Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Njė pyejte ?????

    Deshta te pyes ndonjerin prej muslimaneve per nje gje : A kan faj ata njerez qe kan jetuar ne mes viteve 325 prej keshillit te Nikes ( aty ku jezusi eshte shpallur zot) e dej ne paraqitjen e Islamit . A jane te denuar edhe ata njerez qe pa dije kan pranuar krishterimin .

    Edhe e njejta pyejtje vlen per ata njerez qe pa shkolle te pa ditur ne thellesi te medha ku nuk ka mundur te dihet per islamin per shum arsye , atje ku civilizimi nuk ka mberritur ende a jan njerez me faj a po jo ?

    Ndoshta tema merr ndonje kahe tjeter por ju kisha lut te jete mbrenda qellimit te temes
    kalofshi bukur

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Me fal per nderhyrjen, po pytjen nuk ka bir nene qe e kupton. Mund ta sqarosh pak me mire, se s'merret vesh se c'kerkon te thuash?

    Sinqerisht e kam.
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Jack pyejta eshte per ndonje musliman te shkolluar ne fe .
    Pyetja eshte shum e thjeshte a jan mekatar ata njerez qe nuk kan ndi per islamin ne kohe te sodit dhe jan ende ne ndonje besim tjeter . Po flas per ata njerez qe vertet nuk kan ndi per islamin .
    E tjetra ke per ata njerez qe kan jetuar ne mes viteve prej kur eshte shpallur jezusi zot e dej ne paraqitjen e islamit a jan edhe ata mekatar qe me siguri ka pas edhe prej atyre qe skan pas ide rreth feve po vetem kan pranuar krishterimin e till .

    Ndoshta tash jam me i kjart pershendetje per ty

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Okej okej, te presim ndonje teolog qe ta shtjelloje kete ceshtje.

    Kalo mire.

    p.s. Njekoheshit ne shtjellim te futen edhe te gjithe njerezit qe kane jetuar ne planet para shekullit te 6, se edhe ata nuk kane degjuar per Islamin.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Pyetja eshte shume e bukur dhe shume e kuptueshme me lejen e Zotit do ti jap pergjigje me disa shkrime per rregullat e tekfirit(te berit qafir apo jo).Kjo per arsyen e thjeshte qe ti te dish rregullat pastaj gjykon vete ne shume ceshtje.Pra kur k parimet nuk ke pse pyet per cdo rast.Profeti a.s profet me te vertete i derguar prej Allahut ka thene per prinderit e tij se ato jane jobesimtare dhe do denohen ne zjarr.pse sepse ato i kapi periudha e mushrikeve.Sikur te mos ishte profet i vertete do te kishte fol mire per prinderit e tij.nderkohe mos harrojme se ne Kuran ka nje sure me emrin Merjeme.I themi kristianeve si ka mundesi ne Kuran ka sure me emrin Merjeme dhe Merjemja eshte quajtur banore e parajses nderkohe qe profeti a.s ka fol per prinderit e tij se do te jene te denuar ne zjarr.Si ka mundesi qe ne kuran nuk ka sure per nene e profetit, gruan e profetit ose vajzat e profetit.Kjo tregon hyjnine Kuranore sepse profetet kane folur perhere te drejten qofte edhe kunder veteve te tyre, prnderve te tyre dhe te afermeve te tyre.Per keto kemi rastin e Ibrahimit me te Jatin e tij, Nuhun me te birin, Lutin me te shoqen e keshtu me rradhe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 15-06-2008 mė 16:20
    "Shoku Mjekesise"

  6. #6
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Kreu 5. Rregullat e “tekfirit(1)


    Ibnu Uthejmini ka thėnė:
     “Cilėsimi i njeriut “kafir” ose “fasik”, merret nga libri i Allahut dhe suneti i tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selem), pra ky cilėsim ėshtė prej rregullave tė Sheriatit, pėr tė cilat duhet t’i referohemi Kur’anit dhe Sunetit.
    Nė ēėshtjen e tekfirit, ėshtė detyrė qė tė verifikojmė dhe tė sigurohemi nė mėnyrė maksimale. Kafir bėhet vetėm ai, pėr kufrin e tė cilit tregon Kur’ani dhe Suneti. Origjina tek muslimani, ėshtė qė tė thuhet pėr tė se ėshtė musliman, derisa tė vėrtetohet nė mėnyrė tė sigurtė qė ka dalė nga Islami, sipas argumentit fetar.
     Nuk lejohet neglizhenca nė tekfirin e muslimanit sepse kjo ka dy pasoja tė mėdha:
    1- Shpifja e gėnjeshtrės ndaj Allahut, nė gjykimin qė e ka dhėnė dhe ndaj tė cilėsuarit “kafir”.
    2- Kalimi i cilėsimit “kafir”, tek ai i cili etiketon me kėtė cilėsi vėllain e tij musliman, nėse ky i fundit nuk ėshtė i tillė.
    Abdullah ibn Umeri ka transmetuar se i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Nė qoftė se njė person do ta cilėsojė “kafir” vėllain e tij, kjo fjalė do t’i kthehet njėrit prej tė dyve.” Transmeton Muslimi.
    Nė njė transmetim tjetėr ka ardhur: “... nė qoftė se ėshtė siē ka thėnė (shpėton nga pasoja), pėrndryshe i kthehet atij.”
     Ėshtė detyrė qė para se tė cilėsohet njė musliman “kafir” tė vėrehen dy gjėra:
    E para, tė vėrtetohet me argument tė saktė nga Kur’ani ose Suneti, qė njė thėnie ose njė vepėr ėshtė nga ato tė cilat e ēojnė njeriun nė kufėr. (2)
    E dyta, pėrputhja e kėtij gjykimi me njė thėnės ose veprues tė caktuar, d.m.th. tė plotėsohen kushtet e tekfirit dhe tė eliminohen pengesat e tij. (3)



    (1)Tekfir ėshtė cilėsimi i njė personi “kafir”. Ky kapitull ėshtė i pėrbėrė nga tri pjesė: “Ndryshimi mes tekfirit tė pėrgjithshėm dhe tekfirit tė veēantė”, “Kushtet e tekfirit” dhe “Pengesat e tekfirit”.

    (2)Ky parim ka tė bėjė me gjykimin e veprės se a ėshtė kufėr apo jo, pa marrė parasysh se ēfarė gjykimi ka ai qė bėn veprimin, sepse gjykimi ndaj tij do tė diskutohet nė parimin e dytė. Prandaj, para se tė gjykosh ndaj njė personi ose grupi, duhet tė njohėsh gjykimin e veprės ose thėnies sė tij nė Sheriat. Shumė njerėz konsiderojnė kufėr gjėra tė cilat sipas argumenteve tė Sheriatit nuk rezultojnė tė jenė kufėr, dhe si rrjedhojė, i cilėsojnė muslimanėt padrejtėsisht “kafirė”. Sikundėr ka gjėra, qė sipas argumenteve tė Sheriatit janė kufėr, por shumė njerėz nuk i konsiderojnė tė tilla, dhe si rrjedhojė, shfaqet neglizhenca nė ēėshtjet e fesė, duke mos u cilėsuar “kafir” ai qė sipas argumenteve tė Sheriatit ėshte me tė vėrtetė i tillė. Nga ana tjetėr, ka gjėra rreth tė cilave dijetarėt e “ehli sunetit” nuk janė pajtuar se a janė kufėr apo jo. Ndikimi i mosmarrėveshjes nė lidhje me kėto gjėra, shfaqet edhe nė gjykimin ndaj personave tė caktuar.
    Nė lidhje me gjykimin e punėve pėr tė cilat bėn fjalė ky parim, duhet njė sqarim nė mėnyrė tė detajuar. Ndoshta kėtė gjė do ta bėjmė nė njė botim ose libėr tjetėr insha-Allahu, por nė kėtė kapitull do tė flasim vetėm rreth parimit tė dytė.

    (3) Kjo qė ėshtė pėrmendur nė parimin e dytė, do tė jetė tema pėr tė cilėn do tė flitet nė kėtė kapitull, pra, do tė sqarohen principet e gjykimit ndaj njė personi tė caktuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 15-06-2008 mė 16:15
    "Shoku Mjekesise"

  7. #7
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Ndryshimi mes tekfirit tė pėrgjithshėm[1] dhe tekfirit tė veēantė[2]

    Ibnu Tejmija ka thėnė: “Veprimi ose thėnia mund tė jetė kufėr, kėshtu qė cilėsohet ‘kafir’ ai qė e thotė atė thėnie ose e bėn atė veprim, duke thėnė se ‘kush thotė kėshtu ėshtė kafir’, ose ‘kush vepron kėshtu ėshtė kafir’. Por lidhur me njė person tė caktuar qė e thotė atė fjalė ose qė e bėn atė veprim, nuk gjykohet se ėshtė kafir, derisa t’i pėrcillet argumenti, tė cilin kush e refuzon bėhet kafir. Sipas ‘ehli sunetit’, kjo ēėshtje pėrfshin tė gjitha tekstet qė pėrmbajnė ‘vaid’.[3] ‘Ehli suneti’ nuk gjykon pėr asnjė person tė caktuar tė ‘ehli kibles’ qė ėshtė prej banorėve tė zjarrit, pasi ekziston mundėsia qė ai tė mos ndėshkohet, pėr shkak tė mosplotėsimit tė njė kushti ose tė ekzistencės sė ndonjė pengese.” (“Mexhmul fetaua”, fq. 35/165)
    Gjithashtu ai ka thėnė: “Unė, dhe ata qė ulen pranė meje e dinė mirė, jam ndėr njerėzit qė mė sė shumti e ndalojnė cilėsimin e njė personi tė caktuar ‘kafir’, ‘fasik’ ose gjynahqar, vetėm nė qoftė se ėshtė bėrė e ditur se i ka arritur argumenti fetar, tė cilin kush e kundėrshton mund tė bėhet kafir, fasik ose gjynahqar (sipas kundėrshtimit). Unė pohoj dhe konfirmoj se Allahu ia ka falur kėtij Umeti atė qė ndodh gabimisht. Kjo pėrfshin gabimin nė ēėshtjet e besimit dhe nė ēėshtjet praktike. Qė prej kohėsh selefėt kanė pasur mosmarrėveshje nė shumė prej kėtyre ēėshtjeve, por asnjėri prej tyre nuk ka dėshmuar kundėr tjetrit as pėr kufėr, as pėr fisk (mėkat tė madh) e as pėr gjynah”, dhe pastaj ka pėrmendur shembuj nga jeta e tyre.
    Mė pas ka thėnė: “Kam sqaruar se thėniet tė cilat janė transmetuar nga selefėt dhe dijetarėt pėr cilėsimin nė mėnyrė tė pėrgjithshme ‘kafir’, tė atij qė thotė kėshtu dhe kėshtu, gjithashtu janė tė drejta, por duhet tė bėhet dallimi ndėrmjet cilėsimit ‘kafir’ nė pėrgjithėsi dhe cilėsimit ‘kafir’ tė njė personi tė caktuar.”
    Gjithashtu ibnu Tejmija ka thėnė: “Tekfiri ėshtė prej ‘ueidit’.[4] Megjithėse thėnia ėshtė pėrgėnjeshtrim i asaj qė e ka thėnė i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem), i zoti i saj nuk cilėsohet ‘kafir’, derisa t’i arrijė argumenti (tė informohet mirė rreth asaj ēėshtjeje me argument), sepse mund tė jetė i ri nė Islam, ose tė jetė rritur nė njė zonė tė largėt e tė veēuar nga qendrat e banuara.
    Ndoshta njeriu mund tė mos i ketė dėgjuar ato argumente, ose i ka dėgjuar dhe nuk i vlerėson tė sakta sipas mendimit tė tij, ose sepse sipas tij i ka kundėrshtuar njė argument tjetėr mė i fortė, i cili e obligon interpretimin e tyre. Ai nė kėto mendime ėshtė gabimtar, por ato vlejnė pėr ta justifikuar. Unė gjithmonė kam pėrmendur hadithin qė e transmetojnė Buhariu dhe Muslimi, pėr atė personin qė tha: ‘Kur unė tė vdes, mė digjni, mė thėrrmoni dhe pastaj mė hidhni nė det, se betohem nė Allahun, nė qoftė se Allahu do tė ketė fuqi tė mė ringjallė, do tė mė ndėshkojė me njė tė tillė ndėshkim qė nuk ka ndėshkuar me tė asnjė tjetėr pėrpara meje’. Vepruan me tė ashtu siē i porositi. Allahu pasi e ringjalli i tha: ‘Ēfarė tė shtyu qė ta bėje kėtė?’ Tha: ‘Frika nga Ti.’ Allahu i Lartėsuar e fali.
    Ky burrė dyshoi nė fuqinė e Allahut dhe nė ringjalljen e Tij, pasi tė thėrrmohej dhe tė hidhej nė det, madje besoi se nuk do tė ringjallej. Kjo ėshtė kufėr tek tė gjithė muslimanėt unanimisht, por ai ishte i paditur dhe ishte besimtar. Ai kishte frikė se Allahu do ta ndėshkonte, por Allahu e fali. Interpretuesi i cili ka kapacitetin e duhur pėr tė bėrė ‘ixhtihad’ dhe ėshtė i interesuar pėr ndjekjen e tė Dėrguarit, ka mė tepėr pėrparėsi qė tė falet, sesa personi qė u pėrmend mė lart.”
    ffice:smarttags" />Po kėshtu ibnu Tejmija ka thėnė: “Kur’ani, Suneti dhe ixhmai, na tregojnė se ėshtė obligim qė tė themi pėr njė vepėr qė ėshtė kufėr se ėshtė kufėr. Pra thuhet pėr tė ‘kufėr’, nė mėnyrė tė pakufizuar, ashtu siē tregojnė argumentet fetare, sepse besimi ėshtė prej ligjeve qė merren vetėm prej Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij (salallahu alejhi ue selem). Besimi nuk ėshtė prej gjėrave, pėr tė cilat njerėzit gjykojnė me hamendjet dhe me epshet e tyre. Nuk ėshtė detyrė qė ēdo person qė e thotė fjalėn e kufrit, tė cilėsohet ‘kafir’, derisa tė vėrtetohen nė tė drejtėn e tij kushtet e tekfirit dhe tė eliminohen pengesat e tij.”

    Ibnu ebil Iz-z el Hanefi ka thėnė: “Qėllimi ėshtė qė tė sqarojmė se bidatet janė prej kėtij lloji:[5]
    - Njeriu mund tė jetė besimtar me zemėr dhe nė atė qė e shfaq, por bėn njė interpretim nė tė cilin gabon, ose si rrjedhojė e “ixhtihadit”, ose si rrjedhojė e neglizhencės dhe mospėrpjekjes pėr tė qėlluar tė vėrtetėn. Kjo bėn qė ai tė cilėsohet “gjynahqar”, por nuk lejohet tė thuhet pėr se besimi i tij asgjėsohet thjesht pėr shkak tė kėsaj gjėje, me pėrjashtim tė rastit kur argumenti fetar tregon pėr asgjėsimin e besimit tė tij. Madje thėnia qė besimi i tij asgjėsohet, pėrfshihet nė llojin e mendimeve tė hauarixhėve dhe muėtezilėve. E megjithatė nuk themi qė nuk bėn kufėr. Drejtėsia nė lidhje me kėtė temė ėshtė qėndrimi i mesėm, qė mendimet (thėniet) e pavėrteta, tė shpikura dhe tė ndaluara, tė cilat pėrmbajnė mohim tė asaj qė e ka pohuar i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem), pohim tė asaj qė e ka mohuar i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem), urdhėrim pėr atė qė e ka ndaluar, ose ndalim pėr atė qė ka urdhėruar, pėr tė gjitha kėto thuhet e vėrteta, pohohet e konfirmohet ndaj tyre kėrcėnimi pėr ndėshkim, tė cilin e tregojnė argumentet e Kur’anit dhe Sunetit. Sqarohet qė ato janė kufėr dhe thuhet se ai qė i thotė kėto thėnie, ose ai qė i ka kėto mendime, ėshtė kafir, siē pėrmendet kėrcėnimi pėr ndėshkim i padrejtėsisė nė gjakun dhe pasurinė e njerėzve, dhe siē kanė thėnė shumė dijetarė tė shquar tė ‘ehli sunetit’, se kush thotė qė Kur’ani ėshtė i krijuar ėshtė kafir, kush thotė se Allahu nuk shikohet nė ahiret ėshtė kafir dhe kush thotė qė Allahu nuk i di gjėrat para se tė ndodhin ėshtė kafir.”
    Nga ebi Jusufi transmetohet se ka thėnė: “Kam dialoguar me ebu Hanifen pėr njė periudhė tė caktuar kohe, derisa u pajtua mendimi im me mendimin e tij, se kush thotė qė Kur’ani ėshtė i krijuar, ėshtė ‘kafir’.”[6]
    Nė qoftė se do tė na thuhej pėr njė person tė caktuar se “a dėshmoni qė ai do tė ndėshkohet ose qė ėshtė kafir?”, nuk e bėjmė kėtė, pėrveēse nėse na bėhet e ditur diēka qė e bėn tė lejueshme njė dėshmi tė tillė, pasi prej padrejtėsisė mė tė madhe, ėshtė qė tė dėshmosh nė mėnyrė tė paligjshme ndaj njė individi tė caktuar se Allahu nuk e fal dhe nuk e mėshiron, por do ta bėjė prej banorėve tė pėrhershėm tė zjarrit, siē ndodh me kafirin pas vdekjes. Prandaj ebu Daudi nė “Sunenin” e tij, nė kapitullin e edukatės nė nėntemėn “Ndalimi i padrejtėsisė dhe tiranisė”, ka pėrmendur hadithin e ebu Hurejres i cili ka thėnė: “Kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut duke thėnė: ‘Ishin dy burra nga benu israilėt, tė cilėt kishin angazhime tė kundėrta. Njeri prej tyre bėnte gjynahe, ndėrsa tjetri ishte i zellshėm nė ibadet. Sa herė qė i zellshmi nė adhurim e shikonte tjetrin duke bėrė gjynah, i thoshte: ‘Mos bėj gjynah!’ Njė ditė e gjeti duke bėrė gjynah dhe i tha: ‘Lere dhe mos e bėj!’ Tjetri iu pėrgjigj: ‘Lere kėtė punė ndėrmjet meje dhe Zotit tim, mos vallė je dėrguar mbikqyrės mbi mua?’ I zellshmi nė adhurim i tha: ‘Pėr Allahun! Allahu ty nuk tė fal, ose nuk tė fut nė xhenet.’ Allahu ua mori shpirtrat tė dyve dhe u takuan sė bashku tek Zoti i botėve. Allahu i Lartėsuar i tha tė zellshmit nė adhurim: ‘A e dije ti se ēfarė do tė bėj Unė, apo ke pasur fuqi pėr tė vepruar atė qė ėshtė nė dorėn Time?’ Pastaj gjynahqarit i tha: ‘Shko dhe futu nė xhenet me mėshirėn Time’, kurse pėr tjetrin tha: ‘Ēojeni nė zjarr’.”
    Nė lidhje mė kėtė hadith, ebu Hurejre tha: “Betohem nė atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im. Padyshim qė tha njė fjalė, e cila i shkatėrroi dynjanė dhe ahiretin.” Hadithi ėshtė i mirė.
    Gjithashtu arsyeja ėshtė se personi i caktuar mund tė jetė pėrpjekur pėr tė qėlluar tė vėrtetėn por ka gabuar, kėshtu qė i falet gabimi. Mund tė mos i kenė arritur argumentet nė lidhje me kėtė ēėshtje, ose mund tė ketė besim (iman) tė fortė dhe tė mira, tė cilat e bėjnė tė denjė pėr mėshirėn e Allahut, sikur qė Allahu ia fali gjynahun atij qė tha: “Kur unė tė vdes, mė digjni, pastaj mė dėrrmoni dhe pastaj mė hidhni nė det, se betohem nė Allahun, nė qoftė se Allahu do tė ketė fuqi tė mė ringjallė, do tė mė ndėshkojė me njė ndėshkim qė nuk ka ndėshkuar me tė asnjė.” Pra kėtij personi, Allahu ia fali gjynahun pėr shkak tė frikės sė tij. Ky njeri mendonte qė Allahu nuk ka fuqi ta mbledhė dhe ta rikthejė nė jetė, ose dyshonte nė kėtė gjė.
    Mosdiskutimi rreth pėrfundimit tė personave tė tillė nė Ahiret, nuk na ndalon qė t’i ndėshkojmė nė kėtė dynja pėr tė ndaluar bidatin e tyre, dhe gjithashtu nuk na ndalon qė tė kėrkojmė prej tyre qė tė pendohen. E si rrjedhojė, nėse pendohen, u pranohet pendimi, ndryshe vriten.[7]
    Kur thėnia ėshtė kufėr, thuhet pėr tė qė ėshtė kufėr dhe thėnėsi i saj bėhet kafir, nė qoftė se plotėsohen kushtet dhe evitohen pengesat. Kjo nuk mund tė konstatohet pėrveēse tek ai qė ėshtė “munafik” (hipokrit) ose “zindik”.[8]
    Nuk pėrfytyrohet tė cilėsohet “kafir” askush prej “ehli kibles”,[9] i cili shfaq Islamin, pėrveē atij qė ėshtė “munafik” ose “zindik.” Libri i Allahut e sqaron kėtė gjė. Allahu i Lartėsuar nė Kur’an, i ka ndarė njerėzit nė tri kategori:
    - Kafirėt prej mushrikėve (idhujtarėve) dhe ithtarėve tė librit, tė cilėt nuk i pohojnė dy dėshmitė.
    - Besimtarėt nga brenda dhe jashtė (d.m.th. me zemėr dhe nė atė qė shfaqet nė aparencė).
    - Ata qė kanė pohuar nė aparencė (nė atė qė shfaqet me gojė) dhe jo me zemėr.
    Kėto tri kategori njerėzish janė pėrmendur nė fillimin e sures “Bekare”. Ēdo njeri qė vėrtetohet se ėshtė kafir, dhe ai pohon dy dėshmitė, nuk mund tė jetė tjetėr veēse “zindik”. Zindik ėshtė munafiku (hipokriti).
    Kėtu shfaqet gabimi i dy palėve ekstreme. Ai qė e bėn “kafir” nė brendėsi (nė zemėr) ēdonjėrin qė thotė thėnie tė shpikur (bidat), ėshtė i detyruar, sipas rregullit tė ndjekur prej tij, tė bėjė “kafirė” njerėz qė nuk janė nė zemėr munafikė. Por pėrkundrazi, ata nė brendėsi (nė zemėr) e duan Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij (salallahu alejhi ue selem), megjithėse janė gjynahqarė, siē ka ardhur nė “Sahihun” e Buhariut nga Eslem, shėrbėtori i Umerit, i cili transmeton se ky i fundit ka treguar pėr njė burrė qė jetonte nė kohėn e Profetit (salallahu alejhi ue selem), emri i tė cilit ishte Abdullah dhe e thėrrisnin me pseudonimin “Himar”. Ai e bėnte pėr tė qeshur Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) me veprat qė bėnte, ose me ato qė i thoshte. Profeti (salallahu alejhi ue selem) e kishte dėnuar me rrahje pėr shkak se kishte pirė alkool, por ai pėrsėri vazhdonte tė pinte. Kėshtu qė e sollėn njė ditė dhe Profeti (salallahu alejhi ue selem) urdhėroi qė tė rrihej (tė kamzhikohej si masė ndėshkuese e pirjes sė alkoolit). Njė burrė nga ata qė ishin tė pranishėm tha: “O Allah mallkoje! Sa shpesh qė po e sjellin (tė pirė)!” Profeti (salallahu alejhi ue selem) tha: “Mos e mallkoni, sepse ai e do Allahun dhe Dėrguarin e Tij.”[10]
    Ėshtė e sigurtė qė shumė grupe dhe prijės nė dije dhe devocion fetar, e duan Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij (salallahu alejhi ue selem), dhe besojnė nė Allahun e tė Dėrguarin, megjithėse kanė pasur disa mendime tė xhehmive, murxhiėve, kaderive, shiave ose havarixhėve. pėr sa u pėrket prijėsve nė dije dhe devocion fetar, ata nuk e kanė pėrqafuar atė bidat tėrėsisht, por njė pjesė tė tij. Kjo ėshtė arsyeja qė ndjekėsit e kėtyre bidateve, shtiren si pėrqafues tė ideve tė njė pjese tė selefėve tė njohur.
    Nga tė metat e bidatēinjve, ėshtė se ata e cilėsojnė njeri-tjetrin ‘kafir’, ndėrsa nga tė mirat e dijetarėve ėshtė se ata i vėnė nė dukje gabimet e tė tjerėve dhe nuk i cilėsojnė ‘kafirė’ (ata qė nuk janė tė tillė).”[11]
    Disa njerėz, duke lexuar kėto fakte mund tė mendojnė qė “ehli suneti” nuk e cilėson asnjėherė “kafir” njė person tė caktuar. Ky mendim, ėshtė i ngjashėm me atė tė atyre qė mendojnė se “ehli suneti” toleron dhe neglizhon nė ēėshtjen e tekfirit. Ai qė i studion thėniet e selefėve nė lidhje me kėtė temė, do tė shohė se ata ishin shumė tė kujdesshėm dhe tė rezervuar nė cilėsimin e tė tjerėve “kafirė”, vetėm nė qoftė se informoheshin rreth argumentit.
    Nga kjo kuptohet intuitivisht se pėr njė person tė caktuar (kur bėhet fjalė pėr gjykimin e tij), kur i pėrcillet argumenti dhe kėmbėngul nė punėn e kufrit, gjykohet se ėshtė kafir. Kėshtu qė i bėhet kėrkesė pėr t’u penduar dhe nė qoftė se pendohet i pranohet pendimi, pėrndryshe vritet.[12]
    Le tė lexojmė atė qė ka pėrmendur ibn Tejmije nė lidhje me kėtė temė:
    “Nė qoftė se kjo ėshtė bėrė e njohur, atėherė nuk lejohet qė tė cilėsohet ky person (njė person i caktuar), nga kėta xhahilė dhe tė ngjashmit me ta, ‘kafir’, vetėm nė qoftė se informohet rreth argumentit fetar, nėpėrmjet tė cilit del nė pah se ai ėshtė kundėrshtar i tė dėrguarve. Pra, mėgjithėse mendimi i tij ėshtė kufėr, pa dyshim, pėr njė person tė caktuar, nuk gjykohet ‘kafir’, derisa t’i pėrcillet argumenti.
    Kėshtu duhet tė gjykohet dhe tė diskutohet rreth tė gjithė personave tė caktuar, megjithėse disa bidate janė mė tė mėdha se tė tjerat dhe disa bidatēinj kanė besim mė shumė se tė tjerėt. Asnjėrit nuk i lejohet ta bėjė muslimanin “kafir”, edhe sikur tė gabojė, derisa t’i arrijė argumenti fetar dhe t’i bėhet e qartė rruga e drejtė.
    Pėrderisa Islami i dikujt vėrtetohet nė mėnyrė tė sigurtė, nuk lejohet qė ai tė nxirret prej tij me dyshim. Kurrsesi nuk lejohet tė nxirret nga Islami, vetėm se pas pėrcjelljes sė argumentit fetar dhe zhdukjes sė mėdyshjes (dilemės).”





    --------------------------------------------------------------------------------

    [1]) Tekfiri i pėrgjithshėm - Gjykimi pėr njė punė, njė thėnie, ose pėr besimin qė e kundėrshton dhe e asgjėson bazėn e fesė islame, se ėshtė kufėr, si dhe gjykimi nė mėnyrė tė pėrgjithshme ndaj vepruesve tė tyre se janė kafira, pa pėrcaktuar ndonjė person tė veēantė. Kėshtu qė thuhet se kush beson kėshtu ėshtė kafir, ose kush vepron kėshtu ėshtė kafir. Cilėsimi “kafir” nė mėnyrė tė pėrgjithshme i atij, prej tė cilit konstatohet diēka qė ėshtė kufėr, ėshtė i bazuar nė argumentet e Kur’anit, Sunetit dhe thėniet e selefėve. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Sigurisht, ata qė nuk besojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe qė duan tė bėjnė dallim mes besimit nė Allahun dhe besimit nė tė Dėrguarin e tij (duke e besuar Allahun dhe duke mos i besuar tė Dėrguarit) duke thėnė: ‘Ne besojmė disa prej tyre por i mohojmė tė tjerėt’ dhe qė duan tė bėjnė pėr vete njė rrugė tė ndėrmjetme. Kėta nė tė vėrtetė janė mosbesimtarė dhe pėr mohuesit Ne kemi pėrgatitur ndėshkim poshtėrues.” En-Nisa 150-151.


    “Dhe kushdo qė lut (ose adhuron) nė vend tė Allahut ēdo ilah (zot) tjetėr pėr tė cilin nuk ka asnjė orovė, atėherė llogaria e tij ėshtė vetėm te Zoti i tij. Vėrtet qė kafirėt (mohuesit e Njėshmėrisė sė Allahut, politeistėt. paganėt) nuk do tė kenė kurrė sukses.” El Mu’minun: 117.


    Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Kushdo qė vdes duke i bėrė shok Allahut nė diēka, hyn nė zjarr.”


    Prej thėnieve tė selefėve kemi kėto qė vijojnė.


    Sufjan ibni Ujejne ka thėnė: “Kur’ani ėshtė fjalė e Allahut, kush thotė se ėshtė i krijuar ėshtė kafir, dhe kush dyshon nė kufrin e tij, po ashtu ėshtė kafir.”


    Bisher ibnil Harith ka thėnė: “Kush i shan shokėt e Profetit ėshtė kafir, edhe sikur tė falet e tė agjėrojė dhe tė pretendojė se ėshtė musliman.”


    Ahmedi ka thėnė: “Kaderij ėshtė ai qė thotė se Allahu nuk i di gjėrat derisa tė ndodhin, dhe ky ėshtė kafir.”


    Prandaj cilėsimi “kafirė” i atyre, pėr tė cilėt argumentet tregojnė se janė tė tillė, ėshtė prej parimeve mė tė rėndėsishme tė besimit tė “ehli suneh vel xhemaah”, aq sa dijetarėt kanė gjykuar se ėshtė kafir ai qė nuk i cilėson “kafira” kafirėt, ose dyshon nė kufrin e tyre. El Kadi Ijad ka pėrcjellė ixhmain (konsesusin) e dijetarėve nė lidhje me gjykimin “kafir” ndaj atij qė nuk e cilėson “kafir” ndojnė kristian ose ēifut dhe cilindo qė del nga feja e muslimanėve, ose dyshon nė kufrin e tyre.



    [2]) Tekfiri i veēantė: Gjykimi ndaj njė personi tė caktuar se ėshtė kafir, ngaqė ėshtė konstatuar prej tij diēka qė e kundėrshton Islamin, pas plotėsimit nė tė drejtėn e tij tė kushteve tė tekfirit dhe eliminimit tė pengesave tė tij.



    [3]) Kėrcėnim pėr ndėshkim.



    [4]) Paralajmėrimit pėr ndėshkim.



    [5]) D.m.th.bidatet dhe punuesit e tyre janė si puna e mėkateve tė mėdha dhe punuesve tė tyre pėr sa i pėrket kėrcėnimit pėr ndėshkim qė ka ardhur nė lidhje me to dhe qėndrimit tė “ehli sunetit” ndaj ēėshtjeve tė tilla.



    [6]) Deri kėtu autori foli rreth gjykimit tė veprės dhe thėnies sė kufrit, si dhe rreth cilėsimit “kafir” nė pėrgjithėsi pa pėrcaktim, kurse nė pjesėn qė vijon flet rreth gjykimit tė njė personi tė caktuar.



    [7]) Kėto janė masa qė zbatohen nga autoritetet e shtetit Islam.



    [8]) Zindik ėshtė kafiri qė shfaq Islamin dhe fsheh mosbesimin dhe pėrgėnjeshtrimin, me qėllim qė i maskuar nėn petkun e Islamit, tė pėrhapė idetė ateiste, materialiste dhe natyraliste, tė cilat bien ndesh me parimet e fesė sonė.



    [9]) Nga ana gjyhėsore “ehlu kible” janė ata qė i drejtohen Kibles nė namaz. Autori me kėtė term synon ata qė pretendojnė se janė muslimanė dhe i drejtohen Kibles, edhe sikur tė ndjekin dėshirat (bidatet), ose tė bėjnė gjynahe, pėrderisa nuk pėrgėnjeshtrojnė diēka me tė cilėn ka ardhur i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). (Shiko: “Sherhul akidetit tahavije”, 2/426.)



    [10]) Ibnu Tejmija ėshtė bazuar nė kėtė hadith, pėr tė bėrė ndryshimin mes gjykimit tė pėrgjithshėm, absolut, e tė pakufizuar dhe gjykimit ndaj njė personi tė veēantė. Ai ka thėnė: “Pejgamberi e ndaloi mallkimin e tij, edhe pse vazhdonte me kėmbėngulje nė pirjen e alkoolit, duke arsyetuar qė ai e do Allahun dhe tė Dėrguarin, megjithėse Pejgamberi ka mallkuar nė lidhje me alkoolin dhjetė vetė: ‘Mallkimi i Allahut qoftė mbi pijet dehėse, mbi atė qė i pi, mbi atė qė i shet, mbi atė qė i blen, mbi atė qė shėrben dhe i ofron pėr t’i pirė, mbi atė qė i prodhon duke shtrydhur lėndėt, mbi atė qė kėrkon tė prodhohen pėr tė nėpėrmjet shtrydhjes, mbi atė qė i mban dhe mbi atė qė kėrkon t’ia sjellin dhe t’ia pėrcjellin’, nė njė transmetim tjetėr ka ardhur: ‘dhe mbi atė qė e ha ēmimin dhe vlerėn e saj’. Mirėpo mallkimi i pėrgjithshėm e i pakufizuar, nuk tregon detyrimisht pėr mallkimin e njė personi tė caktuar qė ka njė atribut, i cili e pengon tė pėrfshihet nė kėtė mallkim. Po kėshtu ėshtė edhe tekfiri i pėrgjithshėm dhe paralajmėrimi i pėrgjithshėm pėr ndėshkim. Prandaj pėsimi i ndėshkimit tė paralajmėruar pėr tė, nė mėnyrė tė pėrgjithshme e tė pakufizuar, nė Kur’an dhe Sunet, ėshtė i kushtėzuar nga plotėsimi dhe evidentimi i kushteve dhe nga eliminimi i pengesave.”



    [11]) Marrė nga: “Sherhul akidetit-tahavijeti”.



    [12]) Rregullin e vrasjes e zbaton prijėsi i muslimanėve dhe tė autorizuarit e tij.
    "Shoku Mjekesise"

  8. #8
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Kushtet e tekfirit

    Kushti i parė. Personi i caktuar tė ketė pėr qėllim me shprehjen e tij, domethėnien pėr tė cilėn njeriu bėhet “kafir”

    Tekfiri ėshtė njė gjykim fetar, pėr tė cilin, para se tė cilėsojmė njė person tė caktuar tė “ehlul kibles” si “kafir”, duhet tė sigurohemi se ai ka bėrė kufėr dhe ka dalė nga feja. Prandaj ėshtė detyrė e domosdoshme qė tė njohim qėllimin e personit tė caktuar pėr tė cilin bėhet fjalė, dhe tė njohim se a e pranon kuptimin i cili ėshtė kufėr apo nuk e pranon. Kjo sepse disa shprehje mund tė pėrmbajnė nė vetvete disa kuptime, dhe ndoshta personi i caktuar, ka pasur pėr qėllim nėpėrmjet pėrdorimit tė njė shprehjeje, njė kuptim qė nuk ėshtė kufėr. Po kėshtu, ai mund tė shprehė njė mendim, i cili detyrimisht tregon pėr gjėra qė janė kufėr, tė cilat nuk i ka pėr qėllim dhe nuk i pranon si mendime tė tij.
    Ibnu Tejmija ka thėnė: “Mohimi i kuptimit se Allahu ėshtė i ndarė e i shkėputur nga krijesat dhe mohimi i lartėsisė sė Allahut mbi krijesat, ėshtė i pavlefshėm, i kotė. Madje kėto mendime, nė mėnyrė tė pashmangshme (tė domosdoshme), tregojnė pėr pėrgėnjeshtrimin e tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selem) nė ato qė ia ka pohuar Zoti i tij dhe tė cilat janė lajmėrim rreth Tij. Kėshtu qė kėto janė kufėr, por jo ēdo njeri qė e shpreh kufrin, bėn kufėr (del nga feja). Ai nuk del nga feja, derisa t’i pėrcillet argumenti qė e bėn tė qartė dhe e konfirmon kufrin e tij. Kur tė mirinformohet me njė argument tė saktė, atėherė bėhet kafir. Madje mohimi i kėtyre gjėrave,[1] nė mėnyrė tė detyrueshme, pėrbėn akuzė ndaj tė Dėrguarit tė Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe do tė thotė tė bėhet kafir, sepse sipas tyre, i ka atribuar Allahut gjėra qė janė tė pavėrteta, pra ka bėrė kufėr. Madje mė shumė se kaq, mohimi i kėtyre gjėrave, nė mėnyrė tė pashmangshme do tė thotė mohim i Krijuesit. Pėrderisa mohimi i tyre, pėr sa i pėrket kėtij aspekti, tregon detyrimisht pėr kufėr, ndėrkohė qė kėtė e kanė bėrė shumė grupe besimtarėsh, nga kjo rezulton se ajo ēka tregon detyrimisht shprehja e personit, nuk konsiderohet prej mendimit (bindjes) tė tij, vetėm nė qoftė se ai i cili e ka kėtė mendim, do tė pranojė si tė vėrtetė domethėnien e pavlefshme qė derivon domosdoshmėrisht nga mendimi i tij.[2]
    Shumė njerėz mohojnė ose pohojnė shprehje, madje mohojnė ose pohojnė kuptime, tė cilat detyrimisht tregojnė pėr gjėra qė janė kufėr, ndėrkohė qė ata nuk e dinė se mendimet e tyre medoemos tregojnė pėr gjėra tė tilla. Kėshtu qė ata bien nė kontradiktė me vetveten. Sa shumė qė njerėzit e kundėrshtojnė vetveten, sidomos nė kėtė temė. Por kjo lloj kontradikte nuk ėshtė kufėr.”
    Gjithashtu ai ka thėnė: “E vėrteta ėshtė se ideja pėr tė cilėn tregon detyrimisht shprehja e njė personi, nuk konsiderohet si ide e tij, pėrderisa ai nuk e pranon dhe nuk e pohon. Sepse kur ai e mohon dhe e pėrgėnjeshtron, nėse do t’ia mveshėsh, ėshtė gėnjeshtėr ndaj tij. Por nga ana tjetėr, kjo tregon se mendimi i tij, ėshtė i pasaktė dhe se ai ėshtė kontradiktor nė besimin e tij.”
    Ibnu Tejmija ka thėnė: “Dijetarėt e muslimanėve, unanimish, janė pajtuar kundėr kėtij gjykimi.[3] Ata kanė sqaruar se kur muslimani ka pėr qėllim njė kuptim tė vėrtetė nė tė drejtėn e Allahut ose tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selem), por pėr arsye se nuk i njeh domethėniet e fjalėve, pėrdor njė shprehje duke menduar qė tregon pėr kuptimin e vėrtetė, ndėrkohė qė ajo tregon pėr njė kuptim tė pavėrtetė, ai nuk bėn kufėr. Kush e bėn ‘kafir’ njė person tė tillė, e meriton mė tepėr se ai qė t’i mvishet kufri, sepse gjykimi i tij bie nė kundėrshtim me Librin e Allahut, sunetin e Profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe ixhmain (unanimitetin, konsensusin) e muslimanėve.
    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: ‘O ju qė keni besuar! Mos thoni (tė Dėrguarit) Ra’ina…’[4] El Bekare: 104.
    Kėtė shprehje e pėrdornin ēifutėt, duke pasur pėr qėllim ofendimin dhe lėndimin e Profetit (salallahu alejhi ue selem), ndėrsa muslimanėt nuk e kishin njė qėllim tė tillė, prandaj Allahu ua ndaloi pėrdorimin e saj, por nuk i bėri ‘kafirė’ pėr shkak tė thėnies sė saj.”
    Kjo thėnie e ibnu Tejmijes dhe dy tė tjerat qė pėrmendėm mė lart, sqarojnė faktin qė nuk bėhet “kafir” personi i caktuar (i veēantė) pėr shkak tė diēkaje qė nuk e ka pasur pėr qėllim. Si p.sh. kur pėrdor njė shprehje duke menduar se ajo tregon pėr njė kuptim tė mirė e tė vėrtetė, por ajo tregon pėr njė kuptim tjetėr jo tė mirė dhe jo tė vėrtetė, i cili ėshtė kufėr. Ky person bėhet “kafir” vetėm nė qoftė se ka pėr qėllim kuptimin qė ėshtė kufėr. Po ashtu edhe kur shpreh njė mendim i cili detyrimisht tregon pėr gjėra qė janė kufėr, tė cilat nuk i ka pėr qėllim dhe nuk i pranon si mendime tė tij.






    --------------------------------------------------------------------------------


    [1]) Tė cilat u pėrmendėn mė lart si lartėsia e Allahut etj.




    [2]) Pėr t’u kuptuar mė qartė ky fragment, do ta ilustrojmė me shembullin qė u pėrmend mė lart, se mendimi dhe bindja se Allahu nuk ėshtė nė lartėsi dhe i ndarė nga krijesat e Tij, detyrimisht do tė thotė mohim i Krijuesit, por ky mohim, qė nė mėnyrė tė detyrueshme tregon pėr tė, mohimi i lartėsisė sė Allahut mbi krijesat, nuk konsiderohet mendim i atij qė e mohon lartėsinė e Allahut mbi krijesat, vetėm nė qoftė se e pranon si mendim tė tij dhe i pėrmbahet.



    [3]) Kėtė qė po e pėrmendim, ibnu Tejmija e ka thėnė gjatė njė pėrgjigje, ku ka hedhur poshtė mendimin e dikujt qė ka thėnė se njeriu bėn kufėr (del nga feja, bėhet kafir), nė qoftė se shpreh njė shprehje qė gjykohet se ėshtė e keqe, edhe pse ka pasur qėllim tė mirė.



    [4]) Ra’ina nė arabisht do tė thotė “Ki kujdes, na dėgjo ne dhe ne tė dėgjojmė ty”, ndėrsa nė hebraisht ajo nėnkupton ofendim dhe ēifutėt gjithnjė ia thonin Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) me qėllime tė kėqija.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 15-06-2008 mė 16:38
    "Shoku Mjekesise"

  9. #9
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Kushti i dytė. Informimi rreth ēėshtjes fetare me argument

    Ibn Tejmije ka thėnė: “Kur’ani dhe Suneti tregojnė qė Allahu nuk ndėshkon askėnd, veēse pas dėrgimit tė njė tė dėrguari. Atij qė nuk i ka arritur fare, nuk e ndėshkon, ndėrsa atė qė i ka arritur shpallja nė mėnyrė tė pėrgjithshme, por disa gjėra tė detajuara nuk i kanė arritur, nuk e ndėshkon pėrveēse pėr mohimin e asaj pėr tė cilėn ėshtė informuar.” Pėr kėtė tregojnė ajetet qė vijojnė:
    “Tė Dėrguar si pėrgėzues dhe si paralajmėrues nė mėnyrė qė njerėzimi tė mos ketė mė arsye pėr t’u shfajėsuar ndaj Allahut pas tė Dėrguarve. Dhe Allahu ėshtė kurdoherė i Gjithfuqishėm, mė i Urti Gjithėgjykues.” En-Nisa: 165.
    “O ju bashkėsi e xhindėve dhe e njerėzve! A nuk erdhėn tek ju tė Dėrguar nga mesi juaj duke ju shpallur Vargjet e mia dhe duke ju paralajmėruar pėr takimin nė kėtė Ditė tuajėn?” Ata do tė thonė: ‘Ne dėshmojmė pėrkundėr vetvetes sonė.’ Ishte pikėrisht jeta e kėsaj bote qė i gėnjeu ata dhe vetė ata do tė dėshmojnė kundėr vetvetes, se me tė vėrtetė kanė qenė mosbesimtarė.” En-Aam: 130.
    “Dhe atje ata do tė bėrtasin: ‘Zoti ynė! Na nxirr tė punojmė mirėsi e drejtėsi, jo ato (vepra tė kėqija) qė punuam gjithnjė.’ (Allahu do t’u pėrgjigjet) A nuk u dhamė Ne jetė mjaft tė gjatė, saqė kushdo qė donte tė merrte kėshillim, mund ta merrte atė? Edhe kėshilluesi ju erdhi. Shijoni pra, (tė keqen e punėve tuaja)! Pėr Dhalimunėt (mosbesimtarėt dhe keqbėrėsit) nuk ka asnjė ndihmės.” Fatir: 37.
    “Dhe ata qė nuk besuan do tė drejtohen dhe do tė ēohen nė grupe nė Xhehenem, derisa kur tė arrijnė tek ai, dyert do tė hapen (menjėherė si njė burg, kur sapo arrijnė tė burgosurit). Dhe ruajtėsit e tij do tė thonė: ‘A nuk ju erdhėn juve nga mesi i juaj tė Dėrguarit duke ju bėrė tė njohur Vargjet e Zotit tuaj dhe duke ju kėshilluar pėr Takimin e kėsaj Ditės suaj?’ Do tė thonė: ‘Po’, por ėshtė pėrligjur dhe ėshtė vėrtetuar fjala e ndėshkimit kundėr mosbesimtarėve!” Ez-Zumer: 71.
    “Kushdo qė ecėn drejt, ai ecėn drejt pėr tė mirėn e vetes sė vet dhe kushdo qė ecėn shtrembėr, ai ecėn shtrembėr me humbje tė vetes sė vet. Asnjė i rėnduar me barrė nuk mund tė mbajė barrėn e njė tjetri (secili mban barrėn e vet) dhe Ne nuk ndėshkojmė pėrderisa tė ēojmė tė dėrguar (pėr tė udhėzuar e kėshilluar).” El Isra: 15.
    “Dhe kurrė Zoti yt nuk do tė shkatėrrojė vendbanime, derisa Ai tė ēojė nė kryeqendėr tė tyre njė tė Dėrguar qė t’u lexojė atyre Vargjet Tona. Dhe kurrė Ne nuk do t’i shkatėrronim qytetet, veēse kur banorėt atje tė jenė Dhalimunė (politeistė, keqbėrės, mosbesimtarė tė Njėjtėsisė sė Allahut).” El Kasas: 59.
    “Ai pothuaj shpėrthen me vrull. Ēdo herė qė hidhet nė tė njė grup (tė caktuar pėr tė hyrė nė tė), ruajtėsi i tij do tė pyesė: ‘A nuk erdhi tek ju kėshillues? Ata do tė thonė: ‘Po sigurisht! Vėrtet qė njė kėshillues na erdhi neve, por ne e pėrgėnjeshtruam atė dhe thamė: ‘Allahu as qė ka zbritur gjė (shpallje tė Tij), veēse ju jeni nė gabim tė madh’.” El Mulk: 8-9.
    “Dhe po t’i kishim shkatėrruar ata me njė ndėshkim para kėtij (para ardhjes sė Muhamedit si i Dėrguar dhe para shpalljes sė Kur’anit), ata padyshim qė do tė kishin thėnė: ‘Zoti ynė! Veē sikur Ti tė na kishe sjellė njė tė Dėrguar, ne sigurisht qė do tė kishim ndjekur Ajetet (vargjet, urdhėrat, provat, shpalljet) para se tė ishim poshtėruar e turpėruar’.” Ta Ha: 134.
    “Dhe nė qoftė se nuk (do tė tė kishim dėrguar Ne te populli i Mekės) nė rast se do t’i kapte ata ndonjė fatkeqėsi pėr (veprat qė) ata vetė me duart e tyre i kryen, do tė kishin thėnė: ‘Zoti ynė pse nuk na ēove neve tė Dėrguar? Ne do t’i kishim ndjekur ajetet e Tua (shpalljet e Tua, Kur’anin) dhe do tė kishim qenė prej besimtarėve’.” El Kasas: 47.
    Ajete tė tilla nė Kur’an janė pėrmendur nė vende tė shumta. Ai qė i ka besuar Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij (salallahu alejhi ue selem), por nuk i ka ditur disa gjėra qė ka ardhur me to i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), dhe si rrjedhojė nuk ka besuar nė to nė mėnyrė tė detajuar, ose pėr shkak se nuk ka dėgjuar pėr to, i janė pėrcjellė nėpėrmjet njė rruge qė nuk e ka detyrė t’i besojė, ose ka besuar njė domethėnie tjetėr, pėrmes njė lloji tė interpretimit me tė cilin justifikohet, kėtij njeriu i ėshtė dhėnė aq besim nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij (salallahu alejhi ue selem), sa qė e bėn tė denjė ta shpėrblejė Allahu pėr tė. Ndėrsa atė qė nuk e ka besuar, nuk i ka arritur nė lidhje me tė argumenti fetar, tė cilin kush e kundėrshton bėhet kafir.
    "Shoku Mjekesise"

  10. #10
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Pėrcjellja dhe informimi i njerėzve rreth argumentit fetar, ndryshon sipas ndryshimit tė kohėve, vendeve dhe personave[1]

    Ibn Tejmije ka thėnė: “Shumė njerėz jetojnė nė vende dhe kohėra, nė tė cilat zhduken shumė njohuri profetike (njohuri qė e kanė burimin nga Profeti), aq sa nuk mbetet kush pėr tė pėrcjellė Kur’anin dhe urtėsinė (Sunetin) me tė cilėn Allahu dėrgoi tė Dėrguarin e Tij (salallahu alejhi ue selem). Kėshtu qė kėta njerėz nuk i njohin shumė gjėra me tė cilat Allahu dėrgoi tė Dėrguarin e Tij (salallahu alejhi ue selem) dhe nuk ekzistojnė njerėz qė t’ua pėrcjellin ato. Njerėz tė tillė nuk bėhen kafirė. Prandaj dijetarėt janė pajtuar tė gjithė, se kush ėshtė rritur nė njė shkretirė qė ėshtė larg njerėzve tė diturisė dhe besimit, apo ėshtė i ri nė pėrqafimin e Islamit dhe si rrjedhojė i ka mohuar disa rregulla qė janė tė qarta e tė dukshme, mutevatire,[2] ndaj kėtij personi nuk gjykohet qė ėshtė kafir, derisa tė njohė atė qė ka ardhur me tė i Dėrguari salallahu alejhi ue selem. Prandaj ėshtė transmetuar nė hadithin e Hudhejfes se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: ‘Zhduket Islami siē zhduket ngjyra e rrobės, derisa tė mos dihet ē’ėshtė agjėrimi, namazi, kurbani dhe sadakaja. Libri i Allahut do tė ngrihet (do tė hiqet dhe tė zhduket nga mus’hafėt dhe gjokset e njerėzve) nė njė natė, dhe prej tij nuk mbetet asnjė ajet. Si rrjedhojė mbeten disa grupe njerėzish, pleqtė dhe plakat, tė cilėt thonė: ‘I kemi gjetur baballarėt tanė nė kėtė fjalė ‘La Ilahe il-lall-llah’, kėshtu qė edhe ne e themi’.”
    Atėherė Siletu[3] tha: “Ēfarė dobie do t’u bėjė ‘La Ilahe il-lall-llah’, ndėrkohė qė ata nuk dinė ē’ėshtė namazi, agjėrimi, kurbani dhe sadakaja?” Hudhejfe nuk i ktheu pėrgjigje. Ia pėrsėriti pėr sė dyti por Hudhejfje prapė nuk i ktheu pėrgjigje. Kur ia pėrsėriti pėr sė treti, Hudhejfje ia ktheu pėrgjigjen duke i thėnė tri herė: “O Sileh, i shpėton nga zjarri.”[4]
    Ibnu Tejmija ka thėnė: “Ndėrsa, pėr sa i pėrket tekfirit, e vėrteta ėshtė se cilido nga Umeti i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) qė pėrpiqet pėr tė vėrtetėn dhe e synon atė, por gabon, nuk bėhet kafir, madje i falet gabimi.
    Ai qė i sqarohet ajo me tė cilėn ka ardhur i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem), dhe ndjek njė rrugė tjetėr e jo rrugėn e besimtarėve, ėshtė kafir. Ai qė ndjek epshin e tij, neglizhon nė kėrkimin e sė vėrtetės dhe flet pa dije, ėshtė gjynahqar dhe mund tė cilėsohet ‘fasik’ (mėkatar i madh ). Mundet qė tė mirat e tij tė jenė mė tė shumta se tė kėqijat e tij. Pra tekfiri ndryshon sipas ndryshimit tė gjendjes sė personit. Nuk ėshtė ēdo gabimtar, as ēdo bidatēi, as ēdo i paditur dhe as ēdo i humbur ‘kafir’, madje as ‘fasik’ dhe as gjynahqar (kundėrshtar).”
    Ai gjithashtu ka thėnė: “Ndoshta njė diskutues mund tė hedhė poshtė mendimin e diskutuesit tjetėr, duke pėrdorur njė mėnyrė pėrgėnjeshtrimi, prej sė cilės rezulton tė bėhet ‘kafir’, bidatēi, gjynahqar e i prishur dhe qė meriton tė bojkotohet, megjithėse mundet qė tė mos e meritojė njė gjė tė tillė. Kjo mėnyrė e pėrdorur pėr pėrgėnjeshtrimin e mendimit tė kundėrshtarit ėshtė ‘ixhtihad’. Ashpėrsia mund tė jetė e saktė ndaj disa personave, ose nė disa raste, ngaqė shfaqet dhe dominon Suneti, kundėrshtari i tė cilit bėhet ‘kafir’, dhe ngaqė dėmi i shkaktuar prej mendimit tjetėr qė bie ndesh me Sunetin, ėshtė i tillė qė i zoti i tij bėhet bidatēi. Kėto janė gjėra qė duhet t’i dijė i menēuri.
    Atributi i thėnies ose lajmit tė vėrtetė ėshtė qė tė jetė nė pėrputhshmėri me realitetin, por pėr sa i pėrket atij qė e dėgjon, ajo mund tė jetė e njohur, mund tė jetė e panjohur, ose mundėsia mė e madhe ėshtė qė tė jetė e njohur. Mund tė jetė e prerė, e padiskutueshme apo hipotezė; pranimi i saj mund tė jetė detyrė, ose mund tė jetė i ndaluar; mund tė cilėsohet ‘kafir’ ai qė e pėrgėnjeshtron dhe mund tė mos cilėsohet ‘kafir’. Kėshtu qė kėto janė vendime dhe rregulla praktike, tė cilat ndryshojnė nė varėsi tė personave dhe rasteve.
    Nėse do tė vėresh qė njė dijetar ia hedh poshtė dikujt bindjen e tij me ashpėrsi, ose e bėn ‘kafir’ pėr shkak tė saj, ky nuk ėshtė gjykim i pėrgjithshėm ndaj ēdonjėrit, vetėm nė qoftė se realizohet kushti, pėr tė cilin meriton tė trajtohet me ashpėrsi dhe tė bėhet ‘kafir’. Sepse ai qė pėrgėnjeshtron diēka nga rregullat e njohura dhe tė qarta tė fesė, duke qenė i ri nė Islam, ose banues dhe jetues nė njė vend paditurie, nuk bėhet ‘kafir’ derisa t’i arrijė argumenti fetar qė ka ardhur nga i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Po kėshtu ėshtė edhe e kundėrta. Kur vėren njė mendim apo thėnie tė gabuar, qė e ka pasur njė prijės dijeje i hershėm, tė cilit i falet dhe nuk i merret nė konsideratė pėr arsye se nuk i ka arritur argumenti, ky mendim i gabuar nuk i falet atij qė i ka arritur argumenti.
    Prandaj p.sh. atij qė i kanė arritur hadithet e ndėshkimit tė varrit dhe i mohon, cilėsohet ‘bidatēi’, ndėrsa Aishja e tė tjerė si puna e saj qė nuk e kanė ditur se tė vdekurit dėgjojnė nė varret e tyre,[5] nuk bėhen ‘bidatēinj’. Ky ėshtė njė parim i madhėrishėm, medito mbi tė sepse ėshtė i dobishėm.” (“Mexhmu-ul fetaua”, 6/60-61).
    Gjithashtu, duke folur pėr disa nga dijetarėt e filozofėve (skolastikėt, ehlul kelam) ka thėnė: “Ka njerėz qė janė renegatė (femohues) pėr shkak tė mohimit tė bazės sė fesė, ose pėr shkak tė mohimit tė disa gjėrave qė i pėrkasin fesė. Renegimi i tyre nga feja, rrjedh nga hipokrizia ose nga kufri. Kjo ėshtė njė dukuri e shumtė dhe dominante, sidomos nė kohėt dhe nė vendet ku dominon xhahilijeti (injoranca), kufri, dhe hipokrizia (nifaku). Kėta njerėz kanė aq shumė ēudira injorance, padrejtėsie, gėnjeshtre, kufri, hipokrizie dhe humbjeje, sa qė nuk mund tė pėrmenden nė kėtė shkrim. Nėse do tė konstatoheshin tė gjitha kėto nė thėnie dhe mendime tė paqarta e tė fshehta, mund tė thuhej qė kanė gabuar, kanė devijuar nga e vėrteta dhe nuk u ėshtė pėrcjellė argumenti, tė cilin kush nuk e pranon, bėn kufėr. Por gjėra tė tilla, disa grupe prej tyre i kanė nė rituale tė dukshme dhe tė qarta, tė cilat edhe elita, edhe masa e gjerė e muslimanėve e dinė qė i pėrkasin Islamit. Madje ēifutėt dhe kristianėt e dinė qė Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ėshtė dėrguar me to dhe i ka bėrė kafirė ata qė i kundėrshtojnė, si p.sh. urdhėrimi i tij qė tė adhurohet Allahu njė e i Vetėm, pa i bėrė shok nė adhurim, dhe ndalimi i adhurimit tė tė tjerėve pėrveē Allahut, si melaiket, profetėt e tė tjerė.[6] Kjo ėshtė gjėja mė e qartė dhe mė e dukshme e Islamit. Gjithashtu si shembull ėshtė armiqėsimi i ēifutėve, kristianėve dhe mushrikėve, si dhe ndalimi i veprave tė ulėta, imoralitetit, alkoolit, bixhozit, e tė tjera.”

    --------------------------------------------------------------------------------

    [1]) Ēėshtja e arritjes sė dijes fetare te njerėzit ėshtė relative dhe jo absolute. Ndoshta nė njė vend ėshtė pėrcjellė argumenti fetar (el huxh-xhetu), pėr shkak tė pėrhapjes sė dijes dhe dijetarėve, ndėrsa nė njė vend tjetėr nuk ėshtė pėrcjellė pėr shkak tė dobėsisė dhe pakicės sė atyre qė ftojnė dhe pėrhapin dijen islame. Ndoshta njė personi i ėshtė pėrcjellė argumenti pėr shkak tė dijes dhe aftėsisė sė tij pėr perceptim, ndėrsa njė tjetri nuk i ėshtė pėrcjellė argumenti fetar, pėr shkak tė pamundėsisė sė tij pėr tė marrė dije fetare, sepse ėshtė i ri nė pėrqafimin e Islamit, ose sepse ėshtė rritur dhe ka jetuar nė njė zonė tė largėt nga dija si p.sh. zonė malore, shkretėtirė etj.


    [2]) Muteuatire janė ēėshtjet qė argumentet e transmetimit tė tyre arrijnė nivelin “teuatir”, prej tė cilit pėrfitohet bindje e sigurtė.


    [3]) Njė dijetar dhe transmetues hadithesh.


    [4]) Transmeton ibnu Maxhah dhe hadithi ėshtė i saktė.


    [5]) E vėrteta ėshtė qė tė vdekurit nuk dėgjojnė nė varr, pėrveē rasteve qė pėrjashtohen, siē ėshtė dėgjimi i kafirėve qė u hodhėn nė pusin e Bedrit. Pėr mė gjerė rreth kėsaj teme tė shihet libri “Elajatul bej-jinat fi ademi semail emuat”.


    [6]) Kjo thėnie e ibnu Tejmijes nuk do tė thotė qė ai nuk justifikon pėr shkak tė paditurisė nė parimet e fesė, siē e interpretojnė disa, ose nė ēėshtjet e shirkut siē thonė disa tė tjerė. Kjo sepse nga konteksti dhe pėrmbajtja e tekstit kuptohet qė ai bėn fjalė pėr filozofėt (ehlul kelam). Siē dihet, ata nuk janė tė rinj nė Islam dhe nuk janė rritur nė ndonjė shkretėtirė tė largėt, pra, ata nuk pėrfshihen nė katagorinė e njerėzve qė i justifikon padituria nė ēėshtjet qė janė tė dukshme dhe tė qarta. Kjo qė e kemi kuptuar nga thėnia e tij, ėshtė nė pajtim me thėniet e ibnu Tejmijes qė do t’i pėrmendim nė vazhdim, insha-Allahu, nė lidhje me justifikimin me anė tė paditurisė, qoftė edhe nė ēėshtjet e dukshme dhe tė qarta tė fesė
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nje pyejte per myslimanet.
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 138
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 15:59
  2. Porosia e takimit ndėrfetar
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-11-2003, 12:57
  3. Besimi , E Verteta , Llogjika Dhe Fakti.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-04-2003, 21:57
  4. Sa Paqedashes eshte Perendia Jehovah????
    Nga drita nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •