Pasi qe nuk pelqeva te nderhyj ne temen e vellait tone Fisnikut, po shkruaj ketu rreth disa pikpyetjeve qe po "shqetesojne" disa forumsa.
Ibn Tejmijeh el-Harrani
Diskutimi rreth Ibn Tejmijes nuk zhvillohet kurre se ēka thene ai, por se ēthone te tjeret per te. Kjo vjen, mbase, per faktin se askush nuk mund t'i vije ne ndihme Ibn Tejmjes rreth ēeshtjeve ne te cilat ai eshte perfshire ne debatin e mbase 500 vjetesh qe prej kohes qe ai jetonte, siē jane:
- Kidem El-Alem - Amshueshmeria e Botes (ne llojin e saj)
- Fena En-Nar - Zhdukja e xhehenemit
- El-Xhulus ala El-Arsh - Ulja mbi Arsh (per Allahun)
etj....
Nese diskutimi do te vijonte se ēthone te tjeret per Ibn Tejmijen, pra per biografine e tij, do te gjejme lavderues ashtu sikurse do te gjejme edhe dijetare me peshe qe e kane kundershtuar fuqishem Ibn Tejmijen.
Ibn Tejmija eshte nder njerezit me te diskutueshem te personave qe kane influence ne boten islame, sepse vete Ibn Tejmijeh ka qene i tipit: "kundershto qe te njihesh", ne kontekstin e kesaj Dhehebiju ka nje "Risaleh" - mesazh - qe ia ka drejtuar Ibn Tejmijes ne burg, ku verehet ne theniet e tij se ky person - Ibn Tejmijeh - ka qene teper konfuz, kundershtues dhe e shihte veten shume larte.
Nuk ka dyshim se Ibn Tejmijeh ka pasur dije, por te pasurit dije nuk perben argument per "I'tisam" - pametesi, mire po ketu i gjith diskutimi, kur vihet ne pikpyetje Ibn Tejmije, mbeshtetet sikur ai te kete qene "Ma'sum" - i pa te mete.
Pastaj te metat kategorizohen ne baze te sheriatit se ne ē'kllapi hyne ato, sikurse eshte fik'hu per te cilin dijetari i kategorise se larte (si Muxhtehidi) diskuton lirisht pa u konfrontuar me Ixhmane, por kur ēeshtjet kane te bejne me Akaidin, ketu ndryshon puna.
Nje problem tjeter eshte edhe kronologjia e ngjarjeve gjate jetes se Ibn Tejmijes. Ne hasim neper libra dhe vepra te ndryshme thenie qe e lavderojne dike, mire po nuk dime se kur autori e ka thene kete fjale, ku e ka thene dhe per ēfare e ka thene. Dikush mund te kete qene hero per nje akt qe ka kryer dhe gjat nje periudhe eshte shkruar shume mire per te, por pas nje kohe ai kthehet ne kriminel dhe shkruhet keq per te, pas nje shekulli njerezit perplasen ne debate rreth heroizimit vs kriminalizmit te tij.
Diskutimi vazhdon....
Krijoni Kontakt