
Postuar më parë nga
Alienated
Neve na la prapa po Enveri, por ai i Jugosllavise. TITO dhe propaganda serbe e cila "edukonte" prijesit fetare te shqiptareve (muslimane e katolike) ne Beograd, me libra te shenjte te Akademise se Shkencave te Rankovicit, tek te cilat thuhej (me perkujtonte gjyshja, ndjese paste) se femra muslimane nuk duhet te shkoje ne shkolle sepse humbet besimin, se muslimani nuk duhet te kete pension nga shteti sepse devijon besimin, se muslimani duhet te mos ndryshoje e te mos perparoje sepse e denon Allahu, etj.
S'ishte feja fajtor - ishte thjeshte regjimi Titist i Jugosllavise i cili, sic thashe dhe me siper, edukonte prijesit fetare ne Beograd.
Tani, shqiptaret e Maqedonise (sidomos rrethi i Shkupit dhe Kumanoves) kane me te theksuar besimin, biles (ne raste te izoluara) do thoja qe ka dhe fanatike ne mesin e tyre. Pjesa tjeter jane praktikues te besimit (jo fanatike), ose besimtare per nga trashegimia.
Ne Kosove, kam pare raste te besimtareve muslimane qe konsumojne mishin e derrit, qe per muslimanet eshte i ndaluar, i konsideruar si i demshem (haram).
Ne Shqiperi shkaku i komunizmit teper te theksuar (dikush kishte shkruar Shqiperia ka qene shtet ateist), nuk praktikohet shume feja, ose ne raste te ndryshme kam hasur njerez te cilet festojne Bajramin, Pashket, Krishtlindjet, te gjitha - pa dyshim...
Nga te gjitha demet qe na ka bere neve shqiptareve te ish Jugosllavise feja e mesuar ne Beograd, na ka dhene nje deshire dhe energji te madhe per te ruajtur identitetin kombetar.
Megjithese ne nje mase te vogel te perdorimit te emrave orientale tek femijet, pjesa tjeter te gjithe kane emra shqip. Mund te them se me pak se 1% e muslimaneve te ish Jugosllavise jane martuar e jetojne me nje person te nje kombesie tjeter, dhe ketu gjithnje eshte pare si problem besimi, jo nacionaliteti i partnerit.
Tre here me ka ndodhur qe ne nje hotel te Tiranes ku gjithmone qendroj kur vi te shoh femra shqiptare qe "bashkejetojne" ne ate hotel me burra italiane, greke, angleze, etj. Kjo nuk ndodh aq shpesh ne trojet shqiptare jashte Shqiperise. Ka raste, por jane shume te vogla - sa per mso me thene qe s'ekzistojne fare.
Krijoni Kontakt