Close
Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 262
  1. #91
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dhimbje qe nuk vret askend!

    Ndihem e semure nga dashuria qe kam per te.Ne ēdo moment te dites kudo qe te jem,ndjej nje sembim te forte ne zemer qe nuk me le te marr fryme.Me duket vetja e harruar ne nje ishull ku nuk ka shpetim,nuk ka njeri dhe qe gjithmone do te jete i pabanuar!
    Me e frikshmja eshte se me duket se kam humbur veten time...Nuk po e gjej me ate entuziazmin e dikurshem,nuk arrij me as te qesh dhe as te jem e forte si me pare!
    Vetem se kam krijuar nje fasade per te kenaqur aparencen qe te tjeret jane mesuar te shikojne te une.Kurse nga brenda jam kalbur e tera,sikur ne vena nuk me qarkullon me gjak,por vdekje e dalengadalte qe po me hipnotizon si me magji,pastaj me sundon serish duke me kthyer ne jete si per te me tallur....
    Ndjehem e lodhur....e keputur,e vrare....
    Kjo dhome po me shembet ne koke....kjo shtepi po me ze nga brenda.Truri po me leviz brenda diapazonit te asaj qe duhet bere dhe qe po bej.Nuk kam forcen as te luaj gishtin,as te ngrihem....Leviz ngadale dhe i afrohem pasqyres....Nga muri me pasqyrohet fytyra e atij qe aq shume dua...Qesh dhimbshem....Njehere ngadale,pastaj me te madhe....Po ēmendem!
    Me duhet te shpetoj nga ky ferr...KJo nuk eshte jete!Sa halucinatione kam ne trurin tim!
    Pse meshkujt genjejne kaq shume kur premtojne lumturi?
    Nuk di si ti pergjigjem dhe ndoshta nuk jam e vetmja....
    Me duket vetja si e perhumbur ne nje bote dhe ambjent qe nuk me perket....
    Nje darke marsi....Nje nate e ēuditshme te nje muaji te ēuditshem ku nuk e di akoma se si do perfundoje nje dite me diell!
    Qe ne endrrat e mia te rinise se hershme kam menduar se burri im duhet te mbante nje unaze te bukur te florinjte ku ne ate rreth prej floriri te fuste brenda gjithe virtytshmerine e tij.
    Dashurine duhej te ma tregonte mua,kurse virtytin duhet ta shohin te tjeret.Nuk e mohoj faktin qe ate qe dua e dua per vete.Ta dua te terin siē eshte dhe ta dua pergjithmone,por e vetmja gje qe nuk kam per te duruar asnjehere eshte braktisja qe mund te me beje per dike tjeter.....
    Ne fillim kam qeshur me egoizmin tim....
    E pse duhet qe ai te mbaj unaze??Dashuria nuk tregohet nga nje rreth floriri.Dashuria mbahet ne zemer!
    Por prape them...." e dua per vete,vetem per vete"!Nuk ndjej me asgje perveē dhimbjes dhe frikes.....Nuk dua te mendoj.Po te vazhdoj keshtu me siguri do te ēmendem!
    "Carpe Diem"

  2. #92
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Prehje...

    Do doja ti shtrengoja doren me dashuri....Sa e vogel do te dukesha,sa e brishte,sa mund te lendohem qofte dhe nga nje fjale e vetme,nga nje veshtrim dyshues,nga nje puhize ajri....
    _Te dua shume.Nuk kam dashur njeri ne jeten time kaq shume sa te dua ty.Dhe jam e lumtur qe te njoha,ndonese nuk mund te te gezoj,ndonese nuk jam ajo qe ti doje te isha,ndonese dashuria nuk eshte e barabarte,te dua dhe vetem ti me ke dhene forcen dhe shpresen per te ecur perpara....Me je dukur engjell.....
    Do te doja te mbeshtesja koken sadopak ne gjoksin tend.Do te doja te jetoja nje moment te perjetshem dhe te perkohshem per sa mund te zgjaste!Askush nuk e di kuptimin e pafundesise...
    Kjo varet nga zemra e ēdo njeriu.Dhe ata qe kane zemren e madhe mund te arrijne infinite te papershkruara me pare.Nje zemer qe hapet vetem nga dashuria dhe mbyllet pakthyeshmerisht nga urrejtja qe ti ke ndaj meje!

    Aroma jashte me duket e panjohur....Kur ecja me ty me dukej sikur ishim te vetmit ne nje mbreteri dhe pse kishte shume te tjere qe duhet te ndjeheshin ne te njejten menyre.
    Secili nga ne ndoshta nga deshira per pushtet,apo nga ajo romantike do te donte te ishte mbret.Megjithate ideja e gjakut mbreteror nuk me ka bindur asnjehere...
    Ata nuk mund te kishin gjenet me perfekte ne bote dhe as te ishin pasardhes te ndonje perendie siē supozonin egjiptianet dikur!

    Me mjafton te jem nje mbretereshe e vuajtur,e trishtuar,enderruese dhe e nje bote e cila eshte vetem imja!
    "Carpe Diem"

  3. #93
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Deshperim..

    Kane kaluar vite....Nuk i kam ndjere fare se si jane larguar.Nuk e kam kuptuar asnjehere diferencen nga nje vit me tjetrin...Sepse ēdo dite qe ka kaluar mua me duket pjese e te pandashmes,pjese qe duhet te jetonte bashke me te shkuaren e te ardhmen qe me priste.
    Kurse tani kjo jete me duket e trishtuar...Ndoshta nuk do te shkel kurre ne kete vend.......
    Ketu do te mbeteshin te burgosura mijera fjale qe bota ime do ti ruante me fanatizem pa ia treguar askujt!
    Ne shtratin kur dikur jam shtrire me te do shtrihej nje vajze tjeter e re qe neteve te vona do te thurte me ate qe desha aq shume endrrat e para te dashurise...do perjetonte te dridhurat e para te zemres...Dhe une do te harrohesha...perfundimisht,si diēka qe kurre nuk kishte ekzistuar....sa shpejt harrohemi!!!Sa shpejt!
    Sepse kjo dhome eshte e destinuar te mbante brenda vetes vetem shpirtra te rinj,por jo qe po behej gati te ikte nga kjo jete,jo nje qe muajt dhe ditet i kishte te numuruara!!!
    Nuk e kisha menduar asnjehere qe mund te largohesha keshtu,befas pa patur guximin te them lamtumire,sepse kjo me ther ne zemer.......
    Lamtumira tashme nuk do te kishte te njejten vlere si dikur!
    Tani me duket si e perhershme,e frikshme,e dhimbshme....Shikoj perreth me mall...do me mungoj kjo bote,keta dy engjej qe kaq shume dua.....
    Ky vend eshte e vetmja strehe qe ka qene teresisht e imja,i vetmi vend ku jam shprehur,ku jam ndjere e lire,te shprehja ate qe ndjeja pa pasur frike,i vetmi vend qe ka besuar endrrat e mi,i vetmi vend qe i ka besuar ndjenjave te mia duke e ditur qe do mi ruaje me dhembshuri....Syte me shkojne te kjo biblioteke e mbushur me libra....
    Qe ne femijeri libri ka qene shoku im me i ngushte dhe me kuptues!.....Qe ne femijeri libri ka qene ai qe ka me shoqeruar neper hidherimet e mia,ngushellimet...
    E vogel strukesha duke gjetur kuptimin e atyre qe me ndodhnin ne faqet e tij dhe tani e rritur jam une ajo qe sot po mbush faqet e nje libri te vuajtur,nje libri ku shpresa dhe dashuria do te ishin aq te mirepritura.....
    "Carpe Diem"

  4. #94
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Enderr..

    E dashuruar?!Nje emocion i forte me shkundi......e ku ka gje me te bukur se ti shkruash dashurise?Si mund te quhemi njerez nqs nuk jemi te ndjeshem ndaj saj?!Sa bote e pakuptueshme....

    E ku ka gje me te bukur te ndihesh e dashuruar?!Nuk mund ta imagjinoj dot jeten pa dashurine ose anasjelltas....Te jete valle kaq e bukur kjo ndjenje?!
    Syte me mbushen me lot...kam pare njerez fort te dashuruar,kam pare lot gezimi dashurie,kam pare shpirtin tim te fluturonte ne luginat e jetes dhe nuk kam arritur te shkeputem kurre nga ajo ndjenje aq magjike qe me shkakton dashuria....Filli qe ndan jeten dhe vdekjen nuk eshte aq i holle sa e kam menduar....jam e lire!
    E lire nga vuajtja,nga erresira,nga tmerri,nga ankthi....Me ne fund e ndjej veten e shpetuar nga zinxhiret e hekurt qe me mbanin peng ne nje bote qe nuk mund te jete bota ime....jo nuk eshte imja sepse bota ime eshte kjo.....kjo bote perrallore dhe magjike te ciles i besoj dhe do i shkruaj deri ne grahmat e fundit te jetes sime!
    Jam e lire pasi kam nje shpirt i cili di ti kendoje dashurise,jam e lire sepse kam diēka te paster dhe qe ti kendosh dhe ti shkruash dashurise duhet te jesh e tille!
    Dhe ata qe nuk e duan dhe e kane frike jane te roberuar....sa keq!
    Kam pare syte e njerezve sa bukur shkelqenin nen driten e dashurise,kam pare rilindjen e shpirtit te tyre.....kam pare shpresen,kam pare dashurine te sillte femijet ne jete......Te sillte te ardhmen...
    Dashuria eshte jeta dhe jeta eshte vete dashuria.....ndaj do ti shkruaj gjithmone!
    "Carpe Diem"

  5. #95
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    "Te dua"

    Nuk eshte fundi i botes.Shume njerez jane te vetmuar ne univers,shume te tjere mengjesi i gjen duke perkedhelur nje jastek i cili duhet te ishte miku,apo mikja e endrrave te tyre,por me ardhjen e nates ata harrojne ēdo lloj frike duke u hedhur me vrull ne te ardhmen e bere te sotme dhe kerkojne si peshq ne fund te Oqeanit nje mik per ujrat e turbullta te jetes....
    Nje dritherime rrenqethese e ftohte me pershkon trupin si nje fshikullime gjarperi..Shtrij duart ne fytyren time duke e perkedhelur here embel dhe here eger sikur te isha nje femije kapriēioz.Kete pamjen time te embel dua ta shkatarroj.Kete sinqeritet te brishte qe me buron si drite nga syte dua ta gropos thelle aty ku askush nuk mund ta gjeje.Kete goje te trendafilte qe jep imazhin e buzeqeshjes dhe kur jam e merzitur dua ta qep..Per te mos folur me kurre!
    Por ja qe dashuria nuk mund te te lere pa folur,nuk mund te jetosh nen mungesen e saj....
    Shprehjet jane te panumurta kuptimi eshte nje "Te dua"!

    Nje prekje lehte, nje xhest i thjeshte, nje fjale e embel, nje shkelje syri, nje dhurate, nje suprize,nje mbremje vetem, nje banjo ne vaske, nje shetitje buze detit etj, shprehin vetem diēka .....
    "Te dua" ....per shkak se momentet jane te ngarkuara me emocion ato ngacmojne kujtesen gjithe jeten.
    E kaluara eshte shtepia e kujtimeve te dashurise.E kaluara eshte nje rezervuar i madh e i pasur me experience dhe mesime qe na ndihmojne per te ēuar me tej.Te trokiturit se bashku me te kaluaren mund te jene nje burim i fuqishem romantik.Nese respekton te kaluaren tende ti mund ta shfrytezosh ate per te ndihmuar te vleresosh te tashmen dhe te ndertosh nje te ardhme qe ploteson......
    "Carpe Diem"

  6. #96
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Qetesi,e shpirt te qete!

    Kurre nuk dua te nderroj mendje,keshtu do te vazhdoj,se kerkuari per qetesi,derisa zemra te me pushoj.....
    E ndoshta skam fare te drejte,se rruga e kesaj jete,sdo kete qetesi asnjehere,por une si e cmendur kete rruge do te ndjek.....
    Ndoshta fytyren e qetesise,asnjehere s'do ta takoj,por me guxim edhe me shprese kurre s'do te ndaloj......
    Sepse nje thike e mprehte,zemren trupin ma ka pushtuar,e plaget e asaj thike,qetesine ma kane trazuar!!!....
    Nese te desha pa mbarim dhe te prisja e heshtur mos u pergjigj,por me kujto une serisht te kam mbetur,mos u tremb kot tani se gjithcka ka mbaruar,por mbyll syte, ne vetmi me kujto duke me harruar,sdo dal ne rruge te takoj,per shume gjera jam penduar,vec njeres besnike i qendroj se ty fort te kam dashuruar......
    Tani qe mbetemi larg-larg do te kujtohemi vec ne heshtje,une ne zemer dhimbje plage,ti me perbuzje dhe urrejtje!....
    Behu i mire i dashur ashtu si te rris ne mendje,ashtu zgjohesh damareve te mi dhe une e nis nje dite me iluzione narkoze qe nuk me leshon, e nis nje dite plot jete,kjo do te thote plot TI,nje dite qe smbaron kurre,as kur vrapoj, rrezohem, rrokullisem, brenda jetes se shpifur brenda peshperimave te saj dhe llafeve te kota te njerezve xheloze.....lutet te nderrohet dicka ne mua psh ndonje nga rruget ku eci perdite me veten fshehur, ndonje tavoline ku mbeshtes koken edhe qaj.
    Un perdite rinis jeten me forca te njejta qe kaluan ne mua nga i vetmi shikim yti ....forca qe zhduken mbremjeve bashke me ty,une pashe e mbytur ne deshperim edhe lot si lindi dhe perendoje dielli i dashurise sone!!
    __________________
    "Carpe Diem"

  7. #97
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Qetesi,e shpirt te qete!

    Kurre nuk dua te nderroj mendje,keshtu do te vazhdoj,se kerkuari per qetesi,derisa zemra te me pushoj.....
    E ndoshta skam fare te drejte,se rruga e kesaj jete,sdo kete qetesi asnjehere,por une si e cmendur kete rruge do te ndjek.....
    Ndoshta fytyren e qetesise,asnjehere s'do ta takoj,por me guxim edhe me shprese kurre s'do te ndaloj......
    Sepse nje thike e mprehte,zemren trupin ma ka pushtuar,e plaget e asaj thike,qetesine ma kane trazuar!!!....
    Nese te desha pa mbarim dhe te prisja e heshtur mos u pergjigj,por me kujto une serisht te kam mbetur,mos u tremb kot tani se gjithcka ka mbaruar,por mbyll syte, ne vetmi me kujto duke me harruar,sdo dal ne rruge te takoj,per shume gjera jam penduar,vec njeres besnike i qendroj se ty fort te kam dashuruar......
    Tani qe mbetemi larg-larg do te kujtohemi vec ne heshtje,une ne zemer dhimbje plage,ti me perbuzje dhe urrejtje!....
    Behu i mire i dashur ashtu si te rris ne mendje,ashtu zgjohesh damareve te mi dhe une e nis nje dite me iluzione narkoze qe nuk me leshon, e nis nje dite plot jete,kjo do te thote plot TI,nje dite qe smbaron kurre,as kur vrapoj, rrezohem, rrokullisem, brenda jetes se shpifur brenda peshperimave te saj dhe llafeve te kota te njerezve xheloze.....lutet te nderrohet dicka ne mua psh ndonje nga rruget ku eci perdite me veten fshehur, ndonje tavoline ku mbeshtes koken edhe qaj.
    Un perdite rinis jeten me forca te njejta qe kaluan ne mua nga i vetmi shikim yti ....forca qe zhduken mbremjeve bashke me ty,une pashe e mbytur ne deshperim edhe lot si lindi dhe perendoje dielli i dashurise sone!!
    __________________
    bravo DI_ANA.... Te rujt ZOTI....

  8. #98
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Trishtim zemre...

    Nje ciklon ka kaluar naten ne shtepine e qetesise tende te se shtunes.
    Ne mengjes kane mbetur vec shenja te vagullta trishtimi,shperthime perverse lotesh.
    Te duash dike me kaq force do te thote te heqesh dore nga te qenit vetvetja.Paranoja per te te ben egocentrike.Po gdhin!Toka jote sillet drejt diellit te tij.Ai eshte gjithnje larg...
    Ndalesh e sheh se ke zene nje hapesire diku ne vendin e gabuar,rezonon me trupin e gabuar.
    Itinerari i zakonshem mbetet ne caqet e kujtimit te nje dite qe iken mundimshem.
    E dhimbshme te kuptosh qe je kthyer ne nje instrument argetimi ne "lojen" e nisur bukur.Mbush oret boshe te jetes se tij plot zhurme.
    Ditet dhe netet e tua vijne e ikin gjithmone vec per te.
    Pritja jote eshte mashtruar shume here.
    Ju levizni drejt njeri_tjetrit cdo dite me pak,largoheni cdo dite nga pak.
    Ndaheni per te mos u bashkuar.........
    "Carpe Diem"

  9. #99
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ty dashuri...

    E di qe nuk e ke qejf erresiren por vetem ndriēimin dhe bardhesine,e di qe nuk ke qejf te shohesh fytyra te vrenjtura dhe sy te perlotur,e di qe nuk ke qejf te shohesh zemra te lenduara dhe shpirte te vdekur....e di qe nuk ke qejf te jesh e lene dhe e harruar ne nje qoshe,e di qe nuk te pelqen te rrish vetem,e di qe te pelqen te luash,te qeshesh,te duash,te qash....te qash me lotet e gezimit.
    I di te gjitha keto mikja ime e shtrenjte......por vetem sonte te lutem mundohu te rrish me mua,me shoqero siper kesaj reje dhe me thuaj sekretet e botes tende,me thuaj ēfare te bejme qe te mos vuajme,ēfare te bejme qe te mos qajme dhe ēfare te bejme qe vetem ty te te ngjajme!!....
    Po te jap takim ne kete erresire te pafund po te bukur,po te jap takim qe te kuptosh qe nuk eshte vetem bardhesia ne kete bote,eshte dhe erresia...te lutem mesohu dhe ti me te ashtu siē mesohet dhe eshte mesuar njeriu!
    Te lutem vihu ti pak ne vendin e erresires dhe kupto sesa veshtire eshte qe te gjesh drite...te lutem kupto pak se cdo te thote ky ēarcaf i zi mashtrimesh dhe i mbushur me ndjenja te shtiruara dhe egoizmi, qe ka pushtuar boten mbare...te lutem kupto pak erresiren e shpirtrave te vuajtur dhe te zhgenjyer.....
    Te lutem rri vetem pak ēaste me ta..te lutem kupto qe ēfare eshte vuajtja dhe brenga,te lutem qaj me lotet e njerezve,kupto ēfare do te thote moskuptimi dhe humbje e ndjenjes qe ti ushqen!!!
    Nuk eshte vetem gezim ajo ēka ti jep.......sa e bukur dhe madheshtore je,po aq mizore behesh kur dikush te tradheton...
    Te lutem qendro me mua dhe degjo vajtimet e njerezve ne kete nate,degjo sa zemra vuajne dhe sa te lenduara jane!!
    Te lutem vallezo me mua,merrja nje valsi siper kesaj reje dhe beje erresiren drite,beji yjet diej,jepu shkelqime me te fuqishme dhe mbushe kete bote me engjejt e tu...mbushe me te miren,mbushe me dashurine...mbushe me lumturine!
    Po te lutem une qe sonte jam nje femer e thjeshte e zhytur dhe e mjeruar ne kete bote endrrash.......Po jam njeri me shpirt dhe me zemer ne nje bote reale dhe keto lutje po ti bej ty sepse e di qe me kupton......
    E di qe kam te drejte dhe e di qe do te me ndihmosh!!
    Te lutem behi njerezit te duhen ne pafundesi,te lutem hiqu lotet,brengen,jepu vetem gezimin,denoje tradhetine dhe zhduke ekzistencen e saj,jepu fytyrave bukurine dhe buzeqeshjen....te lutem beje per keta njerez qe aq shume te duan,beje per keta njerez qe jane skllaveruar kaq shume pas bukurise tende...te lutem beje per mua....Per ne!
    Beje qe ti vete te jesh e perjetshme dhe me e bukur se kurre!
    "Carpe Diem"

  10. #100
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Oh sa te desha...

    Dhe kur nata e gjithanshme te mbreteroj dhe te shkeli qiellin e larte,dhe kur ti do te flesh i qete nen hijen e gjoksit tim....atehere do te te jap nje te puthur lamtumire ne imagjinaten time,pasi nuk mund te ti prek buzet e tua...nje te puthur qe do te thote te dua dhe do te te dua...po me duhet te largohem....larg...larg!Me duhet pasi ashtu siē ti vete mund te jetosh pa mua,ashtu dhe vetja ime,e gjithe qenia ime duhet te mesohet te jetoje pa ty,te mos rrije duke menduar vetem per ty!!!
    E perse valle duhet te vuajme per paarritshmerine?Perse kjo ndjenje inferioriteti kaq e madhe per veten tone dhe ky admirim i pamerituar ndaj dikujt tjeter,thjesht sepse diēka preku zemren tone,diēka qe e vodhi,perfoli dhe e shkeli ne thellesirat me te erreta te nje shkretetire lotesh pafund....
    Ah njeri i shkrete qe sdi as ku ke fillimin dhe as fundin tend....
    Dashuria ime lindi dhe u betova qe nuk do mbaronte kurre...kjo dashuri rritej nga dita ne dite,une vete e lashe te hyja dhe mbas saj mbylla dyert e zemres me shume ēelesa..te cilet nuk e di se ne ēvend i kam lene sot...nuk e di akoma sesi do arrij te hap kete zemer te pergjakur,pasi kam nevoje ta mjekoj....kam pershtypjen se ato ēelesa i hodha ne dallget e nje oqeani i cili perveē dallgeve kishte dhe plot pasion,mbi te cilin lekundesha dhe kerceja si e ēmendur...
    Si eshte e mundur qe gjithcka behej e bukur dhe kaq e mrekullushme,kaq e rralle dhe kaq pasionante,kur zhytesha dhe mbytesha ne thellesine e syve te tu?!!
    Ndjenja qe une e vetme i krijova ...po duheshin mbajtur me kujdes dhe duheshin konservuar...duheshin dhene dhe nga ty!
    Duke qene ne krahet e tua,kam ikur dhe fluturuar ne nje bote te bukur dhe te embel,ne nje bote te paster dhe te qete ku miresia ishte mbreteresha dhe ku e keqja ishte denuar me burgim te perjetshem...
    Zjarri ne syte e mi u ndez diten kur buzet tona u preken....e ardhmja me perkiste dhe vetem une isha e zonja te gjeja rrugen e saj...
    Sa e madhe kjo dashuri qe kisha per ty.........sa e paster........sa e bukur dhe sa fisnike!!!
    Nuk dyshoja te ndjenja sepse nuk mund te dyshosh ne dashuri...........sepse te desha!!
    Oh sa shume te desha....
    "Carpe Diem"

Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •