Close
Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 362
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "E quajne Sabine" - film dokumentar francez nga Sandrine Bonnaire

    Per te pastruar syte, shko shiko nje dokumentar te mrekullueshem qe pashe pardje (nuk po gjeja kohe ta komentoja) e qe ka dy dite qe nuk me hiqet nga mendja.


    Ne France eshte nje aktore e degjuar tek 50 vjeçët e qe quhet Sandrine Bonnaire (ne foto) :

    Sandrine Bonnaire ka nje moter, sot tek te 40-tat, qe eshte e semure "me te meta mendore" (siç e quajme ne ne shqip ). Pikerisht, pesembedhjete apo njezet vjet mepare, edhe pse e lindur me disa probleme psiqike, motra e saj qe quhet Sabine dukej si ne kete foto:


    Pesembedhjete vjet me vone, pasi shtrohet ne nje spital psiqiatrik ku qendron 5 vjet, pikerisht kjo Sabine duket si ne ket foto, ne rresht te pare djathtas,me floke te shkurtra dhe me xhup te zi:


    Dokumentari eshte nje perzierje e filmimeve qe i ka bere aktorja e njohur motres se saj dikur, kur ishin adoleshente te dyja, dhe... sot, kur motra e saj ndodhet ne nje qender kurimi psiqiatrike.

    Rralle me eshte dhene ne kinema te shikoj nje film aq sensibël, ku nje moter te filmoje motren e saj me aq dashuri, pa asnje gram voyeurizëm apo sharlatanizem (behet fjale per nje te semure psiqik, qe ne shqip jemi mesuar ti therrasim debilë...).

    Ka fort mundesi qe debilë jemi ne, normalët...


    ne foton e meposhtme: dy motrat sot.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    shko shiko nje dokumentar te mrekullueshem
    E pashe dje. Edhe une u befasova nga ndertimi i ketij dokumentari, i cili me aq mjeshteri eshte shkeputur nga nje histori e rendomte familjeje. Forca e ketij dokumentari qendron tek fakti qe Bonnaire regjizore kap nje teme te tmerrshme si ne France, por edhe kudo neper bote.
    Me ane te filmave familjare amatore, si tek Kalendar i Atom Egoyan, ku ka nje perzierje filmash, menyrash filmimi, spektatoret lexojne jeten e nje vajze lozonjare, me shume shprese dhe energji, por qe shkeputen pak e nga pak nga rrethi familjar dhe "burgu" qe shoqeria i ka pergatitur. Sabine, ishte nje vajze e bukur, elegante, plot vullnet, filmuar me kamera super 8 nga e motra e saj qe ne ate kohe ishte aktore e talentuar e filmave te pavarur. Sabine, sot eshte nje grua e vuajtur, e shendoshur, me levizje te trupit shume te ngathta dhe me nje sjellje agresive kundrejt njerezve qe i rrine prane, qe i sherbejne dhe e duan.
    Mbaj mend qe nje tjeter dokumentarist pat bere nje reportazh ne Venezia- (Raymond Depardon).
    Te "marret", ne te mençurit i mbajme te lidhur, i drogojme me ilaçe dhe i leme te kerrusen perballe vetmise. Ky eshte fati i Sabines qe nuk ka tjeter shpetim perveç spitalit qe i trullos me shume te semuret.
    Po lexoja intervisten e Bonnaire tek Cahiers, shpjegim i drejte. Ajo fajeson shoqerine dhe "perdor" imazhin intim te motres se saj per te informuar me shume opinionin publik, me pak fjale nje M. Moore francez.

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    ...dhe "perdor" imazhin intim te motres se saj per te informuar me shume opinionin publik, me pak fjale nje M. Moore francez.
    Per mendimin tim, Sandrine Bonnaire e "perdor" imazhin intim te motres se saj per te informuar publikun me shume delikatesë, por pikerisht, eviton stilin e Michael Moore, pra nuk bie ne Moore-izëm. Pse ? Sepse Bonnaire nuk shfaqet vetë as edhe nje here te vetme gjate gjithe dokumentarit te saj, nderkohe qe Michael Moore eshte prezent ne 99% te imazheve te dokumentareve te tij. Sa here qe Moore hap nje porte shtepie apo zyre per te filmuar, se pari filmon veten, e veçse pastaj filmon te intervistuarin. Sa here qe Moore investigon per mbajtjen e armeve ne USA apo per sistemin mjeksor, ne ekran shfaqet se pari Micheal Moore. Ndersa Bonnaire filmon motren e saj, duke evituar ne maksimum prezencen e vet si kameramane dhe regjizore e filmit.
    Bonnaire deshmon dhe informon; Moore demonstron dhe i bie gjoksit Dokumentari i Bonnaire eshte kremi i kremit te artit te dokumentimit; dokumentraret e Moore jane surrogartoja e ketij zhanri...

  4. #94
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kam pa Hannah Montana ne 3D . Ti Fiori e pe gje ? Ishte really cool

    Nuk e sugjeroj per Autorin . lool

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Kam pa Hannah Montana ne 3D . Ti Fiori e pe gje ? Ishte really cool

    Nuk e sugjeroj per Autorin . lool
    C'o ky film Pink?

    me pulle te verdhe

    Une kam pa, "Carne tremula" me Franceska Nerin . dmth e ripava,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #96
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Haha Pink dhe une keshtu kam degjuar qe eshte filmi me i bukur i vitit ose 'The must see' Po une s'jam aq me fat akoma (nuk notoj ne ato ujra tani per tani lol) qe te shkoj ta shikoj, madje kam ndonje vit qe nuk shikoj shume TV dhe as e dija kush ishte fillimisht Miley.

    Para nje jave pashe ate me Eva Langoria Parker - 'Over my dead body' ose dicka e tille. Nuk ishte aq i bukur sa ai me lart, po nuk ishte dhe keq fare. Kishte momente per te qeshur dhe ja vlente te shikoje gjithe veshjet e tyre...

    Kete jave per Valentine's do zgjedh midis 'Definitely, Maybe' dhe 'Fool's Gold' ...te dy jam e sigurt do fitojne Oscars vitin qe vjen Oh dhe meqenese jam tek zgjedhja disa nga trailers qe pashe javen e kaluar per filmat e pranveres kete vit dukeshin vertet premtues...

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Bonnaire deshmon dhe informon; Moore demonstron dhe i bie gjoksit Dokumentari i Bonnaire eshte kremi i kremit te artit te dokumentimit; dokumentraret e Moore jane surrogartoja e ketij zhanri...
    Aspak dakord me ty autori. Si ore na qenka surrogato arti i Michael Moore? Sidoqe te jete, Bonnaire e ka filmin e pare, dhe si fillim nuk eshte keq. Bonnare eshte prezente gjate gjithe filmit, me zerin off dhe ne momentin kur del nga hors champ per t'i percjelle publikut pak emocion kur ajo komunikon me motren e saj, e cila mud t'i kete shkulur floket, por qe nuk tregohet. Elipsi ketu funksionon mire. Pra, Bonnaire eshte e gjithepushtetshme ne kete dokumentar.
    Moore me artin e tij nuk i ka bere keq SHBA-se, prekundrazi ai ka arritur te informoje me shume sesa pretendon Bonnaire, e cila e rritur artistikisht ne Europe, me Pialat e shoke, ka si qellim nje kinema pak elitiste. Nuk them qe dokumentari nuk gjen publik te gjere, por forma eshte pak si shume e manipuluar, e sterholluar. Kemi te bejme me nje shoqeri spektakli, dhe aty ndjehet pak ere spektatkli, sadoqe Bonnaire te pretendoje qe motra e saj na qenkerka e semure, une jam pak skeptik qe duhet te kete edhe pak si teper doze fiksioni, pra trilli. Por kjo nuk i ul vlerat dokumentarit ne fjale.

    Kete jave do kemi me ne fund Pedro Costa, dhe kinezin qe ti e ke qejf shume.

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin

    Nuk them qe dokumentari nuk gjen publik te gjere...

    Po thuaje !! Une e di qe ti, je koshient qe filmat qe shikon ne kinema, nuk mund te gjejne "publikun e gjere" (ti je koshient qe keni per te qene 10 veta ne salle, kur te shikosh kete jave filmin e ri te Pedro Costes, po aq sa ishit kur pé "Body Rice"). Pra, pse e pret kete (pra, "publikun e gjere" nga nje dokumentar si ai i Bonnaire ??

    Dua te them qe, edhe dokumentarët i nenshtrohen te njejtes "proçedurë" (llogjikë) si dhe metrazhet e gjata : ne shumicen e rasteve (nuk po them "ne te gjitha rastet", ok?), filmat ekzigjentë, filmat qe se pari respektojne vehtet (dhe ne kete rast respektojne edhe spektatorin), as kane gjetur, as nuk do gjejne ndonjehere "publikun e gjere". Pra, as jane parë, as nuk do shihen ndonjere nga "publiku i gjere". Edhe dokumentarët, sikunder dhe filmat-fiksion (metrazhet e gjata), i nenshtrohen te njejtes llogjike.

    Edhe pse i marrim me mend arsyet e nje "llogjike" te tille, mu dha rasti (me sakt , fati) te shikoja para disa javesh nje film te vjeter te John Ford ne kinema, "My darling Clementine" (1946), ne prezence te njerit prej kritikëve me te mire te kienmatografise, Charles Tesson (ish-kryeredaktor i CDC etj etj...). I bera vetem nje pyetje, asaj qe na gerryen aq shpesh dhe per te cilen po flasim. I thashe: "Si ka mundesi qe nje film kaq i mrekulleshem amerikan, nje film kaq ekzigjent artistikisht si ky qe pame sonte ka qene pare asokohe (ne 1946) nga nje publik shume i gjere, nderkohe qe sot, filmat e mire, amerikane ose jo, e kane kaq te veshtire te ekzistojne (shihen nga shume pak vetë)". Pra e pyeta ne lidhje me ate qe po bisedojme.

    Me tha: "Ka shume hipoteza. Por ajo me bindësja eshte se, andej nga fillimi i viteve '60, ne USA (dhe pastaj kuptohet, ne gjithe boten) ndodhi nje thyerje. Deri ne ate kohe, filmat e mire cilesore ishin ata qe fiton Oscar, qe shiheshin nga publiku i gjere, etj etj. Ne fillim te viteve '60 doli moda e te parit te filmave neper parking-e (rri ne veture, dhe shiko filmin). Ose e multi-komplekseve qe shfaqnin filma non-stop ( Tarantino, ne filmin e fundit te tij "Death proof", pikerisht per keto lloj filmash ben aluzion). Pra doli moda e filmave "B movie" (qe ne France quhen "serie B"), pra e filmave me boks, kung-fu, efekteve speciale etj etj. Thene ndryshe, te rinjte asokohe nuk donin më te shikonin ate lloj kinematografie qe shikonin prinderit e tyre, dhe ... u qelb muhabeti. Triumfuan filmat e lehte, me boks e me grushta, me ekstraterrestra dhe efekte speciale, llogjike qe vazhdon edhe sot e kesaj dite dhe qe agravohet gjithe e me shume".

    Ne fakt, po ta shikosh me vemendje, kjo thyerje (fillimi i viteve '60) korrespondon me "baby-boom"-in (rritjen e popullsise) ne USA, ne Europe dhe ne gjithe boten. Pra, ne nje fare menyre, eshte sasia (demografia) qe mundi cilesine.


    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Kete jave do kemi me ne fund Pedro Costa, dhe kinezin qe ti e ke qejf shume.
    Dokumentarin e Jia Zhang-ke "Useless" nuk do mund ta shikoj, nuk shfaqet ketu... . Disa komente thone qe nuk eshte aq i mire sa dokumentari i tij i fundit "Dong", qe shoqeronte "Still life".

    Sa per Pedro Costan, ketu vjen me pak vonese. Do shkoj ta shikoj.

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    dhe vertet te keshilloj te shikosh "CLOVERFIELD", eshte vertet surprize !! Per me teper, eshte interesant te shikosh se si amerikanet vazhdojn te jene te traumatizuar nga 11 shtatori (koka e Statujes se Lirise ne gijotinë mjafton si imazh per t'u intriguar dhe per te pare filmin




  10. #100
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Ne fakt, po ta shikosh me vemendje, kjo thyerje (fillimi i viteve '60) korrespondon me "baby-boom"-in (rritjen e popullsise) ne USA, ne Europe dhe ne gjithe boten. Pra, ne nje fare menyre, eshte sasia (demografia) qe mundi cilesine.
    Eshte me e thjesht se kaq autor, dhe me nderlikuar ne te njejten kohe. Cila eshte karakteristika kryesore e liberalizmit (liberalizmi i gjere dhe i shfrenuar qe u zhvillua ne perendim pas luftes se dyte boterore)? Sasia mbyti cilesine, ky eshte refreni i kritikes se kapitalizmit qe prej kohesh (qe ne kohen e te emes se Zeqos). (E thene ne lidhje me njerezit kjo tingellon paksa ç'njerezore, sepse ne fund te fundit qe pati nje baby-boom eshte gje e mire, nuk mund te thuash qe eshte gje e keqe sepse i bie te jesh nihilist, ne mos qofsh fashist.)
    Pra sasia mbyti cilesine eshte mbi te gjitha kritike e nje politike, e nje ideologjie, para se te jete kritike kinematografie, qe ne fund te fundit eshte krejtesisht e nderlidhur me aspektet politike te nje shoqerie (si ç'do art). Dhe pikerisht eshte normale qe ne kinema ndodhi keshtu perderisa u mbeshtet, apo morri shkas, nga gjithçka ndodhte ne shoqerine perendimore.

    Dy fjale per M. Moore, i cili eshte "kinematografikisht" surrogato e shkuar surragatos... Ku qendron forca e "kinematografise" se Michael Moore? Ne radhe te pare nuk eshte kinematografi... Krahasoje me ç'do gje qe eshte bere qe prej fillimeve te kinemase (kur them krahasoje dua te them mundohu t'i gjesh thelbin). Michael Moore ne me te mirin e rasteve ben reportazhe (pike). Imazhet e tij nuk kane asnje lloj force kinematografike (megjithese duhet percaktuar se ç'eshte kinematografia). Thjesht merr nje kamera dhe filmon, ben imazhe qe mbeshtesin ato qe thua, pra imazhi eshte thjesht prove e vertetsise se asaj qe thua (po a jane vertet). Michael Moore eshte polemist, dhe mendimtar kritik (me rampo llaf gazetar pak me i zgjuar se te tjeret), dhe si i tille eshte mjaft i zoti, por kurresesi nuk eshte artist, aq me pak regjizor. Michael Moore ka nje kritike te politikes ne koke, dhe ne baze te saj mundohet ta sprovoje duke bere imazhe. Pra nisma nuk eshte imazhi (besoj une) eshte "fjala". Dhe neqofte se pelqehet, Michael Moore pelqehet ne saje te ideve te majta qe mbron si mendimtar (po e quaj keshtu) por jo si kineast. Me duket mua, arti kinematografik gjen forcen e vet tek problemi thelbesor i imazheve ne radhe te pare, gje qe perhapet me pas ne fushat e tjera. Pra ata qe bejne kinematografi te vertete jane ata qe mendojne, e qe luftojne me imazhet, jo ata si puna e Michael Moore. Merri imazhet e Michael Moore dhe shikoji, ç'do njeri mund ti beje... Qe imazhet te hane koken me njera tjetren kjo eshte kinematografi. Kurse imazhet e Michael Moore nuk hane koken me njera tjetren, jane idete (jo idete e imazheve) ato qe luftojne me njera tjetren. Neqofte se merr nje tjeter "kineast" ta zeme te ideologjise se kundert nga ajo e M.M., dhe qe i beson po aq shume ideve te tij, dhe ai mund te beje nje film-reportazh po aq bindes sa dhe M.M.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •