Close
Faqja 0 prej 42 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 412
  1. #1

    Greqia u jep shtetësinë minoritarëve

    Qeveria greke ka vendosur t'u japë nënshtetësinë shtetasve shqiptarë me origjinë greke që ndodhen prej vitesh në këtë vend.

    Duke komunikuar lajmin, ministri i Brendshëm Prokopis Pavlopoulos tha se kjo erdhi si rrjedhojë e konsultimeve me palën shqiptare, e cila ka dhënë garancitë se minoritarët do të ruajnë të drejtën e dyshtetësisë.

    Kjo kërkesë shumëvjeçare e minoritarëve grekë nga Shqipëria ka gjetur më në fund zgjidhjen, kur Këshilli i Ministrave ka vendosur të martën që t'u japë nënshtetësinë gjithë atyre minoritarëve që ndodhen në Greqi dhe kanë kartën e homogjenit.

    Karta e homogjenit është një leje e posaçme, e cila që prej vitit të kaluar, nga trevjeçare është bërë dhjetëvjeçare.

    Sipas zotit Pavlopoulos, dhënia e nënshtetësisë do të fillojë menjëherë, dhe më së pari do ta marrin ata që janë pajisur me herët me kartën e homogjenit.

    Ministri i brendshëm, duke komunikuar lajmin, tha se problemi i nënshtetësisë po shqyrtohej prej shumë vitesh, dhe se vonesa i dedikohet siç tha ai, "faktit se duheshin siguruar garancitë e nevojshme", që marrja e nështetësisë greke të mos kishte pasoja në pronat dhe të drejtat e tjera të minoritarëve në Shqipëri.

    "Pas konsultimeve me palën shqiptare dhe garantimit nga kushtetuta e Shqipërisë të së drejtës së dyshtetësisë, dhe në bazë të mjeteve që kemi si vend, mund të fillojmë të japim nënshtetësinë," tha ministri i brendshëm Pavlopoulos.

    Çështja e dhënies së nënshtetësisë minoritarëve grekë nga Shqipëria, ishte vënë në rend të ditës nga qeveria e mëparshme socialiste, në qershor 2003, por atëherë opozita kishte kundërshtuar energjikisht, duke e lidhur këtë qëndrim të qeverisë me afrimin e zgjedhjeve parlamentare.

    Vendimi i tanishëm i qeverisë greke u muar në të njëjtën ditë që janë shtuar zërat për zgjedhje të parakoshme në Greqi, në pranverë ose në vjeshtë të vitit të ardhshëm, por zyrtarë të qeverisë hodhën poshtë akuzat se dhënia e nënshtetësisë minoritarëve bëhet për arsye elektorale.

    BBC
    7-11-2006

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    me marjen e shtetesise greke, do duket dhe se sa shtetas shqiptare e quajne veten grek..

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Po te mendoheni thelle thelle kjo eshte nje arsye pse ne nuk kemi leter njoftimi!

    Pse shteti shqiptar nuk ka leter njoftimi? Apo dokument identifikimi si gjithe shtetet e tjere? Hajt vrijeni pak trurin..

  4. #4
    Ministri Pavlopoulos qenka shprehusr se pas konsultimeve me palën shqiptare dhe garantimit nga kushtetuta e Shqipërisë të së drejtës së dyshtetësisë, dhe në bazë të mjeteve që kemi si vend, mund të fillojmë të japim nënshtetësinë, dhe ka cilesuar se
    duheshin siguruar garancitë e nevojshme", që marrja e nështetësisë greke të mos kishte pasoja në pronat dhe të drejtat e tjera të minoritarëve në Shqipëri.
    He me iu lumte atyre pushtave, dmth pushtetareve qe kane dhene garancite e nevojshme, packa se çameve nuk u jepet asnje e drejte nga pala greke.

    Ah sikur te kishte halla koçe!

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    He me iu lumte atyre pushtave dmth pushtetareve qe kane dhene garancite e nevojshme, packa se çameve nuk u jepet asnje e drejte nga pala greke.
    Ec daje , po se pate problem i bera nje korigjim te vogel !
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  6. #6
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    a e di ndonje me perafersi ,sa karta omogjeni (ID) jane dhene nga shteti grek?

  7. #7
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    do kemi zgjedhje sivjet mesa duket e
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Me duket se u hapen nje here dosjet ketu per voriopiriotet sepse kishin dale nga 70.000 ne 500.000 akoma edhe me dokumenta fallco.Nejse ata e kane quajtur veten grek edhe kur erdhen ne Greqi per te drejtat e tyre erdhen.Mbase japin nje vote me shume.Mendoj se kete qeveria e bene vetem per te marr vota.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Sa keq kur vihet ne pytje patriotizmi perballe skamjes!

    Sa te zgjuar jane grekerit.Habitem si nuk marrim mesim nga ta!Pse tani nuk thot mema Shqiperi se do ua leshon nenshtetesin te gjithe atyre `minoriteteve shqiptare`ne Greqi,edhe pse,kam frike se ata nuk do bejne ze e as qe do te kene guxim ta kerkojne kete gje nga grekerit...mirepo ja qe me shkoi mendja ashtu kot, gabimthi....

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    "Nice move" ellas!
    Kur do te merr te njeten inciative shteti Shqiptar me shqiptaret e vet ane e kend mesdheut.

    Kur do tu jape shteti shqiptar shtetsine shqiptare Arvanitasve, Arberesheve, e pse jo, kosovareve, maqedoneve, malaziasve, etj etj qe te behemi serish nje komb dhe te shohim vertete pale sa jemi ne te vertete.

    Le te mos merret per profeci por:

    Dihet qysh tani se Bashkimi Evropian do te shperbehet menjehere pas luftes me Ameriken, dhe se popujt e pabese si greket e serbet u rrijne gati ketyre gjerave 50 e 100 vjete perpara, sepse ata kane luksin e kohen per ti menduar. Keshtu ata do te fitojne ca fshatera ne jugun tone kurse ne do te fitojme gjysmen e greqise, pjese te mira te italise, me pothuaj gjithe tokat tona origjinale arberore.

    Perse te mos ua rrahim te njetin veprim historiko-strategjik? -Neve kjo manover "nderskamce" na konvenon me shume se atyre?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 42 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •