Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Porosia e takimit ndėrfetar

    POROSIA E TAKIMIT NDĖRFETAR TĖ MBAJTUR NĖ VATIKAN PREJ 24 DERI MĖ 29 TETOR 1999 DHĖNĖ BOTĖS

    Kardinali Francis Arinze, kryetari i Kėshillit Papnor pėr dialog ndėrfetar nė pėrfundim tė kėtij takimi, nė takimin e madh pasditor mė 28 tetor 1999, nė Sheshin e Shėn Pjetrit nė Romė para Papės Gjon Palit II, e lexoi porosinė pėrfundimtare tė kėtij takimi. Leximit i paraprinė fjalėt hyrėse tė tij:

    Gjatė katėr diteve tė kaluara nė kėtė takim ndėrfetar kemi medituar, vepruar dhe jemi lutur bashkėrisht, duke pyetur se nė ēfarė forme do tė kishte mundur tė zgjerohej bashkėpunimi nė mes anėtarėve tė traditave tė ndryshme fetare nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė. Kemi ardhur deri tė pėrfundimi qė vijon: Para sė gjithash kemi parashtruar ē'po ndėrmarrim pėr tė ardhmen? Nė vend tė dytė kemi shkėmbyer ide ēfarė forme do tė kishte mundur tė kėtė bashkėpunimi nė mes religjioneve nė shekullin dhe mijėvjeēarin e ardhshėm. Zoti i bekoftė vendimet tona qė pėrmbahen nė kėtė porosi:

    Nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė, ne pėrfaqsuesit e traditave tė ndryshme fetare, tė mbledhur nė “frymėn e Asizit” nė Vatikan, tė ardhur nga shumė anė tė botės, dėshirojmė t'i ndajmė frytet e pėrvojave tė kėtyre ditėve, si dhe bindjet qė janė pjekur dhe shpresėn me tė cilat po pėrgatitemi pėr ardhmėrinė e botės sonė.

    Jemi tė vetėdijshėm pėr nevojat urgjente:

    - qė tė ballafaqohemi me pėrgjegjėsi dhe trimėri me problemet dhe sfidat e botės bashkėkohore (varfėria, racizmi, ndotja e mjedisit, materializmi, luftėrat dhe shitja e armėve, globalizimi, AIDS-i, mungesa e ndihmės mjekėsore, shkatėrrimi i familjes dhe bashkėsisė, marginalizimi i grave dhe fėmijėve).
    - qė tė punojmė tė bashkuar nė mėnyrė qė ta vėrtetojmė dinjitetin e njeriut si burim i tė drejtave njerėzore dhe obligimeve reciproke nė luftė pėr drejtėsi dhe paqe tė tė gjithėve;
    - qė ta krijojmė njė vetėdije tė re shpirtėrore pėr tėrė njerėzimin, nė harmoni me traditat tona fetare, nė mėnyrė qė tė japim ndihmė qė respekimi i parimeve tė lirisė fetare dhe lirisė sė ndėrgjegjjes tė mund tė mbizotėrojnė.

    Jemi tė vetėdijshėm se nė traditat tona fetare kemi burimet e duhura pėr ta pėrballuar ndasinė tė cilėn e vėrrejmė nė botė, dhe tė nxisim miqėsinė reciproke dhe respektimin ndėr popuj.
    Tė vetėdijshėm jemi se shumė mosmarrėveshje tragjike nė botė dalin prej lidhjes pragmatike dhe shpesh herė tė padrejtė tė feve me interese nacionale, politike, ekonomike apo me interese tė llojeve tjera.
    Tė vetėdijshem jemi se nėse nuk e plotėsojmė detyrėn tonė qė t'i zbatojmė nė jetė idealet mė tė larta tė traditave tona fetare, do tė kemi pėrgjegjėsi pėr pasojat dhe do tė jemi rreptė tė gjykuar.
    E dijmė se problemet qė po e mundojnė botėn kanė njė tipar qė nuk jemi nė gjendje t'i zgjedhim vetė. Pėr kėtė arsye ndjehet nevoja e shpejtė e bashkėpunimit ndėrfetar.
    Tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se bashkėpunimi nė mes religjioneve nuk e pėrfshin dorėheqjen nga identiteti ynė fetar, por ajo ėshtė mė tepėr njė hap qė duhet tė zbulojė edhe kėtė:

    - tė mėsohemi ta respektojmė njėri-tjetrin si anėtarė tė njė familjeje tė vetme;
    - tė mėsohemi t'i respektojmė dallimet dhe t'i ēmojmė vlerat e pėrbashkėta tė cilat na lidhin njėri me tjetrin.
    Prandaj jemi tė bindur se mund tė punojmė sė bashku duke u orvatur t'i ndalojmė konfliktet dhe t'i mbizotėrojmė krizat qė ekzistojnė anė e kėnd botės.

    Bashkėpunimi nė mes religjioneve tė ndryshme duhet tė vendoset nė themelet e mėnjanimit tė fanatizmit, ekstremizmit dhe antagonizmit tė ndėrsjelltė, tė cilat shpiejnė drejt dhunės.
    Tė gjithė jemi tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė e mėsimit, shkollimit, si mjete pėr tė nxitur mirėkuptim, bashkėpunim dhe respekt tė ndėrsjelltė. Tė gjitha kėto pėrfshijnė:

    - mirėmbajtjen e familjes si themel kryesor tė shoqėrisė;
    - tė ndihmohen gjeneratat e reja pėr formimin e ndėrgjegjes;
    - tė theksohen vlerat shpirtėrore dhe morale, themelore dhe tė pėrbashkėta;
    - mbeshtetjen (kultivimin) e jetės shpirtėrore nė lutje, meditime, pėrqėndrim sipas praktikės sė secilės traditė fetare;
    - tė sigurohet qė tekstet e historisė dhe religjionit tė ofrojnė paraqitjen objektive tė traditave fetare, nė mėnyrė qė personat qė u takojnė kėtyre traditave tė mund tė njihen (dallohen) nė to.

    Tė gjithė janė tė ftuar qė t'i bashkangjiten kėtij dialogu ndėrfetar dhe ndėrkulturor.
    Nga kėtu jemi tė shtyrė tė bėjmė shumė thirrje:
    Ua sjellim ndėr mend tė gjithė udhėheqėsve fetarė qė tė nxisin frymėn e dialogut nė kuadrin e bashkėsive pėrkatėse, si dhe tė jenė tė gatshėm tė hyjnė nė dialog me shoqėrinė qytetare nė ēdo lėmi.
    Apelojmė te tė gjithė prijėsit botėrorė, pavarėsisht prej fushės sė ndikimit tė tyre qė:
    - ta dėbojnė lejimin qė religjioni tė jetė i pėrdorur pėr arsyetimin e diskriminimeve;
    - ta respektojnė rolin e religjionit nė shoqėri, nė lėmin ndėrfetar, popullor dhe lokal;
    - qė ta ērrėnjosin varfėrinė dhe tė luftojnė pėr drejtėsi shoqėrore dhe ekonomike.
    Nė frymėn e Jubileut u drejtohemi tė gjithė atyre qė janė mbledhur nė kėtė ditė qė:
    - tė kėrkojnė falje pėr mėkatet e bėra nė tė kaluarėn;
    - qė tė nxisin pajtim atje ku pėrvojat e dhimbshme tė sė kaluarės kanė krijuar ndasi dhe urrejtje dhe qė tė mos lejojnė qė e kaluara tė vendoset si pengesė nė ecjen kah nderimi dhe dashuria e dyanshme;
    - tė orvatemi pėr ta tejkaluar ndasinė ndėrmjet tė pasurve dhe tė varfėrve;
    - dhe tė punojmė pėr njė botė me paqe tė vėrtetė dhe tė pėrhershme.

    Mė gėzim dhe me shpirt falėnderimi, madje shumica prej nesh do tė mund tė thoshte duke i falenderuar nė rend tė parė Zotit, pjesėmarrėsit kėtu tė mbledhur pėr kėtė tubim ndėrfetar, u ofrojnė vėllezėrve dhe motrave tė tyre kėtė porosi shprese.

    (Marrė nga revista fetaro-kulturore URTIA)
    IHS

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Ne kete tubim mernin pjese te gjitha llojet e besimeve te ndryshme fetare, apo vetem religjionet brenda krishterizmit?
    Deshmuesi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Po

    Po Deshmues, tė gjithė pėrfaqėsuesit e feve (religjioneve) tė ndryshme. Pra, jo vetėm tė krishterėt.
    (Dėm qė nuk ka dėgju shumica pėr kėtė takim).
    IHS

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Kam vetem nje pyejte:

    Mendoni se te gjitha fete besojne dhe njohin te njejtin Zot Perendi , Perendine e Abrahamit, Isakut dhe Jakobit?
    Deshmuesi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Bota, familje gjithėmbarėshme

    Deshmuesi, unė po tė pėrgjigjem nga kėndvėshtrimi i besimit tim, nė pyetjen e parashtruar. Shkurt mund tė them se unė nė ēfarėdo veprimi nė rend tė parė shikoj si ka vepruar Jezu Krishti nė atė rast. Kur e shohim veprimin e tij, s`mund e mos tė habitemi pėr shumė gjėra qė na duken disi tė ēuditshme. Edhe ai ka mundur tė dilte para mbarė Izraelit, pas Ringjalljes, dhe tė bėrtiste "Ja ku jam, e munda vdekjen, ju munda edhe ju qė mė kryqėzuat", dhe t`i likvidonte tė gjithė kundėrshtarėt, por jo, Ai kėtė nuk e bėri...
    Edhe diēka. Mendoj se duhet bėrė dallimin e respektit ndaj rezignacionit apo indiferentizmit. Me respektimin e lirisė sė personit ne respektojmė edhe atė hapėsirė lirie qė ėshtė e domosdoshme te besimi. Madje me kėtė respektojmė edhe Zotin i cili bėnė qė tė bie shi edhe pėr tė drejtėt edhe pėr tė padrejtėt.


    DEKLARATA
    „NOSTRA AETATE“

    pėr marrėdhėniet e Kishės me religjionet jo tė krishtera

    Hyrje

    1. Nė kohėn tonė, kur gjinia njėrėzore prej dite nė ditė shumė afėr bashkohet dhe shumėzohen marrėdhėniet ndėr popuj tė ndryshėm, Kisha shqyrton me kujdes mė tė madh, nė cilin relacion duhet tė qėndrojė ndaj religjioneve jo tė krishtera. Sipas detyrės sė saj, ka parasysh para sė gjithash tė pėrkrahė bashkimin dhe dashurinė ndėrmjet njerėzve po ashtu edhe ndėrmjet popujve, ēka kanė njerėzit tė pėrbashkėt dhe qė t’i udhėheqė nė bashkėsinė reciproke.

    Tė gjithė popujt janė njė bashkėsi e vetme, kanė njė zanafillė tė njėjtė, ku Zoti tėrė gjininė njerėzore e lejoi tė banojė nė rruzullin tokėsor tė pėrbashkėt;1 po ashtu e kanė Zotin si njė dhe tė ngjashmin Qėllim tė fundit. Provania e tij, dėshmia e mirėsisė sė tij dhe qėllimi i shėlbimit u ofrohet tė gjithė njerėzve,2 derisa tė jenė tė bashkuar tė zgjedhurit nė Qytetin shenjtė, drita e tė cilėve do tė jetė shkėlqimi i Zotit; ku tė gjithė popujt do tė ecin nė dritėn e tij.3

    Njerėzit presin prej religjioneve tė ndryshme pėrgjigjen nė enigmat e pazgjidhura tė ekzistencės njerėzore, tė cilat sikur mė parė po ashtu edhe sot, zemrat e njerėzve i shqetėsojnė nė thellėsinė mė tė madhe: Ē’ėshtė njeriu? Ē’ėshtė kuptimi dhe qėllimi i jetės sonė? Ēka ėshtė e mira, ēka ėshtė mėkati? Prej nga vjen vuatja dhe ēfarė kuptimi ka ajo? Cila ėshtė rruga kah lumturia e vėrtetė? Ēka ėshtė vdekja, gjykimi dhe shpėrblimi pas vdekjes? Dhe pėrfundimisht: ēka ėshtė kjo fshehtėsia e fundit dhe e pashprehur e ekzistencės sonė, prej sė cilės ne vijmė dhe kah e cila shkojmė?

    Mbi besimet e ndryshme

    2. Prej kohėrave mė tė vjetra deri tek ditėt tona gjendet tek popujt e ndryshėm ndonjė vėshtrim i fuqisė sė fshehtė, e cila ėshtė e pranishme nė rrjedhat dhe ngjarjet e jetės, dhe jo rrallė gjendet njohja e njė hyjnie mė tė lartė bile edhe tė Atit. Ky vėshtrim dhe kjo njohje pėrshkon jetėn e tyre me njė kuptim tė thellė religjioz. Nė bashkpunim me pėrparimin e kulturės kėrkojnė religjionet me nocione tė sakta nėpėrmjet gjuhės sė formuar pėrgjigje nė pyetje tė njėjta. Kėshtu njerėzit e kėrkojnė nė hinduizėm fshehtėsinė hyjnore dhe e bijnė kėtė nė njė pasuri tė pashterrshme tė miteve dhe nė pėrpjekjet filozofike tė thella pėr shprehje dhe kėrkojnė nėpėrmjet formave tė jetės asketike apo meditime tė thella ose vendstrehim tė dashur, tė besueshėm tek Zoti, lirimin prej ngushticave dhe kufizimeve tė rrethanave tona. Nė forma tė ndryshme tė budizmit do tė njihet pamjaftueshmėria radikale e botės sė ndryshuar dhe do tė mėsohet rruga, nė tė cilėn njerėzit me kuptimin e pėrshpirtshėm dhe tė besueshėm do tė arrijnė gjendjen e pėrsosur tė lirimit ose - nėpėrmjet pėrpjekjeve tė veta, me ndėrmejtėsimin e ndihmės nga lartė do tė mund tė depėrtojnė deri nė shkėlqimin mė tė lartė. Kėshtu orvaten edhe religjionet tjera tė pėrhapura nė tėrė botėn, qė shqetėsimin e zemrės sė njeriut ta takojė nė mėnyra tė ndryshme, t’i tregojė udhėt e ndryshme: mėsimin dhe rregullat e jetės gjithashtu edhe ritet e shenjta.

    Kisha Katolike, asgjė nuk mohon ēfarė ėshtė e vėrtetė dhe e shenjtė nė kėto religjione. Ajo merrė parasysh me respekt tė sinqertė, ato mėnyra veprimi dhe jetese, ato paragjykime dhe doktrina tė cilat, megjithėse nė shumė pika ndryshojnė nga ato qė pėrmban dhe beson ajo vetė, jo rrallė pasqyrojnė atė shkėlqim tė asaj sė vėrteteje qė ndriēon tė gjithė njerėzit. Prore kumton dhe ėshtė e obligueshme tė kumtojė Krishtin, i cili ėshtė „Rruga, e Vėrteta dhe Jeta“ (Gjn 14, 6) nė tė cilin njerėzit i gjejnė begatitė e jetės religjioze, nė tė cilin Zoti i ka pajtuar me tė gjithė.4

    Pėr kėtė arsye ajo qorton bijtė e vet, qė me urti dhe dashuri, nėpėrmjet bisedimeve dhe bashkėpunimeve me pėrkatėsitė e religjioneve tė tjera gjithashtu duke dėshmuar fenė dhe jetėn e vet tė krishterė ēdo mirėsi shpirtėrore dhe tė ndershme po ashtu edhe vlerat socio-kulturore, qė gjenden tek ata, t’i pranojnė, mbrojnė dhe pėrkrahin.

    Mbi besimin islam

    3. Me respekt tė madh i vėshtron Kisha edhe myslimanėt tė cilėt e adhurojnė njė Zot tė vetėm, tė gjallė dhe subsistent, tė mėshirshėm dhe tė gjithpushtetshėm, krijuesin e qiellit e tokės5 , i cili u ka folur njerėzve. Ata mundohen t’i nėnshtrohen me gjithė shpirt vendimeve tė tij tė fshehta, sikurse edhe Abrahami qė iu ka nėnshtruar Zotit, nė ēka feja islame mbėshtetet. Jezusin, tė cilin ata megjithatė nuk e njohin si Zot, por e nderojnė si profet, dhe ata e nderojnė edhe nėnėn e tij Virgjėrėn Mari tė cilėn edhe herė pas here e thėrrasin edhe nė dėvotshmėri. Pėrveē kėsaj ata e presin ditėn e gjyqit nė tė cilėn Zoti tė gjithė njerėzit do t’i ringjallė dhe do t’i shpėrblejė. Pėr kėtė arsye ata i japin rėndėsi pėrmbajtjes sė jetės morale dhe adhurojnė Zotin posaēėrisht me lutje, lėmoshė dhe agjėrim.

    Edhepse, gjatė shekujve, kanė lindur jo pak mospajtime ndėrmejt tė krishterėve e myslimanėve, Koncili shenjt u kėrkon tė gjithėve tė harrojnė tė kaluarėn dhe tė zbatojnė me sinqeritet mirėkuptimin e anasjelltė, si edhe tė mbrojnė e tė pėrkrahin sė bashku, drejtėsinė shoqėrore, vlerat morale, paqen e lirinė pėr tė gjithė njerėzit.

    Mbi besimin e judenjėve (Judaizmin)

    4. Duke kėrkuar fshehtėsinė e Kishės pėrkujton Koncili i shenjtė Besėlidhjen, nėpėrmjet sė cilės populli i Besėlidhjes sė Re shpirtėrisht ėshtė i lidhur me fisin e Abrahamit.

    Kėshtu Kisha e Krishtit njeh, se pas fshetėsisė sė shėlbimit hyjnor, fillimi i besimit dhe zgjedhjes sė saj gjendet qysh tek patriarkėt, tek Moisiu dhe tek profetėt. Ajo shpallė, qė tė gjithė besimtarėt e krishterė janė bijė tė Abrahamit sipas fesė6 , dhe janė tė pėrfshirė prej kėtyre patriarkėve dhe se shėlbimi i fshehtėsisė sė Kishės shėnjon shembullin e nxjerrjes sė popullit tė zgjedhur prej tokės sė robėrisė. Pėr kėtė arsye Kisha nuk mund tė harrojė, qė ajo nėpėrmjet kėtij populli, me tė cilin Hyji lidhi Besėlidhjen e Vjetėr prej mėshirės s‘mund t‘shprehet, Zbulesėn e Besėlidhjes sė vjetėr dhe ėshtė i marrė e pranuar prej rrėnjėve tė mira tė drurit tė ullinjėve nė tė cilėn paganėt janė si degė tė egra tė shartuara7 . Sepse Kisha beson, qė Krishti, paqja jonė, me kryq i pajtoi judenjėt dhe paganėt dhe qė tė dy nė vete i bashkoi8 .

    Kisha ka pėrherė parasysh fjalėt e Palit Apostull i cili u thotė bashkėvendasėve tė vet, qė „atyre u pėrket adoptimi, Lavdia, Bėsėlidhjet, Ligji, kulti, premtimet; tė tyre janė edhe patriarkėt, prej tyre, si njeri, ėshtė edhe Krishti, i cili ėshtė mbi ēdo gjė“ (Rom 9, 4-5), biri i Virgjėrės Mari. Dhe pėrkujton nė kohėn e sotme, se apostujt rrjedhin prej popullit judaik, qė janė themelet dhe shtyllat e Kishės, po ashtu edhe shumė prej tyre janė nxėnėsit e parė tė cilėt i shpallėn botės Ungjillin.

    Sikur dėshmon edhe Shkrimi Shenjt, Jerusalemi nuk njohi mbizotėrimin,9 dhe njė pjesė e madhe e judenjėve nuk e ka pranuar Ungjillin, por edhe jo pak e kanė kundėrshtuar pėrhapjen e tij10 . Megjithatė, judenjtė janė sipas dėshmisė sė apostujve prapėseprapė tė dashurit e Hyjit, pėr shkak tė Etėrve; dhe janė tė dhantisė dhe thirrjes sė vet tė pandryshueshėm.11 . Me profetėt dhe tė njėjtit apostull pret Kisha ditėn, tė cilėn e din vetėm Zoti, nė tė cilėn tė gjithė popujt njėzėri do tė thėrrasin dhe atij „krahakrahas t’i shėrbejnė“ (Sof 3, 9).12

    Ashtu siē ėshtė trashėgimia e pėrbashkėt shpirtėrore e pasur e judenjėve dhe e krishterėve, dėshiron Sinodi i Shenjtė t’i nxisė njohjet dhe respektin e dyanshėm, qė para sė gjithash ėshtė fryt i studimeve biblike dhe teologjike po ashtu edhe i bisedimeve vėllazrore.

    Megjithatė pushtetmbajtėsit judenjė dhe pishtarėt e tyre kanė insistuar nė vrasjen e Krishtit13 , edhepse pėr vuajtjet e tij qė i ka pėsuar nuk mund tė llogaritet assesi pėr tė gjithė judenjtė pa dallim qė atėherė jetonin e kursesi pėr judenjtė e sotėm. Megjithė qė Kisha ėshtė populli i ri i Zotit, nuk duhet qė judenjtė t’i paraqesim sikur tė larguarit dhe tė mallkuarit prej Zotit, sikur tė pasonte kjo prej Shkrimit Shenjt. Pėr kėtė arsye duhet tė gjithė tė kenė kujdes, qė askush nė katekezė apo nė predikime tė fjalės sė Zotit tė mėsojė diēka, qė nuk pėrputhet me tė Vėrtetėn ungjillore dhe me Shpirtin e Krishtit.

    Nė vetėdijshmėrinė e trashėgimisė, qė ajo ka sė bashku me judenjtė, Kisha gjykon tė gjitha pėrndjekjet kundėr ēdo njeriu, jo prej shkaqeve politike, por e nxitur prej dashurisė religjioze tė Ungjillit, denon urrejtjet, pėrndjekjet, manifestimin e antisemitizmit, qė janė drejtuar nė ndonjė kohė apo prej ndokujt kundėr judenjėve.

    Edhe Krishti, siē na ka mėsuar dhe na mėson pėrherė edhe Kisha, i pranoi mundimet dhe vdekjen e vet vullnetarisht, me dashuri tė pakufi pėr mėkatet e njerėzve, qė tė gjithė tė arrijnė shėlbimin. Kėshtu ėshtė detyra e predikimeve tė Kishės, qė tė shpallė kryqin si shenjė universale tė dashurisė sė Hyjit dhe si burim i tė gjitha hireve.

    Vėllazėrimi i gjithmbarshėm

    5. Nuk mund ta thėrrasim Hyjin, Atin e tė gjithėve, nėse i shmangemi sjelljes vellazėrore pėrkundrejt disa njerėzve, tė cilėt janė tė krijuar nė pėrngjasimin e Hyjit. Qėndrimi i njeriut ndaj Hyjit Atė dhe qėndrimi i tij ndaj njeriut vėlla janė tė afėrta njėra me tjetrėn, siē pohon edhe Shkrimi: „Kush nuk ka dashuri nuk e ka njohur Hyjin“ (1 Gjon 4, 8).

    Ashtu shmanget themeli i ēdo teorie apo praktike, qė mes njeriut dhe njeriut, mes popullit dhe popullit pėrkatėsisht bėn dallime me dinjitetin njerėzor dhe prej kėsaj nė tė drejtat qė pasojnė.

    Pėr kėtė arsye Kisha gjykon ēdo diskriminim tė njeriut dhe ēdo akt tė pėrdorimit tė dhunės kundėr atij, qė pėrdoret pėr shkak tė racės apo ngjyrės sė tij ose gjendjes shoqėrore apo religjionit tė tij, sepse kjo e kundėrshton shpirtin e Krishtit. Pėr kėtė arsye, duke ecur gjurmėve tė Shėn Pjetrit dhe Shėn Palit, thėrret Sinodi i shenjtė me seriozitet tė flaktė tė gjithė besimtarėt, qė „sjellja e tyre midis paganėve tė jetė shembullore“ (1 Pjt 2, 12). Nėse ėshtė e mundur, aq sa u pėrket atyre, qė ta ruajnė paqen me tė gjithė njerėzit,14 qė nė tė vėrtetė tė jenė bijtė e Atit, i cili ėshtė nė qiell.15

    Tė gjitha kėto nė tėrėsi dhe hollėsi qė janė botuar nė kėtė Deklaratė, i pėlqyen etėrit e Koncilit tė Shenjtė. Edhe ne me fuqi apostolike tė trashėguar prej Krishtit - tė gjitha kėto bashkė me etėrit e nderuar nė Shpirtin Shenjt i miratojmė, vendosim dhe pėrcaktojmė dhe urdhėrojmė qė tė shpallet nė lavdi tė Hyjit ēka caktoi Koncili.

    Nė Romė, te Shėn Pjetri, mė 28 shtator 1965
    Unė, PALI, ipeshkvi i Kishės Katolike
    (vijojnė nėnshkrimet e Etėrve)



    (Marrė nga revista fetaro-kulturore URTIA)
    IHS

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    shpresmiri..

    Nuk kam deshire qe te hyj ne polemike , sidomos ne rastin tone.
    Nuk mund te gjykoj askend qofte pagan apo fetar, qofte i krishter apo mysliman e cdo gje tjeter. Detyra e nje te krishteri eshte: Te shpalle Krishtin dhe te shpallesh Krishtin do te thote te shpallesh te VERTETEN.
    Ne nje kishe dikur ne Amerike , behet fjale shume vite perpara, Pastori gjate nje predikimi tha: " Ne me myslimanet me shume gjara na afrojne se sa na ndajne".
    Nuk i kam haruar kurre nga mendja ime kato fjale, po keshtu nuk jam nisur te gjykoj personi qe i tha, si dhe nuk kam paragjykuar kurre besimin e tij si dhe arsyen e kesaj deshmije.
    Nese ne duhet ti gjykojme gjerat , ato duhet ti gjykojme simbas se VERTETES, dhe bibla thote se e verteta eshte Krishti.
    Ne me myslimanet na ndan pikerisht Krishti. Ata mohojne Krishtin ne tre aspekte te cilat jane fondamentale ne besimin e krishtere dhe ne deshmine e Perendise. Dhe keto jane:
    1-Krishti Zot e Perendi.
    2-Kryqezimi , vdekja dhe ringjallja.
    3-Jezusi Bir i vetem lindur i Atit Perendi.
    Nese dikush do ti mohoje Krishtit keto tri gjera, ka mohuar Perendine, dhe e verteta nuk eshte ne te.
    Jezusi ju tha apsotujve nje te vertete ku cdo i krishter duhet te mbeshtetet tek kjo deshmi e Jezusit. Ai ju tha tyre se, Te gjithe ata qe mbledhin per mua, jane me mua, dhe te gjithe ata qe shperndajne , jane kunder meje.
    Une nuk dua tju gjykoj ju ne lidhje me besimin dhe religjionin qe ndiqni, por ne shume raste kam vene re se, ju besoni se edhe kurani eshte fjala e Zotit. Pikerisht ky fakt ju nxjer ne perfundim te gabuar. "Rini Zgjuar tha JEzusi". Do te deshiroja qe ti ti luteshe Perendise per te te shpejguar se cfare do te thote JEzusi me keto fjale , dhe cili eshte kuptimi i tyre per nje te krishtere.
    Ju ndiqni nje politike fetare ku ne thelb ka paqen midis besimeve te reme dhe asaj te vertete. Por mos haro se Erresira nuk ka asnje gje te perbashket me Driten.
    Shpresmir shpeshhere verej se ju ne qender kini si qellim PAQEN midis besimeve te ndryshme fetare, dhe shpeshhere verej se ju i inkruajoni keto besime (qe ne qender nuk kane Krishtin), si besime te verteta. Mendoj se kjo eshte shume e rrezikshme. Por une mendoj se nje mesues nuk mund ta inkruajonte nxenesin kur ai nuk ndjek mesimin e vertete. Pra do te kisha deshire qe te hiqje dore nga politika fetare dhe te shihje drejt qellimin se perse Jezusi te ka thirur.
    NEse ju e quani te drejte qe te uleni dhe ti luteni Perendise me ata qe e mohojne Birin e Perendise, qe mohojne SAKRIFICEN me te madhe qe Perendia beri per Njriun, qe mohojne vete Perendine Zotin KRisht, kjo per mua eshte ABSURDITETI dhe herezi. Jezusi tha se, Askush nuk mund ti sherbeje dy zoterinjve , dhe Prendise dhe Mamonajt.
    Kushtoju Leximit te bibles dhe kerko Frymen e Perendise qe te te zbuloje te VERTETEN Zotin Krisht. Tempulli i PErendise nuk ka azgje te perbashket me tempullin e satanit.
    Eshte gje e mrekullueshme qe te ndejkesh dhe te besh PAQEN e Perendise , por jo ta humbesh ate per hir te paqes se botes.
    Inkruajimi im per ju eshte: Ndiq Krishtin dhe do te kesh te verteten, dhe do te njohesh vullnetin e Krishtit dhe do ta besh ate.
    Mer si shebull Palin, ai ne asnje rast nuk i inkurajoi besimtaret e reme , per hir te paqes se botes, por ju shpalli atyre Krishtin duke bere qendrese , duke duruar te RRahura, te burgosura, e plot vuajtje te tjera. Perse e beri Pali kete gje? Vullnetin e kujt beri ai? Kujt i sherbeu ai? Cdo i krishter sheh plotesisht permes Palit se si ai duhet te vuaje per emrin e Krisht duke sakrifikuar dhe jeten e tij.


    Medashuri ne Krisht . Deshmeusi

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Deshmues, beson ti ne Allah?

    Beson ne Jahweh, si Judaizmi?

    Beson ne Brahman, si Hinduset?

    Beson ne Buddha-ne, si Buddhistet?

    Beson ne Chung Tzu-ne si Taoistet?

    Po ne Guru Nanak, e ne Adi Granth si Sikhet?

    Apo ne Mahavira, si Jainet?

    Ose ne Kami (zotera) si Shintoizmi?

    Apo ne Baha'u'llah, si ata qe i takojne fese Bahai?

    A beson ne Reinkarnim? Po ne Dharma? Po ne Karma?

    Jo...

    E pse pra pret qe muslimanet, apo kushdo tjeter te besoj ne Krisht si Perendi?

    A nuk po shkon pak si me larg me te drejten e reklamimit, e po ben kete tash si te domosdoshme "per te besuar ne Perendi"?

    Kush te tha ty qe per me teper se 4 Bilione banore te ketij Rruzulli Tokesor, nuk ka shpetim pasiqe nuk besojne ne Krisht?

    Si dhe kush te tha ty qe Bibla vjen nga Krishti e nuk vjen nga Torrah Judaiste?

    nga Genesis, Exodus, Lividicus, Numbers dhe Deteuronomy?

    Pse mundohesh ti detyrosh tjeret te besojne ne ate ne te cilen edhe ti beson? Ne Krisht?

  8. #8
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    I nderuar Asgje Sikur Dielli
    Te gjitha pergjigjet e pjetjeve te tua drejtuar (deshmusit)kane vetem nje pergjigjelogjika e "Deshmusit"eshte llogjika e nje fondementalisti te krishter,qe mendone se i ka ardhur koha qe te hakmeret.Ky njeri, nuk shikon, dhe nuk munde te gjeje, asnje gje pozitive tek pjesa tjeter qe nuk besone ne krisht!!
    E kuptohet morrali i njerzve tetille!!!!Fondementalizmi.
    Kurse sa per temen e hapur nga Shpresmiri mendoi:Se tema te tilla duhen perkrahur e respektuar. Dhe se ne shqiptaret duhet te shikoim me mire se cfar na bashkone, dhe jo cfar na ndajne (sic pretendone fanatiku Deshmus)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Se pari te nderuar myslimane..

    Te nderuar myslimane, ju lutem nuk dua te mereni me mua dhe as te me gjykoni. Nuk kam asnje qellim kundra jush dhe besimit tuaj, keshtu mos "Tirni corap".
    Biseda ime eshte e kuptueshme per ate qe njohin Krishtin, per ata qe njohin Perendine Jehovah.
    Une nuk pergjigjem per 4biljon njerez qe nuk besojne ne Krishti, pasi Krishti tha se rruga e shpetimit eshte shume e ngushte, sa mezi do te kalojne vetem DISA, ndersa ajo e shkatrimit eshte e GJERE, ku kalon shumica.
    Nuke e di nese kini gjetur ndonje shkrimin tim ku tju gjykoj ju se perse besoni ne kete fe apo ate tjetren, nuk me intereson se ku besojne ata qe jan kundershtare te kryqit dhe Krishtit. Mua me interesojne ata qe e digjojne dhe besojne tek Krishti.
    Keshtu qe te mos hyjme ne polemika fetare, me mire harojeni se kush eshte deshmuesi , sepse nuk kini se perse te interesoheni per te. Diskutimin tim e kam me nje te krishter dhe keshtu nuk eshte mire qe te futni hundet, sepse ku ju futni hundet me pas bije ere.
    Ps . Shpresmir do te kisha deshire qe ta vazhdonim biseden tone.
    Deshmeusi

  10. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Deshmues,

    ate te timen mirre nga aspekti i nje njeriu te pavarur, se une nuk e mbroj Muslimanizmin. Por, me beri pershtypje kur the se "Muslimanet nuk besojne ne Krisht per ate edhe gabohen" ose dic te ngjajshme.

    E une te pyes ty si i Krishtere, a beson ne Allah ti? A e fal namazin pese her ne dite, dhe agjeron ne muajin e Ramazanit?

    Pergjigja eshte nje JO e madhe e shtypit.

    Dhe natyrisht nje pyetje qe lind sic lind femiu nga gjiri i se vertetes (dashurise):

    Pse ti mendon se e ke te drejten ti "denosh" dhe ti klasifikosh besimet tjera si te paverteta, pasiqe vetem Krishti ua tregon njerezve rrugen e shpetimit?

    Mendoj, pse nuk futesh ndonjehere ne kembet e nje Tailandezi, Kinezi, Indiani, apo Indoneziani? Pse nuk futesh ndonjehere ne kembet e ndonje japonezi apo arabi?

    Dmth, te mesosh pak me shume mbi ta e te mos gjykosh nga pozita e "fituesit" te drejten e te "humburit".

    ASD

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-10-2009, 00:32
  2. Forum pėr Dialogun Ndėrfetar nė Evropėn Juglindore, Tiranė
    Nga isidor nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 10:40
  3. ASIZI 4-5 Shtator: Takimi Nderfetar nderkombetar
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-09-2006, 17:18
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:23
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •