Close
Faqja 12 prej 27 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 262
  1. #111
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime...

    Denimi me i madh qe te jep jeta eshte vdeka....
    Cila eshte diferenca mes jetes dhe vdekjes...gjaku them une!
    Askush ne kete bote nuk eshte i ēmendur.Te gjithe mundohen te tregojne forma te veēanta te lajthitjes se tyre ne nje bote qe nuk i pranon.Kjo bote nuk do ti pranoje keshtu siē jane,por do ti deformoje per t'i bere marioneta...
    Po as marionetat nuk i duan kur katandisen ne ate gjendje!
    Ka njerez ne kete bote qe jane mesuar te jene te lire me ate diapazonin e tyre ku mund te zgjedhin gjithēka,edhe jeten,edhe vdekjen..
    Vertet kur ndryshon nje i vdekur nga nje i gjalle?!
    Se besoj te jete vetem gjaku qe ben diferencen....jo se besoj!
    Nuk eshte as jeta qe te jep shoqeria.Shoqerine te vdekurit e kane me prane se kurre neper varreza.Ata e ndjejne ne lulet,ne vajet,ne thirrjet,ne faljet.
    Kurse nje i gjalle fatkeqesisht vetem ne festa shijon lulet,vetem kur eshte i semure merr ndonje pike loti,kurse faljen nuk e merr kurre....jo jo ska falje per te gjallin!
    As ne kishe...
    Edhe prifterinjte qe gjoja falin mekataret bejne sikur berbelitin ca fjale dhe ca lutje,por ato fjale tani me duket sikur i kendojne me shume per te provuar kordat e tyre vokale se per ti bere ndonje te mire dikujt tjeter...
    Kjo bote nuk fal.....dhe falje duhet te kete per te gjallin..

    Dhe jeta nje dite te merr dike qe do me shume se ēdo gje.
    Dikush te shikon para se te iki ne boten tjeter me ata sy te mbushur me pranvere.Dhe vjen nje moment brenda personit arrin te shuhet ajo drite e jetes qe e lidh me ate qe do,qe e lidh dhe me jeten!
    Dhe bashke me jeten shuhesh dhe ti vete....Shuhesh!
    Dhe ajo qe me trondit me shume eshte se ata qe kam humbur nuk u shuan,nuk u zhduken,por qendruan me mua,te ngrire,te vdekur,pa pike gjaku nder deje,nder vena...
    Por absurdi nuk i thithi brenda por mi la para syve....Dhe i kam dashur...te gjithe ata qe kam humbur,ah sa shume i kam dashur....
    Adhuruar do thoja me mire....Kane qene dielli dhe hena bashke per mua!
    Askush nuk ekzistonte para tyre..askush tjeter.
    Pse fati eshte kaq i ēmendur?
    Pse....????
    Pse kaq pak i respekton ato gjera te shenjta qe te gjithe tokesoret i perulen?
    Epo per te mbijetuar ne nje bote te tille duhet te jem e ēmendur edhe une,duhet te jem e viktimizuar,e kufomizuar,e asfiksuar deri ne vdekje...
    Ndjejme nje dashuri te ēmendur per ata qe humbim....sa na mungojne!
    Pikerisht atehere e kupton se sa te shtrenjte kane qene njerezit!
    Pikerisht atehere....
    "Carpe Diem"

  2. #112
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Jam e dobet dhe sa e brishte....

    Eshte e rrezikshme qe me keq akoma te shkruaj per veten,te them ndonje fraze e fjale pa u menduar.Se e kam mesuar kaq shume veten te hesht sa dhe une me Jeten s'arrij te flas qarte ndonjehere.
    Jane kohe te cuditshme jashte.Eshte bore, diell i forte e here-here shi i rrembyer.Eshte kohe pasionesh,kaosi dhe luftrash.Eshte koha per te dale nga vetja e per tu arratisur nga bota...
    Pa pishmane,pa dhimbje.
    Deti qe perplasej ne kembet e mia...

    Pse eshte kaq e veshtire per t'u kuptuar? Pse nuk lodhen se me lodhuri? Strategji e mire kjo e te lodhurit: i them, e i them, e i them, e i them, e i them...derisa te lodhet dhe ne fund fiton ai qe ka nerva me te forta.
    Vertet e cuditshme kjo puna e nervave, sidomos kur qurravitje te kesaj natyre me sjellin nje dhimbje koke te tmerrshme, dhe nje inat te papermbajtur, por nuk bejne qe te ndryshoj mendje.
    Konkluzioni: Jam e dobet!

    Boll u qurravite....boll lotove...boll....Ngrehu!

    Sot ne mengjes qielli u zgjua i vrenjtur.Sapo dola ne bahēen time e ndjeva se nuk do te ishte nje dite e bukur pranverore,e zakonshme vere!
    Per ēudi me erdhi per te qeshur....
    Me duket se edhe vete natyra mundohet te imitoje gjendjen time shpirterore...
    Here e vrenjtur,here e qeshur....si vete jeta!Nderrova disa here rrobat para se te vendosja te dilja me nje shoqe dhe te flisja me te...Gjumi me ka tradhetuar dhe jam e lodhur!
    Netet jane te gjata....
    Doja te vishesha,te krihesha,te lyhesha bukur,me qellim qe ti jepja dites nje fillim te mbare,por tani qe pamja ime mu duk e kendshme para pasqyres me trishtoj....
    Kush do ta vleresonte kete pamje ?!
    Kush do me bente nje kompliment?
    Kush do me afronte ngrohtesine per te cilen kam aq shume nevoje?!
    Askush!
    Tani ne jeten time eshte zbrazur nje vend i madh,te cilin nuk mund ta zene as veshjet,as krehjet,as gjerat me te imta qe ngacmojne ēdo femer.
    Asnje nuk mund ta zinte vendin e nje shikimi te embel qe une enderroj dhe brenda vetes e di qe nuk do ta kem asnjehere me!

    Sa fataliste qe jam bere....per tu misheruar!e mjera ti!
    Pffffffffffffff.......vertete per te vene kujen!

    Boll po te them.....boll,boll,boll me qurravitjet....
    "Carpe Diem"

  3. #113
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Flm shume prej jush Gjashtelisat dhe Absolut....

    Respekte
    "Carpe Diem"

  4. #114
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E lodhur....

    Ndihem kaq e lodhur nga jeta ime,saqe nuk dua t"ia di fare per boten perreth!
    Ndihem kaq e pafuqishme!
    Sikur me shkermoqen gjerat para syve....E di se duhet te qetesohem per te kuptuar me mire gjerat qe po me ndodhin,por kjo ne kto ēaste me duket e pamundur.....
    Ndihem si nje nga ato femrat qe kam urryer gjithmone....Kur dikush qe njihja u nda nga i dashuri,shpesh predikoja me veten se nje femer nuk mund te vuaje kaq shume per nje njeri qe nuk e ka dashur aq sa e meritonte....
    Por kjo gje,po me ndodh pikerisht mua dhe te gjitha ato qe kam menduar me duken te dala nga truri i dikujt tjeter dhe jo i imi!
    Pse kur gjerat u ndodhin te tjereve na duken me te thjeshta?
    Pse i shohim me te qarta para syve dhe arrijme t'iu japim nje pergjigje te sakte dhe logjike,kurse kur na ndodhin ne jemi kaq te dobet e konfuze?
    Sa shume pyetje me sillen ne mendjen time te lodhur......Por nuk kam asnje pergjigje kesaj rradhe....
    Asnje fjale e vetme qe mund te me ndihmoje per te dale nga ky boshllek ku ne te cilin u zhyta pa fajin dhe pa deshiren time....
    As sot nuk di asgje per te....u be shume kohe tashme!
    Por ka filluar tani mos me beje me shume prshtypje mungesa e tij....me duket se po mesohem.
    Dhe kjo me shqeteson me shume....Nuk dua te mesohem me idene se ai nje dite mund te mos beje pjese ne te ardhmen time...
    Qe ai nuk do jete njeriu me te cilin do ndaja te mirat dhe te keqiat,njeriu me te cilin do kaloja gjithe ato gezime e hidherime qe i perkasin nje jete te tere.
    Nuk e di as vete se ēpo ndodh ne ndergjegjen time.....
    Nje pjese e shpirtit tim,mundohet me te gjitha forcat qe te ruaje imazhin e tij te pandryshuar,por pjesa me e madhe eshte kthyer tani kunder tij.....
    Dhe nuk arrij dot te kuptoj nese vazhdoj ta dua akoma apo kam filluar te urrej ate njeri per indiferencen qe po me dhuron pa pike meshire.....
    Nuk e di me......Di vetem qe po largohem!
    "Carpe Diem"

  5. #115
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Meshirim....

    E shkreta ti.....i them vetes!
    Me duket se e kam ndier me shume se ēduhej,forcen e dashurise,mashtrimit....opinionit!
    Sa te pambrojtura jemi!
    Kur jemi te dashuruara nuk mendojme me per asgje,sepse e vetmja pike reference per ne ngelet ai qe duam....Por kur ai nuk eshte me,behemi te ndjeshme ndaj gjithēkaje dhe refuzojme te besojme se ai nuk ekziston.....
    Sepse ne zemren tone,dashuria le nje gjurme te pashlyeshme,qe megjithese ne gjate dites mundohemi me te gjitha ta harrojme,naten vjen per te na torturuar....
    Sa net pa gjume,sa lot qe derdhen nga syte e lagin jasteket ku ne veme kokat te renda nga mendimet....
    Por te nesermen duhet te jemi te kthjellta si me pare,ndryshe nuk e kapim dot hapin e shpejte me te cilin ecen bota....Por brenda jemi te denuara per t'i vuajtur gjer ne fund ato momente lumturie qe tashme kane kaluar,por qe edhe jehonen e kane me te mire se realiteti!........
    "Carpe Diem"

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    O Vetja ime, nese me lejon te them dy llafe.....!

    Ti thua:e kam shume te veshtire te jetoj (mund ta kuptoj)....
    Cmendem per te!!! (per mendimin tim nuk duhet ta lesh veten te enderrosh akoma.)
    Duhet te jesh aq e forte ne vete sa te pranosh se diēka eshte thyer ,eshte shembur pergjithmone dhe nuk duhet ta konsiderosh me si ekzistuese mbase edhe nje pjese te vetes tende sepse ke pasur aq kujtime e vite (supozoj me te)......
    E di qe fjalet jane shume te kollajta por ke ardhur ne piken pa rruge kthimi ku duhet te hedhesh pas kraheve te kaluaren sepse ndryshe do te te shkaterroje.Mos e le me asnjehere veten te mendosh per te por gjeji pune vetes.Dil me shoqet,flit me ndonje njeri te afert mbi ato qe ndien por mos e lejo veten te deshirosh gjera qe kane shkuar......
    Nuk do te besohet mbase por do te jesh ti vete qe do te shkelqejne syte dhe do te ngazellehesh ne pranine e nje tjetri qe do te jete i duhuri......
    Dhe per kete duhet te nxjerresh edhe disa konkluzione mbi ate qe ka ndodhur se eshte per mendimin tim pa kuptim te vuash pa e ditur perse e ne te kundert mund te lendohesh perseri njesoj.
    Ne kete bote askush nuk i perket askujt prandaj mos e mendo kurre tjetrin si prone por si njeri me karakterin e vet individual dhe dashurine nuk mund ta ruash me lutje, me fjale te bukura e premtime pa fund por me nje komunikim te sinqerte,me ndjenja,surpriza qe ne rast se mungojne lene monotonine te zere vend dhe t'i jape fund nje lidhjeje dashurie sado e forte te jete si fillim.......
    Mos harro e dashur vetvetja ime, se arsyeja pse u ndave eshte tek ai prandaj heren tjeter bej kujdes se sa i qendrueshem eshte tjetri qe mos te te fluturoje nga duart atehere kur se pret.
    Te uroj te gjesh ate per te cilin ke nevoje :-).Te uroj mos te vuash me.

    Pershendetje e dashur moter shqiptare DI_ANA....P.s.uroj qe ta keni then me gjithe mend kete fjalen e parafundit,qe thote,te uroj te gjeshe ate per te cilin ke nevoje,si thon, e kaluar e (harruar) dhe jeta duhet vazhduar....Njiherit per hire te vetes,dhe te atyre qe ndjejn per ty dhimbje....

    Ndjefsha t'miren ku do qe jeni

    me shum respekt per Ty
    Hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #117
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Psheretima.....

    Eshte hera e pare qe kam pershtypjen e nje udhetimi pa kthim!!
    Ndoshta kam edhe frike sepse do iki ne nje toke qe nuk e kam njohur me pare as dhe enderruar..Asnjehere nuk kam qene kaq e plogesht dhe e vrare perpara nje udhetimi.Ndoshta bashke me kete mplekset dhe malli i madh per tim ate,deshira per ta pasur te gjalle,per ta pasur prane ne keto momente,per ti hapur kete dritare te mbyllur qe kam ne shpirt,per ta shtrenguar serish....per tu ndjere afer....per ta puthur!!
    Lotet me vershojne...
    Sot ndihem e tmerruar,e ftohte.Cdo gje me duket mizore,pasi ēdo gje qe ndodhi ne jeten time,po me detyron te iki larg ne nje vend,per te cilin nuk kam nostalgji....nje vend larg endrrave te cilat aq bukur i kisha thurur...
    Ndonjehere me duket vetja egoiste,nganjehere me duhet te harroj dhimbjen dhe qesh si e marre.Jane bere tani 10 muaj qe po jetoj me frike ne zemer,pa pasur njeri afer me te cilin te shfryhesha plotesisht....
    Por tani te pakten e di qe ky udhetim,do ti japi fund gjithēkaje,frikes,pasigurise dhe shpreses.
    Nuk e di pse desha te pakten te merrja lamtumiren e dikujt.Ndoshta sepse aq shume e desha dhe aq shume me mungoj gjithe keto kohe....Por nuk mundem!
    Jo se nuk dua ta shikoj edhe nje here,por e di qe ai bashke ma lamtumiren do ti duhej te me jepte dhe nje shpjegim...Dhe ky shpjegim per mua do te ishte shume i rende,i paperballueshem.Do dukesha si nje kufome e pakallur ne syte e njeriut qe desha me shume ne kete jete...Te pakten do te doja qe ai te mos mbante nga une kujtime te keqija,as urrejtje,as perbuzje,as meshire....
    Gjate dy vjeteve tere kohen kam menduar pźr te,sikur ai te ishte nje fill i padukshem qe me lidhte me gjithēka te perjetuar bukur....nje fije e cila me mbante ne jete.
    Sa kam shetitur keto dite!!!
    Kam bredhur pa u lodhur ne vendet e preferuara nga une me pare,kam pare shoqet,miqte e mi,degjuar moskokeēarjen e asaj kohe te bukur kur ishim te gjithe bashke ne grup,te qeshurat e shpenguara pa asnje arsye...Dhe per nje moment te vetem mu duk sikur brenda shpirtit tim nuk vuaja...
    Femijeria me rrembeu edhe nje here ne krahet e saj,si per te me fshehur makthet..
    E pyes shpeshhere veten se pse njerezit kur jane te trishtuar i kthehen femijerise,duan te behen edhe nje here te vegjel qe te mos dine asgje per boten,por vetem te jene kureshtare rreth saj...
    Ndjej jashte ne eren e ngrohte flladin e lumturise,nje fllad te cilin me gjithe forcen time do ta pushtoja,po te ishte e mundur...
    Por zemra ime ka filluar te parandjeje diēka te keqe,por qe nuk dua ta shpreh nga frika se mos i besoj dhe vete...
    Nuk e di a do kem mundesi sherimi....Nuk dua te krijoj iluzione dhe te ndjehem e zhgenjyer me pas.....
    Nuk di asgje....
    "Carpe Diem"

  8. #118
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga hajla Lexo Postimin
    Pershendetje e dashur moter shqiptare DI_ANA....P.s.uroj qe ta keni then me gjithe mend kete fjalen e parafundit,qe thote,te uroj te gjeshe ate per te cilin ke nevoje,si thon, e kaluar e (harruar) dhe jeta duhet vazhduar....Njiherit per hire te vetes,dhe te atyre qe ndjejn per ty dhimbje....

    Ndjefsha t'miren ku do qe jeni

    me shum respekt per Ty
    Hajla,
    Pershendetje e nderuar Hajla....

    Ju falenderoj nga zemra dhe ju uroj ju dhe familjes tuaj gjithe te mirat dhe begatite e kesaj bote.Ju e nderuar te me rroni sa malet.
    Pranoni urimet e mia me te sinqerta per ju..

    Ju perqafoj perzemersisht

    Diana
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    "Carpe Diem"

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    pershendetje lirik

    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Pershendetje e nderuar Hajla....

    Ju falenderoj nga zemra dhe ju uroj ju dhe familjes tuaj gjithe te mirat dhe begatite e kesaj bote.Ju e nderuar te me rroni sa malet.
    Pranoni urimet e mia me te sinqerta per ju..

    Ju perqafoj perzemersisht

    Diana
    Te falemnderit shummmm nga Ty e dashur dhe e respektuar moter shqiptare *DI_ANA*....per fjalet me te bukura qe ke then per mua,dhe fotot ne veqanti,p.s.( i paske ren pikes motra te lumt...)ne zemer do i ruaj pergjithmon nga Ti...por nderi te takon Ty,si e tille qe je ne te gjitha pikepamjet tua,me ben qe te krenohem me Ty dhe per Ty.

    O Zot perse njerzit e tille,duhet qe te vuajn ne kete bote,perse valle...?!
    sa shum do doja qe e tere lumturija e kesaj bote te bjen mbi Ty e dashura dhe shum e shtrenjta moter shqiptare*DI_ANA*!
    Prandaj nga zemer uroj qe Zoti te begatoj me deshirat me te mira qe ke per vete,sepse Ti je vetem nje *Engjull*qe ke nevoj per ni dashuri te qilter shpirtrore..e jo me shum.

    Ndaj te persh,dhe te perqafoj forttttt

    me shum respekt
    Hajla Rugovase
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #120
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    DI_ANA e dashur,
    Duke te lexuar ty kupton se nje nje grua me bote te madhe,nje njeri i jashtezakonshem!
    Ke aftesine per ti kthyer mendimet e tua ne fjale,ne nje menyre teper direkte dhe lakuriq te te shprehurit.Une te inkurajoj qe ti japesh jete krijesave te tua,mos i li thjesht ne letra dhe mos u trego aq shume zemergjere duke i botuar ketu.
    Ti ke nje force te madhe brenda teje,nje pasion e dashruri qe i ngjan nje vullkani ne ereksion.Lejoji atij te shpertheje dhe mos mendo shume per demet qe do shkaktoje.

    Ke mirenjohjen dhe respektin tim te thelle.
    Elegance is an attitude.

Faqja 12 prej 27 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •