteta, qe kthejne koken prapa pa ju skuqur faqja dhe shikojne perpara, pa ju bere ter syri nga ligesite e kohes. Uroj me shpirt shendet dhe po aq shendet ne krijimtari, per miqte e mi Agim dhe Gjakush. Perqafime nga Mondi.
    Mondi mik, te ne pėrdoret njė fjalė e urtė popullore (unė i ēmoj shumė lartė kėto krijime - kam thėnė se janė perla tė vėrteta), "Mė trego me kėnd shoqėrohesh, tė them se kush je"!

    Si duket, ne u identifikuam mik, u krijua njė saxhak...

    Pėrqafime Mondi!

  4. #294
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Pergezime i nderuar mik!

    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    N E V E R I A

    Tė neveritshme janė kėto mote
    Qė nė treg kanė hedhur
    Krimbat pa vlerė
    Qė zvarrė pastaj okupuan tė gjithat
    Nga zyra e vendit
    E deri nė parlament...

    Neveria vjen dhe shtohet
    Me robotė politikė
    Tė krijuar nė punėtoritė
    Dhe epruvetat evropiane
    Duke marshuar me ndjenja tė operuara...

    Neveria arrin pikėn e vlimit
    Me biznesmenėt e lindur
    Nga fara e dinarit tė Topēiderit
    Duke lidhur kontrata ende me shkronjat cirilike
    Qė t’i verbojnė sytė...

    Neveria pas pikės sė vlimit
    Avullohet dhe shtrihet mjegulla e dendur
    Duke krijuar apati, alivanosje...
    Z. Agim!
    Vertet, poetet nuk kane lindur per te ēliruar, apo ndrequr boten dhe as mund ta ndryshojne dot ate...
    Dhe as mund ta prodhojne lumturine... por duke lexuar krijimtarine Tuaj mrekullohem dhe konkludoj teksa rend neper rreshta, dhe besoj, se jo vetem une, por ēdokush ndjehet i lumtur dhe i plotesuar shpirterisht.

    Te uroj arritje te metejshme!

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Z. Agim!
    Vertet, poetet nuk kane lindur per te ēliruar, apo ndrequr boten dhe as mund ta ndryshojne dot ate...
    Dhe as mund ta prodhojne lumturine... por duke lexuar krijimtarine Tuaj mrekullohem dhe konkludoj teksa rend neper rreshta, dhe besoj, se jo vetem une, por ēdokush ndjehet i lumtur dhe i plotesuar shpirterisht.

    Te uroj arritje te metejshme!
    Pėrshėndetje z. Astrit kosturi, vėrtetė konkludim real se poetėt nuk mund ta ēlirojnė, as ta ndreqin e as ta ndryshojnė botėn, por mund ta ndjejnė dhembjen e robėrisė, mund t'i zbulojnė gabimet, mund tė propozojnė ndryshimet, mund tė dhurojnė lumturinė pėr njė ēast... dhe se me shumė ndjenja si poetė (nėse mund ta emėrtoj veten kėshtu), kėtė e bėjmė nė ēdo orė e nė ēdo ēast...

    Mė vjenė mirė se u lumturova nėpėr rreshtat e mija - po kėshtu u ndjeva edhe unė duke lexuar poezitė tua...

    Pėrshėndetje poet!

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Po me befason, i nderuar riza, o poet i talentuar e me pene kaq te mprehte!
    Sa mekat qe nuk te kam lexuar me pare! U dashkan aftesi specifike edhe per te njohur vlerat bashkekohese. Mirepo ne rastin konkret aftesite me te dallueshme i shfaqe ti, duke me njohur mua e duke me dhene mundesine te te njoh me vonese. "Me mire vone se sa kurre" thote mencuria popullore. Poezite e ta, riza, me perngjajne si ato majemalet, apo si malet tona me shume maja, qe qerthullojne luginen e famshme midis Gjirokastres e Permetit aq bukurisht. Si eshte e mundur qe nuk me ka rene ne dore ndonje permbledhje poetike juaja?
    Sot po vazhdohet duke u lakuar e zgjedhuar vetem emra autoresh qe dikur i dhane letersise shqipe, po qe nuk eshte e thene qe ata emra te qendrojne si barriere, per te mos e kapercyer pragun e njohjes autore te tjere si ju e sa e sa te tjere qe i gjejme neper internet...
    Te lumte shpirti i pasur poetik e qofsh i begate ne kete rrafsh krijimtarie.
    Ndjesite dhe urimet nga Jorgo Telo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 26-04-2009 mė 02:46 Arsyeja: korrektim

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    P R I T J A

    Gazetat ditore nė vazhdimėsi
    Ma rrisin dioptrinė maramendshėm
    Dhuratė syve kataraktin kronik
    Tė gjitha TV-tė, mė servojnė
    Skajshėm banalitet pėr darkė
    Politikanėt brutalisht ma ngacmojnė lukthin
    Duke m’i nxjerrur zorrėt jashtė
    E tė huajtė me qeshjen e dresuar
    E tė operuar nga tė gjitha shqisat
    Detyrimisht mė dashurojnė nė robot...

    Vargu pėrcjell vargun me tė ligat
    Paketohen si sardinat e konservuar
    Tė ēmendur hedhin vallen e dhembjes
    E arėsyeja ec me patericat...

    O, Zot, mė ndihmo tė dalė faqebardhė
    Maje malit mė tė lart nė agim
    Pėr ta pritur lindjen e diellit
    E tė nxehem nga ky acarr...

    29.10.2005

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Mėrgimi, kjo plagė e vjetėr dhe rėndė si shkėmbi pėr shqiptarėt...
    Edhe pse personale, po e postoj njė akrostik kushtuar nipit tim, duke llogaritur semund tė jetė edhe universale mbase nuk ka shtėpi shqiptare, pa njė mėrgimtar...



    ENGJĖLL QIELLOR

    (akrostik kushtuar nipit tim)

    Engjėll qiellor pėr mua je
    Reagens nė transformimin tim
    Idhull, margaritar qė shndėrrit
    Oazė, freskie e shpirtit mė je
    Nė moshėm time tė katandisur

    Mbase lozish e rritesh nė mėrgim
    Ecjen e parė nuk ta peshova
    Tė qeshurat e tė qarat dot s’ti numėrova
    Buzėqeshjet e njoma dot s’i kėmbyem
    Ama, gjaku nuk ėshtė uji
    Lidhur nė zemėr tė kam
    Ani pse njė herė fundvitit tė shoh

    26.01.08
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 28-04-2009 mė 01:48

  9. #299
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    DESHĖN TA VRASIN
    (Xhelal Hajda – Tonit, komandant legjendar, njėri nga themeluesit e UĒK-sė, i cili dha jetėn nė altarin e Lirisė)


    Deshėn ta vrasin prapa shpine
    Pas tij drangoj e Zana u rreshtuan
    Deshėn ta vrasin pėrpara
    U zbrapsėn maramendėse
    Deshėn ta vrasin horizontalisht
    Ushtarėt barrikada e gjallė
    Deshėn ta vrasin vertikalisht
    Lapidari u ngrit qielli tatėpjetė
    Deshėn ta vrasin me mijėra imazhe
    Ai mbeti i gjallė pėrjetėsisht...


    18.01.2006.

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    PALESTINĖS

    Palestinė
    E ngjizur me rėrė
    Lot, gjak e dhembje
    Krijesė fantastike

    Palestinė
    E rritur ndėr kataklizma
    E skalitur mes furtunash
    E forcuar mes uraganesh
    Spikamė pathyeshmėrie

    Palestinė
    Qėndresė biblike
    Me gjakė lumė
    Kahmot vizatuar ke
    Hartėn gjeografike
    Ēakejt lehin nė hėnė

    Palestinė
    Simbol i flijimit
    Botės nė fytyrė
    I dhurove flakaresha turpi
    Armikut, kurorėn e djallit

    Po t’ishte gjallė Ana Frank
    Ēfarė ditar kishte shkruar?

    20.01.09

Faqja 30 prej 76 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •