Close
Faqja 11 prej 27 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 262
  1. #101
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Iluzione boshe...

    Shqetesimi qe kam ne shpirt nuk me le qe te fle...Kur arrij qe te mbyll syte ndonjehere,zgjohem nga endrrat e pafundme qe me trazojne si nje dallge e fuqishme te nje deti te trazuar.....
    Nuk e di nese duhet te ndihem fatkeqe,apo duhet te gezohem me dyshimet qe dalin te verteta...Mundohem te urrej ate qe me dhuron nje iluzion te verber,por ne fund ndjej vetem mungesen e tij...
    Sa shume qe duam...!!!Me gjithe dhimbjen e shkaktuar,megjithe marazin qe ndjej ne zemer,prape nuk mundem te urrej..Nuk mundem pasi eshte nje gjurme e pashlyeshmee lene tek une...Ne kete boshllek qe ndjej,vetem malli,vetem ai po me shkrumbon,po me vyshk si nje lule te paujitur kurre...
    Me duket sikur enderroj ditet e netet ne pritje te nje rreze drite per te shijuar serish dashurine......
    Por brenda vetes kam parandjenjen qe as drite nuk do gjej me kurre!...Jam e bindur qe drita e shpirtit tim tashme eshte shuar...
    Nuk do te kem me asnjehere besim te nje mashkull,i cili edhe pse do te me mbulonte me puthje e fjale dashurie,nje dite mund te me kthente krahet duke qeshur pas shpine...Si nuk arrijme te njohim dhe te shohim kete pike te erret karakteri te dikujt..??
    Si nuk arrijme te kuptojme se dikush nuk dashurohet me pas nesh,por thjesht kerkon kohen e duhur per te te larguar nga vetja??!!
    Me kane thene dikur qe isha teper idealiste,enderrimtare dhe larg realitetit.....Por asnjehere nuk me kane lajmeruar se kane dashur te shkatarronin kete shpirt te paster qe eshte brenda meje,per ta rikthyer brutalisht ne realitet...
    Te me ktheje ne nje vend ku nuk ka princa te kalter,as dashuri te medha,por kompromise,te cilat duhen respektuar nga nje njeri qe do te ece perpara....Per ate qe duam sakrifikojme gjithēka dhe nuk e sakrifikojme ate vete...Sa gabojne njerezit!!!Sa gabojne...
    Sa naive dukemi ose behemi ndonjehere!!Sa qesharake na duken ndonjehere gabimet e bera!Sa femije,sa adoleshente te parritur!
    Jam bere per meshire,jam bere per dicka te tille!Te gjithe me shikojne sikur kam zbritur nga nje anije kozmike ne nje planet te huaj ku nuk njoh asnjeri dhe ku askush nuk me njeh!!As vetja ime...Arrij vetem te vetefajesohem edhe te qaj....Keshtu do jetoj une?
    Nuk e di nese jeta do te kete te njejtin kuptim si me perpara,madje nuk di cfare lloj ngjyre do te kete e ardhmja pasi deri me sot personifikohesha nga nje ngjyre qe tashme e kam humbur!
    Duhet te bindem qe jam rritur,duhet te bindem qe ai femije i vuajtur dhe aq enderrues eshte rritur...Dua te behem e forte...Dua qe ky ajer i paster te me perkedhele serish me dashuri....pas shume koheve burgim kete do te doja...!!
    Pas shume koheve burgim do te refuzoja denimin e nje burgimi te perjetshem!
    Fatkeqesisht asgje nuk kam vete ne dore...vendimin e merr vete ai qe quhet "fati im"!
    "Carpe Diem"

  2. #102
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuri e munguar...

    Sa do te doja ndonjehere te mos flisja dhe te mos shikoja asgje,te jetoja diku vetem me vetmine time,pa duruar,degjuar dhe lexuar opinionet e tmerrshme dhe paragjykimet e njerezve ziliqare!
    Njerezit nuk arrijne te kuptojne qe i shkruaj dashurise e shtyre nga nevoja per te,nje nevoje te cilen e kam njohur perhere!!!!
    Per veten do te mbetem ajo vajze e vogel e trishtuar e cila nuk do qe te rritet.E perse ta bej??!Perse duhet te bej diēka qe une vete nuk kam deshire ta bej!
    Pse te jem si gjithe te tjeret,qe pluskojne ne hipokrizine dhe servilizmin qe thurin vete?!Jam munduar te krijoj nje bote timen,po nuk munda.Jam munduar qe ne boten time te fusja te gjithe njerezit qe njihen nepermjet shkrimeve te mia,por sa keq me vjen kur ne mesazhet e derguara prej tyre,lexoj dhimbjen,pikerisht ate lloj dhimbje per te cilen une flas ne shkrimet e mia...Sa fatkeqe paska kjo bote dhe sa njerez paskan nevoje per dashurine!
    E vetmja gje qe nuk mund te blihet kurre.....e vetmja!
    Sa shume gjera qe kam,sa shume...i kam te gjitha perveē lumturise!
    Nuk dua te takoj njerez,nuk me pelqen kjo bote nga e cila aq shume jam zhgenjyer!Sa e urrej opinionin e pasakte dhe jo te sinqerte te njerezve...nuk dua te ndeshem me te,nuk dua pasi e urrej dhe duke urryer mendoj se behem nje person e cila nuk jam une vete.Kam pershtypjen se keqesia ngjitet shpejt dhe e mira do kohe per tu ngjitur!Po po kete pershtypje kam....ose me mire jam e bindur!
    Disa e shikojne jeten si nje argetim te vazhdueshem,pa telashe,pa halle.....
    Rruget pothuajse jane plot ketu....Trishtohem kur shikoj njerezit qe vrapojne te mbushur me dhurata,trishtohem per veten dhe gezohem per ta.Askush nuk me dha dhurate kete vit,askush!
    Me pushtojne emocione te forta.Zemra me dridhet duke leshuar tinguj te dhimbshem.Gjithmone kam dashur,gjithmone i kam besuar dashurise,gjithmone e kam dhene dhe sa pak e kam marre!!
    Ndonjehere njeriu hyn ne nje lidhje per te mbytur monotonine e diteve pa kuptim dhe dalin befas te dashuruar,edhe pse ndonjehere zhgenjehen!
    Te pakten nga kjo pervoje e hidhur do marr me vete diēka te bukur....por ja tek jam...E vetmuar,e trishtuar dhe e perbuzur!
    Jam shume e vrare ne shpirt.Me kane copetuar kete shpirt me kokekrisje,ndaj e kuptoj veshtrimin e syve te mi ne pasqyre,ate veshtrim te trishtuar,ato lot qe rrjedhin nga thellesia e zemres...
    Eshte veshtire te fillosh gjithēka nga e para,sidomos kur ke te shkuaren qe te kujton se ēfare ke bere,sa shume ke dhene dhe ēfare te ka ndodhur...sa padrejtesi ka kjo bote!
    Por nuk ka zgjidhje tjeter,pasi keto jane pesojat e rritjes.....
    Me kane admiruar per forcen e madhe shpirterore,per guximin tim,me kane thene qe jane te rralla ato femra qe do duronin kaq shume dhimbje....po valle a mos kane qene vetem fjale si per te me ngushelluar dhe kuptuar vetmine ne te cilen dua te rri,larg prej te gjitheve....shume larg!
    Thone qe jeta vazhdon....
    Te terheq zvarre kur nuk do ta ndjekesh,tallet me dobesite e tua,te jep diellin kur mendon se ke prekur fundin.
    Kjo eshte jeta_peshperis me vete...
    E nesermja eshte e paparishikueshme dhe ndonjehere nuk mundem te luftoj ate qe me ka munguar me shume....Dashurine.
    "Carpe Diem"

  3. #103
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Instrumenti i jetes....

    Kur arrijme te duam dike,arrijme qe edhe vete jeten tone ja leme ne dore njeri tjetrit...edhe ne vdekje nuk do te kishim frike te ishim bashke!
    Sa e fuqishme ndjenja dhe sa magjepse bukuria e saj!
    Ne krahet e njeri tjetrit lumturia na duket ne permasat me te arritshme,ne kulmin me te larte te bukurise,jeta na duket me nje kuptim te rralle,dashuria na duket kaq naive dhe kaq jetegjate...jemi te dashuruar dhe kemi force,jemi te dashuruar dhe i japim nje arsye ekzistences sone,jemi te dashuruar dhe jemi ne gjendje te luftojme dhe te mposhtim pengesat me te fuqishme....jemi te dashuruar dhe kemi kete force hekuri,sepse jemi 2!
    Jemi 2!
    Duke qene te tille ,harrojme qe nje dite cdo gje mund te shuhet dhe dicka mund te mposhti ndjenjat tona..dicka qe te beje qe nje dite te jemi te vetem dhe pa shpresen qe nje dite do te mund te duam aq fort sa deshem me pare!
    Sa te dobet atehere ndjehemi dhe sa dhimbje krijohet...nuk jemi ne gjendje te perballojme asgje dhe lotet rrjedhin per gjene me te vogel...sa shume dramatizojme....nuk arrijme te jetojme ....
    Ne jete lindim vetem dhe po te tille vdesim!
    Po mendoj qe lindim per te dashur,per tu dashur,lindim qe te njohim dhimbjen dhe gezimin....mendojme qe zemra eshte e dobet,por harrojme sesa gjera eshte ne gjendje te perballoje ajo...eshte kjo zemer qe na ben te vuajme dhe te dashurojme dhe eshte kjo zemer qe vuan bashke me ne...
    Kjo zemer,ky instrument i jetes...dhe i dashurise!
    "Carpe Diem"

  4. #104
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    O Vetja ime, nese me lejon te them dy llafe.....!

    Ti thua:e kam shume te veshtire te jetoj (mund ta kuptoj)....
    Cmendem per te!!! (per mendimin tim nuk duhet ta lesh veten te enderrosh akoma.)
    Duhet te jesh aq e forte ne vete sa te pranosh se diēka eshte thyer ,eshte shembur pergjithmone dhe nuk duhet ta konsiderosh me si ekzistuese mbase edhe nje pjese te vetes tende sepse ke pasur aq kujtime e vite (supozoj me te)......
    E di qe fjalet jane shume te kollajta por ke ardhur ne piken pa rruge kthimi ku duhet te hedhesh pas kraheve te kaluaren sepse ndryshe do te te shkaterroje.Mos e le me asnjehere veten te mendosh per te por gjeji pune vetes.Dil me shoqet,flit me ndonje njeri te afert mbi ato qe ndien por mos e lejo veten te deshirosh gjera qe kane shkuar......
    Nuk do te besohet mbase por do te jesh ti vete qe do te shkelqejne syte dhe do te ngazellehesh ne pranine e nje tjetri qe do te jete i duhuri......
    Dhe per kete duhet te nxjerresh edhe disa konkluzione mbi ate qe ka ndodhur se eshte per mendimin tim pa kuptim te vuash pa e ditur perse e ne te kundert mund te lendohesh perseri njesoj.
    Ne kete bote askush nuk i perket askujt prandaj mos e mendo kurre tjetrin si prone por si njeri me karakterin e vet individual dhe dashurine nuk mund ta ruash me lutje, me fjale te bukura e premtime pa fund por me nje komunikim te sinqerte,me ndjenja,surpriza qe ne rast se mungojne lene monotonine te zere vend dhe t'i jape fund nje lidhjeje dashurie sado e forte te jete si fillim.......
    Mos harro e dashur vetvetja ime, se arsyeja pse u ndave eshte tek ai prandaj heren tjeter bej kujdes se sa i qendrueshem eshte tjetri qe mos te te fluturoje nga duart atehere kur se pret.
    Te uroj te gjesh ate per te cilin ke nevoje :-).Te uroj mos te vuash me.
    "Carpe Diem"

  5. #105
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Pergezime Diana!
    Lexova disa pjese te ditarit tend dhe me pelqen thjeshtesia dhe lakuriqesia me te cilen jane shprehur emocionet.

    Ne pjesen me te madhe te shkrimeve shfaqet nje pesimizem i llahtarshem qe duket se ne ēdo moment eshte i afte te te thyej. Mirepo tek tuk ne ndonje fjali, shfaqet nje rreze drite e fuqishme aq sa perthan te gjithe ate vater mendimesh malinje.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  6. #106
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Cuditerisht.....

    Mendoja sesi mund te shkonin gjerat midis nesh per ore te tera. Enderroja sesi ti do te thoshe fjalet e duhura, veproje drejt...
    E te jepja ty vlera qe ti nuk i ke, e te adhuroja per veprime qe ti nuk i bere kurre!
    Mendoja per ty ēdo minute te ēdo dite edhe vetem tingelli i thjeshte i germave qe formonin emrin tend ne buzet e mia, largonte rete dhe une e gjeja veten ne kete bote te ndritshme, te ngrohte qe kujtimi yt krijonte.
    Deshiroja kaq shume qe ti te ishe me mua sa here jeta ishte bujare edhe me jepte momente te vyera, pika-lumturie.
    Deshiroja qe ti te ishe aty kur jeta tregohej mizore edhe njerezit me shkelnin persiper derisa shpirterisht kthehesha ne pluhur...
    Edhe para se te njihja, ishte nje lloj force perqark meje qe me drejtonte nga ti...
    Edhe une, si nje anije e shkaterruar ne kerkim te tokes ndoqa driten qe ndriēoj e ēau stuhine per te arritur tek ty.
    Rashe ne kraharorin tend, e etur per prekjen tende...dhe rigjeta veteveten aty.
    Dhe ti me mesove ē'eshte dashuria, perkedheljen e huaj te buzeve te tua ne buzet e mia...
    Me shtrengove ne krahet e tu edhe mure te fortifikuar u ngriten rreth meje te me mbronin nga bote, nga vetja...
    Edhe largove frikat e mia, ndalove kohen befas, edhe fshive gjithe lotet e mi, te te shkuares dhe te tashmes.
    Prekja jote..., mbyll syte dhe e ndjej ende, perveluese mbi lekure..., mundohem por lekura ime refuson te harroj. Trupi im eviton harresen.
    Zemra ime ēuditerisht preferon torturen ne vend te paqes.
    Edhe para se te njihja ty, egzistonte nje force terheqse qe me shtynte drejt teje, koenēidenca vetem me pas munda ti njoh. Perseri, tani, si atehere...une vazhdoj te enderroj.
    Ti puthe buzet e mia lehtazi, me kujdes, si te kishe frike se do te me lendoje, ose trembje ne nje fare menyre. More duart e mia ne duart e tua - gishterinjte qe dridheshin perqafuan njeri-tjetrin.
    Me buzeqeshje me hape portat e parajses pastaj me shtyve mes nje deti te ēmendur dallgesh te zeza dhe ende me te zeza......
    Perse?!
    Me shkunde me fjale mizore, tinguj te dhimbshem buzet e tua bertiten dhe me le vetem rrethuar nga erresira, dhe erera te mbytura ne shi dhe me meret fryma nga ajri i lagur.
    Cuditerisht une enderroj ende...
    Cuditerisht une.....
    "Carpe Diem"

  7. #107
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Pergezime Diana!
    Lexova disa pjese te ditarit tend dhe me pelqen thjeshtesia dhe lakuriqesia me te cilen jane shprehur emocionet.

    Ne pjesen me te madhe te shkrimeve shfaqet nje pesimizem i llahtarshem qe duket se ne ēdo moment eshte i afte te te thyej. Mirepo tek tuk ne ndonje fjali, shfaqet nje rreze drite e fuqishme aq sa perthan te gjithe ate vater mendimesh malinje.
    Shume Flm James....

    E kuptoj shume mire se ēfare do te me thuash...shume mire.Edhe vete ndihem e tmerruar nga ky pesimizem per te cilin ti flet..dhe dua te shikoj driten,dua pasi erresira po me fundos ne nje bote ku asgje nuk mund te quhet e gjalle,asgje nuk mund te quhet e bukur..

    Respekte

    Diana
    "Carpe Diem"

  8. #108
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Une.............

    Une pata degjuar nje fjale te urte qe thoshte......:"Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithēka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar"!
    Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth tij......
    Ne mbremje kur shtrihem te fle perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim.....
    Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos fle kete nuk e kuptoj?!
    Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur eci neper kete parajse ndjenjash te bukura.....
    Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq...
    Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty....Asnje fjale...
    Une nuk kam turp te dashuroj dhe as te vuaj ne emer te dashurise...
    Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ne ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic....E kupton?!
    Nje hiē....
    Dhe tani qe me nuk jemi bashke them me vete..... "Ahh sikur lotet e mi qe derdh per ty te ishin bekim i dashurise,me siguri qe zemra te ndara nuk do te kishte ne kete bote e as vuajtje,veē paqe dashuri" ......
    Le te sherbejne lotet e mi per te sheruar plaget e te gjithe atyre qe vuajne...

    Sot jam e deshperuar....
    Edhe sa kohe do jem keshtu?A do mundem te jetoj?!....
    Po mbyllet dhe nje dite,nje dite qe nuk e di pse mu duk me e gjata e jetes sime!
    Kete dite kam vendosur te ndryshoj ēdo gje nga vetja ....kam dhene ēdo pjese te shpirtit per t'iu pershtatur te tjereve!Por nuk kam fituar asgje...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 15-07-2008 mė 17:00
    "Carpe Diem"

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e gjashtlisat
    Anėtarėsuar
    11-04-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    77
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Une.............

    Une pata degjuar nje fjale te urte qe thoshte......:"Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithēka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar"!
    Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth tij......Ne mbremje kur shtrihem te fle perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim.....
    Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos fle kete nuk e kuptoj?!
    Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur eci neper kete parajse ndjenjash te bukura.....
    Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq...Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty....Asnje fjale...
    Une nuk kam turp te dashuroj dhe as te vuaj ne emer te dashurise...
    Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ne ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic....E kupton?!
    Nje hiē....
    Dhe tani qe me nuk jemi bashke them me vete..... "Ahh sikur lotet e mi qe derdh per ty te ishin bekim i dashurise,me siguri qe zemra te ndara nuk do te kishte ne kete bote e as vuajtje,veē paqe dashuri" ......
    Le te sherbejne lotet e mi per te sheruar plaget e te gjithe atyre qe vuajne...
    Sot jam e deshperuar....
    Edhe sa kohe do jem keshtu?A do mundem te jetoj?!....
    Po mbyllet dhe nje dite,nje dite qe nuk e di pse mu duk me e gjata e jetes sime!
    Kete dite kam vendosur te ndryshoj ēdo gje nga vetja ....kam dhene ēdo pjese te shpirtit per t'iu pershtatur te tjereve!Por nuk kam fituar asgje...
    Diana!
    Ndoshta nuk prish kete ditar kaq madheshtor Tuajin,qe te shpreh nje ndjenje te pa pershkruar ndonje here ,duke te lexuar Ty!
    Lexoi, e lexoi dhe kthehem prap e te lexoi e me duket sa akoma,kam lene mangut dicka pa te lexuar!!!!....,menyra e shprehejve,e dale me aq ndjenje te forte,gjetja e shprehjeve aq te thella ...perjetimi aq i thell.... me bene te kuptoi edhe me mire dashurine e cilter dhe shume te paster qe Ti shpreh me ane te ketij ditari.Une do ta quaja kete ditar nje kryeveper ne mesin e kryveprave te letersise shqiptare....te lumte mendja dhe penda SHKRIMTARE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjashtlisat : 16-07-2008 mė 20:01
    Diten kur tė kam pėrcjell...shpirtin tim,me Ty...e lashė!

  10. #110
    Le te sherbejne lotet e mi per te sheruar plaget e te gjithe atyre qe vuajne...
    shume e thelle, shume estetike...shume dimesionale===== kisha then: Kur sheron Dhembja
    Le te sherbejne lotet e mi per te sheruar plaget e te gjithe atyre qe vuajne...
    kjo esht nje klithme, nje piskame qe pak e ndjejne, nje rebelim i urt.....
    Nje kontrapunkt i thelle- vetedije dhe flijimi, nje takim me cristalin.........
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

Faqja 11 prej 27 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •