Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Qė tė konsiderohen njerėzit tė informuar rreth argumentit fetar, duhet patjetėr qė ta kuptojnė atė

    Argumenti fetar, mund tė konsiderohet se i ėshtė pėrcjellė njė personi tė caktuar, vetėm pasi ky i fundit ta ketė kuptuar atė, sepse shumė argumente fetare tregojnė pėr justifikimin qė rrjedh nga moskuptimi i rregullave tė Sheriatit. Atėherė si tė mos justifikohet ai qė nuk e kupton ēėshtjen mė tė rrezikshme dhe mė tė rėndėsishme, e cila ėshtė ēėshtja e tekfirit!?
    Ibn Tejmije ka thėnė: “Kėshtu ėshtė edhe puna e thėnieve tė cilat ai qė i thotė bėn kufėr. Ndoshta atij qė i thotė, nuk i kanė arritur argumentet qė ia mundėsojnė tė njohė tė vėrtetėn; ndoshta i kanė arritur, por sipas tij, nuk janė evidente e tė sakta, nuk i ėshtė dhėnė mundėsia pėr t’i kuptuar, ose ndoshta has nė dilema pėr tė cilat Allahu ia pranon arsyen dhe e justifikon. Allahu ia fal gjynahun besimtarit qė ėshtė pėrpjekur pėr tė njohur tė vėrtetėn dhe nuk e ka qėlluar, cilido qoftė (ky besimtar).”
    Nė vijim po pėrmendim disa argumente, tė cilat tregojnė se kuptimi i argumentit nga ana e atij qė i pėrcillet, ėshtė kusht pėr tė gjykuar se ėshtė informuar rreth argumentit fetar.
    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Allahu nuk e obligon askėnd pėrtej mundėsive qė ai ka. Secili merr shpėrblim pėr atė tė mirė qė ka fituar dhe po kėshtu secili merr dėnim pėr atė tė keqe qė ka fituar. Zoti ynė! Mos na ndėshko nė qoftė se harrojmė, apo biem nė gabime…” El Bekare: 286.
    Nė kėtė ajet, Allahu i Lartėsuar ka lajmėruar se nuk obligon asnjė mbi mundėsitė qė ka. Pastaj ka pėrmendur lutjen e Umetit pėr tė mos i ndėshkuar Allahu nėse gabojnė ose harrojnė. Nė hadith tė saktė, ėshtė transmetuar se Allahu ka thėnė: “E kam bėrė” (d.m.th. e kam pranuar lutjen tuaj dhe nuk do t’u ndėshkoj nė raste tė tilla). Ajeti dhe hadithi tregojnė pėr justifikimin e Umetit pėr shkak tė moskuptimit, nė tri aspekte.
    Sė pari, Allahu ka lajmėruar qė nuk e obligon njeriun pėrtej mundėsive tė tij. Moskuptimi, nėse nuk shoqėrohet me mospėrfillje dhe indiferencė, nuk ėshtė nė mundėsitė e njeriut. Obligimi pėr atė qė nuk e kupton, ėshtė obligim pėr atė qė nuk ka mundėsi pėr ta bėrė. Kėtė lloj obligimi Allahu e ka mohuar.
    Sė dyti, Allahu e ka justifikuar personin qė ka pasur dituri dhe pastaj ka harruar. Pėrderisa kuptimi ėshtė dituria rreth diēkaje, ai qė nuk kupton fare, ėshtė mė me pėrparėsi pėr t’u justifikuar se sa ai qė harron.
    Sė treti, moskuptimi ėshtė njė lloj gabimi, prandaj thuhet se filani ka gabuar nė kuptimin e kėsaj ēėshtjeje. Ajeti tregon pėr justifikimin e atij qė gabon, kėshtu qė ai pėrmban edhe justifikimin e atij qė nuk kupton.
    Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Katėr kategori njerėzish japin arsyet e tyre para Allahut nė Ditėn e Gjykimit: Burri shurdh, i cili nuk dėgjon; burri i matufepsur qė i ka ikur mendja pėr shkak tė pleqėrisė sė thyer; burri i ēmendur e budalla dhe burri qė ka vdekur nė ‘el fetre’ (periudhėn e ndėrprerjes sė mesazhit hyjnor). Shurdhi thotė: ‘Zoti im, vėrtet erdhi Islami dhe unė nuk dėgjoja asgjė’. Budallai i ēmendur thotė: ‘Zoti im, Islami erdhi nė njė kohė kur mua fėmijėt mė gjuanin me bajga (nga qė isha i ēmendur)’. Plaku i matufepsur tė cilit i ka shkuar mendja thotė: ‘Zoti im, Islami erdhi dhe unė nuk kuptoja asgjė’. Ndėrsa ai qė ka vdekur nė periudhėn e ndėrprerjes sė mesazhit hyjnor thotė: ‘Zoti im, mua nuk mė ka ardhur i Dėrguari pėr tė ndjekur fenė tėnde’. Atėherė Allahu i Lartėsuar u merr besėn dhe premtimet se do t’i binden dhe u dėrgon njė tė Dėrguar, i cili u thotė qė tė hyjnė nė zjarr.” Pastaj tha: “Betohem nė Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, sikur tė futeshin nė tė, do tė ishte i ftohtė dhe shpėtim e siguri pėr ta.” Nė njė shtojcė tė kėtij hadithi, qė e transmeton ebu Hurejre, Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: ‘Pėr atė qė hyn nė tė, bėhet i ftohtė, shpėtim e siguri pėr tė, dhe kush nuk hyn nė zjarr, tėrhiqet pėr t’u futur nė tė’.” Hadithin dhe shtojcėn e transmeton Ahmedi. Qė tė dyja janė tė sakta, siē ka thėnė Albani nė serinė e haditheve tė sakta.
    Allahu e pranon arsyen e kėtyre katėr kategorive dhe i justifikon. Ai qė nuk dėgjon dhe ai qė vdes nė periudhėn e ndėrprerjes sė mesazhit hyjnor, justifikohen pėr shkak se nuk u ka arritur argumenti. Ndėrsa i ēmenduri dhe i matufepsuri, qė i ka ikur mendja pėr shkak tė pleqėrisė, ėshtė e qartė qė justifikohen pėr shkak se nuk e kanė kuptuar argumentin.
    Ibnul Kajim ka thėnė: “Argumenti mund t’i arrijė njė personi dhe jo njė tjetri, ose pėr shkak tė mospasjes sė mendjes dhe aftėsisė pėr tė dalluar gjėrat, siē ėshtė puna e tė vegjėlve dhe tė ēmendurve, ose pėr shkak tė moskuptimit, si puna e atij qė nuk e kupton bisedėn dhe nuk ka pėrkthyes pėr t’ia pėrkthyer. Ky ėshtė nė rangun e shurdhit, i cili nuk dėgjon asgjė dhe nuk ka mundėsi pėr tė kuptuar. Nė Ditėn e Gjykimit ai do tė bėjė pjesė nė njėrėn prej katėr kategorive tė njerėzve qė do tė japin arsyet e tyre pėrpara Allahut, siē pėrmendet nė hadithin e el Esved, ebi Hurejres e tė tjerė.”[1]
    Kjo thėnie e ibnul Kajim tregon se qė tė konsiderohet argumenti fetar i pėrcjellė tek njerėzit, duhet patjetėr qė ata ta kuptojnė. Kėshtu qė, nėse do t’i pėrcillej Kur’ani ndonjė joarabi, pėr ta konsideruar argumentin tė pėcjellė ndaj tij, duhet patjetėr qė tė jetė i pėrkthyer nė gjuhėn e tij, nė mėnyrė qė ta kuptojė. Mirėpo nė lidhje me kuptimin dhe perceptimin e argumentit duhet tė kemi parasysh dy gjėra:
    E para, duhet tė bėjmė dallim ndėrmjet kuptimit tė argumentit, i cili tė bėn tė mirinformuar rreth tij, pa marrė parasysh nėse udhėzohesh ose e beson apo jo, dhe ndėrmjet kuptimit qė shoqėrohet me udhėzim dhe besim. Jo ēdo njeri qė i pėrcillet argumenti dhe e kupton atė, beson dhe udhėzohet.
    Allahu e ka bėrė kuptimin qė tė bėn tė mirinformuar, kusht pėr obligimin e njerėzve nė tėrėsi, besimtarė dhe kafirė, ndėrsa kuptimin qė shoqėrohet me udhėzim dhe besim, ia ka dhėnė vetėm atij qė ka dashur.
    Nė ajetet e Kur’anit, ku Allahu i Lartėsuar ua mohon disa njerėzve tė kuptuarit dhe dijen, dhe megjithatė i cilėson kafirė, bėhet fjalė pėr kuptimin qė shoqėrohet me udhėzimin dhe me besimin dhe jo pėr llojin e pare:
    “Ne vumė mbėshtjellje mbi zemrat e tyre, qė tė mos e kuptojnė atė (Kur’anin), dhe nė veshėt e tyre shurdhim, ndėrsa kur ti pėrmend Zotin tend, Njė e tė Vetėm nė Kur’an, ata kthejnė shpinėn duke ikur me urrejtje (nga e Vėrteta).” El Isra: 46.
    “Apo mendon se shumica e tyre dėgjojnė ose kuptojnė? Ata janė si bagėtitė, madje janė edhe mė tė humbur nga e vėrteta.” El Furkan: 44.
    “Vėrtet qė nga qeniet e gjalla, mė tė kėqijat tek Allahu janė shurdhėt dhe memecėt, ata qė nuk kuptojnė (mosbesimtarėt). Po tė dinte Allahu ndonjė tė mirė tek ata, padyshim qė Ai do t’i kishte bėrė ata qė tė dėgjojnė, por edhe sikur Ai t’i kishte bėrė qė tė dėgjonin, ata prapė vetėm se do tė ishin larguar e do tė ktheheshin pėrsėri tek e gabuara.” El Enfal: 22-23.
    Kėto ajete dhe tė tjera si puna e tyre, nuk tregojnė qė njerėzit pėr tė cilėt bėhet fjalė, nuk e kuptojnė argumentin. Pėrkundrazi, ato tregojnė qė i kuptojnė dhe pastaj shmangen prej tyre e nuk i pėrfillin.
    Sheukani, nė komentin e ajetit tė sures “Furkan”, ka thėnė: “D.m.th. ata nė pėrfitimin prej asaj qė e dėgjojnė, janė si bagėtitė, tė cilat nuk kanė aftėsi dėgjimi dhe nuk mund tė mendojnė. Kėshtu qė mos ki lakmi pėr t’i udhėzuar, sepse atyre u mungon dobia e dėgjimit dhe e mendjes. Ata e dėgjojnė atė qė u thuhet dhe i kuptojnė ajetet qė u lexohen, por nga qė nuk kanė pasur dobi prej kėsaj gjėje, janė nė rangun e atyre qė nuk e kanė aftėsinė e dėgjimit dhe tė mendjes.”
    Nė komentin e ajetit tė sures “Enfal”, fq. 23, ibnul Kajim thotė: “Allahu i Lartėsuar ka lajmėruar qė ata nuk janė tė denjė pėr t’u bėrė besimtarė, sepse nė zemrat e tyre nuk ka mirėsi, pėr shkak tė sė cilės do tė hynte besimi nė zemrat e tyre. Pra Allahu nuk ua ka mundėsuar tė dėgjonin nė atė mėnyrė qė tė kuptonin dhe tė pėrfitonin, megjithėse dėgjonin aq sa pėr t’u konsideruar nė rangun e atyre qė u ėshtė pėrcjellė argumenti fetar.”
    Abdurr-Rrahman ibnu Sadi ka thėnė: “Dėgjimi qė ua ka mohuar Allahu ėshtė ai i nivelit tė tillė, qė ndikon dhe influencon nė zemėr, ndėrsa dėgjimi i argumentit fetar ėshtė njė gjė e konstatueshme tek ata, sepse ata i dėgjonin ajetet e Kur’anit. Dėgjimi qė u ėshtė mohuar ėshtė ai qė bėn dobi. Kėtė gjė Allahu nuk ua ka dhėnė, sepse sipas dijes sė Allahut, ata nuk kishin asgjė tė mirė qė t’i bėnte tė denjė pėr tė pėrfituar nga dėgjimi i ajeteve tė Tij.
    Nga faktet qė tregojnė pėr kėtė qė sqaruam, ėshtė se Allahu i ka pėrshkruar ithtarėt e librit si njerėz qė e njohin Librin e Allahut dhe fenė islame ashtu siē njohin fėmijėt e tyre (El Bekare: 146). Pastaj, nė disa ajete tė tjera i ka pėrshkruar si njerėz qė nuk kuptojnė, si p.sh. nė fjalėn e tij:
    “Dhe kur ju jepni thirrjen pėr falje (ezanin) ata e marrin atė pėr tallje dhe dėfrim. Kjo ngaqė ata janė popull qė nuk kupton.” El Maide: 58.
    Kjo tregon se pėrshkrimi i ithtarėve tė librit si njerėz qė nuk kuptojnė, nuk do tė thotė se ata nuk e kuptojnė argumentin fetar dhe mesazhet qė ua ka drejtuar Allahu, sepse siē e pėrmendėm, Allahu ka lajmėruar qė ata e njohin librin, ashtu siē njohin fėmijėt e tyre, por e merituan atė dėnim dhe ofendim, sepse u shmangėn nga pranimi i argumentit fetar, pasi e kuptuan atė.
    Tė gjitha kėto pėrshkrime, Allahu ua ka bėrė jobesimtarėve nė fillimin e sures “Fussilet”, aj. 1-4:
    “Ha – Mim (Kėto shkronja janė nga mrekullitė e Kur’anit dhe vetėm Allahu e di kuptimin e tyre).
    Shpallje nga Allahu, i Gjithmėshirėshmi, Mėshirėploti.
    Njė libėr nė tė cilin Vargjet e tij shtjellohen me imtėsi; Njė Kur’an arabisht pėr popullin qė di.
    Pėrgėzues (i Xhenetit pėr beėsimtarėt e pėrkushtuar nė besimin e Fenė e Tij, Islam) dhe kėshillues (ndaj ndėshkimit nė Xhehenem pėr ēdo mohues tė Njėshmėrisė sė Allahut e tė Fesė sė Tij, Islamit), por shumica e tyre kthejnė shpinėn e largohen, kėshtu qė ata nuk dėgjojnė.”
    Fillimisht i ka cilėsuar si njerėz qė i dinė kuptimet e ajeteve tė librit, pastaj ka lajmėruar pėr shmangien dhe largimin nga e vėrteta pasi e mėsuan atė, dhe sė treti, si rrjedhojė e largimit nga e vėrteta pasi e mėsuan atė, i ka cilėsuar si njerėz qė nuk dėgjojnė.
    Kuptimi i argumentit, nuk do tė thotė qė i informuari rreth tij ta perceptojė atė hollėsisht njėlloj si dijetarėt. Muhamed ibn Abdul Vehab ka thėnė: “Pėrderisa personi i veēantė bėhet ‘kafir’ vetėm pasi i pėrcillet argumenti, kjo nuk do tė thotė qė ai duhet ta kuptojė fjalėn e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij (salallahu alejhi ue selem) siē e ka kuptuar p.sh. ebu Bekri, nė mėnyrė qė tė konsiderohet argumenti i pėrcjellė tek ai. Kur i pėrcillet fjala e Allahut dhe tė Dėrguarit Tij (salallahu alejhi ue selem) dhe nuk ka diēka qė e justifikon mospranimin e tij, bėhet ‘kafir’.”




    --------------------------------------------------------------------------------

    [1]) Disa argumente tė tjera nė lidhje me kėtė janė pėrmendur nė librin “Meukif ehlus suneh vel xhemaah min ehlil ehvai vel bidai.”
    "Shoku Mjekesise"

  2. #12
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Sqarimet e ibnul Kajim, lidhur me kėtė temė, nė librin “Tarikul hixhretejni”[1]

    Ibnul Kajim, gjatė sqarimit tė gradave tė tė obliguarve nė Ahiret dhe kategorive tė tyre ka thėnė:
    Kategoria e shtatėmbėdhjetė:
    - Kategoria e imituesve, tė cilėt janė tė paditurit e kafirėve, pasuesit e tyre dhe gomerėt e tyre. Kjo kategori njerėzish bashkohet me kafirėt dhe shkon pas tyre duke thėnė: “Pėrkundrazi! Ata thonė: ‘Ne gjetėm baballarėt tanė tė ndjekin njė farė rruge dhe njė lloj feje dhe ne e udhėzojmė veten pas gjurmėve tė tyre’.” Ez-Zukhruf: 22.
    Megjithėkėtė, ata nuk u kanė shpallur luftė muslimanėve. Shembulli i tyre ėshtė si gratė, shėrbėtorėt dhe pasuesit e armiqve, tė cilėt nuk janė angazhuar, siē angazhohen armiqtė kundėr Islamit pėr shuarjen e dritės sė Allahut, shembjen e fesė dhe fjalėve tė Tij. . I gjithė Umeti ėshtė pajtuar qė kjo kategori njerėzish janė kafirė, megjithėse janė tė paditur dhe imitojnė krerėt dhe prijėsit e tyre, pėrveē mendimit qė transmetohet nga disa bidatēinj, tė cilėt nuk gjykojnė pėr kėtė kategori se janė prej banorėve tė zjarrit. Sipas tyre, ata janė nė rangun e atyre qė nuk u ka arritur davja (thirrja islame). Ky ėshtė njė mendim, tė cilin nuk e ka thėnė askush prej dijetarėve tė muslimanėve, as sahabet, as tabiinėt dhe as ata qė erdhėn pas tyre. Ai njihet vetėm si mendim i disa filozofėve (skolastėve, ehlul kelam) tė cilėt kanė shpikur nė fenė islame atė qė nuk ėshtė prej saj.
    Nė njė hadith tė saktė ėshtė transmetuar se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Ēdo fėmijė lind nė ‘el fitrah’ (natyrshmėri tė pastėr, tė rregullt, nė Islam), por prindėrit e tij e bėjnė ēifut, kristian ose zjarrputist.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
    Pra, Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka lajmėruar qė prindėrit e tij e kalojnė nga “el fitra” pėr nė hebraizėm, kristianizėm dhe zjarrputizėm. Siē vėrehet qartė, Profeti (salallahu alejhi ue selem) e ka gjykuar diēka tė konsiderueshme faktin qė janė edukuar dhe zhvilluar nė rrugėn dhe fenė e prindėrve tė tyre. Gjithashtu, nė njė tjetėr hadith tė saktė, ėshtė transmetuar se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Vėrtet nė xhenet hyn vetėm qenia (nefsi) muslimane.” (Buhariu dhe Muslimi). Kėta imitues nuk janė muslimanė, sepse ata janė tė menēur dhe tė obliguar (tė ngarkuar me detyra dhe obligim nga Allahu). Ēdo i menēur dhe i obliguar, patjetėr ėshtė ose musliman ose kafir. Ndėrsa atyre qė nuk u ka arritur thirrja islame, ata nuk janė tė obliguar, pėrderisa janė nė njė gjendje tė tillė. Ata janė nė rangun e fėmijėve dhe tė ēmendurve, pėr tė cilėt kemi diskutuar mė parė.[2]
    Islami ėshtė njėsimi i Allahut njė tė Vetėm dhe adhurimi i Tij pa i bėrė shok, besimi nė Allahun dhe nė tė Dėrguarin e Tij (salallahu alejhi ue selem), dhe ndjekja e tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selem) nė atė me tė cilėn ėshtė dėrguar. Nė qoftė se robi nuk i ka dhe nuk i pranon kėto gjėra, nuk ėshtė musliman.[3] Ai edhe sikur tė mos jetė kafir, kryeneē e i pabindur, ėshtė kafir i paditur. Mė e pakta qė mund tė thuhet nė lidhje me kėtė kategori, ėshtė se ata janė kafirė tė paditur dhe nuk janė kryeneēė. Mosqenia e tyre kryeneēė e kokėfortė, nuk do tė thotė qė nuk janė kafirė, se kafir ėshtė ai qė e mohon njėsimin e Allahut dhe e pėrgėnjeshtron tė Dėrguarin nga kryeneēėsia, ose nga padituria dhe imitimi i njerėzve kryeneēė e tė pabindur. Ky njeri, edhe nėse nuk ėshtė kryeneē, ėshtė pasues i njerėzve tė tillė. Nė shumė vende nė Kur’an, Allahu i Lartėsuar na ka lajmėruar pėr dėnimin e atyre tė cilėt imitojnė tė parėt e tyre kafirė. Ai na ka lajmėruar qė pasuesit do tė jenė me tė pasuarit, se ata do tė grinden nė zjarr dhe se pasuesit thonė:
    “…Zoti ynė: ‘Kėta na humbėn ne. Jepu atyre sa dy herė dėnimin tonė nė zjarr!’ (Allahu) do t’u thotė: ‘Pėr secilin prej jush ka dyfish (dėnim), por ju nuk e dini’.” El Arafė: 38.
    “Kur tė jenė duke u grindur nė zjarr, tė dobtit do t’u thonė atyre qė ishin kryelartė: ‘Vėrtet qė ne ju ndoqėm ju. A mundeni tani tė merrni prej nesh ndopak nga zjarri?’ Ata qė ishin kryelartė do tė thonė: ‘Ne jemi tė gjithė nė kėtė (zjarr)! Vėrtet qė Allahu ka gjykuar mes robėve (tė Tij)!’” Gafir: 47-48.
    “Ata qė mohojnė thonė: ‘Ne nuk besojmė nė kėtė Kur’an, as nė ēfarė ishte para tij’, por veē tė mund t’i shihje kur Dhalimunėt (politeistėt, keqbėrėsit) tė detyrohen tė qėndrojnė para Zotit tė tyre, se si do t’ia hedhin fajin njeri-tjetrit! Ata qė ishin tė dobėt do t’u thonė atyre qė ishin kryelartė: ‘Po tė mos kishit qenė ju, ne sigurisht do tė kishim qenė besimtarė!’ E ata qė ishin kryelartė do t’u thonė atyre qė ishin tė dobėt: ‘A ne u ndaluam ju nga udhėzimi qė tė drejtoheshit, pasi ai erdhi te ju? Pėrkundrazi, ju ishit Muxhrimunė (politeistė, mėkatarė, kriminelė, tė pabindur ndaj Allahut).’ Ndėrsa ata qė ishin tė dobėt do t’u thonė atyre qė ishin kryelartė: ‘Jo, ishte pėrbetimi juaj qė thurnit natėn e ditėn, kur ju na urdhėronit ne qė tė mos besojmė Allahun dhe t’i bashkojmė Atij shokė!’ Secila (palė) prej tyre do tė fshehė keqardhjen e vet (pėr mosnėnshtrimin ndaj Allahut nė jetėn e kėsaj bote), kur tė shohin ndėshkimin. Ne do tė vėmė jaka hekuri nė qafat e atyre qė mohuan. A janė shpėrblyer pėr (tjetėr), veē pėr ēfarė patėn vepruar?” Sebe: 31- 33.
    Nė kėto ajete Allahu lajmėron dhe paralajmėron se tė pasuarit dhe pasuesit, dėnimin do ta kenė tė pėrbashkėt. Pasuesve nuk u bėn fare dobi fakti qė kanė qenė imitues.
    Mė e qartė se kjo qė pėrmendėm ėshtė fjala e Allahut:
    “Kur ata tė cilėt u ndoqėn (nė adhurimin nga njerėzit) do t’i mohojnė (e ta shpallin veten tė pafajshėm nga) ata tė cilėt i adhuruan dhe ata tė shohin dėnimin, atėherė tė gjitha lidhjet e tyre do t’u shkėputen.* Ndėrsa ata qė i ndoqėn do tė thonė: ‘Eh, sikur tė kishim njė rast tė ktheheshim (nė dynja), se do t’i mohonim ata si tė adhuruarit tanė, siē na mohuan ata ne dhe e shpallėn veten tė pafajshėm prej nesh’. Kėshtu Allahu do t’ua tregojė atyre veprat e tyre si keqardhje pėr ta. Dhe ata nuk do tė dalin kurrė prej zjarrit.” El Bekare: 166-16.
    Nė njė hadith tė saktė, ėshtė transmetuar se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Kushdo qė fton nė humbje, do tė marrė gjynahe njėlloj si gjynahet e atyre qė e ndjekin, duke mos u mangėsuar aspak gjynahet e atyre qė e ndoqėn.” Transmeton Muslimi.
    Kjo tregon se kufri i pasuesve ndodh thjesht pėr shkak tė ndjekjes sė verbėr dhe imitimit (tė tė parėve). Mirėpo nė lidhje me kėtė temė, patjetėr duhet tė bėjmė njė shkoqitje, e cila e asgjėson mendimin qė mund t’i lindė dikujt, se kėtu kemi tė bėjmė me njė paradoks. Kjo sepse ka ndryshim ndėrmjet imituesit qė ka pasur mundėsi pėr tė marrė dije dhe pėr tė njohur tė vėrtetėn, por u largua dhe u shmang prej saj, dhe ndėrmjet imituesit qė nuk ka pasur kurrfarė mundėsie tė tillė. Qė tė dy llojet e imituesve, janė realitet ekzistues nė pėrgjithėsi. Ata qė kanė mundėsi pėr tė njohur tė vėrtetėn dhe largohen prej saj, kanė neglizhuar dhe nuk e kanė bėrė detyrėn, kėshtu qė nuk ka arsye e cila i justifikon tek Allahu. Ndėrsa ata qė nuk kanė pasur kurrfarė mundėsie e aftėsie pėr tė pyetur dhe pėr tė marrė dije, ndahen nė dy pjesė gjithashtu:
    - Nė ata qė e duan udhėzimin dhe e preferojnė atė, por nuk kanė mundėsi qė ta gjejnė, pėr shkak se nuk ka kush i orienton. Kėta i pėrfshin gjykimi i atyre qė jetojnė nė periudhat e ndėrprerjes sė shpalljes hyjnore dhe atyre qė nuk u ka arritur thirrja.
    - Nė tė shmangurit (indiferentėt) qė nuk kanė dėshirė pėr tė njohur tė vėrtetėn dhe nuk mendojnė nė vetvete, pėrveēse pėr bindjet qė kanė.
    Njerėzit e pjesės sė parė thonė: “O Zot, sikur tė dinim se ka fe tjetėr mė tė mirė se bindjet qė kemi, do ta pasonim, por nuk njohim veēse kėtė qė kemi dhe nuk kemi mundėsi pėr tė njohur diēka tjetėr. Ky ėshtė kulmi i mundėsive dhe i njohurive tona.
    Ndėrsa njerėzit e pjesės sė dytė janė tė kėnaqur me bindjet qė kanė, nuk preferojnė mbi to asgjė tjetėr dhe nuk kėrkojnė veēse ato. Qėndrimi i kėtyre do tė jetė i njėjtė, pa asnjėfarė ndryshimi, si nė rastin kur janė tė aftė dhe tė mundshėm pėr tė njohur tė vėrtetėn, po ashtu edhe kur nuk janė tė tillė.
    Megjithėse njerėzit e tė dy grupeve, nuk kanė mundėsi e aftėsi pėr tė njohur besimin e drejtė, grupi i dytė nuk duhet tė trajtohet si i pari, sepse mes tyre ka ndryshim. Grupi i parė i njerėzve ėshtė si puna e atyre qė kėrkojnė fenė e drejtė nė periudhėn e ndėrprerjes sė shpalljes hyjnore dhe nuk e gjejnė. Kėshtu qė ata vdesin nė bindje tė tjera, nga paaftėsia dhe padituria, pasi kanė dhėnė tė gjithė mundin pėr kėrkimin e sė vėrtetės. Ndėrsa grupi i dytė i tyre, ėshtė si puna e atij qė nuk e kėrkon fenė e drejtė dhe nuk mundohet pėr ta gjetur, por vdes nė shirk dhe nė bindjet e tij, edhe pse sikur ta kėrkonte, nuk do tė kishte mundėsi ta gjente. Kėshtu qė ka ndryshim ndėrmjet pamundėsisė sė atij qė e kėrkon fenė e vėrtetė dhe pamundėsisė sė mospėrfillėsit, tė shmangurit e indiferentit.Mendo thellė mbi kėtė arsyetim! Allahu do tė gjykojė ndėrmjet robėrve tė Tij nė Ditėn e Gjykimit me vendimin dhe drejtėsinė e Tij. Ai do tė ndėshkojė vetėm atė qė i ka arritur argumenti, tė cilin e kanė pėrcjellė tė dėrguarit e Tij. Kjo gjė, pėr sa i pėrket krijesave nė pėrgjithėsi, ėshtė e prerė dhe e padiskutueshme. Ndėrsa pėr sa u pėrket individėve tė veēantė ne nuk mund tė ndėrhyjmė ndėrmjet Allahut dhe robėrve tė Tij pėr tė gjykuar se a u ka arritur argumenti apo jo. Detyra e robit ėshtė qė tė besojė se ēdo njeri qė pranon e pėrqafon fe tjetėr pėrveē fesė islame ėshtė kafir, dhe se Allahu nuk ndėshkon askėnd, veēse pasi t’i pėrcillet argumenti nėpėrmjet tė dėrguarit. Kėshtu gjykohet nė pėrgjithėsi pėr ta. Kurse gjykimi ndaj personave tė veēantė (tė caktuar), pėr sa i pėrket shpėrblimit dhe ndėshkimit, lihet pėr dijen e Allahut dhe vendimin e Tij.
    Kjo pėr sa i pėrket pėrfundimit tė tyre nė Ahiret, kurse rregullat e dynjasė zbatohen sipas asaj qė ata shfaqin. Kėshtu qė fėmijėt e kafirėve dhe tė ēmendurit e tyre, janė kafirė nė rregullat dhe ritualet e dynjasė, pra zbatohet nė tė drejtėn e tyre ajo qė zbatohet ndaj kujdestarėve tė tyre.
    Sqarimi qė kemi bėrė ėshtė i bazuar nė katėr parime:

    Parimi i parė. Allahu i Lartėsuar nuk ndėshkon asnjė, veēse pasi t’i arrijė argumenti, siē ka thėnė:
    “Kushdo qė ecėn drejt, ai ecėn drejt pėr tė mirėn e vetes sė vet, dhe kushdo qė ecėn shtrembėr, ai ecėn shtrembėr me humbje tė vetes sė vet. Asnjė i rėnduar me barrė, nuk mund tė mbajė barrėn e njė tjetri (secili mban barrėn e vet) dhe Ne nuk ndėshkojmė pėrderisa tė ēojmė tė dėrguar (pėr tė udhėzuar e kėshilluar).” El Isra: 15
    “Tė dėrguar si pėrgėzues dhe si paralajmėrues nė mėnyrė qė njerėzimi tė mos ketė mė arsye pėr t’u shfajėsuar ndaj Allahut pas tyre. Allahu ėshtė kurdoherė i Gjithėfuqishėm, mė i Urti Gjithėgjykues.” En-Nisa: 165.
    “Ai pothuaj shpėrthen me vrull. Ēdo herė qė hidhet nė tė njė grup (qė ėshtė caktuar pėr tė hyrė nė tė), ruajtėsi i tij do tė pyesė: ‘A nuk erdhi tek ju kėshillues?’ Ata do tė thonė: ‘Po, sigurisht! Vėrtet qė njė kėshillues na erdhi neve, por ne e pėrgėnjeshtruam atė dhe thamė: ‘Allahu as qė ka zbritur gjė (shpallje tė Tij), veēse ju jeni nė gabim tė madh.’ Dhe do tė thonė: ‘Veē sikur tė kishim dėgjuar ose tė kishim menduar, ne nuk do tė kishim qenė mes banorėve tė zjarrit flakėrues!’ Pastaj ata do tė dėshmojnė mėkatin e tyre. Kėshtu pra, larg prej banorėve tė zjarrit flakėrues!” El Mulk: 8-11.
    “O ju bashkėsi e xhindėve dhe e njerėzve! A nuk erdhėn te ju tė dėrguar nga mesi juaj duke ju shpallur Vargjet e Mia dhe duke ju paralajmėruar pėr takimin nė kėtė Ditė tuajėn?” Ata do tė thonė: “Ne dėshmojmė pėrkundėr vetvetes sonė.” Ishte pikėrisht jeta e kėsaj bote qė i gėnjeu ata, dhe vetė ata do tė dėshmojnė kundėr vetvetes, se me tė vėrtetė kanė qenė mosbesimtarė.” En Aam: 130.
    Argumente tė tilla ka shumė nė Kur’an. Nėpėrmjet tyre Allahu i Lartėsuar lajmėron se ndėshkon vetėm atė qė i ka ardhur i dėrguari dhe i ka arritur argumenti. Pra ai qė do tė ndėshkohet ėshtė gjynahqari qė e pohon gjynahun e tij.
    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Ne nuk u bėmė padrejtėsi atyre, por ata ishin tė padrejtė.” Ez-zuhruf: 76.
    I padrejtė ėshtė ai qė e ka njohur shpalljen qė ka ardhur me tė i dėrguari, ose qė ka pasur mundėsi pėr ta njohur, por e ka kundėrshtuar dhe ėshtė shmangur prej saj. Ndėrsa pėr atė qė nuk ka pasur asnjėfarė lajmi nga i dėrguari dhe asnjėfarė mundėsie pėr ta njohur, si mund tė thuhet se ėshtė i padrejtė?

    Parimi i dytė. Njeriu e meriton ndėshkimin pėr dy shkaqe:

    - Mospėrfillja e argumentit, shmangia prej tij, mosdėshirimi i tij dhe mospunimi me tė, si dhe me atė qė rrjedh prej tij.
    - Refuzimi dhe pėrgėnjeshtrimi i argumentit me kryeneēėsi pasi i ka arritur, dhe mospasja dėshirė pėr tė pranuar dhe pėr tė praktikuar atė pėr tė cilėn tregon argumenti.
    I pari ėshtė kufėr shmangieje (mospėrfillje e sė vėrtetės dhe indiferencė ndaj saj) dhe i dyti ėshtė kufėr kryeneēėsie. Ndėrsa atė qė e bėn kufrin pėr shkak tė paditurisė (xhehlit), pasi nuk i ka arritur argumenti dhe nuk ka pasur mundėsi pėr ta njohur atė, Allahu nuk e ndėshkon derisa t’i arrijė argumenti.

    Parimi i tretė. Informimi i njerėzve rreth argumentit fetar ndryshon sipas kohėrave, vendeve dhe personave. Ndoshta mund t’u arrijė kafirėve argumenti i Allahut nė njė kohė tė caktuar dhe jo nė njė kohė tjetėr, mund t’u arrijė nė njė vend dhe jo nė njė vend tjetėr, sikur qė mund t’i arrijė njė personi dhe jo njė tjetri, ose pėr shkak tė mospasjes sė mendjes dhe aftėsisė pėr tė dalluar gjėrat, siē ėshtė puna e tė vegjėlve dhe tė ēmendurve, ose pėr shkak tė moskuptimit, si puna e atij qė nuk e kupton bisedėn dhe nuk ka pėrkthyes pėr t’ia pėrkthyer. Ky ėshtė nė rangun e shurdhit, i cili nuk dėgjon asgjė dhe nuk ka mundėsi pėr tė kuptuar. Nė ditėn e gjykimit ai do tė jetė njėri prej katėr kategorive tė njerėzve qė do tė japin arsyen e tyre para Allahut, siē pėrmendet nė hadithin e el Esved, ebi Hurejres etj.

    Parim i katėrt. Allahu vepron sipas urtėsisė sė Tij, gjė tė cilėn ai nuk e thyen (cėnon). Nėpėrmjet veprave tė Tij, Ai ka pėr qėllim synimet dhe pėrfundimet e tyre tė lavdishme. Ky parim ėshtė themeli mbi tė cilin bazohet diskutimi rreth kėtyre kategorive dhe krahas tij, ėshtė edhe marrja e gjykimeve dhe vendimeve rreth tyre nga tekstet e Kur’anit dhe Sunetit, e jo nga mendimet e njerėzve dhe arsyetimet e tyre.[4]




    --------------------------------------------------------------------------------

    [1]) Meqenėse kjo pjesė e librit tė lartpėrmendur tėibnul Kajim, pėrmban sqarime tė rėndėsishme nė lidhje me shumė ēėshtje tė tekfirit, pėrcjelljes sė argumentit dhe kuptimin e perceptimin e tij, e kemi pėrmendur pothuajse tė plotė nė fundin e kėtij kushti.
    [2]) Rreth kėtyre njerėzve ka diskutuar nė kategorin e katėrmbėdhjetė ku ka thėnė: “Kategoria e 14-tė janė njerėzit qė nuk kanė as bindje (ibadete) dhe as gjynahe (mėkate, kundėrshtime, shkelje), as kufėr dhe as besim. Nė kėtė kategori pėrfshihen disa lloje:
    a) Ata qė nuk u ka arritur fare thirrja islame dhe nuk kanė dėgjuar asgjė rreth saj.
    b) I ēmenduri qė nuk mund tė logjikojė dhe tė dallojė tė mirėn nga e keqja.
    c) Shurdhi qė kurrė nė jetėn e tij nuk mundet qė tė dėgjojė.
    d) Fėmijėt e mushrikėve (idhujtarėve), tė cilėt kanė vdekur para se tė arrinin moshėn e aftėsisė logjike (mendore) pėr tė dalluar gjėrat.”
    Dijetarėt e Umetit kanė pasur shumė mosmarrėveshje nė lidhje me gjykimin ndaj kėsaj kategorie. Ēėshtja rreth sė cilės kanė diskutuar mė gjerė, ėshtė ajo e fėmijėve tė mushrikėve.
    Ndėrsa pėr sa u pėrket fėmijėve tė muslimanėve, imam Ahmedi ka thėnė: “Askush nuk ka kundėrshtuar nė lidhje me pėrfundimin e tyre, d.m.th. qė ata janė nė xhenet.”
    Pas pėrmendjes sė mendimeve tė dijetarėve nė lidhje me fėmijėt e idhujtarėve, ibnul Kajim ka zgjedhur mendimin qė ata do tė sprovohen nė “Arasat” nė Ditėn e Gjykimit. Atė ditė, atyre dhe tė gjithė ata qė nuk u ka arritur thirrja, do t’u dėrgohet njė i dėrguar. Ai qė i bindet tė dėrguarit, hyn nė xhenet, ndėrsa ai qė e kundėrshton tė dėrguarin hyn nė zjarr. Sipas kėtij mendimi disa hyjnė nė xhenet dhe disa hyjnė nė zjarr. Kėshtu bėhet pajtimi ndėrmjet tė gjitha argumenteve dhe haditheve qė kanė tė bėjnė me kėtė temė. Ajo qė Allahu e ka ditur nė lidhje me pėrfundimin e tyre, tė cilėn Profeti (salallahu alejhi ue selem) ia ka referuar duke thėnė: “Allahu ėshtė i ditur rreth asaj qė ata do tė punonin”, do tė shfaqet nė Ditėn e Gjykimit.
    Pastaj ibnul Kajim e ka bazuar mendimin qė zgjodhi nė hadithin qė e trasmeton el Esued ibni Seriė se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Katėr kategori njerėzish japin arsyet e tyre para Allahut nė ditėn e gjykimit: burri shurdh i cili nuk dėgjon; burri i matufepsur qė i ka ikur mendja pėr shkak tė pleqėrisė sė thyer; burri i ēmendur e budalla dhe burri qė ka vdekur nė ‘el fetre’ (periudhėn e ndėrprerjes sė mesazhit hyjnor)…”, e deri nė fund tė hadithit qė u pėrmend edhe mė lart, me gjithė shtojcėn e transmetuar nga ebu Hurejre. Ky qė ka zgjedhur ibnul Kajim, ėshtė mendimi i shumicės sė tė parėve tanė. Prej dijetarėve qė e kanė mbėshtetur kėtė mendim janė edhe Muhamed ibni Nasėr el Meruzi, el Bejhaki, ibnu Tejmije, ibnu Kethiri etj.
    ________________________________
    Kėtu pėrfshihen ata tė cilėt dijetarėt i cilėsojnė “ehlul fetreh.” Sipas sqarimit tė dijetarėve, “ehlul fetreh” janė popujt qė kanė jetuar nė kohėn ndėrmjet tė dėrguarve, tek tė cilėt nuk ėshtė dėrguar i dėrguar i parė dhe nuk e kanė arritur tė dytin.
    Ibnu Kethiri ka thėnė: “el fetretu” ėshtė periudha e ndėrprerjes (sė mesazhit qiellor) ndėrmjet dy profetėve, si p.sh. ndėrprerja e mesazhit (revelatės) ndėrmjet Isės dhe Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
    Shumė dijetarė e pėrdorin kėtė term pėr tė gjithė ata qė nuk u ka arritur thirrja islame, pėrfshi kėtu edhe fėmijėt e kafirave.
    Nė lidhje me “ehlul fetreh” ose ata qė nuk u ka arritur thirrja islame duhet tė kemi parasysh disa gjėra:
    a) Diskutimi rreth “ehlul fetreh” ose atyre qė nuk u ka arritur thirrja, nuk ka tė bėjė me ēėshtjen e justifikimit me anė tė paditurisė, sepse nė ēėshtjen e justifikimit bėhet fjalė pėr atė qė ėshtė evidentuar Islami i tij dhe pastaj bėn diēka qė ėshtė nė kundėrshtimt me Islamin, duke qenė i paditur.
    b) Mosmarrėveshja e konstatuar mes dijetarėve nė lidhje me ata qė nuk u ka arritur thirrja, ėshtė vetėm pėr sa i pėrket pėrfundimit tė tyre nė Ahiret, ndėrsa pėr sa i pėrket gjykimit tė tyre nė dynja, nuk ekziston asnjė lloj mosmarrrėveshje. Asnjėri nga dijetarėt nuk ka thėnė qė ata janė muslimanė, ose nė tė drejtėn e tyre zbatohen rregullat qė kanė tė bėjnė me muslimanėt. Ibnul Kajim, nė njė fragment gjatė sqarimit rreth kategorisė sė 17-tė qė po pėrmendet mė lart, ka thėnė: “Robi e ka detyrė tė besojė qė ēdo njeri qė pranon e pėrqafon fe tjetėr pėrveē fesė islame ėshtė kafir, dhe se Allahu nuk ndėshkon askėnd veēse pasi t’i pėrcillet argumenti nėpėrmjet tė dėrguarve.
    Kėshtu gjykohet nė pėrgjithėsi pėr ta. Ndėrsa gjykimi ndaj personave tė veēantė (tė caktuar), pėr sa i pėrket shpėrblimit dhe ndėshkimit, lihet pėr dijen e Allahut dhe vendimin e Tij. Kjo pėr sa i pėrket pėrfundimit tė tyre nė Ahiret, kurse rregullat e dynjasė zbatohen sipas asaj qė shfaqet prej tyre. Kėshtu qė fėmijėt e kafirėve dhe tė ēmendurit e tyre, janė kafirė nė rregullat dhe ritualet e dynjasė, pra, zbatohet nė tė drejtėn e tyre ajo qė zbatohet ndaj kujdestarėve tė tyre.
    c) Pėr sa i pėrket pėrfundimit tė tyre nė Ahiret, megjithėse dijetarėt kanė mosmarrėveshje, mendimi mė i saktė ėshtė se ata do tė sprovohen atje, me anė tė dėrgimit tė tė dėrguarit. Ai qė i bindet shkon nė xhenet, e ai qė nuk i bindet shkon nė zjarr, siē tregon hadithi i Profetit (salallahu alejhi ue selem).
    d) Mendimi mė i saktė i dijetarėve ėshtė se idhujtarėt e Mekės qė kanė vdekur para se tė dėrgohej Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), nuk konsiderohen prej atyre qė nuk u ka arritur thirrja e Teuhidit, sepse midis tyre kishte njerėz qė e ndiqnin rrugėn e Ibrahimit nė adhurimin e Allahut njė tė Vetėm, pa i bėrė shok. Kėshtu qė hadithet e Profetit (salallahu alejhi ue selem) ku pėrmendet se disa idhujtarė tė Mekės, para se tė dėrgohej Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), janė prej banorėve tė zjarrit, nuk bien nė kundėrshtim me argumentet qė tregojnė se ata qė nuk u ka arritur thirrja, do tė sprovohen nė Ahiret


    [3]) Ky sqarim qė ka bėrė ibnul Kajimi tregon se ai qė nuk pranon e nuk njeh parimin e adhurimit tė Allahut njė tė Vetėm pa i bėrė shok dhe parimin e ndjekjes dhe respektimit tė Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) nė mėnyrė tė pėrgjithėshme, nuk konsiderohet musliman. Pohimi nė mėnyrė tė pėrgjithshme i Islamit, njėsimit tė Allahut dhe dėlirja e shfajėsimi nė mėnyrė tė pėrgjithshme nga shirku (idhujtaria) dhe idhujtarėt, ėshtė e domosdoshme pėr njė njeri qė tė konsiderohet dhe tė radhitet prej “ehlul kible”, rreth tė cilėve vėrtiten rregullat e tekfirit qė po i sqarojmė. Nė qoftė se njeriu bie nė gjėra tė cilat pėrbėjnė pėrgėnjeshtrim dhe rrėnim tė pėrgjithshėm tė parimeve tė fesė, si p.sh. tė mohojė profecinė e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), tė mos besojė nė Ditėn e Gjykimit, tė pretendojė qė Allahu ka bashkėshorte ose fėmijė, ose tė besojė dhe tė bėjė idhuj njerėzit, si puna e disa batinijve, njė person i tillė nuk ka hyrė dhe nuk e ka pėrqafuar fenė islame, edhe sikur ta deklarojė veten musliman. Por duhet tė kemi parasysh qė persona tė tillė tė cilėt nuk pranojnė parimin e adhurimit tė Allahut njė tė Vetėm e pa i bėrė shok, dhe qė bien nė gjėra tė cilat pėrbėjnė pėrgėnjeshtrim tė pėrgjithshėm tė parimeve tė fesė, nėse u ka arritur argumenti i mesazhit hyjnor dhe nuk e kanė pranuar, janė kafirė nė rregullat dhe vendimet e dynjasė dhe tė Ahiretit. Ndėrsa, nėse nuk u ka arritur thirrja islame, ose u ka arritur nė njė mėnyrė tė shtrembėruar e tė shpėrfytyruar, gjė e cila i largon njėrėzit nga Islami, nė rast tė tillė ata konsiderohen kafirė nė rregullat dhe vendimet e dynjasė, kurse nė Ahiret Zoti e di mė sė miri pėrfundimin e tyre. Ndryshe ėshtė puna me ata, Islami i tė cilėve ėshtė evidentuar, dhe tė cilėt nė pėrgjithėsi besojnė nė parimet e Islamit si nė profecinė e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), nė Ditėn e Gjykimit, e pranojnė parimin e adhurimit tė Allahut njė tė Vetėm, pa i bėrė shok, dhe parimin e respektimit dhe pranimit tė Sheriatit nė pėrgjithėsi. Kėta njerėz, edhe sikur tė bien nė gjėra qė janė shirk i madh apo i vogėl, gjėra qė kanė tė bėjnė me detajet e Teuhidit, ose tė bien nė devijime qė kanė tė bėjnė me detaje tė tjera tė besimit, si mohimi i disa gjėrave tė detajuara nė lidhje me botėn e pėrtejme, mohimi i ndonjė cilėsie tė Allahut, ose disa detaje tė ligjit tė Sheriatit, nuk bėhen kafirė, vetėm nė qoftė se u ka arritur argumenti fetar rreth gjėrave tė detajuara. Nė gjėra tė tilla, muslimani justifikohet me anė tė paditurisė, pėrderisa nuk ėshtė i mirinformuar rreth argumentit fetar. E shikoj tė arsyeshme ta theksoj edhe njė herė, se ai qė e pranon parimin e Teuhidit dhe nga padituria pėrzihet e vepron gjėra qė janė “shirk”, duke menduar se nuk janė “shirk”, sipas besimit unanim tė “ehli sunetit”, nuk bėhet “kafir”, vetėm nėse i pėrcillet argumenti fetar.
    [4]) Marrė nga “Tarikul hixhretejni” me pak shkurtime.
    "Shoku Mjekesise"

  3. #13
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Per me shume rreth kesaj teme shiko ketu

    http://mjekesia-profetike.com/forum/...sted=1#post485

    Besoj se nga rregullat me ngjyre blu e ke marre nje pergjigje ne te kundert me thuaj ta permbledh .Ma bej hallall qe e zgjata por ndoshta keto rregulla u vijne ne ndihme dhe vellerzeve te tjere.Tema rreth tekfirit akoma s;eshte e perfunduar ne keto postime per plotesimin e saj shikoni linkun e mesiperm.
    "Shoku Mjekesise"

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307
    Skeni hiq turp prej Muhammedit alejhisselam, si ua mban fytyra te dilni ne Diten e Gjykimit para Muhammedit alejhisselam me deklarata te tilla per Prinderit e Tij.
    "Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"

  5. #15
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga hubejb Lexo Postimin
    Skeni hiq turp prej Muhammedit alejhisselam, si ua mban fytyra te dilni ne Diten e Gjykimit para Muhammedit alejhisselam me deklarata te tilla per Prinderit e Tij.
    Edhe pse nuk eshtepre mue kjo vrejtje une po te them qe diten e gjykimet para zotit gj.sh kem me dal dhe jo para Muhamedit

  6. #16
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Deshta te pyes ndonjerin prej muslimaneve per nje gje : A kan faj ata njerez qe kan jetuar ne mes viteve 325 prej keshillit te Nikes ( aty ku jezusi eshte shpallur zot) e dej ne paraqitjen e Islamit . A jane te denuar edhe ata njerez qe pa dije kan pranuar krishterimin .

    Edhe e njejta pyejtje vlen per ata njerez qe pa shkolle te pa ditur ne thellesi te medha ku nuk ka mundur te dihet per islamin per shum arsye , atje ku civilizimi nuk ka mberritur ende a jan njerez me faj a po jo ?

    Ndoshta tema merr ndonje kahe tjeter por ju kisha lut te jete mbrenda qellimit te temes
    kalofshi bukur
    Xhamia, mendoj se askush nuk eshte i denuar nqs nuk ka informate per fene islame. Edhe sot e kesaj dite ke njerez mekatar, te cilet edhe hane njeri tjetrin , e kam fjalen per fiset primitive ne brezin tropikal te Amerikes se Jugut.
    Po parashtrohet pyetja a kane faj keta njerez?!! Eshte veshtire te pergjigjesh sepse sipas standardeve tona ata kane faj , por nuk i akuzon dot pasi ata kurre nuk kane degjuar per fene islame.
    Andaj mendoj se per njerezit e tille te cilet per nje arsye te cilen e di vetem Zoti , qe jane lene ne erresi , te cilet nuk jane udhezuar nga Allahu, vetem Allahu ka te drejte te gjykoj mbi ta dhe jo vetem mbi ta por edhe mbi besimtaret.
    Sipas disa studimeve qe kam lexuar , mendoj studimeve teologjike, keta qe kurre nuk kane degjuar per fene islame do ta kene shum me lehte se sa keta te tjeret qe kane degjuar dhe mohojne fjalen e Allahut.

    Me Respekt GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  7. #17
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga hubejb Lexo Postimin
    Skeni hiq turp prej Muhammedit alejhisselam, si ua mban fytyra te dilni ne Diten e Gjykimit para Muhammedit alejhisselam me deklarata te tilla per Prinderit e Tij.
    Jo jo si ka fajet mjeksia , i kane fajet hadithet te cilat juve u besoni 100% !
    Mjeksia ben veten punen e tij , ashtu sic eshte i mesuar se hadithi te cilen ai citoj eshte i vertete.
    Ja per kete po flet GV_USA dhe me ne fund ofendohem, quhem qafir etj etj.
    Pik se pari Mjekesia qe beson ate hadith haron se prinderit e profetit vdiqen para se te shpallet Islami , ashtu qe nuk ka shance qe te jete e vertete se ata vdiqen gjate kohes se shpalljes se fese islame , vdiqen para dhe nuk kishin degjuar asgje per fene islame, jo vetem ata po te gjithe njerezit qe jetonin ne ate kohe.

    Po sidoqe te jete e di se do dali dikush dhe do me quaj qafir pasi nuk e besoj kete hadith.
    Fundja ma mire qafir se sa me besu ate hadith!!!

    Me respekt GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  8. #18
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Citim Postuar mė parė nga hubejb Lexo Postimin
    Skeni hiq turp prej Muhammedit alejhisselam, si ua mban fytyra te dilni ne Diten e Gjykimit para Muhammedit alejhisselam me deklarata te tilla per Prinderit e Tij.
    Degjo ne nuk jemi shia ose bektashi dhe te na humbi llogjika para argumentit per hire te dashurise.

    Allahu ka permend ne Kuran te jatin e Ibrahimit a.s qe vdiq Qafir.Ka permend te Birin e Nuhut a.s Ka permend te Shoqen e Lutit a.s.Ka permend Xhajen e Profetit a.s Ebu Lehebin.Dijetaret kane thene se kushdo mushrik qe ka vdek para profetit a.s sigurisht qe do jete ne zjarrin e xhehenemit.
    Sepse ka pasur nje origjine fetare te fese se Ibrahimit dhe Ismailit.Po keshtu dhe profeti a.s ka permend prinderit e tij.

    E ne smund ta bejme besimtarin qafir dhe qafirin besimtar vetem se me argumente.

    Po ku ju spranoni argumentet cfare te bejme ne per hipokrizine tuajen ne kundershtim me ajetet e Zotit.Ju sdoni ta mesoni fene nga hadithet e profetit a.s ju doni me emesuar fene prej shejtanit, prej kristianeve, prej hebrejve prej njerzve te prish dhe injorante qe sdine kurrfare sendi prej fese.E kur ju flitet me hadithe mohoni hadithet.Mohoni te derguarin a.s dhe fjalet e tij.Uallahi denim ne ditene gjykimit kundra jush dhe ju se meritoni shefatin e asaj dite prej profetit a.s derisa ti jeni bindur Allahut plotesisht ne pranimin e fese.A nje pjese prej fese po e besoni e tjetern po e mohoni.Allahu ju udhezofte ne rrugen e drejte se kam frike se do perfundoni si cifutet qe i ktheu Allahu ne .... .

    Cuditem me keto njerez.Nuk edi si e Adhuroni ju Zotin me keto mohime, dyshime dhe pergenjeshtrime ne zemren e juj.Uallahi cuditem.Besojne grate e tyre, nenat dhe baballaret e tyre, besojne shoket e tyre, shefat e tyre, kalamajt e tyre kur ju thone dicka ne jeten e perditcme dhe nuk besojne hadithet e profetit dhe shokeve te tij.Turppppppppp musliman pa din dhe pa iman eshte ai qe nuk beson hadithin e profetit a.s.

    Keshille Kuranore

    Por jo pėr Zotin tėnd! Ata nuk mund tė kenė aspak besim pėrderisa tė tė bėjnė ty (o Muhamed) gjykues pėr tė gjitha mosmarrėveshjet e tyre derisa tė mos mbetet nė vetvetet e tyre asnjė pikė kundėrshtimi ndaj vendimeve tė tua dhe derisa t’i pranojnė ato plotėsisht tė nėnshtruar.” En-Nisa: 65.

    Allahu i ka paralajmėruar pėr sprovim dhe ndėshkim ata qė i kundėrshtojnė urdhėrat e tė Dėrguarit tė Tij (salallahu alejhi ue selem):

    “Dhe kushdo qė kundėrshton tė Dėrguarin, pasi t’i jetė treguar qartė atij Rruga e Drejtė dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne do ta mbajmė nė atė drejtim qė ai ka zgjedhur dhe do ta djegim atė nė zjarr, e sa pėrfundim i keq.” En-Nisa: 115.

    Shkaku i shmangies nga respektimi i tė Dėrguarit tė Allahut (salallahu alejhi ue selem) ėshtė ndjekja e epshit dhe dėshirave tė nefsit. Pėr kėtė dėshmon fjala e Allahut nė Kur’an:

    “Por nėse ata nuk tė pėrgjigjen ty (nuk tė besojnė ty dhe Mesazhin tėnd tė besimit islam, as nuk tė ndjekin ty), atėherė dije pra se ata ndjekin vetėm dėshirat e tyre. Dhe kush ėshtė mė i gabuar sesa ai i cili ndjek dėshirat e veta pa udhėzim nga Allahu? Sigurisht qė Allahu nuk e udhėzon popullin Dhalimun (politeist, mosbesimtar, keqbėrės e tė pabindur ndaj Allahut).” El Kasas: 50.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 17-06-2008 mė 17:20
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #19
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga Arrnubi Lexo Postimin
    Degjo ne nuk jemi shia ose bektashi dhe te na humbi llogjika para argumentit per hire te dashurise.

    Allahu ka permend ne Kuran te jatin e Ibrahimit a.s qe vdiq Qafir.Ka permend te Birin e Nuhut a.s Ka permend te Shoqen e Lutit a.s.Ka permend Xhajen e Profetit a.s Ebu Lehebin.Dijetaret kane thene se kushdo mushrik qe ka vdek para profetit a.s sigurisht qe do jete ne zjarrin e xhehenemit.
    Sepse ka pasur nje origjine fetare te fese se Ibrahimit dhe Ismailit.Po keshtu dhe profeti a.s ka permend prinderit e tij.

    E ne smund ta bejme besimtarin qafir dhe qafirin besimtar vetem se me argumente.

    Po ku ju spranoni argumentet cfare te bejme ne per hipokrizine tuajen ne kundershtim me ajetet e Zotit.Ju sdoni ta mesoni fene nga hadithet e profetit a.s ju doni me emesuar fene prej shejtanit, prej kristianeve, prej hebrejve prej njerzve te prish dhe injorante qe sdine kurrfare sendi prej fese.E kur ju flitet me hadithe mohoni hadithet.Mohoni te derguarin a.s dhe fjalet e tij.Uallahi denim ne ditene gjykimit kundra jush dhe ju se meritoni shefatin e asaj dite prej profetit a.s derisa ti jeni bindur Allahut plotesisht ne pranimin e fese.A nje pjese prej fese po e besoni e tjetern po e mohoni.Allahu ju udhezofte ne rrugen e drejte se kam frike se do perfundoni si cifutet qe i ktheu Allahu ne .... .

    Cuditem me keto njerez.Nuk edi si e Adhuroni ju Zotin me keto mohime, dyshime dhe pergenjeshtrime ne zemren e juj.Uallahi cuditem.Besojne grate e tyre, nenat dhe baballaret e tyre, besojne shoket e tyre, shefat e tyre, kalamajt e tyre kur ju thone dicka ne jeten e perditcme dhe nuk besojne hadithet e profetit dhe shokeve te tij.Turppppppppp musliman pa din dhe pa iman eshte ai qe nuk beson hadithin e profetit a.s.

    Keshille Kuranore

    Por jo pėr Zotin tėnd! Ata nuk mund tė kenė aspak besim pėrderisa tė tė bėjnė ty (o Muhamed) gjykues pėr tė gjitha mosmarrėveshjet e tyre derisa tė mos mbetet nė vetvetet e tyre asnjė pikė kundėrshtimi ndaj vendimeve tė tua dhe derisa t’i pranojnė ato plotėsisht tė nėnshtruar.” En-Nisa: 65.

    Allahu i ka paralajmėruar pėr sprovim dhe ndėshkim ata qė i kundėrshtojnė urdhėrat e tė Dėrguarit tė Tij (salallahu alejhi ue selem):

    “Dhe kushdo qė kundėrshton tė Dėrguarin, pasi t’i jetė treguar qartė atij Rruga e Drejtė dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne do ta mbajmė nė atė drejtim qė ai ka zgjedhur dhe do ta djegim atė nė zjarr, e sa pėrfundim i keq.” En-Nisa: 115.

    Shkaku i shmangies nga respektimi i tė Dėrguarit tė Allahut (salallahu alejhi ue selem) ėshtė ndjekja e epshit dhe dėshirave tė nefsit. Pėr kėtė dėshmon fjala e Allahut nė Kur’an:

    “Por nėse ata nuk tė pėrgjigjen ty (nuk tė besojnė ty dhe Mesazhin tėnd tė besimit islam, as nuk tė ndjekin ty), atėherė dije pra se ata ndjekin vetėm dėshirat e tyre. Dhe kush ėshtė mė i gabuar sesa ai i cili ndjek dėshirat e veta pa udhėzim nga Allahu? Sigurisht qė Allahu nuk e udhėzon popullin Dhalimun (politeist, mosbesimtar, keqbėrės e tė pabindur ndaj Allahut).” El Kasas: 50.
    Arrnubi , ta bej nje pyetje te vogel , a je i sigurte qe a.s. Muhamedi 100% i ka thene keto fjale per prinderit e tij ?!!
    A mund te me garantojsh se a.s. Muhamedi i ka thene keto fjale 100% ?!!
    A ka mundesi qe ky hadith te jete i fabrikuar te paken 0,01 % ?!!
    Si e sqaron faktin ti se amaneti i fundit i profetit eshte i regjistruar ne tre variante ?!!
    Dhe per shkak se te gjithe e dine ( te paketn ata qe kane lexuar hadithet ) se ekzistojne tre variante te amanetit te fundit cili variant eshte i vertete ?!!
    Nqs se themi se te tre varianetet jane te verteta , me cfar arsyeje i quani shijat jo besimtare ( ata bazohen tek hadithi sipas te cilit profeti i keshillon besimtaret te besojne Kuranin dhe familjen e tij ) , pra shijat nuk bejne asgje vecse respektojne fjalen e profetit bazuar ne kete hadith.
    Dhe nqs se besojne perseri e them se te tre variantet e amanetiti te fundit jane te verteta , me cfar baze i akuzoni ata qe nuk i besojne hadithet si jobesimtare ( mos haro se njeri variant i amanetit te fundit thot se a.s. Muhamedi ka thene kam lene per ju vetem librin e Allahut , asgje me shum , nuk permend sunnetin nuk permend familjen , por vetem Kuranin ) , pra njerezit qe nuk i besojne hadithet bazohen tek ky hadith.
    Me jep pergjigje te lutem , sepse me te vertete kam nevoje dikush te mi sqaroj keto tre variante te amanetit te fundit .
    Me respekt GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  10. #20
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Ska pergjigje akoma ?!! ITs okay , kur te jeni gati mund te postoni pergjigjen te cilen do ta lexoj me gjithe zell.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nje pyejte per myslimanet.
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 138
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 15:59
  2. Porosia e takimit ndėrfetar
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-11-2003, 12:57
  3. Besimi , E Verteta , Llogjika Dhe Fakti.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-04-2003, 21:57
  4. Sa Paqedashes eshte Perendia Jehovah????
    Nga drita nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •